Normal view
10 korrik 2025, “Telefonatat e Teleshikuesve” – Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën
13 qershor 2025, “Telefonatat e Teleshikuesve” – Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën
12 qeshor 2025, “Telefonatat e Teleshikuesve” – Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën
Dha intervistë live nga burgu, Meta ndëshkohet në qeli për 10 ditë (VIDEO)
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar me një deklaratë për mediat dënimin disiplinor të Ilir Metës me 10 ditë ndalim të çdo aktiviteti sportiv në ambientet e paraburgimit ku ndodhet që prej tetorit. Sipas Blushit, kjo masë është marrë pasi Meta dha një intervistë televizive live. (KLIKO KETU)
“Rasti më qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV ‘Jordan Misja’ dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë”, thekson sekretari i PL-së.
Blushi e quan këtë një përpjekje “qesharake të narko regjimit dhe SPAK për të heshtur opozitën dhe për të izoluar liderët e tyre.” Intervista ndodhi gjatë edicionit të lajmeve në Oraneës, ku Meta tha se gëzonte shëndet të plotë, foli për kushtet e burgut dhe një bisedë që kishte pasur me Edmond Panaritin.
“Beti je profesioniste! Ju e dini shumë mirë pse u rrëmbeva unë. është tjetër Ilir Meta në radhë me partitë e tjera, tjetër të isha vetë. Edhe unë mezi e gjeta emrin kur votava se nuk ishte proces i lehtë. Kjo është një parti e cila prej vitesh ka qenë target i një regjimi kriminal që ka përdorur cdo instrument përfshirë edhe SPAK për ta shkatërruar, për ta marrë peng, që nga kryetari që u rrëmbye, se nuk kam pasur mundësi të flas me ndonjë gazetar qëlloi rastësisht. Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie, pa asnjë prezantim kush ishin ata kriminelë, nuk kishin numër identifikimi nuk kishin asgjë dhe të dini një gjë, ndoshta kërkoni kamera apo pamje se duhet të kenë: ai operacion nuk nisi aty ku shikoni ju te makina ime, por nisi 300 metra përpara, ishin bllokuar të gjitha makinat dhe ata shkonin aty si kriminela, terrorizonin njerëzit, ne nuk kuptonim çfarë janë këta banditë që kërkojnë ndonjë njeri? Çfarë janë këta kriminela apo policë? Se ishintë forcave speciale që nuk lejohet të merren me këto lloj veprimesh dhe kur kanë mbërritur sic e keni parë.. dhe pas meje ishte një makinë private ku më futën mua. Pra për ish presidentin e republikës. Por unë isha me status zyrtar, deri në 24 korrik e kam status zyrtar si ish-president, si njeri që mbrohet nga garda e republikës. Pse bëhet kjo? Për njerëzit se mua cfarë do më bëjnë? Por mua më kanë bërë një nder të paparë, më kanë sjellë në një formë të paparë sportive” u shpreh Meta.
The post Dha intervistë live nga burgu, Meta ndëshkohet në qeli për 10 ditë (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.
2 qeshor 2025, “Telefonatat e Teleshikuesve” – Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën
Erdogan telefonatë me Zelenskyn: Takimi me Putin duhet të ndodhë pa vonesa
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, që të mbështesë zhvillimin e bisedimeve në nivel udhëheqësish midis Ukrainës dhe Rusisë, duke theksuar se një hap i tillë do të ishte në dobi të përshpejtimit të procesit të paqes. Deklarata u bë gjatë një bisede telefonike mes dy liderëve të premten
Erdogan nënvizoi se ky takim duhet të ndodhë “pa vonesa të mëtejshme”, ndërsa ritheksoi rolin e Turqisë si ndërmjetësues konstruktiv në konfliktin ruso-ukrainas.
Gjatë bisedës, të dy presidentët diskutuan gjithashtu zhvillimet rajonale, çështjet globale dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Ankarasë dhe Kievit, sipas një njoftimi zyrtar të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke.
Erdogan theksoi se diskutimi i një armëpushimi në raundin e dytë të negociatave që pritet të zhvillohen në Stamboll do të ishte një hap i rëndësishëm drejt paqes. Ai shtoi se pjesëmarrja e delegacioneve të nivelit të lartë është thelbësore për ruajtjen e vrullit të arritur deri tani në dialogun mes dy palëve.
Presidenti turk shprehu gjithashtu kënaqësinë për realizimin e shkëmbimit të të burgosurve, një marrëveshje e arritur gjatë takimit të mëparshëm në Stamboll dhe theksoi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Raundi i parë i bisedimeve u mbajt më 16 maj në Stamboll dhe përfundoi me një marrëveshje për shkëmbimin e 1.000 të burgosurve nga secila palë, si dhe me angazhimin për të përgatitur memorandume për negociatat e ardhshme.
Si Moska ashtu edhe Kievi e kanë vlerësuar pozitivisht atë takim, duke rritur shpresat që raundi i qershorit të shënojë përparim konkret drejt një armëpushimi të mundshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Jemi në pikë kritike”- Turqia propozon një takim Erdogan, Putin, Trump dhe Zelensky
- “Putin është çmendur”- Kritikat e forta të Trump, nuk “kursehet” as Zelensky
- “Putin është çmendur, s’e di ç’i ndodhi”- Kremlini i përgjigjet deklaratave të Trump
The post Erdogan telefonatë me Zelenskyn: Takimi me Putin duhet të ndodhë pa vonesa appeared first on Euronews Albania.
30 Maj 2025, “Telefonatat e Teleshikuesve” – Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën
Meta gjen tradhtarin e 11 Majit: Dorëzoi listën me 12 mijë votues te PS!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me gazetarët në telefon gjatë kohës që avokati i tij ishte në pritje të kounikimit të akuzave nga SPAK për çështjen CEZ-DIA dhe për lobimin në SHBA. Në një komunikim audio, Meta u tha gazetarëve që prisnin në oborrin e SPAKse mezi po priste të përballej me prokurorët në sallën e gjyqit, ku do ta presin gazetarë vendas dhe ndërkombëtarë.
Por kur është pyetur për një koment për faktin se nuk arriti të zgjidhej deputet, Meta tha se brenda partisë kishte pasur një tradhtar që i kishte dorëzuar PS-së listën me votuesit e tij.
“I falenderoj të gjithë ata shok e miq që punuan, por që u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata dhe e di sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili dorëzoi listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës për të votuar për Ilir Metën, tek patronazhistët sepse priste që të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit, sipas premtimeve të bashkëpuntorëve dhe bashkëpuntoreve të tij” u shpreh Meta.
Meta nuk e specifikoi emrin e “tradhtarit” që i kishte vjedhur listën e votuesve, por është i njohur tashmë fakti se ish-sekretari i përgjithshëm i LSI, Indrit Brahimllari u larguar dhe kandidoi për deputet në radhët e Partisë Socialiste.
The post Meta gjen tradhtarin e 11 Majit: Dorëzoi listën me 12 mijë votues te PS! appeared first on Lapsi.al.
“Po përpiqet të fitojë kohë”/ Një ditë pas telefonatës Trump-Putin, Zelensky akuzon Rusinë…
“Po përpiqet të fitojë kohë” për të vazhduar luftën në Ukrainë, kjo është akuza që Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ngre për Rusinë. Deklarata e Zelenskyt vjen një ditë pasi presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se është bërë përparim drejt një armëpushimi pas bisedës telefonike që ai zhvilloi me homologun rus, Vladimir Putin.
“Nëse Rusia vazhdon të paraqesë kushte jorealiste dhe të minojë progresin, duhet të ketë pasoja të rënda”, shkroi presidenti i Ukrainës në rrjetet sociale, duke shtuar se Kievi është gati që të negociojë, raporton BBC. Pas telefonatave të ndara me Zelenskyn dhe Putinin të hënën, Trump tha se bisedimet për armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillonin “menjëherë”.
Putin tha se ishte gati të punonte për një “memorandum mbi një marrëveshje të mundshme paqeje në të ardhmen”, por nuk iu përgjigj thirrjeve për një pauzë 30-ditore të luftimeve. Të martën, Kremlini minimizoi sugjerimet se negociatat ishin të ngushta, me agjencitë shtetërore ruse të lajmeve që cituan zëdhënësin Dmitry Peskov i cili u shpreh “nuk ka afate dhe nuk mund të ketë asnjëherë”.
Ndërkohë, Zelensky nisi një raund të ri diplomacie, duke folur me aleatët perëndimorë në një përpjekje për të forcuar mbështetjen. Pas një telefonate me presidentin finlandez, Zelensky shkroi në mediat sociale se Ukraina po punonte me partnerët për të siguruar që presioni mbi Moskën “i detyron rusët të ndryshojnë sjelljen e tyre”.
Kjo ndodhi pasi Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan miratuan raunde të reja sanksionesh kundër Rusisë. BE-ja tha se po futë në listën e zezë gati 200 anije cisterna të tjera nafte në “flotën në hije” të Rusisë dhe paralajmëroi për një “përgjigje më të ashpër” nëse Moska nuk binte dakord për një armëpushim në Ukrainë.
Kujtojmë se dje, Trump la të kuptohej se nuk do të bashkohej me asnjë sanksion të ri ndaj Rusisë, duke u thënë gazetarëve se ato mund të pengonin progresin e kohëve të fundit. Kjo ndodhi ndërsa luftime të ashpra vazhdonin përgjatë vijës së frontit.
Duke folur përpara një takimi të ministrave të BE-së të martën, Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se sulmet e vazhdueshme të Rusisë “flasin më shumë se fjalët boshe që kemi dëgjuar për kaq kohë”.
“Putini po luan qartë për të fituar kohë. Fatkeqësisht, duhet të themi se ai nuk është realisht i interesuar për paqen”, tha ai. Putini deri më tani ka refuzuar një propozim të përbashkët SHBA-Ukrainë për një armëpushim 30-ditor dhe javën e kaluar hodhi poshtë ftesën e Zelensky-t për t’u takuar për bisedime në Stamboll.
The post “Po përpiqet të fitojë kohë”/ Një ditë pas telefonatës Trump-Putin, Zelensky akuzon Rusinë… appeared first on Sot News | Lajme.
“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim
Një grua është vënë nën hetim nga Policia e Vlorës, pas denoncimit të një gruaje tjetër, se i ndërhynte në jetën private. Më konkretisht është proceduar penalisht shtetasja E. B., 40 vjeçe, pasi shtetasja R. R., 43 vjeçe, pretendon se 40-vjeçarja i ka ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në jetën private, nëpërmjet telefonatave dhe e-mail-eve. […]
The post “Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim appeared first on BoldNews.al.
1 prill 2025, “Telefonatat e Teleshikuesve” – Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën
Votimi nga jashtë, Celibashi: Nëse ju është refuzuar regjistrimi, rezervoni telefonatë me KQZ-në
TIRANË, 2 mars /ATSH/ Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi është shprehur sot, se për të gjithë votuesit nga jashtë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), ata mund të rezervojnë një telefonatë me KQZ Shqipëri duke zgjedhur orarin në linkun: www.kqz.gov.al/rezervo2.
Celibashi thotë se ka ende kohë për të aplikuar dhe riaplikuar në PER deri më 4 mars 2025.
Duke ju referuar shifrave të KQZ-së, deri tani janë mbi 200 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), që nga data 11 janar, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
The post Votimi nga jashtë, Celibashi: Nëse ju është refuzuar regjistrimi, rezervoni telefonatë me KQZ-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
“Anila tentoi të dalë nga makina”, telefonata që u pasua me dy plumba
Detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike në Shkodër, ku 34 vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri bashkëjetuesen Anila Ndoka dhe më pas vrau veten. “Konfliktet nisën 12 muaj më parë, për faktin se autori i vrasjes ishte i papunë”, tha gazetari Merin Maçi sonte në studion e “Opinion”. Ai që nisi si një takim i qetë me […]
The post “Anila tentoi të dalë nga makina”, telefonata që u pasua me dy plumba appeared first on BoldNews.al.
Alo, do blini…?/ Telefonatat lodhëse promocionale dhe cënimi i të dhënave personale
Ju ka ndodhur t’ju telefonojnë për t’ju thënë se keni përfituar me ulje çmimi një dyshek, filtra uji, apo produkte të tjera. Këto telefonata të padëshiruara marketingu janë kthyer në shqetësim për qytetarët. Pa marrë asnjë autorizim paraprak bizneset telefonojnë qytetarët për të shitur shërbime dhe produkte të ndryshme.
Legjislacioni i shtetit shqiptar e parashikon qartë mbrojtjen e qytetarëve që telefonohen në raste të tilla pa pëlqimin e tyre.
“Mesazhet promocionale kur vullneti i qytetarëve nuk jepet paraprakisht ose komunikimet tregtare të pakërkuara janë një shkelje e legjislacionit për mbrojtjen e të dhenave personale si një e drejtë themelore e njeriut, e sanksionuar ne nenin 35 të Kushtetutës”.
Vitet e fundit, është rritur ndjeshëm numri i ankesave të qytetarëve pranë institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Shifër rekord është shënuar vitin e kaluar.
“Në vitet e fundit vetëm me objekt marrjen e komunikimeve tregtare të pakerkuara kanë qenërreth 80 ankesa. Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar rreth 450 ankesa. Ka një ndërgjegjësim të qytetarëve për t’i denoncuar këto raste shkelje të privatësisë së tyre”.
Po ku i sigurojnë këto biznese kontaktet e qytetarëve, pa autorizimin e tyre?
“Burimet nga merren të dhenat që kontaktojnë mund të jenë të shumëllojshme dhe një nga pretendimet që nxjerrin subjektet tregtare është që mund të bejnë kombinim rastësor të numrave pa i marrë nga asnjë tjetër burim. Edhe në këtë rast kjo konsiderohet shkelje”.
Sipas Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të dhënave personale, ankesat e qytetarëve janë adresuar, megjithatë çështja nuk ka marrë zgjidhjen e duhur.
“Në pjesën më të madhe të rasteve procedura ka avancuar nëpërmjet hetimeve adminisrtrative. Duke qenë se nga qytetarët vjen vetëm një nr telefoni kjo kërkon përpjekje shtesë nga komisioneri për të identifikuar në terren këto subjekte”.
Nisur nga kjo situatë, Komisioneri për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale ka hartuar një projektligj që tashmë është hedhur për konsultim publik. Nisma e re ligjore parashikon krijimin e një regjistri, si një mbrojtje shtesë per të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.
“Regjistri është i përberë nga tre komponentë dhe identifikon nr mënyrë vullnetare të gjithë ata qytetarë me elementë identifikues të tyre, emër, mbiemër, adresë email, zgjedhin falas që të regjistrohen te ky regjistër. Dhe subjekteve tregtare u lind detyrimi kundrejt një tarife që të konsultohen paraprakisht me këtë regjister dhe t’i përjashtojnë ata nga aktivitetet promocionale”.
Ndryshimi i legjislacionit synon gjithashtu qe subjektet tregtare mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre promocional, duke garantuar njëkohësisht respektimin e të drejtës së privatësisë së qytetarëve./abcnews.al
31 Janar 2025, “Telefonatat e Teleshikuesve” – Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën
28 Janar 2025, “Telefonatat e Teleshikuesve” – Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën
27 Janar 2025, “Telefonatat e Teleshikuesve” – Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën
-
- “ALO! SHESIM DYSHEKË!”/ Qeveria mendon të ndalojë telefonatat e padëshirueshme përmes “call-centera”-ve
“ALO! SHESIM DYSHEKË!”/ Qeveria mendon të ndalojë telefonatat e padëshirueshme përmes “call-centera”-ve
Qeveria ka vendosur të ndalojë telefonatat e padëshirueshme përmes të cilave subjektet kërkojnë të shesin produkte.
Përcaktimet ligjore janë publikuar në konsultim publik ku kufizime përcaktohen edhe për mesazhet.
Edhe pse në projektligj nuk saktësohet në relacionin shoqërues parashikohen kufizime edhe në kohë të fushatës zgjedhore duke shtuar se për këto veprime ka pasur një numër të lartë ankesash.
Për këtë qëllim do të krijohet një platformë ku do të regjistrohet çdo individ që nuk dëshiron të marrë thirrje apo veprime të tjera përmes aparateve.
Pas kësaj kompanitë do ta kenë të ndaluar ta kontaktojnë për marketing apo promocione, përndryshe do të gjobiten
Një tjetër ndalesë do të jetë për oraret dhe ditët kur do të pranohen këto thirrje.
Në këtë mënyrë edhe për personat që do të lejojnë telefonatat nga call center mund të shqetësohen vetëm nga ora 9 e paradites deri në 7 të mbrëmjes.
E ndaluar do të jetë kontaktimi në fundjave dhe në ditët e festave.
Po ashtu, nisma rregullon edhe formën e komunikimit, ku në nisje do të sqarohen arsyet përse janë marrë në telefon.
Në shkelje të këtyre rregullave këto subjekte gjobiten në masën nga 500 mijë deri ën 10 milionë lekë.
Nisma pritet që të kalojë për votim në qeveri e vetëm më pas do të debatohet për miratim në parlament.
The post “ALO! SHESIM DYSHEKË!”/ Qeveria mendon të ndalojë telefonatat e padëshirueshme përmes “call-centera”-ve appeared first on Albeu.com.