KAS i mbyll derën Gjunkshit/ Refuzohet rinumërimi për Matin dhe Diasporën
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi të martën e 11 Qershorit kërkesat e Xhemal Gjunkshit, kandidatit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
“Për rastin e parë që kërkoni konfrontimin e pamjeve filmike me procesverbalet e mbledhjes, nisur nga pamjet filmike bëmë këqyrjen e këtyre kutive dhe rezultati që ishte ai që doli dhe u prodhua, nuk kemi çfarë të hetojmë më shumë në këtë rast.
Sa i përket kërkesës së dytë për hapjen e kutive të KZAZ-së 16 është kërkesë që hoqët dorë vetë në seancën e mëparshme, dhe e dyta nga pretendimi juaj i pamjeve filmike rezultoi dhe për këto dy KZAZ të tjera që nuk qëndronin pamjet filmike me votat fizike në kuti. Edhe në këtë rast nuk krijojmë bindjen që këqyrja e KZAZ 16 do të na sjellë ndryshim të renditjes për shkak se pamjet filmike nuk përputhen me gjendjen fizike të fletëve të votimit.
Kërkesa e tretë për votat e diasporës, e gjejmë të pambështetur në pretendime dhe në prova sepse nuk ka asnjë provë sa i takon votave të diasporës që ata do sjellin ndryshim të renditjes”, tha anëtari i KAS, Elvin Lako.
Ai kërkoi konkretisht verifikimin e pamjeve filmike shtesë të KQZ-së për kutitë e tjera të numëruara, hapjen e të gjitha kutive të Diasporës dhe 15 nga 16 kutive të KZAZ-së së Matit.
Nga hapja e 42 kutive në Dibër rezultoi se Gjunkshit nuk i janë llogaritur vetëm 17 vota, të cilat i rikuperoi sot, por që nuk ndryshojnë rezultatin.
The post KAS i mbyll derën Gjunkshit/ Refuzohet rinumërimi për Matin dhe Diasporën appeared first on Sot News | Lajme.