Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Vendimi për Malltezin, cinik”, Gjikondi: Bashkë me Berishën i kanë bërë presion të hapur drejtësisë

By: Rovena
7 July 2025 at 13:25

Gjykata e Posaçme vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin. Ai u lirua nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” kundrejt garancisë pasurore në vlerën 3 milionë lekë.

Avokatja Brizida Gjikondi kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ndryshoi masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, duke e liruar nga “arresti në shtëpi” dhe duke vendosur një garanci pasurore prej 3 milionë lekësh. Në një intervistë për ABC News, Gjikondi e cilësoi këtë vendim jo vetëm si cinik nga pikëpamja ligjore, por edhe si një shkelje morale, duke theksuar se një person i akuzuar për korrupsion galopant merr lehtësira që dërgojnë një mesazh shqetësues për institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Ajo nënvizoi se Malltezi dhe familja e tij kanë ushtruar presion të hapur ndaj institucioneve të drejtësisë dhe se vendime të tilla janë dëmtuese për besimin e qytetarëve dhe tregojnë lidhje të fshehta mes politikës dhe drejtësisë.

Gjikondi shtoi se SPAK ka të drejtë të ankimojë këtë vendim, i cili sipas saj është një goditje e rëndë ndaj luftës kundër korrupsionit në vend.

“Vendim cinik jo vetëm nga ana ligjore por edhe nga ana morale. Ai akuzohet për korrupsion galopant! Një personi të korruptuar ti pranosh 30 milion lekë tregon edhe një herë që në Shqipëri që i korruptuari ka derën e hapur. Është e disata herë, ku unë kam parë që Malltezi nuk kanë respektuar asnjëherë institucionet. Kanë tentuar të ulin SPAK dhe institucionet e tjera dhe tani i japin garancinë për t’u liruar. Kjo tregon që kemi një influencë në politikë. Të vjedhësh miliarda lekë dhe të shkon si “Pinxho Kapella” dhe t’i pranosh 30 milionë lekë është cinizëm.

Është një presion i hapur, është dhe një goditje e hapur për drejtësinë. Malltezi bashkë me vjehrrin e tij i bëjnë presion të hapur drejtësinë. Këto lloj vendimesh janë një demoralizim për gjithë qytetarët që respektojnë drejtësinë. Janë dritëhije dhe lidhje të fshehta të politikës me drejtësinë. Ne nuk duhet që të ambientohemi me këtë lloj qasje. SPAK ka të drejtë ta ankimojë këtë vendim që është marrë sot, sepse Malltezi ka ndikuar direk apo indirekt për të prishur provat, edhe kur ka qenë arrest në shtëpi. Ai të gjykohet për korrupsion dhe t’i marrësh lekët për garanci, për mua është një skandal i madh. Lekët e korrupsionit ia merr si garanci!”, tha Gjikondi./abcnews.al

 

Dosja “Partizani”, Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndryshoi sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndaj Jamarbër Malltezit, i marrë i pandehur për dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Gjykata ka pranuar kërkesën për revokim të masës së sigurisë të Malltezit, kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh. Në një deklaratë për mediet, ai tha se ky vendim u mor 20 muaj pas privimit të lirisë. Malltezi tha se masa ndaj tij ishte me urdhër politik.

“Kemi zëvendësimin e masës me garanci pasurore. Ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, ishte një urdhër politik. Nuk kemi të bëjmë me një shtet ligjor, por me një shtet që lufton armiqtë e PS. Vendimi i sotëm vjen pas 20 muajsh privim lirie, thjesht me një urdhër politik. Prandaj kemi të bëjmë me një proces politik,” deklaroi Malltezi.

Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit më 21 tetor 2023, me kërkesë të SPAK. Masa e “arrestit në shtëpi” iu caktua në nëntor të 2023-shit.

Dhëndri i Sali Berishës, akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga ana tjetër në dosjen “Partizani” ish-kryeministri Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Nën akuzë për dosjen “Partizani” janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Në gjykim janë edhe shoqëritë tregtare të përfshira në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

/m.q//a.f//r.e/

The post Dosja “Partizani”, Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha në SPAK: Prokuroria mashtron, “Bankers Petroleum” ka paguar çdo qindarkë gjatë qeverisjes sonë

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dha edhe një prononcim për mediet, nga ku sulmoi kreun e SPAK Altin Dumani, duke e theksuar se “me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se është de facto përgjegjësi më kryesor për kriminalitetin në Shqipëri”.

I pyetur në lidhje me arrestimet te Bankers, Berisha tha se “prokuroria mashtron dhe se kompania ka paguar qindra milionë euro gjatë qeverisjes sonë”.

“Po të garantoj që edhe më shumë, gjer në 200-250 milionë në vit gjatë kohës që kemi qenë ne në pushtet. Jo vetëm kaq, por ka paguar me detyrim taksën e karbonit që e shtuam, ka paguar, e them këtu, në vlerësimin tim, në mënyrë të padrejtë, ka paguar taksën e holluesit, të cilin e paguante dy herë: një herë kur injektohej dhe pastaj kur nxirrej. Janë librat e tatimeve dhe nuk veprohet në këtë mënyrë, se është banditizëm. Ajo ka qenë kompani publike kanadeze e listuar në bursë dhe ka pranuar dhe ka paguar rentën. Dhe renta e saj është e barabartë me 70 për qind të rentës të gjithë industrisë nxjerrëse në Shqipëri. Ajo ka paguar 1500 familje me rroga fare të mira dhe me sigurime shoqërore. Ajo ka paguar pagesën koncesionare që shkon në qindra-milionë euro naftë për “Albpetrolin”. Gjatë periudhës tonë ajo ka paguar qindarkë për qindarkë”, u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij Berisha u ndal edhe te djegia e mbetjeve në Elbasan dhe Vlorë, që sipas tij, është një “krim i amnistuar nga ‘Altin Troplini’”, duke iu referuar kreut të SPAK.

“Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti. Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për ‘Altin Troplinin’, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni, sepse i ka shpallur krime të rënda”, tha Berisha.

Berisha tha se PD ka bërë kaq shumë padi, por ky është institucioni i amnistisë së krimeve.

“Opozita shqiptare e ka denoncuar nëpërmjet eksponentëve ose drejtuesve më kryesorë të Elbasanit. Vetë PD ka bërë te ky institucion me dhjetëra e dhjetëra denoncime dhe ka denoncuar disa herë djegësin e Elbasanit, por këtu, ky institucion është institucioni i amnistisë së krimeve të rënda mjedisore. Të vetmen gjë që nuk mund të themi është se, PD nuk ka bërë padira. PD ka bërë kaq shumë padira!”, tha Berisha.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ndërkohë, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

/m.q//r.e/a.f/

The post Berisha në SPAK: Prokuroria mashtron, “Bankers Petroleum” ka paguar çdo qindarkë gjatë qeverisjes sonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja “Partizani”/ Lirohet nga “arresti shtëpiak” Malltezi, rrëzohet kërkesa e gjyqtares Ulliri

7 July 2025 at 12:37

Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa e sigurisë “Arrest në shtë”, Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, i cili është marrë i pandehur për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Vendimi është marrë nga gjqyatrja Elsa Ulliri, ku arresti i shtëpisë i është zëvendësuar Malltezit me garanci pasurore prej 3 milionë lekësh të […]

The post Dosja “Partizani”/ Lirohet nga “arresti shtëpiak” Malltezi, rrëzohet kërkesa e gjyqtares Ulliri appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”/ Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

By: V K
7 July 2025 at 10:30

Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha, është paraqitur në orën 10:00 të paradites në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Paraqitja e tij është në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Edhe ditën e sotme, mbështetës të liderit demokrat janë mbledhur para Prokurorisë, ku pas daljes së tij pritet të mbajë fjalën para mbështetësve.

The post Dosja “Partizani”/ Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje appeared first on Albeu.com.

PD: SPAK ndali liderin e opozitës për 333 ditë pas asnjë provë ligjore

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Partia Demokratike tha se ndalimi i kryetarit të PD-së Sali Berisha për 333 ditë me masën “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”, është bërë pa asnjë provë ligjore.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD Genta Vangjeli, u shpreh se “dosja ‘Partizani’ është një nga shembujt më flagrant të standartit të dyfishtë dhe drejtësisë e cila është kthyer në një instrument politik kundër opozitës”.

“SPAK arrestoi liderin historik të opozitës Prof.Dr. Sali Berisha i cili u mbajt në arrest për 333 ditë pa asnjë provë ligjore.

“Po ashtu, prej 551 ditësh mbahet në arrest profesor Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD”, u shpreh Vangjeli.

Vangjeli theksoi se “ashtu si 570 000 qytetarë të tjerë shqiptarë, iu kthye prona e tij dhe e zhvilloi atë duke respektuar ligjin, duke paguar çdo detyrim, duke kontribuar për komunitetin me ndërtimin e kopshtit, çerdhes, sistemimin e 42 familjeve informale, si dhe duke dhuruar 4100m2 tokë për ndërtimin e një gjimnazi publik”.

Vangjeli gjithashtu e cilësoi drejtësinë me regji, ndërsa rreshtoi edhe rastet kur sipas PD-së drejtësia nuk ka vepruar.

“Dokumenti i publikuar së fundmi nga avokati i Berisha, tregon qartë se organet e drejtësisë veprojnë me urdhra politikë: Spak harton një urdhër për ekzekutimin e vendimit gjyqësor një ditë përpara se gjykata vetë të merrte vendimin. Partia Demokratike nuk do të ndalojë së denoncuari çdo shkelje të ligjit dhe çdo akt që përdor drejtësinë si armë politike”, tha Vangjeli.

Sipas Vangjelit drejtësia e kapur nuk do të ndalë dot të vërtetën.

“Ajo nuk do të ndalë dot llogaridhënien dhe as betejën tonë për një Shqipëri demokratike, europiane dhe të drejtë për të gjithë qytetarët”, tha Vangjeli.

/m.q//a.f/

The post PD: SPAK ndali liderin e opozitës për 333 ditë pas asnjë provë ligjore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja “Partizani”/ PD: Rama ka firmosur 8 herë për këtë çështje, por ndaj tij nuk ka hetim

By: armand
5 July 2025 at 12:41

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar me një deklaratë për mediat, duke e cilësuar dosjen “Partizani” si shembullin më flagrant të “standardeve të dyfishta” dhe “kapjes së drejtësisë” nga regjimi që ajo e quan “Ramaduro”. Vangjeli akuzoi SPAK-un për veprime politike kundër opozitës, duke përmendur arrestimin e liderit historik të PD-së, […]

The post Dosja “Partizani”/ PD: Rama ka firmosur 8 herë për këtë çështje, por ndaj tij nuk ka hetim appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

30 June 2025 at 22:13

Sali Berisha mungoi sot në seancën gjyqësore ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi që po gjykohen për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë, me motivin se nuk ishte njoftuar sipas ligjit. Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe avokat, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” sqaroi se sipas procedurës, ftuesi gjyqësor duhet […]

The post Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën appeared first on BoldNews.al.

Dosja ‘Partizani’/ Gazetarja jep detaje: Panoramë e parë më herët, ja skenarët e mundshëm rreth gjykimit

30 June 2025 at 21:35

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në një studio televizive zbardhi më shumë detaje nga procesi gjyqësor dhe nga dosja “Partizani”. Sali Berisha duhej të niste sot maratonën e gjykimit në GJKKO për dosjen “Partizani”, por nuk u paraqit me argumentimin se nuk ishte njoftuar.

Ajo u shpreh se do duhet të presim datën 21 korrik për të parë nëse Berisha do të firmosë fletëthirrjen për t’u paraqitur në seancë. Sakaq u ndal te skenari i mundshëm, nëse avokatët dhe të pandehurit do duan të shtyjnë procesin për në vjeshtë.

Anila Hoxha:

“Zgjati pak minuta procesi për shkak të mos marrjes së fletëthirrjes nga Berisha. Avokatja tha që ishte një kohë e shkurtër dhe s’ka pasur kohë të kontaktonte me klientin e saj. Kjo do të thotë që secili prej tyre duhet të firmosë fletëthirrjen.

Siç kuptohet, oficeri i policisë nuk kishte shënuar detaje të tjera. Duket si një rast i përsëritur, si një panoramë e parë më herët. Në rast se ndodh që procesi nis pa u vënë në dijeni i akuzuari hapen pretendime se drejtësia ka mbajtur një proces pa e vënë në dijeni të akuzuarin. Do ta shohim në 21 nëse Berisha do e firmosë fletëthirrjen.

Gjatë këtyre ditëve do duhet të tentohet përmes oficerëve të policisë Berishës ti jepet shkresa dhe të vihet në dijeni. Kështu duhet të ndodhë dhe me Jamarbër Malltezin dhe të tjerët.

Zonja Ulliri ka depozituar më datë 9 qershor, një kërkesë për dorëheqje. Burimet tregojnë që zonja ka kërkuar të largohet për shkak se një nga deputete demokrate është e afërmja e saj.

Për sa i përket taktikave, avokatët apo të pandehurit do fillojnë me taktikat e tyre nëse u intereson që procesi të mos vazhdojë tani në verë, por të hapet në vjeshtë”.

The post Dosja ‘Partizani’/ Gazetarja jep detaje: Panoramë e parë më herët, ja skenarët e mundshëm rreth gjykimit appeared first on Sot News | Lajme.

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

30 June 2025 at 21:49

Avokati  Sali Berishës, Genc Gjokutaj, foli sot në emisionin “Log.” për shtyrjen e seancës për dosjen Partizani, ku i pandehur është marrë edhe lideri demokrat. Gjokutaj tha se seanca u shty sot për shkak të mos njoftimit të Berishës, duke shtuar se gjykimet nuk kanë limit kohor dhe mund të shtyhen. Avokati u ndal te […]

The post Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia appeared first on BoldNews.al.

“Burgu për Berishën është shpëtim”, Paro Laçi: Nëse unë vdes nga ai, ne marrim hak deri në…

By: Rovena
30 June 2025 at 21:00

Në emisionin “Real Story” në ABC News, ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi, paralajmëroi se Sali Berisha nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia penale.

Laçi tha se drejtësia dhe SPAK-u duhet të kuptojnë që vetëm burgimi do ta “shpëtojë” Berishën, ndërsa politikisht ai nuk do të shpëtojë dot.

Ai akuzoi ish-kryeministrin për krime të rënda dhe denoncoi dhunën e ushtruar ndaj tifozëve të Partizanit dhe grabitjen e pronave të klubit. Laçi paralajmëroi gjithashtu se nëse drejtësia dështon, ai dhe familja e tij do të marrin vetë hak, duke theksuar se janë gati të bëjnë “vetëgjyqësi” përballë padrejtësive që kanë përjetuar.

“Ta dijë drejtësia, ta dijë edhe SPAK-u, që burgu e shpëton Berishën. Politikisht nuk e shpëtojnë Berishën, e shpëtojnë që ta fusin në burg bashkë me gjithë njerëzit e tjerë, sepse në një vend ku nuk do të ketë gjysëi, avokatët e dinë shumë mirë që do të ketë vetëgjyqësi. Sali Berisha ka vrarë, do të hyjë në burg edhe për ato gjëra.

Sali Berisha ka bërë shumë gjëra. Do të hyjë në burg edhe për ato. Janë denoncuar shumë e shumë krime të Sali Berishës. Mbaj përgjegjësi penale për çdo gjë që them. Kemi besim tek drejtësia, por drejtësia nëse e fut në burg e shpëton Sali Berishën, këtë duhet të kuptojë këtë Berisha. Theu mitin e pathyeshmërisë, por drejtësia e shpëton Berishën, nëse e fut në burg. Ky është një korrupsion i hapur sepse kanë ardhur me polici, na kanë futur nëpër biruca. Nuk mund ta harrojmë këtë gjë. Jemi futur në burg, për çfarë për asgjë, nuk kemi bërë asnjë gjë.

Është ushtruar dhunë mbi tifozët e Partizani, që të vidheshin ato fusha. Ato prona janë vjedhur, janë zhdukur regjistrat. Nëse do të vrasë Berisha të jeni të bindur ju dhe të gjithë shqiptarët, që ne do të marrim hak. Nëse unë nesër vdes nga Sali Berisha, e di shumë mirë Sali Berisha, sepse ia ka thënë babai im, ia kam thënë edhe unë. Ne marrim hak në 7 persona. Jemi një familje e drejtë, nuk i biem në qafë kujt, por ku vjen puna aty ne nuk kërkojmë më drejtësi, por bëjmë vetë gjyqësi”, tha Paro Laçi.

Paro Laçi tha gjithashtu që ish-kryeministri, Sali Berisha, ka dashur të eliminojë edhe Neritan Cekën në vitin 1996, po ashtu edhe Rexhep Mejdanin. Deklaratë të cilën e ka bërë edhe më parë në emisionin “Real Story” në ABC News./abcnews.al

“Berisha dhe gjithë të tjerët do marrin dënimin e merituar”, Paro Laçi: Kam besim te SPAK dhe drejtësia e re

By: Rovena
30 June 2025 at 20:58

Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi, në emisionin “Real Story” në ABC News tha se ka pritur gjithmonë që drejtësia të vendoset për dosjen “Partizani” dhe ka theksuar se Berisha dhe mbështetësit e tij nuk do të mund të shpëtojnë nga përgjegjësia.

Sipas tij, procesi ka qenë shumë më i thellë se sa një çështje politike, duke shtuar se ka pësuar padrejtësi të thella dhe se gjithçka që ka ndodhur është një dëm i madh për klubin dhe për sportin shqiptar në përgjithësi.

Laçi ka folur edhe për periudhën kur ka denoncuar shpërdorimin dhe shkatërrimin e pronave dhe ambienteve të klubit, duke akuzuar se ky ka qenë një akt i kryer nga individë të lidhur me Berishën, dhe se atij i janë bërë kërcënime të drejtpërdrejta. “Kam kaluar në kurrizin tim për këtë çështje. Kam denoncuar në Prokurorinë e Tiranës dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, por nuk më është marrë denoncimi”, tha Laçi, duke shtuar se i është thënë që rrezikonte jetën për shkak të lidhjeve të ngushta të Berishës.

Ai u shpreh i kënaqur që SPAK dhe drejtësia e re po bëjnë hetime serioze për këtë çështje dhe beson se Berisha dhe të tjerët që janë të përfshirë do të marrin dënimin që meritojnë.

“Unë personalisht kam pritur gjithmonë që të vendoset drejtësi për dosjen “Partizani”, sepse Berishës sot nuk i dalin dot për zot as berishianët që kanë shkuar pas atij, sepse kanë menduar që procesi do të kalojë politikisht. Nuk i dalin dot as Flamurat, Shkëlzenat, askush nuk e shpëton dot. Unë do të flas në emër të gjithë atyre personave që kanë vuajtur për vite të tëra, për këtë padrejtësi që Sali Berisha i bëri grupit ‘Partizani’.

Unë për një gjë jam shumë i kënaqur që sot SPAK dhe drejtësia e re ka marrë dëshminë e gjithkujt dhe çështjen e ka gjykuar pavarësisht se kush është Sali Berisha apo kushdo tjetër. Duhet të kemi parasysh një gjë. Unë e kam kaluar në kurrizin tim, kam kaluar në Prokurorinë e Tiranës, në Prokurorinë e Përgjithshme, kam bërë denoncime sepse na rastisi që jemi marrë si me një grup kriminal.

Shkatërruar një klub të  tërë sportiv, të një populli. Prokurori më ka thënë që nuk ka marr denoncimin dhe më thoshte ‘Kujdes Paro, rrezikon jetën sepse është vajza e Berishës’, unë e dija këtë gjë. Janë vjedhur pronat, janë shkatërruar ambientet. Na i kanë vjedhur të gjitha. Sot po bëhet një hetim i qartë. Unë mendoj se Berisha do të marrë dënimin e merituar si gjithë të përfshirët e tjerë”, tha Laçi./abcnews.al

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokati Kara: Luftë ‘dhëmb për dhëmb’ për prova

By: Rovena
30 June 2025 at 20:42

Avokati Romeo Kara, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, komentoi zhvillimet më të fundit në proceset gjyqësore ndaj Sali Berishës. Sipas Karës, kjo nuk është thjesht një çështje individuale apo politike, por një sfidë ndaj vetë konceptit të ngritjes së shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ai shtoi se në të kaluarën, qeveritë kanë funksionuar shpesh si organizata kriminale të padiskutueshme, dhe se përgjegjësia ligjore duhet të shtrihet tek të gjithë ata që kanë marrë pjesë në vendimmarrje, duke përfshirë edhe ata që kanë votuar ligje apo vendime të dyshimta.

Kara vuri në dukje se bashkëpunimet brenda sistemit kanë qenë të qarta dhe se hetimet duhet të shkojnë përtej individëve të izoluar.

“Pra në të gjitha anët që ta shohim, ky diskurs që ne do të përballemi nesër dhe unë e shikoj që do të shkojë gjatë. Do të shkojë lufta dhëmb për dhëmb për prova. Do të jemi në këtë diskurs, që ata do të jenë me idenë se është një luftë politike, dhe për mua është sfida e ngritjes së idesë së shtetit. Ky nuk është një gjyq ndaj një personi apo force politike, është ndaj ngritjes së shtetit aso kohe. Zotëria mund të shkojë tek organizatat kriminale shumë thjesht sepse fatkeqësisht qeveritë tona kanë funksionuar si organizata të padiskutueshme kriminale. Të gjithë ata që kanë votuar vendimin apo edhe ligjin duhet që të shkojnë në prokurori. Këtu ka bashkëpunime të qarta”, tha avokati./abcnews.al

“Berisha ka brenda vetes krimin”, Çupi: Me dosjen “Partizani” ka futur në një thes familjen dhe qeverinë

By: Rovena
30 June 2025 at 18:25

Analisti Frrok Çupi në “Tirana Live” në ABC News tha sed Berisha nuk ka as vullnetin dhe as aftësinë për t’u përballur me provat dhe akuzat që rëndojnë mbi të, duke e quajtur atë një figurë politike të komprometuar thellësisht, jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare.

Çupi theksoi se rasti Berisha ka kapërcyer kufijtë e një çështjeje të thjeshtë gjyqësore dhe është kthyer në një lajm për mediat ndërkombëtare, për shkak të faktit që ai mbetet një ish-kryeministwr dhe ish—president i padëshiruar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Duke komentuar dorëheqjen e kryesuese sw turpws gjykuese Elsa Ulliri për shkak të konfliktit të interesit në dosjen e njohur “Partizani”, Çupi la të kuptohet se ndikimi i Berishës në sistemin gjyqësor vazhdon të jetë i fortë.

Analisti nënvizoi se afera “Partizani” është vetëm një nga çështjet që implikon Berishën, duke shtuar se ai ka futur në një thes të vetëm familjen, qeverinë dhe interesat personale. Sipas tij, Berisha është përfaqësues i një tipi politikani që kryen krime pa vetëdije, pasi, siç tha Çupi, “krimin e ka pjesë të natyrës së tij dhe përmes tij mendon të projektojë të ardhmen.”

“Berisha nuk bën do përballje me provat. Por, ishte një lajm për mediat e huaja. Është edhe një fat që Berisha është një ish-kryeministër dhe një ish-President i padëshiruar për Amerikën dhe Europën dhe ky ishte lajmi. Populli shqiptar ishte viktima për Berisha dhe ai nuk del dot para. Berisha i ngjan një hajduti të vogël, që i zoti i shtëpisë, pra populli, i ka dhënë çelësat dhe ai e ka vjedhur, dhe ai ka ikur në punë. Dorëheqja e gjyqtares Elsa Ulliri, ajo vetë pranoi me sinqeritet që këtu ka konflikt interesi. Do e shikojmë që përsëri kur të hidhet shorti do të dalë një njeri i Berishës.

Berisha e di që afera “Partizani” ka korruptuar qeverinë e vet, ka futur në një thes familjen dhe qeverinë. Ai e di që kjo nuk është dosja e vetme, padyshim që krimet e Berishës janë sheshit, kanë ndodhur në këtë vend. Është tipike, Berisha kryen krime padashje. Ai e ka brenda vetes krimin, ai mendon se ashtu siç i vjen krimi, kërkon të sjellë edhe të ardhmen. Berisha nuk vjen vetëm me një krim në gjykatë, vjen me 100 torba të tjera. Kjo është veçantia e gjyqit të Berishës”, tha analisti./abcnews.al

Dosja “Partizani”, Berisha: Proces politik në GJKKO

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij për dosjen “Partizani”, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) “fund e krye një piramidë mashtrimi”.

“Kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i regjimeve autokratike të korruptuara. Sot fillon procesi gjyqësor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi”, shkruan Berisha.

Sipas Berishës prokurorët e SPAK nisën hetimin 30-vjeçar ndaj tij për arsye politike. Berisha liston më tej edhe arsyet pse sipas tij procesi gjyqësor është politik dhe se nuk ka asnjë fakt penal ndaj tij për akuzën për dosjen “Partizani”.

“Nuk ka asnjë qindarkë dëm në para publike. Shteti veç ka përfituar nga zbatimi i ligjit. Në këtë proces nuk ka asnjë zyrtar të çfarëdo niveli që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit”, nënvizon Berisha ndër të tjera.

Berisha shkruan se “nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi, asnjë dokument që të tregojë se Berisha ka bërë ndërhyrjen më të vogël ndaj kujtdo”.

“Prokuroria politike akuzon Sali Berishën për korrupsion pasiv, duke shpallur të tillë edhe solidaritetin familjar dhe aktet e bamirësisë për fëmijët në nevojë”, shkruan Berisha.

/m.q/j.p/

The post Dosja “Partizani”, Berisha: Proces politik në GJKKO appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqi për dosjen “Partizani”, Berisha: Piramidë mashtrimi me urdhër publik nga Rama

By: redi
30 June 2025 at 17:12

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e gjyqit për dosjen “Partizani” në GJKKO. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e quajti gjyqin një piramidë mashtrimi, ndërsa shton se drejtësia politike nuk do mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij të ngritur sipas Berishës, mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve. ”…

Source

Dosja Partizani/ Berisha: Fund e krye një piramidë mashtrimi

By: user7
30 June 2025 at 12:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me nisjen e procesit gjyqësor për çështjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme. Në nisje të postimit të tij, Berisha e ka cilësuar gjykimin si një piramidë mashtrimi.

Kryedemokrati thotë se SPAK nisi hetimin 30-vjeçar ndaj tij, pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS në Prill 2022. Më tej shton se hetimi i SPAK u bazua në kallëzimin, sipas tij, të rremë të Taulant Ballës.

Lideri demokrat thekson se në dosjen “Partizani” nuk ka asnjë fakt penal dhe se toka ishte gjithnjë e 5 familjeve private të Tiranës, një prej tyre ajo e gjyshërve të Jamarbër Malltezit.

Berisha thotë gjithashtu se në këtë proces nuk ka asnjë zyrtar që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi shprehet se kanë zbatuar strikt ligjet e vendit. Më tej thotë se ky proces që ai e quan “zbatim i ligjit” nuk i ka kushtuar asnjë dëm shtetit.

POSTIMI I PLOTË:

Kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i rregjimeve autokratike të korruptuara.

Sot fillon procesi gjyqsor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi.

Fill pas urdhërit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij.

Prokurorët politikë u bazuan në kallzimin e rremë të ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla kryer në 2020, sipas të cilit kryeministri Sali Berisha i ka kthyer dhëndrit të tij tokë të shpronësuar nga autoritetet italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, pra kinse tokë publike nga territori i klubit “Partizani”. Ndërkohë Fletoret Zyrtare të atyre viteve provonin se toka në fjalë kishte mbetur gjithnjë tokë private dhe se nuk ishte shpronësuar kurrë. Megjithatë, pasi ata hetuan deri në arkivat e para 100 viteve duke injoruar Fletoret Zyrtare që janë online, pasi hetuan veprimtarinë 20 vjeçare të PD nga 2005 deri tek kandidatja e PD për kryetare të Bashkisë së Korçës në 2023 nese kishte marrë sponsorizim për kapelet e fushatës, pasi mbajtën në arrest politik të kundraligjshëm kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiperise për 333 ditë, rezulton se:

1. Për akuzën e tyre per dosjen “Partizani” nuk ka asnjë fakt penal. Jamarbër Malltezit nuk iu është dhënë asnjë m2 tokë publike.

2. Toka ishte gjithnjë e 5 familjeve private të Tiranës – një prej të cilave familja e gjyshërve të Jamarbër Malltezit – dhe se Taulant Balla kreu kallzim të rremë.

3. Nuk ka asnjë qindarkë dëm ne para publike. Shteti veç ka përfituar nga zbatimi i ligjit.

4. Në këtë proces nuk ka asnjë zyrtar të çfarëdo niveli që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit

5. Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi, asnjë dokument që të tregojë se Berisha ka bërë ndërhyrjen më të vogël ndaj kujtdo.

6. Ndonëse pretenduan se kishte ndonjë ligj apo VKM nominative, po vetë shërbëtorët e Edi Ramës kanë pohuar tashmë se nuk ka asnjë akt zyrtar, asnjë ligj apo VKM nominative (krejt ndryshe nga Edi Rama që ka nxjerrë Ligjin Fusha, 4 VKM nominative për të grabitur truallin e gjimnazit e ia fali Bolinos, Ligjin klientelist të Portit të Durrësit, VKM për të grabitur bazat detare ushtarake apo VKM për të lumturuar vëllain e vet me 37,000 m2 tokë dhe ndërtesa në tokë private).

7. Asnjë nga privatet që kanë zhvilluar pronën nuk ka pasur asnjë kontratë publike dhe nuk kanë përfituar asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishës.

8. I vetmi dëm në financat publike ka ardhur nga shpërdorimi i detyrës nga Edi Rama që solli dëm mbi 340,000 euro në financat e Bashkisë (vertetuar me vendim gjykate të formës së prerë) por SPAK nuk guxon as ta thërrasë si dëshmitarë e jo më ta mbajë përgjegjës Edi Ramën për demin.

Pas 5 vitesh hetimi të vetingut 30 vjeçar, kanë gjetur se Sali Berisha bashkë me të shoqen disponon gjithsej 100,000 euro kursime të 54 vite pune, dhe një apartament 40 m2 më të madh sesa ai që kanë pasur gjatë diktatures. Dhe se ai dhe femijët e tij kanë zbatuar vetëm ligjin.

Prokuroria politike pas këtij vetingu akuzon Sali Berishën për korrupsion pasiv, duke shpallur të tillë solidaritetin familjar dhe aktet e bamirësisë për fëmijët në nevojë. Konkretisht ata kanë shpallur si korrupsion pasiv:

1. Pagesën që e bija, Argita Malltezi Berisha, ka kryer për një javë pushime familjare dhe 2 fatura spitali

2. Bamirësinë e vajzës dhe dhendrit për të përballuar prej 10 vitesh shpenzimet për 3 familje autike qe janë trajtuar në Qendrën Rajonale të Autizmit që është ngritur dhe drejtohet prej 20 vitesh nga Dr. Liri Berisha pa asnjë pagë e asnjë shpërblim.

3. Pagesat e procese gjyqsore në të cilat Argita është palë dhe që janë hua familjare.

4. Donacionin e kompanisë “Homeplan” prej 4,600 eurosh që iu bë Ministrisë së Kulturës për të mbuluar shpenzimet e këngetarëve Ricardo Cocciante dhe Elhaida Dani që erdhën për dekorim nga Presidenti i Republikës.

Prokurorët gënjyen dhe i shpallën si aktivitet elektoral kur ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë aktivitet politik të kohës.
Por drejtesia politike nuk do mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij, të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve.

The post Dosja Partizani/ Berisha: Fund e krye një piramidë mashtrimi appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet seanca e parë e dosjes “Partizani” ndaj Berishës dhe Malltezit

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Seanca e parë gjyqësore e parashikuar për t’u mbajtur sot në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” është shtyrë.

Seanca është shtyrë për në datën 21 korrik ora 10:30. Berisha nuk u paraqit në seancë me argumentimin se nuk ishte njoftuar, ndërsa mungoi edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, u paraqit në seancë. Në një prononcim për gazetarët Malltezi e konsideroi gjykimin për këtë çështje një farsë.

“Sot ka filluar farsa, ne do vazhdojmë”, tha Malltezi pas seancës së sotme.

Ai theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha u njoftua vetëm tre ditë para seancës, ndërkohë që policia e kishte në dorë njoftimin që dy javë para.

“Njoftimi për zotin Berisha ka ardhur të premten. Sipas kodit duhej të vinte para 10 ditësh. Që në këtë moment shikojmë që shteti bën farsa. Policia e kishte para 2 javësh. Kishte dy javë kohë që mund ta sillte, e ka sjellë tre ditë para”, tha Malltezi.

Nga ana tjetër gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur dorëheqjen e saj nga shqyrtimi i dosjes “Partizani”.

Në këtë dosje ish-kryeministri Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Nën akuzë për dosjen “Partizani” janë edhe biznesmenin Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhr Andia Pustina.

Në gjykim janë edhe shoqëritë tregtare të përfshira në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

/m.q/j.p/

The post Shtyhet seanca e parë e dosjes “Partizani” ndaj Berishës dhe Malltezit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtyhet gjyqi në themel për dosjen “Partizani”: Mungon Berisha, kërkesa e avokates

By: fra nc
30 June 2025 at 10:30

Që prej orës 10:00 të kësaj të hëne ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen e njohur si “Dosja Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Në këtë seancë, SPAK u përfaqësua nga prokurori Arben Kraja, ndërsa mungoi prokurorja tjetër e çështjes, Enkeleda Millonai, për arsye shëndetësore.

Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Gjyzari. Avokatja Gjyzari deklaroi në seancë se njoftimi për seancën gjyqësore i është dërguar Berishës vetëm ditën e premte dhe është firmosur nga Jamarbër Malltezi. Sipas saj, koha për njoftim ka qenë e pamjaftueshme dhe ata nuk kanë pasur kontakte me klientin gjatë kësaj periudhe.

Në seancë ishte i pranishëm Jamarbër Malltezi, si dhe i pandehuri Xhimi Begeja. Ndërkohë munguan të pandehurit e tjerë, Andia Pustina dhe Fatmir Bektashi, të cilët gjithashtu u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Pasi dëgjoi palët Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu për në datën 21 korrik seancën e parë në themel për “Dosjen Patizani”.

Shkak për shtyrjen e seancës u bënë mungesat e të pandehurve Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi. Sipas gjykatës, Berisha nuk është njoftuar sipas parashikimeve ligjore, ndërsa Bektashi ka paraqitur arsye shëndetësore për mospraninë në seancë.

“U bë vetëm verifikimi i palëve dhe për shkak të mungesës së palëve nuk mund të vijohej vazhdimi i gjykimit. Seanca u shty më datë 21 korrik në orën 10:00”, tha avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet gjyqi në themel për dosjen “Partizani”: Mungon Berisha, kërkesa e avokates appeared first on Euronews Albania.

GJKKO vendosi shtyrjen e seancës, Malltezi: Që sot ka filluar farsa

By: user7
30 June 2025 at 11:10

Jamarbër Malltezi foli për mediat pasi Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e gjyqit për çështjen “Partizani”.

Malltezi tha se sot ka filluar farsa, ndërsa shtoi se njoftimi për gjyqin, kreut të PD-së Sali Berishës, i cili mungoi në seancë, i është dërguar të premten. Ai tha se njoftimi duhet të vinte para 10 ditësh, por policia vendosi ta sillte vetëm para dy ditësh.

“Ne jemi të gatshëm të përballemi në çfarëdo lloj dite. Sot ka filluar farsa, ne do vazhdojmë. Njoftimi për zotin ka ardhur të premten, sipas kodit të procedurës duhet të vinte para 10 ditësh. Që nga kjo ne shohim se shteti po bën farsa, sepse shteti, policia e kishte njoftimin që para dy javësh, por solli ta sillte para dy ditësh. Policia ka gënjyer dhe e ka sjellë të premten.”, tha Malltezi.

The post GJKKO vendosi shtyrjen e seancës, Malltezi: Që sot ka filluar farsa appeared first on Lapsi.al.

❌
❌