Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 July 2025Main stream

328 makina për 1.000 banorë/ Shqiptarët fanatikë të firmave gjermane, por me origjinë nga Koreja

22 July 2025 at 11:56

Nga Gazeta ‘SI’ – 47.459 mjete janë regjistruar për herë të parë në Shqipëri për 6-mujorin e parë të vitit 2025.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Transportit Rrugor totali i mjeteve aktive në vend kalon 1 milionë. Regjistrimet janë rritur me 140% nga një vit më parë dhe dominojnë autoveturat, pra makinat personale.

Koreja e Jugut vazhdon të jetë importuesi kryesor i mjeteve në Shqipëri me 20.5%, ndjekur nga Gjermania 15.5% dhe Italia 16%. DPSHTRR njofton se 8.8 mijë mjete të regjistruara janë të prodhuara në 3 vitet e fundit, duke ndihmuar kështu në rinovimin e flotës së mjeteve në qarkullim.

Nga ana tjetër, INSTAT ka publikuar të dhënat e vitit të shkuar, ku raporton se numri i autoveturave është ritur në 328 për 1.000 banorë nga 292 në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë se Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të mjeteve rrugore me 34.8%, i ndjekur nga Durrësi dhe Fieri. Durrësi ka numrin më të lartë të autoveturave për 1.000 banorë (483).

Dy market më të përhapura mbeten Volkswagen dhe Mercedes-Benz mbeten markat më të përdorura të autoveturave. Sipas INSTAT 72,9% e autoveturave përdorin naftë, ndërsa përdorimi i autoveturave elektrike është rritur me 2 herë, krahasuar me vitin 2023.

The post 328 makina për 1.000 banorë/ Shqiptarët fanatikë të firmave gjermane, por me origjinë nga Koreja appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 21 July 2025Main stream

“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

21 July 2025 at 17:22

Kur produkteve të ndryshme ushqimore u afrohet data e skadencës, marketet, supermarketet apo dyqanet që i tregtojnë ato, duhet të njoftojnë furnitorët me të cilët kanë marrëveshje, për t’i tërhequr. Pasi dalin nga raftet, furnitori do duhet t’i asgjësojë mallrat ushqimorë, një procedurë që sipas ligjit për ushqimin, kërkon edhe praninë e inspektorëve të Autoritetit […]

The post “Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë” appeared first on BoldNews.al.

Hidhnin në treg ushqime të skaduara, lirohen nga burgu dy punonjësit e Skifter Taganit

21 July 2025 at 15:40

Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, ka liruar nga burgu dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi, duke iu caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Agim Domi ishte administrator i kompanisë “Master Al” në pronësi të Skifter Tagani, ndërsa vëllai i tij Florenc Domi punonte si magazinier në filialin e kësaj kompanie në Vorë. […]

The post Hidhnin në treg ushqime të skaduara, lirohen nga burgu dy punonjësit e Skifter Taganit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Rritja e çmimeve ‘largon’ turistët italianë nga Shqipëria, pushuesit po tërhiqen (dhe tani po zgjedhin Puglian)

18 July 2025 at 13:14

Gazeta Si – Efekti i Shqipërisë, për sa i përket turizmit në plazh, duket se po zbehet. Ose më saktë, nuk tërheq më segmentin e turistëve italianë të cilët, gjatë tre viteve të fundit, e kanë gjetur të përshtatshme të kalojnë pushimet në anën tjetër të Adriatikut.

“Në të vërtetë, – shpjegon Michele Viola, pronar i operatorit turistik ‘Goodays’, – ne kemi vënë re tashmë një rënie fillestare në fund të sezonit të verës së kaluar. Ky trend është përsëritur ndjeshëm në vitin 2025: pak njerëz po telefonojnë për të rezervuar bregdetin shqiptar; grupet preferojnë të zgjedhin mundësi të tjera”.

Shifrat, të paktën ato nga agjencia me seli në Bari, tregojnë një rënie krahasuar me tre vjet më parë, kur “italianët që vizitojnë bregdetin shqiptar u rritën me 30 përqind falë një fluksi të konsiderueshëm të nxitur nga përballueshmëria e çmimeve dhe bukuria e rajonit”.

“Duhet të jemi të qartë, – vazhdon Viola, – dhe të shpjegojmë se të ardhurat e familjeve italiane janë vazhdimisht në rënie dhe të shkuarit me pushime është një problem. Pra, ndërsa Shqipëria ofronte një raport të përshtatshëm kosto-përfitim, kombinimi nuk funksionon më. Rezervimet janë shumë më poshtë gjysmës së asaj që ishin tre vjet më parë”, – tha ai për “Corriere della Sera”.

Duke parë këtë rënie, Viola, thekson se turistët kanë nisur të zgjedhin lokacionet e tyre turistike në bregdetin e Puljias.

“Agjencia jonë po ecën mirë me ture të organizuara, nga Egjipti në Dubai e deri në Spanjë. Qarkullimi i përgjithshëm është rritur falë këtij specializimi. Tendenca midis atyre që nuk udhëtojnë jashtë vendit është të qëndrojnë në Puglia, ndoshta duke përfituar nga fundjavat në vendpushimet bregdetare, duke u mbështetur në hotele me mëngjes”.

“Shqipëria, – thotë Massimo Salomone, koordinator i seksionit të turizmit të Confindustria Puglia dhe president i Seksionit të Turizmit të Confindustria Bari dhe BAT, – sigurisht që është rritur si destinacion, i mbështetur nga investimet e shpejta në infrastrukturë dhe burokracia e përmirësuar, por ekuacioni me turizmin me kosto të ulët është shpesh mashtrues. Ka aspekte të destinacionit shqiptar, të tilla si shërbimet, transparenca e çmimeve dhe cilësia e ofertave turistike, që meritojnë kujdes absolut, siç theksohet nga disa dëshmi pushuesish. Qëllimi ynë nuk është të rrisim konkurrencën, por më tepër të ndërtojmë një sinergji pozitive. Puglia dhe Shqipëria ndajnë Detin Adriatik dhe një trashëgimi kulturore historike që mund të bëhet forca lëvizëse për projekte të integruara, si në aspektin e turizmit ashtu edhe të infrastrukturës”.

Megjithatë, sipas Salomones, “është e rëndësishme të sqarohet se Italia (dhe Puglia në veçanti) mbetet një destinacion shumë i popullarizuar për turistët italianë”.

Në fund të fundit, ekziston një problem i rritjes së kostove që po ndikon në klasën e mesme, ku ndryshe nga vendet e tjera turistike në Ballkan, duket se vetëm Greqia po ia del mbanë.

“Segmenti i klientëve që janë të gatshëm të tolerojnë shërbim më pak efikas për një çmim të përgjithshëm më të ulët, – përfundon Piero Innocenti, zëvendëspresident i Fiavet Puglia, – me sa duket nuk gjen më stimujt e duhur, sepse presin kursime më të konsiderueshme. Me sa duket, tarifat në Shqipëri janë rritur dhe kjo është dekurajuese. Kjo vlen edhe për destinacione të tjera, si Kroacia dhe Mali i Zi, ndërsa Greqia po ia del mbanë. Segmenti i kroçerave po performon gjithashtu mirë në shtator dhe tetor. Po Puglia? Sektori po vazhdon trendin e tij si vitin e kaluar dhe prania e lidhjeve ajrore me jashtë po lejon rritjen e vazhdueshme”.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Rritja e çmimeve ‘largon’ turistët italianë nga Shqipëria, pushuesit po tërhiqen (dhe tani po zgjedhin Puglian) appeared first on Gazeta Si.

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

By: Ela
18 July 2025 at 10:43

Nga Boldnews.al Kombinati, një prej lagjeve më të mëdha në Tiranë, prej vitesh është në një lëngim të vertetë. Varfërisë ekstreme të kësaj zone, vetëm pesë kilometra larg qendrës së kryeqytetit, iu shtuan edhe pasojat e rënda të tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Dhjetra pallate e shtëpi më të ulta u dëmtuan keqaz nga […]

The post Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin appeared first on BoldNews.al.

Aksioni për produktet pa faturë, Tatimet: Në 3 ditë, 20 tonë mallra të sekuestruara

17 July 2025 at 10:18

Gazeta Si – Inspektorët tatimorë prej disa ditësh janë në terren për të sekuestruar çdo produkt bujqësor apo blegtoral që jepet pa faturë duke nisur që nga shishet e qumështit.

Në një reagim të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se brenda 3 ditëve të para janë sekuestruar 20 ton mallra të cilat jepeshin pa faturë në 87 subjekte që janë inspektuar deri më tani.

“Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori”- thuhet në detajet e dhëna nga Tatimet.

Ky operacion synon formalizimin e tregjeve ushqimore dhe luftimin e konkurrencës së pandershme.

Ministrat Petrit Malaj dhe Anila Denaj kanë paralajmëruar inspektime në terren, ndërsa të gjitha produktet pa dokumentacion do të konfiskohen dhe subjektet tregtare në shkelje do të ndëshkohen me gjobë.

Aksioni vjen pas një fushate sensibilizuese dyjavore dhe është pjesë e masave më të gjera të qeverisë për kontrollin e informalitetit në ekonomi.

The post Aksioni për produktet pa faturë, Tatimet: Në 3 ditë, 20 tonë mallra të sekuestruara appeared first on Gazeta Si.

Rritet çmimi i kafes pasi Trump njoftoi tarifa 50% për Brazilin

10 July 2025 at 11:43

Çmimi i kafes u rrit këtë të enjte pasi Donald Trump njoftoi se do t’i vendoste Brazilit një tarifë 50%, prodhuesit më të madh të kafe në botë.

Me anë të rrjeteve sociale, Trump tha se edhe Brazili do të tarifohej nga 1 gushti, duke e akuzuar shtetin latin se ka kufizuar fjalën e lirën dhe i ka bërë “gjueti shtrigash” ish-presidentit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Kjo ka tronditur tregun e kafesë, pasi SHBA-ja është blerësi kryesor i Brazilit dhe ndikimi do të jetë i fortë.

Giuseppe Lavazza, pronar i kafes Lavazza tha se një lëvizje e tillë do t’i peshonte konsumatorëve amerikanë.

“Problemi nuk është të kemi tarifa midis Amerikës dhe Europës. Problemi është të kemi tarifa midis SHBA-së dhe Brazilit, SHBA-së dhe Vietnamit, SHBA-së dhe të gjitha vendeve ku prodhohet kafeja”, tha Lavazza. “Rezultati përfundimtar do të jetë një rritje në koston e kafesë në SHBA. Kështu që tregu amerikan bëhet më i shtrenjtë për konsumatorët.”

Çmimet e kafesë arabica dhe robusta kanë qenë të larta gjatë viteve të fundit pasi të korrat e dobëta në vendet kryesore të rritjes në botë, Brazili dhe Vietnami, kanë reduktuar furnizimet dhe spekulatorët janë futur në treg.

Kontratat e së ardhmes robusta në Londër, pikë referimi globale, arritën një rekord prej afro 5.700 dollarë për ton në fillim të këtij viti, nga një mesatare historike prej 1.700 dollarësh, ndërsa çmimi i kokrrave të kafesë arabica të nivelit më të lartë u rrit 70% vitin e kaluar në 4.20 dollarë për paund.

Por çmimet e arabica dhe robusta kanë rënë nga nivelet më të larta në muajt e fundit me shpresën për përmirësimin e të korrave./FinancialTimes

The post Rritet çmimi i kafes pasi Trump njoftoi tarifa 50% për Brazilin appeared first on Gazeta Si.

Pas blegtorisë, në 2024-n ra edhe prodhimi i qumështit

9 July 2025 at 14:42

Nga Gazeta ‘SI’ – Në 2024-n, sasia e qumështit të grumbulluar në Shqipëri arriti rreth 95 mijë tonë, duke shënuar një rënie prej 6.6%, krahasuar me vitin 2023.

Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe me 75 mijë tonë, me një rënie prej 6.5%. Qumështi i deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9.7%.

Qumështi i dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3.1%. Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor.

Pjesa më e madhe shkon për përpunim të mëtejshëm.

Struktura e qumështit për konsum ishtem 88.2% qumësht i plotë i përpunuar 7.3% qumësht gjysmë i skremuar 4% qumësht i papërpunuar 0.5% qumësht i skremuar.

Për të njëjtën periudhë, prodhimi i djathit ra me 9.9%, duke arritur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9.9%, ai nga qumështi i deles me 5.9%, dhe ai nga dhia me 16.8%.

Prodhimi i gjalpit arriti në 657 tonë, ku 96.4% është gjalpë tradicional dhe 3.6% gjalpë i shkrirë.

The post Pas blegtorisë, në 2024-n ra edhe prodhimi i qumështit appeared first on Gazeta Si.

Çmimet e bakrit prekin nivele rekord pas tarifave të Donald Trump

9 July 2025 at 10:38

Çmimet e bakrit kanë prekur një rekord të pasi Donald Trump tha se do ta taksonte atë me 50%.

“Sot e ka radhën bakri”, tha Trump para një takimi me kabinetin e tij.

Vendimi hapi një front të ri në luftën tregtare të presidentit amerikan, i cili njoftoi më shumë se 12 shtete se nga 1 gushti do të përballen me tarifa të reja. Ai tha se do të njoftojë edhe 7 vende të tjera. Spektri i tarifave më të larta të bakrit shkaktoi një nxitim për të bllokuar furnizimet dhe çmimet për metalin, i cili përdoret gjerësisht në elektronikë, ndërtim dhe pajisje industriale.

Hoëard Lutnick, sekretari i tregtisë, tha në një intervistë se ai priste që tarifat e bakrit të viheshin në fuqi në fund të këtij muaji ose në fillim të gushtit.

Sipas të dhënave të FactSet, kontratat e së ardhmes së bakrit të tregtuara në Nju Jork u rritën me 13% në 5.69 dollarë për paund, duke shënuar një mbyllje të lartë të të gjitha kohërave dhe kërcimin më të madh në rekordet që shtrihen deri në vitin 1969.

Aksionet e minierës amerikane të bakrit Freeport-McMoRan u rritën pothuajse 3%.

“Pritja jonë është konfirmimi zyrtar i një norme prej 50% brenda javësh dhe zbatimi brenda 30 ditëve,” thanë analistët e Citi.

“Ne mendojmë se ky është një moment vendimtar për tregun e bakrit në vitin 2025 pasi zbatimi i menjëhershëm i tarifave të flamurit duhet të mbyllë papritur dritaren për dërgesat e mëtejshme të rëndësishme të bakrit në SHBA – ndoshta për pjesën tjetër të vitit 2025”, shtuan ata.

Çmimet në Nju Jork panë nëj rritje “të paprecedentë” prej 25% mbi kontratat e së ardhmes në Bursën e Metaleve të Londrës, tha Daniel Hynes, një strateg i lartë i mallrave në ANZ.

Kili është deri tani furnizuesi më i madh i bakrit të rafinuar në SHBA, duke llogaritur rreth 70% të importeve e ndjekur nga Kanadaja dhe Peruja./FinancialTimes

The post Çmimet e bakrit prekin nivele rekord pas tarifave të Donald Trump appeared first on Gazeta Si.

Daku rrit vlerën me 5 milionë euro, 13 futbollistë kuqezi fitojnë terren gjatë një viti

By: armand
5 July 2025 at 08:40

Në një vit ku shumë emra të njohur të Kombëtares Shqiptare pësuan rënie të ndjeshme në vlerën e tyre të tregut, ka edhe një tjetër tablo, ajo e lojtarëve që jo vetëm kanë ruajtur vlerën, por e kanë rritur ndjeshëm atë. Janë 13 futbollistë kuqezinj që kanë shënuar progres, një sinjal pozitiv për të ardhmen […]

The post Daku rrit vlerën me 5 milionë euro, 13 futbollistë kuqezi fitojnë terren gjatë një viti appeared first on BoldNews.al.

Kostot e prodhimit bujqësor u rritën me 4.8% në 2024-n. Kryesojnë perimet dhe vaji i ullirit

3 July 2025 at 13:32

Nga Gazeta ‘SI’ – Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 149.6 nga 142.8 që ishte në 2023, duke shënuar një rritje me 4.8%. Rritja më e madhe është regjistruar tek produktet bimore, me një mesatare vjetore prej 9.1%, ndërsa produktet blegtorale kanë shënuar një rritje shumë më të moderuar prej vetëm 0.4%.

Brenda grupit të produkteve bimore, perimet kanë qenë kampionët e inflacionit, me një rritje prej 21.6%. Ndërkohë, vaji i ullirit me një rritje prej 11.3% në raport me vitin 2023.

Drithërat dhe agrumet shënuan rënie të ndjeshme të kostove të prodhimit, përkatësisht me 15.4% dhe 12.2%.

Për sa i përket produkteve të drufrutorëve, rritja ishte më e butë, me 4.3%, ndërkohë që frutat janë shtrenjtuar me 6.1% dhe rrushi me 3.7%. Kostot e prodhimit të ullinjve kanë pasur një rritje të qëndrueshme prej 5.0%, ndërsa vera, një produkt i përpunuar bujqësor, ka ndjekur një trend më të butë me vetëm 2.4%.

Në sektorin e blegtorisë, çmimet kanë qëndruar pothuajse të pandryshuara. Rritjet më të larta janë regjistruar tek gjedhët (2.9%), të imtat (3.1%) dhe mjalti (2.6%). Nga ana tjetër, ka pasur edhe ulje çmimesh, kostot e rritjes së derrave ranë me 3%, ndërsa qumështi i lopës dhe qumështi në përgjithësi kanë pasur një rënie prej rreth 1%.

The post Kostot e prodhimit bujqësor u rritën me 4.8% në 2024-n. Kryesojnë perimet dhe vaji i ullirit appeared first on Gazeta Si.

VIDEO/ Lotët e kancelares britanike trondisin tregjet financiare. Bie paundi

3 July 2025 at 11:11

Lotët e kancelares së Thesarit britanik tronditën tregjet financiare atje.

Gjatë seancës parlamentare, kryeministri Keir Starmer nuk garantoi se kancelarja Rachel Reeves do të vazhdonte të mbante këtë post, duke e bërë këtë të fundit të nxirrte lot.

Kjo situatë çoi në kaos tregjet financiare me yield-et e titujve qeveritarë u rritën shpejt dhe paundi u dobësua me 0.8% përballë dollarit.

Pas dëmit të shkaktuar, Starmer doli në media duke thënë se Reeves do të qëndrojë “për shumë gjatë” në postin e saj si kancelare dhe se lotët ishin për arsye personale e jo politike. Paundi rikuperoi vetëm 0.1% dhe yield-et e titujve u normalizuan disi.

Në thelb të gjithë kësaj është dështimi i reformës së mirëqenies sociale, projekt i Reeves, që synonte të kursente 5 miliardë sterlina duke reduktuar ndihmën për të paaftët dhe të varfrit. Por, deputetët laburistë u rebeluan në masë, duke refuzuar një masë që do të zhyttë në varfëri qindra mijëra njerëz, një goditje për një qeveri të majtë. Në fund, Starmer u detyrua ta tërhiqte plotësisht projektligjin për të shmangur humbjen në Parlament.

Reeves i është përkushtuar disiplinës së rreptë fiskale, duke premtuar se do të balancojë buxhetin e përditshëm të qeverisë në vetëm pak vite. Ndërsa ky qëndrim është mbështetur nga tregjet financiare dhe institucionet si Fondi Monetar Ndërkombëtar, ai e ka detyruar atë të kërkojë shpejt kursime të mëdha për të shmangur rritjen e vazhdueshme të taksave.

The post VIDEO/ Lotët e kancelares britanike trondisin tregjet financiare. Bie paundi appeared first on Gazeta Si.

Rama kërkon pezullimin urgjent të AKU-së: Më shumë dëmton, se bën mirë

2 July 2025 at 20:05

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka kërkuar pezullimin urgjent të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke akuzuar institucionin se po dëmton më shumë sesa po ndihmon sigurinë ushqimore në vend.

Gjatë një takimi me fermerët, shefi i qeverisë u shpreh se është e domosdoshme ngritja e një komisioni të posaçëm që do të shqyrtojë dhe filtrojë burimet njerëzore brenda AKU-së.

Për kryeministrin, AKU-ja ka sjellë shqetësime jo vetëm për konsumatorët, të cilët janë përballur shpesh herë me produkte jo cilësore dhe që ndikojnë menjëherë në shëndetin e tyre, por gjithashtu dhe për të gjithë sipërmarrësit e të gjithë ata që janë pjesë e sektorit të bujqësisë.

“AKU-ja, është shqetësimi më i madh, në vend se të jetë partneri më i madh e i rëndësishëm. Është shqetësimi më i madh i gjithë sipërmarrësve, që janë në sektorin e bujqësisë. Por, është shqetësim edhe për të gjithë restorantët, për të gjitha kafenetë. Më shumë se sa bën mirë, bën dëm”, tha ai.

Rama pati thirrje dhe për ministrin e Financave, Petrit Malaj, që ishte pjesë e diskutimeve aty. Kreu i qeverisë i tha Malajt që të nxirret menjëherë vendimi i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së.

“Kështu AKU-ja, ministër, duhet nxjerrë vendim pezullimi i veprimtarisë së AKU-së. Totalisht. Nuk duhet më të dalë!”, përmbylli Rama në lidhje me AKU-në.

Ai shtoi se problem kryesor mbetet informaliteti në tregun ushqimor dhe mungesa e faturave për produktet që qarkullojnë, sidomos për ushqimet e freskëta.

“Strukturat e pafaturuara që mund të jenë të rrezikshme dhe që mund të sjellin pasoja katastrofike për shëndetin e njerëzve nuk mund të tolerohen. Tatimet duhet t’u kujtojnë bizneseve të vogla se, edhe pse janë të përjashtuara nga taksat, duhet të jenë aleatë në luftën kundër informalitetit që prek drejtpërdrejt shëndetin publik,” u shpreh ai.

Në mënyrë të veçantë, Rama përmendi tregtimin e qumështit dhe produkteve të tjera ushqimore pa fatura, duke theksuar se pas një faze sensibilizimi do të nisë sekuestroja e menjëhershme e çdo produkti të tillë në treg.

Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë kur rritet shqetësimi për standardet e sigurisë ushqimore në vend, ndërsa efektiviteti i institucioneve përkatëse, përfshirë AKU-në, po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.

The post Rama kërkon pezullimin urgjent të AKU-së: Më shumë dëmton, se bën mirë appeared first on Gazeta Si.

Kompanitë e siguracioneve arkëtuan 10 mld lekë deri në maj. Shqiptarët s’po sigurojnë më pronat

2 July 2025 at 10:04

Nga Gazeta ‘SI’ – Kompanitë e sigurimeve arkëtuan pak më shumë se 10 mld lekë në 5 muajt e parë të vitit 2025, me rritje vjetore 7.6%. Gjatë periudhës janar – maj , numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 609.763 me një rritje prej 9.29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimet e jo-jetës dominojnë këtë treg, me mbi 90% të primeve, ndërsa ka një rritje të lehtë të sigurimeve të jetës me 9.4%.

2.5 mld lekë u arkëtuan vetëm nga sigurimi i detyrueshëm motrrik, me rritje vjetore 13%. Sigurimet vullnetare arritën 4 mld lekë, rritje e papërfillshme nga një vit më parë.

Në portofolin e pronës, përgjegjësive dhe garancive, u mblodhën 1.6 mld lekë, por vërehet një ulje në sigurimin e pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, me 9.4%.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar – maj 2025 kapën vlerën 2.5 mld lekë, pësuar një rritje me rreth 2.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pagesat e dëmeve gjatë janar – maj 2025 u ulen me 5.59% krahasuar me janar -maj 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,504 milionë lekë, apo 75.79% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

The post Kompanitë e siguracioneve arkëtuan 10 mld lekë deri në maj. Shqiptarët s’po sigurojnë më pronat appeared first on Gazeta Si.

Pikëpyetje mbi shkakun e zjarrit në tregun e Durrësit

By: user 8
30 June 2025 at 16:44

I përfshirë nga flakët masive një ditë më parë, këtë të hënë në tregun industrial të plazhit në Durrës mbizotëron heshtja. Qetësia prishet vetëm nga një ekskavator, që po punon për të larguar nga aty të gjitha mbetjet e krijuara nga zjarri, i cili shkatërroi gjithçka nga dyqanet e tregtarëve, që prej vitesh ushtrojnë aktivitetin në tregun industrial në sektorin “Hekurudha”.

Zjarrfikësit luftuan për rreth 2 orë me flakët, derisa arritën të vinin situatën nën kontroll, por dëmet materiale shkaktuar tregtarëve janë të mëdha. Për shkak të zjarrit masiv, që rrezikoi edhe godinat aty pranë, në vendngjarje shkuan jo vetëm mjetet zjarrfikëse të Durrësit dhe portit, por edhe ato nga Shijaku, Kavaja e Kamza.

Nga të dyshimet paraprake, thuhet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në çatinë e njërit prej dyqaneve, dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi. Një ditë më parë, ndërsa po ndiqte nga afër operacionin për shuarjen e flakëve, prefekti Emiljan Jani theksoi se tregu nuk plotëson kushtet teknike dhe ka infrastrukturë të përkohshme, me lidhje elektrike jo të standardizuara.

E ndërsa dyshimet janë tek një shkëndijë elektrike, nuk përjashtohet edhe mundësia qe zjarri të ketë qene i qellimshëm, pasi hapësira ne te cilen ndodhet tregu është zone ne zhvillim dhe ne te dyshohet se do te ndërtohet një objekt shumëkatësh. Siç njofton policia e Durrësit, “materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me këtë rast”. Tashmë i takon organit të hetimit, të zbardh të vërtetën reale të kësaj ngjarje.

The post Pikëpyetje mbi shkakun e zjarrit në tregun e Durrësit appeared first on Lapsi.al.

Italia dhe Greqia, destinacionet e preferuara të shqiptarëve gjatë 2024-s

30 June 2025 at 14:51

Nga Gazeta ‘SI’ – Në vitin 2024, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë), të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.4 mln, raporton INSTAT.

Në 98% të rasteve ishin udhëtime për qëllime personale dhe 2% për arsye biznesi. Në 2024, udhëtimet e kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë për “Pushime dhe kohë e lirë” zënë peshën më të madhe, ndjekur nga udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë për qëllime “Vizita te të afërm dhe miq”.

INSTAT tregon se Italia dhe Greqia janë destinacionet e preferuara për shqiptarët, 8.6% dhe 7.4%, ndjekur nga Gjermania me 3.8%, e Anglia, Franca me 3%. Brenda Shqipërisë dominon Tirana me 15.4%, Vlora 12.3%, Korça 11% dhe Durrësi 8.6%.

Sipas llogaritjeve një shqiptar ka qëndruar jashtë mesatarisht 4.2 netë, kryesisht në hotele.

Përqëndrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt Gusht 13.9%; Dhjetor 13.7%; Korrik 11.5%; Qershor 9.4%

The post Italia dhe Greqia, destinacionet e preferuara të shqiptarëve gjatë 2024-s appeared first on Gazeta Si.

Portet europiane të bllokuara, tarifat e Trump shkaktojnë kaos në tregtinë botërore

30 June 2025 at 13:23

Tarifat e Donald Trump, kombinuar me thatësirat e lumenjve i kanë shkaktuar Europës krizën më të madhe të furnizimit që prej pandemisë së Covid, thonë kompanitë e logjistikës.

Maunat janë lënë në pritje të ditëve për të marrë mallrat dhe anijet me kontejnerë janë përballur me pritje të gjata, me probleme më të këqijat në portet e Roterdamit, Antwerp dhe Hamburg – që pritet të vazhdojnë për të paktën disa muaj.

“Të gjitha qendrat e mëdha janë të tejmbushura,” tha Caesar Luikenaar, drejtor menaxhues i WEC Lines, një kompani transporti me bazë në Holandë. Një numër portesh të rëndësishme në të gjithë Europën po funksiononin me kapacitetin e tyre maksimal, tha Luikenaar.

Albert van Ommen, shefi ekzekutiv i kompanisë së logjistikës me qendër në Holandë Euro-Rijn Group, tha se ai mendonte se mbipopullimi ishte më i keqi që nga pandemia, kur flukset e ngarkesave u bënë elastike dhe portet e mbingarkuara po luftonin me personelin.

Problemet janë goditja më e fundit për një sistem logjistik mbarëbotëror që deri vonë kishte lejuar shumë kompani të mbanin inventar minimal të stoqeve, të sigurta duke ditur se shërbimet e planifikuara të transportit do të rimbushnin rregullisht stokun, në një orar të caktuar.

Një kompani gjermane e logjistikës, Contargo, ka paralajmëruar klientët se maunat presin mesatarisht 66 orë për të ngarkuar kontejnerët në Antëerp dhe 77 orë në Roterdam. Normalisht, mauneve u ofrohen hapësira fikse kohore për t’u ngarkuar në terminalet e kontejnerëve, për t’u siguruar që ato mund t’i heqin kontejnerët shpejt dhe me efikasitet.

Casper Ellerbaek, një ekzekutiv i lartë në DHL të Gjermanisë, tha se vonesat nuk kishin detyruar ende asnjë nga klientët e tij të ndalonte prodhimin për shkak të mungesës së komponentëve, por se një “dramë” e tillë mbetej një rrezik.

Van Ommen tha se në Antwerp, porti i dytë më i ngarkuar i kontejnerëve në Europë, anijet po shkarkoheshin nga tre deri në pesë ditë prapa afatit.

“Kur ne mbledhim kontejnerët me maune, ato nuk mund të ngarkohen në kohë sepse anijet detare nuk janë në kohë,” tha Van Ommen. “Në fund, klienti ose përdoruesi përfundimtar po i merr gjërat me vonesë.”

Kompanitë e logjistikës fajësuan krizën duke përfshirë ndryshimet e mprehta të politikës tarifore të SHBA nën Presidentin e SHBA Donald Trump, të cilat kanë detyruar linjat e transportit me kontejnerë të rinovojnë rrjetet e tyre për të akomoduar flukset tregtare në mbarë botën që ndryshojnë ndjeshëm.

Problemet po përkeqësohen më tej nga kufizimet në ngarkimin e maunave në lumin Rhine pas problemeve me thatësirat.

Në të njëjtën kohë, terminalet janë përballur me një riorganizim të konsiderueshëm të aleancave midis linjave të transportit detar pasi Kompania e Transportit Mesdhetar të Zvicrës dhe Maersk e Danimarkës, dy linjat më të mëdha të kontejnerëve, i dhanë fund marrëveshjes së tyre të mëparshme të bashkëpunimit. Ndryshime të tilla mund të çojnë në ndërprerje afatshkurtër sepse ato i nxisin linjat të ndryshojnë oraret e tyre ose të kalojnë në terminale të ndryshëm.

Ndërkohë, portet europiane po përballen edhe me rritjen e vëllimeve të importeve nga Azia, pasi tarifat e larta amerikane bëjnë që mallrat të devijohen diku tjetër.

Ellerbaek i DHL fajësoi rritjen e mprehtë të vëllimeve të kontejnerëve nga Azia në Europë – që ai vlerësoi se po shkonte në rreth 7% nga viti në vit – për ndryshimet e strategjisë nga eksportuesit aziatikë.

“Nëse shikoni nivelet e rritjes në tregti të ndryshme, nuk ka dyshim se ne kemi parë që Europa të marrë një pjesë të madhe që historikisht do të ishte menduar për tregun amerikan,” tha Ellerbaek.

Shifrat e industrisë thanë se operatorët e terminaleve – kryesisht kompani private që marrin me qira hapësirën e portit nga autoritetet portuale në pronësi publike – po nxitonin të rekrutonin staf të ri dhe të blinin pajisje të reja në përpjekje për të lehtësuar tendosjet./FT

The post Portet europiane të bllokuara, tarifat e Trump shkaktojnë kaos në tregtinë botërore appeared first on Gazeta Si.

Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari, akuzohet për…

30 June 2025 at 11:43

Procedohet në gjendje të lirë pronari i tregut në plazhin e Durrësit, pas zjarrit masiv që ra një ditë më parë. Procedimi është për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ditë më parë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.

Flakët përfshinë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje. Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant u bllokua qarkullimi rrugor në rrugën “Pavarësia” në plazh. Tregu është me llamarina dhe gjendeshin mbi 20 dyqane që operojnë në zonë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në përmasa të mëdha. Prefekti i qarkut Durrës Emilian Jani, tha një ditë më parë se ka dëme të shumta materiale dhe se ky treg, nuk përmbush asnjë kriter dhe kushte të sigurimit teknik.

The post Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari, akuzohet për… appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në tregun industrial pranë plazhit në Durrës dhe Hoshtimë në Vlorë

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Tregu industrial në Durrës, në zonën e plazhit, lagjia 13, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, duke rrezikuar dhe disa biznese që ndodhen aty pranë.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.

Sakaq, nuk ka të lënduar. Rrugët pranë zonës, janë të bllokuara nga autoritetet deri në fikjen e vatrës së zjarrit.

Po ashtu pranë varrezave të fshatit Hoshtimë në Vlorë ka rënë zjarr pasditen e sotme.

Për shkak të flakëve të cilat kanë nisur nga varrezat e fshatit rrezikohen ullishte dhe toka bujqësore të zonës. Shumë më larg janë edhe shtëpitë e fshatit.

Së fundmi, flakët po drejtohen tek shtëpitë e zonës së Kërkovës. Për momentin situata është e vështirë për shkak të terrenit dhe erës e cila favorizon flakët. Të gjitha strukturat janë aty tashmë për të bërë të mundur vendosjen e zjarrit në kontroll.

Për shkak të flakëve të cilat kanë nisur nga varrezat e fshatit rrezikohen ullishte dhe toka bujqësore të zonës. Shumë më larg janë edhe shtëpitë e fshatit.

Së fundmi, flakët po drejtohen tek shtëpitë e zonës së Kërkovës.

Për momentin situata është e vështirë për shkak të terrenit dhe erës e cila favorizon flakët. Të gjitha strukturat janë aty tashmë për të bërë të mundur vendosjen e zjarrit në kontroll.

…vijon

The post Zjarr në tregun industrial pranë plazhit në Durrës dhe Hoshtimë në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Frikësohen banorët dhe pushuesit e shumtë, zjarr i madh në tregun në plazhin e Durrësit

By: el da
29 June 2025 at 17:11

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë gjatë sezonit veror. Ngjarja është raportuar rreth orës 16:30, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale, sipas burimeve paraprake.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrëfikëset e qytetit bregdetar, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në dyqanet e tjera. Po ashtu të pranishëm në vendngjarje janë dhe forca të shumta të policisë.

Tregu, i ndërtuar kryesisht me struktura të për bregdkohshme dhe llamarina, ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi, duke rritur rrezikun për dëme të mëdha. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por ka dëme të shumta materiale.

Zjarri i madh ka frikësuar banorët e shumtë në pallatet dhe zonën pranë tregut industrial, po ashtu edhe pushuesit e shumtë, pasi zona në të cilën ka rënë zjarri është mjaft e populluar në këtë periudhë.

❌
❌