TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Qytetarëve në gjithë vendin po u ofrohet asistencë e përditshme pranë bashkive në përdorimin e aplikimeve të ndryshme elektronike të Platformës Qeveritare të Ndërveprimit e-Albania, që lidh institucionet, shmang radhët fizike dhe kursen kohë në marrjen e dokumenteve.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte sot në bashkinë e Vorës, ku vizitoi nga afër sportelet e vendosura në dispozicion të qytetarëve.
“Çdo ditë, 10–15 qytetarë drejtohen pranë bashkisë Vorë për ndihmë në përdorimin e mbi 1200 shërbimeve të ndryshme online. Fluksi rritet të hënave dhe të enjteve, gjatë ditëve të tregut, kur në qytet vijnë edhe banorë nga zonat përreth”, u shpreh Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit informoi se mbështetja ofrohet falas, në tri zyra të posaçme, nga punonjës të trajnuar me profesionalizëm dhe përkushtim, për ta sjellë administratën më pranë qytetarit.
95% e shërbimeve publike të institucioneve qendrore janë tashmë të aksesueshme me një klikim të vetëm duke ofruar shërbime për mbi 3,3 milionë qytetarë dhe biznese.
Kur dhimbjet në shpinë nuk zgjedhin moshë: Si t’i parandaloni
Dr. Nexhmedin Duriqi Ortoped spinal tel. +38344 233485 dr.duriqi@gmail.com, nex68@yahoo.com
Dhimbjet në qafë dhe në shpinë janë të gjitha ato dhembje që vijnë si pasojë e ndryshimeve funkcionale në muskuj, ngjitjet e muskujve në skajet e unazave, ndryshimet në disqet ndërunazore apo ato degjenerative të unazave të shtyllës kurrizore, duke prekur apo dëmtuar edhe nervat e atij regjioni.
Statistikat tregojnë se 90 për qind e njerëzve në botë kanë përjetuar dhimbje shpine në një moment të jetës së tyre.
Problemi me shpinën dhe shtyllën kurrizore i prek të gjithë njëlloj, si të rinjtë dhe të moshuarit, njerëzit e të gjitha profesioneve. Prandaj është shumë e rëndësishme që të zgjidhet në kohë dhe të mos lejohet përkeqësimi i mëtejshëm apo shkaktimi i mundshëm i dhimbjeve.
Profesionet që më së shpeshti janë të atakuar nga dhimbjet e qafës dhe të shpinës në përgjithësi janë:
Punëtorët e punëve të rënda fizike- bartja e një ngarkese të madhe, stomatologët, kirurgët, floktarët, punëtorët e zyrave (profesionet e lidhura me kompjuterin), muzikantët (pozicion i detyruar i trupit), shoferët profesionistë (ulje e tensionuar), amvisat, etj.
Dhimbja e shpinës ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës. Në rastin e dhimbjeve kronike dhe të përhershme, zhvillohet ankthi, depresioni dhe ndryshime tjera psikosomatike në karakterin e një personi.
Dhimbja e qafës dhe shpinës (dorsalgjia) mund të jetë akute ose kronike.
Dhimbja akute është shpesh e menjëhershme dhe nuk zgjat më shumë se disa ditë ose javë. Kryesisht shfaqet si pasojë e dëmtimit mekanik (shtrirje, ndjesi shpimi gjilpërash, rënie) ose artriti. Kjo dhimbje më së shpeshti përshkruhet si therëse, ose e lehtë dhe e moderuar. Lëvizshmëria zakonisht është e kufizuar dhe ngritja vetë shpesh parandalohet.
Dhimbja kronike e shpinës zgjat një kohë të gjatë (më shumë se tre muaj) dhe shfaqet gradualisht. Shkaqet janë të shumta dhe të ndryshme, të vështira për t’u përcaktuar, ndaj mendimi dhe vlerësimi i ekspertit është i nevojshëm. Kjo lloj dhimbjeje prek më së shumti jetën e përditshme dhe shpesh dëgjohet se njerëzit kanë “mësuar të jetojnë me të”.
Në varësi të vendit të shfaqjes së dhimbjes, dorsalgjia mund të ndahet në:
Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës Dhimbje në mes të shpinës Dhimbje shpine në anën e djathtë Dhimbje shpine në anën e majtë
Dhimbjet e pjesës së sipërme – qafës
Dhimbjet në qafë zakonisht paraqiten si dhimbja e kufizuar dhe ndonjëherë ajo përhapet në pjesë të tjera të trupit, mund të përhapet tek poshtë apo më së shpeshti në krah ose në duar si dhe dhimbje në mes të dy shpatullave. Zakonisht këto dhembje janë shumë të zakonshme me kufizim të lëvizjes së qafës, ndjenjë shpimi gjilpërash, djegieje dhe dobësie në duar, marramendje, nganjëherë ethe, pagjumësi e më vonë edhe depresion. Është e rëndësishme të kontaktoni një mjek, i cili do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të eliminuar dhimbjen dhe shkakun e problemit. Lajmi i mirë është se secila nga këto dhimbje në pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore, me përkushtim dhe respekt për terapinë e dhënë, mund të eliminohet brenda pak javësh.
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
Ky lloj shqetësimi ndihet në pjesën e poshtme të shpinës ose në regjonin e mesit. Mund të jenë të lokalizuara vetëm në fund të shpinës, por mund të përcillen në kofshë, njërën apo në të dy këmbët e shpesh edhe me probleme me urinim. Më shpesh ndodhin gjatë një ngritjeje të papritur të një peshe më të rëndë, shtrirjes së tepërt të muskujve, apo ndonjë lëvizje të pakontrolluar të trupit.
Dhimbjet e pakëndshme në qafë dhe pjesën e poshtme të shpinës mund të manifestohen edhe si pasojë e sëmundjeve të tjera (artrit, infeksione virale) ose për shkak të deformimeve të shtyllës kurrizore – Kifozat dhe Skoliozat.
Shkaqet më të shpeshta të dhimbjeve në qafë dhe shpinë
Shkaqet më të zakonshme të dorsalgjisë janë qëndrimi i dobët dhe deformimet e shtyllës kurrizore. Shkaku i dytë më i zakonshëm (fiziologjik) janë ndryshimet degjenerative në shtyllën kurrizore dhe veçanërisht në diskun, hernite diskale, pastaj ngushtimet e kanalit spinal – stenozat, tumoret, sindroma piriformis, infeksionet, tumori i shtyllës kurrizore, fibromialgjia, spondiliti ankilozant, koksidinia, gjendjet pas lëndimeve, pas aksidenteve në komunikacion apo në punë.
Çdo person pas moshës 40 vjeçare ka ndryshime në disqet ndërvertebrale, por jo domosdoshmërisht ato të jenë të dhimbshme apo problematike.
Pasojat e sëmundjes
Ndonjëherë dhimbja mund të shfaqet si një efekt anësor i një sëmundeje që në shikim të parë, ka pak të bëjë me shtyllën kurrizore. Gjithashtu, shkaku i kësaj dhimbje mund të jenë disa, mund të thuhet, situata të padëmshme. Kështu, dhimbja dhe ngurtësimi i qafës mund të shfaqen kur lani dhëmbët pas lavamanit, kur hekurosni rrobat, lani enët ose kur frenoni makinën papritur. Shumë shpesh shfaqen dhimbje rrezatuese kur teshtitni ose kolliteni. Dhimbje të tilla mund të jenë edhe pasojë e sëmundjeve më të rënda.
Stresi
Shpesh i nënvlerësuar, por aspak shkaku i padëmshëm i dorsalgjisë është stresi i përditshëm. Tensioni i vazhdueshëm dhe jeta nën stres ndikojnë negativisht në qëndrimin dhe muskujt, prandaj ndodh dhimbja. Obeziteti shkon paralelisht me stresin dhe gjithashtu ka pasoja të paparashikueshme për shtyllën kurrizore.
Pirja e duhanit
Edhe pse do të thuhej se nuk ka shumë lidhje me shpinën, duhanpirja ndikon edhe në shfaqjen dhe zhvillimin e dhimbjeve të shpinës. Pirja e duhanit zvogëlon rrjedhën e oksigjenit në trup dhe e bën më të vështirë që gjaku të arrijë në disk. Në këtë mënyrë përshpejtohen ndryshimet degjenerative. Pirja e duhanit përshpejton plakjen e të gjithë organizmit, duke përfshirë shtyllën kurrizore dhe disqet.
Mosha e vjetër sjell në mënyrë të pashmangshme dhimbje në dhe rreth shtyllës kurrizore ndryshimet osteoporotike ne unaza apo edhe semundjet e tjera degjenerative. Megjithatë, është e mundur të eliminohen shkaqet që kontribuojnë në zhvillimin më të shpejtë të ndryshimeve degjenerative, si dhe të lehtësohen dhimbjet në pleqëri. Ekzaminimet në kohë, si dhe zakonet e shëndetëshme të jetesës, mund ta parandalojnë këtë problem.
Trajtimi dhe terapitë në dhembjen e qafës dhe të mesit
Trajtimi i dhimbjes së shpinës përfshinë lehtësimin e problemit në nivel lokal ose eliminimin e shkakut. Trajtimi mund të kryhet në mënyrat e mëposhtme:
Terapia mjekësore, Aplikimi i ushtrimeve dhe metodave që nuk përfshijnë barna, Ndërhyrje kirurgjike – operacione
Terapia me barna
Më shpesh i referohet analgjetikëve (paracetamol, barna antireumatike). Kjo lloj terapie mund të ketë efekte të menjëhershme, por zakonisht nuk është e kënaqshme. Përveç analgjezikëve, përdoren edhe kortikosteroide të injektuara në muskul apo edhe në rrënjët e nervave spinal. Kur bëhet fjalë për terapinë me ilaçe, reagimet më pozitive janë raportuar në të ashtuquajturat relaksues të muskujve. Ky grup barnash ka një efekt relaksues në muskuj, gjë që redukton presionin mbi nervat.
Terapia me ilaçe atribuohet rrallë dhe është më e zakonshme në dhimbjet akute të shpinës dhe shtyllës kurrizore.
Dhimbjet kronike kërkojnë qasje afatgjatë, edukim të pacientit, përfshirje dhe mbështetje nga familja dhe mjedisi.
Terapia fizikale
Kinezioterapia përfshin:
Metoda Schroth (metoda më efektive në eliminimin e problemeve të shkaktuara nga skolioza) Metoda PNF (Qasje e individualizuar për zgjidhjen e problemeve, me theks në të gjithë organizmin dhe trupin, jo vetëm në nivel lokal) Teknika Maligan (Teknikë shumë efektive dhe e shpejtë për lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve), Dorezë laser(teknikë efikase, e shpejtë dhe jo invazive) Tecar(Terapia e synuar me radiofrekuencë e kombinuar me masazh të indeve të buta. Kjo është forma më e fundit e termoterapisë) Traxioni, tërheqja vertebrale (metodë pa dhimbje dhe jo invazive që është më efektive në rastet e hernies së diskut, daljes së diskut, dëmtimit degjenerativ, uljes së lëvizshmërisë, dhimbjes së kyçeve etj.) Terapia me valë radiale (Eliminimi i dhimbjeve të kockave dhe muskujve; shumë efektive pas vetëm disa trajtimesh, që zgjat vetëm disa minuta)
Trajtimi kirurgjikzbatohet vetëm në situatat kur të gjitha metodat e tjera të trajtimit rezultojnë të pasuksesshme. Operacioni është i nevojshëm për ata që kanë privim, nuk ndjejnë ekstremitetet dhe në rastet e urinimit të pavullnetshëm dhe pamundësisë për të kontrolluar jashtëqitjen. Urgjencat dhe frakturat e rënda janë gjithashtu indikacione për kirurgji.
Parandalimi i dhimbjes së qafes dhe shpinës
Ashtu sikur me sëmundjet dhe problemet e tjera shëndetësore, në rastin e dhimbjes së shpinës, parandalimi është më i rëndësishmi. I referohet shtretërve, jastëkëve, karrigeve dhe mobiljeve të tjera të përshtatshme. Këpucët e rehatshme janë shumë të rëndësishme, me disa centimetra pjerrësi. Gjithmonë rekomandohet lënia e duhanit dhe aktiviteti fizik i moderuar, sidomos në këtë rast. Noti dhe ecja e shpejtë japin efektin më të madh. Gjithashtu, duhet të kujdeseni për peshën tuaj dhe të hani në mënyrë të moderuar dhe të shëndetshme. /Telegrafi/
Zgjebja (scabies) është një sëmundje ngjitëse e lëkurës, e shkaktuar nga një parazit mikroskopik që jeton dhe shumon brenda shtresave sipërfaqësore të saj. Ajo shfaqet në të gjitha grupmoshat dhe ka përhapje të shpejtë në kushte ku higjiena është e mangët dhe kushtet ekonomike janë të dobëta. Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohë, zgjebja mund të marrë një formë të zgjatur dhe kronike
Dr. Erëza Y. Durmishi, PhD Candidate- Mjekësi Klinike
Si përhapet dhe kush rrezikohet nga zgjebja?
Zgjebja transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik me një person të infektuar, por edhe përmes objekteve të ndotura, si rrobat, peshqirët dhe çarçafët. Rreziku i përhapjes është më i madh në mjedise kolektive si familjet, kopshtet e fëmijëve, shkollat, konviktet, ambientet e përbashkëta të ushtrisë apo institucioneve të kujdesit social.
Çfarë e shkakton zgjebën?
Shkaktari i saj është paraziti Sarcoptes scabiei var. hominis. Femra e këtij paraziti depërton në shtresën e jashtme të lëkurës (epidermë), ku krijon tunelesh mikroskopike dhe vendos 25–50 vezë. Pas vendosjes së vezëve, ajo ngordh. Gjatë një periudhe prej 2 deri në 3 javë, vezët zhvillohen në larva, të cilat arrijnë të rriten dhe të ripërhapin ciklin infektiv.
Cilat janë simptomat dhe shenjat klinike të zgjebes?
Shenja më e zakonshme dhe më shqetësuese është kruarja intensive, veçanërisht gjatë natës. Kjo ndodh si pasojë e reagimit të trupit ndaj lëvizjeve dhe pranisë së parazitëve dhe produkteve që ata lëshojnë në lëkurë.
Dallimet klinike mund të vërehen sipas moshës dhe gjinisë:
• Te meshkujt, shenjat zakonisht shfaqen rreth organeve gjenitale, në bark, rreth kërthizës, në duar dhe në hapësirat mes gishtërinjve.
• Te femrat, zonat më të prekura janë gjoksi, barku, ekstremitetet dhe po ashtu hapësirat ndërgishtore.
• Tek fëmijët e vegjël dhe foshnjat, ndryshimet në lëkurë mund të vërehen edhe në fytyrë, pëllëmbë dhe shputa – zona të cilat zakonisht nuk preken te të rriturit.
Manifestimet në lëkurë përfshijnë:
• Papula (noduse të vogla),
• Vezikula (flluska të mbushura me lëng),
• Gërvishtje të shumta,
• Herë pas here edhe bula apo urtikarie (skuqje të lëkurës me kruarje të fortë),
• Në raste të avancuara, mund të vërehen infeksione të dytësuara bakteriale (piodermi), me pustula (flluska të mbushura me qelb) dhe krusta (shtresa të forta të tharjes së qelbit).
Në disa pacientë mund të shfaqen noduj të qëndrueshëm (noduli scabiei), të cilët vazhdojnë të jenë prezentë edhe pas trajtimit dhe zhdukjes së parazitit, për shkak të reagimeve imune të lëkurës.
Noduli Scabiei i lokalizuar në ndërsqetull
Si bëhet dallimi nga sëmundje të tjera?
Zgjebja mund të ngatërrohet me shumë sëmundje të tjera të lëkurës që shkaktojnë kruarje. Për këtë arsye, diagnoza duhet të bëhet me kujdes dhe të diferencohet nga:
• Prurigo – një sëmundje me kruarje të vazhdueshme,
• Strophulus – alergji tek fëmijët që krijon flluska dhe kruarje,
• Folliculitis – infeksion i folikulave të qimeve.
Prandaj, konsultimi me mjekun familjar apo dermatologun është i domosdoshëm.
Trajtimi dhe kujdesi mjekësor
Trajtimi i përgjithshëm
Për të arritur rezultat efektiv, të gjithë anëtarët e familjes apo personat që kanë pasur kontakt me të sëmurin duhet të mjekohen njëkohësisht, edhe nëse nuk shfaqin simptoma. Kjo parandalon rikthimin e infeksionit nga persona të padiagnostikuar.
Gjithashtu, është e nevojshme që:
• Të dezinfektohen rrobat, çarçafët, batanijet dhe sendet personale me larje në ujë të nxehtë (minimumi 60°C),
• Të evitohen kontaktet e ngushta derisa trajtimi të përfundojë plotësisht,
• Në rast infeksionesh dytësore, mund të nevojitet trajtim me antibiotikë dhe medikamente qetësuese apo antihistaminike.
Trajtimi lokal
Aplikohet direkt në lëkurë dhe përfshin:
• Preparatet me bazë squfuri, që janë të sigurta edhe për fëmijët;
• Benzoat benzili dhe krotamiton, që përdoren për të vrarë parazitin dhe për të lehtësuar kruarjen;
• Pomada antipruritike për qetësimin e lëkurës;
• Në raste me infeksione sekondare, përdoren pomada me antibiotikë dhe kortikosteroide për të ulur inflamacionin;
• Nodujt që zgjasin më shumë se disa javë mund të trajtohen me injeksione kortikosteroide intralezionale ose në raste të veçanta, me fototerapi PUVA (kombinim i barnave dhe dritës UV).
Zgjebja norvegjeze – Scabies Norvegica
E njohur ndryshe si zgjebja krustoze, kjo formë është më e rrallë dhe më e rrezikshme. Ajo prek zakonisht persona me imunitet të dobësuar, pacientë me probleme neurologjike, psikike ose me aftësi të kufizuara. Në këtë formë, lëkura mbulohet nga shtresa të trasha dhe të ngurta me ngjyrë gri, të cilat janë të ngarkuara me mijëra parazitë.
Zonat më të zakonshme ku shfaqen lezione janë: koka, fytyra, zverku, bërrylat dhe gjunjët. Për shkak të ngarkesës së lartë me parazitë, zgjebja norvegjeze është jashtëzakonisht ngjitëse dhe kërkon masa të forta izolimi dhe kujdesi mjekësor.
Trajtimi përfshin:
• Heqjen e shtresave të trasha me pomada keratolitike (që zbusin lëkurën),
• Përdorimin e mjeteve antiskabioze për eliminimin e parazitëve,
• Kujdes të veçantë në menaxhimin e higjienës personale dhe mjedisore.
Apel për kujdes dhe ndërgjegjësim
Zgjebja nuk është një problem thjesht estetik apo i përkohshëm, nëse nuk trajtohet siç duhet, mund të përhapet shpejt dhe të sjellë komplikime. Ndaj, është e rëndësishme që çdo person që vëren kruarje të fortë të natës dhe ndryshime në lëkurë, të kërkojë këshillë mjekësore sa më shpejt. Zbatimi i trajtimit korrekt dhe masat higjieno-sanitare janë kyçe për menaxhimin e kësaj sëmundje. /Telegrafi/
Një aktivitet i rëndë kriminal është zbuluar në fabrikën “Master AL” në Vorë, pronë e Skifter Taganit, i cili rezulton të jetë edhe pronar i kompanisë “ANTER SHPK”, e cila merret me prodhimin e biskotave dhe çokollatave. Hetimet tregojnë se Skifter Tagani grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe […]
Tirana ka 16 linja urbane dhe mbi 300 autobusë, por për banorët e Treshit – një zonë periferike në Njësinë Administrative Nr. 11 – transporti publik mbetet luks i paarritshëm. Me një popullsi prej mbi 65 mijë banorësh, kjo zonë nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në asnjë nga linjat ekzistuese.
Banorët kujtojnë për Citizens.al se dikur kanë pasur linjë autobusi, por pas vitit 2020 ajo u hoq.
“Na vunë një herë një autobus të vogël, linja e Bërxullit [njësi e Bashkisë Vorë]… as dy vjet nuk na e lanë,” thotë Xhelali, një nga banorët e zonës. “Pastaj ishte një autobus i linjës së Institutit [Bashkia Kamëz], që u fut te lagjja jonë, pak kohë e lanë edhe atë, para 4-5 vitesh.”
Për të arritur stacionin më të afërt, te Treshi, pranë shinave në rrethin ku bëhen bashkë rrugët “Lunxheri-Kastriotet”, atyre u duhet mbi gjysmë orë ecje, një sfidë që përkeqëson aksesin në arsim, punë e shërbime bazë.
Institucionet përgjegjëse – Bashkia Tiranë, Bashkia Vorë dhe ajo e Kamzës – bëjnë ping-pong me përgjegjësinë, ndërkohë që asnjë zgjidhje konkrete nuk është ofruar që prej ndërprerjes së linjës Kashar-Bërxullë në vitin 2023.
“[…] para pandemisë ka pasur linjë të transportit publik por jo e licencuar nga Bashkia Vorë.” tha kjo bashki për Citizens.al ndërsa nuk shpjegon arsyet se përse nuk u ofrohet një zgjidhje banorëve duke licencuar një kompani.
Qytetarë duke hipur në autobusin e linjës Kamëz-Qendër (Tiranë)/Shinat e Trenit tek Treshit, në kryeqytet.
Banorët flasin për një neglizhencë të thellë: “Janë tallur me ne në këto 30 vite, gjithë jetën në këmbë,” thekson Xhelali.
“Vijnë vetëm për vota,” shprehet e zhgënjyer Rita, një nënë e dy fëmijëve, të cilët ndjekin shkollën në Laprakë – mbi 3 kilometra larg – sepse zona nuk ka gjimnaz.
“E kanë harruar këtë lagjen tonë!” thekson më tej ajo.
Kjo mungesë e qasjes në transport përbën një problematikë serioze të barazisë sociale dhe urbanistike në Tiranë.
Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban, konfirmoi për Citizens.al se te zona e ashtuquajtur “Shinat e Trenit” te Treshi, kalojnë linjat “Institut-Qendër” dhe “Kamëz-Qendër”. Ndërkohë rreth 1.2 kilometra më tutje atyre u shërben linja “Vorë-Qendër” te qendra tregtare “Casa Italia”.
“Dal me fëmijët, pasi kanë qejf të shkojnë te lodrat, por na zë frika,” thotë Silva, një tjetër banore, e cila tregon se i druhen faktit se fëmijët lodhen të dalin deri në rrugën kryesore, teksa taksitë kërkojnë 300-400 lekë vetëm për një rrugë.
“Fëmija im shkon në shkollë në këmbë, unë përditë në këmbë, nuk e di si nuk menduan njëherë për ne,” vijoi ajo.
Qytetarë duke ecur në këmbë dhe automjete në rrugën Princ Vidi, ku mungon një linjë e transportit publik.
Bashkia Vorë i tha Citizens.al se për zonën që mbulon “nuk ka pasur ankesa nga banorët për shtim linje të re”.
Citizens iu drejtua Bashkisë Kamëz, e cila tha se “zona te rruga ‘Princ Vidi’ rrugicat përreth, deri në Bërxullë, nuk janë pjesë e juridiksionit të saj”.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Qytetas, Kostandin Foni, sugjeroi që për këtë çështje t’i drejtoheshim Drejtorisë së Transportit Publik pranë Bashkisë Tiranë, pasi ajo harton mbulimin me linjat urbane.
Bashkia Tiranë pranoi se për linjën “Kashar-Bërxullë” në periudhën 2018-2023 qe lidhur kontratë shërbimi me kompaninë “Denisi Trans”, por që pas përfundimit të kontratës nuk e ka rinovuar atë.
Njësoj si dy bashkitë e tjera, edhe Bashkia Tiranë nuk sqaroi nëse ka pasur ndonjë studim për këtë komunitet apo për përshtatjen e linjave të tjera për ta mbuluar dhe zonën e Treshit duke e lënë çështjen pa zgjidhje.
Këtë të shtunë, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara dhe më pas hidheshin sërish në treg, është zbuluar në Vorë nga Policia e Tiranës.
Administratori i magazinës, Florenc Domi, 38-vjeç dhe magazinieri Agim Domi, 58-vjeç, janë vënë në pranga, ndërsa ortaku dhe shoferi i magazinës po hetohen në gjendje të lirë.
Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara si çokollata, fruta të thata, patatina, kroasan, kikirika nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan.
Pasi u falsifikonte datat e skadencës i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.
Gjatë operacionit, u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhjetra kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale, shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, fshehja e të ardhurave, mospagimi i taksave dhe tatimeve”, punësim i paligjshëm dhe importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve.
Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.
Në pranga kanë rënë administratori Florenc Domi dhe magazinieri i subjektit tregtar, Agim Domi.
Ndërkohë, u proceduan penalisht shtetasit S. T., 56-vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36-vjeç, shofer i magazinës.
Gjatë këtij operacioni, është zbuluar në zonën e Vorës një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas riktheheshin në treg si të sigurta për konsum.
Në kuadër të këtij hetimi:
U arrestuan në flagrancë administratori i magazinës, F. D., 38 vjeç dhe magazinieri, A. D., 58 vjeç.
U proceduan penalisht ortaku i subjektit, S. T., 56 vjeç dhe shoferi, A. D., 36 vjeç.
Sipas Policisë, subjekti kishte aktivitet në fushën e import-eksportit dhe tregtimit të produkteve industriale dhe ushqimore. Ai grumbullonte mallra të skaduara nga tregjet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, i rietiketonte me data të rreme skadence dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor dhe në shkelje të rënda të sigurisë ushqimore.
Gjatë kontrolleve, u sekuestruan:
716 koli dhe dhjetëra kilogramë produkte ushqimore të përpunuara, të cilave u ishte falsifikuar afati i skadencës (produktet kishin skaduar që në janar dhe shkurt 2025).
Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka marrë në dorë materialet procedurale për vijimin e hetimeve për disa vepra penale, përfshirë:
“Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”
“Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”
“Fshehja e të ardhurave”
“Mospagimi i taksave dhe tatimeve”
“Punësim i paligjshëm”
“Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të ngjashëm në numrin pa pagesë 112 ose përmes aplikacionit Komisariati Dixhital, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.
Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.
Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.
Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.
Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier.
U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.
Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me sigurinë ushqimore në numrin pa pagesë 112.
Në dekadat e fundit, roli i televizionit dhe pajisjeve me ekran ka ndryshuar thelbësisht jetën e fëmijëve. Ato nuk janë më thjesht burime argëtimi, por janë bërë bashkudhëtarë të përditshmërisë, shpesh herë të pakontrolluar. Por çfarë ndikimi kanë realisht në shëndetin fizik, mendor dhe emocional të fëmijëve tanë?
Dr. Halit Mehmeti, Pediatër Tel. 044308026
Akademia Amerikane e Pediatrisë është shumë e qartë në këtë pikë: “Fëmijët më të vegjël se tetëmbëdhjetë deri njëzet e katër muaj nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve digjitale, përveç video-bisedave” (cituar nga Udhëzuesi i Përdorimit të Mediave për Fëmijët e Vegjël, 2016).
Efektet negative të ekraneve
Zhvillimi gjuhësor dhe kognitiv vonohet
Një studim i publikuar në JAMA Pediatrics (Christakis et al., 2004) tregoi se për çdo orë televizion në ditë në moshën një deri tre vjeç, rritej rreziku për probleme me vëmendjen në moshën shtatë vjeç me dhjetë për qind. Fëmijët mësojnë gjuhën përmes bisedës së drejtpërdrejtë, kontaktit sy më sy, mimikës dhe tonit të zërit.
Televizioni është një mjet njëdrejtimësh – nuk i përgjigjet fëmijës, nuk ndërton dialog. Përmbajtja vizuale e televizorit është e shpejtë dhe shumë stimuluese, duke i bërë fëmijët më pas të jenë më pak të duruar dhe më të shpërqendruar në biseda reale dhe të ngadalta që janë të nevojshme për mësimin e gjuhës. Truri i një fëmije të vogël mëson më mirë përmes ndërveprimit të drejtpërdrejtë dhe lojës. Ekranet nuk e zëvendësojnë këtë formë mësimi.
Çrregullime të gjumit
Një meta-analizë e vitit dymijë e nëntëmbëdhjetë mbi gjashtëdhjetë e shtatë studime (Carter et al.) gjeti lidhje të forta mes ekspozimit ndaj ekraneve dhe kohës më të shkurtër të gjumit, cilësisë së dobët dhe vështirësive për të fjetur. Ekranet ndikojnë në prodhimin e melatoninës dhe mbingarkojnë sistemin nervor, duke e bërë më të vështirë gjumin cilësor.
Rritje e rrezikut për obezitet
Një studim i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (2021) mbi mbi trembëdhjetë mijë fëmijë tregoi se ata që shihnin televizor më shumë se dy orë në ditë kishin indeks të masës trupore më të lartë dhe nivele aktiviteti më të ulëta fizik. Televizori vonon orarin e gjumit, duke ndikuar në çrregullimin e metabolizmit.
Sipas Dr. Sandra G. Hassink nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, televizioni ndikon në obezitet jo vetëm duke zëvendësuar lëvizjen, por edhe duke stimuluar konsum të tepruar ushqimesh përmes reklamave.
Shikimi i televizionit nuk është domosdoshmërisht i dëmshëm në vetvete, por ekspozimi i tepruar dhe pa kontroll i fëmijëve para ekranit krijon një mjedis që favorizon sjellje sedentare, ushqim jo të shëndetshëm dhe zakone afatgjata që çojnë në obezitet.
Sjellje agresive dhe desensibilizim emocional
Studimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara tregojnë se ekspozimi i hershëm ndaj përmbajtjes së dhunshme në televizion rrit ndjeshmërinë ndaj dhunës dhe sjelljet agresive në fëmijëri dhe adoleshencë. Kjo përforcohet nga shkencëtari i njohur Dr. L. Rowell Huesmann nga Universiteti i Michiganit, i cili thotë: “Fëmijët nuk dinë ta ndajnë dhunën fiktive nga realiteti. Nëse ajo serviret si argëtim, e pranojnë si normë.”
Është e këshillueshme që të ketë kujdes në këtë pjesë, sepse shumë raste të tragjedive në shkolla ku fëmijët shkaktojnë dhunë ose vrasje janë të motivuara nga aktet e dhunshme në televizion ose rrjete sociale.
Performanca më e ulët akademike
Një analizë e The Lancet Child & Adolescent Health (2018) mbi katër mijë e pesëqind fëmijë zbuloi se ata që kalonin më shumë se dy orë para ekranit në ditë kishin rezultate më të dobëta në testet e kujtesës, gjuhës dhe zgjidhjes së problemeve.
Sipas Dr. Jeremy Walsh nga CHEO Research Institute në Kanada, “Shumë orë para ekranit zëvendësojnë aktivitetet që stimulojnë zhvillimin, si leximi apo loja.” Ky citat nënvizon një të vërtetë themelore: Ekranet nuk janë vetëm çfarë ofrojnë, por edhe çfarë zëvendësojnë. Çdo orë që një fëmijë kalon para televizorit apo tabletit, është një orë që nuk luan, nuk lexon, nuk ndërton fjalor, nuk mëson të bashkëveprojë dhe nuk zhvillon imagjinatën. Për fëmijën, zhvillimi ndodh në marrëdhënie, jo në pasivitet.
Rekomandime praktike për prindërit:
Për fëmijët nga zero deri në dy vjeç, koha e lejuar para ekranit duhet të jetë zero minuta, përveç rasteve të video-bisedave, ndërsa fokusi duhet të jetë tek ndërveprimi i drejtpërdrejtë dhe loja. Për fëmijët nga dy deri në pesë vjeç, rekomandohet që koha para ekranit të mos e kalojë një orë në ditë, duke zgjedhur përmbajtje edukative dhe gjithmonë nën mbikëqyrjen e prindërve. Për fëmijët mbi gjashtë vjeç, koha para ekranit duhet të kufizohet maksimumi deri në dy orë në ditë, duke vendosur rregulla të qarta dhe duke shmangur përdorimin e ekranit para gjumit.
Mjeku i mirënjohur amerikan Dr. Michael Rich nga Shkolla Mjekësore e Harvardit thotë: “Prindërit nuk duhet të kenë frikë nga teknologjia, por duhet ta përdorin me mençuri, duke u bërë vetë shembull.” Në këtë rast është e rëndësishme që të inkurajoni fëmijët në aktivitete fizike, lojëra sociale, lexim dhe ndërveprim prind–fëmijë. Po ashtu, hartimi apo krijimi i një “plani familjar të përdorimit të mediave”, që përfshin rregulla për ekranin në shtëpi. /Telegrafi/
Vera e shumëpritur sjell me vete destinacione joshëse pushimesh, dalje natën, shëtitje përgjatë lumit, not në pishina, lumenj, liqene, det etj. Por kjo stinë sjell një sërë problemesh të mundshme shëndetësore
Prof. ass.dr. Isuf Bajrami Specialist i mjekësisë urgjente Qendra e Mjekësisë Urgjente, Prishtinë
Temperatura është një gjendje patologjike për shkak të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, e cila shkakton një ndryshim të sistemit të termorregullimit hipotalamik. Ajo çon në ngritje të temperaturës së trupit mbi vlerën e konsideruar normale, rreth 36.8°C.
Probleme të vogla të shkaktuara nga nxehtësia:
• Ënjtje e kyçit të këmbës
• Ngërçe, fascie
• Skuqje të shkaktuara nga nxehtësia (miliaria)
Probleme më serioze janë lodhja nga nxehtësia dhe goditja nga nxehtësia. Ato ndodhin në rrethanat e mëposhtme:
1. Goditja klasike e nxehtësisë pa mbingarkesë shkaktohet nga temperaturat e jashtme shumë të larta. Është më e zakonshme te të moshuarit në zonat me klimë shumë të nxehtë.
2. Goditja nga nxehtësia me sforcim shkaktohet nga prodhimi i tepërt i nxehtësisë. Ndodh te: sportistët, punëtorët fizikë, zjarrfikësit, ushtarët fillestarë, përdoruesit e saunës.
3. Medikamentet dhe barnat e ndryshme mund të predispozojnë për zhvillimin e sëmundjes nga nxehtësia. Përveç kësaj, njerëzit që marrin drogë (p.sh. kokainë, ekstazi, amfetaminë) dhe më pas kërcejnë fort mund të sëmuren nga sëmundja e nxehtësisë.
Goditja nga nxehtësia, kategoritë me rrezik dhe simptomat
Vlerësimi
Siguroni vendin e ngjarjes dhe zbatoni masat e mbrojtjes personale. Vlerësoni ABCDE -vlerësoni nivelin e vetëdijes me Glasgow Coma Scale (GCS).
Është e rëndësishme të dyshohet për lodhje nga nxehtësia/goditje nga nxehtësia, të vlerësohet historia mjekësore, rrethanat dhe çrregullimet e vërejtura gjatë ekzaminimit fizik. Megjithatë, mund të jetë e rrezikshme të supozohet se kolapsi i sportistit është shkaktuar vetëm nga nxehtësia.
Shkaqe të tjera të mundshme, si diabeti ose problemet e zemrës, duhet të kontrollohen. Te lodhja nga nxehtësia, pacienti mund të ketë simptoma të ngjashme me gripin si:
• Dhimbje koke
• Të përziera
• Marramendje
• Të vjella
• Spazma
Temperatura e trupit mund të jetë e ngritur (zakonisht nën 41°C), rrahjet e zemrës do të rriten, frymëmarrja përshpejtohet, presioni i gjakut ulet dhe djersitja është e pranishme. Dallimi midis goditjes nga nxehtësia dhe lodhjes nga nxehtësia është se pacienti me goditje nga nxehtësia do të ketë simptoma neurologjike si:
• Çrregullim i vetëdijes
• Ataksi
• Konvulsione
Për më tepër, temperatura e trupit do të jetë gjithmonë e ngritur, rregullisht mbi 41°C. Djersitja nuk duhet të jetë e pranishme.
Vapa është rreziku kryesor jo vetëm për personat që vuajnë nga patologji kardiake. Në rast të humbjes së vetëdijes nevojitet trajtim mjekësor urgjent
Trajtimi
• Filloni të kujdeseni për ABCDE
• Jepni oksigjen (ngopja e synuar >94 %)
• Matni nivelin e glukozës në gjak
• Nëse pacienti është plotësisht i vetëdijshëm dhe pa shqetësime të sistemit nervor qendror (lodhje nga nxehtësia), ai mund të trajtohet me zëvendësim të lëngjeve orale; nëse është e mundur, të përdoret tretësirë izotonike për rehidrim.
• Në rastet e rënda hapni një linjë intravenoze dhe filloni rehidratimin me tretësirë fiziologjike.
Te individët e shëndetshëm me lodhje nga nxehtësia, zëvendësimi fillestar i lëngjeve duhet të administrohet përpara se shenjat vitale të bëhen patologjike.
– Nëse pacienti ka simptoma që tregojnë rraskapitje nga nxehtësia, atëherë duhet të jepet bolus prej 250 ml tretësirë fiziologjike.
– Vëllimet e mëdha të lëngjeve duhet të shmangen pasi ato mund të shkaktojnë edemë të trurit.
– Nëse nuk ka puls qendror ose periferik, atëherë kërkohen boluse prej 250 ml tretësirë fiziologjike, në sasi totale deri në 1 litër.
Kujdesi
Gjatë ekzaminimit të parë, është e nevojshme të hapet linja intravenoze (rruga intraoseale merret parasysh). Shenjat vitale duhet të rivlerësohen pas çdo bolusi të lëngjeve dhe para administrimit të mëtejshëm të lëngjeve.
• Monitoroni vazhdimisht ritmin e zemrës
• Zhvendoseni pacientin nga ambienti i nxehtë ose, nëse është e mundur, largoni shkakun
• Zhvendoseni pacientin në automjet me ajër të kondicionuar, nëse ka mundësi
• Matni temperaturën e trupit të pacientit; do të ishte më mirë të matej temperatura rektale (dhe temperatura e ambientit, nëse është e mundur)
• Hiqni rrobat
• Filloni ftohjen
• Largojeni pacientin nga ambienti i nxehtë
• Spërkateni pacientin me ujë të vakët dhe drejtojini ventilatorët për të fryrë ajrin në lëkurën e lagur.
MOS përdorni ujë të ftohtë sepse mund të shkaktojë vazokonstriksion dhe të reduktojë humbjen e nxehtësisë.
• Mund të vendosni akull në sqetull, qafë dhe ijë
• Vendosni peshqirë të lagur me ujë të ftohtë në faqe, pëllëmbë dhe shputa
• Filloni transportin urgjent të pacientit për në spital me kondicionerin ndezur ose me dritare të hapura
• Nëse pacienti është jashtëzakonisht i shqetësuar dhe i çorientuar, mund t’i jepet diazepam intravenoz (5-10 mg ngadalë intravenoz)
• Çdo gjë e vërejtur dhe e zbatuar duhet të regjistrohet në dokumentacionin mjekësor
• Njoftoni pranimin e urgjencës në spital për mbërritjen e pacientit, nëse është e nevojshme
• Vazhdoni trajtimin e pacientit gjatë rrugës për në spital.
Rekomandime
• Mbani barnat në temperaturë nën 25 °C ose në frigorifer (lexoni udhëzimet për ruajtjen e barit).
• Kërkoni këshillën e mjekut nëse keni sëmundje kronike ose jeni duke marrë medikamente të shumta.
Nëse ju ose të tjerët përreth jush nuk ndiheni mirë:
• Kërkoni ndihmë nëse keni marramendje, dobësi, lodhje, ankth ose jeni jashtëzakonisht të etur dhe keni dhimbje koke të fortë; shkoni në një vend më të freskët sa më shpejt të jetë e mundur dhe matni temperaturën.
• Pini ujë ose lëng frutash për t’u rehidratuar.
• Qetësohuni dhe shtrihuni në një dhomë të ftohur; nëse keni ngërçe të dhimbshme, më shpesh në këmbë, krahë ose bark, shpesh pas punës ose stërvitjes në mot shumë të nxehtë, pini lëngje që përmbajnë elektrolite dhe nëse ngërçet vazhdojnë për më shumë se një orë, kërkoni ndihmë mjekësore.
• Konsultohuni me mjekun në rast të ankesave të tjera ose nëse ankesat e përshkruara zgjasin më shumë.
• Nëse një anëtar i familjes suaj ka lëkurë të thatë, të nxehtë ose është në delir (duke folur në mënyrë jokoherente dhe i shqetësuar), ka konvulsione ose është pa ndjenja, telefononi menjëherë numrin 194, shërbimin e urgjencës mjekësore.
Derisa prisni për mjekun/shërbimet e urgjencës, vendoseni personin në një dhomë të freskët në pozicion horizontal, ngrini këmbët dhe ijet, hiqni rrobat dhe filloni ftohjen e jashtme – si p.sh. pako të ftohta në qafë, sqetull dhe ijë, me ventilator dhe spërkatje të lëkurës me ujë në 25-30°C.
• Matni temperaturën e trupit
• Ftoheni personin derisa temperatura e trupit të bjerë nën 38 °C.
• Mos jepni acid acetilsalicilik ose paracetamol.
• Vendosni personat pa ndjenja në pozicion të shtrirë.
• Ndiqni rekomandimet e institucioneve shëndetësore kombëtare dhe lokale gjatë gjithë kohës së vapës së fortë!
Komplikimet e goditjes nga nxehtësia janë:
• Respiratore – aspirim, bronkospazëm, edemë pulmonare jo kardiogjene, sindromë e shqetësimit respirator akut, pneumoni, infarkt pulmonar, hemorragji pulmonare
• Kardiake – dekompensim kardiak, infarkt akut i miokardit, çrregullime të ritmit
• Hipotension
• Konvulsione
• Rabdomiolizë
• Insuficiencë renale akute
• Dëmtim akut i mëlçisë
• Koagulopati intravaskulare e diseminuar (DIC)
Përmbledhje
• Lodhja dhe goditja e nxehtësisë ndodhin në temperatura të larta të jashtme, si pasojë e prodhimit të tepërt të nxehtësisë dhe gjatë marrjes së disa medikamenteve dhe barnave.
• Sa më tepër të ulet temperatura e mjedisit, aq më shumë zvogëlohet mundësia për goditje nga nxehtësia.
• Te sportistët nuk duhet gjykuar se bëhet fjalë për kolaps nga nxehtësia, por duhet kontrolluar shkaktarët e tjerë.
• Te lodhja nga nxehtësia, pacienti mund të ketë simptoma të ngjashme me gripin, siç janë dhimbja e kokës, mundimi, të vjellat, marramendja dhe ngërçet, por temperatura nuk do të thotë se është gjithmonë e ngritur.
• Te goditja termike, pacienti do të ketë simptoma neurologjike siç janë çrregullimet e vetëdijes, ataksia dhe konvulsionet, ndërsa temperatura trupore do të jetë e ngritur, zakonisht mbi 41°C.
• Në rast të lodhjes ose rraskapitjes nga nxehtësia dhe goditjes termike, pacienti duhet të transportohet me kujdes mjekësor nga ekipi i urgjencës për trajtim spitalor.
Deputetja e Partisë Demokratike, znj. Albana Vokshi, ka marrë pjesë ditën e sotme në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë. Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, Vokshi dëshmoi mbi ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar Vorën si shembullin […]
Radioterapia është një nga shtyllat kryesore të trajtimit të kancerit, së bashku me kirurgjinë dhe kimioterapinë. Ajo përdor rrezatim jonizues për të shkatërruar qelizat kancerogjene ose për të frenuar rritjen e tyre. Megjithatë, si çdo trajtim mjekësor, edhe radioterapia duhet të administrohet me kujdes dhe saktësi të lartë.
Msc. Fesal Selimi, PhDc. Ekspert i Fizikës Mjekësore & Ekspert për Mbrojtje nga Rrezatimi
Mbidozimi, pra ekspozimi aksidental ndaj një doze më të lartë se sa e planifikuar, përbën një rrezik serioz për pacientin dhe mund të çojë në pasoja të rënda.
Çfarë është mbidozimi në Radioterapi?
Mbidozimi ndodh kur pacienti merr një sasi më të madhe rrezatimi se sa ajo e paraparë nga plani i trajtimit. Kjo mund të ndodhë për shkak të gabimeve teknike, llogaritjeve të gabuara të dozës, defekteve të pajisjeve apo pozicionimit jo të mirë të pacientit gjatë trajtimit. Sipas studimeve të publikuara në International Journal of Radiation Oncology dhe Radiotherapy and Oncology, çdo devijim nga doza e planifikuar mund të çojë në rritje të efekteve toksike në organet përreth tumorit dhe tek vetë pacienti.
Pasojat klinike të mbidozimit
Pasojat akute dhe kronike të indeve – Mbidozimi mund të shkaktojë inflamacion të fortë në indet e ekspozuara (p.sh. mukozit, dermatit, nekrozë).
Efektet kronike përfshijnë fibroza, nekrozë dhe humbje të funksionit të organeve si mushkëritë, mëlçia apo sistemi nervor qendror.
Rritje e rrezikut për efekte sekondare– Sipas punimeve të botuara në Journal of Clinical Oncology, rrezatimi i tepërt mund të shkaktojë mutacione të tjera gjenetike, duke rritur rrezikun për zhvillimin e kancereve sekondare pas shumë vitesh.
Dëmtimi i strukturave të ndjeshme të organeve në rrezik (OARs) – Organet në rrezik (OARs), si kanali spinal, truri, zemra, syri, testiset, veshkat etj., janë shumë të ndjeshme ndaj rrezatimit.
Një mbidozim mbi dozën e toleruar të këtyre strukturave mund të shkaktojë pasoja të pakthyeshme si paralizë, çrregullime konjitive, insuficiencë renale, humbje të shikimit, anemi etj.
Ndikimi në cilësinë e jetës dhe mbijetesën – Komplikimet e shumta pas mbidozimit shpesh kërkojnë trajtime të reja, ndërhyrje kirurgjikale dhe hospitalizim të gjatë. Kjo e ul ndjeshëm cilësinë e jetës dhe, në raste të caktuara, shkakton vdekshmëri të parakohshme.
Në një analizë të publikuar në Radiotherapy and Oncology (2009), një mbidozim prej vetëm 10% mbi planin e parashikuar çoi në rritje të incidencës së nekrozës tek pacientët me tumore të trurit.
Në Francë, mbi 200 pacientë u prekën nga mbidozimi për shkak të një gabimi në softuerin e planifikimit të trajtimit. Rreth 10% prej tyre zhvilluan komplikime të rënda që kërkonin ndërhyrje kirurgjikale ose terapi paliative.
Shkaqet më të zakonshme të mbidozimit
Gabime njerëzore në llogaritjen ose verifikimin e dozës Mungesa e protokolleve të standardizuara të QA (kontrollit të cilësisë) Kalibrimi i pasaktë i pajisjeve të radioterapisë Mungesa e stafit të trajnuar në fizikë mjekësore dhe dozimetrie
Rëndësia e Kontrollit të Cilësisë (QA)
Sipas udhëzimeve të IAEA dhe ESTRO, çdo njësi e radioterapisë duhet të zbatojë një sistem rigoroz të kontrollit të cilësisë që përfshin:
Kalibrim periodik të linakëve Verifikimin dhe aprovimin e planeve nga Eksperti i Fizikës Mjekësore (MPE) dhe specialisti i Onkologjisë Auditime të brendshme dhe të jashtme të sistemit të trajtimit Trajnim të vazhdueshëm për stafin klinik dhe teknik
Përfundim
Mbidozimi i rrezatimit në onkologji nuk është vetëm një problem teknik – është një sfidë serioze klinike që prek drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e pacientëve. Përderisa radioterapia mbetet një nga armët më të fuqishme kundër kancerit, ajo kërkon një nivel të lartë preciziteti dhe bashkëpunimi ndërdisiplinor. Në këtë kontekst, roli i Ekspertit të Fizikës Mjekësore është jetik dhe i pazëvendësueshëm.
Eksperti i Fizikës Mjekësore është profesionisti kyç që siguron që çdo plan trajtimi të jetë i saktë, i optimizuar dhe i sigurt. Ai verifikon që pajisjet të jenë të kalibruara siç duhet, planifikon dozën e saktë që duhet dorëzuar në tumor dhe kontrollon mbrojtjen e organeve të ndjeshme. Pa praninë dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ekspertit të Fizikës Mjekësore, sistemi i radioterapisë humb një nga shtyllat themelore të kontrollit dhe sigurisë.
Çfarë ndodh kur ka mungesë të ekspertëve të Fizikës Mjekësore?
Rritet rreziku për gabime dozimetrike, pasi mungon kontrolli i detajuar mbi planifikimin dhe llogaritjen e dozës.
Mungon dozimetria e pajisjeve dhe e planeve të trajtimit, duke rritur ndjeshëm mundësinë e mbidozimit ose nën-dozimit të pacientëve.
Nuk kryhen testet e kontrollit të cilësisë (QA) në mënyrë të rregullt, duke rrezikuar që pajisjet të funksionojnë jashtë parametrave të lejuar.
Cenohet mbrojtja nga rrezatimi si për pacientët, ashtu edhe për stafin mjekësor, për shkak të mungesës së ekspertizës në matjen dhe analizën e rrezatimit të shpërndarë ose të rrjedhur.
Studimet nga agjenci ndërkombëtare si IAEA dhe IOMP theksojnë se mungesa e Ekspertëve të Fizikës Mjekësore të kualifikuar ka kontribuar në incidente të dokumentuara të mbidozimit me pasoja të rënda, përfshirë dëmtime të pakthyeshme të organeve vitale dhe madje edhe humbje jete.
Prandaj, mbrojtja e pacientit nuk është vetëm një përgjegjësi etike, por një obligim ligjor dhe profesional për çdo institucion që ofron trajtim onkologjik me rrezatim. Kjo kërkon:
Avancimin e Ekspertit të Fizikës Mjekësore të licencuar dhe të trajnuar sipas standardeve të IAEA dhe EURATOM.
Zbatimin e protokolleve të kontrollit të cilësisë në çdo hallkë të trajtimit.
Investim në edukimin e vazhdueshëm të stafit dhe auditime të rregullta nga autoritetet shëndetësore.
Ndërgjegjësim institucional dhe publik për rëndësinë jetike të Ekspertit të Fizikës Mjekësore në sistemin onkologjik.
“Pacienti që hyn në një kabinet të radioterapisë vjen me shpresën për shërim, jo për të rrezikuar jetën për shkak të neglizhencës sistemike. T’i ofrosh atij trajtim të sigurt dhe të kontrolluar është detyrë dhe nder – dhe Eksperti i Fizikës Mjekësore është ndër garantuesit kryesorë të kësaj sigurie.” /Telegrafi/
Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë.
Ky përfitim bazohet në nenin 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, i cili në pjesën për pagesën kalimtare parashikon se pas largimit nga funksioni, një deputet përfiton dy paga mujore të plota dhe më pas 50% të pagës bruto referuese, për aq kohë sa ka ushtruar funksionin, por jo më shumë se tre vite.
Aktualisht, paga mujore bruto e një deputeti është 310 mijë lekë, çka do të thotë se secili nga ish-deputetët do të përfitojë 155 mijë lekë në muaj deri në vitin 2028.
Sipas përllogaritjeve, përfituesit janë të shpërndarë në këtë mënyrë:
45 deputetë të mazhorancës socialiste
34 deputetë të opozitës
3 deputetë të Partisë Socialdemokrate
Ky trajtim financiar konsiderohet si një mbështetje për ish-funksionarët publikë në periudhën pas largimit nga detyra, megjithatë ka ngjallur debat në opinionin publik për shkak të kostos së lartë për buxhetin e shtetit.
PhD.C Besnik Saramati, Fizikant Mjekësor në Klinikën e Onkologjisë Kërkues shkencor i Fizikës Mjekësore dhe Edukimit Asistent në Universitetin e Prishtinës
Rrezatimi jonizues është pjesë e jetës sonë moderne, në diagnostikën mjekësore, industrinë e energjisë, sigurinë ushqimore dhe madje edhe në natyrë. Por pyetja që mbetet e hapur për më shumë se një gjysmë shekulli është kjo: A ekziston një dozë minimale e sigurt nga rrezatimi jonizues? Apo çdo grimcë është një rrezik potencial për shëndetin?
Kjo dilemë qëndron në qendër të një debati të fortë shkencor dhe politik që po merr vrull në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që mund të ketë ndikim global.
Çfarë është modeli LNT?
Modeli Linear No-Threshold (LNT) është baza mbi të cilën janë ndërtuar për dekada të tëra rregulloret e mbrojtjes nga rrezatimi në mjekësi, industri dhe mjedis. Ai pohon se çdo dozë, sado e vogël, rrit rrezikun për kancer apo dëmtime të tjera gjenetike, në mënyrë lineare, pa ndonjë “prag të sigurt”.
Ky model është përkrahur nga organizata të mëdha ndërkombëtare si:
ICRP (International Commission on Radiological Protection), UNSCEAR (Komiteti i OKB-së për efektet e rrezatimit), dhe Akademia Kombëtare e Shkencave e SHBA (BEIR VII, 2006)
Çfarë po ndryshon në SHBA?
Në maj 2025, Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkon nga agjencitë amerikane (p.sh. NRC dhe EPA) të rishikojnë modelin LNT dhe të shqyrtojnë mundësinë e kalimit në një model “me prag”, sipas të cilit vetëm dozat mbi një nivel të caktuar janë të rrezikshme. Ky urdhër ka hyrë në fuqi, dhe agjencitë janë tani në proces të hartimit të rregulloreve të reja, proces që përfshin konsultime publike dhe analizë të të dhënave shkencore.
Çfarë thotë shkenca?
Të dhëna epidemiologjike
Studime të mëdha, përfshirë një meta-analizë të mbi 300,000 punonjësve bërthamorë në SHBA, Britani dhe Francë (publikuar nga NCI, tregojnë se edhe dozat nën 100 mSv lidhen me rritje të rrezikut për kancer, veçanërisht leucemi dhe kancer të mushkërive. Analiza tregoi se për çdo 100 mSv dozë, rreziku për leucemi rritet me 48%. Këto të dhëna përputhen me atë që është vërejtur edhe tek të mbijetuarit e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, ku edhe ekspozimet 5-50 mSv kanë rezultuar me rritje të rrezikut për kancer.
Mekanizmat biologjikë
Dëmtimet në ADN ndodhin edhe nga doza minimale. Mekanizmi i efektit ‘bystander’ sugjeron se edhe qelizat jo të ekspozuara mund të pësojnë dëmtime për shkak të sinjaleve që marrin nga qelizat e prekura. Kjo mbështet idenë se nuk ka një prag absolutisht të sigurt, sepse dëmi mund të përhapet edhe përtej pikës së kontaktit me rrezatimin.
Po kundërshtarët e modelit LNT?
Disa shkencëtarë si Edward Calabrese (Universiteti i Massachusetts) argumentojnë se:
Modeli LNT është tepër konservativ dhe krijon frikë të panevojshme, Ekzistojnë prova për hormezën – idea që dozat e ulëta mund të stimulojnë mekanizma mbrojtës në trup, Rregulloret shumë të rrepta mund të sjellin kosto ekonomike të larta dhe të pengojnë zhvillimin teknologjik.
Ka apo jo “prag sigurie”?
Raporte të mëdha shkencore, përfshirë një analizë të The Lancet (2021), konkludojnë se nuk ka prova të forta për ekzistencën e një pragu të sigurt. Rreziku rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe lineare me dozën – edhe në nivelet më të ulëta. Prandaj, shumica e institucioneve ndërkombëtare të shëndetit publik vazhdojnë të rekomandojnë përdorimin e modelit LNT derisa të ketë prova më të forta në të kundërt.
Pse ka rëndësi ky debat?
Ky debat nuk është thjesht akademik. Ai prek vendime reale dhe të përditshme:
A duhet të kufizohen skanimet mjekësore me rreze X? A janë të mbrojtur mjaftueshëm punonjësit e industrisë bërthamore? A duhet të investojmë më shumë në energjinë bërthamore, edhe nëse zvogëlojmë masat mbrojtëse?
Për të gjitha këto, vendimi për të braktisur ose jo modelin LNT do të ketë ndikime të thella në politikën shëndetësore, mjedisore dhe ekonomike në mbarë botën.
Përfundim
Modeli LNT nuk është i përkryer, por mbetet baza më e qëndrueshme dhe e sigurt për vendimmarrje në fushën e rrezatimit. Çdo ndryshim në këtë qasje duhet të bazohet në konsensus shkencor të gjerë dhe prova të forta, e jo vetëm në interesa ekonomike apo politike dhe jo vetëm. Në një fushë ku rreziku, edhe pse i vogël, mund të akumulohet me kalimin e kohës – kujdesi dhe parimi i mbrojtjes maksimale mbeten jetikë. /Telegrafi/
Referencat:
1. BEIR VII Report, National Academies Press (2006) 2. UNSCEAR Report (2021) 3. National Cancer Institute, INWORKS Study (2020) 4. Calabrese E.J., EMBO Reports (2004) 5. The Lancet Oncology, “Low-dose radiation and cancer risk” (2021)
Komunikimi: Le të jetë i thjeshtë, le të jetë human, le të jetë i shkurtër dhe theksi le të jetë tek dëgjimi. (Keith Nichols, 2003)
Prof. Ass. Isuf Bajrami Specialist i Mjekësisë Urgjente Qendra e Mjekësisë Urgjente – Prishtinë
Skena e përditshme në repartin e urgjencës: pacientët të rreshtuar para pultit të triazhës, ekipi urgjent duke transportuar pacientë me karroca, fëmijë që qajnë, familjarë të shqetësuar.
Në qendër të gjithë këtij dinamizmi ndodhet mjeku ose infermierja e triazhës, që duhet të zotërojë aftësinë për të komunikuar në mënyrë efektive me familjarët, ekipin e urgjencës, mjekët dhe infermierët e tjerë.
Vendimmarrja dhe vlerësimi profesional bazohen mbi informacionin e marrë në kohë reale dhe të përpunuar përmes një komunikimi funksional.
Kur ndodhin probleme në procesin e komunikimit, në pah del aftësia e profesionistit të triazhës për të mbledhur informatat thelbësore pavarësisht pengesave.
Është e domosdoshme që ai/ajo të jetë i vetëdijshëm për faktorët që pengojnë komunikimin dhe të minimizojë ndikimin e tyre në vendimmarrje.
Për shembull, si duhet vepruar kur komunikimi verbal është i pamundur – si në rastin e një pacienti pa vetëdije?
Çfarë është një mjek ose infermieri/e e triazhit telefonik
Komunikimi efikas është baza për mbledhjen e informatave të sakta dhe me këtë edhe zbatimin e saktë të vlerësimit.
Në këto raste, me rëndësi është të kemi shkathtësi për vlerësimin e gjendjes fizike të pacientit, pasi metoda primare e triazhës atëherë bëhet mbledhëse e informatave të cilat mund të ndihmojnë rreth identifikimit të faktorëve fiziologjikë dhe me këtë përcaktimin e urgjencës.
Mbani mend se edhe komunikimi përmes personit të tretë, si anëtarit të familjes, kujdestarit ose përkthyesit, mund të ndikojë në procesin e vlerësimit.
Në këto raste, komunikimi gjithashtu mund të jetë i vështirë, pasi porosia është dërguar përmes personit të tretë vetëm nga pamja e tyre e ngjarjeve, e kjo mund të jetë edhe një pengesë potenciale.
Komunikimi është proces i dërgimit dhe pranimit të porosive mes personave brenda një harku dinamik. Çdo person është përgjegjës si dërgues, ashtu edhe si pranues i mesazhit.
Ekzistojnë shumë pyetje të rëndësishme lidhur me pacientin, mjekun ose infermierin e triazhës në rrethana të cilat mund të ndikojnë në kompleksitetin e procesit.
Literatura për komunikim shpesh i emërton këta faktorë “zhurmues”: zhurmë e jashtme fizike, zhurmë e brendshme ose fiziologjike, zhurmë semantike ose interpretuese.
Një prej çështjeve më të rëndësishme për shqyrtim është se pacienti mund të ketë pengesa në plotësimin e obligimeve të tij si dërgues dhe pranues i komunikimit, për arsye të “zhurmës”, e cila është e pandashme prej triazhës. Kjo nënkupton se mjeku ose infermierja-i më së shpeshti bart përgjegjësinë e njohjes dhe detektimit të faktorëve që ndikojnë në komunikim, edhe për vete edhe për pacientin.
Aftësia e mjekut ose infermierës së triazhës të qëndrojë e qetë dhe të realizojë komunikim efektiv brenda atij ambienti është bazamenti për vendimmarrje. Triazha në shërbimet emergjente funksionon non-stop, 24/7
Faktorët që ndikojnë në procesin e komunikimit gjatë triazhës
Sa më mirë që mjeku ose infermierja/i të kuptojë faktorët që ndikojnë në efikasitetin e komunikimit, kjo ndikon në komunikimin më të mirë dhe në kvalitetin e informatave të grumbulluara.
Faktorët në të cilët duhet pasur kujdes
• Ambienti fizik: pengesat si plastika e padepërtueshme, pultet, mungesa e privatësisë, zhurmat alarmuese dhe lëvizja e njerëzve nëpër hapësirë mund të ndikojnë në procesin e komunikimit gjatë triazhës.
• Mjeku ose infermierja e triazhës duhet të përpiqet të komunikojë me pacientin, përkundër pengesave, duke ruajtur privatësinë dhe besimin.
• Kufizimi kohor: vlerësimi dhe marrja e vendimeve për kategoritë e triazhës nuk guxojnë të zgjasin më tepër se 2–5 minuta.
• Përdorimi i gjuhës: përdorimi i zhargonit, qoftë mjekësor apo të rrugës, mund të rezultojë me moskuptim, në nivel të njëjtë sikur dy njerëz flasin në gjuhë të ndryshme.
• Sjellja joverbale: gjuha e trupit, pamja e fytyrës, toni i pacientit dhe i infermieres së triazhës janë njësoj të rëndësishëm në aspektin e komunikimit.
• Dallimet kulturore: përfshijnë dallimet në moshë, gjini, nacionalitet, gjuhë, fe, status shoqëror-ekonomik dhe në pritjen e kohëzgjatjes së jetës.
• Natyra e problemeve shëndetësore: problemet shëndetësore që janë shumë të ndjeshme, varfërojnë ose krijojnë pengesa mund të ndikojnë në mënyrën se si ato informata jepen, si nga ana e pacientit, ashtu edhe nga mjeku ose infermierja/i e triazhës.
• Anashkalimi i termineve kyçe dhe përdorimi i termineve jo adekuate (eufemizmave) mund të rezultojë me mesazhe të shtrembëruara që dërgohen dhe pranohen.
• Paramendimet në pritje: pacientët vijnë në Repartin e Urgjencës Mjekësore (RUM) me pritje të caktuara.
• Në këto pritje ndikojnë qasjet ndaj urgjencës që lidhen me problemet shëndetësore dhe përvojat paraprake që lidhen me shëndetin.
• Të gjitha këto pritje, në një moment të caktuar, mund të jenë jo reale.
• Njohja e ambientit të triazhës nga ana e infermieres së triazhës, njohja e pacientit, sjelljes së tij dhe qasja e personelit tjetër mjekësor në shërbim mund të kenë ndikim pozitiv ose negativ.
• Edhe pse këto ndikime mund të ndihmojnë në njohjen e simptomave të hershme, ato mund të çojnë potencialisht në paramendime dhe paragjykime jo adekuate.
• Ndjenjat: pacientët, mjeku dhe infermierja reagojnë në mënyra dhe intensitet të ndryshëm ndaj stresit dhe nervozizmit.
• Këto reakcione mund të ndikojnë në aftësinë e personit për të ofruar informata dhe për t’u përgjigjur saktë në pyetje.
Dhënia e informatave
Pacienti dhe personi shoqërues duhet të jenë të informuar për:
• procesin e triazhës
• veprimet me pacientin në RUM
• mjekimin potencial
• protokolet e caktuara të RUM
Procesi i triazhës
Pacienti në përcjellje duhet të jetë i informuar për procesin e triazhës. Kjo përfshin informimin e kuptueshëm për procesin, kategoritë e triazhës dhe bazën mbi të cilën bëhet kategorizimi.
Pacientit duhet t’i sqarohet se, në varësi të kategorisë, pritet kohë e caktuar. Shkaqet e pritjes së gjatë për kontroll mjekësor gjithashtu duhet të sqarohen pacientit dhe përcjellësit, p.sh. ardhja e një pacienti me rrezik të funksioneve vitale në shërbimin urgjent paraspitalor.
Triazha me telefon mund të zbatohet derisa arrin ekipi i urgjencës në vendndodhje
Veprimet me pacientin në repartin e urgjencës mjekësore (RUM)
Pacienti dhe përcjellësi duhet të marrin informata për atë që mund të ndodhë gjatë qëndrimit në repart, p.sh.:
“Infermierja do t’ju thërrasë dhe do t’ju vendosë në krevat, do t’ju masë shtypjen e gjakut, temperaturën dhe sipas nevojës do të bëjë EKG. Më pas, do t’ju lidhë në monitor deri në ekzaminimin mjekësor.”
Mjekimi potencial
Pacienti dhe shoqëruesi duhet të informohen për mjekimin potencial, p.sh.: “Ekziston mundësia që ta keni thyer dorën. Ndoshta thyerja duhet të rivendoset, prandaj, ju lutemi, mos hani apo pini asgjë më, pasi që mund të jetë e nevojshme të jeni esëll. Mjeku do t’ju njoftojë për hapat e mëtejshëm.”
Protokollet e caktuara në repartin e urgjencës mjekësore
Pacienti dhe shoqëruesi duhet të jenë të njoftuar me rregullat e repartit. Gjatë ekzaminimit të pacientit, shoqëruesi mund të marrë pjesë sipas kërkesës së vet; gjithashtu mund të qëndrojë pranë pacientit gjatë observimit dhe të jetë me të gjatë përcjelljes në repart.
Koha e pritjes – çka nuk duhet të thuhet?
Ekzistojnë pyetje të shpeshta që pacientët dhe shoqëruesit parashtrojnë gjatë triazhës, dhe përgjigjja e mjekut apo infermierit të triazhës ka ndikim të madh në cilësinë e komunikimit:
“Sa duhet të presim?” Nëse i thuhet pacientit “duhet të prisni një ose dy orë”, kjo dëmton procesin e triazhës.
Më e përshtatshme është të thuhet: “Kjo varet nga natyra e ankesave tuaja. Si mund t’ju ndihmoj?”
Nëse pacienti është triazhur dhe ndodhet në pritje, është me rëndësi që të kuptohet arsyeja e pyetjes: a janë përkeqësuar ankesat? Në këtë rast, ndoshta është e nevojshme ri-triazhimi.
Komunikimi i dobët çon në kujdes të dobët
Sipas OBSH-së, komunikimi cilësor është një nga pesë aftësitë kyçe për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur. Aftësitë e komunikimit janë parakusht për punë cilësore në shëndetësi.
Sëmundja ndikon në çdo person dhe i shton ndjenjën e dobësisë. Çdo gjest ose fjalë e punonjësit shëndetësor ka efekt terapeutik për pacientin.
Komunikimi i mirë ndërmjet punonjësit shëndetësor dhe pacientit është baza e trajtimit të suksesshëm. Sigurisht, nuk mjafton “një fjalë e mirë i shëron të gjitha”, por është thelbësore të transmetohen saktë informatat mbi gjendjen dhe trajtimin shëndetësor.
Është e gabuar të supozohet se të gjithë dinë të dëgjojnë. Duhet kaluar më shumë kohë duke dëgjuar sesa duke folur ose shkruar.
Kontakti i parë duhet të jetë i ngrohtë, miqësor, profesional dhe i menjëhershëm. Është e domosdoshme të flitet në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme, pa shumë terma profesionalë dhe nëse përdoren, secili duhet të shpjegohet me kujdes. Kjo ndihmon që pacienti të ndihet i kuptuar dhe i dëgjuar, çka forcon marrëdhënien e besimit dhe ndjenjën e sigurisë.
Rekomandime për komunikim më të mirë me pacientët
• Drejtojuni pacientit me emër (zonjë, zotëri, por kurrë: gjyshe, gjysh, nënë, baba, teze, hallë…) – kjo respekton individualitetin e tyre.
• Prezantoni veten me emër dhe rolin tuaj profesional.
• Ndihmoni pacientin të orientohet duke i treguar për rrjedhën e trajtimit.
• Përdorni gjuhë të thjeshtë për të ulur frikën dhe për të përmirësuar kuptueshmërinë.
• Jepni informacione për mundësinë e mbështetjes psikologjike nëse është e nevojshme.
• Edhe në mungesë të psikologut, theksojeni se pacienti nuk ka pse të përballet me gjithçka vetëm – ofroni alternativa për ndihmë.
Situata me komunikim problematik
Shpesh, sjelljet problematike në komunikim reflektojnë nevoja njerëzore të paplotësuara. Të kuptuarit e sfondit të sjelljes problematike dhe ndjeshmërisë emocionale që e shoqëron, i ndihmon mjekut apo infermierit të triazhës të merret me shkakun dhe jo me simptomën e sjelljes.
Zhvillimi i strategjive për të interpretuar shpejt sinjalet e sjelljes mund të zvogëlojë pasojat negative që komunikimi problematik mund të ketë në procesin e triazhës.
Përmbledhje
• Aftësia për të udhëhequr procesin e komunikimit ndikon drejtpërdrejt në sjelljen dhe reagimin e pacientit.
• Komunikimi është proces i dyanshëm – verbal dhe joverbal.
• Sa më i mirë komunikimi, aq më e mirë dhe më e saktë është triazha.
• Asnjëherë mos nënvlerësoni ndikimin e faktorëve të jashtëm.
• Qëndroni të qetë.
• Dëgjoni me vëmendje, shpjegoni qartë dhe sigurohuni se jeni kuptuar.
• Mbani nën kontroll reagimet tuaja emocionale.
• Njihni veçoritë e grupeve të ndryshme të pacientëve.
• Ngrohtësia dhe empatia janë terapi më vete.
• Komunikimi është aftësi që mësohet gjatë gjithë jetës.
Endokarditi akut i zemrës është një infeksion i shpejtë dhe i rëndë i shtresës së brendshme të zemrës – endokarditit, që zakonisht prek valvulat, duke shkaktuar një gjendje të rënduar te pacienti
Dr. Arben Kojqiqi, MSc, FRCS (CTh) Kirurg Kardio-Torakal Tel: 049740729
Ky infeksion zakonisht shkaktohet nga baktere që hyjnë në qarkullimin e gjakut, përmes infeksioneve të tjera në trup, procedurave dentare apo mjekësore, dhe që më pas vendosen në strukturat e brendshme të zemrës. Endokarditi mund të zhvillohet me shpejtësi dhe, në mungesë të trajtimit të duhur dhe në kohë, të çojë në komplikacione serioze, përfshirë dështim të zemrës, goditje në tru apo vdekje.
Shkaktarët më të zakonshëm të endokarditit akut janë bakteret shumë virulente, kryesisht:
• Staphylococcus aureus (më i shpeshti në rastet akute)
• Streptococcus pyogenes
• Enterokokët dhe organizma të tjerë gram-pozitivë
Infeksioni shpesh zhvillohet në valvula të padëmtuara më parë dhe mund të shoqërohet me shkallë të lartë të shkatërrimit të valvulave dhe komplikime sistemike.
Valvulat më shpesh të prekura janë ajo aortale dhe mitrale. Në sipërfaqen e këtyre valvulave zakonisht formohen vegjetacione të cilat janë shumë fragjile dhe mund të shkëputen lehtësisht duke shkaktuar infarkte të mëdha në tru apo edhe formim abscesesh.
Si pasojë e këtyre vegjetacioneve, valvula e prekur bëhet inkompetente – pra nuk hapet ose nuk mbyllet plotësisht, duke shkaktuar një gjendje të rënduar hemodinamike që mund të përfundojë në shok kardiogjen dhe septik.
Infeksione të tilla kanë një rrezikshmëri shumë të lartë për pacientin, me një shkallë vdekshmërie që shkon nga 40 deri në 60%.
Trajtimi i tyre kërkon ndërhyrje kirurgjikale urgjente, të kryer vetëm nga kirurgë me përvojë të madhe në qendra të specializuara të zemrës.
I tillë ishte rasti i një pacienti 74-vjeçar, i cili u diagnostikua me endokardit akut dhe prezencë vegjetacioni me përmasa 2–3 cm në valvulën aortale, insuficiencë të valvulës aortale, mitrale dhe trikuspidale.
Me hemodinamikë të kompromentuar- në shok kardiogjen dhe me supurt të inotropeve, pacienti operohet me emergjencë.
Gjatë operacionit që zgjati 6 orë, bëhet zëvendësimi i valvulave aortale dhe mitrale me proteza biologjike, si dhe riparimi i valvulës trikuspidale.
Dy ditë pas operacionit, pacienti filloi të mobilizohej, dhe pas disa ditësh u transferua nga reanimacioni në repartin e kardiokirurgjisë, me gjendje dukshëm të përmirësuar. Në ditët në vijim pritet që ai të dalë nga spitali, në gjendje të stabilizuar dhe i aftë për t’iu kthyer jetës normale.
Kujdesi pas operacionit për endokardit akut
Pas një ndërhyrjeje të rëndë, faza e rikuperimit kërkon vëmendje të veçantë. Për të parandaluar komplikacione të mëtejshme dhe për të siguruar një shërim të suksesshëm, pacienti duhet të ndjekë një sërë udhëzimesh të domosdoshme:
Qëndrimi në spital dhe mbikëqyrja e gjendjes
Menjëherë pas operimit, pacienti mbahet nën vëzhgim të rreptë në kujdesin intensiv, dhe më pas në repartin e kardiokirurgjisë. Gjatë kësaj periudhe, kontrollohet funksioni i zemrës, puna e valvulave të reja, parametra jetësorë si frymëmarrja dhe tensioni i gjakut, si dhe çdo shenjë e mundshme e një infeksioni të përsëritur.
Terapia me antibiotikë
Pas ndërhyrjes kirurgjikale, pacienti vazhdon trajtimin me antibiotikë me qëllim eliminimin e çdo mbetje bakteriale në organizëm. Është shumë e rëndësishme që ky trajtim të mos ndërpritet pa rekomandimin e mjekut.
Kujdesi në shtëpi: rikuperimi gradual
Pasi pacienti largohet nga spitali, është jetike të ndjekë një mënyrë jetese të kontrolluar:
Aktiviteti fizik duhet të rifillojë me kujdes dhe gradualisht, sipas këshillës së mjekut. Higjiena personale, sidomos ajo orale, duhet të jetë në nivel të lartë për të shmangur infeksione të reja. Ushqimi duhet të jetë i shëndetshëm, me më pak kripë, yndyrë dhe me mjaftueshëm lëngje. Duhet monitoruar rregullisht tensioni i gjakut dhe pesha trupore.
Vizitat kontrolluese
Pas operacionit, pacienti duhet të ndjekë takime të rregullta me kardiologun për: Ekografi të zemrës (EKO), analiza gjaku, EKG, e sipas nevojës edhe rezonancë magnetike.
Çfarë duhet të shmanget
Për një shërim të sigurt dhe për të mbrojtur funksionin e zemrës: Duhet ndaluar pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit. Shmangen aktivitetet fizike të rënda në javët e para. Nuk rekomandohet përdorimi i medikamenteve pa konsultim mjekësor.
Vorë- Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 në Marikaj. Sipas policisë, 40-vjeçari dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë.
40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Një 40-vjeçar është paraqitur në spital pasi është plagosur me armë zjarri në Vorë. Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda banesës së tij në Marikaj. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që është sekuestruar pushka, të cilën e posedonte pa leje.
“Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.”, njoftoi policia.
Pak më parë, një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, pranë fshatit Gërdec të Vorës.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga pamjet dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Nga përplasja e fortë, automjeti është përmbysur në rrugë.
Nuk ka ende të dhëna nëse si pasojë e përplasjes ka apo jo persona të lënduar.
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve njoftoi së fundmi se tashmë është lidhur kontrata që ka në objekt të saj optimizimin e Ujësjellësit të Qytetit të Vorës dhe rrethinat e saj me një vlerë 890 milionë lekë apo 8.9 milionë euro. Kompania zbatuese e projektit do të jetë ALKO Impex Construction.
Bashkia Vorë ka në përbërje të saj vetë qytetin e Vorës dhe fshatrat Gjokaj, Mucaj, Sharkë, Marqinet, Gërdec, Marikaj, dhe, Kuç të cilët do të ndikohen nga ky projekt. Në dokumente sqarohet se ka lindur nevoja për shpimin e dy puseve të reja teksa ata ekzistues janë dëmtuar më herët.
“Me ndërtimin e autostradës Thumanë – Kashar ku aksi i autostradës ka dëmtuar rëndë dy puse që aktualisht kanë qenë në shfrytëzim, doli detyrë emergjente që dy puset të spostohen por njëkohësisht i gjithë projekti i furnizimit me ujë të rishikohej. Nga punimet e bëra për ndërtimin e këmbës së urës me pilota shumë të thella, njëri nga puset është dëmtuar, duke përkeqësuar parametrat sasiorë e cilësorë të ujit të pusit. Aktualisht, nga ujësjellësi deri më sot janë përdorur për furnizimin me ujë 3 puse të cilët kanë prurje nga 22 – 50 l/sek”, thuhet në dokument.
I njëjti nënvizon se pusi 1 i shfrytëzimit duhet të projektohet i ri pasi tek ky pus ka rënë gjurma e rrugës, dhe janë pezulluar punimet për vazhdimin e saj deri sa të zhvendoset stacioni (pusi 1). Po kështu pusi 2 është dëmtuar kolona e pusit nga punimet për pilotat. Aktualisht është në shfrytëzim por pusit i janë prishur parametrat cilësorë edhe sasiorë të ujit. Në gjendje pune është vetëm pusi 3 i cili është në shfrytëzim.
“Për zgjidhjen e situatës emergjente në të cilën ndodhet Bashkia Vorë, për furnizimin me ujë të popullsisë, kërkohet projektimi i ujësjellësit të ri, duke hapur 6 puse, ku dy prej tyre do të jenë rezervë. Nga të gjithë puset që projektohen të shfrytëzohen parashikohet të merret sasia prej 100 – 130 l/sek (periudhë verë – dimër). Këto te dhëna janë marre nga studimi hidrogjeologjik ne bazë të të cilit ka vijuar puna me modelimin e rrjetit” thuhet në relacionin teknik.
Sipas dokumenteve zona e furnizimit me ujë të Bashkisë Vorë bashkë me Njësitë Administrative Prezë e Bërxullë administrohet nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vorë Sh.a në varësi të Bashkisë Vorë. Ujësjellësi i Vorës është i përbërë nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm me dy ngritje mekanike dhe vetëm furnizimi i Domjes dhe një pjesë e komunitetit dhe bizneseve Vorë dhe Prezë bëhet me të tretë. Uji i pijshëm për furnizimin e Domjes blihet nga UK Tiranë, ndërsa një pjesë e komunitetit dhe bizneseve Vorë dhe Prezë blihet nga UK Durrës./ Monitor
Spondiliti ankilozant është një sëmundje kronike që prekë kryesisht shtyllën kurrizore dhe nyjet sakroiliake, duke shkaktuar dhimbje dhe ngurtësi veçanërsiht në pjesën e poshtme të shpinës dhe përkeqësohet gjatë pushimit
Dr. Besim Demolli Specialist i reumatologjisë Tel. +38344727068
Spondiliti ankilozant është një sëmundje inflamatore kronike e shtyllës kurrizore dhe nyjeve sakroiliake. Mund të shoqërohet me një numër strukturash ekstra-artikulare, si: syri, traktin gastrointestinal (GI), lëkurën, mushkëritë, veshkat dhe zemrën. Spondiliti ankilozant zakonisht fillon në dekadën e dytë ose të tretë me një prevalencë mashkull-femër midis 2:1 dhe 3:1. Spondiliti ankilozant është prototipi i spondiloartritit. Dy llojet kryesore të spondiloartritit janë Spondiliti ankilozant (spondiloartriti aksial me sacroiliit në rreze X të thjeshta) dhe spondiloartriti jo-radiografik (pa sacroiliit ë rreze X të thjeshta). Termi spondiloartriti aksial po bëhet më i përdorur për Spondiliti ankilozant.
Pacientët me spondiliti ankilozant kanë ngurtësi në mëngjes dhe dhimbje me lokalzim në fundshpin, ose dhimbje në vithe. Etiologjia mbetet e paqartë, por duket se është e ndërmjetësuar nga sistemi imunitar dhe lidhet me një komponent të fortë të trashëgueshëm: antigjeni i leukociteve njerëzore (HLA) B27.
Entesiti, inflamacioni në vendet e bashkëngjitjes së tendinave dhe ligamenteve, është një nga veçoritë qendrore të spondiliti ankilozant dhe rezulton në shumë nga simptomat prezantuese të dhimbjes.
Spondiliti ankilozant diagnostikohet bazuar në njohjen e modelit të gjetjeve klinike, laboratorike dhe imazherike karakteristike për spondiliti ankilozant. Mundësia e diagnostikimit ndryshon në varësi të gjetjeve specifike që janë të pranishme. Nuk ka një test specifik, një tipar të vetëm anamnestik, ose një gjetje imazherike që është e mjaftueshme për të diagnostikuar ose përjashtuar sëmundjen.
Kriteret e modifikuara të Nju Jorkut për spondiliti ankilozant të propozuara në vitin 1984 janë si vijon:
1. Dhimbje në fundshpinë për të paktën 3 muaj që përmirësohet me ushtrime dhe nuk lehtësohet nga pushimi.
2. Kufizimi i lëvizjes së shtyllës kurrizore lumbare në planin sagital dhe frontal.
3. Zgjerimi i zvogëluar i kraharorit në krahasim me vlerat normale për moshën dhe gjininë.
4. Sacroiliit radiografik njëanshëm shkalla 3-4.
5. Sacroiliit radiografik dyanshëm shkalla 2-4.
Diagnostikimi i spondiliti ankilozant është i sigurt nëse janë të pranishme kriteret 4 ose 5, dhe çdo nga kriteret 1-3.
Kriteret e Nju Jorkut janë më të dobishme për sëmundjen e vendosur në fazat e mëvonshme për shkak të mbështetjes së madhe në demonstrimin e sacroilitiit radiografikisht. Përdorshmëria e këtyre kritereve zvogëlohet tek pacientët me sëmundje të hershme që mund të mos kenë gjetje të qarta radiografike.
Është e rëndësishme të vendoset diagnoza e spondilitit ankilozant në fazë të hershme para zhvillimit të deformitetit të pakthyeshëm. Në vitin 2009, kritere të reja për spondiloartritin aksial u propozuan nga Shoqata Ndërkombëtare e Vlerësimit të Spondiloartritit (ASAS). Këto kritere janë të zbatueshme për individët me dhimbje të shpinës prej 3 muajsh ose më shumë me moshën e fillimit <45 vjeç ose më pak.
Kriteret e ASAS përfshijnë gjithashtu veçoritë e spondiloartritit, HLA B-27 dhe CRP/ESR.
Veçoritë e SpA (spondiloartritit):
• Dhimbje inflamatore të shpinës për 3 muaj ose më shumë.
• Fillimi i padukshëm.
• Nuk lehtësohet me pushim.
• Përmirësim me ushtrime.
• Dhimbje gjatë natës.
• Dhimbje të thembrës për shkak të tendinitit të Akilit ose fasciitis plantare (entesitit).
• Dactyliti (gisht sikur “suxhuk”; inflamacion i dhimbshëm i gishtit).
• Uveiti.
• Historia familjare e spondilitit ankilozant.
• Dhimbje alternative të vitheve.
• Psoriazë.
• Artrit asimetrik.
• Përgjigje pozitive ndaj NSAID.
• SE ose CRP të larta.
• Sëmundje inflamatore e zorrëve (sëmundja Crohn ose koliti ulceroz).
• Sakroiliti në imazheri PLUS një ose më shumë veçori të SpA.
Inflamacion aktiv i nyjeve sakroiliakale në MRI që sugjeron SpA, ose HLA B-27 plus 2 ose më shumë veçori të SpA dhe/ose sacroilitis të sigurt, sipas kritereve të modifikuara të Nju Jorkut, veçoritë kurrizore të spondilitit ankilozant (AS) gati kurrë nuk shfaqen para moshës 16 vjeç.
Më pak se 5% e pacientëve kanë simptoma që fillojnë pas moshës 40 vjeç, megjithëse spondiliti ankilozant shpesh diagnostikohet pas moshës 40 vjeç për shkak të simptomave fillestare që janë të lehta ose të injoruara. Mosha mesatare e fillimit është 26 vjeç dhe shumica e simptomave priren të shfaqen gjatë dekadës së tretë.
Paraqitja tipike e një të sëmuri me spondilit ankilozant!?
• Pacienti tipik me spondilit ankilozant prezanton me dhimbje të lehtë në regjionin lumbar të poshtëm ose gluteal. Ata mund të ankohen për ngurtësi të mëngjesit me lokalzim në pjesën e poshtme të shpinës që zgjat për disa orë dhe përmirësohet me aktivitet. Fillimi është zakonisht i padukshëm. Dhimbja priret të vazhdojë për më shumë se 3 muaj dhe është veçanërisht e përkeqësuar nga pushimi dhe përmirësohet nga ushtrimet. Përkeqësimi natën i dhimbjes shpesh do të detyrojnë pacientin të ngrihet dhe të lëvizë.
• Ndjeshmëria e eshtrave, e ndoshta për shkak të entezitit, është e zakonshme në vendet si bashkimet costosternal, procesuset spinoze, kreshtat iliake, trochanterët e mëdhenj, tuberozitet ischial, tuberozitet tibiale dhe thembrat. Gjetje shtesë përfshijnë synovitin e kërdhokullave, gjunjëve, kyçet e këmbëve dhe nyjet metatarsalfalangeale (MTP). Nyjet e gjymtyrëve të sipërme, përveç për shpatullën, gati kurrë nuk janë të përfshira.
• Arthritis në kërdhokulla dhe shpatulla ndodh në deri 30% të pacientëve me spondilit ankilozant.
• Artriti i nyjeve periferike përveç kërdhokullave dhe shpatullave, zakonisht asimetrik, ndodh në 30% të pacientëve.
• Dhimbja dhe ngurtësia e qafës janë zakonisht manifestime të vonshme.
• Artriti periferik është i përkohshëm në 50% të rasteve dhe i përhershëm në 25% të rasteve.
• Uveiti anterior zhvillohet në rreth 33% të pacientëve me spondilit ankilozant dhe mund të ndodhë para fillimit të spondilitit.
• Pasi spondilit ankilozant është diagnostikuar, është e pazakontë që uveiti të përkojë me ndezjet e artritit.
• Ka një lidhje të veçantë midis inflamacionit të zorrëve dhe sacroiliitit. Megjithëse deri në 25% të pacientëve me Crohn ose kolit ulceroz (UC) kanë sacroiliit, gati 60% të pacientëve me spondilit ankilozant kanë gjetje subklinike të ndryshimeve inflamatore në zorrën e hollë ose të trashë. Rreth 10% e pacientëve me spondilit ankilozant kanë Crohn të dukshëm ose kolit ulçeroz.
• Një përqindje e vogël e pacientëve me spondilit ankilozant zhvillojnë çrregullime të përcjelljes kardiake ose aortitit. Rreziku i këtyre zhvillimeve rritet me moshën dhe kohëzgjatjen e sëmundjes, por mund të shfaqet si bllok i plotë i zemrës dhe insuficiencë aortale me dështim kongjestiv të zemrës.
• Gjetjet pulmonare tek pacientët me AS përfshijnë fibroza të lobit të sipërm dhe sëmundje pulmonare restriktive ekstra-pulmonare nga rritja e ngurtësisë së murit të kraharorit. Fibroza shihet vetëm në sëmundjen afatgjatë dhe gjendet vetëm në 1% të pacientëve me spondilit ankilozant. Sëmundja pulmonare restriktive ekstra-pulmonare zakonisht kompensohet nga rritja e excursionit diafragmatik dhe rrallë çon në simptoma pulmonare të rënda, por mund të përkeqësojë forma të tjera të sëmundjes pulmonare.
• Sëmundja neurologjike zakonisht është për shkak të dëmtimeve të palcës ose rrënjës nervore nga frakturat spinale. Deri në 25% të pacientëve me AS mund të kenë lezione psoriatike.
Spondiliti ankilozant dallohet nga shfaqja e simptomave në një moshë të re. Mund të shoqërohet me simptoma dhe veçori të sëmundjes inflamatore të zorrëve dhe psoriazë. Mosha mesatare e fillimit është 26 vjeç. Një komponent kyç historik i spondilitit ankilozant është që dhimbja e shpinës vazhdon për më shumë se 3 muaj dhe përkeqësohet nga pushimi dhe përmirësohet nga ushtrimet.
Si një shenjë e sakroilitit, disa pacientë mund të kenë dhimbje në vithe kur shtypin në sakrum. Shumë pacientë kanë lëvizshmëri të kufizuar të shtyllës kurrizore. Kjo mund të shihet me përkuljen dhe zgjatjen e shtyllës kurrizore lumbare.
Shenjat e synovitit dhe entezitit janë të zakonshme gjithashtu. Kjo shpesh prezantohet me ndjeshmëri të nyjeve ose ndjeshmëri të eshtrave mbi vendet e bashkëngjitjes së tendinave.
Pjesa tjetër e ekzaminimit fizik për AS është shumë e ndryshueshme.
Nuk ka test laboratorik që është diagnostik për AS. CRP dhe SE janë shpesh, por jo gjithmonë të ngritura. Aktualisht mbetet një diagnozë klinike megjithëse imazheria për të vendosur sacroilitis është e dobishme.
Hapat diagnostikë të përshtatur nga algoritmi i modifikuar i Berlinit nga ASAS në vitin 2013 për të ndihmuar në vendosjen e diagnozës janë si vijon:
1. Hapi 1– Në një pacient me dhimbje kronike të shpinës (të paktën 3 muaj) me fillim moshe < 45 vjeç, bëni një rreze X të thjeshtë të pelvikut për të ekzaminuar nyjet sakroiliake. Diagnostikimi i spondiloartritit mund të bëhet nëse përmbush kriteret e modifikuara të Nju Jorkut. 2. Hapi 2– Në një pacient me një rreze X negative të nyjeve sakriliake, rishikoni historinë për 11 veçoritë e SpA. Prania e 4 nga 11 veçoritë karakteristike të SpA është diagnostike për spondiloartritin aksial jo-radiografik (nr-AxSpA). 3. Hapi 3 – Në një pacient me më pak se 4 veçori të SpA dhe një rreze X negative të nyjeve SI, bëni testimin për HLA B-27. Një test pozitiv për HLA-B27 mund të tregojë përgjithësisht një diagnozë të spondiloartritit aksial jo-radiografik (nr-AxSpA). Megjithatë, një pacient me 2 ose 3 veçori dhe HLA-B27 negative dhe pa sacroilitit në rreze X ka një probabilitet të ulët për SpA. Nëse dyshimi klinik mbetet i lartë, MRI i nyjeve SI duhet të bëhet për të mbështetur diagnozën e nr-AxSpA. 4. Hapi 4– Një pacient me zero ose një veçori të SpA por +HLA-B27 duhet të ketë një MRI të nyjeve SI. Një MRI pozitive për sacroilitit mbështet diagnozën e spondiloartritit aksial jo-radiografik.
Diagnostikimi i Aksial Spondiloartritit është një diagnozë klinike. Roli i HLA-B27 në vendosjen e diagnozës është i paqartë dhe nën hulumtim. HLA-B27 ka përdorshmëri në pacientët që kanë një probabilitet të ndërmjetëm. Një shkallë sedimentimi të eritrociteve (ESR) dhe proteina C-reaktive (CRP) mund të përdoren për të ndihmuar në përcaktimin e aktivitetit të sëmundjes, por nuk janë diagnostike. Fosfataza alkaline në serum është shpesh e ngritur në sëmundjen e avancuar. Nivelet e larta të IgA janë të zakonshme. Faktori reumatoid, antitrupat anti-CCP, ANA dhe ANCA zakonisht janë brenda intervalit normal dhe mund të jenë anormale nëse këto sëmundje bashkëekzistojnë.
Radiografitë anterioposteriore të pelvikut mund të tregojnë pseudo zgjerim të nyjes sacroiliake, si dhe sklerozë, erozione dhe ankilozë. Për qartësi shtesë duhet MRI.
CT skani ka një përdorshmëri shumë të kufizuar sepse është jo-specifik dhe nuk jep informacion mbi inflamacionin e nyjeve. Gjithashtu, çon në një ekspozim më të madh ndaj rrezatimit.
` Trajtimi
Kujdesi ambulator duhet të synohet drejt ofrimit të kontrollit adekuat të dhimbjes dhe maksimizimit të lëvizjes si dhe aftësisë funksionale. Një kujdes i tillë përfshin medikamente kundër dhimbjeve, programe ushtrimesh, terapi rekreative dhe terapi profesionale. Ushtrimi i rregullt ndihmon në uljen e simptomave dhe mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes. Në përgjithësi, nuk zbatohen kufizime dietike për pacientët me axial spondiloartrit. Megjithatë, pacientët me sëmundje bashkëekzistuese, të tilla si sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD), kanë kufizime dietike.
Trajtimi farmakologjik për axial spondiloartritin përfshin si më poshtë:
• Medikamente anti-inflamatore josteroide
• Injeksione kortikosteroide
• Sulfasalazinë
• TNF inhibitorët (infliximab, etanercept, adalimumab, certolizumab, golimumab)
• IL-17 inhibitorët (secukinumab, ixekizumab)
•
Në një studim të pacientëve të rritur me spondiloartrit periferik me fillimin e fundit (kohëzgjatja e simptomave < 12 javë), përdorimi i hershëm i golimumab TNF inhibitorit rezultoi në remision të qëndrueshëm klinik në 49 nga 60 pacientë (82%). Shumica e pacientëve plotësuan kriteret për remision klinik të qëndrueshëm deri në javën e 24-të. Në ndjekje të paktën 18 muaj pas tërheqjes së barit, 26 nga 49 pacientë (53%) ishin ende në remision pa trajtim. Të dhëna të ngjashme janë parë me të gjithë TNF inhibitorët dhe IL-17 inhibitorët. IL-12/23 inhibitorët janë efektive në artritin periferik dhe entezitin e PsA, por nuk duket të jetë efektiv në sëmundjet aksiale siç shihet në AS.
Spondiloartriti boshtor joradiografik
Në vitin 2019, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi certolizumab për trajtimin e nr-axSpA me inflamacion objektiv. Certolizumab është terapia e parë e miratuar për nr-axSpA.
Rekomandime dhe këshilla në trajtim
– Kortikosteroidet kanë një ndikim minimal në arthrit dhe veçanërisht në spondilit dhe mund të përkeqësojnë osteopeninë.
– Metotreksati dhe leflunomidi nuk kanë përfitim në sëmundje.
– Antitrupi monoklonal tocilizumab kundër receptorit të IL-6 dhe abatacepti që bllokon kostimulimin e qelizave T nuk janë gjetur të jenë të dobishëm.
“Forca nuk qëndron në shmangien e dhimbjes, por në gjetjen e qetësisë përballë saj” /Telegrafi/