Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rritet çmimi i kafes pasi Trump njoftoi tarifa 50% për Brazilin

10 July 2025 at 11:43

Çmimi i kafes u rrit këtë të enjte pasi Donald Trump njoftoi se do t’i vendoste Brazilit një tarifë 50%, prodhuesit më të madh të kafe në botë.

Me anë të rrjeteve sociale, Trump tha se edhe Brazili do të tarifohej nga 1 gushti, duke e akuzuar shtetin latin se ka kufizuar fjalën e lirën dhe i ka bërë “gjueti shtrigash” ish-presidentit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Kjo ka tronditur tregun e kafesë, pasi SHBA-ja është blerësi kryesor i Brazilit dhe ndikimi do të jetë i fortë.

Giuseppe Lavazza, pronar i kafes Lavazza tha se një lëvizje e tillë do t’i peshonte konsumatorëve amerikanë.

“Problemi nuk është të kemi tarifa midis Amerikës dhe Europës. Problemi është të kemi tarifa midis SHBA-së dhe Brazilit, SHBA-së dhe Vietnamit, SHBA-së dhe të gjitha vendeve ku prodhohet kafeja”, tha Lavazza. “Rezultati përfundimtar do të jetë një rritje në koston e kafesë në SHBA. Kështu që tregu amerikan bëhet më i shtrenjtë për konsumatorët.”

Çmimet e kafesë arabica dhe robusta kanë qenë të larta gjatë viteve të fundit pasi të korrat e dobëta në vendet kryesore të rritjes në botë, Brazili dhe Vietnami, kanë reduktuar furnizimet dhe spekulatorët janë futur në treg.

Kontratat e së ardhmes robusta në Londër, pikë referimi globale, arritën një rekord prej afro 5.700 dollarë për ton në fillim të këtij viti, nga një mesatare historike prej 1.700 dollarësh, ndërsa çmimi i kokrrave të kafesë arabica të nivelit më të lartë u rrit 70% vitin e kaluar në 4.20 dollarë për paund.

Por çmimet e arabica dhe robusta kanë rënë nga nivelet më të larta në muajt e fundit me shpresën për përmirësimin e të korrave./FinancialTimes

The post Rritet çmimi i kafes pasi Trump njoftoi tarifa 50% për Brazilin appeared first on Gazeta Si.

Pas blegtorisë, në 2024-n ra edhe prodhimi i qumështit

9 July 2025 at 14:42

Nga Gazeta ‘SI’ – Në 2024-n, sasia e qumështit të grumbulluar në Shqipëri arriti rreth 95 mijë tonë, duke shënuar një rënie prej 6.6%, krahasuar me vitin 2023.

Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe me 75 mijë tonë, me një rënie prej 6.5%. Qumështi i deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9.7%.

Qumështi i dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3.1%. Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor.

Pjesa më e madhe shkon për përpunim të mëtejshëm.

Struktura e qumështit për konsum ishtem 88.2% qumësht i plotë i përpunuar 7.3% qumësht gjysmë i skremuar 4% qumësht i papërpunuar 0.5% qumësht i skremuar.

Për të njëjtën periudhë, prodhimi i djathit ra me 9.9%, duke arritur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9.9%, ai nga qumështi i deles me 5.9%, dhe ai nga dhia me 16.8%.

Prodhimi i gjalpit arriti në 657 tonë, ku 96.4% është gjalpë tradicional dhe 3.6% gjalpë i shkrirë.

The post Pas blegtorisë, në 2024-n ra edhe prodhimi i qumështit appeared first on Gazeta Si.

Çmimet e bakrit prekin nivele rekord pas tarifave të Donald Trump

9 July 2025 at 10:38

Çmimet e bakrit kanë prekur një rekord të pasi Donald Trump tha se do ta taksonte atë me 50%.

“Sot e ka radhën bakri”, tha Trump para një takimi me kabinetin e tij.

Vendimi hapi një front të ri në luftën tregtare të presidentit amerikan, i cili njoftoi më shumë se 12 shtete se nga 1 gushti do të përballen me tarifa të reja. Ai tha se do të njoftojë edhe 7 vende të tjera. Spektri i tarifave më të larta të bakrit shkaktoi një nxitim për të bllokuar furnizimet dhe çmimet për metalin, i cili përdoret gjerësisht në elektronikë, ndërtim dhe pajisje industriale.

Hoëard Lutnick, sekretari i tregtisë, tha në një intervistë se ai priste që tarifat e bakrit të viheshin në fuqi në fund të këtij muaji ose në fillim të gushtit.

Sipas të dhënave të FactSet, kontratat e së ardhmes së bakrit të tregtuara në Nju Jork u rritën me 13% në 5.69 dollarë për paund, duke shënuar një mbyllje të lartë të të gjitha kohërave dhe kërcimin më të madh në rekordet që shtrihen deri në vitin 1969.

Aksionet e minierës amerikane të bakrit Freeport-McMoRan u rritën pothuajse 3%.

“Pritja jonë është konfirmimi zyrtar i një norme prej 50% brenda javësh dhe zbatimi brenda 30 ditëve,” thanë analistët e Citi.

“Ne mendojmë se ky është një moment vendimtar për tregun e bakrit në vitin 2025 pasi zbatimi i menjëhershëm i tarifave të flamurit duhet të mbyllë papritur dritaren për dërgesat e mëtejshme të rëndësishme të bakrit në SHBA – ndoshta për pjesën tjetër të vitit 2025”, shtuan ata.

Çmimet në Nju Jork panë nëj rritje “të paprecedentë” prej 25% mbi kontratat e së ardhmes në Bursën e Metaleve të Londrës, tha Daniel Hynes, një strateg i lartë i mallrave në ANZ.

Kili është deri tani furnizuesi më i madh i bakrit të rafinuar në SHBA, duke llogaritur rreth 70% të importeve e ndjekur nga Kanadaja dhe Peruja./FinancialTimes

The post Çmimet e bakrit prekin nivele rekord pas tarifave të Donald Trump appeared first on Gazeta Si.

Daku rrit vlerën me 5 milionë euro, 13 futbollistë kuqezi fitojnë terren gjatë një viti

By: armand
5 July 2025 at 08:40

Në një vit ku shumë emra të njohur të Kombëtares Shqiptare pësuan rënie të ndjeshme në vlerën e tyre të tregut, ka edhe një tjetër tablo, ajo e lojtarëve që jo vetëm kanë ruajtur vlerën, por e kanë rritur ndjeshëm atë. Janë 13 futbollistë kuqezinj që kanë shënuar progres, një sinjal pozitiv për të ardhmen […]

The post Daku rrit vlerën me 5 milionë euro, 13 futbollistë kuqezi fitojnë terren gjatë një viti appeared first on BoldNews.al.

Kostot e prodhimit bujqësor u rritën me 4.8% në 2024-n. Kryesojnë perimet dhe vaji i ullirit

3 July 2025 at 13:32

Nga Gazeta ‘SI’ – Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 149.6 nga 142.8 që ishte në 2023, duke shënuar një rritje me 4.8%. Rritja më e madhe është regjistruar tek produktet bimore, me një mesatare vjetore prej 9.1%, ndërsa produktet blegtorale kanë shënuar një rritje shumë më të moderuar prej vetëm 0.4%.

Brenda grupit të produkteve bimore, perimet kanë qenë kampionët e inflacionit, me një rritje prej 21.6%. Ndërkohë, vaji i ullirit me një rritje prej 11.3% në raport me vitin 2023.

Drithërat dhe agrumet shënuan rënie të ndjeshme të kostove të prodhimit, përkatësisht me 15.4% dhe 12.2%.

Për sa i përket produkteve të drufrutorëve, rritja ishte më e butë, me 4.3%, ndërkohë që frutat janë shtrenjtuar me 6.1% dhe rrushi me 3.7%. Kostot e prodhimit të ullinjve kanë pasur një rritje të qëndrueshme prej 5.0%, ndërsa vera, një produkt i përpunuar bujqësor, ka ndjekur një trend më të butë me vetëm 2.4%.

Në sektorin e blegtorisë, çmimet kanë qëndruar pothuajse të pandryshuara. Rritjet më të larta janë regjistruar tek gjedhët (2.9%), të imtat (3.1%) dhe mjalti (2.6%). Nga ana tjetër, ka pasur edhe ulje çmimesh, kostot e rritjes së derrave ranë me 3%, ndërsa qumështi i lopës dhe qumështi në përgjithësi kanë pasur një rënie prej rreth 1%.

The post Kostot e prodhimit bujqësor u rritën me 4.8% në 2024-n. Kryesojnë perimet dhe vaji i ullirit appeared first on Gazeta Si.

VIDEO/ Lotët e kancelares britanike trondisin tregjet financiare. Bie paundi

3 July 2025 at 11:11

Lotët e kancelares së Thesarit britanik tronditën tregjet financiare atje.

Gjatë seancës parlamentare, kryeministri Keir Starmer nuk garantoi se kancelarja Rachel Reeves do të vazhdonte të mbante këtë post, duke e bërë këtë të fundit të nxirrte lot.

Kjo situatë çoi në kaos tregjet financiare me yield-et e titujve qeveritarë u rritën shpejt dhe paundi u dobësua me 0.8% përballë dollarit.

Pas dëmit të shkaktuar, Starmer doli në media duke thënë se Reeves do të qëndrojë “për shumë gjatë” në postin e saj si kancelare dhe se lotët ishin për arsye personale e jo politike. Paundi rikuperoi vetëm 0.1% dhe yield-et e titujve u normalizuan disi.

Në thelb të gjithë kësaj është dështimi i reformës së mirëqenies sociale, projekt i Reeves, që synonte të kursente 5 miliardë sterlina duke reduktuar ndihmën për të paaftët dhe të varfrit. Por, deputetët laburistë u rebeluan në masë, duke refuzuar një masë që do të zhyttë në varfëri qindra mijëra njerëz, një goditje për një qeveri të majtë. Në fund, Starmer u detyrua ta tërhiqte plotësisht projektligjin për të shmangur humbjen në Parlament.

Reeves i është përkushtuar disiplinës së rreptë fiskale, duke premtuar se do të balancojë buxhetin e përditshëm të qeverisë në vetëm pak vite. Ndërsa ky qëndrim është mbështetur nga tregjet financiare dhe institucionet si Fondi Monetar Ndërkombëtar, ai e ka detyruar atë të kërkojë shpejt kursime të mëdha për të shmangur rritjen e vazhdueshme të taksave.

The post VIDEO/ Lotët e kancelares britanike trondisin tregjet financiare. Bie paundi appeared first on Gazeta Si.

Rama kërkon pezullimin urgjent të AKU-së: Më shumë dëmton, se bën mirë

2 July 2025 at 20:05

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka kërkuar pezullimin urgjent të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke akuzuar institucionin se po dëmton më shumë sesa po ndihmon sigurinë ushqimore në vend.

Gjatë një takimi me fermerët, shefi i qeverisë u shpreh se është e domosdoshme ngritja e një komisioni të posaçëm që do të shqyrtojë dhe filtrojë burimet njerëzore brenda AKU-së.

Për kryeministrin, AKU-ja ka sjellë shqetësime jo vetëm për konsumatorët, të cilët janë përballur shpesh herë me produkte jo cilësore dhe që ndikojnë menjëherë në shëndetin e tyre, por gjithashtu dhe për të gjithë sipërmarrësit e të gjithë ata që janë pjesë e sektorit të bujqësisë.

“AKU-ja, është shqetësimi më i madh, në vend se të jetë partneri më i madh e i rëndësishëm. Është shqetësimi më i madh i gjithë sipërmarrësve, që janë në sektorin e bujqësisë. Por, është shqetësim edhe për të gjithë restorantët, për të gjitha kafenetë. Më shumë se sa bën mirë, bën dëm”, tha ai.

Rama pati thirrje dhe për ministrin e Financave, Petrit Malaj, që ishte pjesë e diskutimeve aty. Kreu i qeverisë i tha Malajt që të nxirret menjëherë vendimi i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së.

“Kështu AKU-ja, ministër, duhet nxjerrë vendim pezullimi i veprimtarisë së AKU-së. Totalisht. Nuk duhet më të dalë!”, përmbylli Rama në lidhje me AKU-në.

Ai shtoi se problem kryesor mbetet informaliteti në tregun ushqimor dhe mungesa e faturave për produktet që qarkullojnë, sidomos për ushqimet e freskëta.

“Strukturat e pafaturuara që mund të jenë të rrezikshme dhe që mund të sjellin pasoja katastrofike për shëndetin e njerëzve nuk mund të tolerohen. Tatimet duhet t’u kujtojnë bizneseve të vogla se, edhe pse janë të përjashtuara nga taksat, duhet të jenë aleatë në luftën kundër informalitetit që prek drejtpërdrejt shëndetin publik,” u shpreh ai.

Në mënyrë të veçantë, Rama përmendi tregtimin e qumështit dhe produkteve të tjera ushqimore pa fatura, duke theksuar se pas një faze sensibilizimi do të nisë sekuestroja e menjëhershme e çdo produkti të tillë në treg.

Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë kur rritet shqetësimi për standardet e sigurisë ushqimore në vend, ndërsa efektiviteti i institucioneve përkatëse, përfshirë AKU-në, po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.

The post Rama kërkon pezullimin urgjent të AKU-së: Më shumë dëmton, se bën mirë appeared first on Gazeta Si.

Kompanitë e siguracioneve arkëtuan 10 mld lekë deri në maj. Shqiptarët s’po sigurojnë më pronat

2 July 2025 at 10:04

Nga Gazeta ‘SI’ – Kompanitë e sigurimeve arkëtuan pak më shumë se 10 mld lekë në 5 muajt e parë të vitit 2025, me rritje vjetore 7.6%. Gjatë periudhës janar – maj , numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 609.763 me një rritje prej 9.29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimet e jo-jetës dominojnë këtë treg, me mbi 90% të primeve, ndërsa ka një rritje të lehtë të sigurimeve të jetës me 9.4%.

2.5 mld lekë u arkëtuan vetëm nga sigurimi i detyrueshëm motrrik, me rritje vjetore 13%. Sigurimet vullnetare arritën 4 mld lekë, rritje e papërfillshme nga një vit më parë.

Në portofolin e pronës, përgjegjësive dhe garancive, u mblodhën 1.6 mld lekë, por vërehet një ulje në sigurimin e pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, me 9.4%.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar – maj 2025 kapën vlerën 2.5 mld lekë, pësuar një rritje me rreth 2.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pagesat e dëmeve gjatë janar – maj 2025 u ulen me 5.59% krahasuar me janar -maj 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,504 milionë lekë, apo 75.79% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

The post Kompanitë e siguracioneve arkëtuan 10 mld lekë deri në maj. Shqiptarët s’po sigurojnë më pronat appeared first on Gazeta Si.

Pikëpyetje mbi shkakun e zjarrit në tregun e Durrësit

By: user 8
30 June 2025 at 16:44

I përfshirë nga flakët masive një ditë më parë, këtë të hënë në tregun industrial të plazhit në Durrës mbizotëron heshtja. Qetësia prishet vetëm nga një ekskavator, që po punon për të larguar nga aty të gjitha mbetjet e krijuara nga zjarri, i cili shkatërroi gjithçka nga dyqanet e tregtarëve, që prej vitesh ushtrojnë aktivitetin në tregun industrial në sektorin “Hekurudha”.

Zjarrfikësit luftuan për rreth 2 orë me flakët, derisa arritën të vinin situatën nën kontroll, por dëmet materiale shkaktuar tregtarëve janë të mëdha. Për shkak të zjarrit masiv, që rrezikoi edhe godinat aty pranë, në vendngjarje shkuan jo vetëm mjetet zjarrfikëse të Durrësit dhe portit, por edhe ato nga Shijaku, Kavaja e Kamza.

Nga të dyshimet paraprake, thuhet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në çatinë e njërit prej dyqaneve, dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi. Një ditë më parë, ndërsa po ndiqte nga afër operacionin për shuarjen e flakëve, prefekti Emiljan Jani theksoi se tregu nuk plotëson kushtet teknike dhe ka infrastrukturë të përkohshme, me lidhje elektrike jo të standardizuara.

E ndërsa dyshimet janë tek një shkëndijë elektrike, nuk përjashtohet edhe mundësia qe zjarri të ketë qene i qellimshëm, pasi hapësira ne te cilen ndodhet tregu është zone ne zhvillim dhe ne te dyshohet se do te ndërtohet një objekt shumëkatësh. Siç njofton policia e Durrësit, “materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me këtë rast”. Tashmë i takon organit të hetimit, të zbardh të vërtetën reale të kësaj ngjarje.

The post Pikëpyetje mbi shkakun e zjarrit në tregun e Durrësit appeared first on Lapsi.al.

Italia dhe Greqia, destinacionet e preferuara të shqiptarëve gjatë 2024-s

30 June 2025 at 14:51

Nga Gazeta ‘SI’ – Në vitin 2024, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë), të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.4 mln, raporton INSTAT.

Në 98% të rasteve ishin udhëtime për qëllime personale dhe 2% për arsye biznesi. Në 2024, udhëtimet e kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë për “Pushime dhe kohë e lirë” zënë peshën më të madhe, ndjekur nga udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë për qëllime “Vizita te të afërm dhe miq”.

INSTAT tregon se Italia dhe Greqia janë destinacionet e preferuara për shqiptarët, 8.6% dhe 7.4%, ndjekur nga Gjermania me 3.8%, e Anglia, Franca me 3%. Brenda Shqipërisë dominon Tirana me 15.4%, Vlora 12.3%, Korça 11% dhe Durrësi 8.6%.

Sipas llogaritjeve një shqiptar ka qëndruar jashtë mesatarisht 4.2 netë, kryesisht në hotele.

Përqëndrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt Gusht 13.9%; Dhjetor 13.7%; Korrik 11.5%; Qershor 9.4%

The post Italia dhe Greqia, destinacionet e preferuara të shqiptarëve gjatë 2024-s appeared first on Gazeta Si.

Portet europiane të bllokuara, tarifat e Trump shkaktojnë kaos në tregtinë botërore

30 June 2025 at 13:23

Tarifat e Donald Trump, kombinuar me thatësirat e lumenjve i kanë shkaktuar Europës krizën më të madhe të furnizimit që prej pandemisë së Covid, thonë kompanitë e logjistikës.

Maunat janë lënë në pritje të ditëve për të marrë mallrat dhe anijet me kontejnerë janë përballur me pritje të gjata, me probleme më të këqijat në portet e Roterdamit, Antwerp dhe Hamburg – që pritet të vazhdojnë për të paktën disa muaj.

“Të gjitha qendrat e mëdha janë të tejmbushura,” tha Caesar Luikenaar, drejtor menaxhues i WEC Lines, një kompani transporti me bazë në Holandë. Një numër portesh të rëndësishme në të gjithë Europën po funksiononin me kapacitetin e tyre maksimal, tha Luikenaar.

Albert van Ommen, shefi ekzekutiv i kompanisë së logjistikës me qendër në Holandë Euro-Rijn Group, tha se ai mendonte se mbipopullimi ishte më i keqi që nga pandemia, kur flukset e ngarkesave u bënë elastike dhe portet e mbingarkuara po luftonin me personelin.

Problemet janë goditja më e fundit për një sistem logjistik mbarëbotëror që deri vonë kishte lejuar shumë kompani të mbanin inventar minimal të stoqeve, të sigurta duke ditur se shërbimet e planifikuara të transportit do të rimbushnin rregullisht stokun, në një orar të caktuar.

Një kompani gjermane e logjistikës, Contargo, ka paralajmëruar klientët se maunat presin mesatarisht 66 orë për të ngarkuar kontejnerët në Antëerp dhe 77 orë në Roterdam. Normalisht, mauneve u ofrohen hapësira fikse kohore për t’u ngarkuar në terminalet e kontejnerëve, për t’u siguruar që ato mund t’i heqin kontejnerët shpejt dhe me efikasitet.

Casper Ellerbaek, një ekzekutiv i lartë në DHL të Gjermanisë, tha se vonesat nuk kishin detyruar ende asnjë nga klientët e tij të ndalonte prodhimin për shkak të mungesës së komponentëve, por se një “dramë” e tillë mbetej një rrezik.

Van Ommen tha se në Antwerp, porti i dytë më i ngarkuar i kontejnerëve në Europë, anijet po shkarkoheshin nga tre deri në pesë ditë prapa afatit.

“Kur ne mbledhim kontejnerët me maune, ato nuk mund të ngarkohen në kohë sepse anijet detare nuk janë në kohë,” tha Van Ommen. “Në fund, klienti ose përdoruesi përfundimtar po i merr gjërat me vonesë.”

Kompanitë e logjistikës fajësuan krizën duke përfshirë ndryshimet e mprehta të politikës tarifore të SHBA nën Presidentin e SHBA Donald Trump, të cilat kanë detyruar linjat e transportit me kontejnerë të rinovojnë rrjetet e tyre për të akomoduar flukset tregtare në mbarë botën që ndryshojnë ndjeshëm.

Problemet po përkeqësohen më tej nga kufizimet në ngarkimin e maunave në lumin Rhine pas problemeve me thatësirat.

Në të njëjtën kohë, terminalet janë përballur me një riorganizim të konsiderueshëm të aleancave midis linjave të transportit detar pasi Kompania e Transportit Mesdhetar të Zvicrës dhe Maersk e Danimarkës, dy linjat më të mëdha të kontejnerëve, i dhanë fund marrëveshjes së tyre të mëparshme të bashkëpunimit. Ndryshime të tilla mund të çojnë në ndërprerje afatshkurtër sepse ato i nxisin linjat të ndryshojnë oraret e tyre ose të kalojnë në terminale të ndryshëm.

Ndërkohë, portet europiane po përballen edhe me rritjen e vëllimeve të importeve nga Azia, pasi tarifat e larta amerikane bëjnë që mallrat të devijohen diku tjetër.

Ellerbaek i DHL fajësoi rritjen e mprehtë të vëllimeve të kontejnerëve nga Azia në Europë – që ai vlerësoi se po shkonte në rreth 7% nga viti në vit – për ndryshimet e strategjisë nga eksportuesit aziatikë.

“Nëse shikoni nivelet e rritjes në tregti të ndryshme, nuk ka dyshim se ne kemi parë që Europa të marrë një pjesë të madhe që historikisht do të ishte menduar për tregun amerikan,” tha Ellerbaek.

Shifrat e industrisë thanë se operatorët e terminaleve – kryesisht kompani private që marrin me qira hapësirën e portit nga autoritetet portuale në pronësi publike – po nxitonin të rekrutonin staf të ri dhe të blinin pajisje të reja në përpjekje për të lehtësuar tendosjet./FT

The post Portet europiane të bllokuara, tarifat e Trump shkaktojnë kaos në tregtinë botërore appeared first on Gazeta Si.

Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari, akuzohet për…

30 June 2025 at 11:43

Procedohet në gjendje të lirë pronari i tregut në plazhin e Durrësit, pas zjarrit masiv që ra një ditë më parë. Procedimi është për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ditë më parë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.

Flakët përfshinë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje. Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant u bllokua qarkullimi rrugor në rrugën “Pavarësia” në plazh. Tregu është me llamarina dhe gjendeshin mbi 20 dyqane që operojnë në zonë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në përmasa të mëdha. Prefekti i qarkut Durrës Emilian Jani, tha një ditë më parë se ka dëme të shumta materiale dhe se ky treg, nuk përmbush asnjë kriter dhe kushte të sigurimit teknik.

The post Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari, akuzohet për… appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në tregun industrial pranë plazhit në Durrës dhe Hoshtimë në Vlorë

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Tregu industrial në Durrës, në zonën e plazhit, lagjia 13, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, duke rrezikuar dhe disa biznese që ndodhen aty pranë.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.

Sakaq, nuk ka të lënduar. Rrugët pranë zonës, janë të bllokuara nga autoritetet deri në fikjen e vatrës së zjarrit.

Po ashtu pranë varrezave të fshatit Hoshtimë në Vlorë ka rënë zjarr pasditen e sotme.

Për shkak të flakëve të cilat kanë nisur nga varrezat e fshatit rrezikohen ullishte dhe toka bujqësore të zonës. Shumë më larg janë edhe shtëpitë e fshatit.

Së fundmi, flakët po drejtohen tek shtëpitë e zonës së Kërkovës. Për momentin situata është e vështirë për shkak të terrenit dhe erës e cila favorizon flakët. Të gjitha strukturat janë aty tashmë për të bërë të mundur vendosjen e zjarrit në kontroll.

Për shkak të flakëve të cilat kanë nisur nga varrezat e fshatit rrezikohen ullishte dhe toka bujqësore të zonës. Shumë më larg janë edhe shtëpitë e fshatit.

Së fundmi, flakët po drejtohen tek shtëpitë e zonës së Kërkovës.

Për momentin situata është e vështirë për shkak të terrenit dhe erës e cila favorizon flakët. Të gjitha strukturat janë aty tashmë për të bërë të mundur vendosjen e zjarrit në kontroll.

…vijon

The post Zjarr në tregun industrial pranë plazhit në Durrës dhe Hoshtimë në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Frikësohen banorët dhe pushuesit e shumtë, zjarr i madh në tregun në plazhin e Durrësit

By: el da
29 June 2025 at 17:11

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë gjatë sezonit veror. Ngjarja është raportuar rreth orës 16:30, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale, sipas burimeve paraprake.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrëfikëset e qytetit bregdetar, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në dyqanet e tjera. Po ashtu të pranishëm në vendngjarje janë dhe forca të shumta të policisë.

Tregu, i ndërtuar kryesisht me struktura të për bregdkohshme dhe llamarina, ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi, duke rritur rrezikun për dëme të mëdha. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por ka dëme të shumta materiale.

Zjarri i madh ka frikësuar banorët e shumtë në pallatet dhe zonën pranë tregut industrial, po ashtu edhe pushuesit e shumtë, pasi zona në të cilën ka rënë zjarri është mjaft e populluar në këtë periudhë.

Nike: Tarifat e Trump mund të rrisin kostot tona me 1 miliard dollarë këtë vit

27 June 2025 at 11:58

Nga Gazeta ‘Si’- Kompania e njohur e veshjeve sportive Nike ka bërë të ditur se tarifat e reja të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj disa partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-ve mund t’i shtojnë rreth 1 miliard dollarë kostove të saj gjatë vitit 2025.

Për të zbutur ndikimin e këtyre masave, drejtuesit e kompanisë thanë se Nike do të ulë varësinë nga prodhimi në Kinë, vend që është goditur më fort nga tarifat.

Aktualisht, rreth 16% e këpucëve që Nike shet në SHBA prodhohen në Kinë, por kjo përqindje do të ulet në një shifër njëshifrore deri në fund të majit 2026.

Muajin e kaluar, Nike njoftoi se do të rrisë çmimet për disa produkte, përfshirë atlete dhe veshje sportive në tregun amerikan, duke ndjekur shembullin e rivalit Adidas, i cili gjithashtu paralajmëroi rritje çmimesh për shkak të tarifave të reja.

Pavarësisht ndikimeve negative, aksionet e Nike u rritën me mbi 10%, pasi kompania publikoi rezultate më të mira se pritshmëritë për tremujorin e parë. Edhe pse ishte performanca më e dobët në më shumë se tre vjet, fitimet tejkaluan pritjet, duke treguar fleksibilitetin e kompanisë përballë vështirësive tregtare.

The post Nike: Tarifat e Trump mund të rrisin kostot tona me 1 miliard dollarë këtë vit appeared first on Gazeta Si.

Shqipëria jo më tërheqëse? Ulen investimet e huaja direkte

25 June 2025 at 12:01

Nga Gazeta ‘SI’ – Në fillim të vitit 2025, interesi i të huajve për të investuar në Shqipëri është zbehur, të paktën kështu tregojnë shifrat.

Banka e Shqipërisë raporton se në fillim të 2025-s investimet e huaja regjistrohen në 362 mln euro, nga 423 mln në fund të 2024-s, përkthyer në rënie 14%.

Përpos një rritje të lehtë të investimeve në industri, sektorët e tjerë kanë pësuar të gjithë rënie, përfshirë atë të real estate. Flukset në pasuritë e paluajtshme raportohen në 104 mln euro, nga 110 mln që ishin në fund të vitit 2024. Gjithësesi nga një vit më parë, IHD-të në këtë treg janë rritur me 20 mln euro.  

Edhe pse qeveria ka shprehur shqetësim për origjinën anonime të investitorëve të huaj në Shqipëri, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe e investimeve, 69 mln euro, vjen nga burime “konfidenciale”, zë që është reduktuar me 33 mln euro. Turqia dhe Holanda mbeten investuesit kryesorë në Shqipëri, respektivisht me 50 dhe 49 mln euro investime, ndonëse me rënie.

The post Shqipëria jo më tërheqëse? Ulen investimet e huaja direkte appeared first on Gazeta Si.

Armëpushimi Izrael-Iran ul çmimet e naftës

24 June 2025 at 10:53

Çmimi i naftës ra pas lajmit se Izraeli ka pranuar armëpushimin e propozuar nga Donald Trump me Iranin.

Nafta e papërpunuar Brent ra me 5.3% në 67.77 dollarë për fuçi, ndërsa ajo e Teksasit me 5.5% në 64.76 dollarë për fuçi.

Nëse paqja do të zgjasë 24 orë, konlikti mbyllet zyrtarisht, pas 12 ditësh sulme.

“Nëse armëpushimi ndiqet siç është paralajmëruar, investitorët mund të presin kthimin në normalitet të naftës,” tha Priyanka Sachdeva, analiste e lartë e tregut në Phillip Nova.

“Duke ecur përpara, shkalla në të cilën Izraeli dhe Irani i përmbahen kushteve të armëpushimit të shpallura së fundmi do të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e çmimeve të naftës,” tha Sachdeva.

Trump tha se një armëpushim “i plotë dhe i plotë” do të hyjë në fuqi me synimin për t’i dhënë fund konfliktit midis dy kombeve.”Me lajmet e armëpushimit ne tani po shohim një vazhdimësi të primit të rrezikut të ndërtuar në çmimin e naftës së papërpunuar javën e kaluar, por vetëm avullon”, tha Tony Sycamore, analist në IG.

Irani është prodhuesi i tretë më i madh i OPEC-ut të naftës së papërpunuar dhe lehtësimi i tensioneve do ta lejonte atë të eksportonte më shumë naftë dhe të parandalonte ndërprerjet e furnizimit, një faktor kryesor në rritjen e çmimeve të naftës ditët e fundit.

Të dyja kontratat e naftës ranë pasi u rritën në nivelet më të larta të pesë muajve pasi SHBA sulmoi objektet bërthamore të Iranit gjatë fundjavës, duke nxitur frikën për një zgjerim të konfliktit Izrael-Iran.

Përfshirja e drejtpërdrejtë e SHBA-së në luftë kishte fokusuar gjithashtu investitorët në ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore e ngushtë dhe jetike midis Iranit dhe Omanit në Gjirin e Mesme, përmes së cilës rrjedhin midis 18 dhe 19 milionë fuçi naftë bruto dhe karburante në ditë, gati një e pesta e konsumit botëror.

Shqetësimet po rriteshin se çdo ndërprerje e aktivitetit detar përmes ngushticës do të katapultonte çmimet, ndoshta në një territor treshifror.

Për momentin, megjithatë, tregtarët po merrnin frymë nga rritja e fundit e çmimit të naftës.

“Teknikisht, shitja brenda natës përforcon një shtresë rezistence midis përafërsisht 78,40 dollarëve (maksumi i tetorit 2024 dhe qershorit 2025) dhe 80,77 dollarëve (maksimumi i vitit të deritanishëm), dhe është e qartë se do të duhet diçka jashtëzakonisht e papritur dhe e dëmshme për furnizimin e kësaj shtrese të shtuar të naftës së papërpunuar.

The post Armëpushimi Izrael-Iran ul çmimet e naftës appeared first on Gazeta Si.

Bie numri i bagëtive, ulet prodhimi i qumështit, mishit dhe vezëve

23 June 2025 at 21:08

Nga Gazeta Si- Blegtoria në Shqipëri po përballet me një rënie të numrit të lopëve dhe të të imtave. Instituti i Statistikave raporton se numri i bagëtive vazhdoi të tkurret edhe gjatë vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, numri i lopëve në rang vendi u ul me 3.5 për qind krahasuar me një vit më parë duke zbritur në 224 mijë krerë.

Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.

Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë. Numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë. Por rënia më e madhe është shënuar në kategorinë e derrave.

Sipas INSTAT, numri i derrave ra me 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë dhe brenda kësaj kategorie, numri i dosave u reduktua me 9,6%.

Tkurrja e numrit të bagëtive është shoqëruar me rënien e mëtejshme të prodhimit të mishit dhe bulmetrave. Sipas INSTAT, prodhimi i përgjithshëm i qumështit u ulu me 2,7%, duke kaluar nga 900.5 mijë tonë në vitin 2023 në 876.6 mijë tonë në vitin 2024.

Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ra me 3,8%, nga 135.5 mijë tonë në 130.3 mijë tonë, ndërsa prodhimi i vezëve u ul me 0,7%.

Statistikat e INSTAT tregojnë se i vetmi sektor me rritje i blegtorisë është ai i bletëve. Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024, ndërsa prodhimi i mjaltit u rrit me 5.4 për qind në terma vjetorë.

The post Bie numri i bagëtive, ulet prodhimi i qumështit, mishit dhe vezëve appeared first on Gazeta Si.

Bombardimi i Iranit nga SHBA, nafta kalon çmimin 81 dollarë

23 June 2025 at 10:46

Nafta ka prekur çmimin më të lartë të 5 muajve të fundit, pasi SHBA-ja bombardoi Iranin duke rritur gjasat e një kundërpërgjigje nga Teherani.

Nafta Brent e papërpunuar, kaloi çmimin e 81.40 dollarë për fuçi, kur tregjet u hapën këtë të hënë në mëngjes. Nafta e Teksasit u rrit me 2% në 75.47 dollarë/fuçi.

Lëvizjet e mëtejshme në çmimin e naftës këtë javë do të varen saktësisht nga mënyra se si republika islamike ose përfaqësuesit e saj si Houthis zgjedhin të hakmerren, thanë analistët.

“Një vijë e kuqe është kaluar,” tha Jorge León, kreu i analizës gjeopolitike në konsulencën e energjisë Rstad, duke vënë në dukje se bombardimet e fundjavës shënuan herën e parë që SHBA sulmoi drejtpërdrejt territorin iranian.

“Në një skenar ekstrem ku Irani përgjigjet me sulme të drejtpërdrejta ose synon infrastrukturën rajonale të naftës, çmimet e naftës do të rriten ndjeshëm,” tha ai. “Edhe në mungesë të hakmarrjes së menjëhershme, tregjet ka të ngjarë të kenë një çmim më të lartë të rrezikut gjeopolitik”.

Çmimet e naftës janë rritur tashmë rreth 14% që kur Izraeli nisi sulmin e parë të papritur ndaj Iranit 10 ditë më parë. Çmimet më të larta të naftës ka të ngjarë të rrjedhin në tregje të tjera të energjisë, si benzina, diçka që mund të nxisë një shpërthim të ri inflacioni në të gjithë botën.

Hyrja e SHBA-së në luftë ka futur “një shtresë të re paqëndrueshmërie në tregjet e energjisë” duke i lënë tregtarët të presin “lëvizjen e radhës të Teheranit”, tha León.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se Irani do të përballet me sulme të mëtejshme nëse Teherani nuk “bën paqe”, por republika islamike më parë ishte zotuar se do të hakmerrej nëse SHBA-të përfshiheshin. Forcat e vijës së ashpër në Iran po bënin thirrje tashmë për veprim të dielën, me redaktorin me ndikim të gazetës Kayhan që kërkonte që vendi të sulmonte flotën detare të SHBA në Gji dhe të ndalonte anijet perëndimore që lëviznin nëpër ngushticën e Hormuzit.

Rreth një e treta e furnizimeve të naftës në botë nga deti kalon çdo ditë përmes rrugës së ngushtë ujore që ndan Iranin nga shtetet e Gjirit dhe çdo sulm ndaj anijeve në ngushticë do të shkaktonte menjëherë rritje të çmimeve të energjisë, thanë analistët./FT

The post Bombardimi i Iranit nga SHBA, nafta kalon çmimin 81 dollarë appeared first on Gazeta Si.

Shtimi apartamenteve po godet tregun, në shtëpitë me qira ditore po fitohet më pak

By: Ardit
22 June 2025 at 10:32

Numri i apartamenteve e njësive të tjera të banimit, që ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira në prill 2025, arriti në 23.4 mijë, ose 38% më shumë se e njëjta periudhë një vit më parë. Ndërsa të ardhurat e gjeneruara nga këto njësi në janar-prill arritën në 12 milionë euro, tregu po ndien […]

The post Shtimi apartamenteve po godet tregun, në shtëpitë me qira ditore po fitohet më pak appeared first on BoldNews.al.

❌
❌