Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqipëria, mbështetje Ukrainës/ Rama: Nuk lejojmë askënd jashtë Evropës të na japë leksione paqeje

10 July 2025 at 15:25

ROMË- Edi Rama iu bashkua liderëve botërorë në konferencën e katërt ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës, e cila u mbajt këtë të enjte në Romë. Në fjalën e tij, kryeministri tha se Shqipëria do të jetë krah Ukrainës për mbrojtjen e integritetit të saj territorial, edhe pse thekson se të flasësh për paqen, nuk e bën luftën të përfundojë ndaj Europa duhet të ketë një plan masash.

“Shqipëria është një vend shumë i vogël, me pak burime dhe pa fuqi për të ndryshuar shumë në fushën e betejës, por kemi qenë dhe do të jemi krah Italisë dhe miqve e partnerëve tanë evropianë, kudo dhe kurdoherë që Ukraina do të ketë nevojë për ne.

Ne nuk jemi një komunitet mes vendeve që janë në luftë, në këtë luftë të mallkuar në dyert e Europës. Askush nuk ka një formulë magjike, por thjesht të flasim për paqen nuk e bën luftën të mbarojë.

Ndërsa po bëjmë gjithçka të duhur për të mos e lënë Ukrainën në baltë, nuk do të jemi mjaftueshëm të fortë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për ta shpëtuar Ukrainën, nëse nuk kemi një plan të guximshëm, të besueshëm dhe tërheqës për paqen”, shtoi Rama.

Teksa e bën të qartë se agresori nuk është Ukraina, Rama thotë që Europa duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të mos lejojë askënd ti japë leksione paqeje.

“Nuk duhet të lejojmë askënd jashtë kufijve të Europës demokratike të na japë leksione neve, komunitetit evropian, se çfarë është paqja dhe si tingëllon paqja.  Ne nuk jemi një komunitet luftënxitësish, dhe Ukraina nuk është as agresori dhe as shkaktari i asaj lufte të përgjakshme që zhvillohet çdo ditë e natë në portat e Europës”

E në fund, Edi Rama e mbylli fjalën e tij me një shprehje të Papa Franceskut.

“Dhe siç tha njëherë Papa Françesku këtu në Romë: “Unë ndiej këtu jo praninë e së shkuarës, por të së ardhmes.”, tha ai./abcnews.al

ROMË – Meloni: Le ta imagjinojmë që tani një Ukrainë të lirë dhe të rindërtuar

ROMË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Një pjesëmarrje kaq e gjerë dhe e nivelit të lartë në këtë konferencë i dërgon botës një mesazh të rëndësishëm, atë që secili prej nesh është këtu për të bërë pjesën e vet për një qëllim të përbashkët, që të shohim përtej padrejtësisë së padurueshme që i është shkaktuar popullit ukrainas për më shumë se tre vjet, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës.

”Duhet të jemi në gjendje të imagjinojmë një Ukrainë të rindërtuar, të lirë dhe të begatë. Ne synojmë ta arrijmë këtë qëllim jo vetëm duke ndihmuar Ukrainën të mbrohet, duke ndjekur çdo përpjekje për paqe, por edhe duke qenë në gjendje të imagjinojmë pasojat, duke qenë në gjendje të rindërtojmë atë që është shkatërruar: rrugë, ura, shkolla, kisha, spitale”, shtoi Meloni.

“Ne duam ta ndalim errësirën, të ndërtojmë një të ardhme të fortë, të denjë për një komb krenar si Ukraina, një komb që, pavarësisht bombave, sulmeve ndaj infrastrukturës strategjike, të zhvendosurve, viktimave, fëmijëve të shkëputur nga familjet e tyre, vazhdon të ketë një ekonomi të gjallë dhe të qëndrueshme”, theksoi ajo.

“Lufta shpesh gërryen besimin në të ardhmen; e kemi parë këtë shumë herë gjatë historisë. Këtë herë, nuk ishte kështu. Populli ukrainas e shikoi armikun e tij drejt në sy dhe zgjodhi të luftonte sepse e do atë që po mbron dhe mund të shohë përtej konfliktit. Kjo i ka lejuar Ukrainës të vazhdojë të jetojë, duke kërkuar një dritë në errësirën më të thellë”, tha ajo.

Me një përqafim për Volodymyr Zelensky dhe një shtrëngim duarsh me gruan e tij, Olena Zelenska, kryeministrja Giorgia Meloni i uroi mirëseardhjen presidentit ukrainas dhe zonjës së parë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, ku morën pjesë afërsisht pesëdhjetë krerë shtetesh dhe qeverish dhe ministra.

Meloni mirëpriti edhe presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, kryeministrin polak Donald Tusk, kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kryeministrin maltez, Robert Abela, kryeministrin finlandez, Petteri Orpo dhe presidentin çek, Petr Pavel./  /os/

 

The post ROMË – Meloni: Le ta imagjinojmë që tani një Ukrainë të lirë dhe të rindërtuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRAZIL – As Xi dhe as Putin në samitin e BRICS-it

RIO DE ZHANEIRO, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e grupit BRICS të ekonomive të mëdha në zhvillim takohen sot në metropolin brazilian të Rio de Zhaneiros për një samit dyditor.

Akronimi BRICS rrjedh nga shkronjat fillestare të vendeve anëtare themeluese: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Në fillim të vitit 2024, Irani, Etiopia, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe iu bashkuan grupit, ndërsa Indonezia hyri në janar.

I kryesuar nga Brazili, samiti planifikon të trajtojë politikën shëndetësore, inteligjencën artificiale (IA) dhe ndryshimet klimatike.

Por, për herë të parë, presidenti kinez, Xi Jinping nuk do të marrë pjesë personalisht duke dërguar kryeministrin Li Qiang në vend të tij.

As presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë pasi ai kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për rolin e tij në pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, të nisur në vitin 2022.

Brazili, si nënshkrues i Statutit të Romës, do të detyrohej të zbatonte urdhërarrestin.

Vendet e BRICS përfaqësojnë rreth 48,5% të popullsisë së botës, 36% të sipërfaqes tokësore globale dhe 24% të prodhimit ekonomik global.

Vendet e shohin veten si një forum për bashkëpunim midis vendeve të Jugut Global./  a.jor.

The post BRAZIL – As Xi dhe as Putin në samitin e BRICS-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Samit për shtrëngimin e politikës evropiane të migracionit

BERLIN, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt do të mirëpresë kolegët nga vendet fqinje për bisedime mbi shtrëngimin e politikës evropiane të migracionit, në malin më të lartë të vendit, në Bavari më 18 korrik.

Takimi në Zugspitze, një majë 2 962 metra në kufirin gjermano-austriak, synon të “ofrojë së bashku një shtysë të rëndësishme për një politikë më të ashpër evropiane të migracionit”, sipas një vlerësimi nga Ministria e Brendshme gjermane.

Përveç ministrave të brendshëm të Francës, Polonisë, Austrisë, Danimarkës dhe Republikës Çeke, është ftuar të marrë pjesë edhe Komisioneri Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.

Ministrat do të diskutojnë gjithashtu se si të luftohet më mirë trafikimi i qenieve njerëzore dhe deportimet në takim, i cili do të mbahet rreth 100 kilometra në jugperëndim të Mynihut.

Shtetet anëtare të BE-së kanë diskutuar prej kohësh shtrëngimin e mëtejshëm të rregullave të reja të Sistemit të Përbashkët të Azilit të Bashkimit Evropian, të njohur si GEAS, që do të zbatohen deri në vitin 2026./   /os/

The post GJERMANI – Samit për shtrëngimin e politikës evropiane të migracionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti i kërkon Bosnje dhe Hercegovinës heqjen e vizave për Kosovën

PRISHTINË, 1 korrik/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, nën tematikën “Stabiliteti, Uniteti dhe e Ardhmja”.

Ai udhëtoi mbrëmë për në Shkup, për të qenë pjesë e darkës me liderët pjesëmarrës në samit, të shtruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski, ndërkaq sot, kryeministri Kurti ishte pjesë e panelit të parë të diskutimit ndërmjet liderëve me temën “Plani i Rritjes: Vlerësim, puna e ardhshme dhe komunikimi”.

Në fjalën e tij, ai vlerësoi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian si një hap të rëndësishëm, duke theksuar se mbështetja e BE-së për vendet e rajonit duhet të jetë në përputhje me përkushtimin e tyre ndaj reformave, progresit demokratik dhe vlerave të përbashkëta evropiane. Në këtë kuadër, ai kërkoi që Kosovës t’i garantohet qasje e barabartë në programet dhe instrumentet e Bashkimit Evropian.

Kurti rikonfirmoi mbështetjen e Kosovës për nismat e BE-së në kuadër të Planit të Rritjes, përfshirë turizmin, mbrojtjen e konsumatorit dhe “Autostradën e Tregut të Përbashkët”, ndërsa propozoi tre sektorë të tjerë me potencial bashkëpunimi: shërbimet digjitale konkurruese, përfshirë zhvillimin e softuerëve, sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e strukturuara; sektorin e mbrojtjes; dhe sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit. Për këtë nismë, ai shtoi se nearshoring-u duhet të jetë gjithashtu i orientuar drejt partnerëve të besueshëm (friendly shoring), dhe se kjo është një mundësi e madhe jo vetëm për rajonin tonë, por edhe për Bashkimin Evropian.

Ai theksoi disa fusha të progresit që nga takimi i fundit në Kotor, përfshirë edhe kryesimin e Kosovës në CEFTA.

“Bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Procesin e Berlinit, përfshirë atë për diploma dhe lëvizje të lirë me letërnjoftime. Pas vendimit për heqjen e vizave, hyrjet nga qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës në Kosovë u rritën dukshëm. Meqë qytetarët boshnjakë udhëtojnë lirshëm në Kosovë, edhe qytetarëve të Kosovës duhet t’u mundësohet e njëjta liri në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha ai.

Në përmbyllje, Kurti theksoi se siguria është parakusht për zhvillim dhe rritje, duke vënë në pah se Ballkani Perëndimor nuk është i shkëputur nga rrafshi gjeopolitik i Evropës. Ai mirëpriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të parandaluar Iranin që të pajiset me armë bërthamore, si dhe vendimin e anëtarëve të NATO-s në Samitin e Hagës për të rritur shpenzimet për mbrojtje në 5% të Bruto Prodhimit Vendor.

Përkthimi jozyrtar i fjalës së kryeministrit Kurti:

I nderuari Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Hristijan Mickoski,

E nderuara Komisionere për Zgjerim, znj. Marta Kos,

Të dashur kolegë nga rajoni,
Të dashur përfaqësues të organizatave rajonale,
Më lejoni fillimisht ta falënderoj Kryeministrin Mickoski që na solli përsëri, për herë të dytë në Shkup për të diskutuar Planin e Rritjes.

Plani i Rritjes i BE-së është përgjigjja e duhur për të përshpejtuar reformat. Ne kemi nevojë për investime të linjëzuara me sigurinë ekonomike të BE-së, dhe kemi nevojë për qasje në financim që përputhet si me ambicien tonë për reforma ashtu edhe me progresin tonë demokratik dhe vlerat e përbashkëta. Po, Plani i Rritjes premton më shumë fonde sesa ofron aktualisht IPA, por ne mund të bëjmë më shumë. BE-ja mund dhe duhet t’i rrisë fondet, dhe ne mund dhe duhet të përshpejtojmë reformat.

Për ta vënë këtë në perspektivë, më lejoni të përdor shembullin e Kroacisë, mikut dhe partnerit tonë shumë të mirë, dhe një model reforme në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Midis viteve 2014 dhe 2020, Kroacia mori afërsisht 12 miliardë euro nga fondet e BE-së, mesatarisht rreth 1.7 miliardë euro në vit. Për dallim me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (ËB6) që morën së bashku rreth 600 milionë euro në vit, ose afërsisht 4 miliardë euro gjatë periudhës së njëjtë.

Në bazë të të ardhurave për kokë banori, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor morën më pak se 9% të asaj që mori Kroacia. Argumenti që dua të theksoj është ky: nëse duam të arrijmë anëtarin më të ri të BE-së, do të nevojiten shumë më tepër fonde nga BE-ja dhe se fondet duhet të lidhen me rregullat dhe vlerat e BE-së.

Gjithashtu, parimi udhëzues duhet të jetë që, për atë që jemi të obliguar njësoj të ndërmarrim reforma, duhet të jemi në pozicione të barabartë për të përfituar prej tyre. Kjo do të thotë qasje në programe dhe instrumente që mundësojnë reforma dhe rritje. Kosova ende nuk ka qasje në programe kyçe për tregti, siç është Konventa e Tranzitit të Përbashkët dhe organizatat e standardizimit të BE-së, siç është Komiteti Evropian për Standardizim/Komiteti Evropian për Standardizim Elektroteknik (CEN/CENELEC). E njëjta vlen edhe për qasjen në financimin e tranzicionit të gjelbër. Na mungon qasja në financimin klimatik, dhe masat e padrejta dhe të dëmshme të BE-së kanë vonuar projektet dhe kanë bllokuar reforma në fushat e energjisë dhe rritjes, gjë që shkon kundër vetë logjikës së Planit të Rritjes.

Që nga takimi ynë i fundit në Kotor të Malit të Zi, kemi miratuar një Plan të ri Veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), kemi rënë dakord të rishikojmë Agjendën e Gjelbër, kemi zhbllokuar CEFTA-n dhe kemi nënshkruar shumë vendime mbi Komitetin e Përbashkët të CEFTA-s, si dhe kemi nënshkruar një marrëveshje të re mbi Qasjen në Studime në kuadër të Procesit të Berlinit.

Më vonë këtë vit, Londra do të na mirëpres për Procesin e Berlinit. Edhe pse është tunduese të bërë zotime të reja, së pari duhet të përmbushim ato që tashmë kemi bërë. Marrëveshja mbi diplomat është thelbësore për mobilitetin e punëtorëve, sikurse. Marrëveshja për letërnjoftimet që është për lirinë e lëvizjes. Pas vendimit tonë për të hequr vizat për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, midis janarit dhe qershorit të këtij viti, numri i qytetarëve që kalojnë kufirin nga Bosnje dhe Hercegovina në Republikën e Kosovës u rrit nga disa qindra në gati dhjetë mijë. Meqenëse boshnjakët tani mund të udhëtojnë lirshëm në Kosovë, edhe qytetarët tanë duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sa i përket Planit të Rritjes, ne mbështesim propozimet mbi Turizmin, Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Autostradën e Tregut të Përbashkët. Ne mbështesim fuqishëm zhvendosjen e prodhimit dhe shërbimeve në vendet e afërta (nearshoring), e të cilat duhet të jenë edhe miqësore e të besueshme (friendly shoring) dhe e shohim atë si një mundësi të shkëlqyer jo vetëm për rajonin tonë, por edhe për BE-në gjithashtu.

Ne shohim potencial për bashkëpunim në sektorët e mëposhtëm:

1. Shërbimet dixhitale konkurruese, duke përfshirë zhvillimin e softuerëve, sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e strukturuara;

2. Sektorin e mbrojtjes;

3. Bujqësi dhe përpunimi të ushqimit.

Ne kemi përparuar në fushat e identifikuara më herët të Shtyllës së parë dhe po vazhdojmë punën tonë. Deri më sot, ne kemi:

– Inauguruar dy pika të përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut, një në “Hani i Elezit – Bllacë” më 12 prill dhe të dytën “hyrje-hyrje” në “Glloboçicë–Jazhincë” më 28 maj. Një pikë e përbashkët kontrolli kufitar me Shqipërinë në Vermicë është gjithashtu plotësisht funksionale. Ne duam më shumë korsi të gjelbra – të sigurta dhe të mbrojtura, të cilat na mundësojnë të lëvizim dhe të tregtojmë më shpejt.

-Kemi përfunduar kornizën legjislative për aplikim për Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave (SEPA) dhe kemi dorëzuar para-aplikimin. Do të mirëprisnim shqyrtimin dhe vlerësimin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të mund të vazhdojmë me finalizimin e aplikimit tonë sapo të bëhet e mundur.

– Sistemi ynë kombëtar i identifikimit elektronik, i modeluar sipas atij të Bashkimit Evropian, përkatësisht Portofolit Digjital të Identitetit, është duke u pilotuar, e cili ofron autentifikim elektronik, nënshkrime, vula dhe një portofol digjital. Shtatori është afati i fundit kur planifikojmë ta lansojmë.

– Identifikuam 34 komuna për të përfituar nga nisma ËIFI4ËB. Shquhemi në fushën e digjiitalizimit dhe jemi kampion në mbulueshmëri me internet të shpejtë.

– Ne përgëzojmë propozimin e BE-së për Marrëveshjen mbi Vlerësimin e Konformitetit. Sigurisht, produktet e akredituara dhe të shënuara në përputhje me rregulloren e BE-së duhet të pranohen brenda gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

– Programi i Qendrave të Inovacionit Digjital e ka njohur Qendrën tonë të parë Evropiane të Inovacionit Dixhital (EDIH) – një qendër e madhe rajonale për sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin e aftësive, e vendosur në një vend prej 40 hektarësh të ish-kampi ushtarak i KFOR-it në periferi të qytetit të Prizrenit.

Si i Kryesues të CEFTA-s, po punojmë për të çuar përpara proceset e vonuara prej kohësh që do ta bëjnë CEFTA-n më efikase dhe të barabartë me të gjithë anëtarët. Aktualisht jemi në proces të zgjedhjes së Drejtorit të ri të CEFTA-s, por siç e kam thënë më parë, organizatat rajonale kanë nevojë për një plan reformash.

Shumë energji, kapital politik dhe burime administrative po shpenzohen për zgjedhjen e drejtorëve dhe sekretarëve në vend që të arrijmë rezultate të prekshme për qytetarët tanë. Funksionalitetin dhe profesionalizmin në forumet rajonale do të përmirësonte ndjeshëm një sistem rotacioni për pozita të nivelit të lartë, së bashku me rekrutimin e targetuar në niveli të stafit dhe një shpërndarje më të drejtë të selive dhe aktiviteteve.

Më lejoni që shkurtimisht të trajtoj në fund çështjet e sigurisë, të cilat janë një parakusht për rritje. Si rajon, ne nuk jemi të izoluar nga peizazhi gjeopolitik global. Lufta e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon të kërcënojë sigurinë evropiane, teksa tensionet në Lindjen e Mesme kontribuojnë edhe më tej në paqëndrueshmërinë globale. Ne mirëpresim veprimin e Shteteve të Bashkuara për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore. Bota është padyshim më e sigurt pa arsenale bërthamore në duart e regjimeve autoritare.

Takimi ynë sot vjen vetëm disa ditë pas Samitit të NATO-s në Hagë, ku u riafirmua angazhimi  për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të Bruto Prodhimit Vendor. Ne e mirëpresim këtë angazhim. Është një hap i nevojshëm si për të mbrojtur aleancën euroatlantike ashtu edhe për të frenuar regjimet autokratike nga provokimi i konflikteve të mëtejshme. Një Evropë më e fortë është një Evropë që mund të mbrojë veten.

Ju faleminderit shumë.

/Kosovapress/

The post Kurti i kërkon Bosnje dhe Hercegovinës heqjen e vizave për Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kos: Me Shqipërinë hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Në Shkup të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet sot samiti mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, në kuadër të Samitit të dedikuar Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për këtë rajon.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos tha se ekziston një konsensus i qartë për zgjerimin, gjë që nuk ka qenë e njëjtë në të kaluarën, por “dritarja e mundësisë nuk do të jetë e hapur përgjithmonë”.

Kos përgëzoi Shqipërinë për hapjen e grupkapitujve dhe theksoi se nëse punohet me këtë ritëm do të mund t’i hapim të gjithë grupkapitujt këtë vit.

“Për herë të parë në historinë e Evropës, nëse e bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit mund të arrijmë bashkimin e Evropës tonë dhe një Evropë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Dua të jem shumë e qartë: Sot ekziston një konsensus i qartë në favor të zgjerimit- kjo nuk ka qenë kështu në të kaluarën, por dritarja e kësaj mundësie nuk mund të jetë aty përgjithmonë. Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm.

“Shqipëria, i dashur kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grup-kapitujt gjatë gjashtë muajve të fundit. Faleminderit për kontributin tuaj në suksesin e procesit të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, do të mund t’i hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit. Dhe mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grup-kapitullit të fundit në vjeshtë”, tha Kos.

/m.q/j.p/

The post Kos: Me Shqipërinë hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, po zhvillohet në Shkup, Maqedoni e Veriut, me një axhendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos në fjalën e saj tha se ky proces nuk është për qeveritë, por për njerëzit.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe konsideron se vendi ndodhet me afër se kurrë anëtarësimit në BE.

“Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës së përbashkët, që lidhet me zbatimin e Planit të Ri të Rritjes, një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron për t’u lidhur më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi shumë krenarë, sepse kemi praktikisht përmbushur deri më tani, të gjitha pikat për zbatim dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit”, u shpreh Rama.

“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumëshekullore, do thosha dhe nga ana tjetër, më vjen mirë që ka një atmosferë të përgjithshme pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër. Nuk kemi qenë asnjëherë më afër, jemi shumë afër dhe besoj shumë që ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona, siç kemi paraparë edhe afatet me Komisionin Europian dhe plani i përbashkët do të realizohet plotësisht”, shtoi ai.

Ky takim mbahet në ditën e parë të marrjes së Presidencës së radhës së BE-së nga Danimarka.

Fokusi kryesor i bisedimeve është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

/m.q/j.p/

The post Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Plani i rritjes po ecën siç duhet, kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore

By: V K
1 July 2025 at 11:22

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, foli për mediat në Shkup, ku po mbahet dita e dytë e Samitit për Ballkanin Perëndimor.

Rama tha se plani i rritjes po ecën siç duhet dhe se po afron çdo ditë e më shumë Shqipërinë me familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

“Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri tani të gjitha pikat për zbatimin dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit”, tha Rama, teksa theksoi se vendi ynë nuk ka qenë kurrë më parë kaq më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore, atë të integrimit në BE.

Edi Rama: Një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron përditë edhe më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri tani të gjitha pikat për zbatimin dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit.

Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore do thosha dhe nga ana tjetër më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive. Jemi shumë afër dhe besoj që do përmbushim të gjitha detyrimet tona siç kemi paraparë afatet nga Komisioni Europian dhe plani i përbashkët të realizohet siç duhet.

The post Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Plani i rritjes po ecën siç duhet, kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore appeared first on Albeu.com.

Plani i rritjes, Kryeministri Rama në samitin e liderëve të BE-Ballkanit Perëndimor në Shkup

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, po zhvillohet në Shkup, Maqedoni e Veriut, me një axhendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë të rajonit do të mirëpriten sot nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, në nisje të punimeve të takimit kryesor me temë “Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, ku Kryeministri Mickoski dhe Komisionerja për zgjerimin e BE Marta Kos do t’i drejtohen pjesëmarrësve me një fjalë.

Fokusi kryesor i bisedimeve është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë do të jenë pjesë e këtij paneli diskutimi.

Ndërsa paneli i dytë “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes” do të bëjë bashkë Ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerë zbatues. /j.p/

The post Plani i rritjes, Kryeministri Rama në samitin e liderëve të BE-Ballkanit Perëndimor në Shkup appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti, liderët e Ballkanit mblidhen sot në Shkup, BE veçon Shqipërinë: Përkushtim ndaj reformave

30 June 2025 at 09:13

Takimi do të përfshijë fjalime nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe do të fokusohet në forcimin e integrimit ekonomik dhe përshpejtimin e reformave në rajon. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025 në Shkup, në hotelin “Hilton”, do të zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në Planin për Rritje. “Më 30 qershor ditën e hënë, duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet kryetarit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar”,-thuhet në njoftimin zyrtar.

Në orën 9:30 pritet të mbërrijnë dhe të mirëpriten zyrtarisht liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ora 10:00 shënon fillimin e panelit të parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor. Në këtë panel, fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor, me një fond prej 6 miliardë eurosh, u miratua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor 2023 dhe bazohet në katër shtylla kryesore: Forcimin e integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; thellimin e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimin e reformave fundamentale; dhe rritjen e asistencës financiare për të mbështetur këto reforma. Për Maqedoninë e Veriut janë parashikuar 750 milionë euro nga ky plan.

DEKLARATA

Në prag të samitit të kryeministrave të rajonit që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, tha se procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në BE. Për të arritur sukses, në këto shtete ne na duhet një lidership i qartë, i cili do të mund t`i përballojë realisht këto reforma. Kjo jo gjithnjë është e lehtë sepse udhëheqësve politikë në këto vende do t’u duhet që të heqin dorë nga një pjesë e pushtetit të tyre. Duke i përafruar ligjet në shtetet kandidate me ato të BE-së sidomos kur bëhet fjalë për prokurimet, udhëheqësit e këtyre vendeve nuk do të jenë në gjendje që të vendosin vetë se cilat kompani i fitojnë tenderat”,-deklaroi Komisionerja Kos.

Samiti mbahet në një kohë kur ka nisur ndarja e shumave financiare në kuadrin e Planit për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, një fond prej 6 miliardë eurosh. Sipas zonjës Kos, të gjithë grup-kapitujt me Shqipërinë do të hapen deri në fund të muajit shtator.

“Në rastin e Shqipërisë, të gjithë grup-kapitujt do të hapen deri në fund të muajit Shtator. Ekziston një mbështetje e fortë publike për BE-në në Shqipëri. Qeveria në Tiranë po demonstron një gatishmëri të fortë për të zbatuar reformat e integrimit. BE-ja mund ta akomodojë lehtësisht pranimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Megjithatë, për pranime të mëtejshme, do të na duhet që brenda BE-së të reformojmë proceset e vendimmarrjes aktualisht me unanimitet. Një shqyrtim përkatës për të evituar votimin me unanimitet për çështjet e zgjerimit është duke u zhvilluar tashmë dhe duhet që të përfundojë në vjeshtë”, – u shpreh Marta Kos.

Mali i Zi dhe Shqipëria, deklaroi sërish Komisionerja, mund të bëhen shtete anëtare të BE-së edhe përpara vitit 2030. Qeveria e Malit të Zi synon që të përfundojë negociatat teknike në vitin 2026 ndërsa ajo shqiptare në vitin 2027.

The post Samiti, liderët e Ballkanit mblidhen sot në Shkup, BE veçon Shqipërinë: Përkushtim ndaj reformave appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria për herë të parë në histori do presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

By: M C
25 June 2025 at 18:19

Shqipëria do të presë e Samitin e NATOS, në vitin 2027, për herë të parë në historinë e vendit tonë që prej anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut në vitin 2009.

Tirana u zyrtarizua si organizatore e nivelit më të lartë të takimit të liderëve të vendeve anëtare të NATOS, në Samitin e cilësuar historic në Hagë të Holandës, ku delegacioni shqiptar u kryesua nga kryeministri Edi Rama

Në pikën e fundit të deklaratës përfundimtare të Samitit, përcaktohet se Shqipëria që do të presë samitin e radhës të NATO-s pas atij të planifikuar për vitinn e ardshëm në Turqi.

“U shpreh falenderim për mikpritjen bujare të Mbretërisë së Holandës, ndërsa u konfirmua se samiti i radhës do të mbahet në Turqi në vitin 2026, i pasuar nga një samit tjetër në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

Samiti i NATOS pritet të sjellë në Shqipëri, liderët e vendeve më të fuqishme të Botës, mes të cilëve edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili me rikthimin në shtëpinë e Bardhë ka marrë një rol kryesor në nxitjen e Aleancës për forcimin e sigurisë globale.

Vendimi për ti besuar Shqipërisë organizimin e Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të NATOS, vjen pas përpjekjeve diplomatike të paralajmëruara nga Kryeministri Edi Rama.

Përgatitjet për Samitin e vitit 2007 në Tiranë ishte një prej cështjeve të diskutimit mes kreut të qeverisë dhe sekretarit të Aleancës gjatë takimit në Hagë.

Shqipëria po ashtu i ka ofruar NATOS të ketë një terminal të vecantë ushtarak në Portin e Ri që do të ndërtohet në Porto Romano të Durrësit.

Kreu i qeverisë gjatë pjesëmarrjes në samitin e NATOS në Hagë pati takime edhe me liderë të vendeve aleate, ndërsa ministri i Jashtëm Igli Hasani pati një bisedë me Shefin e Diplomacisë së Donald Trump, sekretarin e Shtetit Marko Rubio.

Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009, ndërsa Ceremonia e pranimit u mbajt më 3 prill 2009 gjatë samitit të NATO-s në Strasburg dhe Kehl.

The post Shqipëria për herë të parë në histori do presë Samitin e NATO-s në vitin 2027 appeared first on Albeu.com.

Trump thotë se ka punuar edhe me Kosovën dhe Serbinë javët e fundit

By: user 8
25 June 2025 at 17:28

Presidenti amerikan Donald Trump përmendi sërish Kosovën dhe Serbinë gjatë fjalimit të tij pas samitit të NATO-s në Hagë, Holandë.

Duke folur për një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Trump tha se në javët e fundit ka qenë i përfshirë edhe në zgjidhjen e disa konflikteve të tjera, duke përfshirë Kosovën dhe Serbinë.

“Më telefonoi [Putini] para disa ditësh dhe më pyeti nëse mund të ndihmoja me Iranin. I thashë jo, por mund të më ndihmojë me Rusinë. Sepse, në javët e fundit kemi punuar me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Mendoj se të premten pritet të vijnë edhe përfaqësuesit e Kongos dhe Ruandës, pasi atje ka pasur një konflikt të ashpër”, tha Trump.

The post Trump thotë se ka punuar edhe me Kosovën dhe Serbinë javët e fundit appeared first on Lapsi.al.

FOKUS – Deklarata e përbashkët e NATO-s në përfundim të samitit të Hagës

HAGË, 25 qershor /ATSH/ – Më poshtë gjeni deklaratën e lëshuar nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s, që morën pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Hagë:

1 – Ne, krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, jemi mbledhur në Hagë për të riafirmuar angazhimin tonë ndaj NATO-s, aleancës më të fortë në histori, dhe ndaj lidhjes transatlantike. Ne riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur për mbrojtjen kolektive, siç përcaktohet në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit – se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve. Ne mbetemi të bashkuar dhe të palëkundur në vendosmërinë tonë për të mbrojtur një miliard qytetarët tanë, për të mbrojtur aleancën dhe për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë tonë.

2 – Të bashkuar përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë, në veçanti kërcënimit afatgjatë të paraqitur nga Rusia për sigurinë euroatlantike dhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035 për të siguruar detyrimet tona individuale dhe kolektive, në përputhje me Nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit. Investimet tona do të sigurojnë që të kemi forcat, aftësitë, burimet, infrastrukturën, gatishmërinë për luftë dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për të penguar dhe mbrojtur në përputhje me tre detyrat tona kryesore të pengimit dhe mbrojtjes, parandalimit dhe menaxhimit të krizave dhe sigurisë bashkëpunuese.

3 – Aleatët bien dakord që ky angazhim prej 5% do të përfshijë dy kategori thelbësore të investimeve në mbrojtje. Aleatët do të ndajnë të paktën 3,5% të PBB-së çdo vit bazuar në përkufizimin e rënë dakord të shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s deri në vitin 2035 për të siguruar burimet e kërkesave kryesore të mbrojtjes dhe për të përmbushur Objektivat e Aftësive të NATO-s. Aleatët bien dakord të paraqesin plane vjetore që tregojnë një rrugë të besueshme dhe graduale për të arritur këtë qëllim. Dhe aleatët do të përbëjnë deri në 1,5% të PBB-së çdo vit për të mbrojtur, ndër të tjera, infrastrukturën tonë kritike, për të mbrojtur rrjetet tona, për të siguruar përgatitjen dhe qëndrueshmërinë tonë civile, për të çliruar inovacionin dhe për të forcuar bazën tonë industriale të mbrojtjes. Trajektorja dhe balanca e shpenzimeve sipas këtij plani do të rishikohen në vitin 2029, nën dritën e mjedisit strategjik dhe Objektivave të përditësuara të Aftësive. Aleatët riafirmojnë angazhimet e tyre të qëndrueshme sovrane për të ofruar mbështetje për Ukrainën, siguria e së cilës kontribuon në tonën, dhe, për këtë qëllim, do të përfshijnë kontribute të drejtpërdrejta drejt mbrojtjes së Ukrainës dhe industrisë së saj të mbrojtjes kur llogariten shpenzimet e mbrojtjes së aleatëve.

4 – Ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për të zgjeruar me shpejtësi bashkëpunimin industrial të mbrojtjes transatlantik dhe për të shfrytëzuar teknologjinë në zhvillim dhe frymën e inovacionit për të avancuar sigurinë tonë kolektive. Ne do të punojmë për të eliminuar barrierat tregtare të mbrojtjes midis aleatëve dhe do të shfrytëzojmë partneritetet tona për të promovuar bashkëpunimin industrial të mbrojtjes.

5 – Ne shprehim vlerësimin tonë për mikpritjen bujare që na është ofruar nga Mbretëria e Holandës. Ne mezi presim takimin tonë të ardhshëm në Turqi në vitin 2026, i ndjekur nga një takim në Shqipëri./  a.jor.

The post FOKUS – Deklarata e përbashkët e NATO-s në përfundim të samitit të Hagës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAGË – De Wever: Asnjë përjashtim për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen

HAGË, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri belg, Bart De Wever ishte i vendosur sot kur deklaroi se për “asnjë përjashtim” nuk është rënë dakord nga një rritje masive e planifikuar e shpenzimeve për mbrojtjen.

Lëvizja, e cila do të miratohet nga udhëheqësit e NATO-s, ka shkaktuar kundërshtim nga disa anëtarë, ndërsa disa aleatë përpiqen të përmbushin edhe objektivat aktuale të shpenzimeve, përfshirë Spanjën dhe Belgjikën.

Ditë para samitit të Hagës, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez deklaroi se Madridi nuk ishte zotuar për arritjen e objektivit të ri, i cili parashikon që aleatët të shpenzojnë të paktën 3,5% të PBB-së dhe 1,5% për shpenzimet përkatëse deri në vitin 2035.

Sánchez tha se Madridi do të jetë në gjendje të arrijë plane të reja të aftësive të NATO-s duke shpenzuar më pak, një qëllim i konsideruar jorealist nga shefi i NATO-s Mark Rutte.

De Wever, duke iu drejtuar shtypit përpara konsultimeve me udhëheqësit e tjerë të NATO-s, theksoi se “nuk ka asnjë përjashtim”.

“Të gjithë e pranojnë të njëjtin tekst”, tha ai, duke iu referuar një deklarate të samitit që do të miratohet sot më vonë.

Kryeministri theksoi se Belgjika ishte e vendosur të arrinte kapacitetet e reja, por nuk kishte vendosur ende se si do ta bënin këtë, duke shtuar se “nëse është e mundur” Brukseli do të shpenzonte gjithashtu më pak se 3,5%./ /os/

The post HAGË – De Wever: Asnjë përjashtim për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti i NATO-s, Rama ndan pamje nga ceremonia e mikpritjes zyrtare

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Në Hagë (Holandë) po zhvillon sot punimet samiti i nivelit të lartë të NATO-s me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës.

I pranishëm në punimet e këtij samiti, kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ceremonia e mikpritjes zyrtare nga Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe Dick Schoof, kryeministër i Mbretërisë së Holandës.

Po ashtu, Rama ndau pamje nga fotoja familjare përkrah liderëve botërorë, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan etj.

Në vijim krerët e NATO-s u mblodhën për të trajtuar një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca.

Ata do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen, duke siguruar që NATO të ketë burimet, forcat dhe aftësitë për të përballuar çdo kërcënim.

Forcimi i partneriteteve do të mbetet një fokus kryesor për Aleancën, me Samitin që ofron mundësinë për t’u angazhuar me Ukrainën, partnerët e NATO-s dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Këtë javë, aleatët do të miratojnë një plan të ri investimesh në mbrojtje, ku do të dakordësohen për një përpjekje të përbashkët për të rritur industrinë e mbrojtjes në të gjithë NATO-n, duke rritur sigurinë dhe duke krijuar vende pune.

/m.m//a.f//r.e/

The post Samiti i NATO-s, Rama ndan pamje nga ceremonia e mikpritjes zyrtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Foto familjare e darkës së mikpritjes nga Familja Mbretërore për liderët e NATO-s

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet për herë të parë në Holandë (Hagë), me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës në datat 24 dhe 25 qershor.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, kryeministri Rama mori pjesë mbrëmjen e djeshme në darkën e mikpritjes që dha Familja Mbretërore për liderët e NATO-s.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale edhe foton familjare të darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s, pjesëmarrës në këtë samit.

Në samit, krerët e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca. Ata do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen, duke siguruar që NATO të ketë burimet, forcat dhe aftësitë për të përballuar çdo kërcënim.

Forcimi i partneriteteve do të mbetet një fokus kryesor për Aleancën, me Samitin që ofron mundësinë për t’u angazhuar me Ukrainën, partnerët e NATO-s dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Këtë javë, aleatët do të miratojnë një plan të ri investimesh në mbrojtje, ku do të dakordësohen për një përpjekje të përbashkët për të rritur industrinë e mbrojtjes në të gjithë NATO-n, duke rritur sigurinë dhe duke krijuar vende pune.

1 nga 2

/m.m//r.e//a.f/

The post Foto familjare e darkës së mikpritjes nga Familja Mbretërore për liderët e NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama takon Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet për herë të parë në Holandë, Hagë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës në 24 dhe 25 qershor.

Në kuadër të punimeve të këtij samiti, Rama si dhe delegacioni shqiptar ku merr pjesë edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Arben Kingji, etj u pritën në një takim nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Rama informoi se temë e bisedimeve, ndër të tjera, ishte edhe investimi madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.

Po ashtu, Rama bëri të ditur se në takim u diskutua edhe mbi përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, u shpreh Rama.

Në samit, krerët e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca. Ata do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen, duke siguruar që NATO të ketë burimet, forcat dhe aftësitë për të përballuar çdo kërcënim.

Forcimi i partneriteteve do të mbetet një fokus kryesor për Aleancën, me Samitin që ofron mundësinë për t’u angazhuar me Ukrainën, partnerët e NATO-s dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Këtë javë, aleatët do të miratojnë një plan të ri investimesh në mbrojtje, ku do të bihet dakord për një përpjekje të përbashkët për të rritur industrinë e mbrojtjes në të gjithë NATO-n, duke rritur sigurinë dhe duke krijuar vende pune.

Pak ditë më parë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte informoi mbi temat që do të trajtohen në samitin e Hagës, ndërsa shprehu bindjen se “NATO do të tregojë se qëndron në skenën botërore e aftë për të mbrojtur 1 miliard qytetarët e saj duke marrë të gjitha masat e nevojshme”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s bëri të ditur se “në samit do të diskutohet së pari, për më shumë shpenzime për mbrojtjen, që të jemi në gjendje të mbrojmë veten”.

“Por, sigurisht, paratë janë një gjë, ne duhet të përgatisim stafin, mbi të gjitha ushtarët tanë. Por kur vjen puna tek industria ushtarake ne duhet të bëjmë më shumë sesa po bëjmë tani. Kjo do të jetë edhe tema e dytë e madhe e samitit”, informoi ai, ndërsa theksoi se temë e punimeve të samitit do të jetë edhe çështja e Ukrainës.

1 nga 3

/m.m//a.f//r.e/

The post Rama takon Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAGË – LM, Ukraina dhe shpenzimet për mbrojtjen në qendër të samitit të NATO-s

HAGË, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Aleatët e NATO-s mblidhen sot në Hagë për një samit dyditor, të fokusuar kryesisht në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, megjithëse udhëheqësit pritet gjithashtu të diskutojnë përshkallëzimin ushtarak në Lindjen e Mesme dhe luftën e vazhdueshme në Ukrainë.

Liderët, ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të 32 anëtarëve, si dhe përfaqësuesit e partnerëve indo-paqësorë të NATO-s – Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re – pritet të shkojnë në qytetin holandez.

Samiti ka të ngjarë të ”errësohet” nga zhvillimet e fundit në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

Disa orë para takimit hapës, presidenti i SHBA-së Donald Trump – i cili pritet të marrë pjesë – pretendoi se të dy palët kishin arritur një armëpushim, megjithëse nuk kishte konfirmim fillestar për këtë nga Izraeli dhe raporte kontradiktore nga Irani.

Lidhur me agjendën zyrtare, aleatët e NATO-s pritet të angazhohen për një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve të mbrojtjes, pas presionit të vazhdueshëm nga Uashingtoni.

Trump u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të më shumë se dyfishojnë objektivin aktual të shpenzimeve të NATO-s prej të paktën 2% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

Sipas planeve që do të miratohen zyrtarisht nga udhëheqësit, shtetet anëtare do të duhet të ndajnë 3,5% të prodhimit të tyre ekonomik çdo vit për mbrojtjen, me një shtesë prej 1,5% të caktuar për shpenzime të lidhura, duke përfshirë infrastrukturën që mund të përdoret për qëllime ushtarake.

Aleatët do të diskutojnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës të martën, kur Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha do të takohet me homologët e tij të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se pret që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të udhëtojë për në Hagë./ a.jor.

The post HAGË – LM, Ukraina dhe shpenzimet për mbrojtjen në qendër të samitit të NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DW: A do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

By: lindita
24 June 2025 at 09:26

Para samitit të NATO-s arrihet marrëveshja për shpenzimet e mbrojtjes. Sipas njoftimeve anëtarët e aleancës po përgatiten ta rrisin objektivin në të paktën pesë për qind të PBB-së. Shenjat janë për për një samit të suksesshëm të mërkurën në Hagë (25.06.), ku aleanca transatlantike, NATO dëshiron të demonstrojë unitetin dhe forcën e saj. Marrëveshja e arritur mes 32 anëtarëve të aleancës vjen në…

Source

Samiti në Taormina, vëmendje të veçantë anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

20 June 2025 at 15:38

TAORMINË, 20 qershor /ATSH/- Ministrat e Punëve të Jashtme morën pjesë dje në takimin ministror evropian të mbajtur në Taormina, të organizuar nga Italia për të shënuar 70-vjetorin e Konferencës historike të Mesinës – një nga momentet kryesore në formimin e Bashkimit Evropian.

Më poshtë vijon deklarata e përbashkët e vendeve anëtare të BE-së:

Ne, ministrat e Jashtëm dhe përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së u mblodhëm sot në Taormina, në prani të komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, dhe ministrave të Jashtëm dhe përfaqësuesve të kandidatëve dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në Bashkimin Evropian – për të festuar 70-vjetorin e Konferencës së Mesinës dhe për të rikonfirmuar angazhimin tonë të vendosur për integrimin evropian dhe ribashkimin e të gjithë kontinentit.

Ne jemi krenarë për arritjet tona përgjatë rrugës ambicioze evropiane, e cila na ka lejuar të ndërtojmë një Bashkim unik, të pajisur me institucione të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta të sanksionuara në Traktate – një bashkësi paqeje, lirie, demokracie dhe rritjeje – e themeluar në respektimin e së drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës – një fuqi e madhe ekonomike me nivele të pakrahasueshme të mbrojtjes dhe mirëqenies sociale.

Sot, ashtu si atëherë, po përballemi me sfida ekzistenciale – si në nivel global ashtu edhe brenda Unionit: konflikte, të cilat janë rishfaqur edhe në kontinentin tonë me luftën e paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës – dhe sfida të tjera si kërcënime të reja hibride, terrorizmi, ndryshimet klimatike, ndërhyrjet e dëmshme në punët tona të brendshme dhe proceset demokratike, migrimi i parregullt, proteksionizmi dhe pabarazia sociale dhe ekonomike në shoqëritë tona.

Megjithatë, jemi të bindur se mund t’i kapërcejmë këto sfida, duke vepruar së bashku në frymën e solidaritetit – dhe duke zbatuar politikat e duhura në mënyrë që t’i ndihmojmë qytetarët tanë të shfrytëzojnë plotësisht mundësitë e reja – të ofruara nga revolucioni i vazhdueshëm teknologjik dhe i digjitalizimit për të siguruar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Ne jemi të vendosur t’i arrijmë këto qëllime për të gjithë evropianët dhe gjithashtu mbetemi të përkushtuar për të ruajtur një qasje të bazuar në dialog ndaj vendeve të treta.

Rikonfirmimi i unitetit tonë dhe promovimi i konsolidimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të Unionit tonë, janë gurët themelorë për të mbrojtur interesat dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane, dhe për të nxitur ribashkimin e kontinentit tonë.

Një ndryshim ritmi në aspektin e konkurrueshmërisë dhe rritjes industriale është gjithashtu i nevojshëm, tani më shumë se kurrë, për të patur një treg të drejtë të përbashkët.

Progresi ekonomik duhet të mbështetet nga inovacioni, politikat e forta industriale dhe tranzicioni energjitik i qëndrueshëm dhe i përballueshëm.

Një përparësi kyçe në përgjigje të zhvillimeve në skenën ndërkombëtare është forcimi i mbrojtjes dhe sigurisë evropiane – me financim të përshtatshëm, aftësi të zgjeruara dhe një industri mbrojtëse të përforcuar, në plotësim me NATO-n – në respekt të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes të disa vendeve anëtare dhe duke marrë parasysh interesat e sigurisë dhe mbrojtjes të të gjitha Shteteve Anëtare.

Në të njëjtën kohë, ne përsërisim mbështetjen tonë të vazhdueshme për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, dhe mbështetjen tonë për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë – bazuar në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Këto duhet të jenë themelet e së ardhmes sonë të afërt, mbi të cilat duhet të veprojmë së bashku, duke ecur gjithmonë në të njëjtin drejtim.

Të bashkuar në kujtimin e largpamësisë që udhëhoqi ministrat e Jashtëm të gjashtë anëtarëve themelues – gjatë Konferencës së Mesinës në qershor të vitit 1955 – ne angazhohemi të konsolidojmë një Evropë të bashkuar, të sigurt, të begatë, të qëndrueshme, sociale dhe më sovrane në skenën botërore, përfshirë edhe përmes zgjerimit.

Këto janë angazhime që do të kërkojnë një shtysë të re drejt procesit të rëndësishëm të reformës së brendshme – që synon përmbushjen e ambicieve afatgjata të Unionit dhe adresimin e çështjeve kyçe – që lidhen me prioritetet dhe politikat e tij.

Ky proces i reformës së brendshme duhet të mbahet veçmas, por paralelisht me procesin e zgjerimit – gjithashtu në mënyrë që të jemi të gatshëm të përfundojmë në mënyrë efektive një proces zgjerimi të bazuar në meritë – si një përparësi gjeopolitike dhe një investim strategjik në paqe, siguri dhe prosperitet për të gjithë kontinentin.

Ne do t’i ndjekim këto qëllime, të bindur se e ardhmja e Evropës është në duart tona dhe se Bashkimi Evropian është instrumenti më i mirë për të arritur objektivat tona – në një frymë solidariteti, besimi të ndërsjellë dhe bashkëpunimi të hapur dhe transparent – si midis vendeve anëtare ashtu edhe me institucionet e BE-së, në respekt të plotë të parimit të subsidiaritetit.

Një Evropë e bashkuar, demokratike, sovrane dhe e begatë mbetet e ardhmja jonë e përbashkët”, përfundon deklarata. //a.i/

The post Samiti në Taormina, vëmendje të veçantë anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌