Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dosja në SPAK/ Nga AlbControl te ARRSH, si Balluku “fryu” me tendera Alko Impex të Arbër Abazit, zbulohen lidhjet

By: V K
11 July 2025 at 09:12

Më 27 dhjetor 2017, kompania shtetërore “AlbControl” do të lidhte kontratën për “Rehabilitimi i Kullës së Kontigjencës” me kompaninë fituese “ALKO-IMPEX General Construction” sh.p.k me vlerë 371 mijë euro.

Lidhja e marrëveshjes vazhdoi më tej, duke akorduar edhe një shtesë kontrate në 2018 me vlerë 4.7 milionë lekë.

Nga dokumentet zyrtare rezulton se, ky tender është firmosur vetë personalisht në kundërshtim me ligjin asokohe nga zv.kryeministrja Balluku, me numër protokolli 2317/4, në 27 dhjetor 2017.

Në kontratë parashikohet se “ALKO-IMPEX General Construction” e administruar nga Arbër Abazi dhe në pronësi të Imer Ademit do të merrte pagesën paraprake për 70% të vlerës totale të kontratës.

Në informacionet e siguruara nga “Vetting” rezulton se në ditën që është firmosur kontrara, AlbControl-i ka bërë një urdhër transferte me faturë tatimore nr. 117 me seri 51770495, duke realizuar paradhënie në shumën 31,3 milionë lekë për kompaninë “ALKO-IMPEX General Construction”, gjë e cila është në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike sipas Dokumenteve Standarte të këtij tenderi.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që do të zbulonte shkelje të tjera te kjo kontratë, pasi ka patur probleme me zbatimin, të cilat konfirmojnë indiciet për favorizim nga ministrja Belinda Balluku.

Konkretisht në kontratën e firmosur midis palëve, ka patur punime me vlerë 2.3 milionë lekë ose 23 mijë euro, të cilat bien në kundërshtim me kushtet e kontratës.

Pra, të tjera gjëra deklarohen në marrëveshje dhe të tjera gjëra janë realizuar nga kompania.

 

 

Këto shifra janë të ulëta në krahasim me ato që do të siguronte kompania e klonuar, e cila është në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi.

Sipas burimeve mediatike, Arbër Abazi aksioneri i “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe administratori i kompanisë “ALK0-IMPEX General Construction” rezulton të ketë lidhje të afërta me ministren e Infrastrukturës, njëkohësisht zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilat hedhin dyshime për konflikte interesi.

Kompanitë e Abazit kanë marrë dhjetëra miliona euro tendera nga buxheti i shtetit, duke shkelur Ligjin e Prokurimeve Publike dhe Ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Sipas avokatit Arben Llangozi, rastet e denoncuara në media duhet të verifikohen nga Prokuroria e Posaçme për të hedhur dritë mbi këto ngjarje.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit realizon auditim të gjithanshëm dhe rastet e evidentuara nga ky institucion duhet të jenë objekt i hetimeve nga SPAK-u”, tha për “Vetting” avokati Llangozi.

Në listën e institucioneve që kanë furnizuar me para publike këto kompani, kryeson Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ndjekur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucione të cilat kanë varësi nga ministrja dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ku drejtuesi i ARRSH-së propozohet nga vetë Balluku.

Lidhjet e dyshimta financiare të Arbër Abazit me favorizime nga zv/kryeministrja e kanë zanafillën që nga koha e AlbControlit, periudhë në të cilën u rrit ndikimi i Ballukut brenda Partisë Socialiste.

Sipas kryetarit të lëvizjes Politike “Nisma Thurje” Endrit Shabani, sot që flasim disa nga kompanitë që operojnë në fushën e prokurimeve publike kanë monopolizuar të gjithë kapitalin shtetëror me favorizime nga segmente të caktuara të klasës politike.

 


Alko Impex dhe Balluku, një sukses paralel

Historia e kompanisë Alko e ka fillesën në nëntor të vitit 2012, kur pronari i “KLEDOR ALBANIA-09”, Tabir Hysa, sot e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” do të pezullonte aktivitetin e kompanisë, e cila kishte vetëm 3 vite që operonte në tregun shqiptar. Disa muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, në dhjetor 2013, Arbër Abazi do ta blinte këtë kompani me vlerë 100 mijë lekë.

Duhet theksuar se gjenialiteti i biznesmenit të ri do të qëndronte në ndryshimin e emrit të kompanisë, duke e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

Pra, kompania e re me emër do të ishte një klon i kompanisë “ALKO-IMPEX General Construction”, duke krijuar një rrëmujë informative, si në institucionet publike, por edhe në hapësirën mediatike.

Ka qenë kjo ngjashmëri me emrat, e cila ka tërhequr vëmendjen për të kontrolluar tenderat që janë fituar nga këto kompani, për të verifikuar nëse kemi shkelje ligjore.

Në janar 2018, Bashkia Devoll do të finalizonte tenderin pa garë për pastrimin e zonave të Bashkisë me ofertë fituese 98 milionë lekë ose rreth 1 milion euro. Sipas Buletinit të Prokurimeve Publike, ky tender është fituar nga “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k me numër nipti “K91628013D”.

Pra, kompania që nuk ka qenë aktive ka fituar tenderin për pastrimin.

Por a kemi të bëjmë me një gabim njerëzor apo të qëllimshëm?

Dy indicie, përbëjnë një provë thonë italianët. Bashkia Devoll nuk është e vetmja, që ka shpallur fituese një kompani, e cila ka qenë e pezulluar, por kësaj liste i bashkohet edhe Ministria e Mirëqënies dhe Sipërmarrjes së Lirë.

Në maj 2017, kjo Ministri do të shpallte fitues për tenderin “Rikonstruksion i shkollës “Ali Myftiu Elbasan” me ofertë 81 milionë lekë “ALKO IMPEX” sh.p.k, pa specifikuar numrin e niptit.

Gara u shënua me flamur të kuq sepse dy kompanitë e tjera, që kishin bërë ofertë më të ulët u skualifikuan nga institucioni, duke shfaqur indicie për favorizim fituesi. Dy muaj më pas në buletinin zyrtar, kompania që kishte lidhur kontratën do të shfaqej përsëri “ALKO IMPEX” shpk, me numrin e niptit të “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

Në të paktën, dy raste kompania e cila ka qenë me status të pezulluar, ka fituar dy tendera nga dy institucione të ndryshme. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania do të rifillonte aktivitetin në 14 korrik 2018.

Sipas avokatit Llangozi, nëse këto raste janë të vërteta, edhe titullarët e institucioneve duhet të hetohen dhe të ndiqen penalisht.

“Sipas Ligjit të Prokurimeve Publike, ekstraktet e kompanive duhet të verifikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe është e habitshme se si mund të shpallen fituese kompani që nuk janë funksionale”, u shpreh avokati Llangozi./ Emisioni investigativ Vetting, News24

The post Dosja në SPAK/ Nga AlbControl te ARRSH, si Balluku “fryu” me tendera Alko Impex të Arbër Abazit, zbulohen lidhjet appeared first on Albeu.com.

Emergjencë vere/ Autostrada Tiranë-Durrës do të shtrohet, për tu prishur pas 1 viti

By: user 8
9 July 2025 at 19:26

Para një viti, Autoriteti Rrugor Shqiptar nisi punën për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës nga dy korsi, në tre korsi plus një korsi emergjence, një projekt jetik për qarkullimin më të rëndësishëm rrugor në vend, që lidh kryeqytetin me portin më të madh dhe me pjesën më të madhe të turizmit bregdetar.

Për 5 kilometrat e parë, punimet kanë ecur me ritme të kënaqshme dhe punimet pritet të mbarojnë rreth 5 muaj para afatit, në dhjetor të këtij viti. Por, në vend që të vazhdohet gradualisht e me planifikim në të gjithë gjatësinë e autostradës, ARRSH ka vendosur të ndryshojë qasje dhe logjikë. Në mes të verës, në kulmin e sezonit turistik dhe të trafikut më të rënduar të vitit, institucioni ka shpallur një tender emergjent për riparimin asfaltik të segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, rreth 20 kilometra gjatësi.

(Punimet për zgjerimin e 5 kilometrave të parë, nga ish-Shqiponja deri tek mbikalimi i Kasharit)

Tenderi, me një vlerë prej 77 milionë lekësh (rreth 770 mijë euro), nuk ka të bëjë me zgjerim apo zgjidhje afatgjatë, por thjesht me shtresime të reja asfalti, një ndërhyrje provizore në një segment ku vetë qeveria ka deklaruar se zgjerimi do të nisë pas një viti, sipas planit të bërë publik nga ministrja Belinda Balluku.

(Tenderi i shpallur në faqen e APP – Agjencia e Prokurimit Publik)

Pra, në vend që të ndërtohet një herë e mirë, me të njëjtën frymë si segmenti i parë, qeveria vendos të lëmojë rrugën ekzistuese, duke shkaktuar ndërkohë kaos të pashmangshëm në trafik në muajin gusht, muajin më të ngarkuar të vitit për autostradën Tiranë-Durrës. Kjo ndërhyrje kryhet me pretekstin e emergjencës (shiko përshkrimin e tenderit më lart). 

Kjo lëvizje ngre disa pyetje serioze: Pse bëhet një tender emergjent për një rrugë që pritet të prishet sërish pas një viti për zgjerim? A është kjo një mënyrë për të justifikuar fonde publike në projektime afatshkurtra? Dhe pse zgjidhet muaji gusht për të nisur punime që do të rëndojnë më tej mbi trafikun, në vend që të pritej fundi i sezonit?

Në rastin më të mirë, kjo mund të jetë një shfaqje e stisur verore për të krijuar përshtypjen se po punohet pa pushim, në një kohë kur sezoni turistik dhe fluksi i trafikut do të duhej të kërkonte më shumë kujdes dhe planifikim. Por në rastin më të keq, kjo është një skemë klasike abuzimi: një tender i nxituar në mes të gushtit, për rishtrim asfalti në një segment që shumë shpejt mund të kthehet në kantier për zgjerim. Është asgjë më pak se vjedhje e hapur me leje të parave publike, në dëm të qytetarëve shqiptarë që paguajnë taksat për t’u shërbyer, jo për t’u mashtruar.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

The post Emergjencë vere/ Autostrada Tiranë-Durrës do të shtrohet, për tu prishur pas 1 viti appeared first on Lapsi.al.

Punime në rrugën Qafë-Mali–Fierzë për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Në segmentin rrugor Qafë-Mali–Fierzë, konkretisht në kilometrat 5,6 dhe 11, po punohet për riparimin dhe stabilizimin e rrëshqitjeve të shpatit të malit.

Këto ndërhyrje synojnë të rikthejnë qarkullimin normal dhe të garantojnë sigurinë rrugore në përputhje me standardet teknike.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), për të eliminuar rrëshqitjen e terrenit, projekti përfshin ndërtimin e një muri mbajtës me pilota dhe muri pritës, sistemimin e ujërave sipërfaqësore përmes ndërtimit të kanaleve filtruese, si dhe ndërtimin e shtresave rrugore përgjatë gjithë segmentit.

Paralelisht, po punohet edhe për riparimin dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Ky aks rrugor është 57 km i gjatë dhe ka një gjerësi prej 4.5 metrash. Ai përshkon një zonë me karakter të theksuar malor, me kthesa të shumta dhe të forta, dhe shërben si nyje lidhëse për disa zona në veri të vendit. Përveç rëndësisë së tij infrastrukturore, rruga ka edhe vlerë turistike për shkak të peizazhit të pasur natyror që ofron.

Përfundimi i punimeve pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe lehtësinë e qarkullimit për banorët dhe vizitorët e zonës.

1 nga 5

The post Punime në rrugën Qafë-Mali–Fierzë për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh

1 July 2025 at 16:00

Dy vite pas inaugurimeve dhe me 13 milionë euro shtesë, rruga që qeveria e reklamon të mbaruar vazhdon të ketë punime në terren dhe elementë të papërfunduar sigurie. Pas disa afateve të shkelura, Autoriteti Rrugor thotë se përfundimi i plotë i veprës pritet në fund të këtij muaji.


Esmeralda Topi

Nëse këtë verë keni kaluar nga Bypass-i i Vlorës dhe jeni përballur ende me punime, mos u çudisni. Vepra që qeveria ka inauguruar dy herë, ende nuk ka përfunduar. Dy vite pas ceremonive inauguruese të rrugës dhe dhjetëra miliona eurove shtesë, aksi 29 kilometra i gjatë, vazhdon të ketë mangësi në elementët e sigurisë rrugore.

Pavarësisht kësaj, një muaj para zgjedhjeve, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke raportuar arritjet dhe sfidat në sektorin e infrastrukturës, nuk ngurroi ta shpallte Bypass-in e Vlorës si një investim të përfunduar.

Burimi: Ministria e Infrastrukturës

Edhe kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar në rrjete sociale një video të Bypass-it të Vlorës, duke e reklamuar investimin me mbishkrimin: “bukur dhe pastër”. Mirëpo, mes qindra komenteve kish nga ata qytetarë që vinin në pah mos përfundimin e veprës. 

“Ka ngel e çik fare aty ku lidhet fshati Kanin me bajpasin!! Aty ku protestohej nga banorët ka ngel e pak fare edhe pastaj mbaron,” shkruante një komentues.

Fakt

Autoriteti Rrugor Shqiptar konfirmon se punimet në këtë vepër ende nuk kanë përfunduar. 

“Punimet e rrugës kryesore kanë përfunduar dhe segmenti është i hapur për qarkullimin e mjeteve”, deklaron ARRSH në një përgjigje zyrtare për Faktoje, duke shtuar se rehabilitimi i skarpatave, mbrojtja nga rënia e gurëve dhe rehabilitimi mjedisor janë “drejt përfundimit”.

Sipas të njëjtit institucion, punimet e mbetura do të mbyllen më 31 korrik 2025, përpara se rruga të merret përfundimisht në dorëzim pas një periudhe njëvjeçare garancie. Ky afat i ri përfundimi bie ndesh me deklaratat e mëparshme të ARRSH-së, sipas të cilave punimet do të mbylleshin në mars të 2024.  

Vonesat e punimeve sipas ARRSH lidhen më një sërë arsyesh. Terreni i vështirë dhe problematikat gjeoteknike në ndërtimin e urave dhe stabilitetin e skarpatave, të cilat kanë pësuar rrëshqitje në disa zona, kanë ndikuar ndjeshëm ritmin e punimeve. Po ashtu, kërkesat e vazhdueshme të Bashkisë Vlorë, të komunave Babicë dhe Kaninë, si edhe të komunitetit përgjatë gjithë gjurmës së projektit, kanë sjellë ndryshime dhe devijime të planifikimeve. 

ARRSH shton se situata është komplikuar më tej nga punime të paparashikuara, zhvendosja e rrjeteve inxhinierike si OST, OSHEE dhe UKT, si dhe problematikat e vazhdueshme me shpronësimet, përfshirë devijimin e gjurmës në zonën e varrezave të Babicës. Të gjithë këta faktorë, thotë Autoriteti Rrugor kanë prodhuar një zinxhir vonesash që e kanë lënë projektin të papërfunduar, pavarësisht premtimeve dhe inaugurimeve të njëpasnjëshme. 

13 milionë euro shtesë

Krahas kohës, vepra ka marrë edhe më shumë para nga sa ishte planifikuar. Nga 56 milionë euro vlerë investimi e raportuar fillimisht, ARRSH deklaron tani se kostoja e projektit ka arritur 69,2 milionë euro. Fatura e këtij investimi është rritur me 13 milionë euro por ARRSH nuk jep një analizë të detajuar për arsyet që kanë diktuar këtë shtesë financimi.

Segmenti 29-kilometërsh është një vepër e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare.

Në total, fondet e dhëna nga Bashkimi Europian për këtë projekt llogariten në vlerën e 56 milionë eurove, nga të cilat 20 milionë janë grant dhe pjesa tjetër kredi nga Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH. 13 milionë euro janë investim i qeverisë shqiptare. 

Me këtë faturë, 1 kilometër i kësaj rruge ka kushtuar 2.4 milionë euro.

Përfundim

Me kosto të rritura, afate të shkelura dhe një kantier që ende nuk përmbush kriteret bazë të sigurisë, projekti ilustron modelin shqiptar të përurimeve që nuk përkojnë me të vërtetën në terren. Nisur nga të dhënat zyrtare dhe verifikimet në terren, deklaratën e ministres së infrastrukturës Belinda Balluku në prag zgjedhjesh se Bypassi i Vlorës ka përfunduar, e kategorizojmë gjysmë të vërtetë. Rruga ka qënë e hapur për qarkullim por sikurse ARRSH pranon, aksi ka ende punë për tu vlerësuar i përfunduar dhe i marrë në dorëzim. 

The post By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh appeared first on Faktoje.al.

Fluksi drejt bregdetit, ARRSH masa për rritjen e sigurisë në rrugë

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Me nisjen e sezonit veror dhe shtimin e ndjeshëm të automjeteve që drejtohen drejt jugut të Shqipërisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me kompanitë e mirëmbajtjes, ka marrë masa të shumta për të siguruar qarkullim të sigurt dhe të rregullt në akset kryesore rrugore drejt bregdetit.

Në terren janë kryer ndërhyrje të rëndësishme, duke përfshirë pastrimin e kunetave dhe bimësisë në segmente të ndryshme si Llogora-Palasë, Dhërmi, Jalë-Himarë, si dhe Krane-Syri i Kaltër. Gjithashtu, janë riparuar barrierat mbrojtëse në aksin Vlorë-Uji i Ftohtë dhe Kardhiq-Delvinë.

Punimet dhe monitorimi do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësinë e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e rrugës gjatë sezonit turistik.

1 nga 5

/r.e//a.f/

The post Fluksi drejt bregdetit, ARRSH masa për rritjen e sigurisë në rrugë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH hap tenderin për 2 lotet e bajpasit të Tiranës

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi hapjen e tenderit për ndërtimin e dy loteve të bajpasit të Tiranës, një investim i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në kryeqytet.

Loti i parë i segmentit “Rruga Kashar-Nyja Vaqarr” ka një fond limit prej 3.3 miliardë lekësh, ndërsa loti i dytë është parashikuar me një fond limit prej 2.7 miliardë lekësh.

Rruga që do të ndërtohet do të ketë gjatësi prej 21 kilometrash, me një shpejtësi maksimale të lëvizjes së mjeteve deri në 120 km/orë. Në disa pjesë të saj, shpejtësia do të jetë e kufizuar në 80 apo 90 km/orë për arsye sigurie.

Ky segment rrugor do të ketë dy akse kryesore: Kashar-Vaqarr dhe Vaqarr-Mullet, duke ofruar një rrugë alternative që do të lehtësojë trafikun dhe do të përshpejtojë lidhjen midis zonave përreth Tiranës. /j.p/

The post ARRSH hap tenderin për 2 lotet e bajpasit të Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punime për rritjen e sigurisë në rrugët drejt pikave kufitare dhe turistike

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për mirëmbajtjen e akseve rrugore që çojnë drejt pikave kufitare dhe turistike.

Aktualisht, sipas ARRSH-së, është bërë përmirësimi i sinjalistikës horizontale në segmentet Ura e Bunës-Murriqan dhe rruga e Shëngjinit.

Në urën e Bunës vijon puna për riparimin e shtresës së rezinës.
Për të mos penguar trafikun, punimet kryhen gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, në korsi të veçuara.

Puna në njërën korsi tashmë ka përfunduar dhe aktualisht po punohet në korsinë tjetër.

Përmirësimi i këtij aksi rrugor ka si qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve gjatë sezonit turistik. /j.p/

The post Punime për rritjen e sigurisë në rrugët drejt pikave kufitare dhe turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja ‘ARRSH’ / Seanca e parë në GJKKO dështon për mungesë avokatësh, ja kur do të mbahet seanca tjetër

19 June 2025 at 11:32

Dështon seanca e parë paraprake e dosjes “ARRSH” në GJKKO, në ngarkim të grupit prej 22 personash, të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi parash në tendera publikë.

Mungesa e tre mbrojtësve ligjorë u bë shkak për shtyrjen e seancën në datë 3 korrik. Mes grupit të të pandehurve janë ish-drejtori i arrestuar i ARRSH, Evis Berberi dhe zyrtarë të tjerë të institucionit dhe sipërmarrjeve private.

Hetimet për grupin e “ARRSH” u mbyllën pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, teksa çështja po shqyrtohet në GJKKO nga gjyqtari Bib Ndreca.

Të akuzuar në këtë çështe janë:

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentjan Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe dy shoqëri, “Net Group” dhe “DAAM”.

The post Dosja ‘ARRSH’ / Seanca e parë në GJKKO dështon për mungesë avokatësh, ja kur do të mbahet seanca tjetër appeared first on Sot News | Lajme.

Shkelje e barazisë në tendera, SPAK dërgon për gjykim 6 ish-zyrtarë të ARRSH

By: user 11
19 June 2025 at 10:32

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 ish-zyrtarë të ARRSH për shkelje të barazisë në tenderë. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë 22 mln euro që është dhënë në vitin 2019 për rehabilitimin e Unazës së Re.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.175/1/4 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Procedimi penal 175/1/4 i vitit 2025, është veçuar nga procedimi penal 175/1 i vitit 2022 – regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale;”Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.

Në procedimin 175/1 janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë.

Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019.

Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.

The post Shkelje e barazisë në tendera, SPAK dërgon për gjykim 6 ish-zyrtarë të ARRSH appeared first on Lapsi.al.

Rama: Kryhet 38% e punimeve për riparimin e aksit Tiranë-Ndroq

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Aksi rrugor Tiranë-Ndroq po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë për riparimin e pjesëve të amortizuara dhe pajisjen me sinjalistikën e nevojshme rrugore, me qëllim përmirësimin e sigurisë në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ku realizimi fizik i punimeve është në masën 38%.

Ky investim synon të përmirësojë cilësinë e infrastrukturës rrugore dhe të sigurojë lëvizje më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë përdoruesit e këtij aksi të rëndësishëm në rajonin e Tiranës.

Momentalisht ka përfunduar vendosja e shtresës së konglomeratit dhe shtresës së binderit në një gjatësi prej 1,5 kilometrash.

Ndërkohë, vazhdon puna intensive për eliminimin e shtresave të dëmtuara dhe përgatitjen e bazës për shtresat e reja, si dhe ndërtimi i strukturave monolite që do të forcojnë rrugën.

Përveç punimeve në asfalt po vijon edhe instalimi i sistemit të drenazhit dhe vendosja e tombinove për përmirësimin e largimit të ujërave të shiut, të cilat ndikojnë direkt në qëndrueshmërinë e rrugës.

Rehabilitimi përfshin gjithashtu vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale si dhe instalimin e barrierave metalike në zona të rrezikshme.

Në tri vende me rrezikshmëri të lartë, ku rruga është ndërtuar në shpat të rrëshqitshëm, po vendoset sinjalistika paralajmëruese për të rritur vëmendjen e drejtuesve të mjeteve dhe sigurinë e përgjithshme në aks.

1 nga 5

/m.m/a.f/

The post Rama: Kryhet 38% e punimeve për riparimin e aksit Tiranë-Ndroq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Riparimi i aksit Tiranë-Ndroq, kryhet 38% e vëllimit të punimeve

Tiranë, 5 qershor/ATSH/ Aksi rrugor Tiranë-Ndroq po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë për riparimin e pjesëve të amortizuara dhe pajisjen me sinjalistikën e nevojshme rrugore, me qëllim përmirësimin e sigurisë në këtë zonë.

Aktualisht, punimet kanë arritur një përparim prej 38%.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se ka përfunduar vendosja e shtresës së konglomeratit dhe shtresës së binderit në një gjatësi prej 1,5 kilometrash.

Ndërkohë, vazhdon puna intensive për eliminimin e shtresave të dëmtuara dhe përgatitjen e bazës për shtresat e reja, si dhe ndërtimi i strukturave monolite që do të forcojnë rrugën.

Përveç punimeve në asfalt po vijon edhe instalimi i sistemit të drenazhit dhe vendosja e tombinove për përmirësimin e largimit të ujërave të shiut, të cilat ndikojnë direkt në qëndrueshmërinë e rrugës.

Rehabilitimi përfshin gjithashtu vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale si dhe instalimin e barrierave metalike në zona të rrezikshme.

Në tri vende me rrezikshmëri të lartë, ku rruga është ndërtuar në shpat të rrëshqitshëm, po vendoset sinjalistika paralajmëruese për të rritur vëmendjen e drejtuesve të mjeteve dhe sigurinë e përgjithshme në aks.

Ky investim synon të përmirësojë cilësinë e infrastrukturës rrugore dhe të sigurojë lëvizje më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë përdoruesit e këtij aksi të rëndësishëm në rajonin e Tiranës. /j.p/

1 nga 5

The post Riparimi i aksit Tiranë-Ndroq, kryhet 38% e vëllimit të punimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllen hetimet për ARRSH/ Evis Berberi akuzohet për shkelje të barazisë në tender, korrupsion, pastrim parash

4 June 2025 at 18:32

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi si dhe 21 personave të tjerë punonjës të këtij institucioni.

Berberi është marrë i pandehur për disa vepra penale mes të cilave ajo e Shkeljes së barazisë në tendera, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim parash. Nga ana tjetër SPAK ka zbuluar edhe rastet e korrupsioni në të paktën 8  procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Eficencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë Evis Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ndërsa në një procedure prokurimi, Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave. Sipas prokurorisë, për të fshehur gjurmët, Berberi në vitin 2019 ka kaluar në mënyrë fiktive pronësinë e kompanisë “DAAM” tek bashkëpunëtorët Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami. Më pas ka përfituar fonde nëpërmjet kompanisë që në të vërtetë rezulton në pronësi të tij. Evis Berberi u arrestua në mars të vitit të kaluar, për akuzën e për korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, ai ishte i përfshirë në skemën e 6 tenderëve abuzive, tre si Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe tre të tjera si drejtor i ARRSH, në vlerën e rreth 2.2 milionë eurove.

SPAK dërgon për gjykim dosjen e ARRSH-së, Evis Berberi dhe 21 të tjerë të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash

4 June 2025 at 16:37

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash që lidhet me tendera publikë në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale nr. 214/1 e vitit 2023.

Në qendër të kësaj dosjeje ndodhet Evis Berberi, i cili akuzohet për:

Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike (katër raste)

Korrupsion pasiv (gjashtë raste)

Pastrimi i produkteve të veprës penale, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë

Berberi dyshohet se, gjatë kohës kur ishte Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe më pas i ARRSH-së, favorizoi shoqërinë “DAAM” sh.p.k në një sërë tenderash, ndërkohë që ishte pronar de facto i saj. Për të fshehur pronësinë, ai e kaloi formalisht atë te të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami, të cilët më pas vazhduan ta informonin për çdo aktivitet të shoqërisë.

Hetimi është zhvilluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe janë zbuluar fakte penale në 7 procedura prokurimi të zhvilluara mes viteve 2020–2022, me vlera që variojnë nga 29,800 euro deri në 196 milionë lekë.

Përveç Evis Berberit, në listën e të pandehurve janë edhe ish-zyrtarë dhe persona të lidhur me tenderat, përfshirë Gentian Gjyli, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, si dhe dy persona juridikë: “Net Group” sh.p.k dhe “DAAM” sh.p.k.

Veprat penale për të cilat janë akuzuar të pandehurit përfshijnë:

  • Korrupsion aktiv dhe pasiv
  • Shkelje të barazisë në tendera
  • Falsifikim dokumentesh
  • Mashtrim me pasoja të rënda
  • Shpërdorim detyre
  • Pastrim parash

Tenderat nën hetim përfshijnë:

  • Menaxhimin e projektit GOAL (29,800 €)
  • Studim për kulla karikimi për makina elektrike (68.7 milionë lekë)
  • Projektim për kulla karikimi (62 milionë lekë)
  • Standarde ndriçimi rrugor (12.5 milionë lekë)
  • Rruga “Smart City” (82.5 milionë lekë)
  • Mbikëqyrje e tunelit të Llogarasë (196 milionë lekë)
  • Supervizim mirëmbajtjeje rrugore (46 milionë lekë)
  • Supervizim shtesë i segmenteve rrugore (55 milionë lekë)

Sipas SPAK, Berberi kontrollonte llogaritë bankare të “DAAM” sh.p.k, caktonte punonjësit dhe pagat e tyre, vendoste për investimet në pasuri të paluajtshme, si dhe tërhiqte para në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Njoftimi i SPAK:

SPAK përfundon hetimin për një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrim parash në tenderat publikë. Dërgohet në gjykim procedimi penal  nr.214/1, i vitit 2023

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 2.06.2025 ka paraqitur kërkesën për dërgimin për gjykim të procedimit penale nr.214/1 të vitit 2023 (ndarë nga procedimi penal nr.214 të vitit 2023), në ngarkim të të pandehurve:

Evis Berberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal (katër herë), “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal (gjashtë herë), si dhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim, më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Valter Begaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Mashtrim” me pasoja të rënda, parashikuara nga nenet parashikuar nga neni 244, 25 (gjashtë herë), 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 të K.Penal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Ervis Lami, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal (pesë herë), si dhe për veprën penale;“Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Brunilda Buli, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal (tre herë), si dhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma “a” e Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal (dy herë).

Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Genti Raça, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Artan Leskoviku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

Altin Marko, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenin 258, 25, të Kodit Penal (tre herë).

Orjon Islamaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenin 258, 25, të Kodit Penal (dy herë).

Adrian Kroi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal (dy herë).

Bledar Aliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258, 25, 186/2, 248, 25 të Kodit Penal.

Blerta Musabelli, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim,parashikuara nga nenet 258, 25 186/2, 248, 25 të Kodit Penal.

Kamelia Tafaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, 186/2, 248, 25 të Kodit Penal.

Adela Kica, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25, i Kodit Penal.

Denis Xhoxhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Adja Strazimiri, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit,

Gëzim Noni, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Shkëlqim Lusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Ela Goxhaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Jetmira Dervishi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Valbona Pepa, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Personi juridik, “Net Group”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal (tre herë sipas ligjit favorizues nr.144, datë 02.05.2013) (tre herë për veprën penale 244/2, 25 të Kodit Penal, sipas ligjit në fuqi), “Mashtrim” me pasoja të rënda, parashikuara nga neni 143/3, të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Personi juridik “DAAM”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal (gjashtë herë), “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Hetimi i procedimit penal nr.214/1 i vitit 2023 ka filluar kryesisht mbi bazën e referimeve të akteve nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Nga aktet e administruara, janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ndërsa në një procedure prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave, konkretisht:

Procedurat kryesore të prokurimit të hetuara:

Menaxhimi dhe koordinimi i projektit GOAL – 29,800 euro

Studim fizibiliteti për kulla karikimi për makina elektrike – 68,750,000 lekë

Projektim i detajuar për kulla karikimi – 62,083,333 milionë lekë

Standarde ndriçimi urban e rrugor – 12,500,000 lekë

Rruga “Smart City” – 82,499,604.17 lekë

Mbikëqyrje e punimeve për tunelin e Llogarasë – 196,240,667.53 lekë

Supervizim mirëmbajtje rrugore – 46,021,230.02 lekë

Supervizim shtesë i segmenteve rrugore – 55,225,031.5 lekë

Nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesat e të pandehurve; Evis Berberi, Valter Begaj dhe Ervis Lami, aparateve celularë, pajisjeve kompjuterike, kryerjes së veprimeve hetimore në vijimësi të këtij hetimi, ka rezultuar se i pandehuri, Evis Berberi është pronar de facto i shoqërisë “DAAM” sh.p.k. Për të fshehur gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Gjatë kohës kur i pandehuri, Evis Berberi e ka tjetërsuar fiktivisht pronësinë e shoqërisë së tij, “DAAM” sh.p.k, ndërsa ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, është evidentuar fakti se:

Ai menaxhonte, kontrollonte dhe përdorte të ardhurat e shoqërisë “DAAM”sh.p.k, për shpenzime private të tij. Është evidentuar interesi i ndërsjellë financiar mes të pandehurve Evis Berberi dhe Valter Begaj, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për identifikimin e procedurave të prokurimit të planifikuara për t’u zhvilluar, në interes të përfitimeve reciproke mes tyre.

Gjatë kësaj kohe të pandehurit, Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, raportonin vazhdimisht për ecurinë e aktivitetit tregtar të shoqërisë tek i pandehuri, Evis Berberi, i cili ishte personi që vendoste në lidhje me përdorimin e fondeve të shoqërisë “DAAM”sh.p.k.

I pandehuri Evis Berberi ishte personi që vendoste për marrjen në punë dhe caktimin e pagës të punonjësve të shoqërisë, “DAAM”sh.p.k, si dhe për marrjen e liçencave profesionale për projektim dhe mbikëqyrje, në funksion të ushtrimit të aktivitetit tregtar të saj.

I pandehuri Evis Berberi është informuar në mënyrë të vazhdueshme për investimet e bëra nga shoqëria “DAAM”sh.p.k, në pasuri të paluajtshme.

I pandehuri Evis Berberi kishte të drejtë veprimi në llogaritë bankare të shoqërisë “DAAM”sh.p.k, të cilat i ka kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka bërë tërheqje në cash.

Nga aktet e administruara rezulton se i pandehuri Evis Berberi, ka vepruar në procedurat e prokurimit të mësipërm, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në një rast tjetër, nën cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave, ka favorizuar dhe krijuar privilegje për shoqërinë pjesëmarrëse dhe fituese në këto procedura prokurimi, shoqërinë “Net Group” sh.p.k, në pronësi të të pandehurit Valter Begaj, ku në gjashtë prej këtyre procedurave të prokurimit, i pandehuri Evis Berberi ka kërkuar dhe marrë nga të pandehurit,Valter Bergaj, Evis Lami dhe Brunilda Buli, përfitimin e parregullt në vlerën 77.380.973 (shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e tetëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë.

Për transferimin e këtyre vlerave të korrupsionit, nga ana e të pandehurit, Evis Berberi, në bashkëpunim me të pandehurit,Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, është ngritur mekanizmi i veprimit përmes faturave fiktive, mes shoqërisë “Net Group” sh.p.k dhe “DAAM” sh.p.k, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, ë transferimit dhe zhvendosjes së tyre, që përbëjnë “përfitim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit të sipërcituara, janë evidentuar fakte për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundraligjshme të anëtarëve të komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë “Net Group”sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara, në dokumentet standarde të tenderit, veprime të kryera në shkelje të rregullave të prokurimit publik, me qëllim krijimin e favorizimeve dhe privilegjeve në shtatë procedura prokurimi, për shoqërinë “Net Group” sh.p.k., në një rast tjetër, për shoqërinë “EuroElektra”sh.p.k.

 Në këto procedura prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka vepruar në bashkëpunim me personat zyrtar të tjerë të autoritetit kontraktor, anëtarë të komisionit për secilën procedurë konkrete, të pandehurit; Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha, Valbona Pepa.

Nga hetimi është evidentuar fakti tjetër penal i falsifikimit të dokumentacionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, pasi rezulton se nuk është kryer dhe administruar në kohën e duhur dokumentacioni që duhej të mbahej nga anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, të pandehurit Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, por që provohet se procesverbalet e testimit të tregut dhe procesvebali i miratimit të dokumenteve standarde të tenderit,  janë përgatitur pas përfundimit të procedurave të prokurimit, veprime të kryera në tre raste.

Nga hetimi është evidentuar fakti tjetër penal i falsifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga shoqëria, “Net Group”sh.p.k, në tre procedura prokurimi, për të plotësuar kriteret e dokumenteve standarde të tenderit, siç janë kontrata bashkëpunimi për katër inxhinierë që duhet të kryenin shërbimin, si dhe deklarata mbi disponueshmërinë e stafit të konsulentit. 

Nga hetimi është evidentuar fakti se shoqëria, “Net Group” sh.p.k, gjatë zbatimit të kontratave të fituara në këto procedura prokurimi, ka përfituar në sajë të paraqitjes së dokumentacionit fiktiv tek autoriteti kontraktor, si raporte, situacione, etj, të cilat rezultojnë se përmbajnë të dhëna të rreme në përmbajtje të tyre, përsa i përket realizimit të shërbimit, i cili nuk është realizuar, në vlerën 80,010,058 (tetëdhjetë milion e dhjetë mijë e pesëdhjetë e tetë) lekë.

Gjatë hetimit, pas kërkesës së bërë nga organi procedues, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin penal nr.164, datë 18.03.2024, ka vendosur  masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme të shoqërisë “DAAM”sh.p.k:

Kuotat e shoqërisë “DAAM”sh.p.k., themeluar me datë 04.10.2017 dhe regjistruar me datë 05.10.2017, me objekt veprimtarie studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore dhe veprave inxhinierike të ndryshme etj., me ortak personin nën hetim, Valter Begaj dhe administrator personin nën hetim, Ervis Lami;

4 pasuri të paluajtshme të llojit “arë”

1 pasuri e paluajtshme

6 automjete

1 motomjet

Gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit, Evis Berberi janë sekuestruar vlerat monetare në shumën 15,675 Euro, 3,035 Paund, 1,436,000 lekë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të mëtejshme në kuadër të procedimit penal nr.214 të vitit 2023, për mbledhjen e fakteve të tjera penale.

The post SPAK dërgon për gjykim dosjen e ARRSH-së, Evis Berberi dhe 21 të tjerë të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash appeared first on Sot News | Lajme.

GJKKO lë në burg Ervis Berberin e Valter Begajn

By: user 4
2 June 2025 at 16:56

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e ish kreut të ARRSH, Evis Berberi dhe të bashkëpunëtorit të tij Valter Begaj për zëvendësim te masës së sigurisë duke vendosur vijimin e masës ‘Arrest në burg’ për të dy.

Ish kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars të vitit 2024. Bashkë me të në pranga u vendosën dhe Valter Begaj e Ervis Lami.

Ky i fundit u la i lirë pak kohë më parë nga shkalla e parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit të GJKKO nga Prokuroria e Posaçme.

Nga hetimet e organit të akuzës ka rezultuar se Ervis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë por edhe në krye të ARRSH dha gjashtë tendera për kompaninë e ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Dy biznesmenët Lami dhe Begaj dyshohet se në bashkëpunim me Berberin, kanë bërë shitje fiktive të kompanisë së ish kreut të ARRSH dhe veprime të tjera fiktive duke bërë të mundur fshehjen e veprës penale të korrupsionit.

Hetimi i SPAK tregoi se përfitimi ka qenë rreth 2.2 milione euro që u investuan nga kompania “DAAM” shpk e Ervis Berberit, në pasuri të paluajtshme. Ish-kreu i Autoritetit Rrugor, Ervis Berberi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e ‘korrupsionit’ dhe ‘Pastrimit të parave’. GJKKO ka vendosur sekuestrimin e kompanisë ‘DAAM’ të ish-kreut të ARRSH-së dhe një pjesë të pasurive të paluajtshme të tij.

The post GJKKO lë në burg Ervis Berberin e Valter Begajn appeared first on Lapsi.al.

GJKKO rrëzon kërkesën për liri të ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi

By: user 8
2 June 2025 at 14:14

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti. Të njëjtin vendim dha edhe për bashkëpunëtorin e tij, Valter Begaj, lidhur me kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë

Berberi, i konsideruar një prej njerëzve më të afërt të zv.kryeministres Belinda Balluku, u arrestua në mars të vitit të kaluar me akuzën se përgjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë 6 tendera komapnisë së tij “DAAM, të cilën ai e zotëronte në mënyrë indirekte.

Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

The post GJKKO rrëzon kërkesën për liri të ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi appeared first on Lapsi.al.

Riparimi i autostradës Tiranë-Qafë Kashar përfundon brenda vitit

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Punimet për riparimin dhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës po vijojnë me ritme të shpejta.

Inxhinierja e Sektorit të Menaxhimit të Projekteve, Adja Sefa në një intervistë në medie bëri të ditur sot se aktualisht janë realizuar rreth 50% e punimeve fizike.

“Është punuar me ndërtimin e dy korsive të reja, në të dy anët e rrugës, ku konkretisht në anën e e majtë, drejtimi Tiranë-Durrës, është punuar edhe me realizimin e shtresave asfaltike. Për këtë qëllim trafiku i mjeteve duke ardhur nga qyteti i Durrësit drejt Tiranë, është devijuar në dy korsitë e reja të ndërtuara me qëllim vijimin e punimeve në korsitë ekzistuese”, theksoi Sefa.

Punimet në këtë arterie të rëndësishme për 6 km e para, nga Qafë Kashari drejt ish-sheshit Shqiponja dhe anasjelltas parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti.

“Duke qenë se punimet kanë ecur me ritme të kënaqshme dhe pse afati kontraktual është shtatori 2026, pritet që punimet të përfundojnë brenda këtij viti, konkretisht në dhjetor”, theksoi Sefa.

Shumë shpejt pritet të nisë puna edhe për rikualifikimin e mbikalimit në Qafë Kashar, në mënyrë që të përballojë fluksin e automjeteve në 8 korsitë e autostradës.

Pas përfundimit shpejtësia e lejuar në autostradën e tipit “A” do të jetë deri në 130 km në orë. /j.p/

The post Riparimi i autostradës Tiranë-Qafë Kashar përfundon brenda vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Evis Berberi i suksesshëm edhe në biznes/ Me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar”

By: Ardit
24 May 2025 at 19:09

Evis Berberi ish kreu i ARRSH përvec përfitimit te tenderave publik që kishte marr me kompaninë e tij DAAM sh.p.k, bashkë me administratorin dhe mikun e tij Valter Begaj në vitin 2019 morën në administrim edhe kompleksin turistik Valamar. Me datën 4 janar 2020 Valter Begaj administrator i DAAM sh.p.k i shkruan sms Evis Berberit […]

The post Evis Berberi i suksesshëm edhe në biznes/ Me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar” appeared first on BoldNews.al.

I nervozuar shtyn telefonin e gazetares/ Kreu i ARRSH del nga SPAK: U mora i pandehur

13 May 2025 at 14:57

Pasi është marr i pandehur për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentjan Gjyli është paraqitur në SPAK.
Kjo është hera e tretë që zyrtari thirret nga Prokuroria e Posaçme. Ai është paraqitur në SPAK edhe në janar si dhe muajin e kaluar.

The post I nervozuar shtyn telefonin e gazetares/ Kreu i ARRSH del nga SPAK: U mora i pandehur appeared first on Sot News | Lajme.

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

13 May 2025 at 15:21

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Gentian Gjyli është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku i është komunikuar akuza dhe është komunikuar akuza dhe është marrë i pandehur. Këtë e pranoi edhe vetë Gjyli pas daljes nga SPAK, kur u pyet nga gazetarët dhe tha “Po, patjetër”, dhe shtyu kameramanin duke […]

The post Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK

13 May 2025 at 13:48

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo është hera e dytë që drejtori i ARRSH shkon në këtë institucion.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse paraqitja e tij lidhet me të njëjtën çështje si më parë apo me një hetim të ri.

The post Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌