Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryeministri Rama mbërrin në bashkinë e Vlorës, pritet me duartrokitje nga qytetarët

7 July 2025 at 09:30

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku është pritur nga kryetari i bashkisë, gjithashtu nga Pirro Vengu, dhe ministri Bledi Çuçi. Teksa zbriste nga makina për të inspektuar procesin e nisur për lirimin e hapësirave publike në Lungomare, Rama u prit me duartrokitje nga qytetarët.

Në një koment të djeshëm, kryeministri theksoi se aktivitetet e bizneseve, sidomos lokaleve, kishin zaptuar trotuaret dhe i kishin bllokuar ato për këmbësorët. Pas ultimatumit 48-orësh të dhënë në rrjetet sociale, aksioni për heqjen e bizneseve që shfrytëzojnë paligjshëm hapësirat publike ka nisur në mesnatë.

Rama theksoi se ky aksion është i nevojshëm për të përmirësuar shërbimet dhe për të sjellë Lungomaren në përputhje me imazhin e “Shqipërisë Turistike”.

Ai e konsideroi Lungomaren si model për një qytet bregdetar modern dhe theksoi se duhet të shërbejë si shembull për dizajnin e vijës bregdetare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryeministri Rama mbërrin në bashkinë e Vlorës, pritet me duartrokitje nga qytetarët appeared first on Euronews Albania.

“Po thithim tym, të hetohet më shpejt”, qytetarët protestë para Prokurorisë Elbasan

4 July 2025 at 12:10

Për të katërtën ditë me radhë, zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan vijon të shkaktojë shqetësime të mëdha për banorët dhe mjedisin.

Lidhur me këtë, një grup qytetarësh kanë protestuar përpara Prokurorisë së Elbasanit, me thirrjen për tu hetuar dhe vepruar më shpejt për rastin në fjalë.

Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për menaxhimin e kësaj krize dhe për masat që duhen marrë për të parandaluar rrezikun që zjarri i mbetjeve po i sjell shëndetit publik dhe mjedisit.

Një nga qytetarët shprehet se institucionet duhet ti vënë në dijeni njerëzit nëse kemi të bëjmë më një zjarrvënie të qëllimshme apo për shkaqe atmosferike.

“Të gjitha institucionet të marrin përgjegjësi për tymin toksik që çlirohet nga djegia e fushës së mbetjeve. Duhet Prokuroria të ndërhynte dhe të kishte një hetim më të shpejtë, të paktën t’ua bëjnë me dije qytetarëve nëse kemi të bëjmë më një zjarrvënie të qëllimshme apo për shkaqe atmosferike të temperaturave. Kjo është thirrja jonë si qytetarë që ne nuk duhet të thithim më tym dhe Prokuroria duhet të bëjë punën e saj sa i përket vënies përpara përgjegjësisë të personave përgjegjës”, u shpreh një protestues i Elbasanit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Po thithim tym, të hetohet më shpejt”, qytetarët protestë para Prokurorisë Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Bie çmimi i naftës në botë, por jo edhe në pompat kosovare

26 June 2025 at 15:37

Ani se konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka përfunduar dhe çmimet ndërkombëtare të naftës kanë shënuar rënie, në Kosovë çmimi i këtij derivati vazhdon të bie ngadalë.

Ndryshe nga rritjet e shpejta që ndodhin pothuajse menjëherë pas ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, rëniet pasqyrohen me shumë vonesë.

Kështu thonë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, derisa nga Shoqata e Naftëtarëve e mohojnë një gjë të tillë. Kjo shoqatë pretendon se ka ulje të çmimeve të derivateve. Në anën tjetër, qytetarët janë të zhgënjyer me mënyrën se si po lëvizin çmimet e derivateve në treg.

Aktualisht sot në tregun e Kosovës 1 litër naftë sillet mesatarisht nga 1.21 deri në 1.29 euro, derisa një litër benzinë shënon 1.21 centë deri në 1.30 euro.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka bënë të ditur se pas inspektimeve të zhvilluara në terren nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka konstatuar se çmimet e shitjes në tregun vendor reagojnë menjëherë kur rriten çmimet nga importi, ndërsa nuk ndodh e njëjta kur çmimet bien.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pas këtyre inspektimeve ka hartuar raportin përfundimtar ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien, dhe ka rekomanduar marrjen e vendimit nga MINT për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga MINT.

Vendimi për këtë çështje është nënshkruar më 24 qershor 2025 dhe ka hyrë në fuqi një ditë më pas, pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

MINT thekson se është shtuar mbikëqyrja në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës, dhe paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët që nuk respektojnë ligjin.

“Përmes këtij vendimi parashihet mbikëqyrje e shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore, ku gjatë kësaj mbikëqyrje të shtuar dhe rigoroze në të gjitha rastet kur konstatohet se ka shkelje nga ana e operatorëve ekonomik, Inspektorët e tregut të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut do të marrin të gjitha masat ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi. Ju njoftojmë ju dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pranë MINT mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg”, thuhet mes tjerash.

Ndryshe thotë kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani. Sipas tij rënia në tregjet ndërkombëtare, ka reflektuar edhe në Kosovë.

Ai tha se çmimi i naftës sot në Kosovë është deri 1.27 euro për litër.

“Me uljen e derivateve në Berzh dhe marrëveshja e përfundimit të konfliktit Izrael-Iran, ka rënie në tregjet ndërkombëtare, dhe kjo ka reflektuar edhe në Kosovë”, thotë Berjani në një përgjigje me shkrim.

Ndërkohë, qytetarët shprehen të pakënaqur dhe kritikojnë mënyrën se si vendosen çmimet në treg.

Qytetari, Curr Gjonbalaj derisa thotë se çmimi i derivateve duhet të shënojë rënie, shton se kur çmimet bien në botë, në Kosovë nuk ndodhë një gjë e tillë.

Derisa thotë se edhe institucionet përgjegjëse duhet të merren me këtë çështje.

“Sigurisht se duhet të bie, patjetër, kur të bien çmimet në botë, tek ne nuk bien, ndërsa kur të ngritjen, atëherë menjëherë të nesërmen i kemi çmimet e ngritura… patjetër që duhet të merret (shteti me këtë)”, thotë ai.

Edhe qytetarja, Nadire Hoti thekson se duhet të bie çmimi i naftës edhe në Kosovë.

“Duhet të bie çmimi i naftës…Për standardin në Kosovë është shumë shtrenjtë, për vendin ku jetojmë…pasi ka rënë çdo vend…Është rrit shumë shpejtë, mirëpo është duke rënë shumë ngadalë ose hiq”, thotë Hoti.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje të hënën për mbajtjen e çmimeve të naftës të ulëta, ndërsa çmimet u rritën në nivelin më të lartë pesëmujor pas sulmeve të fundjavës së SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Pas kësaj, ka njoftuar se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, raporton KosovaPress. /Telegrafi/

The post Bie çmimi i naftës në botë, por jo edhe në pompat kosovare appeared first on Telegrafi.

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

20 June 2025 at 18:19

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka pasur si subjekt gjykimi shtetasin Dritan Lleshi alias Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të deputetit të PS, Plarent Ndreca. Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marë i pandehur dhe rrezikon dënimin […]

The post “Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS appeared first on BoldNews.al.

Parandaluan një sulm me dron, Nikonorova: Qytetarët të shpërblehen

3 June 2025 at 07:28

Personat që u përpoqën të parandalonin një sulm me dron në rajonin siberian të Irkutskut në Rusi duhet të shpërblehen, tha Natalya Nikonorova, anëtare e Komitetit për Punët e Jashtme të Këshillit të Federatës.

Më herët, një video u bë virale në mediat sociale që tregonte disa njerëz sipër një kamioni duke u përpjekur të parandalonin dronët që të dilnin nga automjeti.

“Pa dyshim, veprime të tilla të guximshme dhe të guximshme ia vlejnë një shpërblim. Donbasi e di mirë se jo të gjithë heronjtë veshin pelerina, pasi shpesh njerëzit e zakonshëm shpëtojnë të tjerët gjatë sulmeve me bombardime, shpërndajnë ndihmë humanitare në zonat nën zjarr dhe ndihmojnë të plagosurit”, tha për TASS Nikonorova, e cila përfaqëson Republikën Popullore të Donetskut në Këshillin e Federatës.

Sipas saj, njerëzit që u përpoqën të ndalonin sulmin me dron “treguan guxim dhe zgjuarsi ushtarake”. “Ata janë heronj të vërtetë”, theksoi senatorja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parandaluan një sulm me dron, Nikonorova: Qytetarët të shpërblehen appeared first on Euronews Albania.

Denoncimi i Klevis Balliut: Ku janë paratë? Qytetarët paguajnë, por infrastrukturë nuk ka

By: V K
28 May 2025 at 11:51

Ditën e sotme, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një deklarate, ka denoncuar gjendjen e rëndë të infrastrukturës në një nga zonat e Tiranës.

Ai theksoi se qytetarët janë të detyruar të paguajnë taksa të larta, ndërkohë që nuk marrin asnjë shërbim në këmbim.

“Qytetarët paguajnë taksa për të pasur një infrastrukturë të mirë, por infrastrukturë nuk ka”, u shpreh Balliu.

Gjithashtu, ai solli në vëmendje gjendjen e rrugëve në kryeqytet, duke i cilësuar si dëshmi të qarta të keqmenaxhimit dhe shpërdorimit të fondeve publike.

“Shikoni si është gjendja e rrugëve në Tiranë. Lind pyetja: Ku janë paratë”? – vijoi ai, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si menaxhohen financat publike nga autoritetet vendore dhe qendrore.

Deklarata e Balliut, vjen në një kohë kur pakënaqësitë e qytetarëve për mungesën e investimeve në infrastrukturë po shtohen, veçanërisht në periferi të kryeqytetit.

The post Denoncimi i Klevis Balliut: Ku janë paratë? Qytetarët paguajnë, por infrastrukturë nuk ka appeared first on Albeu.com.

‘Vetëm Berishën njoh’/Qytetarët shprehen për figurat e reja e të vjetra në Parlament

24 May 2025 at 21:54

Në prag të hyrjes së një grupi të ri figurash në Parlamentin e Shqipërisë, qytetarët janë të ndarë në mendimet e tyre për këtë ndryshim të mundshëm.

Edhe pse mosha mesatare e deputetëve të ardhshëm pritet të jetë 47 vjeç, një pjesë e madhe e qytetarëve shprehen optimistë për rinovimin e Kuvendit, ndërsa të tjerë janë të dyshimtë nëse figura të reja do të kenë vendosmërinë e duhur për të udhëhequr vendin.

Një qytetare shprehet: “Është normale, mendoj që do të japin më të mirën.” Pavarësisht kësaj, disa qytetarë kanë shqetësime për mundësinë që të rinjtë, sidomos ata 23-vjeçarë, të kenë përvojën dhe forcën për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

Një tjetër qytetare thekson: “Problemi është për ne, që 23-vjeçarët janë mosha të reja dhe nuk vendosin dot ato për fatin e Shqipërisë. Sali Berisha të rrijë në shtëpi me pension dhe ti hapë rrugë brezit të ri dhe mos ta mbajë më peng Partinë Demokratike.”

Megjithatë, ka nga ata që besojnë se figurat e vjetra, si Sali Berisha, duhet të vazhdojë qëndrimin e tij në Kuvend.

“Sali Berisha është i paarritshëm, nuk njoh as figurat e reja dhe as të vjetra, vetëm Sali Berishën njoh,” shprehet një i moshuar.

Në anën tjetër, një zonjë shpreh besimin se ardhja e figurave të reja do të sjellë ndryshime të rëndësishme.

“Figurat e reja janë shumë më mirë, kanë vizion të qartë dhe ndryshimi do të jetë shumë më i madh me të rinjtë sesa me të vjetrit,” thotë ajo, duke shpresuar që rinia do të sjellë më shumë mundësi dhe zhvillim për Shqipërinë.

Në fund, qytetarët duket se janë të ndarë në përkrahjen e tyre për të rinjtë dhe të vjetrit. Disa shohin në rinovimin e politikës një mundësi për ndryshime të dobishme, ndërsa të tjerë mendojnë se eksperienca dhe liderët e vjetër janë ende thelbësorë për të udhëhequr vendin drejt stabilitetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘Vetëm Berishën njoh’/Qytetarët shprehen për figurat e reja e të vjetra në Parlament appeared first on Euronews Albania.

Banorët e Gjilanit propozojnë projektet prioritare për lagjen dhe fshatin e tyre

23 May 2025 at 13:29

Komuna e Gjilanit po vazhdon takimet me qytetarë nëpër lagje dhe fshatra të ndryshme, në kuadër të procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje, i cili synon fuqizimin e rolit të banorëve në planifikimin dhe vendimmarrjen publike.

Drejtuesit e drejtorive komunale zhvilluan takim me banorët e lagjes “Rruga e Prishtinës” në hapësirat e klasës verore të sapondërtuar pranë shkollës “Sadulla Brestovci”.

Sipas komunës, banorët e kësaj lagjeje kanë identifikuar si prioritete ndërtimin e një parkingu, një parku me lodra për fëmijë, si dhe një fushe basketbolli. Votimi për përzgjedhjen e projektit përfundimtar do të zhvillohet më 29 maj.

Ndërkohë, në lagjen e Tetë, kryetari Alban Hyseni, së bashku me drejtorët e drejtorive përkatëse, bashkëbiseduan me banorët për rolin që kanë qytetarët në menaxhimin e fondeve publike.

Ata theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në procesin e vendimmarrjes, duke e parë këtë si një mundësi konkrete për të reflektuar nevojat reale të qytetarëve në investimet komunale.

Nga ky takim dolën tri propozime kryesore për fazën e ardhshme të votimit: ndërtimi i një terreni sportiv, krijimi i një parku për lagjen dhe rregullimi i rrugës afër shkollës. Sipas njoftimit të komunës, banorët do të votojnë për projektin përfundimtar më 27 maj.

Procesi ka vazhduar edhe në lagjen “Tregu i Gjelbër”, ku dëgjimi publik u zhvillua në ambientet e shkollës “Thimi Mitko”. Takimi u zhvillua në prani të nënkryetares së komunës, znj. Leonora Morina Bunjaku, si dhe disa drejtorëve komunalë.

Banorët e kësaj zone u fokusuan në përmirësimin e infrastrukturës urbane, duke propozuar vendosjen e drunjve dekorativë, shportave për mbeturina dhe ndërtimin e një këndi të ri lodrash për fëmijë. Edhe këtu, votimi për zgjedhjen e projektit do të mbahet më 27 maj.

Në fshatin Livoç i Epërm, dëgjimi publik u mbajt në shkollën “Vatra e Diturisë”, ku përfaqësuesit komunalë bashkëbiseduan me banorët për mundësitë e investimeve në komunitet.

Propozimet që dolën nga ky takim ishin të fokusuara në krijimin e hapësirave sportive dhe rekreative, konkretisht rregullimi i një terreni sportiv dhe ndërtimi i dy parqeve në lagjen e Muhaxherëve dhe atë të re. Sipas komunës, votimi për projektin përfundimtar në këtë fshat do të mbahet më 28 maj.

Një pjesëmarrje është shënuar edhe në takimin me banorët e Pogragjës, mbajtur në shkollën “Liria”.

Gjatë këtij dëgjimi, janë propozuar një numër i madh projektesh që reflektojnë nevojat infrastrukturore të fshatit: renovimi i urës në hyrje të Pogragjës, ndërtimi i mbrojtëseve anësore në drejtim të rrugës për Uglar, shtigje për ecje, zgjerimi i hapësirave publike për rekreacion, instalimi i pajisjeve të fitnesit në parqe, si dhe asfaltimi i disa rrugëve. Votimi për këtë lokalitet është caktuar për 29 maj.

Gjithashtu, në kuadër të ciklit të buxhetimit me pjesëmarrje, është mbajtur takimi edhe me banorët e fshatit Gumnishtë.

Banorët e këtij fshati kanë dhënë propozimë për projekte dhe pritet që njëri nga ta të votohet në fazën e dytë, më 30 maj.

Ata propozuan rregullimin e shtratit të lumit, kërkuan tabela digjitale për shkollë dhe laborator shkencor si dhe kabina të pritjes për udhëtarë.

Komuna e Gjilanit vlerëson se procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje po kthehet në një model të suksesshëm të bashkëqeverisjes dhe të ndërveprimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. /Telegrafi/

The post Banorët e Gjilanit propozojnë projektet prioritare për lagjen dhe fshatin e tyre appeared first on Telegrafi.

Kërcënoi qytetarët në zgjedhje, kapet 27-vjeçari në Lezhë

By: V K
18 May 2025 at 15:36

Një 27-vjeçar është marrë nën hetim, pasi akuzohet për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”.

I riu me iniciale Xh.S., ishte shpallur në kërkim nga policia ndërsa tani do të hetohet në gjendje të lirë

“Në vijim të komunikatës së datës 05.05.2025, ku është shpallur në kërkim shtetasi Xh. S., 27 vjeç, si një nga autorët e dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ju informojmë se: Më datë 18.05.2025, nga Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Lezhë, u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim policor, Xh. S., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Në përfundim të veprimeve dhe pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas do ndiqet në gjendje të lirë. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Kërcënoi qytetarët në zgjedhje, kapet 27-vjeçari në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Të pa lajmëruar nga policia, mijëra qytetarë të bllokuar në rrugë (VIDEO)

By: Oldi
17 May 2025 at 14:47

Tirana është përfshirë këtë të shtunë nga një situatë kaotike trafiku, me bllokime kilometrike në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit, si pasojë e zhvillimit të samitit të BE-së në kryeqytet. Qytetarët, të irrituar, raportojnë se kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se dy orë, ndërkohë që policia nuk lejon qarkullimin […]

The post Të pa lajmëruar nga policia, mijëra qytetarë të bllokuar në rrugë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Samiti, zgjedhjet dhe “Giro d’Italia”, Proda falenderon efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda ka përcjellë sot një mesazh falënderues për efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët, për kontributin dhe mirëkuptimin e tyre gjatë tre eventeve shumë të rëndësishme për imazhin e vendit.

Proda shpreh në mesazhin e tij, mirënjohjen dhe vlerësimin për angazhimin dhe përballimin me sukses të ngjarjeve më të rëndësishme për vendin tonë, si “Giro d’Italia”, zgjedhjet e 11 majit dhe Samiti VI i Komunitetit Politik Evropian.

Mesazhi i plotë:

“Të nderuar efektivë të Policisë së Shtetit,

Dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë dhe vlerësimin maksimal për angazhimin tuaj të palodhur, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për përballimin me sukses të disa prej ngjarjeve më të rëndësishme për vendin tonë.

Angazhimi juaj në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë procesit zgjedhor, garës ndërkombëtare “Giro d’Italia” dhe në veçanti gjatë zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, dëshmoi edhe një herë nivelin e lartë të përgatitjes, seriozitetin dhe integritetin me të cilin secili prej jush i shërben vendit dhe qytetarëve.

Falë përkushtimit tuaj dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional, Shqipëria u përfaqësua denjësisht përpara partnerëve ndërkombëtarë dhe garantoi zhvillimin e 3 ngjarjeve madhore në mënyrë të sigurt, të qetë dhe profesionale.

Gjithashtu, falënderoj strukturat drejtuese në çdo nivel, për koordinimin efikas dhe menaxhimin me përgjegjësi të situatave komplekse, që kërkonin gatishmëri të lartë dhe vendimmarrje të shpejtë. Ky rezultat është fryt i një pune të përbashkët, të ndërtuar mbi profesionalizëm, besim dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj misionit që kemi ndaj qytetarëve dhe vendit.

Ju falënderoj për orët e zgjatura të shërbimit, për sakrificat personale dhe për standardin e lartë të performancës që keni dëshmuar. Kontributi juaj është një nga shtyllat më të rëndësishme në forcimin e besimit të qytetarëve dhe të partnerëve te Policia e Shtetit.

Të nderuar qytetarë,

Një falënderim të veçantë kam për ju, për mirëkuptimin dhe qytetarinë e treguar, duke respektuar kufizimet e përkohshme të vendosura në funksion të sigurisë së përgjithshme. Sjellja juaj ndihmoi drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e këtyre ngjarjeve dhe forcoi bashkëpunimin midis qytetarëve dhe Policisë së Shtetit.

Me respekt dhe mirënjohje të veçantë,

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda”.

Efektivët e Policisë së Shtetit dhe RENEA gjatë mbarëvajtjes së Samitit të Komunitetit Politik ...
1 nga 9

/r.e/

The post Samiti, zgjedhjet dhe “Giro d’Italia”, Proda falenderon efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Iljazaj: E vetmja mënyrë për të organizuar Samit është të mbyllësh brenda qytetarët

15 May 2025 at 21:47

Këtë të enjte në Euronews Albania u diskutua mbi 16 majin teksa pritet të mbahet Samiti i Komuniteti Politik Europian, por në të njëjtën kohë edhe protesta e paralajmëruar nga opozita, një thirrje e tyre ndaj zgjedhjeve të cilat PD pretendon të jenë të vjedhura.

Ervis Iljazaj u ndal në çështjen se Tirana, duhet të ketë ndryshime në infrastrukturën e saj pasi me këto kapacitete nuk mbahen evente të tilla të mëdha si Samitet me pjesmarrje ndërkombëtare.

Ai shton se e vetmja rrugë me kushtet aktuale, është që të mbyllin qytetarët brenda.

“Nuk besoj që madhësia apo fuqia e protestës së opozitës për teorinë e vjedhjes së votës që ata kanë, varet nga Samiti.

Nga ana tjetër, sa i përket organizimit të Samitit, Tirana nuk ka kapacitete logjistike dhe infrastrukturore për të organizuar Samite të tilla. Sigurinë  e këtyre liderve, e siguron Shqipëria në një farë mënyre por agjencitë sekrete të këtyre shteteve kanë diku dy javë që janë këtu dhe kanë imponuar rregullat e tyre. E gjykoj që fatkeqësisht e vetmja mënyrë është që të na mbyllin brenda sepse nuk ka rrugë alternative tjetër, nuk bëhet dot ndryshe, ose nuk do ti organizonin fare.

Duhet të vëmë në balancë a është mirë kjo për Shqipërinë, kjo sakrificë. E vetmja mënyrë për të organizuar Samit të tillë është që të mbyllë Tiranën.

Kur bëhen samite ndërkombëtare në qytete të tjera, nuk bëhen në qendër në zemër të qytetit, kanë infrastrukturë tjetër, kjo do të thotë që Shqipëria duhet të ngrejë infrastrukturën e saj. Duhet të ketë  një institucion që merret me këto samite diku në periferi sepse në qendër të Tiranës nuk bëhet dot përveç bllokimit”, tha Ervis Iljazaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Iljazaj: E vetmja mënyrë për të organizuar Samit është të mbyllësh brenda qytetarët appeared first on Euronews Albania.

Flamur Noka kërcënon qytetarët në Vorë/ Gjikondi: PD të deklarojë humbjen, është një kapitullim

By: Rovena
11 May 2025 at 12:48

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka kërcënuar me tone shumë të ashpra disa qytetarë në një qendër votimi në Vorë. Megjithëse ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm që eksponentë të PD-së shkaktojnë incidente dhe parregullsi në procesin zgjedhor.

Avokatja Brizida Gjikondi tha se ky është një kapitullim, sipas PD duhet që më mirë të dalë dhe të deklarojë humbjen.

“PD të dalë në deklaratë dhe të pranojë humbjen, është një kapitullim. Kërcënimi i sekretarit të partisë, Flamur Noka dhe që kërcënon qytetarit është skandal. Ata kot e kërkojnë kundërshtarin tek Partia Socialiste, ata kundërshtarin e kanë mes njëri-tjetrit”, tha Gjikondi./abcnews.al

Voton Presidenti Bajram Begaj, apeli për qytetarët: Shprehni lirisht vullnetin

By: fra nc
11 May 2025 at 10:36

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ushtroi sot të drejtën e tij për të votuar në qendrën e votimit të vendosur në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Pas votimit, Presidenti iu përgjigj interesit të mediave, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për qytetarët dhe për vetë demokracinë shqiptare. Ai e cilësoi ditën e zgjedhjeve si një moment të veçantë për vendin, jo vetëm për shkak të zhvillimeve të fundit në rrugën drejt integrimit evropian, por edhe për faktin se për herë të parë në histori, në këtë proces po merr pjesë edhe Diaspora.

“Procesi është i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët dhe për demokracinë. Kemi hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për herë të parë voton Diaspora. Zgjedhjet duhet të përmbushin standardet më të mira,” deklaroi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit nënvizoi se kjo ditë duhet të shënohet si një festë e vërtetë e demokracisë, ku qytetarët të shprehin lirisht dhe pa presion vullnetin e tyre: “Dita e sotme duhet të jetë një ditë e gëzuar, një ditë feste, ku qytetarët të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjësi, dhe ku zëri i tyre duhet të dëgjohet.”

Presidenti shtoi gjithashtu se transparenca dhe korrektësia duhet të mbizotërojnë në të gjitha etapat e procesit zgjedhor, duke i kujtuar administratorëve detyrimin e tyre ligjor për t’u shërbyer qytetarëve.

“Po kështu duhet të jetë edhe procesi i administrimit dhe ai i numërimit, ndërsa administratorët zgjedhorë kanë detyrim ligjor t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Voton Presidenti Bajram Begaj, apeli për qytetarët: Shprehni lirisht vullnetin appeared first on Euronews Albania.

Skandali/ “Giro d’Italia” dhe policia e Ramës detyrojnë qytetarët të kalojnë poshtë urës së Lanës

10 May 2025 at 15:52

Zhvillimi i “Giro d’Italia” i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 7 milionë euro, por sikur të mos mjaftonin vetëm lekët, organizimi i këtiij aktiviteti është kthyer në një makth për qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Ky aktiviteti e ka kthyer kryeqytetin në një “paralizë” prej dy ditësh me rrugë të bllokuara, duke shkaktuar një trafik […]

The post Skandali/ “Giro d’Italia” dhe policia e Ramës detyrojnë qytetarët të kalojnë poshtë urës së Lanës appeared first on BoldNews.al.

SPAK vë në dispozicion numrin e gjelbër për ditën e zgjedhjeve

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije sot përmes një postimi në rrjetet sociale, se gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ky institucion do të ketë në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër 0800-04-05.

SPAK fton qytetarët që të denoncojnë krimet zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve, përmes këtij numri të gjelbër që është pa pagesë.

/a.f/

The post SPAK vë në dispozicion numrin e gjelbër për ditën e zgjedhjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

By: Mirgen
8 May 2025 at 22:34

“Qytetarët kanë një mundësi të madhe më datë 11 maj. Deri më datë 10, i pasuri është pasur, i varfri është i varfër, i dituri është i ditur, i padituri është i paditur. Më datë 11, të gjithë shqiptarët janë të barabartë, të gjithë kanë një votë, një votë ka fukarai, një votë ka i […]

The post Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota appeared first on BoldNews.al.

“Ustallesha” rifillon avazin e mashtrimit pas lirimit, i zhvat para “viktimës” së radhës

6 May 2025 at 21:15

Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për qytetaren Viola Sterjo, pasi u provua se ajo kishte përvetësuar 250 mijë euro nga 3 persona nga Korça dhe Pogradeci. Por po e njëjta gjykatë, më vonë e liroi Viola Sterjon. Kjo e fundit rinisi mashtrimet. Një qytetar tregon për emisionin “Stop” se dy vjet më […]

The post “Ustallesha” rifillon avazin e mashtrimit pas lirimit, i zhvat para “viktimës” së radhës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌