Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

21 July 2025 at 17:22

Kur produkteve të ndryshme ushqimore u afrohet data e skadencës, marketet, supermarketet apo dyqanet që i tregtojnë ato, duhet të njoftojnë furnitorët me të cilët kanë marrëveshje, për t’i tërhequr. Pasi dalin nga raftet, furnitori do duhet t’i asgjësojë mallrat ushqimorë, një procedurë që sipas ligjit për ushqimin, kërkon edhe praninë e inspektorëve të Autoritetit […]

The post “Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë” appeared first on BoldNews.al.

Hidhnin në treg ushqime të skaduara, lirohen nga burgu dy punonjësit e Skifter Taganit

21 July 2025 at 15:40

Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, ka liruar nga burgu dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi, duke iu caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Agim Domi ishte administrator i kompanisë “Master Al” në pronësi të Skifter Tagani, ndërsa vëllai i tij Florenc Domi punonte si magazinier në filialin e kësaj kompanie në Vorë. […]

The post Hidhnin në treg ushqime të skaduara, lirohen nga burgu dy punonjësit e Skifter Taganit appeared first on BoldNews.al.

Helmimet gjatë verës, mjekët: Bëni kujdes me ushqimet dhe ujin

By: Oldi
21 July 2025 at 15:39

Mjeku gastroenterolog, Ergi Kafazi ka dhënë një apel të rëndësishëm për qytetarët në këtë sezon vere, duke theksuar rrezikun e shtuar nga problemet gastrointestinale, sidomos gjatë udhëtimeve dhe qëndrimeve në plazh. Sipas mjekut më tepër kujdes duhet të bëjnë fëmijët dhe të moshuarit të cilët janë edhe më të ndjeshëm. “Rreziku u helmimeve është gjithmonë […]

The post Helmimet gjatë verës, mjekët: Bëni kujdes me ushqimet dhe ujin appeared first on BoldNews.al.

Ky është Skifter Tagani që grumbullonte ushqime të skaduara dhe falsifikonte etiketat për t`i hedhur në treg

By: V K
19 July 2025 at 13:55

Ditën e sotme, është zbuluar një aktivitet i rëndë kriminal në fabrikën “Master AL”, pronë e Skifter Taganit në qytetin e Vorës.

Skifter Tagani, grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi, por edhe nga jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e tij në Vorë.

Hetimet tregojnë se kjo fabrikë ishte përfshirë në manipulimin dhe shpërndarjen e ushqimeve të skaduara, të cilave u falsifikohej data e skadencës dhe më pas hidheshin përsëri për t’u shitur në treg.

Në ambientet e fabrikës u sekuestruan dhjetëra kilogramë produkte të përpunuara, të cilat sipas ekspertizës kishin skaduar që në janar të këtij viti.

 

 

Pavarësisht këtij skandali dhe raportimeve të shumta të qytetarëve për produkte jocilësore të blera në markete të ndryshme, policia “mbyll sytë” pasi Skifter Tagani vetëm është proceduar penalisht, pa u marrë masa më të rënda ndaj tij.

Më rëndë e kanë pësuar punonjësit e magazinës. Florenc Domi dhe Agim Domi, të cilët mbanin detyrën e administratorit dhe magazinierit, respektivisht, janë ndaluar për hetime të mëtejshme.

Po ashtu, është proceduar edhe një shofer i fabrikës, 58-vjeçari me inicialet A.D.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarët, të cilët prej kohësh kishin ngritur shqetësime për cilësinë e produkteve në disa markete të vendit.

Tashmë mbetet në dorën e drejtësisë që të japë një mesazh të qartë, për rastet e tilla që rrezikojnë shëndetin publik.

Pamjet nga aksioni i policisë:

 

Çfarë njofton policia?

Operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, çoi në sekuestrimin e sasisë prej 716 kolish dhe dhjetëra kilogramësh mallra ushqimore të përpunuara, me afat skadence të falsifikuar.

“Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg. Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara. Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës. Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38-vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58-vjeç, magazinier. U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56-vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36- vjeç, shofer i magazinës. Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”./Boldnews

The post Ky është Skifter Tagani që grumbullonte ushqime të skaduara dhe falsifikonte etiketat për t`i hedhur në treg appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ky është Skifter Tagani që helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara

By: Oldi
19 July 2025 at 13:11

Ditën e sotme është zbuluar një aktivitet i rëndë kriminal në fabrikën “Master AL”, pronë e Skifter Taganit në qytetin e Vorës. Skifter Tagani grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e […]

The post FOTO/ Ky është Skifter Tagani që helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Vorë/ Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori dhe magazinieri, dy të tjerë në procedim (VIDEO+EMRAT)

By: V K
19 July 2025 at 09:57

Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.

Në pranga kanë rënë administratori Florenc Domi dhe magazinieri i subjektit tregtar, Agim Domi.

Ndërkohë, u proceduan penalisht shtetasit S. T., 56-vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36-vjeç, shofer i magazinës.

Gjatë këtij operacioni, është zbuluar në zonën e Vorës një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas riktheheshin në treg si të sigurta për konsum.

Në kuadër të këtij hetimi:

U arrestuan në flagrancë administratori i magazinës, F. D., 38 vjeç dhe magazinieri, A. D., 58 vjeç.

U proceduan penalisht ortaku i subjektit, S. T., 56 vjeç dhe shoferi, A. D., 36 vjeç.

Sipas Policisë, subjekti kishte aktivitet në fushën e import-eksportit dhe tregtimit të produkteve industriale dhe ushqimore. Ai grumbullonte mallra të skaduara nga tregjet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, i rietiketonte me data të rreme skadence dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor dhe në shkelje të rënda të sigurisë ushqimore.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan:

716 koli dhe dhjetëra kilogramë produkte ushqimore të përpunuara, të cilave u ishte falsifikuar afati i skadencës (produktet kishin skaduar që në janar dhe shkurt 2025).

Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka marrë në dorë materialet procedurale për vijimin e hetimeve për disa vepra penale, përfshirë:

“Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”

“Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”

“Fshehja e të ardhurave”

“Mospagimi i taksave dhe tatimeve”

“Punësim i paligjshëm”

“Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të ngjashëm në numrin pa pagesë 112 ose përmes aplikacionit Komisariati Dixhital, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.

Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.

Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.

Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier.

U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.

Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me sigurinë ushqimore në numrin pa pagesë 112.

 

The post Skandal në Vorë/ Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori dhe magazinieri, dy të tjerë në procedim (VIDEO+EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zbuloni pesë ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

By: V K
17 July 2025 at 10:53

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës.

Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës.

Perimet e Gjelbra të Freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.

Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.

Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.

Ushqimet e Pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.

Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj.

The post Zbuloni pesë ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj appeared first on Albeu.com.

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

By: Ardit
16 July 2025 at 22:52

Fryrja, kapsllëku apo ndjenja e rëndesës janë shqetësime të përbashkëta, dhe për shumë njerëz, nuk ka nevojë për ilaçe, por për disa zgjedhje të zgjuara ushqimore. Medikamentet mund të ndihmojnë, por shpesh hapi i parë më natyral është ushqimi. Pesë ushqime që, sipas mjekve, mund të ndihmojnë butësisht tretjen dhe lëvizjen e zorrëve: 1. Kivi […]

The post Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në depon ushqimore në Lipjan, një zjarrfikës dërgohet në emergjencë

PRISHTINË, 15 korrik/ATSH/ Një zjarr i madh në Lipjan ka përfshirë një depo dhe zyrat qendrore të një rrjeti të supermarketeve që vepron në Kosovë.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar nga radhët e civilëve, por megjithatë një zjarrëfikës është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor pasi pas intervenimit i është përkeqësuar gjendja.

Ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes , duke u përballur me flakët që kishin përfshirë të gjithë objektin.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit dhe as shuma e dëmeve materiale që janë shkaktuar.

/KosovaPress.

The post Zjarr në depon ushqimore në Lipjan, një zjarrfikës dërgohet në emergjencë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

By: Oldi
9 July 2025 at 16:42

Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Gjate qershorit thotë INSTAT çmimet u rritën me 2.4%, dhe shkaku kryesor ishte shtrenjtimi i ushqimeve. Nga zarzavatet, vaji, qumështi e mishi të gjitha po kushtojnë më shumë edhe pse në sezon prodhimi. “Shiko, 1 mijë lekë kumbulla në vaktin e veti. […]

The post Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër appeared first on BoldNews.al.

Jetëgjatësia: Këto janë ushqimet që e duan zemrën dhe zgjasin jetën

By: gaze tare
7 July 2025 at 15:31

Një dietë e shëndetshme ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien tonë dhe mund të kontribuojë në jetëgjatësinë. Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e zemrës janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe acide yndyrore të shëndetshme, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Peshku i pasur me Omega-3: Salmoni, tunari dhe peshqit e tjerë të pasur me omega-3 ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

Molla dhe Frutat: Molla dhe frutat e tjera janë të pasura me vitamina dhe fibra që mbajnë presionin e gjakut në nivele të shëndetshme dhe ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës.

Arrat: Arrat janë të pasura me acide yndyrore të shëndetshme që ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të keq dhe përmirësojnë elasticitetin e enëve të gjakut.

Perime: Perimet si spinaqi dhe brokoli janë të pasura me vitamina dhe minerale që mbrojnë zemrën dhe ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Vaji i ullirit: Vaji i ullirit i ekstrahirë në mënyrë të ftohtë është një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Për të jetuar më gjatë dhe për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme, është e rëndësishme të konsumoni këto ushqime të pasura me lëndë ushqyese, duke siguruar një stil jetese të ekuilibruar dhe të shëndetshëm.

The post Jetëgjatësia: Këto janë ushqimet që e duan zemrën dhe zgjasin jetën appeared first on iconstyle.al.

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

By: Ardit
4 July 2025 at 22:51

Është vlerësuar se katër në dhjetë të rritur të moshuar janë kronikisht të dehidratuar, dhe të rriturit mbi 65 vjeç kanë shkallë më të larta të shtrimit në spital për dehidratim sesa grupmoshat e tjera. Një shpjegim për këtë është se ndjenja e etjes zvogëlohet me moshën. Përveç kësaj, shumë njerëz të të gjitha moshave […]

The post Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji appeared first on BoldNews.al.

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

By: Ardit
3 July 2025 at 22:51

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të caktuara të cilat shkaktojnë një fryrje artificiale të stomakut por edhe gazra të vazhdueshme dhe një ndjesi parehatie të madhe. Në shumë raste, fryrja e stomakut mund të eliminohet falë […]

The post Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet appeared first on BoldNews.al.

Rama: Do të nis sekuestrimi i ushqimeve pa faturë, informaliteti s’mund të prekë shëndetin e njerëzve

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se pas një periudhë dyjavore sensibilizimi që do të bëhet nga Ministria e Financave, do të nisë sekuestrimi i të gjitha mallrave ushqimore, duke nisur nga ushqimet e freskëta, që shiten pa faturë.

Në fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të Dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi, Rama theksoi se informaliteti nuk mund të shkojë deri në prekjen e shëndetit të njerëzve.

Sipas Ramës, do të kryhet fillimisht një proces paraprak sensibilizimi dhe më pas do të nisë sekuestrimi i prodhimeve ushqimore të pafaturuara.

“Një tjetër element shumë i qartë është se duhet të njësojmë TVSH-në. Është shumë e qartë kjo gjë dhe faktikisht është diçka që Ministria e Financave e ka përgatitur tanimë. Por nga ana tjetër për të ardhur tek financimi sipas njësive të prodhimit, kjo është diçka që e kemi thënë shpesh dhe tani duhet ta bëjmë, ashtu sikundër duhet të angazhojmë menjëherë strukturat e tatimeve, që të kryejnë një proces paraprak sensibilizimi, përpara se të ndërhyjnë me sekuestro, të të gjithë qumështit të pafaturuar. Nuk mund të lejohet më që t’u shiten konsumatorëve tanë, të shiten prodhime ushqimore të pafaturuara, qumësht i pafaturuar apo ushqime të tjera të freskëta të pafaturuara që mund të jenë të rrezikshme dhe mund të sjellin pasoja katastrofike për shëndetin e njerëzve.

Këtë gjë duhet ta kryejë me përparësi ministria e Financave me strukturat e tatimeve dhe të fillojnë menjëherë një proces sensibilizimi, që t’u thonë gjithë bizneseve të vogla se jemi në kushtet e një keqkuptimi: ju kemi dhënë mundësinë që të rriteni duke mos paguar asnjë taksë, me zero taksa, por ju kemi kërkuar, siç qeveria është bërë aleatja strategjike juaj në këtë drejtim dhe do të qëndrojë e tillë me zero taksë deri në 2029-n, ju do të jeni aleatë të qeverisë dhe shtetit, për ta garantuar se informaliteti nuk shkon deri në prekjen e shëndetit të njerëzve. Pas një periudhe jo të gjatë, dyjavore sensibilizimi, duhet të fillojë sekuestrimi i të gjitha mallrave ushqimore, duke filluar nga ushqimet e freskëta që janë pa faturë”, tha Rama.

/m.q//r.e//a.f/

The post Rama: Do të nis sekuestrimi i ushqimeve pa faturë, informaliteti s’mund të prekë shëndetin e njerëzve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

By: Ela
28 June 2025 at 19:24

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë e tepërta të kripës, sheqerit, yndyrës dhe alkoolit, sepse të gjitha këto e ngarkojnë shtesë zemrën, rrisin tensionin e gjakut dhe mund të shtojnë rrezikun për incidente kardiovaskulare, sidomos te pacientët kronikë dhe personat e moshuar. Gjatë muajve […]

The post Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta appeared first on BoldNews.al.

Vdekjeprurëse për pankreasin, këto ushqime nuk duhet t’i keni kurrë në pjatën tuaj

By: Ardit
26 June 2025 at 15:26

Pankreasi është një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut dhe roli i tij shkon përtej tretjes së ushqimit. Ndodhet pas stomakut dhe ka një rol kyç në rregullimin e metabolizmit dhe ruajtjen e ekuilibrit të trupit. Si një gjëndër me funksion të dyfishtë, pankreasi sekreton hormone që rregullojnë nivelet e sheqerit në […]

The post Vdekjeprurëse për pankreasin, këto ushqime nuk duhet t’i keni kurrë në pjatën tuaj appeared first on BoldNews.al.

PL: Të ulet TVSH për ushqimet bazë


TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli deklaroi sot se në vitin 2024, sipas të dhënave zyrtare të EUROSTAT, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të larta se në pjesën më të madhe të vendeve europiane.

“Edhe pse Shqipëria ka pagat më të ulëta në Europë, qytetarët shqiptarë paguajnë 50% më shtrenjtë për ushqimet se sa qytetarët europianë”, u shpreh ajo.

Duke iu referuar EUROSTAT, Memelli theksoi se “shqiptarët shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave mujore vetëm për ushqime”.

“Ndërkohë që vendet e rajonit ndihmojnë prodhuesit, në Shqipëri fermeri lë tokën bosh dhe ikën nga vendi. Partia e Lirisë ka një qëndrim të qartë dhe të panegociueshëm: ulje urgjente të TVSH-së për ushqimet bazë; subvencione direkte dhe reale për bujqësinë dhe prodhimin vendas; kontroll dhe transparencë mbi çmimet në tregun ushqimor dhe konkurrencë e ndershme”, theksoi ajo.

/m.m/j.p/

The post PL: Të ulet TVSH për ushqimet bazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

By: Ardit
20 June 2025 at 22:50

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës: Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile […]

The post 5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde appeared first on BoldNews.al.

Nga bananet te agrumet, zbuloni superushqimet që na ndihmojnë me reduktimin e stresit

By: Ardit
18 June 2025 at 22:49

Jeta jonë e përditshme është një garë me detyrime dhe përgjegjësi. Koha fluturon me një ritëm tepër të shpejtë dhe matësi i stresit rritet. Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e stresit të pakontrolluar dhe, e provuar, ka ushqime të caktuara që përmbajnë lëndë ushqyese që mund të ndikojnë pozitivisht në humorin tonë […]

The post Nga bananet te agrumet, zbuloni superushqimet që na ndihmojnë me reduktimin e stresit appeared first on BoldNews.al.

Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh

10 June 2025 at 19:51

Gjatë ditëve të nxehta të verës, plazhi është vendi ideal për relaksim dhe argëtim. Por, disa zgjedhje ushqimore mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të prishin kënaqësinë e ditës.

Më poshtë kemi listuar disa nga ushqimet që është mirë të shmangni kur jeni në plazh.

Ushqimet që duhen ruajtur në frigorifer

Mish i papërpunuar ose i papjekur: Mishi i papërpunuar, si peshku ose mishi i kuq, mund të përmbajë baktere të dëmshme si Vibrio vulnificus, që shkakton infeksione të rrezikshme, sidomos kur temperaturat janë të larta.

Ushqime me majonezë

Sallatat apo ushqimet me majonezë, janë të pasigurta për t’u konsumuar jashtë frigoriferit, pasi bakteret mund të zhvillohen shpejt në to.

Fruta të prera paraprakisht

Frutat e prera, si shalqiri ose ananasi, mund të zhvillojnë baktere dhe të tërheqin insekte. Është më mirë të mos i prisni deri në momentin e konsumimit.

Pije që duhet të evitoni

Pijet alkoolike shkaktojnë dehidrim dhe mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit, duke e bërë më të vështirë mbajtjen e niveleve të duhura të energjisë. Pijet me gaz dhe ato me sheqer të lartë mund të shkaktojnë fryrje dhe të mos ju hidratojnë siç duhet. Zgjidhni ujë të thjeshtë ose çaj të ftohtë pa sheqer.

Ushqime të skuqura

Ushqime të skuqura dhe të pasura me yndyrna mund të shkaktojnë ndjesi të rëndesës dhe të ngadalësojnë tretjen, duke e bërë ditën tuaj në plazh më të pakëndshme.

Ushqime me shumë kripë

Përmbajtja e lartë e kripës mund të shkaktojë dehidrim dhe të rrisë ndjeshmërinë ndaj diellit

The post Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌