Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PD humb vota edhe rinumërim/ Alesia Balliu: Sali Berisha të japë dorëheqjen, asnjë analizë s’ka vlerë nëse….

By: Rovena
4 July 2025 at 18:45

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha dhe drejtimin e PD-së gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC Neës. Ajo e cilësoi të pritshme humbjen e partisë në zgjedhjet e fundit, duke akuzuar Berishën për përzgjedhje të kandidatëve të dobët që, sipas saj, janë vendosur për të mbrojtur interesat personale dhe familjare të tij.

Sipas Balliut, rinumërimi i votave ishte një farsë që i kushtoi buxhetit publik 2 milionë euro dhe nuk solli asnjë rezultat konkret. Ajo nuk kurseu as kritika ndaj djalit të Fahri Balliu, Klevis Balliut, duke e quajtur “protagonist të zvarritur që lufton si Don Kishoti me imazh dhe i gjuan avionëve prej letre”. Ajo vuri në dyshim aftësinë dhe integritetin e shumë prej figurave aktuale të PD-së, duke theksuar se mungesa e transparencës dhe përgjegjësisë po i largon qytetarët nga opozita.

Ajo përmbylli deklaratën duke theksuar se largimi i Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike është i pashmangshëm, jo vetëm si një detyrim moral pas humbjeve të njëpasnjëshme, por edhe si një nevojë politike për të hapur rrugën e reformimit të vërtetë të opozitës.

“Zgjedhjet kanë ndodhur dhe Sali Berisha ishte humbës si herën e kaluar edhe tani. Ishte diçka e pritshme sepse në garë vendosi njerëz të dobët. Këta individë nuk bënë një betejë politike, janë individë që janë vendosur për të ruajtur karriget e Berishës. Shumicës nuk i dihet as arsimi, janë lojtarë të dobët. Djali i Fari Balliut si protagonist i vjetër ka mësuar që majat arrihen duke u lëpirë e duke u zvarritur. Lufton si Don Kishoti me lojtarë imagjinarë dhe i gjuan e avion prej letre. Djali i Fari Balliut nuk ka asnjë armik.

Asnjë lloj analize nuk ka vlerë pa dhënë dorëheqjen Berisha, për aq kohë sa është Berisha analiza është nul. Sali Berisha po rri për të mbrojtur interesat e fëmijëve të vet dhe deputetë që janë pas tij janë për interesat e veta. Këta janë individë të katapultuar që kanë marrë benefite nga Sali Berisha për vite me radhë. Nëse e ngrenë zërin ndaj Berishës e dinë që janë të humbur.

Rinumërimi, Berisha e pa vetë disfatën që mori, dhe i kushtoi popullit 2 milionë euro. Sali Berisha e ka të detyrueshme qoftë moralisht qoftë ligjërisht që të japë dorëheqjen. I mëshojnë pretendimit që janë vjedhur votat, por ku janë faktet?! Berisha e dinte që do humbte, nuk mendoi fare për popullin, por për interesin e vet dhe të fëmijëve të tij, sepse tani është edhe dosja ‘Partizani’ në lojë. Tek PD nuk pamë asnjë njeri të ri, por pamë të gjithë fëmijët e njerëzve që iu detyroheshin diçka Sali Berishës. Hoqëm një Enver, kemi një Enver tjetër tani, Sali Berishën”, tha Alesia Balliu./abcnews.al

Berisha i fundosur, por ‘krenar’/ Doktori: Zgjedhjet e 11 majit nuk do t’i njoh kurrë

By: xhir jeta
4 July 2025 at 15:25

Trump nuk ia var, por Berisha nuk dorëzohet. Këtë 4 korrik, doktori vendosi tia urojë posaccërisht Presidentit ditën e pavarësisë së SHBA.

“Një urim për qytetarët, qeverinë dhe presidentin Donald Trump, të këtij vendi.

SHBA-të kremtojnë këtë përvjetor pas një fitoreje epike, të jashtëzakonshme, mbi regjimin obskurantist të Ajetollahëve.

Ata të cilët nuk kanë kuptuar përmasat e kësaj fitoreje, nuk janë në nivelin e duhur politik, për të mos thënë që kanë ndienja pro-obskurantizmit.”

Por doktori e kupton vetë se Tramp ka 6 muaj në zyrë, dhe non gratën e tij ende spo e nxjerr nga sirtari. Ndryshe nga Tramp, në këtë 4 korrik Berishës i mungoi një urim për ditëlindjen e 61-ë të Edi Ramës. Vështirë të mendohet se doktori nuk e ka ditur, sepse doktorit zakonisht nuk i shpëton asnjë lëvizje e tij. Ndaj dhe nuk kaloi pa vëmendje as mobilizimi i socialistëve për Tiranën.

“Së pari, qëndrimet e tij janë dëshmi flagrante e asaj që ne e kemi denoncuar, jo vetëm ne, por edhe bota, të partisë-shtet në Shqipëri.

Natyrisht, ai e konstaton se, farsa elektorale e ka fundosur përfundimisht para shqiptarëve dhe ka frike e tmerr nga revolta e tyre, e cila do të vijë.

Zgjedhjet në Tiranë dhe kudo që të zhvillohen janë farsë elektorale, vetëm farsë.”

Por ndërkohë vetë PD në Tiranë është me pushime, i vetmi në punë është djali i Fahri Balliut, por dhe ai ka cuar mendimet me pushime.

“Në një ambient në katin e parë të një ndërtese, i maskuar me letra të bardha dhe i mbyllur nga sytë e publikut, ndodheshin persona të lidhur me strukturat e Partisë Socialiste.

Skandali thellohet kur Prokuroria e Tiranës më njofton me një vendim absurd: mosfillimin e hetimeve për këtë shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor.”

Me këtë njoftim që Balliut junior i kishte ardhur me vonesë, u mbyll dhe një tjetër javë. Doktori iu drejtua Lalzit, ndërsa djali i Fahri Balliut, barit bosh të hotel Rogner./abcnews.al

“Deputetët e rinj do mësojnë korrupsionin dhe kapjen e shtetit”/ Balliu godet Akademinë e PS

28 June 2025 at 22:08

Klevis Balliu, deputet i zgjedhur i PD-së, ka komentuar Akademinë e re Politike të Partisë Socialiste.

Ai e cilëson këtë akademi si një mjet për të “trajnuar” deputetët e rinj në mënyra korruptive dhe abuzive.

Sipas tij, politikanët socialistë do u mësojnë të rinjve se si të vjedhin dhe të bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Balliu përmend emra të njohur të PS-së, duke akuzuar ata për përfshirje në abuzime.

Klevis Balliu, deputet i zgjedhur i PD-së: E keni parë Akademinë e re të PS-së, ku këta deputetët hajdutë, më të mëdhenj të Shqipërisë, do i mësojnë deputetët e rinj, sesi të bëhen hajdutë profesionistë. Për shembull Olta Xhaçka do i mësojë deputetët e rinj, sesi të vjedhin tokat në bregdet, apo të bëjnë burrin apo gruan e tyre investitorë strategjikë, Taulant Balla do mësojë deputetët e rinj, sesi të bashkëpunosh me krimin e organizuar.

Belinda Balluku do iu mësojë deputetëve të rinj sesi të vjedhësh me energjinë, me infrastrukturën dhe me gjithçka tjetër. Dhe patjetër, Edi Rama do u mësojë deputetëve të rinj sesi krijohet narko-shteti i parë në Europë, duke bashkëpunuar me krimin, me drogën e gjithçka tjetër.

The post “Deputetët e rinj do mësojnë korrupsionin dhe kapjen e shtetit”/ Balliu godet Akademinë e PS appeared first on Sot News | Lajme.

“Krimi elektoral nuk mund të normalizohet”/ Balliu: Kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por…

26 June 2025 at 21:45

Ai bën thirrje për reflektim të thellë mbi rrezikun e normalizimit të krimit elektoral, duke e cilësuar atë si një nga aktet më të rënda që i bëhen demokracisë.

“Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund t’i them të gjitha, pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara,” deklaroi Klevis Balliu.

Ai shtoi se për të, pavarësisht përkatësisë politike të individëve të përfshirë, parimi i transparencës dhe ndëshkimit të shkelësve të ligjit duhet të jetë i padiskutueshëm.

Klevis Balliu: Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund ti them të gjitha pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara. Pavarësisht se kush është personi qoftë demokrat apo socialit që do kishte abuzuar me zgjedhjet unë do ti dilja në krah. Por duhet një fakt dhe një provë. Ka zero rëndësi nëse është edhe mik im Alimehmeti që mund të ketë abuzuar. Hajde denoncoje dhe do të mbështes. Në po flasim për prova që janë të pakundërshtueshme.

Shikoni sa lehtë po normalizohemi me krimin elektoral. Nuk ka krim më të madh ti bëjmë kombin sesa të normalizohemi me krimin elektoral.

The post “Krimi elektoral nuk mund të normalizohet”/ Balliu: Kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por… appeared first on Sot News | Lajme.

“Krimi po pastron paratë përmes lejeve ndërtimi”,Klevis Balliu shpërthen në akuza:Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini

25 June 2025 at 15:56

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka denoncuar kapjen e shtetit nga Hajrët dhe Troplinët dhe mosveprimin e SPAK ndaj krimit të organizuar.

‘Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë e cila është bashkëpunëtore’, deklaroi Balliu nga selia blu.

Deklarata e Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu:

Nëse ka një emër që mjafton për të kuptuar gjendjen e mjerueshme të drejtësisë në Shqipëri, ai është Altin Hajri, një nga figurat më të errëta të botës së krimit të organizuar në vend, i shpallur në kërkim ‘me letra’ nga SPAK.Në realitet ai vijon aktivitetin i lirë dhe i papenguar.

Pavarësisht se është zyrtarisht në kërkim për përfshirje në vepra të rënda penale, Altin Hajri, duke përdorur emrin dhe firmën e bashkëshortes, përfiton leje ndërtimi përmes të cilave pastron paratë e krimit dhe shton milionat.

Është i njëjti person që, siç zbulojnë komunikimet e SKY EÇ, ka ndikuar drejtpërdrejt në përpilimin e listave të deputetëve të Partisë Socialiste në Durrës. Altin Hajri e ‘ngjiti’ Ergys Çyrben nga vendi i pestë në të tretin. Ky ishte shpërblimi  për faktin se Çyrbja e kishte fshehur gjatë kohës që ai kërkohej për një vrasje që dyshohet të ketë kryer.

SPAK që ka shpallur në kërkim burrin, nuk e vë dot re se gruaja bën ‘biznes’ e pashqetësuar?

Në zgjedhjet e fundit, SPAK dërgoi me bujë ‘task-forca’ në 12 qarqe, por nuk pa asgjë, nuk pa blerje votash, nuk pa presione, nuk pa dosje që prisnin arrestime.

Madje fletëarrestet për një tjetër ‘padrino’ në Durrës, Troplinët e shumënjohur, u shpallën pasi zgjedhjet përfunduan.

Sot Ergys Cyrbja ndodhet në burg, por krimi ka përfaqësues të tjerë në Partinë Socialiste. Ndaj edhe paratë e krimit nuk preken, por u lejohen kanale që t’i pastrojnë, siç është rasti i gruas ndërtuese të Hajrit.

Kjo është një situatë alarmante për sigurinë kombëtare.

Janë pikërisht këto raste, Altin Hajri dhe Troplini – që tregojnë se krimi nuk është thjesht një problem në Shqipëri. Krimi është një strukturë paralele pushteti, e mbështetur dhe e ushqyer nga qeveria dhe drejtësia e kapur.

Partia Demokratike denoncon me forcë këtë bashkëpunim të hapur midis krimit të organizuar dhe pushtetit politik. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve strategjikë të mos heshtin përballë këtij procesi të rrezikshëm të kriminalizimit të shtetit shqiptar.

 

 

The post “Krimi po pastron paratë përmes lejeve ndërtimi”,Klevis Balliu shpërthen në akuza:Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini appeared first on Sot News | Lajme.

“PD do humbasë edhe nesër”, Alesia Balliu ‘shigjeton’ opozitën: Ja pse i duhej rinumërimi Sali Berishës

23 June 2025 at 19:15

Alesia Balliu, e cila nuk u kandidua në zgjedhjet e 11 majit për deputete në Qarkun e Elbasanit, edhe pse nga primaret e PD-së, rezultoi te emrat e votuar, tha se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhje ishte e pritshme.

Ajo deklaroi në një emision televiziv se rinumërimi i votave i shërben Partisë Demokratike për të fituar kohë.

“Nuk prisja diçka nga rinumërimi i votave, Partia Demokratike po i shërben për të fituar kohë, po i shërben që funksionarë të lartë zgjedhor të dalin dhe të thonë se u blenë votat.

Rinumërimi shërben për harresë, se duke futur në procedura teknike ligjore të lodhshme njerëzit mërziten dhe kalojnë në harresë dhe nuk flasin më për zgjedhjet, as fitoren e Partisë Socialiste dhe as humbjen e Partisë Demokratike.

Humbja e opozitës ishte e pritshme, që Partia Demokratike të fitojë duhet të përfaqësojë frymë.

Çdo gjë të çonte te fitorja e Partisë Socialiste, dhe aty ku mungon fryma nuk ka si të shkohet te fitorja.

Edhe nesër të futet sërish në zgjedhje, Partia Demokratike do humbë sërish.

Tjetërsimi i votës ndodh, që te blerja e administratës, falja e gjobave, por nuk besoj se dikush tjetër do fitojë mandat nga rinumërimi i votave”, tha ajo.

The post “PD do humbasë edhe nesër”, Alesia Balliu ‘shigjeton’ opozitën: Ja pse i duhej rinumërimi Sali Berishës appeared first on Sot News | Lajme.

Balliu: Raporti i BE-së, alarm për rënien e demokracisë në Shqipëri – Qeveria po shndërrohet në regjim autoritar

By: D Marku
12 June 2025 at 16:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një “alarm serioz” për rënien e demokracisë në vend.

Në një deklaratë publike, Balliu thekson se raporti pasqyron degradimin e institucioneve demokratike, manipulimin e zgjedhjeve, presionin ndaj medias së lirë dhe ndërhyrjet në drejtësi nga ana e pushtetit ekzekutiv.

Sipas tij, qeveria po përqendron pushtetin në mënyrë të rrezikshme, duke shndërruar sistemin politik në një regjim autoritar që prodhon pasuri për pakicën dhe varfëri për shumicën.

Postimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Rënia e Demokracisë në Shqipëri – Alarmi nga Parlamenti Evropian

Raporti më i fundit i Parlamentit Evropian për Shqipërinë paraqet një tablo të zymtë të realitetit demokratik në vend. Me një analizë të thelluar dhe tone të qarta shqetësimi, raporti dëshmon për një degradim sistematik të parimeve themelore mbi të cilat ndërtohet një shtet demokratik: zgjedhje të lira, drejtësi të pavarur dhe media të lirë.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, në vend që të konfirmonin legjitimitetin institucional, shënuan një regres. Parlamenti Evropian nënvizon përdorimin masiv të burimeve shtetërore nga mazhoranca qeverisëse, përfshirjen e strukturave të krimit të organizuar në procesin elektoral dhe ushtrimin e presionit mbi votuesit – të gjitha këto, në kundërshtim të hapur me standardet evropiane për zgjedhje të ndershme.

Në fushën e medias, raporti ngre alarmin për përqendrimin e pronësisë, mungesën e transparencës dhe presionin politik mbi gazetarët. Kjo ka sjellë pasoja të rënda për lirinë e shprehjes dhe për të drejtën e publikut për informacion të besueshëm dhe të pavarur. Gazetarët që raportojnë mbi korrupsionin apo abuzimet shtetërore përballen me kërcënime, sulme personale dhe fushata denigruese.

Po ashtu, Parlamenti Evropian shpreh shqetësime të thella për ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në sistemin e drejtësisë dhe presionin ndaj institucioneve të reja si SPAK. Këto ndërhyrje minojnë ndarjen e pushteteve dhe i zbehin themelet mbi të cilat qëndron një drejtësi funksionale dhe e besueshme.

Në një klimë të tillë, ku pushteti përqendrohet në mënyrë disproporcionale në duart e një pakice dhe mekanizmat e kontrollit institucional janë zbehur ose paralizuar, opozita ka ngritur prej kohësh alarmin për shndërrimin e regjimit politik në një model autoritar. Një model që prodhon pasuri për pakicën dhe varfëri për shumicën.

Raporti i Parlamentit Evropian nuk është një paralajmërim teknik, por një thirrje e fortë politike dhe morale: demokracia në Shqipëri është në rrezik. Nëse vendi aspiron me të vërtetë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, atëherë duhet të rivendosë pa vonesë standardet bazë të një shteti të së drejtës: zgjedhje të ndershme, institucione të pavarura dhe liri të pakushtëzuar të shprehjes.

The post Balliu: Raporti i BE-së, alarm për rënien e demokracisë në Shqipëri – Qeveria po shndërrohet në regjim autoritar appeared first on Albeu.com.

“Berisha duhet të japë dorëheqjen”/ Balliu: Të zbatojë statutin dhe të largohet pas humbjes

By: Re Nato
11 June 2025 at 23:45

Kandidatja për primaret në PD, Alesia Balliu thotë se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Balliu u shpreh se Berisha duhet të zbatojë statutin dhe të largohet pas humbjes spektakolare të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“Duhet t’ia kërkojë dorëheqjen. E kanë çuar veten të cilësohen si të tillë, në atë parti ekziston një statut, që duhet respektuar. Ai nuk mund të dalë të thotë, këtu nuk ka zjgedhje. Ne bazohemi te statuti. Termi palaço, merr kuptimin e mirëfilltë të djalës. Nuk mund të privosh ti zërat kundra dhe nuk mund t’i drejtohet zërave kundra me këtë arrogancë. Ne bazohemi te çdo normë ligjore dhe e drejta që ka çdo individ për të garuar. Të gjithë ne jemi larguar nga funksionet, por jemi anëtarë të PD. Duhet të ketë një garë brenda PD, të ngrihet mbi idealin dhe të prodhojë frymë. Sot PD nuk ka frymë, ka individë që nuk i voton njeri. Janë deputetë të zgjedhur të Berishës, jo të popullit. Ata nuk përfaqësojnë popullin.”, theksoi ajo./abcnews.al

“Opozita nuk do bëjë dot…”/ PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu zbulon skenarët e opozitës

8 June 2025 at 22:30

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion televizive u pyet nëse do të ishte dakord me një grevë urie brenda Parlamentit si pjesë e strategjisë së opozitës.

Përgjigjja e tij ishte e tillë: “Unë mendoj që ne duhet të provojmë gjithçka. Nuk duhet përjashtuar asgjë. Thjesht, duhet ta mendojmë mirë çdo akt që do të ndërmarrim dhe duhet të bëjmë plane afatgjatë për aksionin tonë politik. Mendoj që thelbësore në këtë kohë është informimi i ndërkombëtarëve për krimin elektoral të Edi Ramës dhe lidhjet që ka ai me krimin e organizuar”.

“Ka një dezinformim nëpërmjet disa kulisave të PS që vetëm gjezdisin nëpër botë për të dezinformuar aleatët e vendit tonë. Kjo qasje duhet kombinuar edhe me aksione të tjera”, deklaroi Balliu.

Kur u pyet se çfarë do të ndodhë gjatë verës, Balliu tha: “Ne kemi bërë protesta gjatë verës, por nuk është misioni i opozitës vetëm të bëjë protesta. Opozita nuk do bëjë dot asgjë nëse shoqëria nuk mbështet një plan për të sjellë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Të bëjë çfarë të dojë opozita. Demokracitë lindin nga revolta qytetare në çdo vend.

The post “Opozita nuk do bëjë dot…”/ PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu zbulon skenarët e opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

8 June 2025 at 16:12

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Valmir Balliu, nga fshati Vërdovë i Pogradecit, i cili u arrestua ditën e djeshme në doganën e Kapshticës, pasi në automjetin që ai drejtonte u kapën 6 kg e 134 gr lëndë narkotike “heroinë”. Droga ishte fshehur në një vend të përshtatur enkas në automjetin që drejtohej […]

The post FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë appeared first on BoldNews.al.

Balliu denoncon në Bundestag dhe KiE: Krimi i organizuar, pjesë e zgjedhjeve në Shqipëri

By: D Marku
7 June 2025 at 09:44

Balliu denoncon përdorimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor para deputetëve të Bundestagut dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Deputeti Klevis Balliu ka zhvilluar një seri takimesh me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe të Bundestagut gjerman.

Gjatë këtyre takimeve, z. Balliu ka denoncuar lidhjet e krimit të organizuar me strukturat qeverisëse, si dhe përdorimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor në Shqipëri.

Ai ka theksuar se Shqipëria gëzon mbështetje të konsiderueshme në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, nëse vazhdon përkushtimin për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Z. Balliu ka theksuar gjithashtu se përfshirja e krimit të organizuar në proceset elektorale ka dëmtuar rëndë rendin demokratik dhe ka kthyer zgjedhjet në një farsë, duke penguar në këtë mënyrë përparimin e vendit në rrugën e integrimit europian.

Ai i ka garantuar deputetëve se Partia Demokratike do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke u angazhuar për një proces demokratik të qëndrueshëm dhe përparim drejt integrimit në Bashkimin Europian.

The post Balliu denoncon në Bundestag dhe KiE: Krimi i organizuar, pjesë e zgjedhjeve në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Do të vijë era shtet/ Deklarata virale Nokës, Alesia Balliu reagon ashpër: O Flamur, erdhi era e dështimit madhështor

By: V K
6 June 2025 at 12:35

Alesia Balliu, teksa ishte e ftuar në emisionin “Dekalog” në Dritare TV,   ka reaguar ashpër ndaj deklaratës virale të bërë nga Flamur Noka gjatë fushatës zgjedhore, ku ky i fundit tha se më 12 maj do të vijë era shtet.

Balliu i ktheu përgjigje të drejtpërdrejtë Nokës, duke thënë se ajo që realisht ka ardhur pas 12 majit, nuk është era e shtetit, por era e dështimit dhe humbjes së tij madhështore.

Ajo vijoi më tej duke e cilësuar Nokën si përfaqësues të arrogancës, zhargonit të ulët dhe një qasjeje politike që qytetarët tashmë e kanë refuzuar.

Sipas Balliut, vota për Jorida Tabakun në Tiranë ishte një reagim i qartë qytetar ndaj modelit që përfaqëson Flamur Noka.

“Do vijë era shtet” ka qenë shprehja e famshme që Flamur Noka e tha këtu në Dritare TV. Dhe pikërisht nga ky vend dua ti përgjigjem: O Flamur Noka, ka ardhur era e dështimit dhe e humbjes tënde madhështore. Ka ardhur era e shuplakës së madhe nga qytetarët shqiptarë, të cilët nuk duan më ta shohin fytyrën tënde në parlament, sepse u vjen turp prej teje. Kjo erë e re erdhi më 12 maj. Erdha era e dështimit tënd madhështor, era e humbjes së thellë.

Sepse një person që ngre pesë gishtat lart në parlament në mënyrë provokuese nuk është shembull për qytetarët. Pikërisht për këtë arsye, qytetarët vendosën t’i japin votën zonjës Tabaku sepse ajo përfaqëson të kundërtën tënde Flamur.

Ti përfaqëson arrogancën, zhargonin e ulët dhe qasjen përjashtuese. Dhe qytetarët shqiptarë nuk e duan më këtë lloj politike”,- u shpreh Alesia Balliu.

The post Do të vijë era shtet/ Deklarata virale Nokës, Alesia Balliu reagon ashpër: O Flamur, erdhi era e dështimit madhështor appeared first on Albeu.com.

“S’keni fakte për vjedhje në zgjedhje”, debat i ashpër mes Manjanit dhe Balliut

By: Besnik
29 May 2025 at 22:11

Të ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, Ylli Manjani dhe Kelvis Balliu u përfshinë në një debat të ashpër në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Duke parë pretendimet e Balliut, Ylli Manjani u revoltua duke i thënë atij se PD-ja është pabesueshme në akuzat për vjedhje në zgjedhje, pasi sipas tij PD-ja duhet të kishte minimalisht letrat e procesit për të dokumentuar saktë vjedhjen që pretendon.

Manjani e quajti të gabuar që PD-ja ia faturon humbjen personave të tjerë, sipas tij duke iu rënë në qafë kot, ndërkohë që nuk fiton që nga viti 2011.

Balliu iu përgjigj se nuk mund të ketë zgjedhje të lira kur, sipas tij, personat me precedentë kriminalë ndërhyjnë në proces, ndërsa policia nuk vepron. Manjani iu përgjigj ashpër duke thënë se policia është neutrale dhe nuk i lejohet ndërhyrja në zgjedhje.

Në vazhdën e debatit, Balliu i kujtoi Manjanit periudhën kur ishte ministër i Drejtësisë, duke i thënë: “Po ti pse si ministër kërkove ndërhyrjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit?”

Manjani tha se shumë mirë bëri që e kërkoi, por që është penduar kur kuptoi se si qëndron gjërat.

Pjesë nga debati në studio:

Manjani-Balliut: “Keni harruar të fitoni që nga 2011, nuk fitoni, dhe ia vendosni fajin banditëve ju.”

Balliu-Manjanit: “Po ti ke qenë ministër i Drejtësisë kur ke kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë kundër trafikut të drogës.”

Manjani – Balliut: “Po mirë, kam bërë mirë, por kur ju pashë që ju ulnit kokën, u bëra pishman. Kur ju shihja që i rrinit drogës te koka dhe merrnit paratë nga droga, u bëra pishman”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “S’keni fakte për vjedhje në zgjedhje”, debat i ashpër mes Manjanit dhe Balliut appeared first on Euronews Albania.

Denoncimi i Klevis Balliut: Ku janë paratë? Qytetarët paguajnë, por infrastrukturë nuk ka

By: V K
28 May 2025 at 11:51

Ditën e sotme, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një deklarate, ka denoncuar gjendjen e rëndë të infrastrukturës në një nga zonat e Tiranës.

Ai theksoi se qytetarët janë të detyruar të paguajnë taksa të larta, ndërkohë që nuk marrin asnjë shërbim në këmbim.

“Qytetarët paguajnë taksa për të pasur një infrastrukturë të mirë, por infrastrukturë nuk ka”, u shpreh Balliu.

Gjithashtu, ai solli në vëmendje gjendjen e rrugëve në kryeqytet, duke i cilësuar si dëshmi të qarta të keqmenaxhimit dhe shpërdorimit të fondeve publike.

“Shikoni si është gjendja e rrugëve në Tiranë. Lind pyetja: Ku janë paratë”? – vijoi ai, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si menaxhohen financat publike nga autoritetet vendore dhe qendrore.

Deklarata e Balliut, vjen në një kohë kur pakënaqësitë e qytetarëve për mungesën e investimeve në infrastrukturë po shtohen, veçanërisht në periferi të kryeqytetit.

The post Denoncimi i Klevis Balliut: Ku janë paratë? Qytetarët paguajnë, por infrastrukturë nuk ka appeared first on Albeu.com.

Ku gaboi PD më 11 maj? Klevis Balliu: Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitonte nëse zgjedhjet do të ishin normale

By: V K
23 May 2025 at 15:55

Klevis Balliu, që u zgjodh deputet nga lista e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi se nëse zgjedhjet do të ishin normale, Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitonte.

“Janë evidentuar zyrtarë të lartë të shtetit, kanë shkuar në qendra votimi dhe kanë ushtruar presion në qendra votimi. Pas trenit bullgar, kemi denoncuar edhe bexhat false. Zyrat ilegale të PS janë kapur nga ne. Do vijojmë të denoncojmë krimet zgjedhore. Nëse zgjedhjet do ishin normale, Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitonte. Edhe narko-shteti nuk e kishte llogaritur se vjedhja do shkonte deri në këtë nivel. Nëse do kishte zgjedhje të parakohshme, do ndodhte kur pranohet se zgjedhjet janë vjedhur. Në Shqipëri zgjedhjet ishin false”, tha Balliu.

I pyetur nëse PD duhet të analizojë vetveten, Balliu u shpreh se puna e demokratëve në terren nuk çalon askund.

“Ne do vazhdojmë betejën për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tradhti ndaj kësaj kauze nëse tërhiqemi”, deklaroi ai.

“Nëse biem dakord që zgjedhjet janë vjedhur, s’ka nevojë për veprime analitike, por ka nevojë për veprime ligjore. PD po mbledh prova për vjedhjen e zgjedhjeve. Në një moment të dytë do të bëhet dhe analiza. Unë e njoh PD-në dhe askujt nuk mund t’i them që pse nuk fitove dot me bandat. Shkodra dhe Kruja u fituan, sepse në këto zona nuk veprojnë më bandat. Puna e demokratëve në terren nuk çalon askund. Analiza është e nevojshme në të gjitha rastet. Ne do vazhdojmë betejën për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tradhti ndaj kësaj kauze nëse tërhiqemi”, u shpreh Balliu.

The post Ku gaboi PD më 11 maj? Klevis Balliu: Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitonte nëse zgjedhjet do të ishin normale appeared first on Albeu.com.

Klevis Balliu: Sakrificat dhe puna heroike e qëndrestarëve demokratë nuk do të lejojmë të shkojnë kot, do të luftojmë për vlerat e tyre

By: V K
21 May 2025 at 09:20

Në një postim të tij të fundit në “Facebook”, Klevis Balliu, ka falenderuar qytetarët e Dega 16 për punën e tyre heroike dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që treguan gjatë fushatës së 11-majit.

Ai e ka cilësuar si të papranueshme pranimin e farsës elektorale si një zgjedhje, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte hedhjen poshtë të gjithë punës dhe sakrificës që këta njerëz të pamposhtur kanë bërë.

Me një mesazh të qartë dhe të fortë, Balliu shpreh angazhimin e tij për të mos lejuar që djersa dhe mundi i këtyre individëve të shkojë kot, duke e bërë të qartë se lufta për vlerat e sakrificës dhe përkushtimit do të vazhdojë me çdo kusht.

Postimi i plotë:

Me qëndrestarët e jashtëzakonshëm të degës 16, i falenderoj nga zemra për punën e tyre heroike.

Të pranosh farsën elektorale si zgjedhje do të thotë të hedhësh në kosh punën dhe sakrificën e këtyre njerëzve të pamposhtur. Kurrë nuk do ta lejojmë që djersa dhe mundi i tyre të shkojë kot.

The post Klevis Balliu: Sakrificat dhe puna heroike e qëndrestarëve demokratë nuk do të lejojmë të shkojnë kot, do të luftojmë për vlerat e tyre appeared first on Albeu.com.

Rakipi-Balliut: Sa mirë bëri doktori që të futi në listë, vetëm ti del dhe flet sot, të tjerët janë fshehur, nuk hapin telefonat

By: M C
19 May 2025 at 23:18

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku folir për zgjedhjet, duke i deklaruar ato “të vjedhura”.

Ylli Rakipi i tha deputetit se e meriton plotësisht vendin në listën e mbyllur, pasi është nga personat e paktë që po del në media për të folur për humbjen e thellë, ndërsa të tjerët janë fshehur.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Zoti Balliu mënxyrë e madhe ka rënë. Nuk hap njeri telefonin. Doktori bëri shumë mirë që të futi në listën e mbyllur, sepse ti përgjigjesh, shumë njerëz nuk dalin dhe fshihen. Edhe presin se çfarë do të thotë doktori. Tani, mënxyrë e madhe duket, opozita ka humbur thellë zgjedhjet. Kush duhet të mbajë përgjegjësi?

Klevis Balliu: Nëse evidentojmë faktet, nga krimi elektoral nga i cili kemi humbur të gjithë.

Ylli Rakipi: Kjo është parti që ka humbur gjatë.

Klevis Balliu: Kur vidhen zgjedhjet është problem që i përket të gjithëve. Denoncimet që kemi bërë ne, kemi ftuar çdo njeri ti mohojë dhe nuk del njeri kundër tyre. Qoftë asfaltin elektoral, gjobat e falura për dhjetë vitet e fundit… Pastaj blerja e votës siç u kap makina në Dibër. Pastaj kapja nga kirmi si rasti i Vorës me Xhabaftët, ata janë banditë, gjendeshin Xhabaftët por jo policët. Pastaj Sara Mile parafqësuese e Suel Çelës.
Rezultati i tyre është prova e vjedhjes. Rama nuk e kishte përllogaritur këtë pjesë, vjedhjen që do të bënin kandidatët e vet dhe dalin këto shifra që nuk shpjegohen dot.

Ylli Rakipi: Po i quajmë këto të vërteta. TË gjithë fajet i ka Edi Rama. Po vetë ju a keni ndonjë faj Klevis që pëfunduat me 50 mandate dhe e pajisët Ramën me pushtet thuajse absolut?

Klevis Balliu: Ishte një studim për rrjeet sociale, një nga fjalët e përmendura më shumë ishte statuti, që përmendej nëpër media…

Ylli Rakipi: Ju nuk keni ndonjë faj?

Klevis Balliu: Nëse është për të fajësuar opozitën, që nuk arritëm dot të arrestonim hajdutët e votës. Ne nuk kemi tagër të arrestojmë njeri. Kemi bërë 19 denoncime në SPAK. Unë nuk kam fuqi, pushtet dhe autoritet, të arrestoj Xhabaftin, që ka vjedhur vota.

Ylli Rakipi: Xhabafti është një njeri që u përplas me Flamurin, cfarë provash paraqitët që ai vodhi vota?

Klevis Balliu: Ne kemi 19 kallëzime.

Ylli Rakipi: Po kallëzime bëjnë nga pesë ditën këta në SPAK.

Klevis Balliu: Unë kam gjetur një zyrë elektorale ilegale të PS, afër Yzberishtin ngjitur me Astirin. Kam gjetur dhe kam kapur në flagrancë. Aty brenda kishte katër persona, dy djem dhe dy vajza, që me lista në dorë merreshin me evidentimin dhe thirrjen e njerëzve, jo me zyrë legale, me logo, këtu ishte pjesë ilegale, mbase ku bëhej pagesa.
Nuk lejon ligji, duhet deklaruar në KQZ. Pasi i kapa në flagrancë me video, dalin këta me vrapë dhe më bërtasin, është lokal skemi lidhje me PS. Vjen policia, administratori i pallatit tha është zyra elektorale e PS, ka 1 muaj e hapur. Pasi evidentohet ky rast, e coj në polici në rajon 6. Fillojnë hetimet, mbaron procesi. Shkoj në Kashar ku kishte nisur numërimi, atje ndodh një përplasje ku vijnë njerëz pa badge dhe godsin me grushta sekretarin e KZAZ të Kasahrit. Policia bllokon zonën dhe lë të dalin vetëm këta.
Pasi kaluan kati 5-6 ditë nga kallëzimi, përballë ishtë një djalë, ai njeri që iku me vrap. Pasi evidentohet që personi ishte te qendra e votimit, i njëjti që kisha denoncuar, policia nuk e gjente, ndërkohë ai ishte ngjitur me policët. Të njëjtët efektivë, ishin thirrur në Kashar për shkak të sherrit. Këto janë fakte të pakundërshtueshme. Ai djali pastaj u arrestua se i thashë ja ku e ke. Ne kemi kallëzuar dhe reagimi ka qenë qesharak. Kapet edhe makinë me para që hyn brenda qendrës së votimit.

The post Rakipi-Balliut: Sa mirë bëri doktori që të futi në listë, vetëm ti del dhe flet sot, të tjerët janë fshehur, nuk hapin telefonat appeared first on Albeu.com.

Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

By: user 8
18 May 2025 at 17:00

Policia ka referuar në SPAK materialet për deputetin e PD Edi Paloka pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën e premte në Tiranë.

“Referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, njofton policia.

Ndryshe nga njoftimi i policise, gazetarja u tërhoq nga denoncimi për dy deputetët, në veçanti duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë përplasje me Klevis Balliun.

Gjatë protestës, Edi Paloka, ka pasur përplasje me disa gazetarë, gjë që shtyu dhe disa protestues që të përplaseshin fizikisht me ta dhe të hidhnin dhe ofendime.

“Mos bëj skema se… Mos bëj skema këtu! U bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, iu drejtua Paloka gazetarëve, që nxiti dhe qytetarët e pranishëm të “shpërthenin” në ofendime.

The post Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun appeared first on Lapsi.al.

Protesta e PD-së, Policia çon në SPAK deputetin Edi Paloka dhe Klevis Balliun

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorisë së Posaçme materialet mbi kallëzimin e depozituar nga gazetarja Besarda Demushi, ndaj deputetit të PD-së Edi Paloka dhe kandidatit Klevis Balliu, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

Policia ka referuar në SPAK materialet për deputetin Edi Paloka dhe Klevis Balliun, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën e premte në Tiranë.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se u “referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,  gazetare, se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”.

Veprimet paraprake janë kryer nga Komisariati nr. 3, që ka nën administrim zonal edhe sheshin ku u zhvillua protesta e PD-së.

/a.f/

The post Protesta e PD-së, Policia çon në SPAK deputetin Edi Paloka dhe Klevis Balliun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

By: Ardit
18 May 2025 at 12:01

Edi Paloka dhe Klevis Balliu janë proceduar nga policia e Tiranës, pasi kanë kanosur me fjalë një gazetarë gjatë protestës së opozitës ditën e premte. Sipas policisë, ishte gazetarja që ka kallëzuar dy përfaqësuesit e PD, të cilëve iu janë referuar materialet në SPAK. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: […]

The post Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun appeared first on BoldNews.al.

❌
❌