Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2025Main stream

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

By: Ela
18 July 2025 at 10:43

Nga Boldnews.al Kombinati, një prej lagjeve më të mëdha në Tiranë, prej vitesh është në një lëngim të vertetë. Varfërisë ekstreme të kësaj zone, vetëm pesë kilometra larg qendrës së kryeqytetit, iu shtuan edhe pasojat e rënda të tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Dhjetra pallate e shtëpi më të ulta u dëmtuan keqaz nga […]

The post Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Këshilltarët e PL në bashkinë e Tiranës: Transparencë mbi procedurat e strehimit në Kombinat

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Anëtari i Partisë së Lirisë në Këshillit bashkiak të Tiranës Artan Distafa në një deklaratë për mediet ngriti sot shqetësimin e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Sipas tij megjithëse kanë kaluar më shumë se 5 vite nga tërmeti ende banorët e Kombinatit janë në gjendje emergjente.

“Jo për shkak të natyrës, për shkak të mashtrimit të planifikuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës. Qindra familje janë ende pa strehë, të përjashtuar, të braktisur dhe të harruar përballë dramës së tyre”, tha Distafa.

Distafa theksoi se grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës kërkon që të publikohet lista e plotë të përfituesve të banesave në Kombinat, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

”Ne, grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojmë urgjentisht transparencë mbi kriteret dhe procedurat e ndjekura; strehim të menjëhershëm për çdo familje që është ende pa çati”, tha Distafa.

“Do të kërkojmë llogari, derisa çdo banor i Kombinatit dhe të gjithë ata banorë që akoma nuk kanë banesat e premtuara, të marrin atë që i takon me të drejtë. Qytetarët nuk kërkojnë më premtime, por përgjegjësi dhe drejtësi”, u shpreh Distafa.

/m.q/j.p/

The post Këshilltarët e PL në bashkinë e Tiranës: Transparencë mbi procedurat e strehimit në Kombinat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombinat, 28-vjeçari përndjek të renë dhe i djeg kabinën elektrike të pallatit

By: Besnik
30 May 2025 at 16:12

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 28-vjeçar dyshohet se ka përndjekur një të re 24-vjeçare deri në pallatin ku ajo banonte.

Më pas, në momentin kur është larguar, policia thotë se ai i ka vënë zjarrin kabinës elektrike, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për banorët e pallatit.

Policia njofton se e ka arrestuar 28-vjeçarin, i identifikuar me inicialet A.B., dhe i ka kaluar materialet proceduriale prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A.B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24-vjeçare. Gjatë largimit nga pallati, ai ka djegur një kabinë elektrike, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike në të gjithë pallatin,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kombinat, 28-vjeçari përndjek të renë dhe i djeg kabinën elektrike të pallatit appeared first on Euronews Albania.

PS fiton Kombinatin, Gonxhja: Morëm 54.5% të votave, edhe pse një zonë që kishte halle që lidhen me Rindërtimin

By: redi
13 May 2025 at 17:15

Drejtuesi politik i PS-së për njësinë administrative nr.6 në kryeqytet, Blendi Gonxhja ka njoftuar fitoren e mazhorancës në zonën e Kombinatit. Ai u shpreh se socialistët në Kombinat ia kanë dalë të thyejnë rekordin e votave të vitit 2021, duke marrë 54.5%, pavarësisht rënies në pjesëmarrje në zgjedhjet e së dielës. “Është një ditë e bukur për ne socialistët e Kombinatit.

Source

Gonxhja: Problematikat pas tërmetit i zgjidhim brenda vitit

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Partia Socialiste synon më shumë se 20 mandate deputetësh në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, kandidati për deputet i PS-së në listën e hapur në kryeqytet, në një intervistë në medie, bëri të ditur se fushata e tij është përqendruar te njësia nr. 6.

Familje të shumta të kësaj njësie, e njohur edhe si zona e Kombinatit, u përballën me pasojat shkatërrimtare të tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

“Njësia 6, sipas të gjitha gjasave, ishte një nga më të vështirat, për shkak të problematikave që vinin nga disa çështje që lidheshin me rindërtimin, tërmetin, ngërçe ligjore, kallëzime, ekspertiza që nuk pranoheshin nga një pjesë e komuniteteve. Të gjitha këto bënë që të kishim një lloj vonese në disa prej zgjidhjeve. Por Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në botë që vendosi t’u japë shtëpi falas krejtësisht të reja ose ndërtime falas të shtëpive të ndërtuara ose përmirësim nga buxheti i shtetit për shtëpitë që mund të riparoheshin. Kjo gjë nuk ka ndodhur në asnjë vend, as në Bashkimin Europian, dhe kjo s’duhet të harrohet. Kodi Zgjedhor dhe fushata nuk lejon që të ndërmarrësh akte gjatë këtyre muajve, por janë vënë të gjitha në binarë dhe besoj që brenda këtij viti u jepet një zgjidhje përfundimtare atyre rasteve që kishin mbetur pa zgjidhje”, u shpreh Gonxhja.

Gonxhja thekson se kandidimit në zgjedhjet e 11 majit, është sfida më e bukur e jetës.

Këtë vit, fushatës së socialistëve në kryeqytet do t’i mungojë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili po përballet me drejtësinë.

Prandaj, tha Gonxhja, për shkak të kësaj situate, në Tiranë janë ingranuar disa nga kandidatët politikë më me eksperiencë, megjithëse PS-ja nuk ka dyshime për fitoren.

/r.e//a.f/

The post Gonxhja: Problematikat pas tërmetit i zgjidhim brenda vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha në Kombinat: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, çmimet janë dyfishuar

By: user 11
19 April 2025 at 20:06

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar programin e hartuar në një takim të mbajtur në Kombinat.  Berisha tha se në 12 vitet e qeverisjes së Ramës nuk u rritën pagat dhe as pensionet. Ndërsa çmimet, shtoi Berisha, janë më shumë se dyfishuar gjatë këtyre 12 viteve.

“Ia kemi dalë të hartojmë një projekt të tillë së pari sepse kemi ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dy fondacione kryesore në botë të qendrës së djathtë, fondacioni Adenauer i Gjermanisë dhe fondacioni Heritage i SHBA kanë shqyrtuar dhe vlerësuar programin tonë. Kanë bërë sugjerimet e tyre.

Por nga ana tjetër ky program në mënyrë të padiskutueshme ka eksperiencën, ka trashëgimi eksperiencën me të cilën ne, siç jeni dëshmitarë, bëmë një ndryshim të madh në qëndrimin e shtetit ndaj qytetarëve. Dhe ky ndryshim u shpreh para së gjithash në dhënien, në rikthimin e parave të taksave qytetarëve shqiptarë.

Ky është një parim themelor për ata që qeverisin. Miq, shteti është si familja.
Ai që drejton familjen, ai ka një detyrim që të ardhurat e familjes t’i shpërndajë në mënyrë të drejtë për anëtarët e saj dhe në mënyrë transparente të tregojë se çfarë do bëjë me të tjerët. Kështu është edhe qeveria, ka detyrë që ato që mbledh nga qytetarët, taksat, t’ua rikthejë së pari qytetarëve dhe të tjerat t’i përcaktojë për shërbime ndaj tyre, për shëndetësinë, për arsimin, për rrugët, për shkollat, për veprat publike.

Çfarë ndodhi në Shqipëri? Në Shqipëri ndodhi një zhvillim që tejkalon çdo imagjinatë. Në qoftë se nga viti 2005 deri në vitin 2013, bazuar në këtë parim, ua kthyem paratë qytetarëve, nuk ka mësues në Shqipëri që të thotë se në atë periudhë nuk m’u dyfishua rroga. Nuk ka mjek, nuk ka infermiere që të dëshmojë se në ato vite, rroga e tij nuk u dyfishua. Nuk ka pension të ulët që thotë se pensioni i tij nuk u dyfishua. Nuk ka pension të mesëm që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 60 përqind. Nuk ka pension të lartë që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 40 përqind.

Pse ndodhën këto? Thjesht, paratë qeveria grumbullonte nga ju, që ishin tuajat, aktin e parë, i kthente tek ju Në këtë mënyrë, arritëm atë që kurrë ndonjëherë ndoshta nuk kishte ekzistuar. Arritëm të jemi qytetarët më të mirëpaguar të rajonit. Rrogat në Shqipëri ishin më të larta edhe se në Bullgari, edhe në Rumani. Pensionet në Shqipëri ishin më të larta se në këto vende, por edhe në vendet e rajonit.

Kjo ishte Shqipëria e vitit 2013. Nuk ndalem aspak as për t’u krenuar, as për t’u lëvduar, por për t’u thënë çdo shqiptari se ka një parim për çdo qeveri, dhe ky parim është, t’ua kthejë shqiptarëve paratë që u merr.
Ku jemi sot? Në vitin 2025. Para 12 vitesh, çdo pensionist në Shqipëri merrte pension më të madh se pensionisti në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e me radhë.

Rroga e ulët në Shqipëri ishte më e lartë se në secilin prej këtyre vendeve, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot në qoftë se pensionisti në Shqipëri merr si pension mesatar 170 euro, pensionisti në Mal të Zi merr 450 euro. Merrte 138 euro. Po pse? Sepse qeveria çdo vit është e detyruar t’u kthejë paratë qytetarëve.

Rroga minimale në Rumani ishte 167 euro. Ishte 180 lej. Sot rroga minimale në Rumani është rreth 800 euro. Pse? Sepse qeveria u kthente paratë qytetarëve. Çfarë ndodhi me ne? Qeveria nuk ua ktheu paratë qytetarëve. Jo vetëm kaq, se kjo është gjysma e të keqes. Gjysma tjetër më e rëndë e të keqes është se këtu çmimet nga viti në vit u rritën. Se këtu buka sot kushton mbidyfishin e asaj që kushtonte në vitin 2013. Kushtonte 400-500 lekë, kushton 900-1000 lekë. Se mishi sot kushton 1600-1800 lekë, kushtonte 700 lekë.

Se domatet kushtonin 100 lekë, sot kushtojnë 400 lekë. Pra, për të blerë t’i qytetar i dashur sot aq sa blije në vitin 2013, të duhen dy herë e më shumë. Dhe rrogat nuk u rritën, pensionet nuk u rritën.

Për të përballuar këtë rritje, sot çdo pensionist duhej të kishte pensionin 390 euro. Në qoftë se qeveria thotë do u indeksojmë. Në qoftë se qeveria do ishte e ndershme t’u indeksonte, pensioni juaj do të ishte 390 euro. Prandaj qeveria e Malit të Zi që i indeksoi, e ka pensionin 450 euro”, tha Berisha.

The post Berisha në Kombinat: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, çmimet janë dyfishuar appeared first on Lapsi.al.

Berisha në Kombinat: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, kurse çmimet janë më shumë se dyfishuar

By: D Marku
19 April 2025 at 21:09

Kryetari i PD Sali Berisha ka prezantuar këtë pasdite kandidatët e ‘PD-ASHM’, në Kombinat.

Ai ka paraqitur shtyllat e programit të PD ndërkohë që ka kujtuar që pagat dhe pensionet nuk u rriten përgjatë 12 vjetëve të qeverisje të rilindjes, ndërkohë që çmimet janë dyfishuar.

Fjala e Berishës: 

Të dashur drejtues të PD. I dashur zoti Paloka, deputet i PD dhe kandidat për deputet i PD. Zonja Mimoza dhe zoti Akil, përfaqësues të tre tanët të shkëlqyer për qytetarët e Kombinatit dhe Tiranës. I dashur miku ynë Artur Roshi, aleat besnik në të gjitha betejat.

Shpreh kënaqësinë time që jam sot këtu së bashku me përfaqësuesit tanë për të paraqitur para jush programin tonë.

Për të paraqitur para jush projektin tonë për katër vitet që vijnë. Vij këtu me bindjen më të thellë se ia kemi dalë të hartojmë projektin më të mirë që kemi paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve.

Ia kemi dalë të hartojmë një projekt të tillë së pari sepse kemi ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dy fondacione kryesore në botë të qendrës së djathtë, fondacioni Adenauer i Gjermanisë dhe fondacioni Heritage i SHBA kanë shqyrtuar dhe vlerësuar programin tonë. Kanë bërë sugjerimet e tyre.

Por nga ana tjetër ky program në mënyrë të padiskutueshme ka eksperiencën, ka trashëgimi eksperiencën me të cilën ne, siç jeni dëshmitarë, bëmë një ndryshim të madh në qëndrimin e shtetit ndaj qytetarëve.

Dhe ky ndryshim u shpreh para së gjithash në dhënien, në rikthimin e parave të taksave qytetarëve shqiptarë. Ky është një parim themelor për ata që qeverisin.
Miq, shteti është si familja.

Ai që drejton familjen, ai ka një detyrim që të ardhurat e familjes t’i shpërndajë në mënyrë të drejtë për anëtarët e saj dhe në mënyrë transparente të tregojë se çfarë do bëjë me të tjerët.

Kështu është edhe qeveria, ka detyrë që ato që mbledh nga qytetarët, taksat, t’ua rikthejë së pari qytetarëve dhe të tjerat t’i përcaktojë për shërbime ndaj tyre, për shëndetësinë, për arsimin, për rrugët, për shkollat, për veprat publike.

Çfarë ndodhi në Shqipëri?

Në Shqipëri ndodhi një zhvillim që tejkalon çdo imagjinatë. Në qoftë se nga viti 2005 deri në vitin 2013, bazuar në këtë parim, t’ua kthejmë paratë qytetarëve, nuk ka mësues në Shqipëri që të thotë se në atë periudhë nuk m’u dyfishua rroga.

Nuk ka mjek, nuk ka infermiere që të dëshmojë se në ato vite, rroga e tij nuk u dyfishua. Nuk ka pension të ulët që thotë se pensioni i tij nuk u dyfishua. Nuk ka pension të mesëm që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 60 përqind.

Nuk ka pension të lartë që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 40 përqind. Pse ndodhën këto? Thjesht, paratë qeveria grumbullonte nga ju, që ishin tuajat, aktin e parë, i kthente tek ju

Në këtë mënyrë, arritëm atë që kurrë ndonjëherë ndoshta nuk kishte ekzistuar. Arritëm të jemi qytetarët më të mirëpaguar të rajonit.

Rrogat në Shqipëri ishin më të larta edhe se në Bullgari, edhe në Rumani. Pensionet në Shqipëri ishin më të larta se në këto vende, por edhe në vendet e rajonit. Kjo ishte Shqipëria e vitit 2013. Nuk ndalem aspak as për t’u krenuar, as për t’u lëvduar, por për t’u thënë çdo shqiptari se ka një parim për çdo qeveri, dhe ky parim është, t’ua kthejë shqiptarëve paratë që u merr. Ku jemi sot? Në vitin 2025.

Para 12 vitesh, çdo pensionist në Shqipëri merrte pension më të madh se pensionisti në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e me radhë. Rroga e ulët në Shqipëri ishte më e lartë se në secilin prej këtyre vendeve, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë.

Sot në qoftë se pensionisti në Shqipëri merr si pension mesatar 170 euro, pensionisti në Mal të Zi merr 450 euro. Merrte 138 euro.

Po pse? Sepse qeveria çdo vit është e detyruar t’u kthejë paratë qytetarëve.
Rroga minimale në Rumani ishte 167 euro. Ishte 180 lej. Sot rroga minimale në Rumani është rreth 800 euro. Pse? Sepse qeveria u kthente paratë qytetarëve.

Çfarë ndodhi me ne? Qeveria nuk ua ktheu paratë qytetarëve. Jo vetëm kaq, se kjo është gjysma e të keqes.

Gjysma tjetër më e rëndë e të keqes është se këtu çmimet nga viti në vit u rritën. Se këtu buka sot kushton mbidyfishin e asaj që kushtonte në vitin 2013. Kushtonte 400-500 lekë, kushton 900-1000 lekë.

Se mishi sot kushton 1600-1800 lekë, kushtonte 700 lekë. Se domatet kushtonin 100 lekë, kushtojnë 400 lekë.

Pra, për të blerë ti qytetar i dashur sot aq sa blije në vitin 2013, të duhen dy herë e më shumë. Dhe rrogat nuk u rritën, pensionet nuk u rritën.

Për të përballuar këtë rritje, sot çdo pensionist duhej të kishte pensionin 390 euro. Në qoftë se qeveria thotë do u indeksojmë. Në qoftë se qeveria do ishte e ndershme t’u indeksonte, pensioni juaj do të ishte 390 euro. Prandaj qeveria e Malit të Zi që i indeksoi, e ka pensionin 450 euro.

The post Berisha në Kombinat: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, kurse çmimet janë më shumë se dyfishuar appeared first on Albeu.com.

Berisha: Bursa e studentit do të jetë 200 euro

19 April 2025 at 21:13

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me banorët e zonës së ‘Kombinatit’ në Tiranë.

Berisha në fjalën e tij u shpreh se, “ne i garantojmë qytetarët se do e ndryshojmë Shqipërinë”.

“Se biznesi i vogël, siç ua kam deklaruar kudo ku i kam takuar, do ketë energjinë me 6 lekë. Do ketë sipërfaqen publike me 120 lekë kundrejt 1500 lekë që i marrin sot. Se tavani i vendosjes së TVSH do spostohet nga 100 në 180 lekë. Se tavani i pagesës së tatimfitimit do spostohet nga 140 në 180 mijë euro. Dhe se bashkia do ta ketë kufirin tek thana, nuk do mund të vendosë kurrë mbi 1 për qind të xhiros vjetore tarifa bashkiake. Në këtë mënyrë ne i japim një frymëmarrje të vërtetë biznesit të vogël”, u shpreh Berisha.

“Made in Albania, prodhimi në Shqipëri është motoja jonë, është krenaria jonë. Ne do krijojmë klimën më miqësore për biznesin, tërheqjen e investimeve të huaja, punësimi dhe rritja e rrogave janë qëllimet tona. U garantoj se energjia nga jugu në veri, në çdo çati shqiptare që dëshiron do ketë panelet fotovoltaike dhe brenda 3 viteve do likuidojë investimin e tyre dhe do e ketë energjinë gjithmonë falas. Dhe shteti do u blejë çdo tepricë prodhimi”, tha Berisha.

Kreu i PD shtoi se, “Shqipëri Madhështore pa rini nuk ka. Ndaj dhe ne do vendosim bonuset për fëmijën e parë 70 euro. Për fëmijën e dytë 60 euro. Për fëmijën e tretë, shpenzimet totale nga lindja gjer 23 vjeç. Do modernizojmë arsimin. Mësuesin do e vendosim në piedestal. Bursa e studentit do të jetë 200 euro. Mesatarja hiqet”.

“Do bëjmë gjithçka për shkollimin, për punësimin dhe strehimin e të rinjve. Çiftet e reja do marrin grante 30 mijë euro për të përballuar kredinë. Dhe në rast se familja e tyre bëhet me tre fëmijë, ai grant falet përgjithmonë”, tha Berisha.

Pra, shtoi ai, “krahas këtyre, Shqipëria do shndërrohet në epiqendër të teknologjisë së lartë. Shqipëria do jetë një Shqipëri Madhështore dhe u siguroj ju se ky projekt është konkret, është 100 përqind i realizueshëm. Kërkon mbështetjen tuaj më 11 maj”

Duke folur për partitë e reja, Berisha tha se, ato kanë dalë hapur kundër rotacionit. “Rrinë për të zgrapur vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën. Ky është akt i shëmtuar”, tha Berisha.

“Ky projekt është projekt për çdo shqiptar të ndershëm pavarësisht nga bindjet e tij politike. Ky projekt është projekt që kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga mjerimi. Është projekt që kërkon t’i mundësojë suksesin çdo shqiptari që kërkon të jetojë me djersën e tij. Është projekt që kërkon të mbajë fëmijët shqiptarë këtu për të ndërtuar në Shqipëri ëndrrën e tyre”, tha më tej Berisha. /j.p/

 

The post Berisha: Bursa e studentit do të jetë 200 euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, çmimet mbi dyfish gjatë këtyre 12 viteve

19 April 2025 at 19:55

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me banorët e zonës së ‘Kombinatit’ në Tiranë.

Berisha në fjalën e tij shprehu bindjen se PD ia ka dalë të hartojë projektin më të mirë që ka paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve.

“Ia kemi dalë të hartojmë një projekt të tillë së pari sepse kemi ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dy fondacione kryesore në botë të qendrës së djathtë, fondacioni Adenauer i Gjermanisë dhe fondacioni Heritage i SHBA kanë shqyrtuar dhe vlerësuar programin tonë. Kanë bërë sugjerimet e tyre”, tha Berisha.

Por, nga ana tjetër, shtoi ai, “ky program në mënyrë të padiskutueshme ka eksperiencën, ka trashëgimi eksperiencën me të cilën ne, siç jeni dëshmitarë, bëmë një ndryshim të madh në qëndrimin e shtetit ndaj qytetarëve”.

Dhe ky ndryshim, tha Berisha, “u shpreh para së gjithash në dhënien, në rikthimin e parave të taksave qytetarëve shqiptarë. Ky është një parim themelor për ata që qeverisin”.

Duke folur për qeverisjen e PD nga viti 2005 deri në vitin 2013, Berisha tha se, “nuk ka mësues në Shqipëri që të thotë se në atë periudhë nuk m’u dyfishua rroga. Nuk ka mjek, nuk ka infermiere që të dëshmojë se në ato vite, rroga e tij nuk u dyfishua. Nuk ka pension të ulët që thotë se pensioni i tij nuk u dyfishua. Nuk ka pension të mesëm që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 60 për qind. Nuk ka pension të lartë që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 40 për qind”.

Sipas tij, këto ndodhën, sepse “paratë që qeveria grumbullonte nga ju, që ishin tuajat, aktin e parë, i kthente tek ju Në këtë mënyrë, arritëm atë që kurrë ndonjëherë ndoshta nuk kishte ekzistuar. Arritëm të jemi qytetarët më të mirëpaguar të rajonit. Rrogat në Shqipëri ishin më të larta edhe se në Bullgari, edhe në Rumani. Pensionet në Shqipëri ishin më të larta se në këto vende, por edhe në vendet e rajonit. Kjo ishte Shqipëria e vitit 2013”.

Para 12 vitesh, shtoi Berisha, “çdo pensionist në Shqipëri merrte pension më të madh se pensionisti në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e me radhë. Rroga e ulët në Shqipëri ishte më e lartë se në secilin prej këtyre vendeve, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë”.

Sot, tha kreu i PD, “në qoftë se pensionisti në Shqipëri merr si pension mesatar 170 euro, pensionisti në Mal të Zi merr 450 euro. Merrte 138 euro”.

Sepse vijoi Berisha, “qeveria çdo vit është e detyruar t’u kthejë paratë qytetarëve. Rroga minimale në Rumani ishte 167 euro. Ishte 180 lej. Sot rroga minimale në Rumani është rreth 800 euro. Pse? Sepse qeveria u kthente paratë qytetarëve”.

Kjo, sipas tij, nuk ndodhi nv qeverisjen e socialistëve.

“Për të blerë ti qytetar i dashur sot aq sa blije në vitin 2013, të duhen dy herë e më shumë. Dhe rrogat nuk u rritën, pensionet nuk u rritën”, tha Berisha.

Sipas tij, “për të përballuar këtë rritje, sot çdo pensionist duhej të kishte pensionin 390 euro. Në qoftë se qeveria thotë do u indeksojmë. Në qoftë se qeveria do ishte e ndershme t’u indeksonte, pensioni juaj do të ishte 390 euro. Prandaj qeveria e Malit të Zi që i indeksoi, e ka pensionin 450 euro”. /j.p/

The post Berisha: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, çmimet mbi dyfish gjatë këtyre 12 viteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“300 metra nga Kombinati është djegësi i Sharrës, a e shihni? Berisha: Lubi Balluku ishte përgjegjëse për mbikëqyrjen, u vodhën 130 mijë euro

By: D Marku
19 April 2025 at 19:57

Nga Kombinati, kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku se ishte përgjegjëse për mbikëqyrjen e punimeve për inceneratorin e Tiranës por nuk e bëri.

Berisha tha se Balluku e dinte se nga ky projekt përfitonte Rama.
“Këtu 300 metra larg nga ju, është djegësi i Sharrës, po a e shihni ku është? Shteti paguante 3 rroga për mbikëqyrjen, por lubia, lubi Balluku kur e dinte se paratë shkonin në konton e Ramës, nuk bënte asnjë raport. Dhe kështu u zhdukën 130 mijë euro”, tha Berisha.

The post “300 metra nga Kombinati është djegësi i Sharrës, a e shihni? Berisha: Lubi Balluku ishte përgjegjëse për mbikëqyrjen, u vodhën 130 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Rama, mesazh falënderimi pas takimeve në Mirditë, Lezhë, Kurbin e Kashar: Votoni numrin 5

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste, falënderoi sot gratë dhe vajzat, që ishin të pranishme në takimet elektorale në Mirditë, Lezhë dhe Kurbin, si edhe komunitetin e Njësisë 6 në kryeqytet, Lagjia 14 Kashar.

Rama solli momente nga takimet e ditës së sotme, ndërsa bëri thirrje për të votuar numri 5, ku renditet Partia Socialiste në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kryeministri Rama nga takimet e sotme në Lezhë, Mirditë e Kurbin nënvizoi sërish rëndësinë e votës në 11 maj, për Shqipërinë 2030 në BE, përtej ndasive dhe fanelave politike.

Ndërsa, nga takimi në Tiranë me mbështetësit e PS, në Njësinë 6, me lagjet Kashar, Astir dhe Kombinat, Rama theksoi se Tirana është motori i ekonomisë shqiptare dhe kryeqytetit i duhet një forcë qeverisëse e dyfishtë për të çuar përpara projektet që pritet të realizohen në vazhdim. /j.p/

The post Rama, mesazh falënderimi pas takimeve në Mirditë, Lezhë, Kurbin e Kashar: Votoni numrin 5 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Basha: Kush lufton SPAK-un, asgjë nuk ka për të ndryshuar

TIRANE, 16 prill/ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatët zhvilluan takime pasditen e sotme me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë. Gjatë bisedave me ta, Basha dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen banorët dhe theksoi se prioriteti kryesor i Koalicionit Euroatlantik është lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut.

Ai theksoi se vetëm përmes mbështetjes së plotë për SPAK-un dhe përfundimit me sukses të betejës kundër korrupsionit, mund të sigurohen fondet dhe burimet për të ndërtuar politika që ndihmojnë shtresat në nevojë, si pensionistët, të rinjtë, sipërmarrësit dhe fermerët.

“Nuk ka rëndësi asnjë premtim tjetër që bën Foltorja me shokë, në qoftë se ti nuk lufton korrupsionin. Në qoftë se ti lufton SPAK-un dhe mbështet të korruptuarit, asgjë ska për të ndryshuar më keq do bëhet. Prandaj parakush është mbështetja ndaj SPAK-ut, çuarja deri në fund e luftës kundër korrupsionit. Vetëm kjo i çliron fondet për të bërë pastaj politika për të mbështet pensionistët, për të mbështet të rinjtë, për të mbështet sipërmarrjen, për të mbështet fermerët, për të mbështet zhvillimin ekonomik në tërrësi, për të ulë taksat, vetëm kjo politik. E para dhe kryesorja, e panegociueshme, t’i shkojmë deri në fund luftës kundër korrupsionit” – tha Basha.

Basha më tej tha se vetëm numri 4 në fletën e votimit përfaqëson realisht mbështetjen për drejtësinë dhe ndryshimin e vërtetë.

The post Basha: Kush lufton SPAK-un, asgjë nuk ka për të ndryshuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Mbështetje pa kushte për SPAK-un’, Basha: Lufta kundër korrupsionit është parakusht për zhvillim dhe mirëqenie

16 April 2025 at 22:05

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzikm Basha, bashkë me kandidatët Nevila Nika dhe Azgan Haklaj, zhvilluan takime pasditen e sotme me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë. Gjatë bisedave me ta, Basha dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen banorët dhe theksoi se prioriteti kryesor i Koalicionit Euroatlantik është lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut.

Ai theksoi se vetëm përmes mbështetjes së plotë për SPAK-un dhe përfundimit me sukses të betejës kundër korrupsionit, mund të sigurohen fondet dhe burimet për të ndërtuar politika që ndihmojnë shtresat në nevojë, si pensionistët, të rinjtë, sipërmarrësit dhe fermerët.

“Nuk ka rëndësi asnjë premtim tjetër që bën Foltorja me shokë, në qoftë se ti nuk lufton korrupsionin. Në qoftë se ti lufton SPAK-un dhe mbështet të korruptuarit, asgjë ska për të ndryshuar më keq do bëhet. Prandaj parakush është mbështetja ndaj SPAK-ut, çuarja deri në fund e luftës kundër korrupsionit. Vetëm kjo i çliron fondet për të bërë pastaj politika për të mbështet pensionistët, për të mbështet të rinjtë, për të mbështet sipërmarrjen, për të mbështet fermerët, për të mbështet zhvillimin ekonomik në tërrësi, për të ulë taksat, vetëm kjo politik. E para dhe kryesorja, e panegociueshme, t’i shkojmë deri në fund luftës kundër korrupsionit” – tha Basha.

Ai gjithashtu tha se më 11 maj qytetarët do të kenë përpara një zgjedhje të qartë: o me familjet e tyre, o me shokët e Ramës tek 7×7=313, pasi sipas tij, paratë nuk mund të jenë në të dy vendet njëkohësisht, në xhepat e të korruptuarve dhe në xhepat e qytetarëve.

Basha më tej tha se vetëm numri 4 në fletën e votimit përfaqëson realisht mbështetjen për drejtësinë dhe ndryshimin e vërtetë.

“Sepse dihet, që të vetmit në të gjithë atë fletë votimi, vetëm numri 4 është në mbështetje me vepra ndaj SPAK-ut. Këta të dy siç e keni parë, hapur dhe nën rrogoz kanë dalë dhe punojnë kundër SPAK-ut. Më 11 maj kjo është zgjehdja, o me familjen tuaj, o me shokët e Ramës tek 7×7=313. Lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e shokëve të e Ramës tek 7×7-313, në dy vende njëkohësisht nuk mund të jenë. Dhe kjo vlen për pensionistët, kjo vlen për studentët, kjo vlen për fermerët, kjo vlen për pronarët, kjo vlen për të përndjekurit” – u shpreh ndër të tjera Basha.

The post ‘Mbështetje pa kushte për SPAK-un’, Basha: Lufta kundër korrupsionit është parakusht për zhvillim dhe mirëqenie appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: Sot në Kombinat, aty ku puna vijon për transformimin e një qendre të re të Tiranës

24 February 2025 at 18:58

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Në Kombinat vijon procesi i Rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga vizita në zonën e Rindërtimit në Kombinat, aty ku, siç u shpreh ai, puna vijon për transformimin e një qendre të re të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe nga kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani, inspektuan zonën e Rindërtimit ku ka nisur edhe hedhja e shortit për 500 apartamente të reja.

Në këtë zonë, përveç rindërtimit të banesave, ndërhyrja vazhdon edhe me hapësirat publike mbështetëse, ku parashikohen përveç trotuareve e gjelbërimit edhe korsi biçikletash dhe parkime të dedikuara, për ta kthyer Kombinatin në një tjetër pol modern të kryeqytetit.

Përveç 500 apartamenteve që po ndahen me short, puna vazhdon edhe për pjesën tjetër të projektit, ku do të strehohen të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019.

/r.e/

The post Rama: Sot në Kombinat, aty ku puna vijon për transformimin e një qendre të re të Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

500 apartamente nga Rindërtimi në Kombinat, Rama: Procesi në vijë pas peripecive me “mashat” politike e gjykatës të papërgjegjshëm

24 February 2025 at 16:30


TIRANË, 24 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Vijon procesi i Rindërtimit në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

Përveç rindërtimit të banesave, ndërhyrja vazhdon edhe me hapësirat publike mbështetëse, ku parashikohen përveç trotuareve e gjelbërimit, edhe korsi biçikletash dhe parkime të dedikuara, për ta kthyer Kombinatin në një tjetër pol modern të kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot zonën e rindërtimit në Kombinat, ku ka nisur hedhja e shorteve për 500 apartamente të reja, ndërkohë që puna vazhdon për pjesën tjetër të projektit.

I shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, Rama pa nga afër pallatet në zonën e rindërtimit, ndërsa bashkëbisedoi edhe me banorët.

Sipas Ramës, “pas shumë peripecish me mashat politike e me gjykatës të papërgjegjshëm, që morën peng familjet e Kombinatit në pritje të rindërtimit, procesi ka hyrë tanimë në vijë”.

“Ka nisur hedhja e shorteve të njëpasnjëshme për 500 apartamente të reja, ndërkohë që puna vazhdon për pjesën tjetër të projektit, i cili do të transformojë Kombinatin në një qendër të re të Tiranës”, theksoi Rama.

Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se është gati plani për rigjenerimin urban, ku do të përfshihet e gjithë lagjja, duke bërë njehsimin e rrugicave dhe mureve.

“Në këtë plan janë caktuar 6 rrugë ku do të ndërhyhet. Bashkitë do të paguajnë vetëm 50% të fondit për rigjenerimin, ndërsa pjesa tjetër do të jetë nga Fondi i Rigjenerimit Urban”, tha ministri.

Sipas tij, në procesin e shpronësimeve ka pasur edhe shumë politikë brenda, pasi janë futur shumë partiçka, duke futur njerëz që kanë bërë disa kërkesë-padi.

“Ato i kanë bllokuar për vite një pjesë të banorëve”, tha ai.

Kryeministri Rama theksoi se kjo ka qenë një pjesë e gjithë përpjekjes së rindërtimit.

“Për fat të keq janë marrë peng disa zhvillime, një pjesë i kemi kapërcyer, kjo nga gjykatës komplet të papërgjegjshëm. Edhe vonesat këtu në Kombinat në një pjese janë të lidhura me një lojë të tërë të individëve të caktuar dhe gjykatësve dhe “mashave” politike që janë futur për ta penguar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se nëse do të ishin bërë gjërat sipas kalendarit dhe pa këto pengesa artificiale, sot faktikisht gjithë investimi do të kishte përfunduar.

“Por kjo është historia në këtë qytet, hidh një hap dhe përballu me një stërkëmbësh”, tha Rama.

Në bashkëbisedim me banorët kryeministri i siguroi ata se pavarësisht problemeve të krijuara me shpronësimet për shkak të gjykatave dhe “mashave” politike, banorët do t’i marrin banesat më të forta, më të bukura dhe më të mëdha se ato që kishin.

Problemin me shpronësimet e evidentoi edhe kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Ristani theksoi se në këtë zonë të gjitha hapësirat e gjelbërimit dhe kanalizimet, që nuk kanë ekzistuar, janë kryer nga e para.

Sipas saj, zona ka gjithë infrastrukturën e nevojshme duke qenë një investim i plotë me të gjitha facilitetet duke nisur nga hapësirat e përbashkëta.

Përveç 500 apartamenteve që po ndahen me short, puna vazhdon edhe për pjesën tjetër të projektit ku do të strehohen të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019.

/j.p/r.e/

The post 500 apartamente nga Rindërtimi në Kombinat, Rama: Procesi në vijë pas peripecive me “mashat” politike e gjykatës të papërgjegjshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tensionohet situata në Kombinat, Policia Bashkiake largon tregtarët, Balliu: Favorizohen militantët e partisë

18 January 2025 at 11:44

Mëngjesin e kësaj të shtune, policia bashkiake ndërmori një aksion për të larguar tregtarët nga tregu në lagjen e Kombinatit në Tiranë, ku shumë prej tyre kishin aktivitetet e tyre për vite.

Ky aksion ka shkaktuar tensione, pasi tregtarët, që kanë paguar taksën dhe janë regjistruar ligjërisht, akuzojnë Bashkinë e Tiranës për dhunë dhe papërgjegjshmëri.

Anëtari i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar duke denoncuar këtë veprim si një tentativë për të favorizuar militantët e Bashkisë, duke larguar qytetarët që kanë për shumë vite një biznes të ligjshëm. Ai ka përmendur se shumë drejtorë të Bashkisë janë aktualisht të burgosur për aferat e mëparshme dhe ka bërë thirrje që të mos shkelin ligjin dhe të mos i prekin bizneset e qytetarëve.

Sipas Bashkisë, për një periudhë 15 ditore është kryer një aksion për të identifikuar tregtarët “faktikë” dhe për t’u mundësuar një tezgë ligjore, por tregtarët e prekur akuzojnë se nuk po ofrohen zgjidhje alternative dhe se janë lënë pa mundësi për të siguruar jetesën e tyre.

The post Tensionohet situata në Kombinat, Policia Bashkiake largon tregtarët, Balliu: Favorizohen militantët e partisë appeared first on Sot News | Lajme.

Veliaj siguron të prekurit nga tërmeti te “5 Maji” dhe në “Kombinat”: Bashkë me apartamentet, edhe certifikatat e pronësisë

16 January 2025 at 18:06

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Kryebashkiaku Erion Veliaj ka siguruar të gjithë të prekurit nga tërmeti në “Kombinat” dhe lagjen “5 Maji”, se apartamentet që shpërndahen shoqërohen edhe me certifikatat e pronësisë.

Nga mbledhja e sotme e këshillit bashkiak, Veliaj deklaroi se bashkia po ndjek të gjitha hapat deri në shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për banorët.

“Në zonën e “5 Majit” deri tani janë shpërndarë 428 apartamente në 7 godina. Parashikohen deri në fund të marsit të ndahen dhe 273 apartamente të tjera në 6 godina të reja. Nesër nisim shpërndarjen e certifikatave të pronësisë. Pra, meraku i parë është të fusim kokën në një shtëpi, meraku i dytë është të kemi letrat për atë shtëpi. Kështu që po i ndjekim hap pas hapi, sa hidhet shorti dhe futen njerëzit fillojmë menjëherë hipotekimin e atyre banesave, që të ketë vlerë dhe t’u shërbejë banorëve për një kredi apo për çfarëdolloj nevoje. Kështu, që nesër nisim edhe shpërndarjen e certifikatave tek “5 Maji””, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se edhe në “Kombinat” po vijon me ritme shpërndarja e apartamenteve të reja për të prekurit nga tërmeti.

“Janë miratuar dhe po zbatohen projektet për ndërtimin e 16 objekteve me 6 deri në 8 kate. Sipërfaqe totale e ndërtimit që ne kemi aty është 16, 7800 metra katror. Përfshihen 1064 apartamente, pra ka më shumë zona se është bashkuar edhe pjesa e “Astirit” dhe i gjithë ai pellg tek lagjja e re në “Kombinat”. Shpërndamë 75 apartamente dhe deri në fund të janarit do të ndajmë edhe 85 apartamente të tjera. Pra çdo pallat që kolaudohet dhe merr letrat, futet në proces shorti dhe futen familjarët në shtëpi. Deri në fund të muajit mars ne do të ndajmë edhe 486 apartamente të tjera në “Kombinat”. Kështu që kush përfaqëson njësitë 6, 14, Vaqarr, besoj i ka përgjigjet këtu për mënyrën se si do të procedojmë”, deklaroi Veliaj.

/a.f/r.e/

The post Veliaj siguron të prekurit nga tërmeti te “5 Maji” dhe në “Kombinat”: Bashkë me apartamentet, edhe certifikatat e pronësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërndahen 75 apartamente për banorët e Kombinatit, Veliaj: Te lagjja “5 Maji” në mars japim 273 banesat e fundit

16 January 2025 at 12:54

TIRANË, 16 janar/ATSH/ 75 familje të prekura nga tërmeti në Kombinat morën çelësin e shtëpisë së tyre të re. Në ceremoninë e shpërndarjes së apartamenteve mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili uroi sot banorët për banesat e tyre të reja dhe kujtoi se ky proces nuk ishte i lehtë, pasi u vonua për shkak të pengesave me gjyqe nga partitë politike.

“Sot është një ditë e lumtur për këto familje, por është shumë e rëndësishme të kuptojmë pse u vonuam në këto 5 vite. Pse Bashkia e Tiranës duhej të merrej me 28 procese gjyqësore, që u hapën jo nga njerëzit, jo nga nevojtarët, jo nga banorët, por nga partiçkat politike, nga ato partiçka që sot po bëhen copë e çikë, ashtu siç u munduan të bënin copë e çikë njerëzit? Si ka mundësi që në lagjen 5 Maji pothuajse i kemi shpërndarë të gjitha apartamentet, njerëzit janë futur në shtëpitë e tyre, kurse në Kombinat e bëmë sot?”, tha ai.

Megjithatë, pavarësisht pengesave dhe sulmeve të opozitës, Veliaj u shpreh se sot është një ditë ku ka fituar e mira dhe e drejta. “Më vjen shumë keq që kemi pasur këto vonesa, por nga ana tjetër uroj që të na bëhet mësim. Ajo që kam kuptuar është se ti mund ta kundërshtosh të mirën, mund ta lodhësh, mund ta pengosh, mund ta vonosh, mund edhe ta dekurajosh apo ta denoncosh, por nuk e mund dot sepse në fund e mira fiton. Ndaj, sot është dita kur ka fituar e mira, kur ka fituar e drejta, parimi i mbështetjes së njeri-tjetrit. Zgjedhjet janë në 11 maj dhe secili mund të votojë kë t’i dojë qejfi, por në momentin që dikush drejton, ta lëmë të punojë, në momentin që dikush e ka mbështetjen e popullit, ta lëmë të punojë”, shtoi ai.

Veliaj tha se ai që punon,, edhe sulmohet. “Në qoftë se doni të mos sulmoheni, merruni me një punë tjetër. Jam i sigurt se kush punon në një ‘call center’, nuk e sulmon njeri se as nuk e di kush është në anën tjetër të telefonit. Jam i sigurt që kush rri në divan dhe shan tërë ditën në Facebook, atë nuk e sulmon njeri se as nuk e dinë se ekzistojnë sepse është ‘anonim, të lutem’ pas divanit. Por, kush do merret me punë, do sulmohet”, tha ai.

Kryebashkiaku shtoi se puna në Kombinat po ecën me një ritëm të shpejtë, ndërsa në lagjen 5 Maji pritet që deri në fund të marsit të shpërndahen edhe 273 apartamente të tjera. “Më vjen mirë që e fillojmë mbarë këtë vit në Kombinati, duke shpërndarë 75 apartamentet e para, për të vazhduar me një ritëm të jashtëzakonshëm, ku nga 16 objekte banimi të përfundojmë 167 mijë metra katrorë ndërtim. Kemi në total 1064 apartamente. Sot në godinën 5B ku jemi, shpërndajmë 35 apartamente tip 1+1, 35 të tjera tip 2+1, 5 apartamente 3+1. Në fund të janarit do të shpërndajmë edhe 85 apartamente të tjera. Deri në fund të muajit mars do të ndajmë edhe 486 apartamente të tjera, dhe deri në verë ne do i kemi mbaruar të gjitha apartamentet e Kombinatit”, shtoi ai.

Ndërkaq, Veliaj dha edhe një lajm të mirë për banorët e 5 Majit. “Për të bërë një transparencë, deri tani kemi shpërndarë 428 apartamente në 7 godina. Deri në fund të marsit do të shpërndajmë edhe 273 apartamentet e fundit te zona e 5 Majit, që të sigurohemi që kjo pranverë, të jetë një pranverë për gjithë banorët e 5 Majit dhe Kombinatit, dhe secili të fillojë një kapitull të ri”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj theksoi se vlera e pronës në Tiranë është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke e konsideruar këtë një lajm pozitiv për qytetarët. “Prona në Tiranë vlen shumë. Nuk vlente kaq para 10 vitesh, por sot vlen shumë. Ky është lajm i mirë, nuk është lajm i keq. Dikujt që i rritet vlera e pronës do të thotë se i vlen më shumë ajo që ka në pronësi”, nënvizoi ai

The post Shpërndahen 75 apartamente për banorët e Kombinatit, Veliaj: Te lagjja “5 Maji” në mars japim 273 banesat e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pesë vite pas tërmetit, banorët e Kombinatit luftojnë për pronat e tyre

15 January 2025 at 16:31

Më 26 nëntor 2019, në orët e para të mëngjesit, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë, një nga më të fuqishmit në historinë e saj. Ky tërmet goditi kryesisht Durrësin dhe Tiranën duke shkaktuar 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të dëmtuara. Në Tiranë, zona e Kombinatit ishte ndër […]

The post Pesë vite pas tërmetit, banorët e Kombinatit luftojnë për pronat e tyre appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet një lokal i përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, 2 në pranga dhe dy të tjerë të proceduar

11 December 2024 at 13:18

Zbulohet një lokal i përshtatur për organizimin e lojërave të fatit në zonën e Kombinatit në Tiranë. Në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa janë proceduar dy të tjerë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, në lokalin e një 38 vjeçari, të cilin e kishte vënë në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe u sekuestruan 5 makineta për lojëra fati.

The post Zbulohet një lokal i përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, 2 në pranga dhe dy të tjerë të proceduar appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌