Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Celibashi anulon akreditimin e të gjithë vëzhguesve në Vendin e Numërimit të Votave nga Jashtë

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi sot anulimin e akreditimit të të gjithë vëzhguesve në Vendin e Numërimit të Votave nga Jashtë (VNVJ), me përjashtim të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Sipas vendimit, secili prej 11 subjekteve zgjedhore ka të drejtë të ketë vetëm një vëzhgues për çdo grup numërimi, si dhe një vëzhgues për çdo qark.

Organizatat e shoqërisë civile duhet të riparaqesin kërkesën për akreditimin e vëzhguesve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëpërmjet Portalit të Vëzhguesve, jo më vonë se ora 12:00, datë 16 maj 2025, thuhet në vendim.

Kërkesat për akreditimin e vëzhguesve nga partitë politike duhet të paraqiten pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve brenda ditës së sotme, jo më vonë se ora 24:00, thekson vendimi i KSHZ.

VENDIMKSHZ_2025_00_ ANULIM AKREDITIMI VNVJ

/r.e/

The post Celibashi anulon akreditimin e të gjithë vëzhguesve në Vendin e Numërimit të Votave nga Jashtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dalin pamjet, momenti kur vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin e KZAZ në Tiranë, ndërpritet numërimi i votave

15 May 2025 at 14:45

Dalin pamjet nga konflikti i dhunshëm që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku u godit me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Gazetarja Klodiana Lala raporton se vëzhguesit e Ornaldo Rakipit kanë qëlluar me grushte kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.Sic duket edhe nga pamjet situata është mjaft e tensionuar. Në video dëgjohen edhe fjalë ofenduese.

 

The post Dalin pamjet, momenti kur vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin e KZAZ në Tiranë, ndërpritet numërimi i votave appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

15 May 2025 at 14:30

Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.

Sipas burimeve zyrtare, një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

The post E rëndë në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ appeared first on Sot News | Lajme.

Osmani pranoi raportin e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

PRISHTINË, 14 maj/ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila i dorëzoi raportin përfundimtar të këtij misioni lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit dymijë e njëzet e pesë.

Osmani theksoi se prezenca e këtij misioni dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për transparencë, llogaridhënie, sundim të ligjit dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike.

“Zgjedhjet parlamentare të vitit dymijë e njëzet e pesë ishin një dëshmi e pjekurisë politike dhe qytetare në Kosovë”, tha Osmani duke shtuar se procesi zgjedhor, i zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, konfirmoi se demokracia në Kosovë është e gjallë, e qëndrueshme dhe në përparim të vazhdueshëm.

Ndërsa, shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Loiseau përgëzoi presidenten Osmani për angazhimin e Kosovës në mbrojtje të vlerave demokratike dhe për organizimin paqësor të zgjedhjeve. Ajo vlerësoi pjekurinë e treguar nga qytetarët, si dhe bashkëpunimin e plotë të ofruar ndaj misionit vëzhgues.

Në takim po ashtu u diskutua mbi rekomandimet e raportit për përmirësimin e mëtejmë të proceseve demokratike në vend. /KosovaPress/

The post Osmani pranoi raportin e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi,policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

14 May 2025 at 15:06

Në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të kryetarit të kësaj KZAZ-je.

Sipas tij, vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin.

Vëzhguesit, nga ana tjetër, kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën e numërimit. Ata pretendojnë se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për kandidatin.

Sipas tyre, fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, çka sipas tyre përbën shkelje të procedurës. Aktualisht, procesi i numërimit është pezulluar për të verifikuar këto pretendime.

The post Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi,policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit appeared first on Sot News | Lajme.

Ora e fundit e votimit/ Vëzhgues të OSBE-ODIHR monitorojnë procesin e votimit në Sarandë

By: D Marku
11 May 2025 at 18:41

Procesi i votimit vijon në të gjithë vendin, ku çdo qytetar po ushtron të drejtën e tij të votës. Sipas rezultateve të KQZ të publikuara, deri në orën 17:00, rreth 38,4 % e qytetarëve kanë shprehur vullnetin e tyre në kutitë e votimit.

Ndërkohë, na ndan vetëm një orë nga mbyllja e qendrave të votimit, ndërkohë që në qytetin e Sarandës vëzhgues të OSBE-ODIHR po monitorojnë procesin e votimit në qendrat e votimit.

Deri më tani, Saranda nuk ka raportuar problematika gjatë këtij procesi. 

The post Ora e fundit e votimit/ Vëzhgues të OSBE-ODIHR monitorojnë procesin e votimit në Sarandë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit, mbërrijnë vëzhguesit e parë të OSBE-ODIHR në Vlorë

By: user 11
10 May 2025 at 16:06

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kanë mbërritur në Shqipëri vëzhguesit e parë ndërkombëtarë të misionit të OSBE-ODIHR. Një pjesë e ekipit u pa sot pranë një prej Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), konkretisht pranë shkollës “Ali Demi” në qytetin e Vlorës.

Misioni i OSBE-ODIHR ka paralajmëruar se do të ndjekë nga afër zhvillimet gjatë ditës së votimit, si dhe fazën e numërimit e shpalljes së rezultateve.

Misioni vjen pas ftesës së autoriteteve vendase dhe do të përbehet nga një ekip ekspertësh me eksperiencë prej 12 vitesh. Do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe do kërkohet 300 vëzhgues afatshkurtër afër ditës së zgjedhjeve.

Objektivi i misionit të vëzhgimet të zgjedhjeve është të vlerësojë mënyrën sesi do kryen këto zgjedhje, nëse do të jenë në përputhje me angazhimet që ka marrë Shqipëria lidhur me OSBE si dhe me detyrimet dhe standarde të tjera ndërkombëtare që rregullojnë zgjedhje demokratike.

The post Zgjedhjet e 11 majit, mbërrijnë vëzhguesit e parë të OSBE-ODIHR në Vlorë appeared first on Lapsi.al.

Denoncimi me EMRA i PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ si vëzhgues të pavarur

3 May 2025 at 15:05

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Komisioni Qëndron i Zgjedhjeve i drejtuar nga Ilirjan Celibashi në listat e akredituar për vëzhgues të procesit zgjedhor të 11 Majit ka futur një numër të madh patronazhistësh të PS-së. Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD Genta Vangjeli tha se deri tani […]

The post Denoncimi me EMRA i PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ si vëzhgues të pavarur appeared first on BoldNews.al.

Partia Demokratike denoncon me emra: Këta janë patronazhistët e PS-së që janë emëruar si vëzhgues të pavarur më 11 maj

By: V K
3 May 2025 at 15:44

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë një denoncim publik të bujshëm, duke publikuar emrat e disa personave që sipas saj, janë patronazhistë të Partisë Socialiste dhe janë akredituar si vëzhgues të pavarur për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025.

Vangjeli, akuzoi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve për miratim të listave që, sipas PD, janë të kontaminuara politikisht dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sipas PD, disa nga personat e përfshirë janë të njohur publikisht për angazhimin e tyre politik me PS-në dhe madje kanë qenë aktivë në propagandën zgjedhore për partinë në pushtet, përfshirë në rrjetet sociale.

Kjo, sipas PD-së, përbën një shkelje flagrante të paanësisë që kërkohet nga roli i vëzhguesit zgjedhor.

Partia Demokratike, ka publikuar një listë prej 13 emrash që, sipas saj, janë të lidhur me rrjetin e patronazhistëve dhe njofton se verifikimi po vijon për emra të tjerë.

Çështja do t’i referohet organeve të hetimit për veprime të mëtejshme ligjore.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të kërkesave ka nxjerrë vendimet respektive për akreditimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor. Dyshimin e PD për vendosjen e emrave të patronazhistëve të qeverisë Rama, në përmbajtje të listave emërore të vëzhguesve të akredituar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtare, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi?

Në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore , vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur shfaqen krejtësisht të njëanshëm madje bëjnë propagadë fushate për PS edhe publikisht në rrjete sociale.

Emrat e identifikuar deri tani janë:

Besmir Hallaçi VKSH nr.614, dt.25.04.2025

Ardit Hoxha VKSH nr.595, dt.25.04.2025

Enxhi Karaj VKSH nr.599, dt.25.04.2025

Gerta Vasku VKSH nr.605, dt.25.04.2025

Bardhyl Fejzo VKSH nr.617, dt.25.04.2025

Dorian Hila VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Stenli Denaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Elis Alimeri VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Besnik Demaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Robert Qirollari VKSH nr.588, dt.25.04.2025

Klodjan Cani VKSH nr.588, dt.25.04.2025

Eugerta Bakiu VKSH nr.589, dt.25.04.2025

Partia Demokratike po vijon verifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe të gjitha rastet e identifikuara do të referohen me urgjencë në organet e hetimit.

The post Partia Demokratike denoncon me emra: Këta janë patronazhistët e PS-së që janë emëruar si vëzhgues të pavarur më 11 maj appeared first on Albeu.com.

Kryetarja e AMA-s takim me misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KiE-së

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e misionit vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi tha se gjatë takimit iu përgjigj interesit të dërguarve të kësaj Asambleje mbi pavarësinë e Autoritetit, angazhimin në procesin e monitorimit të zgjedhjeve të 11 majit, procesin e kryer tashmë të transparencës së pronësisë së medias audio dhe audiovizive, rregullimin e Platformave të Shpërndarjes së Videove etj.

“Javën e ardhshme AMA angazhohet plotësisht në një proces shumë të rëndësishëm siç është ai i monitorimit të zgjedhjeve. Për herë të parë ky proces ka nisur në zgjedhjet e vitit 2021 dhe realizohet mbi Metodologjinë e hartuar nga KQZ”, nënvizoi Krasniqi.

Kryetarja e AMA-s u shpreh se “gjetjet e këtij monitorimi, të identifikuara në edicionet informative, emisionet debatuese/forumet, reklamat politike, mbulimet e drejtpërdrejta të aktiviteteve elektorale etj., AMA ia raporton KQZ-së”.

/k.s//r.e//a.f/

The post Kryetarja e AMA-s takim me misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KiE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani pret Zannier: Angazhim për organizimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e tij kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, ambasadorin Lamberto Zannier, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit që do të zhvillohen në Shqipëri.

Përgjatë këtij takimi, Hasani ka nënvizuar se, “Shqipëria vlerëson fort asistencën e OSBE/ODIHR gjatë proceseve zgjedhore dhe ne mbetemi të vendosur për të zbatuar rekomandimet, duke shfrytëzuar njëkohësisht ekspertizën dhe ndihmën e tij”.

Ndër të tjera, Hasani ka cilësuar edhe angazhimin e vendit tonë për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje të plotë me standardet e OSBE/ODIHR.

Shqipëria mbetet një mbështetëse e palëkundur e mandatit të ODIHR dhe rolit që ai luan në mbrojtjen e lirive themelore.

1 nga 5

/r.e//a.f/

The post Hasani pret Zannier: Angazhim për organizimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR mbërrin në Tiranë

1 April 2025 at 12:40

Kreu i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Lamberto Zannier ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se Zannier ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashrtëm, Igli Hasani, teksa në orën 14:00 pritet të zhvillojë një takim edhe me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Në 12 maj në […]

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR mbërrin në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Pirdeni: Shqipëria merr statusin e shtetit vëzhgues në Rrjetin Evropian të Administratës Publike

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Shqipëria ka marrë zyrtarisht pjesë në takimet e organizuara në kuadër të Presidencës Polake të Këshillit të Bashkimit Evropian në datat 13-14 mars në Varshavë të Polonisë.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka ndarë lajmin se vendi ynë ka marrë pjesë në statusin e shtetit vëzhgues në Rrjetin Evropian të Administratës Publike (EUPAN).

Ministrja Pirdeni pohon se, “përfaqësuesit e Shqipërisë morën pjesë në këtë takim pune me përfaqësues të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së, ku diskutimet u përqëndruan në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira lidhur me prioritetet dhe sfidat e administratave publike evropiane, duke përfshirë etikën, inteligjencën artificiale, administratën e gjelbër, digjitalizimin e shërbimeve publike si dhe burimet njerëzore”.

Rrjeti EUPAN është platforma kyçe e Bashkimit Evropian për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe promovimin e inovacionit në administratën publike në nivel evropian.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin e mbyll postimin në rrjetet sociale me një falënderim për Presidencën Polake të Këshillit të BE-së për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm, ku Shqipëria mori pjesë si vëzhguese. /e.i. /a.g/

The post Pirdeni: Shqipëria merr statusin e shtetit vëzhgues në Rrjetin Evropian të Administratës Publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 100 vëzhgues të BE-së në Kosovë, Loiseau: Të përkushtuar të monitorojmë procesin zgjedhor

9 February 2025 at 10:08

PRISHTINE, 9 shkurt/ATSH/ Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, ka thënë të dielën se 104 vëzhgues janë në terren, në kuadër të misionit, duke mbikëqyrur procesin zgjedhor në Kosovë.

“Duam të sigurohemi që të gjithë votuesit mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, ka thënë ajo para mediave.

“Vëzhguesit tanë e nisën punën herët në mëngjes për të siguruar një vlerësim të plotë të procesit zgjedhor. Aktualisht ndodhem në Prishtinë, dje isha në Prizren. Një ditë më parë isha në Mitrovicën e Veriut dhe sot do të udhëtoj në disa vende të tjera jashtë Prishtinës për të parë nga afër situatën”, tha ajo.

Ajo ka thënë se është shumë herët të thuhet diçka për procesin, dhe ka paralajmëruar konferencë për të martën, për të përmbledhur gjithë procesin.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare – të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

The post Mbi 100 vëzhgues të BE-së në Kosovë, Loiseau: Të përkushtuar të monitorojmë procesin zgjedhor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë, KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues nga partitë politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

21 January 2025 at 17:22

PRISHTINË, 21 janar/ATSH/ Gjatë ditës se sotme, është mbajtur mbledhja e radhës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku janë akredituar gjithsej 18 mijë e 163 vëzhgues nga partitë politike. Lëvizja Vetëvendosje prinë me numrin me të madh të vëzhguesve, gjithsej 4 mijë e 536 vëzhgues.

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë gjithsej 3 mijë e 939 vëzhgues, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do te ketë 3 mijë e 693 vëzhgues. Koalicioni AAK-Nisma do të ketë 3 mijë e 590 vëzhgues, ndërsa Koalicioni për Familjen do ta ketë 253 vëzhgues, raporton KosovaPress. /KosovaPress/

The post Kosovë, KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues nga partitë politike për zgjedhjet e 9 shkurtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare

19 January 2025 at 09:30

Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit njoftoi të shtunën se vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 18 vende të ndryshme.

”Ekipet janë me kombësi dhe gjini të përzier. Ata do të vlerësojnë fushatën dhe përgatitjet për zgjedhje ndërsa mbulojnë të gjitha komunat e Kosovës. Vëzhguesit janë të pavarur dhe të paanshëm”, tha shefja e këtij misioni, Nathalie Loiseau.

Zonja Loiseau tha në konferencë shtypi se për Kosovën kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme ruajtja e standardeve demokratike.

“Jetojmë në një kohë kur demokracitë po vihen në pikëpyetje, ndonjëherë kërcënohen globalisht. Kështu që rëndësia e sigurimit të një demokracie të qëndrueshme në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e madhe. Prandaj ne do të vëzhgojmë, vlerësojmë dhe nëse është e nevojshme nuk do të shmangemi nga vënia në dukje e çfarëdo lloj hapësire për përmirësim aty ku ne e shohim të mundshme”, tha ajo duke theksuar se prania e misionit është dëshmi edhe e mbështetjes së vazhdueshme evropiane ndaj Kosovës në rrugën e forcimit të mëtejshëm të qeverisjes demokratike.

“Rëndësinë e kësaj po e tregojmë edhe në numra. Në ditën e zgjedhjeve do të jenë mbi 100 vëzhgues evropianë në terren. Prandaj misioni i Bashkimit Evropian është i vemi mekanizëm vëzhgues ndërkombëtar me një prani afatgjate”, tha zonja Loiseau.

Njëzetetetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur, do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ku të drejtë vote kanë dy milionë votues, prej të cilëve rreth 105 mijë qytetarë jashtë Kosovës.

Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, që vëzhgon proceset zgjedhore në Kosovë, të shtunën tha se fushata për këto zgjedhje po përshkohet me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes.

Të enjten Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me tre mijë euro lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç u tha “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin procesin

18 January 2025 at 20:34

Tetëmbëdhjetë vëzhgues evropianë nga nesër do të nisin punën për mbikëqyrjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e cila nga vëzhguesit vendës po vlerësohet si e ashpër dhe e përshkuar me gjuhë polarizuese e nxitëse.

Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit njoftoi të shtunën se vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 18 vende të ndryshme.

”Ekipet janë me kombësi dhe gjini të përzier. Ata do të vlerësojnë fushatën dhe përgatitjet për zgjedhje ndërsa mbulojnë të gjitha komunat e Kosovës. Vëzhguesit janë të pavarur dhe të paanshëm”, tha shefja e këtij misioni, Nathalie Loiseau.

Zonja Loiseau tha në konferencë shtypi se për Kosovën kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme ruajtja e standardeve demokratike.

“Jetojmë në një kohë kur demokracitë po vihen në pikëpyetje, ndonjëherë kërcënohen globalisht. Kështu që rëndësia e sigurimit të një demokracie të qëndrueshme në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e madhe. Prandaj ne do të vëzhgojmë, vlerësojmë dhe nëse është e nevojshme nuk do të shmangemi nga vënia në dukje e çfarëdo lloj hapësire për përmirësim aty ku ne e shohim të mundshme”, tha ajo duke theksuar se prania e misionit është dëshmi edhe e mbështetjes së vazhdueshme evropiane ndaj Kosovës në rrugën e forcimit të mëtejshëm të qeverisjes demokratike.

“Rëndësinë e kësaj po e tregojmë edhe në numra. Në ditën e zgjedhjeve do të jenë mbi 100 vëzhgues evropianë në terren. Prandaj misioni i Bashkimit Evropian është i vemi mekanizëm vëzhgues ndërkombëtar me një prani afatgjate”, tha zonja Loiseau.

Njëzetetetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur, do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ku të drejtë vote kanë dy milionë votues, prej të cilëve rreth 105 mijë qytetarë jashtë Kosovës.

Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, që vëzhgon proceset zgjedhore në Kosovë, të shtunën tha se fushata për këto zgjedhje po përshkohet me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes.

Të enjten Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me tre mijë euro lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç u tha “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit./VOA

The post Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin procesin appeared first on Sot News | Lajme.

Mbi 100 vëzhgues të BE-së do të monitorojnë zgjedhjet e 9 shkurtit

PRISHTINË, 18 janar /ATSH/ Shefja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga BE, Nathalie Loiseau deklaroi se mbi 100 vëzhgues do të shpërndahen në terren për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ajo në një konferencë për media sot tha se parimi themelor i Misionit për Vëzhgimin e zgjedhjeve janë paanshmëria dhe profesionalizmi.

“Në momentin e zgjedhjeve do të jenë mbi 100 vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë. Misioni i BE-së është i vetmi mision i plotë ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve me prani afatgjate që do të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare në Kosovë në këtë vit”, tha Loiseau.

Loiseau tha se të dielën më 19 janar do të vijnë 18 vëzhgues afatgjatë nga 18 shtete të ndryshme të cilët do të shpërndahen nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Ajo theksoi se vëzhguesit afatgjatë janë të pavarur dhe të paanshëm.

Përveç kësaj, shefja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian theksoi se pak para datës së zgjedhjeve, misioni do të përforcohet edhe me 36 vëzhgues afatshkurtër.

Kjo është hera e shtatë që BE është duke vëzhguar zgjedhjet në Kosovë. Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve nga BE dy ditë pas zgjedhjeve do të mbajë edhe një konferencë për media, ku do të ndahet deklarata preliminare e misionit. Ndërsa pas dy muajsh do të publikohet raporti gjithëpërfshirës.

/KosovaPress/

The post Mbi 100 vëzhgues të BE-së do të monitorojnë zgjedhjet e 9 shkurtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ODIHR sjell 326 vëzhgues për zgjedhjet e 11 Majit

15 January 2025 at 15:54

OSBE/ODIHR propozon që misioni vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Shqipëri të përbëhet nga 26 vëzhgues afatgjatë si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin dhe numërimin të votave. Misioni i ODIHR zhvilloi një vizitë paraprake në Shqipëri në datat 3 dhe 6 Dhjetor. Pas […]

The post ODIHR sjell 326 vëzhgues për zgjedhjet e 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE: Duhen 26 vëzhgues afatshkurtër dhe 300 afatgjatë

By: user7
15 January 2025 at 13:44

Një delegacion nga zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) zhvilloi një Mision të Vlerësimit të Nevojave (NAM) në Shqipëri nga data 3 deri më 6 dhjetor 2024. Bëhet me dije se misioni u krye për vlerësimin e mjedisit parazgjedhor dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 11 maj.

Në raportin e tij, ODIHR ka rekomanduar dërgimin e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (EOM) për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ndërkohë që thekson se përveç një ekipi të specializuar ekspertësh, ODIHR rekomandon dërgimin e 26 vëzhguesve afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër.

“Shumë prej palëve të interesuara nënvizuan rëndësinë e vëzhgimit të periudhës para ditës së zgjedhjeve, veçanërisht sa i përket përdorimit të resurseve shtetërore dhe ndikimit të mundshëm në një fushë loje të barabartë. Ata identifikuan aspekte që kërkojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë administratën zgjedhore, përdorimin e teknologjive të reja, fushatën dhe mbulimin mediatik, financimin e fushatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve. Bazuar në këto konsiderata, ODIHR rekomandon dërgimin e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (EOM) për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Përveç një ekipi të specializuar ekspertësh, ODIHR rekomandon dërgimin e 26 vëzhguesve afatgjatë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të monitoruar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe përmbledhjen e rezultateve. Sipas metodologjisë standarde të ODIHR, misioni do të përfshijë gjithashtu një element të monitorimit të mediave”, thuhet në raport.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE: Duhen 26 vëzhgues afatshkurtër dhe 300 afatgjatë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌