Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë do të vendosë sot për masat e sigurisë që ishin ankimuar nga avokatët e 10 të akuzuarve të dosjes së evazionit fiskal të “Bankers Petroleum”, teksa 4 të tjerë janë të shpallur në kërkim. Seanca e Apelit që u zhvillua dje zgjati për më shumë se 6 […]
Gjykata Themelore në Gjilan dhe më pas Gjykata e Apelit në Prishtinë kanë liruar nga të gjitha akuzat mjekun Iljasa Fazliu, i cili ishte akuzuar për veprën penale të “Trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor” sipas nenit 254 të KPRK-së.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore, të datës 30 tetor 2024, është konstatuar se mungojnë provat që do të vërtetonin se i akuzuari kishte vepruar në mënyrë të pakujdesshme në trajtimin e një pacienti në ordinancën “AAR Logo Plus” në Gjilan.
Për rrjedhojë, ai është liruar nga akuza.
Aktgjykimi është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit më 25 korrik 2025, duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Apeli ka konstatuar se veprimet e pretenduara të mjekut nuk përbëjnë vepër penale, dhe se nuk është vërtetuar qëndrimi juridik i padisë në kontekst penal. Kolegji gjyqësor i përbërë nga gjyqtarët Violeta Hoxha Rugova (kryetare), Skender Çoçaj dhe Arsim Kransiqi Prenaj, thekson se shpenzimet dhe kontestet që mund të ngriten në këtë rast mund të adresohen vetëm përmes procedurës civile.
Në Akërni të Vlorës, mes grykëderdhjes së Vjosës dhe lagunës së Nartës, aty ku tingujt e natyrës kryqëzohen me rrugët migratore të shpendëve, sot u ulën dy avionë.
Prej më shumë se dy vitesh, përballjet mbi shkeljet në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë zhvilluar jo vetëm në sallat e gjyqit, por edhe në hapësirat publike dhe diplomacinë ndërkombëtare.
Që nga padia e parë në vitin 2022 nga qendra “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri” (PPNEA) dhe Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS), mbështetur nga EuroNatur, kundër koncesionit të qeverisë, e deri te ndërhyrja e Gjykatës së Lartë që ende nuk ka zbardhur vendimin e saj më shumë se një vit pas dhënies, saga e këtij projekti është kthyer në kauzë kryesore të mbrojtjes së trashëgimisë natyrore në Shqipëri.
Ndërtimi i nisur pa leje të plotë, procedurat e paqarta të tenderimit, dhe lidhjet me projekte për resorte të mëdha rreth zonës kanë ngjallur shqetësime serioze për të ardhmen.
Mjedisorët paralajmërojnë pasoja të rënda në biodiversitet me dëme direkte për shpendët migratorë dhe në ekosistemin e mbrojtur nga konventa ndërkombëtare.
Bashkia e Mynihut nuk e rinovoi bashkëpunimin me aeroportin e Vlorës, ndërsa përplasja e mëhershme për tjetërsimin e zonës së Divjakë-Karavastasë tregon se kjo histori nuk është vetëm për aeroportin, por për vizionin urban të tërë zonës së bregdetit.
Në horizont ndërhyrje të tjera parashikohen në Sazan, Zvërnec, Darëzezë dhe sërish në Divjakë-Karavasta, pjesët kryesore të të cilave janë zona të mbrojtura.
Dy avionët që u ulën sot në Aeroportin e Vlorës, me një prej të cilit udhëtoi Pacolli.
Kalvari i çështjeve gjyqësore
Nëntor 2022 – Me mbështetje të organizatës ndërkombëtare EuroNatur, PPNEA dhe AOS paditën qeverinë në Gjykatën Administrative. Përmes studios ligjore “Meçi” dhe qendrës “Res Publica” ata kërkuan pezullimin e punimeve, anulimin e koncesionit, shfuqizimin e lejes së zhvillimit dhe ndërtimit lëshuar nga KKT-ja dhe ministria e Infrastrukturës si dhe shfuqizimin e vendimeve të ministrisë së Mjedisit dhe AKBN-së dhënë në favor të projektit.
Dhjetor 2022 – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nuk i legjitimoi organizatat mjedisore si palë për të nisur procesin gjyqësor. Ajo arsyetoi se organizatat nuk mund t’i ngrenë padi akteve administrative dhe për rrjedhojë vendosi të mos e vijojë shqyrtimin e çështjes. Vendimi u apelua.
Qershor 2023 – Gjykata e Apelit i konsideroi palë legjitime organizatat mjedisore, por gjykoi se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar ajo çështjen dhe vendosi kthimin e çështjes për gjykim në Shkallën e Parë me trup tjetër gjykues. Organizatat bënë rekurs në Gjykatë të Lartë.
Mars 2024 – Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, me trupë gjykuese Enkelejda Metaliaj-Softa, Asim Vokshi dhe Arbena Ahmeti, prishi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit duke e dërguar çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë me të njëjtën trupë gjykuese.
Në një përgjigje me shkrim, Gjykata e Lartë tha për Citizens.al se vendimi nuk është zbardhur ende pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit.
“[Duke]… marrë në konsideratë ngarkesën e gjyqtares relatore [Arbena Ahmeti], aktualisht jemi në pritje të përfundimit të arsyetimit të tij. Sapo të përfundojë, Gjykata do ta publikojë vendimin në përputhje me procedurat e parashikuara,” tha Ida Vodica-Laska nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun në Gjykatën e Lartë.
“Gjykata e Lartë është e vetëdijshme për rëndësinë e çëshjes dhe sikundër për çdo rast tjetër, garanton trajtimin e saj në përputhje me përgjegjësinë institucionale,” theksoi Vodica-Laska.
Master-Plani i Aeroportit të Vlorës ku bie në sy zhvillimi masiv me ndërtime në zonën mes Hidrovorit dhe grykëderdhjes së Vjosës.
Turqi, Itali, Kosovë – Historia e projektit
Aeroporti i Vlorës është një ide e hershme e qeverisë Rama, e cila që në fillim u shoqërua me dritëhije ndikimesh dhe favorizimesh politike nga Turqia.
Zyrtarisht për këtë ide u mësua në tetor 2017 kur ministria e Infrastrukturës shpalli fituesin e tenderit për studimin e fizibilitetit – kompaninë Seed Consulting, asokohe në pronësi të ortakëve të Atelier 4, vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi (Eftimi) – nga një studio arkitekture e lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë.
Në janar 2018, kryeministri Rama deklaroi se kishte marrë një kërkesë zyrtare për ndërtimin e aeroportit dhe se ndërtimi do të niste brenda qershorit. Deklarata u bë ende pa u publikuar studimi i fizibilitetit dhe pa u shpallur ndonjë procedurë tenderimi.
Kërkesa në fjalë ishte nga konsorciumi turk i tre kompanive: “Cengiz Constr.” (Mehmet Cengiz), “Kalyon Constr.” (Ömer Faruk Kalyoncu) dhe “Kolin Constr.” (Celal Koloğlu) – të njohura për lidhjet e tyre të ngushta me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.
Kjo kërkesë pasoi një vizitë të Ramës në Turqi, ku ai bëri të ditur se Erdoğan kishte premtuar ndihmë për krijimin e një kompanie ajrore shqiptare – Air Albania dhe se selia e saj do të ishte pikërisht Aeroporti i Vlorës.
Megjithatë, në prill 2019, konsorciumi turk u tërhoq nga koncesioni pa shumë shpjegime dhe ministria njoftoi hapjen e një gare tjetër. Më herët Komisioneri përgjegjës për zgjerimin në BE qe shprehur se do të shqyrtonte nëse kishte pasur shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) në rastin e kësaj ujdie.
Master-Plani i Aeroportit të Vlorës ku bie në sy zhvillimi masiv me ndërtime në zonën mes Hidrovorit dhe grykëderdhjes së Vjosës.
Në shtator 2019, kryeministri njoftoi se projekti i ri ishte hartuar nga studioja Archea e arkitektit italian Marco Casamonti – edhe ky i lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë – dhe një ditë më pas, e prezantoi atë në qytetin e Vlorës.
Qeveria e dha përfundimisht me koncesion 35-vjeçar projektimin, ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës në dhjetor 2019.
Sipërmarrësit Behgjet Pacolli (Mabetex, Mabaco Constructions) dhe Valon Ademi (2A Group) u shpallën fitues me një ofertë prej rreth 104 milionë eurosh. Në garë ishte dhe kompania e Aldi Çelit (AL-DE Corporation Ltd), por ajo u skualifikua pasi “nuk paraqiti ofertë”, argumentim që u kundërshtua nga përfaqësuesit e Çelit, të cilët ngritën pretendime për favorizime.
Në ofertën fituese të sipërmarrësve Pacolli dhe Ademi ishte edhe dyshja e sipërmarrësve turq Cuneyt dhe Huseyin Arslan (YDA Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi) – të cilët njihen gjithashtu për afërsinë me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan pasi me urdhër të tij ata ndërtuan Spitalin Rajonal Memorial të Fierit – por që në shtator 2022 ata ia shitën kuotat (40%) Pacollit për vetëm 4,450 euro.
Punimet për aeroportin nisën me një ceremoni solemne më 28 nëntor 2021, pavarësisht se projekti nuk kishte marrë ende leje mjedisi dhe ndërtimi – zyrtarisht qe miratuar vetëm “Leja e zhvillimit” dhënë nga qeveria në nëntor të atij viti, leja e mjedisit u dha një muaj më vonë dhe ajo e ndërtimit pas 15 muajsh të tjerë, më 9 nëntor 2022.
Shqetësimet për ndikimet në mjedis
Aeroporti i Vlorës nisi të ndërtohej pranë fshatit Akërni në lagunën e Nartës – një zonë e mbrojtur dhe vendbanim për më shumë se 62 lloje shpendësh të listuar në Direktivën e Shpendëve të BE-së.
Organizatat mjedisore denoncuan se si projekti shkelte ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare teksa rrezikonte dëme të rënda në ekosistemin e zonës dhe në rrugët migratore të shpendëve.
Qeveria mohoi shkeljet dhe në të gjitha rastet e mbrojti investimin duke u zotuar se ky aeroport është konform planit strategjik për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit, se ai do të jetë ndërkombëtar dhe se do të presë avionë të mëdhenj.
Por mjedisorët druajnë se zhurmat e mëdha dhe fluturimet e avionëve të mëdhenj do të dëmtojnë shpendë të rrezikuar si pelikanët kaçurrelë. Për këtë Konventa e Bernës ka kërkuar disa herë ndalimin e punimeve dhe rishikimin e projektit.
Ndërkohë masterplani i botuar nga ministria gjatë garës zbuloi se funksioni i vërtetë i aeroportit do të jetë për të pritur flukset e turistëve që parashikohet t’i drejtohen zonës së lagunës, e cila prezantohet me ndryshime rrënjësore me ndërtime resortesh, mjedisesh sportive, agrikulture dhe një porti jahtesh.
Përmasat e mëdha të aeroportit të Vlorës marrin kuptim edhe nga projektet e tjera me zhvillime kolosale në dëm të mjedisit që parashikohen në zonat përreth si derdhja e Vjosës, Hidrovori, Zvërneci dhe Sazani, dy të fundit, të prezantuara bujshëm vitin e shkuar nga dhëndri i Presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner. Ky fitoi statusin e investitorit strategjik në janar 2025.
Vlen të thuhet se zhvillimi për turizëm në zonën mes kripores dhe grykëderdhjes së Vjosës qe parashikuar edhe nga qeveria e Sali Berishës.
Qindra hektarë qenë caktuar për zhvillimin e turizmit bazuar në një studim urbanistik për bregun në hapësirën “Derdhja e Vjosës-Hidrovor, Novoselë-Vlorë”, i miratuar më pas me vendim të ish-Këshillit të Rregullimit të Territorit (sot Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, vendimi Nr.19 dt.14/07/2009).
Faksemile e vendimit të qeverisë Berisha, 2009.
Në prill 2025, Bashkia e Mynihut njoftoi tërheqjen nga përfshirja e saj si këshilltare në projektin e Aeroportit të Vlorës, pas presionit të vazhdueshëm nga organizatat mjedisore. Komiteti Ekonomik përgjegjës për ekonominë e qytetit gjerman u distancua kështu nga ndikimi negativ mjedisor që paraqet projekti.
Nga ana tjetër, për investitorin kryesor të aeroportit, Behgjet Pacollin, ky nuk është rasti i parë i një projekti të diskutueshëm në raport të keq me mjedisin në Shqipëri.
Më herët, ai pati shfaqur interes për zhvillimin e një kompleksi pallatesh, hotelesh dhe 370 vilash turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Propozimi, i quajtur “Divjaka Resort”, premtonte investim prej 1 miliard eurosh, por gjithashtu tjetërsim rrënjësor të zonës së mbrojtur. Për këtë u kundërshtua ashpër nga organizatat mjedisore dhe më vonë, në nëntor 2019, u refuzua nga qeveria Rama.
Megjithatë Divjaka nuk mbetet paqtë, pasi sikurse Citizens ka raportuar më parë, një projekt tjetër – sikurse “Kingscoast Divjaka” nga sipërmarrësi turkoaustriak Cevdet Caner – e rrezikon atë.
Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest ka mirëpritur aktgjykimin e sotëm në gjyqin e apelit ndaj Pjetër Shalës duke theksuar se zyra e saj do ta shqyrtojë me kujdes të gjithë aktgjykimin ditët e ardhshme.
“E mirëpres aktgjykimin e sotëm i cili përforcon sundimin e ligjit dhe kontribuon në arritjen e vënies para përgjegjësisë për krime serioze dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat e Shala”, tha Uest në një reagim pas shpalljes së aktgjykimit nga Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara.
“Mbaj shënim ndryshimin e gjatësisë së dënimit të shqiptuar dhe konstatimet e tjera të gjykatës. Zyra ime do ta shqyrtojë me kujdes të gjithë aktgjykimin ditët e ardhshme”, vazhdoi Prokurorja e Specializuar.
Në aktgjykimin e shkallës së parë të 16 korrikut 2024, Shala u shpall fajtor për tre akuza për krime lufte – ndalim arbitrar; torturë; dhe vrasje e paligjshme – dhe u dënua me 18 vjet burg.
Sot, Paneli i Gjykatës së Apelit i la në fuqi dënimet për të gjitha akuzat, theksoi natyrën e rëndë të krimeve dhe ndryshoi gjatësinë e dënimit të Shala në 13 vjet burg.
Sipas Krimet e Shalws u kryen në periudhën prej rreth 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave – kryesisht shqiptarë të Kosovës – që ishin paraburgosur në Fabrikën e Metalit në Kukës, Shqipëri.
Trupi Gjykues konstatoi në aktgjykimin e shkallës së parë se viktimat e kësaj çështjeje gjyqësore ishin mbajtur në kushte çnjerëzore e degraduese dhe i ishin nënshtruar abuzimit psikologjik e fizik, dhe një nga viktimat u vra.
Shala apeloi kundër aktgjykimit të shkallës së parë dhe seanca dëgjimore e apelit u zhvillua më 15 dhe 16 maj 2025.
Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në Njësinë e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021. /KP/
Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin, i cili ishte shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella.
Me këtë vendim, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin e mëhershëm të shpallur nga Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.
Pas marrjes së këtij vendimi, ka reaguar Shpat Ukella, vëllai i viktimës, i cili tha se ky vendim e ka lehtësuar sadopak dhimbjen e familjes së tij.
“S’ka si të jetë ndryshe, veç burgim i përjetshëm për ata që vrasin gruan,” shkroi ai në një postim në Facebook, duke falënderuar organet e drejtësisë për vendimin e marrë.
Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit, duke i dhënë fund kështu procedurës gjyqësore me një vendim përfundimtar ndaj Edmond Lajçit.
Nga Boldnews.al Pronari i kompanisë farmaceutike, “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, është dënuar pak ditë më parë me 1 vit burgim për “Manipulim Tregu”, pasi u gjet fajtor për shitjen e një medikamenti me një çmim shumë herë më të lartë se sa tregu. Megjithatë, falë dashamirësisë së një trupe gjykuese të Apelit, e përbërë nga […]
Gjykata e Apelit të Tiranë vendosi të refuzojë ankimin e Arben Isufaj, i cili njihet ndryshe në Fier si “Ben Qimja”.
Ky vendim do të thotë se “Ben Qimja” do vijojë të jetë në kërkim të drejtësisë.
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit në burg” ndaj Arben Isufaj, për shkak se ndaj tij prokuroria kishte nisur një hetim për “Kanosje të gjyqtarit” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Duke qenë se nuk u arrestua dot, vendimi nuk u mundësua të ekzekutohej nga policia, por nga arratia përmes avokatëve të tij, Arben Isufaj ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë.
Hetimi penal ndaj Arben Isufajt, nisi pas kallëzimit të një noteri, të cili i kishte thënë se do të vriste djalin e gjyqtarit dhe më pas gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi.
Gjyqtari Cjapi dhe Isufaj më parë kanë qënë miq, pasi ai ka punuar si avokat dhe ka mbrojtur ligjërisht në disa procese familjarët e Arben Isufajt.
Mbi këtë bazë, nga ana e prokurorisë u urdhërua dhe kontrolli në banesën e Arben Isufaj. Gjyqtari, Cjapi ndërkohë është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, bashkë me noterin që bëri denoncimin.
Gjykata e Apelit la në burg një një vajzë turke që akuzohet se kishte ardhur në Shqipëri si punonjëse seksi.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, paraqitet dëshmia e vajzës, që pohon se në Tiranë kishte ardhur për të punuar pas propozimit të një mikeje, që i tregonte se në Shqipëri mund të fitonte shumë të ardhura.
Në Tiranë, e priti Sinan Borat, që punonte si taksist dhe që ishte i gatshëm ta ndihmonte për të gjetur apartamentin dhe për gjithçka tjetër i nevojitej”.
Borat ka treguar se për tre vite kishte punuar si parukier në zonën e Astirit, por për shkak të fitimeve të ulëta, vendosi të punonte si taksist për eksortat, që më parë i kishte pasur kliente në parukeri.
“Më tha pse nuk shkon atje të punosh si eskortë, sepse ka shumë para, klientët paguajnë shumë. Më tha do të të presë atje një miku im turk”, thuhet në dëshminë e vajzës.
Ajo do të punonte përmes një grupi në WhatsApp me emrin “Isil”, ku ishin tre anëtarë: vetë ajo si punëtore, një vajzë me pseudonimin Cansu (operatore) dhe Hakan, i cili ishte menaxher dhe gjente klientët që i dërgonte në apartamentin ku ajo qëndronte, thuhet në dosje.
E reja ka pranuar që përfitimin nga puna si eskortë ta ndante përgjysmë me Hakanin, i cili jetonte në Turqi.
Po ashtu, për pagesën e qirasë së apartamentit kishin rënë dakord që të ndanin shpenzimet. Hakan, përmes komunikimit në grupin WhatsApp sillte klientët në adresë.
Pagesat kryheshin paraprakisht, nga 150 deri në 200 euro për 30 minuta.
Kur arrinte një shumë të konsiderueshme parash, vajza njoftonte Hakanin, i cili dërgonte një person pranë apartamentit për të tërhequr paratë, ndërkohë që gjatë muajit të Ramazanit ankohej për shkak se nuk kishte shumë klientë.
Gjykata e Lartë prish vendimin e Gjykatës së Apelit dhe liron nga qelia Kreshnik Farrukun. Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, Kreshnik Farruku i cili njihet edhe si Kreshnik Budlla, do të qëndrojë në arrest shtëpie.
Ai u vetëdorëzua në janar të këtij viti dhe Gjykata e Durrësit e dërgoi në arrest shtëpie. Gjatë kësaj kohe SPAK ngriti akuzë të re për të dhe u caktua arrest me burg, masë që u rrëzua më vonë nga Gjykata e Posaçme.
Ndërkohë, në seancën e 7 janarit 2025, Gjykata e Durrësit kishte marrë në shqyrtim kërkesën për arrestimin e përkohshëm ndaj Kreshnik Farrukut, pasi Gjykata e Breshias në Itali, me vendimin nr.Nr. 12042/2020 RGNR-5352/2021 RI GIP, datë 29.08.2024, kishte caktuar ndaj tij në masën e sigurimit “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat “Organizat kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.
Sipas dosjes italiane rezultonte se Kreshnik Farruku trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine në portet e Italisë.Autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin e Kreshnik Farrukut dhe përballjen e tij me drejtësinë atje.
Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të hënën ndryshimin e vendimit për vendin e ekzekutimit të dënimit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, duke pranuar kërkesën e avokatit të tij për të lejuar Gjicin të vuaj pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, u gjet fajtorë për korrupsion i kishin […]
Këtë të hënë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka vendosur ndryshimin e vendimit të mëparshëm penal ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.
Me vendimin e ri, pjesa e mbetur e dënimit do të jetë në formën e qëndrimit në banesë, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në burg.
Kjo vjen pas shqyrtimit të kërkesës së vetë të dënuarit për një masë më të butë, e cila është pranuar nga Gjykata.
Safet Gjici, do të qëndrojë në banesën e tij, i detyruar nga vendimi i drejtësisë, për të përfunduar kohën e mbetur të dënimit.
Kështu, ish-kreu i Bashkisë Kukës, do ta përfundojë pjesën e mbetur të dënimit jashtë qelisë, por nën mbikëqyrje.
Në seancën e së premtes në Apel, Pjetër Shalës iu dha mundësia që të shfrytëzojë të drejtën e tij për deklaratë por sapo ai filloi, seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar për publiku.
Fillimisht, kryetarja e panelit, Michele Picard ia tërhoqi vërejtjen Shalës që nuk duhet të përmend informacione konfideniale dhe se nëse i duhet që ta bëjë një gjë të tillë duhet të njoftoj në mënyrë që të kalohet në private.
Si rrjedhojë, Shala tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë pasi se një gjë të ngjashme tashmë e kanë bërë avokatet e tij. Por, gjithsesi seanca më pas kaloi në përmbajtje të redaktuar.
“Pa merak se nuk do të merrem me atë se janë marrë avokatet e mi sa i takon informacioneve…”, tha Shala para se të redaktohet përmbajtja në transmetim.
Në parashtrimin e saj, mbrojtja ritheksoi qëndrimin e saj që Shala duhet të lirohet nga të gjitha pikat e aktakuzës ose çështja të kthehet serish në gjykim.
Avokatja Leto Carioulo theksoi se qëndrimi i tyre është se nuk ka ekzistuar qëllimi i drejtpërdrejtë i Shalës për të kryer vrasjen e viktimës së vdekjes së paligjshme për çka akuzohet që këtë veprim e ka kryer si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale në Fabrikën e Metalit në Kukës gjatë periudhës për të cilën fletë aktakuza.
“Çështja e Prokurorisë dhe qëndrimi i tyre që Shaka e kishte synimin e drejtpërdrejt për të vrarë nuk qëndron”, tha ajo.
Ajo tha se mbrojtja nuk e pranon që Shala ka qenë i pranishëm kur është keqtrajtuar viktima apo edhe kur është qëlluar me armë.
“Mbrojtja nuk e pranon që Shala ka qenë i pranishëm kur është keqtrajtuar dhe kur është qëlluar me armë viktima”, tha ajo.
Veç kësaj, ajo tha se disa nga provat e pranuara në këtë çështje kanë qenë të paverifikuara dhe si të tilla nuk mund të jenë të mbështetshme që arrihet vendimi i fajësisë
“Ajo tha se nuk mund të arrihet në një vendim fajësie duke u mbështetur në prova të paverifikuara”, tha ajo.
Veç kësaj, ajo shtoi se dënimi duhet të jetë brenda gamës të parashikuar me ligj nga 5 deri në 15 për veprat që ka kryer Shala dhe jo aq sa iu është përcaktuar nga trupi gjykues.
“Dënimi duhet të jetë brenda gamës që është parashikuar me ligj nga 5 deri ne 15 dhe jo ashtu siç e ka përcaktuar trupi gjykues me 18 vjet”, tha ajo.
Me kaq përfundoi seanca e Apelit ndaj Shalës dhe në këtë rast pritet që vendimi të merret brenda periudhës së parashikuar me Rregulloren e Procedurës dhe Provave. Shqiptimi i vendimit pritet të bëhet në seancë publike.
Maria Radziejowska sot gjatë parashtrimeve të saj kërkoi që dënimi i vendosur ndaj Pjeter Shalës në Gjykatën Themelore të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në HAgë të konfirmohet dhe ai të shpallët fajtor edhe në Apel.
“Ju kërkojmë që të konfirmoni shpalljen fajtor dhe dënimin e caktuar ndaj z.Shala”, tha mbrojtësja e viktimave në seancën e sotme të Apelit të mbajtur ndaj Pjetër Shalës.
Pas kësaj, gjykata shkoi në pushim për 20 minuta për t’u kthyer më pas me parashtrimet e mbrojtjes së Pjetër Shalës.
Avokati mbrojtës i viktimave, Simon Laws gjatë seancës së Apelit ndaj Pjetër Shalës tha se nuk ka asnjë bazë për ta rrezuar aktgjykimin dënues ndaj atij.
“Nuk ka asnjë bazë të arsyeshëm për të rrezuar aktgjykimin e trupit gjykues 1. Përkundrazi ata kanë bërë një analizë të kujdesshme dhe të drejtë dhe ka përcaktuar me hollësi bazën për konstatimet e tyre”, tha Laws.
Në emër të viktimave, ai tha se dëshmitë e tyre janë konstatuar si të vërteta dhe si të tilla u pranuan nga trupi gjykues në shkallë të parë.
“Në emër të viktimave dua ta them qartë që dëshmitë e tyre u konstatuan si të vërteta dhe u pranuan nga trupi gjykues që e ka ndjekur këtë gjykim”, tha ai.
Ai tha se dëshmia e dëshmuarit 1 që mbrojtja e kontestoi, ishte e besueshme dhe koherente. Madje, ai tha se kjo dëshmi u mbështet edhe në dëshmi të tjera.
Laws tha e ky dëshmitar ishte shumë i kujdesshëm në dëshminë e tij që të mos e inkriminonte Shalën kur nuk ishte i sigurt.
Për parashtrimet e radhës, Laws kërkoi seancë private gjë e cila u aprovua nga paneli i Apelit.
Parashtrime pritet të bëjë edhe avokatja tjetër e viktimave, Maria Radziejowska. /Betimi për Drejtësi/
Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe personin tjetër të pandehur bashkë me të, në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh. Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke […]
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj dy ish-ministrave të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, e cila dy të akuzuarit i ngarkon për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas vendimit të Apelit, ankesë ndaj vendimit të Themelores ka ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Artan Qerkini, për shkak të shkeljeve të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, me propozimin që Gjykata e Apelit ta aprovojë si të bazuar ankesën dhe ndaj të pandehurit të hudhet aktakuza, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Shala, avokati Besnik Berisha, kishte ushtruar ankesë për shkak të shkeljeve të dispozitave të procedurës penale, me propozimin që Gjykata e Apelit ta aprovojë si të bazuar ankesën dhe ndaj Shalës të hudhet aktakuza.
Ndërsa, Prokuroria e Apelit nëpërmjet një shkrese kishte propozuar që të refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, ndërsa aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.
Por, Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore në ankesa, me vendimin e 22 prillit 2025, gjeti se ankesat janë të pabazuara.
Gjetjet e Apelit:
Sipas Apelit, nga shikimi i aktvendimit të gjykatës së shkallës së parë rezulton se shkalla e parë ka dhënë arsye të mjaftueshme dhe të qëndrueshme me refuzimin e kërkesave të mbrojtjes. Kjo Gjykatë gjen se aktvendimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.
Apeli thekson se nuk ekzistojnë arsyet për hudhje të aktakuës. Në rastin konkret, nuk qëndrojnë pretendimet ankimore të mbrojtjes se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë, meqenëse nga shikimi i shkresave të lëndës rezulton se provat të cilat janë propozuar në akuzën e Prokurorisë, janë të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë.
Aty thuhet po ashtu se provat janë siguruar në mënyrë të ligjshme dhe në pajtim me dispozitat ligjore.
Kolegji i Apelit e gjen të pabazuar pretendimin e avokatit Qerkini sa i përket mungesës së qëllimit të dëmtimit të interesit publik se në rastin konkret kemi kundërthënie mes pretendimeve të Prokurorisë dhe provave. Shkalla e dytë vlerëson se nga provat e prezantuara nga Prokuroria mbështetet dyshimi i bazuar për veprat me të cilat akuzohen të pandehurit.
Apeli ka gjetur të pabazuar pretendimin e avokatit Berisha sa i përket veprës penale të ricilësuar në konflikt interesi pas hetimeve të zhvilluara për keqpërdorim të detyrë zyrtare.
Sipas Apelit, nga provat e siguruara nga Prokuroria është konstatuar gjendja faktike për një tjetër vepër penale e të cilën e ka ricilësuar prokurori, dhe këtë e ka bazuar në provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës e të cilat mbështesin dyshimin e bazuar.
Po ashtu, kolegji vlerëson se provat që mbështesin faktet e çështjes në akuzë, krijojnë dyshimin e bazuar mirë në raport me të pandehurit për veprimet e tyre që përshkruhen në aktakuzë.
“Andaj, me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar ligjshmërinë e aktakuzës, elementeve të saj dhe pranueshmërinë e provave në kontekst të dyshimit të bazuar mirë se një vepër penale ka ndodhur dhe dyshimi rezulton në raport me të pandehurit, ndërsa pretendimet e tjera të mbrojtjes do të trajtohen në tërësi gjatë shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në vendim.
Kështu, Apeli vlerëson se aktakuza e PSRK-së është e bazuar, e ligjshme, i plotëson të gjitha kushtet nga aspekti ligjor që të procedohet tutje në fazën e shqyrtimit. Gjykata konstatoi se ankesat e mbrojtjes duhet të refuzohen ngase nuk ka arsye ligjore për hudhjen e aktakuzës.
Pas vendimit të Apelit, Themelorja pritet të caktojë seancë e shqyrtimit gjyqësor lidhur me këtë rast.
Ndryshe, dy të akuzuarit në seancën fillestare të mbajtur më 27 nëntor 2024 janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë më 20 shtator 2024 kishte paraqitur kërkesë në Prokurorinë Speciale për plotësimin/përmirësimin e aktakuzës.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 gusht 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-ministrave të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, të cilët i ngarkon me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, Vesel Krasniqi në cilësinë e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë akuzohet se me dashje dhe dijeni, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe pa autorizim ka iniciuar dhe zbatuar procedurat ligjore për përgatitjen e Udhëzimit Administrativ për Kontrollin dhe Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, të cilin e ka miratuar më 11 nëntor 2020.
Ky UA sipas aktakuzës përmban disa nene të cilat janë në dëm të interesit publik dhe në dobi të interesit privat, përkatësisht me nenet 51 dhe 54 të këtij udhëzimi, Doganës së Kosovës i është hequr kompetenca për vlerësimin e cilësisë së naftës me rastin e importimit dhe futjes në territorin doganor të Kosovës, të cilën deri në miratimin e këtij akti nënligjor të kundërligjshëm e kryente Dogana pa kosto shtesë.
Aktakuza thotë se kjo çështje me këtë vendim ka kaluar te operatorët ekonomikë privatë dhe si rrjedhojë e kësaj në një proces jotransparent dhe të parregullt të zbatuar nga MTI, me vendimin e 30 dhjetorit 2020 kishte emëruar kompaninë zvicerane OE “Sicpa SA” si trupë që do të kryente shënjimin dhe monitorimin e derivative të lëngëta të naftës.
Ndërsa, thuhet se më 14 janar 2021, kishte nëshkruar kontratën me këtë OE, nga e cila ishte dëmtuar interesi publik në shumën 11 milionë e 235 mijë e 706 euro e 31 centë, duke krijuar kosto shtesë të produkteve të derivateve të naftës me qëllim përfitimi për kompaninë private dhe duke rritur çmimin final të karburanteve për konsumatorët në tregun e Republikës së Kosovës, si dhe duke e ekspozuar shtetin ndaj rreziqeve nga inicimi i procedurave ligjore me bazë kontraktore.
Me këto veprime, Krasniqi akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.
Kurse, Endrit Shala akuzohet se në cilësinë e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, me dashje dhe dijeni, nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare në mënyrë që të përfitojë dobi pasurore personi tjetër.
Në aktakuzë thuhet se duke i anashkaluar dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik, ka nënshkruar përkatësisht miratuar vendimin me të cilin operatori ekonomik “Euro Inspekt” dhe emri i biznesit Valdet S.Teneqja, është emëruar si trupë inspektuese për vlerësimin e karburanteve të lëngëta të naftës në Kosovë, e cila kompani është në pronësi të Valdet Teneqes, të cilin sipas aktakuzës, Shala e ka baxhanak.
Me këtë veprim, thuhet se i ka mundësuar atij dhe biznesit në pronësi të Teneqes, realizimin e dobisë pasurore në lartësi 732 mijë e 642 euro e 28 centë.
Andaj, për këto veprime, Shala ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.
Përmes kësaj aktakuze, prokurori special Milot Krasniqi ka kërkuar që ndaj të akuzuarve krahas dënimit kryesor të shqiptohet edhe dënimi plotësues- Ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratën publike ose në shërbim publik.
Ndryshe, Shala ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë në periudhën 2018-2020, kurse Krasniqi në periudhën qershor 2020- mars 2021. Detajet nga deklarimi i dy të akuzuarve në Prokurori mund t’i gjeni: KËTU. /BetimipërDrejtësi
Gjykata e Apelit në Washington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shkallës së parë në rastin që përfshin gazetarët e Zërit të Amerikës (VOA), duke bllokuar përkohësisht urdhrin që kërkonte rikthimin e tyre në punë dhe vazhdimin e financimit për transmetuesit ndërkombëtar, të financuar nga Shtetet e Bashkuara.
Më herët gjatë ditës, organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij dhe një gazetar i VOA thanë se Departamenti amerikan i Drejtësisë kishte njoftuar se kjo media mund të riniste punën javën e ardhshme.
Këshilltarja e lartë e administratës së presidentit, Donald Trump, për Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM) – që mbikëqyrë Zërin e Amerikës –, Kari Lake, e quajti vendimin e Apelit, “fitore të madhe” për administratën amerikane.
VOA, që është transmetues i financuar nga shteti amerikan, ka audiencë ndërkombëtare dhe është mbyllur që kur Trump urdhëroi Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyrë VOA dhe transmetues të tjerë – përfshirë Radion Evropa e Lirë –dhe gjashtë agjenci të tjera federale që të ulnin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.
“Një avokat i Departamentit të Drejtësisë i ka dërguar një email avokatit tonë, David Seide, për ta informuar që USAGM pret që stafi i VOA të mund të nisë ‘rikthimin me faza’ në punë dhe transmetimi të rinisë javën e ardhshme”, tha më herët gjatë së shtunës, gazetari i VOA, Steve Herman në një postim në X.
Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij tha se avokatët e tyre, së bashku me ata të Zërit të Amerikës, ishin njoftuar nga Departamenti i Drejtësisë se punëtorët e transmetuesit do të lejoheshin që të ktheheshin në punë.
Më 21 mars, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, duke argumentuar se lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit ishin të paligjshme.
Më pas, USAGM dërgoi në pushim më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar VOA, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.
Padi ndaj USAGM ka ngritur edhe Radio Evropa e Lirë, për të “shmangur dëmin e pariparueshëm” ndaj transmetuesit për shkak të mbajtjes pezull të grantit – të miratuar nga Kongresi – si pjesë e përpjekjeve të USAGM-it për të ndërprerë financimin e REL-it.
Më 2 maj, Gjykata e Apelit në SHBA lëshoi një vendim për pezullimin e përkohshëm të vendimeve paraprake gjyqësore dhe duke lejuar administratën Trump që përkohësisht të ndalë financimin për REL-in dhe transmetuesit e tjerë.
Ky vendim, sipas gjykatësve të Apelit, u mor në mënyrë që të ketë mundësi të shqyrtohen kërkesat e paraqitura nga Departamenti i Drejtësisë në emër të USAGM.
Vendimi i Apelit erdhi disa ditë pasi një gjykatës federal urdhëroi USAGM-in t’i lëshojë REL-it fondet për muajin prill.
USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë./ REL
Gjykata e Apelit e cila po shqyrton dosjen penale ndaj Redion Hysës dhe Nikollë Sherrnikut lidhur me vrasjen e policit Xhulio Prela ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme dhe kërkon prej saj informacion nëse në aplikacionin e koduar Sky ECC ka biseda apo të dhëna që lidhen me krimin e rëndë. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.
Redion Hysa, është shpallur i pafajshëm na Gjykata e Lezhës, lidhur me akuzën e vrasjes se ounonjësit të policisë, në një kohë që prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vite burgim, ndërsa Sherrniku, lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj, akuzohet për krijim të kushteve për te kryer vrasje lidhur me këtë ngjarje.
Për vrasjen e Xhulio Prelës, fillmisht u akuzua Brilant Martinaj, kushëri i parë i Ervis Martinaj. Më vonë prokuroria e pushoi akuzën për të dhe arrestoi Hysën, pasi në depozitën e ujit mbi shtëpinë e tij u gjet pistoleta me të cilën oshte kryer krimi, edhe pse në të nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve të të arrestuarit.
Gjatë shqyrtimit të dosjes në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm janë marrë dëshmitë e zyrtarëve të policisë që hetuan çështjen, në një kohë që gjykata ka vendosur t’i kërkojë SPAK bisedat e mundshme në Sky ECC në kohën kur ngjarja ka ndodhur, mes Ervis Martinaj kushëririt të tij të ndjerë Brilant Martinaj dhe nëse këta të dy apo përdorues të tjerë kanë biseduar për krimin dhe nëse implikuar dy të pandehurit Hysa e Sherrniku.
Pasi të administrojë këtë provë, Apeli do të firmosë dhe verdiktin e tij lidhur me dy të pandehurit.
Xhulio Prela u vra teksa kthehej nga Shkodra drejt Tiranës, pasi kishte shoqëruar një të afërmin e tij. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, të vetmet automjete që rezultojnë të ketë lëvizur ne atë rrugë për një kohë të fjarë, për shkak se këvizjhet ishin të kufizuara nga pandemia e cpvidit, janë ai që dretohej nga Xhuilipo Prela dhe i dyti nga Brilant Martinaj.
Kjo e fundit provohet nga kamerat e siguisë që një karburanti shumë pranë vendit ku ndodhi krimi, ku Martinaj i veshur me rroba ushtarake ndalohet dhe furnizon makinën me karburant. Brilant Martinaj u ekzekutua me 17 korrik 2022 tek mbikalimi i Fushë Krujës bashkë me dy miqtë e tij dhe pas atentatit mafioz gjykarta e Lezhës liroi nga akuzat Redion Hysën, pas afro dy vitesh qëndrimi në paraburgim.
Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Ai ka “vizituar” 3 herë SPAK-un brenda një kohe të shkurtër, teksa gjatë kësaj kohe synonte edhe një mandat tjetër në krye të institucionit që drejton. Problemet me detyrën kanë sjellë që ai të hetohet për abuzime të […]
Gjykata e Lartë njoftoi të martën më 11 mars se vendosi të mos pranojë rekurset e paraqitura nga ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji dhe gazetari Jetimor Olldashi, të deklaruar fajtorë e të dënuar për kallëzim të rremë me vendim të formës së prerë, lidhur me çështjen e njohur publikisht si dosja “Babale”. Më 26 nëntor të […]
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga shkalla e parë në Lezhë me 30-vite burg, për 32-vjeçarin Albert Kaca, i cili përplasi për vdekje me makinë me dashje ish kunatin e tij, Ylli Mena në Ishull-Lezhë. Pas shqyrtimit të çështjes në Apel, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Fuat Vjerdha e […]
Ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka folur lidhur me mosbindjen e kryeministrit Albin Kurti që të shkojë në Prokurori për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit për rezervat shtetërore.
Shala ka thënë se Albin Kurti po e sfidon sistemin e drejtësisë sepse nuk ka asnjë arsye të mos shkoj e të dëshmojë dhe të kontribuoj për të vërtetën.
“Ky[Kurti] në cilësi të dëshmitarit vetëm kish me kontribu, por si duket ky e ka pas kauzën e rrejshme kur ka thënë se unë do ta luftoj korrupsionin, në fakt në këtë rast ky o ka e ndihmon korrupsionin edhe ka e sfidon sistemin e drejtësisë në tërësi të Kosovës. Tani edhe me vendimet e gjykatës ai nuk është në gjendje t”i zbatoj”.
“Kryeministri duhet të jetë shembull si të zbatohet ligji, mirëpo në fakt ky është duke e keqpërdorë edhe pozitën e kryeministrit por edhe si qytetar që të mos shkoj edhe të mos jep dëshminë e cila dëshmi sipas prokurorisë është shumë më e rëndësishme që të vërtetohet a është kryer vepra penale për të cilën pandehen ministrja edhe disa të tjerë atje për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rezervat e shtetit”, ka thënë Shala në FIVE në RTV Dukagjini.