Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shiste kokainë dhe kanabis në plazhin e Velipojës, arrestohet 20-vjeçari

By: Ela
10 July 2025 at 14:44

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar i cili shiste doza kokaine dhe kanabisi kryesisht në zonën e plazhit të Velipojës. Policia e kapi në flagrancë edhe duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, që dyshohet se e përdorte për shpërndarjen e drogës. I arrestuari është K. Gj., 20 vjeç, banues në Velipojë. “Ky shtetas u kap në […]

The post Shiste kokainë dhe kanabis në plazhin e Velipojës, arrestohet 20-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Shiste kokainë dhe kanabis në doza, sekuestrohet edhe automjeti i tij

10 July 2025 at 12:24

Bëhet me dije se ai u ndalua duke drejtuar pa leje drejtimi një automjet të cilin e përdorte për këtë veprimtari kriminale. Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi shiste doza kanabisi dhe kokaine. Blutë kanë sekuestruar dozën e lëndëve narkotike dhe automjetin.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të kontrolleve intensive në zonat turistike të qarkut Shkodër, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale gjatë sezonit veror, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në Velipojë.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. Gj., 20 vjeç, banues në Velipojë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën nr. 9, në Pulaj Plazh, Velipojë, duke qarkulluar me një automjet pa dokumentacion, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën diza doza kokaine.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra doza kanabisi dhe qese të vogla për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Shiste kokainë dhe kanabis në doza, sekuestrohet edhe automjeti i tij appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik i Velipojës, një destinacion turistik që tërheq pushues vendas dhe të huaj.

Rama, teksa ndan foto nga vija bregdetare e Velipojës e mbushur me pushues shkruan: “Kaltërsi dhe relaks që vjen nga plazhi publik i Velipojës së bukur”.

Në fotot e publikuara nga kryeministri Rama ravijëzohen zonat publike të plazhit të Velipojës, këndet sportive, si edhe pamja përrallore ku ndërthuret e kaltra e detit Adriatik me blunë e qiellit, rëra e pastër me veti kuruese dhe qytetarë të cilët shijojnë rrezet e diellit ose argëtohen përmes aktiviteteve sportive. Në foto janë dhe tabelat orientuese, që i njohin pushuesit me hapësirën që u rezervohet në plazhet publike përgjatë vijës bregdetare të Velipojës.

Velipoja, me plazhin e saj të gjerë me rërë dhe natyrën e virgjër, po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Por jo vetëm Velipoja.

Në zonat bregdetare të vendit këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara. Këtë vit përveçse ka hapësira më të shtuara të plazheve publike, bashkitë bregdetare kanë siguruar edhe çadra falas për qytetarët dhe turistët e huaj që mbushin plazhet çdo ditë e çdo orë deri në perëndimin e diellit.

Gjithashtu, bashkitë kanë vendosur edhe tabela identifikuese, në mënyrë që turistët të kenë informacion përpara se t’i frekuentojnë këto plazhe. Kjo është një ofertë më e mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet në stacione publike plazhi.

Këto ditë në të gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e plazheve dhe hapësirat publike, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

Plazhi publik në Velipojë
1 nga 11

/a.f//r.e/

The post Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona

7 July 2025 at 12:05

Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle në zonën e Velipojës me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve të subjekteve të ndryshme.

Gjatë kontrollit, janë konstatuar dy raste të pushtimit të hapësirave publike, ku dy shtetas kishin zënë prona pa leje dhe kishin ndërmarrë aktivitete komerciale, konkretisht:

  • Shtetasi me iniciale A. H., 63 vjeç, banues në Shkodër, ishte konstatuar të kishte zënë një pronë publike në rrugën nr. 9, në fshatin Velipojë, dhe e kishte përshtatur për ambientet e tij komerciale pa marrë leje nga organet kompetente.

  • Shtetasi me iniciale T. Q., 44 vjeç, banues në Velipojë, ishte konstatuar të kishte zënë një pronë publike në të njëjtën rrugë dhe kishte ndërtuar një objekt me konstruksion metalik për qëllime fitimi, gjithashtu pa leje nga autoritetet.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 63 vjeç, banues në Shkodër, dhe T. Q., 44 vjeç, banues në Velipojë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona appeared first on Euronews Albania.

Sezoni veror në Velipojë, kontrolle për ndotjen akustike

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Policia e Shkodrës vijon kontrollet në terren për kontrollin e nivelit të zhurmave në zonën turistike të Velipojës.

Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit turistik, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë ka vijuar me kontrollet për ndotjen akustike, sipas planit të masave për sigurinë gjatë sezonit veror.
Kontrollet u fokusuan në subjektet që gjenerojnë zhurma nga muzika, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga turistët.
Policia njoftoi se janë kryer matje të nivelit të zhurmës me pajisje të posaçme në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në zona të ndryshme të Velipojës.
Rezultatet e matjeve kanë dalë brenda kufijve të lejuar ligjorë, sipas standardeve dhe procedurave të përcaktuara.
Gjatë kontrolleve është verifikuar edhe respektimi i orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, që është nga ora 11:00 deri në orën 24:00, në zona dhe qendra të banuara.
Policia e Shkodrës mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt, si për banorët ashtu edhe për pushuesit vendas dhe të huaj.

The post Sezoni veror në Velipojë, kontrolle për ndotjen akustike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Hapësira të përmirësuara publike në plazhin e Velipojës

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj.

I cilësuar si një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, Velipoja këtë sezon turistik ka një përmirësim të dukshëm në hapësirat publike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale përshtypjet e disa pushuesve për këtë plazh.

“Velipoja këtë sezon veror sjell një përvojë të përmirësuar me hapësirat publike, rregullin dhe pastërtinë në plazhe për të gjithë pushuesit, veçanërisht ata të Kosovës që janë vizitorët më besnikë të saj”, theksoi Kumbaro.

Një pushues nga Kosova u shpreh se “vij prej 16 vitesh në plazhin e Velipojës, hapësirat publike i kanë përmirësuar shumë”.

Një tjetër pushues u shpreh se këtë vit është më mirë se vitet e tjera. “I kam parë të gjitha plazhet, por Velipoja është më e mirë se të tjerat”, tha ai.

“Këtu çmimet janë më të lira, çadrat variojnë nga 500 lekë deri në 700 lekë. Ambienti është shumë i mirë, pse mos ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ushqimi është shumë i mirë”, tha një tjetër pushues nga Kosova.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Velipoja njihet për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.

/k.s/j.p/

The post Kumbaro: Hapësira të përmirësuara publike në plazhin e Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiaku Beci zbret në plazhin e Velipojës: Përmirësim i shërbimeve të pastrimit dhe menaxhim i hapësirave publike

By: redi
5 July 2025 at 20:35

Kreu i bashkisë Shkodër, Benet Beci këtë të shtunë ka ndjekur nga afër menaxhimin e hapësirave në plazhin e Velipojës. Beci tha se ka subjekte private që vijojnë të tentojnë të abuzojnë me hapësirat publike të dedikuara për pushuesit, por ashtu si edhe në nisjen e sezonit, po përballen me masa administrative pa asnjë tolerim nga Policia Bashkiake. ”Pata mundësinë të takoja pushues të ndryshëm në…

Source

Rritet fluksi i pushuesve në Velipojë, me mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

5 July 2025 at 19:39

Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe Rajoni frekuentojnë bregdetin e Velipojës për të shijuar natyrën, ushqimin tradicional dhe mikpritjen karakteristike që e dallon këtë perlë të Adriatikut.

Këtë sezon, Velipoja vjen edhe më e përmirësuar.

Bashkia Shkodër ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme për të rritur aksesin publik në plazh, duke vendosur 34 parcela publike përgjatë vijës bregdetare.

Pushuesit, të cilët prej vitesh frekuentojnë këtë plazh, e kanë mirëpritur këtë ndryshim, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, rruga panoramike Shëngjin–Velipojë ka sjellë një tjetër vlerë të shtuar, duke e bërë zonën më të aksesueshme dhe të lidhur me rrjetin turistik të veriut.

Që në muajin qershor, Velipoja ka njohur një rritje të ndjeshme të fluksit të pushuesve dhe të rezervimeve në sektorin e hotelerisë, duke e kthyer këtë perlë bregdetare në një magnet të vërtetë për turizmin veror shqiptar.

The post Rritet fluksi i pushuesve në Velipojë, me mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut appeared first on Telegrafi.

Kontrolle të shtuara në Velipojë për të ndalur shpërdorimin e ujit të pijshëm


TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Në plazhin e Velipojës, një ndër destinacionet më të frekuentuara turistike verore në veriun e vendit, Taskforca e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellësit dhe Kanalizimeve (AKUK), ka nisur sot një fushatë intensive kontrollesh në të gjitha subjektet dhe bizneset e zonës.

Qëllimi i këtyre kontrolleve është të rrisë ndërgjegjësimin për përdorimin e kujdesshëm të ujit të pijshëm dhe të parandalojë shpërdorimet që rrezikojnë furnizimin me ujë gjatë muajve të verës, kur konsumi rritet ndjeshëm.

Inspektorja e Taskforcës pranë AKUK, Alma Zenelhasani, bëri të ditur se verifikimet në terren synojnë të evidentojnë dhe ndëshkojnë lidhjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, të monitorojnë humbjet në sistem dhe të mbledhin detyrimet e prapambetura të bizneseve dhe qytetarëve.

“Jemi në Velipojë për të monitoruar të gjitha lidhjet e paligjshme, për të ndjekur nga afër humbjet në rrjet dhe për të vijuar me mbledhjen e debive. Po sensibilizojmë popullsinë dhe subjektet që uji të mos shpërdorohet, sidomos në këtë sezon shumë të nxehtë ku kërkesa është e lartë”, u shpreh Zenelhasani.

Grupet e kontrollit do të vijojnë punën pa ndërprerje në të gjitha zonat turistike të qarkut Shkodër gjatë sezonit veror, me qëllimin e vetëm për të garantuar furnizim të rregullt me ujë për banorët dhe pushuesit, si dhe për të ndaluar shkeljet në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve.

/a.f/

The post Kontrolle të shtuara në Velipojë për të ndalur shpërdorimin e ujit të pijshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Velipojës, i njohur për rërën me efekte kurative.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët.

Velipoja njihet po ashtu për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.

Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.

Në kuadër të operacionit “Plazhe të Pastra”, për të katërtin vit radhazi, Agjencia Kombëtare e Bregdetit po mbështet bashkinë e Shkodrës për menaxhimin e pastrimit dhe mirëmbajtjen e plazhit.

Vetëm në bashkinë e Shkodrës rreth 60% e plazheve janë publike.

/m.m/j.p/

The post Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezikoi pushuesit në Velipojë duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, e pëson drejtuesi i skafit

By: Ela
23 June 2025 at 09:59

Policia ka gjobitur me 100 000 lekë të rinj një 32-vjeçar pasi lundroi brenda perimetrit të sigurisë duke rrezikuat jetën e pushuesve në Velipojë. Policia, e cila ka dështuar sërish të sigurojë një perimetër të sigurtë për pushuesit, u njoh me rastin nëpërmjet një video denoncimi në rrjete sociale. Njoftohet se mjeti lundrues është bllokuar. […]

The post Rrezikoi pushuesit në Velipojë duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, e pëson drejtuesi i skafit appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Velipojë, shërbim për të gjitha moshat gjatë sezonit turistik

By: D Marku
22 June 2025 at 16:31

Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në 36 qendrat shëndetësore verore që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se qendra shëndetësore verore në Velipojë të Shkodrës ofron shërbim 24/7 për çdo rast urgjence shëndetësore.
Koçiu u shpreh se “në Velipojë, një nga destinacionet më të frekuentuara të verës, mjekë dhe infermierë të përkushtuar janë aty për të garantuar kujdes profesional, për të gjitha moshat, gjatë gjithë sezonit turistik”.

“Jemi pranë jush që pushimet tuaja të jenë të qeta dhe të sigurta”, tha Koçiu, në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu, infermierja e qendrës shëndetësore verore në Velipojë shprehet se kjo qendër është e hapur 24 orë në shtatë ditë të javës, ndërsa sipas saj ka pasur disa raste kritike tek të sëmurët kronikë që janë referuar për në spitalin e Shkodrës

Përveç qendrave shëndetësore, Urgjenca Kombëtare do të vendosë në dispozicion të pushuesve 20 vendqëndrime fikse me autoambulanca në zonat më të frekuentuara turistike. Gjithashtu do të përdoren edhe motoambulancat, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e ndërhyrjeve mjekësore duke shmangur trafikun e rënduar të sezonit.

Këto qendra shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

The post Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Velipojë, shërbim për të gjitha moshat gjatë sezonit turistik appeared first on Albeu.com.

Gjendet i pajetë një 54-vjeçar në Shkodër

By: Elva
22 June 2025 at 13:00

Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në banesën e tij në fshatin Reç i Ri, Velipojë, Shkodër. Sipas policisë, viktima, identiteti i të cilit njihet si Gj. Sh., dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. ‘Ditën e djeshme, në fshatin Reç i Ri, në Velipojë, në banesë […]

The post Gjendet i pajetë një 54-vjeçar në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Rekord turistësh në Velipojë, sezoni turistik nis me intensitet të lartë që në muajin qershor

21 June 2025 at 20:18

Si rrallëherë, sezoni turistik në Velipojë ka nisur me intensitet që në fillim të qershorit, duke i ngjarë më shumë pikut të muajit gusht sesa fillimit të verës.

Me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave për menaxhimin e plazheve, ata kanë tashmë tre forma akomodimi në dispozicion: hapësirat private, zonat e administruara nga pushteti vendor dhe plazhi publik, i cili këtë sezon ofron më shumë hapësirë për përdorim të lirë.

Për operatoret turistik një ndikim shumë pozitiv në turizëm ka patur edhe hapja e rrugës Shëngjin-Velipojë.

Vitet e fundit, Velipoja ka arritur maksimumin deri në 150 mijë vizitorë në vit, shifër që pritet të tejkalohet këtë vit./Top Channel

The post Rekord turistësh në Velipojë, sezoni turistik nis me intensitet të lartë që në muajin qershor appeared first on Telegrafi.

Rama ndan pamje nga plazhi publik në Velipojë

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik i Velipojës, i njohur për rërën me efekte kurative.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët.

Velipoja njihet po ashtu për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.

Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.

Në kuadër të operacionit “Plazhe të Pastra”, për të katërtin vit radhazi, Agjencia Kombëtare e Bregdetit po mbështet bashkinë e Shkodrës për menaxhimin e pastrimit dhe mirëmbajtjen e plazhit.

Vetëm në bashkinë e Shkodrës rreth 60% e plazheve janë publike.

1 nga 3

/m.m/j.p/

The post Rama ndan pamje nga plazhi publik në Velipojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lëvizte në plazhin e Velipojës me automjet, 43-vjeçari penalizohet me gjobë dhe i hiqet patenta

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët e sektorit të Policisë Rrugore i hoqën lejen e drejtimit një shtetasi, që lëvizte në bregdet pranë pushuesve.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën të ditur se  pas një video të publikuar në rrjetet sociale u identifikua drejtuesi i mjetit, i cili nga verifikimet rezultoi se qarkullonte me leje drejtimi të pezulluar.

Policia vendosi ndaj shtetasit, B.M, 43 vjeç, masën administrative prej 40 000 lekësh të rinj dhe heqja përfundimtare të lejes së drejtimit.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në Velipojë, ka detyrimin  për ndjekjen e kursit për rimarrjen e lejes së drejtimit.

Policia e Shkodrës fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 apo në Komisariatin Digjital.

Policia garanton se çdo rast do të trajtohet me reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.

/k.s/ /a.g/

The post Lëvizte në plazhin e Velipojës me automjet, 43-vjeçari penalizohet me gjobë dhe i hiqet patenta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestrohen çadra dhe shezlongë, aksion në Velipojë për lirimin e hapësirave në plazhe

By: D Marku
15 June 2025 at 12:55

Lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të jashtëligjshme në plazhin e Velipojës, ka qenë objekti i aksionit të zhvilluar që në orët e para të së dielës i Policisë bashkiake të Shkodrës.

Sipas kreut të kësaj policie, hapësirat e plazheve do të kontrollohen çdo ditë nga një grup i posaçëm i policisë bashkiake.

Zënia e hapësirave në plazhin e Velipojës në disa raste janë bërë shkak edhe për ngjarje të rënda me pasojë vdekjen mes pronarëve të hoteleve.

The post Sekuestrohen çadra dhe shezlongë, aksion në Velipojë për lirimin e hapësirave në plazhe appeared first on Albeu.com.

Kumbaro në Velipojë: Dyfishohen plazhet publike, rritet përgjegjësia për mirëmbajtjen

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, nisi nga Velipoja inspektimet në bashkitë bregdetare, në nisje të operacionit “Plazhe të Pastra”, ku për të katërtin vit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet këto bashki në menaxhimin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së plazheve nga 15 qershori deri më 15 shtator.

Bashkë me kryebashkiakun Benet Beci, ministrja Kumbaro pa nga afër situatën e plazheve në bregdet, ndërsa theksoi se “këtë vit sezoni ka nisur më herët dhe flukset janë 4% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të shkuar”.

“Këtë vit, në gjithë Shqipërinë ka nisur më herët sezoni i plazhit dhe turizmit detar. Fillojmë këtë javë edhe operacionin “Plazhe të Pastra”, operacion i përbashkët i bashkive të bregdetit me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit për pastrimin 24 orë të plazheve dhe gjithë hapësirave pranë pjesës së bregdetit nga Velipoja deri në Ksamil. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi një fluks në rritje prej 4% gjatë muajve janar-maj”, tha ministrja Kumbaro.

Nga ana tjetër, Kumbaro ngriti shqetësimin se rritja e hapësirave publike të plazheve për sezonin veror 2025, kërkon përgjegjësi të shtuar jo vetëm nga ana e institucioneve për mirëmbajtjen e territorit, por edhe bashkëpunimin e bizneseve, banorëve dhe pushuesve, duke theksuar se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit këtë vit do të jetë më intensiv.

“Me ndryshimet që kemi bërë në rregulloren e re të plazheve të vitit 2025, vetëm subjektet të cilët disponojnë struktura akomoduese, mund të aplikojnë për menaxhimin e plazheve në mënyrë private, çka do të thotë që jo vetëm kemi rritur sipërfaqen e plazheve dy herë më shumë se vitin e kaluar”, tha Ministrja.

Kumbaro informoi se në Bashkinë Shkodër kemi rreth 60% plazhe publike që do të thotë më shumë punë për ne, më shumë përgjegjësi për bashkinë për të mirëmbajtur dhe pastruar territorin”.

“Është e rëndësishme të theksojmë se nuk mund t’ia dalim dot të mirëmbajmë pastërtinë dhe rregullin nëpër plazhe në qoftë se banorët, pushuesit dhe bizneset të cilat do lloji qofshin, nuk bashkëpunojnë me ne. Policia e Shtetit këtë vit do të jetë krah nesh për çdo problem, qoftë me zaptimin e plazheve, qoftë me bllokimin e koshave. Çështja e pastërtisë do të jetë një kauzë kombëtare sepse nuk mund të kemi turizëm të suksesshëm nëse nuk ia dalim sfidës së pastërtisë”, u shpreh Kumbaro, duke sqaruar se do të ketë zero tolerancë edhe ndaj përpjekjeve për zaptim të plazheve.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, nga ana tjetër tregoi se bashkia po punon për ngritjen e disa modeleve të menaxhimit publik të plazheve nga ana e bashkisë.

“Me ligjin e ri dhe planin që kemi ndërtuar, hapësirat publike të plazheve këtë sezon janë dukshëm më të mëdha dhe në dispozicion, mesatarisht dy herë më shumë se vitin e kaluar, gjë që është mirëpritur shumë edhe nga pushuesit”, tha Beci.

Ministrja Kumbaro do të vijojë turet inspektuese edhe në bashkitë e tjera të vendit, me qëllim forcimin e masave për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave bregdetare pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të plazheve për vitin 2025.

1 nga 2

/m.m/ /a.g/

The post Kumbaro në Velipojë: Dyfishohen plazhet publike, rritet përgjegjësia për mirëmbajtjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga panoramike Shëngjin-Velipojë, Rama poston videon

By: redi
10 June 2025 at 19:58

Rruga Shëngjin-Velipojë ka sjellë jo vetëm lehtësim të ndjeshëm të lëvizjes midis dy prej zonave më të njohura bregdetare të veriut, por edhe një atraksion të ri që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë. Kryeministri Edi Rama ka postuar video panoramike nga rruga e re. Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e tij do të krijohet një bosht i ri në një zonë me…

Source

Rruga panoramike Shëngjin-Velipojë, Rama ndan pamjet


TIRANË, 10 qershor/ATSH/ E hapur pak javë më parë, rruga Shëngjin–Velipojë ka sjellë jo vetëm lehtësim të ndjeshëm të lëvizjes midis dy prej zonave më të njohura bregdetare të veriut, por edhe një atraksion të ri që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje panoramike nga rruga e re.

Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e tij do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.

Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës. Kjo rrugë do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë. /a.gj./j.p/

The post Rruga panoramike Shëngjin-Velipojë, Rama ndan pamjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌