Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

14 July 2025 at 15:53

Pesë mjekë të spitalit të Durrësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Qytetit bregdetar. Ky vendim është marrë pas kallëzimit të një 48-vjeçari, të cilit i ka ndërruar jetë e ëma 69 vjeçe dhe pretendon se bluzat e bardh nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor. Mjekët që janë vënë […]

The post Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Spitali i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit, 26-vjeçarja rrezikon prerjen e këmbës

12 July 2025 at 13:48

Në spitalet e vendit mungojnë medikamentet jetësore, teksa Qeveria shkurton fondet për Shëndetësinë për t’i kaluar tek Infrastruktura, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku dhe qindra miliona euro shkojnë tek klientët e përhershëm të Qeverisë. Por, kjo po rrezikon jetën e qytetarëve, siç ka ndodhur dhe rasti i dy ditëve më parë në Përmet, ku […]

The post Spitali i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit, 26-vjeçarja rrezikon prerjen e këmbës appeared first on BoldNews.al.

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

10 July 2025 at 17:52

Të paktën 15  palestinezë, përfshirë 8 fëmijë dhe 2 gra, janë vrarë në një sulm izraelit në afërsi të një qendra mjekësore në qendër të Gazës.

Spitali “Martirët e Al-Aqsa” deklaroi se sulmi kishte goditur njerëz që ishin vënë në radhë për furnizime ushqimore në qytetin Deri al Balah.

Pamje të regjistruara nga vendi i ngjarjes dhe të postuara në rrjetet sociale tregonin trupat e shumë fëmijëve të vdekur të shtrirë në tokë dhe të tjerë të gjallë, teksa merrnin mjekim.

Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se kishte goditur një terrorist të Hamasit në zonë dhe se ndjente keqardhje për lëndimin e njerëzve të pafajshëm.

Ndërkohë, 26 persona të tjerë u vranë në sulme të tjera të kryera të enjten në Gaza, në një kohë kur delegacionet e Hamasit dhe shtetit hebre vazhduan në Doha negociatat për një armëpushim të ri dhe për lirimin e pengjeve.

Por pavarësisht optimizmit të shprehur nga Shtetet e Bashkuara, që së bashku me Katarin dhe Egjiptin po shërbejnë si ndërmjetës, palët janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje.

Natën e së mërkurës, një zyrtar i rëndësishëm izraelit u tha gazetarëve në Uashington se deri në arritjen e një akordi mund të duhen një ose dy javë.

Më herët ishte Hamas që publikoi një deklaratë, ku thoshte se bisedimet ishin të vështira për shkak të qëndrimeve kontradiktore të Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë appeared first on Euronews Albania.

Pamjet pasi raketa iraniane goditi spitalin në Izrael, dëmtime të shumta në godinë

By: fra nc
19 June 2025 at 10:32

Janë publikuar pamjet kur një sulm raketor i lëshuar nga Irani godet Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin jugor izraelit të Be’er-Sheva, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke lënë dhjetëra të lënduar.

Në video shihet një re e madhe tymi që ngrihet mbi ndërtesën e spitalit pas shpërthimit, ndërsa pamjet nga brenda tregojnë dëmtime të mëdha në disa pjesë të objektit. Autoritetet izraelite kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin spitalin deri në një njoftim të dytë.

“Aktualisht po vlerësojmë dëmet, përfshirë lëndimet,” deklaroi zëdhënësja e Qendrës Mjekësore Soroka. “Ka dëme të gjera në zona të ndryshme. Ju kërkojmë të mos vini në spital tani.”

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Izraelit, Sharren Haskel, reagoi përmes një postimi në platformën X, duke e cilësuar sulmin si një akt të qëllimshëm kundër një objekti civil.

“Kjo është qendra kryesore mjekësore për të gjithë rajonin e Negevit. Bota duhet të flasë hapur dhe të reagojë,” tha ajo.

Sipas BBC, të paktën 32 persona janë lënduar si pasojë e sulmit. Një burrë rreth 80 vjeç dhe një grua rreth 70 vjeç ndodhen në gjendje kritike, ndërsa 30 të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta, kryesisht nga shpërthimet.

Sulmi ndaj spitalit përfaqëson një përshkallëzim serioz të përplasjes mes Iranit dhe Izraelit dhe ka ngjallur shqetësime për përhapjen e mëtejshme të konfliktit në të gjithë rajonin.

Le pire reste à venir…
L’Iran a bombardé ce matin des quartiers de la banlieue de Tel Aviv. Un hôpital à Beersheba aurait également été frappé. Des pratiques qui rappellent l’horreur qu’à fait vivre Netanyahu aux Palestiniens mais qui ne rendra aucune des vies perdues à Gaza.… pic.twitter.com/X2y2wzMjtF

— Cerveaux non disponibles (@CerveauxNon) June 19, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pamjet pasi raketa iraniane goditi spitalin në Izrael, dëmtime të shumta në godinë appeared first on Euronews Albania.

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

9 June 2025 at 09:42

Një denoncim tronditës vjen nga ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku Luan Rosaj, aktualisht shef i Auditit të brendshëm, akuzohet se po ushtron presion dhe shantazh të vazhdueshëm ndaj stafit mjekësor, me qëllim përfitime të paligjshme. Sipas burimeve të “Ora News” nga brenda institucionit, Rosaj ka ndërmarrë një “tur kontrolli” jo për të […]

The post Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Qytetari denoncon Spitalin e Traumës: Na lënë orar dhe më pas nuk na hapin derën!

By: Oldi
3 June 2025 at 13:54

Një qytetar denoncon me indinjatë vonesat dhe neglizhencën flagrante të personelit mjekësor në spitalin Universitar të Traumës, të cilët japin orare fiktive dhe më pas zhduken, në rastin konkret me argumentin se kanë ndërhyrje. “Skandalet te spitali i traumes nuk kan te sosur ndonjëherë. Te thojn hajde ne 8 e kur vje ketu ste hapin […]

The post VIDEO/ Qytetari denoncon Spitalin e Traumës: Na lënë orar dhe më pas nuk na hapin derën! appeared first on BoldNews.al.

Zjarri shpërthen në një spital në Hamburg, humbin jetën tre pacientë dhe dhjetëra tjerë lëndohen

1 June 2025 at 11:44

Tre pacientë humbën jetën dhe shumë tjerë u lënduan, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një zjarr shpërtheu brenda natës në një spital në qytetin gjerman Hamburg, kanë njoftuar autoritetet e atjeshme.

Zjarrfikësit ishin alarmuar kur një zjarr shpërtheu në spital, pak minuta pas mesnatës, transmeton Telegrafi.

Zjarri shpërtheu në një dhomë në katin e parë të ndërtesës dhe shpejtë u përhap nëpër fasadë në katet e sipërme.

Tymi u shpërnda në tërë objektin katër-katësh, kurse në fillim nuk diheshin shkaqet që çuan në zjarr.

Zjarrfikësit thanë se tre pacientë të rritur humbën jetën dhe mbi 50 tjerë u lënduan, ku dy prej tyre janë në gjendej të rëndë. /Telegrafi/

 

The post Zjarri shpërthen në një spital në Hamburg, humbin jetën tre pacientë dhe dhjetëra tjerë lëndohen appeared first on Telegrafi.

Spitali i fundit në veriun e Gazës evakuohet pas urdhërit izraelit

30 May 2025 at 17:37

Spitali al-Awda në Jabalia, i vetmi që ofronte shërbime shëndetësore në provincën veriore të Gazës, është jashtë funksionit pas një urdhri të ushtrisë izraelite për evakuim të menjëhershëm, njoftoi drejtori i spitalit, Dr. Mohammed Salha.

Në një deklaratë për BBC-në, Dr. Salha shprehu keqardhje për evakuimin e detyruar që ndodhi pas dy javësh rrethimi dhe bombardimesh të vazhdueshme në zonë. Ai theksoi se tani nuk ekziston asnjë strukturë shëndetësore funksionale në veri të Gazës.

“Ne u kërcënuam nga forcat izraelite se nëse nuk evakuoheshim, do të hynin në spital dhe do të vrisnin çdo person brenda ose do ta bombardonin ndërtesën,” tha Dr. Salha, duke shtuar se përparësia e tyre ishte jeta e pacientëve dhe stafit.

Drejtori i spitalit tregoi se spitali u përball me bombardime dhe të shtëna nga tanket që nga mesdita e ditës së enjte, ndërsa rreth orës 13:00 mori një telefonatë nga ushtria për të nisur evakuimin. Fillimisht, ai refuzoi duke kërkuar të mbante të paktën 10 anëtarë të stafit për kujdesin e pacientëve, por kërkesa iu refuzua.

Pas shtatë orësh negociatash, evakuimi u realizua në orën 20:30, me pacientët të transportuar më shumë se 300 metra në ambulanca për shkak të rrugëve të shkatërruara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Spitali i fundit në veriun e Gazës evakuohet pas urdhërit izraelit appeared first on Euronews Albania.

Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

30 May 2025 at 16:46

Prej afro 1 viti në QSUT ka nisur nga funksionimi spitali ditor i cili iu mundëson terapi pa qenë nevoja e shtrimit, pacientëve me sëmundje kronike përfshirë edhe kimioterapinë dhe dializën.

“Pacientët të cilët kanë nevojë për trajtime periodike një ditore, vijnë e bëjnë terapinë në mëngjes dhe në drekë mund të shkojnë të qetë në shtëpi. Kjo ka sjellë një komoditet për pacientin”, tha Arjana Strakosha,  zv/drejtore e QSUNT.

Mes shumë diagnozave, alergjitë duket se janë ato që predominojnë në këtë periudhë, duke bërë që pacientët të paraqiten në spitalin ditor për shërbim.

“Vera përkon me aktivizimin e alergjive respiratore. Deri nga mesi i qershorit sezoni i alergjisë mbetet aktiv dhe flukset janë më të rritura dhe janë të zakonshme pasi i kemi çdo vit në këtë periudhë”, shton Eris Mësonjësi alergologe, QSUNT.

Me një kapacitet prej 26 shtretërish, 14 në shërbim të spitalit ditor dhe 12 për kimioterapinë, spitali ditor iu ofron shërbim të specializuar të gjithë pacientëve me sëmundje kronike që kanë nevojë për terapi, por jo për shtrim në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi appeared first on Euronews Albania.

Helmimi nga salmonela në kopshtin në Gramsh, drejtoresha e Spitalit: Tre fëmijë u paraqiten për mjekim

By: Ardit
24 May 2025 at 17:45

Pas zbulimit të skandalit se fëmijët e një kopshti shtetëror në Gramsh, dyshohet se kanë konsumuar ushqim me salmonelë, ka aguar drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena. Drejtoresha e spitalit bën me dije se në spital janë paraqitur 3 fëmijë në total, njëri me simptoma më të rënda dhe dy të tjerë me simptoma […]

The post Helmimi nga salmonela në kopshtin në Gramsh, drejtoresha e Spitalit: Tre fëmijë u paraqiten për mjekim appeared first on BoldNews.al.

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

16 May 2025 at 10:46

Në vitin 2023, u premtua se Spitali Rajonal “Rrahim Xhika” në Dibër do të rikonstruktohej brenda dy vitesh. Sot, dy vite më vonë, asnjë punim nuk ka nisur. Tenderi është anuluar, ndërsa godina e spitalit vijon të jetë në gjendje të mjerueshme – me mure të çara, myk dhe mungesë mjekësh specialistë. Për të përballuar […]

The post Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar appeared first on BoldNews.al.

16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë

By: Mirgen
11 May 2025 at 19:50

Në 15 vite martesë, Mirela numëron 16 denoncime për dhunë nga bashkëshorti. Të gjitha janë bërë në Gjermani, aty ku jetojnë dhe i ka tërhequr me mendimin për të mos ndarë familjen dhe me shpresën se gjërat do të zgjidheshin. Në vitin 2023, tregon ajo në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv […]

The post 16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë appeared first on BoldNews.al.

Arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e spitalit në Dibër

By: user 4
25 April 2025 at 14:27

Vetëm dy muaj pas shkarkimit nga detyra, ish-drejtoresha e Spitalit të Peshkopisë, Irini Shehu u vu në pranga nga policia, ndërsa dyshohet se ka kërcënuar e përndjekur disa persona.

Sot Gjykata e Dibrës ka dhënë masën arrest shtëpie për 44-vjeçaren.

Sipas uniformave blu të Dibrës, ish-drejtoresha ka përndjekur drejtorin aktual të Spitalit të Peshkopisë, Rruzhdi Deda, që e zëvendësoi në këtë detyrë pas shkarkimit të saj, për shkak se goditi me mjete metalike shefin e Financës të spitalit, Shaban Uklala.

Pas ngjarjes, gjykata urdhëroi që 44-vjeçarja të mos ushtrojë më detyrën si mjeke pranë spitalit, urdhër që është thyer këtë të mërkurë nga ish-drejtoresha, e cila ka shkuar në ambientet e Spitalit Rajonal të Peshkopisë dhe ka debatuar me punonjësit.

Kanë qenë pikërisht këta të fundit, që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në ambientet e spitalit, duke prangosur 44-vjeçaren.

Pas shkarkimit nga detyra për dhunën e ushtruar ndaj punonjësit Uklala, ish-drejtoresha Shehu, e cila hetohej në gjendje të lirë, ishte denoncuar edhe nga punonjës të tjerë të spitalit për fyerje dhe kërcënime me mesazhe dhe thirrje telefonike.

The post Arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e spitalit në Dibër appeared first on Lapsi.al.

I çau ballin financierit/ Arrestohet ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, përndiqte pasuesin

23 April 2025 at 21:13

Policia e Dibrës ka arrestuar ish-drejtoreshën e spitalit të këtij qyteti, Irini Shehu, e cila u shkakrua disa javë më parë, për shkak se dhunoi shefin e Financës së spitalit , 37-vjeçarin Shaban Uklala, duke e goditur me send të fortë. Në lidhje me atë ngjarje, Irini Shehu u procedua penalisht në gjendje të lirë […]

The post I çau ballin financierit/ Arrestohet ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, përndiqte pasuesin appeared first on BoldNews.al.

Pazar me vdekjen/ Zbulohet skema korruptive e laboratorit të biopsisë në “Onkologjik”

By: Oldi
23 April 2025 at 13:09

Një tjetër skemë abuzive ka nisur të lulëzojë në spitalin e Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Si i vetmi spital që merret me sëmundjet kancerogjene dhe analizat e detajuar për këtë sëmundje që po merr jetë njerëzish çdo vit, duket se autoritetet shëndetësore të këtij spitali nuk po e bëjnë këtë […]

The post Pazar me vdekjen/ Zbulohet skema korruptive e laboratorit të biopsisë në “Onkologjik” appeared first on BoldNews.al.

Onkologjiku si “kamp torturash”/ Pas mungesës së ilaçeve, prishen dhe aparaturat e rrezeve

20 April 2025 at 18:58

Spitali Onkologjik në Tiranë ka lënë të sëmurën në mëshirë të fatit pasi një një nga aparaturat kryesore për terapinë me rrezatim ka dalë jashtë funksionit. Prej më shumë se një jave, pacientët që ndjekin trajtimet e përditshme janë detyruar të presin në ankth se kur do të rifillojnë seancat e tyre. “Na japin vetëm […]

The post Onkologjiku si “kamp torturash”/ Pas mungesës së ilaçeve, prishen dhe aparaturat e rrezeve appeared first on BoldNews.al.

Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor

By: E.K
20 April 2025 at 13:38

Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet  jo vetëm si një arkitekturë moderne, por edhe funksionale sipas koncepteve bashkëkohore të menaxhimit spitalor. Nga një godinë qendrore 100 vjeçare që daton në vitin 1927, si dhe 4 godina shërbimi që nuk janë të lidhura si hapësira me […]

The post Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor appeared first on FaxWeb.

Drejtoria e spitalit bën punësim fiktiv, imazheristët duhet të kthejnë lekët

By: Mirgen
18 April 2025 at 21:23

Seit Asllani dhe Naim Allmeta janë dy teknikët e imazherisë së spitalit të Bulqizës, punonjës prej 32 e 24 vitesh. Të dy punonjësit tregojnë se prej një viti merrnin një shtesë page prej 120 mijë lekësh të vjetra dhe në muajin Qershor vjen auditi nga Ministria e Shëndetësisë që konstaton, se janë paguar në shkelje. […]

The post Drejtoria e spitalit bën punësim fiktiv, imazheristët duhet të kthejnë lekët appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në Shkodër, pas 16-vjeçarit ndërron jetë edhe 14-vjeçari

15 April 2025 at 10:41

I mituri që mbeti i plagosur nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ka humbur jetën këtë të martë.

Aksidenti ndodhi të hënën rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Stom Golem”. Të miturit ishin duke lëvizur me një motomjet që drejtohet nga një 16-vjeçar, i cili fatkeqësisht humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Ndërsa 14-vjeçari i mituri tjetër u transportua në spital në gjendje të rëndë. ABC News mëson se këtë të martë 14-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

/abcnews.al/

Mungesa e ilaçeve në Spitalin Onkologjik/ Berisha: Rama po kryen krim kundër njerëzimit! Kjo çështje merr përgjigjen përfundimtare më 11 maj

By: D Marku
28 March 2025 at 14:06

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me situatën e rënduar në sistemin shëndetësor dhe korrupsionin që sipas tij është i lidhur ngushtë me qeverisjen e Edi Ramës.

Berisha e cilësoi Edi Ramën si përgjegjës për krimet që sipas tij po ndodhin në sistemin shëndetësor, duke akuzuar se ka lënë pa ilaçe të sëmurët, ndërsa po shpenzon për luksin personal.

Ai përfundoi duke theksuar se pas datës 11 maj, këto abuzime do të marrin një përgjigje të plotë dhe të përfundimtare.

“E drejtë është vërejtja juaj, partia duhet të reagojë dhe ka reaguar.
Por duhet të reagojë më shumë.
Por një gjë themi ne, në mënyrë absolute ky problem merr zgjidhje pas 11 majit.
Sepse me këta është i pashpresë korrigjimi.
Shpesh ndodh se njerëzit thonë, të gjitha nuk i ka Edi Rama, i kanë ata përreth.
Por Edi Rama e di se një i sëmurë me kancer nuk mund të rrijë kurrë pa ilaç.
Ta zëmë se nuk ka gisht në ato vjedhje, po atëherë si e toleron, si e pranon një gjë të tillë, si ka shpirt ai të blejë një vazo 4-5 milionë në oborr të kryeministrisë dhe të mos i çojë ilaçet për të sëmurët në Spitalin Onkologjik, si mundet ai që të hapë një shishe 36 mijë euro dhe të mos e lërë atë për kurën e të sëmurëve?
Këto janë krime, këto futen te krime kundër njerëzimit.
Dhe ky është korrupsioni.
Edhe Beqja, edhe Manastirliu, këta kanë vjedhur gjithçka me Ramën ose nën mbrojtjen e tij.
Si mundet një kryeministër kur dëgjon, siç është rasti që keni paraqitur, që është pa ilaç, po detyra e tij më e parë është të marrë atë ilaç kudo që ndodhet në botë dhe ta sjellë me urgjence për të sëmurin.
Po nuk ka shpirt.
Ky njeri nga arsye komplekse ka krijuar një shpërfillje absolute për njerëzit.
Si ka mundësi ky në 8 miliardë euro buxhet, të lërë vetëm 16 milionë për pensionistët?
Po ku shkon? Çfarë të thotë mendja ty? Ti nuk i konsideron ata. I shumëzon me zero.
Edhe kjo me të sëmurët.
Ai duhet të të falenderojë ty për njoftimin që jep dhe të urdhërojë sjelljen brenda 24 orësh të ilaçit. Por nuk e bën, nuk ka shpirt.
Por këto punë me 11 maj marrin përgjigjen përfundimtare”, tha ai.

The post Mungesa e ilaçeve në Spitalin Onkologjik/ Berisha: Rama po kryen krim kundër njerëzimit! Kjo çështje merr përgjigjen përfundimtare më 11 maj appeared first on Albeu.com.

❌
❌