Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Produktet e shportës në Europë/ Cilat qytete kanë çmimet më të larta?

1 August 2025 at 21:35

Çmimet e shportës reflektojnë pabarazi të konsiderueshme në të gjitha qytetet europiane, madje edhe midis atyre në të njëjtin shtet. “Indeksi i Shportës” i Institutit të Kërkimeve të Deutsche Bank zbulon vendet europiane ku këto produkte janë më të shtrenjta në vitin 2025. Ai llogaritet duke përdorur çmimet e ponderuara të artikujve ushqimorë të përditshëm, […]

The post Produktet e shportës në Europë/ Cilat qytete kanë çmimet më të larta? appeared first on BoldNews.al.

Parazitët në trup: Si t’i dalloni dhe si të mbroni veten

24 July 2025 at 19:17

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm që mund të bartin parazitë në organizëm, madje edhe për vite me radhë pa simptoma të qarta

Parazitët janë mikroorganizma që jetojnë brenda ose mbi trupin e njeriut, duke shfrytëzuar ushqyesit dhe dobësuar imunitetin. Infektimi mund të ndodhë shumë më lehtë se sa mendohet: mjafton larja jo e duhur e duarve, pirja e ujit të pasigurt, konsumimi i mishit ose peshkut të pagatuar mirë, apo pickimi nga insektet bartëse.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), infeksionet parazitare janë më të zakonshme në zona me higjienë të dobët dhe ujë të ndotur, por nuk përjashtojnë as vendet e zhvilluara.

Simptomat që nuk duhen neglizhuar

Shenjat që mund të tregojnë për praninë e parazitëve janë shpesh të paqarta dhe shpesh ngatërrohen me probleme të tjera shëndetësore. Disa simptoma të mundshme janë:

▪ Çrregullime të zorrëve (diarre, kapsllëk i përsëritur, fryrje barku)
▪ Kruajtje anale, sidomos natën
▪ Akne dhe skuqje të shpeshta të lëkurës
▪ Rënie e flokëve dhe dobësim i thonjve
▪ Lodhje e vazhdueshme dhe dobësi e imunitetit
▪ Erë e keqe e gojës
▪ Infeksione të shpeshta të rrugëve urinare
▪ Humbje peshe pa arsye të qartë

Sipas Centers for Disease Control and Prevention, CDC, burimet më të zakonshme të infeksionit përfshijnë mishin e gjallë ose të pagatuar mirë (sidomos derri dhe peshku), frutat dhe perimet e palara, ujin e ndotur, si dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me kafshë ose udhëtimet në zona tropikale, transmeton Telegrafi.

Si diagnostikohen?

Metodat moderne të diagnostikimit përfshijnë ekzaminimin e mostrave të jashtëqitjes në laborator (coprograma), teste të gjakut për disa lloje parazitësh, si dhe teste më të avancuara molekulare në rastet kur dyshohet për infeksione më të rralla. Megjithatë, për disa parazitë, identifikimi mund të jetë sfidues dhe kërkon herë pas here përsëritje të analizave.

Mbrojtja dhe trajtimi natyral

Përveç terapive mjekësore që mund të përshkruajë mjeku, disa ushqime dhe bimë mund të ndihmojnë organizmin të luftojë parazitët, nëse përdoren me kujdes dhe si mbështetje:

Hudhra – konsiderohet një nga agjentët natyralë më të fuqishëm kundër parazitëve. Studime të ndryshme kanë treguar se përbërjet si alicina pengojnë zhvillimin e parazitëve (Journal of Helminthology, Cambridge University Press).

Një thelb hudhre i grimcuar mund të përzihet me qumësht të ngrohtë dhe të konsumohet esëll disa herë në javë.

Vaji i kokosit – përmban acid laurik, që mund të ketë efekt antibakterial dhe antiparazitar. Mund të përdoret në kuzhinë ose të merret 1-2 lugë në ditë për një periudhë të kufizuar.

Shafrani i Indisë (turmeric) – ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në mbështetjen e zorrëve. Kombinohet mirë me kos natyral.

Kanella dhe rigoni – vaji esencial i rigonit dhe kanellës ka treguar veti antimikrobike në disa studime (Frontiers in Microbiology). Duhet të përdoren me kujdes (2-3 pika vaj rigoni të holluar në ujë, jo më shumë se disa ditë).

Farat e linit, farat chia, panxhari i kuq – këto përmbajnë fibra që ndihmojnë pastrimin e zorrëve dhe mund të kontribuojnë në largimin mekanik të disa parazitëve.

Vitamina C – një sistem imunitar i fortë është mbrojtja më e mirë natyrale kundër shumë infeksioneve, përfshirë ato parazitare. Frutat e freskëta, sidomos agrumet, kivi, specat dhe manaferrat janë burime të shkëlqyera.

shutterstock

Si të parandaloni infeksionet?

▪ Lani duart shpesh me sapun, sidomos pas tualetit dhe para gatimit.
▪ Konsumoni mish dhe peshk të gatuar mirë.
▪ Shpëlani frutat dhe perimet me ujë të bollshëm.
▪ Pini ujë të filtruar ose të sigurt.
▪ Kujdesuni për higjienën e kafshëve shtëpiake.

Kujdes!

Metodat natyrore janë ndihmëse, por në rast të dyshimit për infeksion serioz, gjithmonë konsultohuni me një mjek. Vetëtrajtimi mund të mos jetë i mjaftueshëm për të zhdukur disa lloje parazitësh.

Për më tepër informacione të besueshme, mund të vizitoni faqet zyrtare të OBSH-së (www.who.int) dhe CDC-së (www.cdc.gov). /Telegrafi/

The post Parazitët në trup: Si t’i dalloni dhe si të mbroni veten appeared first on Telegrafi.

Ja cilat janë 35 ushqimet super të shëndetshme që duhet të përfshini në jetën tuaj të përditshme

By: berti
20 July 2025 at 07:39

Në një botë ku ritmi i jetës shpesh na çon drejt zgjidhjeve të shpejta dhe jo gjithmonë të shëndetshme, zgjedhja e asaj që vendosim në pjatën tonë bëhet një akt i ndërgjegjshëm për të investuar në mirëqenien tonë. Shëndeti nuk është thjesht mungesa e sëmundjes; është një gjendje e plotë fizike, mendore dhe emocionale, dhe ushqimi është ura më e fortë që na çon drejt këtij qëllimi.

Source

Skandali në Vorë/ Ushqimet kishin skaduar në janar, u falsifikonin etiketat për t’u hedhur në treg, çfarë u sekuestrua

By: V K
19 July 2025 at 11:22

Këtë të shtunë, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara dhe më pas hidheshin sërish në treg, është zbuluar në Vorë nga Policia e Tiranës.

Administratori i magazinës, Florenc Domi, 38-vjeç dhe magazinieri Agim Domi, 58-vjeç, janë vënë në pranga, ndërsa ortaku dhe shoferi i magazinës po hetohen në gjendje të lirë.

Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara si çokollata, fruta të thata, patatina, kroasan, kikirika nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan.

Pasi u falsifikonte datat e skadencës i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Gjatë operacionit, u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhjetra kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale, shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, fshehja e të ardhurave, mospagimi i taksave dhe tatimeve”, punësim i paligjshëm dhe importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve.

The post Skandali në Vorë/ Ushqimet kishin skaduar në janar, u falsifikonin etiketat për t’u hedhur në treg, çfarë u sekuestrua appeared first on Albeu.com.

Nëse e shihni këtë në një kanaçe ushqimi, mos e hapni fare dhe thjesht hidheni – pasojat mund të jenë fatale

4 July 2025 at 12:32

Disa ndryshime në kanaçe mund të nënkuptojnë që ushqimi është i prishur.

Ushqimet e konservuara si fasulet ose toni mund të përmbajnë baktere të rrezikshme që mund të shkaktojnë paralizë dhe madje edhe vdekje, paralajmëron eksperti i higjienës Paul Jackson. Konkretisht, shumë konserva që i mbajmë në qilar për vite me radhë mund të jenë të kontaminuara me baktere të rrezikshme, përfshirë Clostridium botulinum, një bakter që prodhon toksina që sulmojnë sistemin nervor dhe mund të shkaktojnë paralizë fatale.

Paul Jackson nga kompania britanike NRC, e cila merret me asgjësimin e mbeturinave, këshillon që gjithmonë të inspektohen me kujdes kanaçet para se të blihen.

“Ushqimi i konservuar me një gropë të lehtë është përgjithësisht i sigurt nëse nuk ka shenja të tjera dëmtimi”, i tha ai Mirror. “Por gropëzat e thella janë një sinjal serioz paralajmërues”.

Bakteret hyjnë përmes mikroçarjeve

Konkretisht, gropëzat më të mëdha mund të shkaktojnë mikroçarje përmes të cilave bakteret hyjnë në kanaçe dhe kontaminojnë përmbajtjen. Vetë bakteret mund të mos jenë të rrezikshme, por në një mjedis pa oksigjen, siç është një kanaçe e mbyllur, ato prodhojnë substanca shumë toksike. Nëse një person ha ushqim të tillë, mund të zhvillojë botulizëm, një gjendje që shkakton simptoma të rënda neurologjike dhe paralizë.

Simptomat përfshijnë të përziera, të vjella, dhimbje stomaku, diarre ose kapsllëk. Nëse nuk trajtohet, sëmundja përhapet në sistemin nervor, tru dhe palcë kurrizore, duke shkaktuar paralizë nga koka te këmbët, sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë. Simptoma të tjera mund të përfshijnë qepalla të varura, shikim të turbullt ose të dyfishtë, dobësi të muskujve të fytyrës, vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje. Vlerësohet se vdekja ndodh në rreth 10% të rasteve.

Kanaçe të rrezikshme dhe të ndryshkura

Përveç gropëzave, Jackson paralajmëron edhe kundër kanaçeve që janë ndryshkur, edhe nëse ndryshku duket i padëmshëm.

“Ndryshku mund ta dobësojë metalin dhe të shkaktojë rrjedhje të përmbajtjes ose hyrje të ajrit, gjë që hap derën për bakteret”, shpjegon ai. “Edhe ndryshku i lehtë mund të nënkuptojë që ushqimi nuk është më i sigurt për t’u ngrënë.”

Kanaçet e fryra janë një tjetër shenjë e qartë e problemeve.

“Kjo zakonisht ndodh për shkak të gazrave të prodhuara nga bakteret, që do të thotë se ushqimi prishet. Kanaçe të tilla duhet të hidhen menjëherë.”

Jackson gjithashtu këshillon që kanaçet që rrjedhin lëng kur hapen ose kanë një erë të pakëndshme duhet të hidhen menjëherë.

“Rrjedhja e lëngut mund të nënkuptojë grumbullimin e gazrave për shkak të rritjes së mikroorganizmave. Përveç faktit që ushqimi nuk ka më shije ose cilësi të mirë, ai mund të jetë gjithashtu një kërcënim serioz për shëndetin”.

Kanaçet duhet të mbahen në një vend të thatë dhe mesatarisht të ngrohtë

Ushqimet e konservuara ruhen më mirë larg lavamanëve ose burimeve të lagështisë dhe nxehtësisë, ku ndodhin ndryshime të temperaturës që favorizojnë bakteret.

“Temperaturat jashtëzakonisht të ftohta mund të shkaktojnë çarje të kanaçes, duke lejuar ajrin dhe lagështinë të hyjnë dhe duke nxitur ndryshkjen dhe prishjen”, shton Jackson. “Është më mirë t’i mbani kanaçet në një vend të thatë dhe mesatarisht të ngrohtë.”

Është gjithashtu e rëndësishme të ndiqni datën e skadimit, varësisht nga lloji i ushqimit. Ushqimet me përmbajtje të lartë acidi, siç janë domatet, mund ta ruajnë cilësinë e tyre deri në 18 muaj pas datës së skadimit. Ushqime të tilla si mishi dhe perimet mund të jenë të sigurta deri në pesë vjet nëse ruhen siç duhet.

The post Nëse e shihni këtë në një kanaçe ushqimi, mos e hapni fare dhe thjesht hidheni – pasojat mund të jenë fatale appeared first on Telegrafi.

Rama shkrin AKU-në: Duhet ndaluar me urgjencë!

By: user 5
2 July 2025 at 19:34

Kryeministri Edi Rama, në fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi, është shprehur se duhet pezulluar menjëherë veprimtaria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Rama u shpreh se “AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë, bën dëm”.

Kreu i qeverisë tha më tej se duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim.

Gjithashtu, ai propozoi se në komision duhet të ftohet edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.

“AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm”, tha Rama.

Rama: Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim.

Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.

AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm. Ministër duhet nxjerr urdhër i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së totalisht, nuk duhet të dalin dhe të shkojnë asgjëkund.

The post Rama shkrin AKU-në: Duhet ndaluar me urgjencë! appeared first on Lapsi.al.

Të parët nga fundi… “Fitoret” e padëshiruara të Shqipërisë

By: user7
28 June 2025 at 07:45

Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet duket se janë bërë pasioni ynë i ri kombëtar. Jo për të parë veten në krye — ky është luks për vendet që prodhojnë teknologji, eksportojnë dije apo garantojnë jetesë cilësore për qytetarët e tyre — por për të fituar trofeun e artë të vendeve që përmenden gjithmonë në fund të listës.

Po të kishte ndonjë kampionat për vendet që performojnë keq me stil, Shqipëria do të ishte në podium.

Le të fillojmë me ushqimet. Sipas të dhënave të Eurostat, për herë të parë në vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë.

Po, më të shtrenjta se në Greqi, në Kroaci apo në Poloni, vende që jo vetëm kanë paga më të larta, por edhe sektorë bujqësorë të organizuar e të subvencionuar nga politika të qëndrueshme.

Ndërsa te ne, domatja i vjen konsumatorit me çmimin e një ore pune – nëse ka punë – dhe ushqimi po shndërrohet nga nevojë bazë në mall luksi.

Kalojmë te të ardhurat. Po sipas Eurostat-it, Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhura për frymë, edhe në vitin 2024.

Kjo është një renditje që duket se nuk na shqetëson më. Jo për mungesë dëshire, por sepse jemi mësuar ta relativizojmë varfërinë me fjalinë “me rëndësi të kemi shëndet”, edhe kur kemi mjekësinë publike që nganjëherë s’ka as shiringa.

Po për cilësinë e ujit, çfarë të themi? EEA (Agjencia Europiane për Mjedisin) na dha një tjetër medalje: Shqipëria është e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe, me vetëm 16% të klasifikuara si “shumë të mira”.

Dhe kjo, ndërkohë që kemi ndërtuar një mit të tërë rreth “detit të kristaltë” dhe “parajsës shqiptare” që pret me padurim turistët. Me këtë logjikë, ndoshta ujërat e ndotura do të shpallen vlerë kombëtare, që nuk duhet kritikuar, por konservuar, si pjesë e identitetit tonë të veçantë.

Të gjitha këto renditje nuk na gjejnë të papërgatitur. Sepse, sipas shumë strategjive dhe fjalimeve, ne kemi një plan vizionar për të investuar në teknologji, inovacion dhe ekonomi të dijes.

Por për çudi, ndërkohë që BE-ja lëviz drejt energjisë së gjelbër dhe Inteligjencës Artificiale, investimet e huaja në Shqipëri vijojnë të shkojnë në pasuri të paluajtshme: apartamente pa banorë, vila në kodra pa rrugë dhe resorte buzë detit me ujë të ndotur.

Siç thonë zhvilluesit: “Ç’na duhet cilësia e jetës kur kemi ‘certifikatë pronësie’ dhe na rritet vlera e pronës?”

Edhe kompanitë që po marrin statusin strategjik, në pjesën më të madhe janë ndërtuese të rezidencave të pasurive të paluajtshme, me ndonjë hotel të vogël aty në mes, që do shumë kohë të ndërtohet, apo financuese direkte të importeve, pa sjellë ndonjë vlerë të shtuar apo njohuri në ekonomi.

Ironia më e madhe qëndron pikërisht këtu: Shqipëria aspiron integrimin në Bashkimin Europian, por po lëviz me ritme konvergjence që na bëjnë të parët nga fundi.

Jemi të parët për largimin e të rinjve, të parët për çmimet që nuk i justifikon as paga, të fundit për mbrojtjen mjedisore dhe cilësinë e shërbimeve.

Nëse vazhdojmë me këtë filozofi zhvillimi, ku matjet janë të vërteta vetëm kur na pëlqejnë dhe përgjegjësia është gjithmonë e dikujt tjetër, do të vazhdojmë të jemi kampionë.

Të padiskutueshëm. Të parët nga fundi. Edhe në integrim.

E thënë shkurt, poema “Anës lumenjve” e Nolit do të vijojë të recitohet dhe të shprehë aktualitetin, ndërkohë që prej kohësh duhej të shijohej thjesht si një vepër e historisë letrare./ MONITOR

The post Të parët nga fundi… “Fitoret” e padëshiruara të Shqipërisë appeared first on Lapsi.al.

“Temperaturat e larta rrisin rrezikun”/ Mjekët ngrenë alarmin, për kujdes të veçantë nga ushqimet që konsumojmë

15 June 2025 at 14:19

Mjeket thonë se rritja e temperaturave krijon kushte për zhvillimin e mikroorganizmave që mund të transmetohen lehtësisht përmes ushqimeve të kontaminuara. Bluzat e bardhe apelojnë për ruajtjen e ushqimeve në temperatura nën 5 gradë Celsius.

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmimin nga ushqimet. Në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës, shume prej tyre kane pasur nevoje për trajtim ne spital.

Me rritjen e temperaturave në qendrat shëndetësore në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës. Shpesh shkak sipas mjekëve është bërë ushqimi që kanë konsumuar. Disa prej tyre kanë pasur nevojë dhe për trajtim në spital.

“Gastrointeritet shoqërohen me temperaturë të lartë ose subfebrile shkaku mund të jetë bakterial. Shenjat e gastrointeriteve janë bark, të vjella, të shoqëruara me temperaturë. Kur nuk shoqërohen me temperaturë quhen të thjeshta dhe mjekimi është më tepër simptomatik. Ka pasur raste kur dehidrimi ka qenë i thellë dhe pacientët dërgohen tek infektivi për të bërë rehidrim venoz”, tha mjekja.

Me të nxehtin shtohet dhe rreziku i helmimit nga ushqimi. Mjekët shpjegojnë se rritja e temperaturave krijon kushte për zhvillimin e mikroorganizmave si salmonella, echerica coli, shigella që mund të transmetohen lehtësisht përmes ushqimeve të kontaminuara.

“Temperaturat e larta favorizojnë shpërthimet e gastrointeriteve për shkak të mikrobeve që qarkullojnë përmes ushqimeve.”

Si shkak kryesor për fillimin e një gastrointeriti janë produktet e mishit, mishi pulës, gjithmonë lidhur me salmonelozën që kemi hasur këto kohë, prandaj apelohet me forcë përpunimi i ushqimeve.

Ushqimi bëhet i pasigurt nëse lihet në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë. Për të parandaluar shumimin e mikroorganizmave specialistët këshillojnë ruajtjen e tij në temperaturë nën 5 gradë Celsius dhe përgatitjen mbi 70 gradë Celsius.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 1 në 10 njerëz sëmuren pasi konsumojnë ushqim të kontaminuar. Ndërkohë që 110 miliardë dollarë humbasin çdo vit në produktivitet dhe shpenzime mjekësore si pasojë e ushqimit të pasigurt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

The post “Temperaturat e larta rrisin rrezikun”/ Mjekët ngrenë alarmin, për kujdes të veçantë nga ushqimet që konsumojmë appeared first on Sot News | Lajme.

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Kurban Bajramit

By: V K
6 June 2025 at 15:16

Ditën e sotme 6 Qershor 2025, Besimtarët Myslimanë, festojnë festën e Kurban Bajramit dhe ka disa ushqime kryesore që nuk mungojnë asnjëherë në tryezën e kësaj feste.

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit, është mishi i therur për këtë festë.

Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur, u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa.

Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.

Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos

Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.

Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.

Së fundmi, janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Lëreni fantazinë t’ju udhëheqë në kuzhinë.

Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.

Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Kurban Bajramit, nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkool.

The post Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Kurban Bajramit appeared first on Albeu.com.

Çfarë e parandalon peshën e tepërt dhe diabetin tek gratë pas moshës 50 vjeç?

By: Mirgen
22 April 2025 at 22:25

Me kalimin e viteve sigurisht që organizmi është i pari që fillon e shfaq problemet e tij. Kjo ndodh sidomos pas një moshe të caktuar që fillon pas 45-50 vjeç. Zhvillimi i sëmundjeve dhe gjendjeve të ndryshme të trupit varion edhe për nga gjinia e personave ku shfaqen. Pra, e shpjeguar thjeshtë tek gratë sëmundjet […]

The post Çfarë e parandalon peshën e tepërt dhe diabetin tek gratë pas moshës 50 vjeç? appeared first on BoldNews.al.

Gjashtë ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga ulçera

By: Ardit
22 April 2025 at 19:45

Njerëzit që vuajnë nga ulçera duhet të konsumojnë më shumë ushqime me nivel të lartë alkaline dhe ato që luftojnë inflamacionin. Trajtimi dhe mbajtja nën kontroll e ulçerës mund të mbahet nën kontroll me ushqimet e duhura, të cilat rregullojnë nivelin e pehashit, siç do të lexoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org Ushqimet […]

The post Gjashtë ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga ulçera appeared first on BoldNews.al.

Metoda e Eurostat, rritet inflacioni prej çmimeve më të larta të ushqimeve

16 April 2025 at 14:46

Ndryshimi i çmimeve në vendin tonë i matur me metodologjinë e Eurostat po referon një vlerë më të lartë të inflacionit në muajt shkurt-mars 2025 në raport me matjet kombëtare të INSTAT. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve rezultoi në shkurt 2.5 për qind në mars, teksa indeksi i brendshëm i çmimeve të konsumit rezultoi 2.1% […]

The post Metoda e Eurostat, rritet inflacioni prej çmimeve më të larta të ushqimeve appeared first on BoldNews.al.

Çfarë rekomandojnë nutricionistët për darkë

By: Mirgen
14 April 2025 at 22:20

Kur vendosim të ndjekim një dietë, duhet të kemi parasysh se të gjitha ushqimet mund të jenë pjesë e saj, por disa prej tyre duhet të jenë më të pranishme, në varësi të qëllimeve që kemi. Po ashtu, është shumë e rëndësishme të merret parasysh koha kur konsumohen këto ushqime, pasi kjo ndikon në mënyrën […]

The post Çfarë rekomandojnë nutricionistët për darkë appeared first on BoldNews.al.

“Janë vdekjeprurëse”/ Alkerta Ibranji: Ja ushqimet që i shkaktojnë alergjitë

By: Oldi
6 April 2025 at 17:57

Alergologe Alkerta Ibranji ishte këtë të diel e ftuar në “Health o’clock” në Euronews Albania për të folur për problemet që na vijnë nga alergjitë dhe mënyrën se si duhet të veprojmë kur një ushqim mund të na shkaktojë alergji. Ibranji tha se ushqimet e para që mund të na bëjnë alergji janë qumështi dhe […]

The post “Janë vdekjeprurëse”/ Alkerta Ibranji: Ja ushqimet që i shkaktojnë alergjitë appeared first on BoldNews.al.

Konsumatori shqiptar në “mëshirë të fatit”, Osman Stafa ngre alarmin: Po na vrasin!

By: Oldi
29 March 2025 at 11:35

Konsumatori shqiptar ndodhet në “mëshirë të fatit”. Pas skandalit të mishit të pulës me salmonelë, gazetari Osman Stafa ka shpërthyer ndaj AKU-së i cili sipas tij, është kthyer në një institucion gjobvënës. Stafa ngre alarmin se konsumatori shqiptar po helmohet çdo ditë, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi për skandalet që dalin çdo ditë kurse ministrja […]

The post Konsumatori shqiptar në “mëshirë të fatit”, Osman Stafa ngre alarmin: Po na vrasin! appeared first on BoldNews.al.

Hemoglobina, mënyrat natyrale për të rritur nivelet e saj

By: Mirgen
17 February 2025 at 21:28

Hemoglobina është një proteinë që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut. Këto qeliza janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit nëpër trup. Por jo vetëm kaq! Hemoglobina ndihmon trupin që të kryejë funksione të ndryshme. Në rastet kur nivelet e hemoglobinës janë të ulta atëhere edhe trupi juaj mund të vuajë në mënyra të ndryshme. […]

The post Hemoglobina, mënyrat natyrale për të rritur nivelet e saj appeared first on BoldNews.al.

Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin

7 February 2025 at 15:40

Vitamina D shpërbëhet në lëkurë kur trupi është i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Kjo vitaminë ndihmon në rregullimin e mënyrës se si trupi juaj ruan mineralet.

Pa vitaminë D, trupi është më pak efikas në përdorimin e kalciumit nga ushqimi për të forcuar kockat. Vitamina D ndihmon në funksionimin e sistemit imunitar dhe mund të luajë një rol në mbrojtjen kundër çrregullimeve të humorit si depresioni.

Gjatë muajve të dimrit kur ka më pak ekspozim në diell, është e rëndësishme të përfshini ushqime të pasura me vitaminë D në dietën tuaj.

Kur konsumoni ushqime të pasura me vitaminë D, një mënyrë e thjeshtë për të rritur përthithjen e saj është kombinimi i ushqimit me një lloj yndyre ose vaji të shëndetshëm.

Ndër ushqime të tilla, dallohen peshqit yndyrorë si salmoni, trofta dhe sardelet, pasi ato përmbajnë në mënyrë natyrale më shumë vaj, i cili ndihmon trupin tuaj të absorbojë vitaminën D.

Përveç kësaj, mishi cilësor është një tjetër burim i vitaminës D dhe është e dobishme të piqni mishin me barishte aromatike si trumza, sherebela dhe rozmarina, duke përdorur vaj ulliri për të shtuar një përbërës yndyror të shëndetshëm.

Gjithashtu, drithërat janë një nga opsionet më të përshtatshme për të rritur marrjen tuaj të vitaminës D Një porcion i drithërave të fortifikuara është i pasur me vitaminë D dhe këshillohet të zgjidhni drithëra që kanë më pak sheqer dhe më shumë fibra për mëngjes ose meze dhe t’i kombinoni ato me qumësht për të rritur më tej marrjen e vitaminës D.

The post Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin appeared first on Telegrafi.

Filloni ditën me fuqi: Ushqimet që duhet të konsumoni në mëngjes

By: D Marku
28 January 2025 at 11:45

Në mëngjes, është e rëndësishme të konsumojmë ushqime që ofrojnë energji dhe ushqyes të nevojshëm për të filluar ditën me fuqi. Ja disa opsione të shëndetshme për mëngjes:

1.Mëngjesi me proteina: Mund të konsumoni vezë (të ziera, omëletë, apo të fërguara), të cilat janë të pasura me proteina dhe ndihmojnë në ndërtimin e muskujve dhe ofrojnë ndjesinë e ngopjes.

2.Cereale të plota: Këto janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe karbohidrateve të ngadalta, që ndihmojnë në mbajtjen e energjisë gjatë ditës. Mund t’i kombinoni me qumësht ose kos për më shumë proteina dhe kalcium.

3.Frutat dhe perimet: Banane, mollë, boronica, dhe agrume janë burime të shkëlqyera të vitaminave dhe antioksidantëve që ndihmojnë sistemin imunitar. Mund t’i hani të freskëta ose t’i shtoni në një smoothie.

4.Kos i pasur me probiotikë: Kosi është një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes, pasi është i pasur me proteina dhe ndihmon në shëndetin e zorrëve. Mund të shtoni fara chia ose drithëra për një shtesë të tjera ushqyesish.

5.Përbërës të tjerë të shëndetshëm: Arra, farat (siç janë farat e linit dhe chia) dhe avokadoja mund të shtohen për të rritur vlerat ushqyese të mëngjesit tuaj dhe për të ofruar yndyra të shëndetshme.

The post Filloni ditën me fuqi: Ushqimet që duhet të konsumoni në mëngjes appeared first on Albeu.com.

Cilat ushqime nuk duhet të konsumoni nëse keni stomakun bosh?

22 January 2025 at 16:18

Një mëngjes i shëndetshëm është kyç për një ditë të mbushur me energji dhe mirëqenie.

Shumë njerëz mund të kenë tendencën të konsumojnë ushqime të pasura me sheqer, kafe të zezë ose ushqime të skuqura në mëngjes, por këto mund të shkaktojnë probleme me tretjen, urth, rritje të shpejtë të sheqerit në gjak dhe irritim të dhëmbëve.

Në vend të këtyre, është e rekomandueshme të filloni ditën me ushqime të buta dhe ushqyese që nuk ndikojnë negativisht në trup.

Drithërat e plota, bollguri, vezët dhe pijet që janë të lehta për tretje janë opsione të shkëlqyera për të mbështetur funksionimin e duhur të trupit në mëngjes.
Këto mund të ofrojnë energji të qëndrueshme dhe të ndihmojnë në mbajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të sheqerit në gjak, duke siguruar një start të shëndetshëm për ditën tuaj.

The post Cilat ushqime nuk duhet të konsumoni nëse keni stomakun bosh? appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë duhet të konsumoni në mëngjes për të ruajtur shëndetin e veshkave, kujdesi që ju duhet

By: Mirgen
15 January 2025 at 08:49

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe. Hani Frutat Dhe Perimet e Duhura Nëse vuani […]

The post Çfarë duhet të konsumoni në mëngjes për të ruajtur shëndetin e veshkave, kujdesi që ju duhet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌