Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

By: Elva
27 June 2025 at 22:20

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas tyre, puseta e ujërave të bardha përzihet me ujerat e zeza dhe i gjithë vendi mban erë të keqe, duke u kthyer në vatër infeksionesh. “Tubi që na furnizon ne, 600 metra është shtatë herë […]

The post “Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza appeared first on BoldNews.al.

Rrugë e re 22 km në jugperëndim të Tiranës, nis në Mullet dhe mbaron në Kashar

By: M C
26 June 2025 at 18:46

Në pjesën jugperëndimore të Tiranës do të ndërtohet një rrugë e re me gjatësi 22 km. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderët për ndërtimin e By–Passit që nis në Mullet dhe përfundon në Kashar.

Kjo rrugë synon të lidhë drejtpërdrejt superstradën Tiranë-Durrës dhe rrugën Tiranë-Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet.

Sipas projektimit, traseja do të ketë dy korsi në secilën drejtim me gjerësi prej 10.5 metrash dhe do të lejojë shpejtësi deri në 120 km/h.

Rruga do të kalojë në një terren fushor dhe kodrinor, duke përfshirë ndërhyrje të thella teknike si ura të dyfishta mbi lumin Erzen, ndërtim të një tuneli të ri në Rrogozhinë, dhe vendosjen e tre nyjeve kryqëzimi. Një nga to është me rrugën ekzistuese Tiranë–Durrës (Plepa), ku parashikohet një nyje hyrëse-dalëse për zonat përreth. Dy të tjerat lidhen me autostradën Kashar–Rrogozhinë dhe autostradën Tiranë–Elbasan.

Sipas dokumenteve të tenderit, gjurma e rrugës përshkon zona bujqësore, përfshirë fshatrat Allgjatë, Picallë dhe Stërmas.

Përtej ndikimit në qarkullim, bypass-i pritet të sjellë edhe përfitime mjedisore dhe urbane.

Kjo pasi, duke shmangur kalimin e trafikut të rëndë përmes Tiranës, pritet të reduktohet ndjeshëm ndotja, trafiku i brendshëm dhe aksidentet në rrugët urbane të kryeqytetit.

The post Rrugë e re 22 km në jugperëndim të Tiranës, nis në Mullet dhe mbaron në Kashar appeared first on Albeu.com.

Rrugë e re 22 km në jugperëndim të Tiranës, nis në Mullet dhe mbaron në Kashar

24 June 2025 at 16:46

Në pjesën jugperëndimore të Tiranës do të ndërtohet një rrugë e re me gjatësi 22 km. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderët për ndërtimin e ByPassit që nis në Mullet dhe përfundon në Kashar.

Kjo rrugë synon të lidhë drejtpërdrejt superstradën Tiranë-Durrës dhe rrugën Tiranë-Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet.

Sipas projektimit, traseja do të ketë dy korsi në secilën drejtim me gjerësi prej 10.5 metrash dhe do të lejojë shpejtësi deri në 120 km/h.

Rruga do të kalojë në një terren fushor dhe kodrinor, duke përfshirë ndërhyrje të thella teknike si ura të dyfishta mbi lumin Erzen, ndërtim të një tuneli të ri në Rrogozhinë, dhe vendosjen e tre nyjeve kryqëzimi. Një nga to është me rrugën ekzistuese Tiranë–Durrës (Plepa), ku parashikohet një nyje hyrëse-dalëse për zonat përreth. Dy të tjerat lidhen me autostradën Kashar–Rrogozhinë dhe autostradën Tiranë–Elbasan.

Sipas dokumenteve të tenderit, gjurma e rrugës përshkon zona bujqësore, përfshirë fshatrat Allgjatë, Picallë dhe Stërmas.

Përtej ndikimit në qarkullim, bypass-i pritet të sjellë edhe përfitime mjedisore dhe urbane. 

Kjo pasi, duke shmangur kalimin e trafikut të rëndë përmes Tiranës, pritet të reduktohet ndjeshëm ndotja, trafiku i brendshëm dhe aksidentet në rrugët urbane të kryeqytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrugë e re 22 km në jugperëndim të Tiranës, nis në Mullet dhe mbaron në Kashar appeared first on Euronews Albania.

Dhunoi sekretarin e KZAZ-së në Kashar, lihet në burg 26-vjeçari

By: user 11
17 May 2025 at 18:07

Rei Nozlli, 26-vjeçari që goditi me grushte sekretarin e KZAZ 30 në zonën e Kasharit në Tiranë teksa numëroheshin fletët e votimit, është lënë në burg. Kujtojmë se ditën e djeshme, 26-vjeçari dhunoi me grushte e shkelma sekretarin e KZAZ, Remzi Memedi.

Gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe atë moment Rei Nozlli dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, kanë reaguar duke bërtitur, duke shprehur mosdakortësinë me këtë vendim të numëruesit. Remzi Mehmeti, në cilësinë e sekretarit të KZAZ nr.30 dhe në ushtrim të detyrës funksionale, u kërkoi të qetësohen, pasi do të mblidhte komisionin dhe do të bënin vlerësimin e votës së kontestuar, por grupi i personave nuk ndaloi dhe vijuan me fjalë fyese.

Mehmeti u kërkoi që të qetësohen, mbasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave, por Rei Nozlli, sipas Prokurorisë,  kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij duke e goditur me grushta dhe shkelma. Mbas tij shkuan edhe personat e tjerë, por numëruesit që ishin aty afër ndërhynë, duke u munduar që t’i mbajnë fizikisht.

The post Dhunoi sekretarin e KZAZ-së në Kashar, lihet në burg 26-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Dhunoi sekretarin e KZAZ në Kashar dy ditë më parë, lihet në burg Rei Nozlli

17 May 2025 at 12:05

Është lënë në burg Rei Nozlli, personi i cili goditi me grushte sekretarin e KZAZ 30 në zonën e Kasharit në Tiranë, teksa numëroheshin fletët e votimit.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi Rei Nozlli u la në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

Në datën 15.05.2025, në KZAZ nr.30, Kashar, ka qenë duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të datës 11.05.2025. Rreth orës 14.00’, gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe atë moment shtetasi R.N. dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, kanë reaguar duke bërtitur, duke shprehur mosdakortësinë me këtë vendim të numëruesit.

Këta persona qëndronin në ambientet e numërimit të votave dhe ndiqnin procesin, pa patur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik. Mbas identifikimit të këtij reagimi, kallëzuesi R.M., në cilësinë e sekretarit të KZAZ nr.30 dhe në ushtrim të detyrës funksionale, u kërkoi të qetësohen, pasi do të mblidhte komisionin dhe do të bënin vlerësimin e votës së kontestuar, por grupi i personave nuk ndaloi dhe vijuan me fjalë fyese. Në këtë situatë, kallëzuesi u kërkoi që të qetësohen, mbasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave. Menjëherë mbas kësaj, shtetasi R.N. kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij duke e goditur me grushta dhe shkelma. Mbas tij shkuan edhe personat e tjerë, por numëruesit që ishin aty afër ndërhynë, duke u munduar që t’i mbajnë fizikisht.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasi R.N. i dyshuar si autor i veprës penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

The post Dhunoi sekretarin e KZAZ në Kashar dy ditë më parë, lihet në burg Rei Nozlli appeared first on Sot News | Lajme.

Goditja e kryetarit të KZAZ-së në Kashar, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

By: Besnik
17 May 2025 at 12:05

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka lënë në burg 26-vjeçarin Rei Nozlli, i akuzuar për goditjen e kryetarit të Komisionit Zgjedhor në Kashar.

Ai u arrestua për veprën penale “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, sipas nenit 329/3 të Kodit Penal.

“Ngjarja ndodhi më 15 maj 2025, në KZAZ nr. 30, gjatë procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.

Pas një vendimi për pavlefshmërinë e një vote, Rei Nozlli dhe disa persona të tjerë reaguan duke kundërshtuar vendimin dhe duke krijuar zhurmë.

Pasi iu kërkua qetësimi, Nozlli kaloi shiritin e sigurisë dhe goditi kryetarin e KZAZ-së, Remzi Mehmeti.

Incidenti u ndërpre nga ndërhyrja e numëruesve të tjerë, dhe më pas Nozlli u arrestua si autor i dyshuar i veprës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi R.N. u la në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2025, në KZAZ nr. 30, Kashar, ka qenë duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të datës 11.05.2025. Rreth orës 14:00, gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe në atë moment shtetasi R.N. dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, kanë reaguar duke bërtitur dhe shprehur mosdakordësinë me këtë vendim të numëruesit.

Këta persona qëndronin në ambientet e numërimit të votave dhe ndiqnin procesin, pa pasur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik. Pas këtij reagimi, kallëzuesi R.M., në cilësinë e sekretarit të KZAZ nr. 30 dhe gjatë ushtrimit të detyrës funksionale, u kërkoi të qetësohen, pasi do të mblidhte komisionin dhe do të bëheshin vlerësimin e votës së kontestuar. Por grupi i personave nuk u qetësua dhe vijuan me fjalë fyese. Në këtë situatë, kallëzuesi u kërkoi që të qetësohen, pasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave. Menjëherë pas kësaj, shtetasi R.N. kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij, duke e goditur me grushta dhe shkelma. Pas tij, shkuan edhe personat e tjerë, por numëruesit që ishin aty ndërhynë, duke u munduar që t’i mbajnë fizikisht.

Në përfundim të veprimeve paraprake, u arrestua shtetasi R.N., i dyshuar si autor i veprës penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditja e kryetarit të KZAZ-së në Kashar, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin appeared first on Euronews Albania.

Goditi sekretarin e KZAZ 30 në Kashar, arrestohet vëzhguesi, në kërkim 40-vjeçari

By: V K
16 May 2025 at 10:16

Policia e Tiranës, ka arrestuar vëzhguesin, i cili dyshohet i Partisë Socialiste, që ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ 30 me grushte e shqelma brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari me iniciale R. N., ndërsa është shpallur në kërkim 40-vjeçari me iniciale O. D., i dyshuar i përfshirë në konflikt.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

arrestuan shtetasin R. N., 26-vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ.

Gjithashtu, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi O. D., 40-vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit;

DHUNA

Sekretari i KZAZ 30 në Kashar, Remzi Mehmeti tregoi për mediat, ditën e djeshme, se si nisi sherri, ku disa persona u futën brenda perimetrit ku bëhet numërimi dhe e goditën me grusht.

Sipas tij, vota e kontestuar i përkiste Orlando Rakipit të Partisë Socialiste. Sekretari deklaroi se nuk i kishte identifikuar personat, por theksoi se kishte bërë kallëzim dhe ia ka lënë në dorë policisë.

“Kishte një votë të pa kontestuar dhe vëzhguesit në këtë rast, e kontestoi me shumë forcë. Unë u afrova dhe i thashë qetësohuni, do ta shohim votën dhe do të kthejmë përgjigje. Ata filluan të ngrenë zërin dhe të ofendojnë. I thashë që do marr masa për tiu larguar nga KZAZ. Ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe më pas pamjet ju i keni parë.

Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Ishte votë e PS dhe normalisht duhet të ishin njerëzit e tij. Në ishim vetëm për ta vlerësuar”, tha Sekretari i KZAZ, Remzi Mehmeti .

KQZ revokoi akreditimin e vëzhguesve të KZAZ nr. 30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim për revokimin e akreditimeve të të gjithë vëzhguesve të KZAZ-së nr. 30, Qarku Tiranë, të akredituar për procesin zgjedhor të Kuvendit të datës 11 maj 2025.

Kjo qendër numërimi ndodhet në Kashar, ku ndodhi edhe një incident mesditën e sotme, teksa u godit me grusht sekretari i kësaj KZAZ-je, dyshohet prej një vëzhguesi të Partisë Socialiste.

Pas incidentit, policia ka shoqëruar në komisariat dy persona. Ndërkohë, pranë KZAZ-së u gjet një shumë e konsiderueshme parash, brenda një automjeti.

Në vendimin e publikuar zyrtarisht, KQZ thotë se ky revokim bëhet në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe vendimin nr. 23, datë 1.2.2023, për kriteret dhe procedurat e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore.

Sipas pikës së dytë të vendimit, KZAZ nr. 30 detyrohet të caktojë një vëzhgues për çdo tavolinë numërimi për secilin subjekt zgjedhor, ndërsa në rastin e koalicioneve deri në tre vëzhgues.

Vendimi i KQZ-së, hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar në faqen zyrtare të institucionit. Palët që ndihen të prekura nga ky vendim, kanë të drejtë ankimi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 ditëve nga shpallja e tij.

 

The post Goditi sekretarin e KZAZ 30 në Kashar, arrestohet vëzhguesi, në kërkim 40-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Incidenti në KZAZ-në e Kasharit, gazetari: U sekuestrua çanta me mbi 10 mijë €

By: Besnik
15 May 2025 at 22:53

Duke folur për incidentin kur kryetari i KZAZ-së u godit nga një vëzhgues i kandidatit të PS-së, Orlando Rakipi, në KZAZ-në e Kasharit, gazetari Arion Sulo tha në emisionin “NOW” me Erla Mehillin se, sipas burimeve të konfirmuara, është sekuestruar një çantë me 10 deri në 20 mijë euro pranë kësaj KZAZ-je.

“Nga lajmet e konfirmuara, është sekuestruar një çantë me 10 deri në 20 mijë euro. Nuk bëhet e ditur ende identiteti i personit që ka makinën ku u gjet çanta, është ende i pazbuluar. Kjo ndodh, pasi ka një garë dhe tentohet që të joshen komisionerët”, tha Sulo.

Kujtojmë se në orët e mesditës të së enjtes, një nga vëzhguesit e kandidatit socialist Orlando Rakipi ka goditur kryetarin e KZAZ-së në Kashar për shkak të një debati lidhur me kontestimin e një vote të Partisë Socialiste.

The post Incidenti në KZAZ-në e Kasharit, gazetari: U sekuestrua çanta me mbi 10 mijë € appeared first on Euronews Albania.

Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

By: user 8
15 May 2025 at 18:45

Sekretari i KZAZ 30 në Kashar, Remzi Mehmeti ka treguar për mediat si nisi sherri, ku disa persona u futën brenda perimetrit ku bëhet numërimi dhe e goditën me grusht.

Sipas tij, vota e kontestuar i përkiste Orlando Rakipit të Partisë Socialiste.

Sekretari thotë se nuk i kishte identifikuar personat, por theksoi se kishte bërë kallëzim dhe ia ka lënë në dorë policisë.

“Kishte një votë të pa kontestuar dhe vëzhguesit në këtë rast, e kontestoi me shumë forcë. Unë u afrova dhe i thashë qetësohuni, do ta shohim votën dhe do të kthejmë përgjigje. Ata filluan të ngrenë zërin dhe të ofendojnë. I thashë që do marr masa për tiu larguar nga KZAZ. Ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe më pas pamjet ju i keni parë.

Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Ishte votë e PS dhe normalisht duhet të ishin njerëzit e tij. Në ishim vetëm për ta vlerësuar”, tha Sekretari i KZAZ, Remzi Mehmeti .

The post Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje appeared first on Lapsi.al.

Incidenti në Kashar, Celibashi: Numërimi ka rifilluar! Vetëm vëzhgues ndërkombëtarë dhe media, hetimet i ka Policia

By: redi
15 May 2025 at 18:00

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shkoi me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për shkak të një vote të kontestuar, ku u sulmua fizikisht sipas pamjeve të publikuara, edhe sekretari i komisionit. Për ngjarjen u bë kallëzim në Polici, teksa Celibashi ka vepruar me anë të disa masave të menjëhershme, duke pezulluar të gjitha bezhat e vëzhguesve dhe përjashtuar të gjithë…

Source

Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar

By: user 5
15 May 2025 at 17:34

Pas ndërprerjes së procesit të numërimit të votave preferenciale, ku një person i pranishëm në qendër goditi me grusht sekretarin e KZAZ 30, në Kashar, tashmë situata duket më e qetë dhe drejt normalizimit.

Nis numërimi në KZAZ nr.30. sipas informacioneve nga raportimi i gazetarëve tanë në këtë KZAZ, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat, asnjë vëzhgues tjetër nuk lejohet.

Gjithashtu, sipas pamjeve të siguruara nga gazetarët, brenda rrethimit të shkollës ku ndodhet kjo KZAZ është parë edhe një automjet i parkuar, në kroskotin e të cilit ndodhej një kuletë me një shumë të konsiderueshme parash.

The post Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar appeared first on Lapsi.al.

Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së

By: user 8
15 May 2025 at 17:31

Një incident ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, KZAZ nr.30. Sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve u godit nga një vëzhgues i kandidatit të PS, Ornaldo Rakipi.

Shkak për sherrin u bë kontestimi i një vote ku ishin shënuar 2 kandidatë, mes tyre edhe Rakipi. Vëzhguesit e këtij të fundit kërkuan që vota t’i njihej Rakipit. Në konflikt me Sekretarin e KZAZ janë përfshirë 4 persona.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se 2 prej tyre u shoqëruan nga policia.

Ndërkohë nga pamjet që sjell Balkanëeb duket brenda një automjeti edhe një çantë me para. Makina ndodhet brenda perimetrit të KZAZ-së.

The post Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së appeared first on Lapsi.al.

Qëlloi me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar, arrestohet 26-vjeçari

By: fra nc
15 May 2025 at 15:59

Policia ka arrestuar vëzhguesin nga radhët e Partisë Socialiste, i cili goditi me grusht kreun e KZAZ-së në Kashar.

Ai është Rei Nozlli vëzhgues nga radhët e deputetit të Partisë Socialiste Orlando Rakipi.

Ky incident shkaktoi ndërprerjen përkohshme të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.

Kreu i KZAZ-së në Kashar, që është nga radhët e Partisë Demokratike, u godit gjatë këtij përplasje fizike. Numërimi i votave në këtë qendër mbetet i pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm nga autoritetet.

Në lidhje me pretendimet për përfshirjen e punonjësve të policisë në konflikt, autoritetet sqarojnë se këto janë të pavërteta.

Policia vijon punën për shoqërimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qëlloi me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar, arrestohet 26-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

“Autori u largua”, Këlliçi dhe Balliu: Si u godit sekretari i KZAZ në Kashar

By: Besnik
15 May 2025 at 15:31

Pas konfliktit fizik në KZAZ e Kasharit ku një person ka goditur sekretarin e KZAZ në Kashar gjatë numërimit të votave, kanë mbërritur atje menjëherë përfaqësuesit e PD, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu.

Në një deklaratë për mediat ata kanë sqaruar rrethanat e ngjarjes sipas versionit të tyre, ku thonë se një person pa dokument akreditimi ka hyrë në ambientet e numërimit dhe ka goditur sekretarin e KZAZ.

Sipas Këlliçit dhe Balliut, personat që kanë shkaktuar incidentin dhe personi që ka goditur sekretarin janë larguar nga KZAZ menjëherë pas ngjarjes.

Janë lejuar dy makina me personat që goditën përfaqësuesin tonë, sekretarin e KZAZ, që të largohen dhe më pas ka ardhur policia për të marrë situatën nën kontroll. Janë parë pamjet filmike ndërsa zoti Remzi Mehmeti ka shkuar për të denoncuar dhunën, tha Këlliçi.

“Dhunuesit i lanë të vijnë, të dhunojnë sekretarin dhe të largohen. Ka pasur efektivë këtu dhe dhuna është bërë, ku kriminelët janë futur dhe kanë dalë nga qendra e votimit ku qytetarët dhe mediat nuk lejohen, por kriminelët po”, tha Balliu.

“Në dijeninë tonë, personi që ka dhunuar sekretarin e KZAZ nuk ka pasur dokument akreditimi. Këtu dhunohesh dhe dhunuesit ikin – vetëm në Shqipëri ndodh. Brenda ka dhe kamera, personat dhunues do ndëshkohen sipas ligjit. Të gjithë këta individë i kemi shpallur terroristë elektoralë, të cilët do të trajtohen pa asnjë mëshirë nga PD. Ende nuk e dimë kush janë personat në fjalë,” tha Këlliçi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Autori u largua”, Këlliçi dhe Balliu: Si u godit sekretari i KZAZ në Kashar appeared first on Euronews Albania.

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ në Kashar, autori shoqërohet në polici

By: user 8
15 May 2025 at 16:18

Një incident i paprecedentë është shënuar ditën e sotme pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar, ku vëzhguesi Rei Nozlli është shoqëruar në polici pas një përplasjeje fizike.

Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit. Dyshohet se sherri ka ndodhur, për vota të kandidatëve preferencialë të PS-së.

Policia po heton mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike. Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim, duke sjellë në vëmendje nevojën për qetësi dhe përgjegjshmëri gjatë procesit zgjedhor.

Në KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit. Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit. Numërimi në këtë KZAZ do të fillojë vetëm pasi të akreditohen numëruesit e rinj.

The post Goditi me grusht sekretarin e KZAZ në Kashar, autori shoqërohet në polici appeared first on Lapsi.al.

Pezullohet pas sherrit numërimi i votave në Kashar/ “Agresori i maxhorancës”

By: user 8
15 May 2025 at 15:01

Një incident i tensionuar ka ndodhur gjatë procesit të numërimit të votave në njësinë administrative Kashar, duke detyruar autoritetet të pezullojnë përkohësisht punën. Sipas kandidatit të Partisë Demokratike për deputet, Grigels Muçollari, shkaku i konfliktit ka qenë një votë e pavlefshme, e cila ka nxitur debate mes përfaqësuesve politikë në qendër të numërimit.

Muçollari ka deklaruar për News 24 se përplasja ka nisur rreth votave preferenciale të maxhorancës dhe ka përfunduar me dhunë ndaj sekretarit të KZAZ-së, i cili sipas tij është përfaqësues i PD-së. “Kanë qenë persona të caktuar që kanë goditur sekretarin e KZAZ, që është i PD. Nuk e di nëse agresori a agresorët janë mbështetës të Ornaldo Rakipit, por ishin përfaqësues të maxhorancës,” – tha ai.

Ai shtoi se deri në këtë moment nuk është arrestuar asnjë person dhe kërkoi ndërhyrje nga ana e policisë për të garantuar sigurinë dhe vijimin e procesit zgjedhor në mënyrë të qetë dhe të drejtë.

Kandidati i PD për deputet Grigels Muçollari: Është një konflikt për një votë të pavlefshme. Kanë qenë persona të caktuar që kanë goditur sekretarin e KZAZ, që janë të PD. Nuk e di nëse janë mbështetës të Ornaldo Rakipit, por ishin përfaqësues të maxhorancës, se konflikti kishte nisur për votat preferenciale të maxhorancës. Po i kërkojnë policisë që të marrë masa. Mesa di unë, nuk është arrestuar asnjë njeri.

The post Pezullohet pas sherrit numërimi i votave në Kashar/ “Agresori i maxhorancës” appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

15 May 2025 at 14:30

Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.

Sipas burimeve zyrtare, një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

The post E rëndë në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ appeared first on Sot News | Lajme.

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

By: Ardit
15 May 2025 at 14:21

Një incident është regjistruar në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku është goditur me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). U raportua se një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Ngjarja ka ndodhur në prani […]

The post Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Plas grushti në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet kryetarin e KZAZ

By: V K
15 May 2025 at 14:25

Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar, është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.

Sipas burimeve zyrtare, një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit, ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

The post Plas grushti në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet kryetarin e KZAZ appeared first on Albeu.com.

Rama, mesazh falënderimi pas takimeve në Mirditë, Lezhë, Kurbin e Kashar: Votoni numrin 5

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste, falënderoi sot gratë dhe vajzat, që ishin të pranishme në takimet elektorale në Mirditë, Lezhë dhe Kurbin, si edhe komunitetin e Njësisë 6 në kryeqytet, Lagjia 14 Kashar.

Rama solli momente nga takimet e ditës së sotme, ndërsa bëri thirrje për të votuar numri 5, ku renditet Partia Socialiste në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kryeministri Rama nga takimet e sotme në Lezhë, Mirditë e Kurbin nënvizoi sërish rëndësinë e votës në 11 maj, për Shqipërinë 2030 në BE, përtej ndasive dhe fanelave politike.

Ndërsa, nga takimi në Tiranë me mbështetësit e PS, në Njësinë 6, me lagjet Kashar, Astir dhe Kombinat, Rama theksoi se Tirana është motori i ekonomisë shqiptare dhe kryeqytetit i duhet një forcë qeverisëse e dyfishtë për të çuar përpara projektet që pritet të realizohen në vazhdim. /j.p/

The post Rama, mesazh falënderimi pas takimeve në Mirditë, Lezhë, Kurbin e Kashar: Votoni numrin 5 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌