Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Përrenjas

24 June 2025 at 11:05

Policia e Elbasanit ka njoftuar arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me vdekje ditën e djeshme në aksin “Qukës-Përrenjas”. Në pranga është vënë shtetasi P. K., 62 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”. Duke drejtuar automjetin e tij, 62-vjeçari përplasi për vdekje këmbësoren, […]

The post Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Përrenjas appeared first on BoldNews.al.

Tragjike/ Aksident në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, makina përplas për vdekje këmbësorin

23 June 2025 at 13:28

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. Makina e drejtuar nga një 62-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor, 70-vjeç.

“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

The post Tragjike/ Aksident në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë në Prrenjas! Makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

By: Ela
23 June 2025 at 13:31

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot rreth orës 12:10 në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. Dyshohet se automjeti i drejtuar nga shtetasi P. K., 62 vjeç, ka përplasur shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, e cila ishte duke ecur në këmbë. Për shkak të plagëve të marra, 70-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i […]

The post Aksident i rëndë në Prrenjas! Makina përplas për vdekje 70-vjeçaren appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje këmbësoren

By: V K
23 June 2025 at 13:39

Këtë të hënë rreth orës 12:10, një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçareje , është regjistruar në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se automjeti i drejtuar nga shtetasi P. K., 62-vjeç, ka përplasur shtetasen F. M., rreth 70-vjeçe, e cila ishte duke ecur në këmbë.

Për shkak të plagëve të marra, 70-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje këmbësoren appeared first on Albeu.com.

FSHF nuk ndal punën, nis ndërtimi i dy fushave të reja sportive

By: S SH
16 June 2025 at 14:35

Pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë Prrenjas për ndërtimin e dy fushave të reja sportive, në qytetin e Prrenjasit kanë nisur punimet.

Në këto dy fusha me bar artificial, punimet janë në fazat e para dhe aktualisht po punohet për shtrimin e bazamentit.

Me ndërtimin e këtyre dy fushave, një fushë me përmasa olimpike dhe një mini-fushë, fëmijët e këtij qyteti, që nga sezoni i ri, do të kenë mundësi të stërviten dhe të ndjekin pasionin për futbollin në kushte optimale.

Me përfundimin me sukses të punimeve në të dyja fushat, në qytetin e Prrenjasit do të rikthehet në aktivitet edhe akademia sportive “Domosdova”.

The post FSHF nuk ndal punën, nis ndërtimi i dy fushave të reja sportive appeared first on Albeu.com.

FSHF nis punën për ndërtimin e dy fushave të reja sportive në Prrenjas

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë Prrenjas për ndërtimin e dy fushave të reja sportive, në qytetin e Prrenjasit kanë nisur punimet.

Në këto dy fusha me bar artificial, punimet janë në fazat e para dhe aktualisht po punohet për shtrimin e bazamentit.

Me ndërtimin e këtyre dy fushave, një fushë me përmasa olimpike dhe një mini-fushë, fëmijët e këtij qyteti, që nga sezoni i ri, do të kenë mundësi të stërviten dhe të ndjekin pasionin për futbollin në kushte optimale.

Me përfundimin me sukses të punimeve në të dyja fushat, në qytetin e Prrenjasit do të rikthehet në aktivitet edhe akademia sportive “Domosdova”.

1 nga 4

/m.m/ /a.g/

The post FSHF nis punën për ndërtimin e dy fushave të reja sportive në Prrenjas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdekja e punonjësit në minierën e Katjelit në Prrenjas, tre të proceduar

By: Besnik
27 May 2025 at 15:39

Një incident i rëndë në punë ndodhi të hënën në minierën e Katjelit në Prrenjas, ku një punëtor 57-vjeçar gjeti vdekjen.

Në lidhje me këtë, ka reaguar përsëri këtë të martë policia, e cila njofton se ka proceduar tre persona për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas policisë, janë referuar materialet në Prokurori për administratorin e minierës, 56-vjeçarin G. B., drejtuesin teknik 62-vjeçarin H. K., si dhe përgjegjësin e turnit 62-vjeçarin G. K.

“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në fshatin Katjel, ku gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali dhe, për pasojë, ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, për administratorin e minierës, shtetasin G. B., 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin H. K., 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit, shtetasin G. K., 62 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Librazhdit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdekja e punonjësit në minierën e Katjelit në Prrenjas, tre të proceduar appeared first on Euronews Albania.

Shembet galeria, vritet një minator në minierat e Prrenjasit

26 May 2025 at 22:19

Minatori Saimir Bego, 57 vjeç, humbi jetën të hënën si pasojë e shembjes së një masivi minerali që e goditi në kokë gjatë punës. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në momentin e ndërrimit të turnit, kur një masiv minerali u shkëput nga tavani i galerisë.“Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë […]

The post Shembet galeria, vritet një minator në minierat e Prrenjasit appeared first on Reporter.al.

Shembje fatale në galeri, vdes minatori në Prrenjas, zbardhen rrethanat

26 May 2025 at 19:29

Miniera e Kromit Katjel, ku humbi jetën aksidentalisht 58-vjeçari Sajmir Bego, administrohet nga Gëzim Balla. Gjatë një komunikimi në telefon  ai u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht i trishtuar dhe i keqardhur për tragjedinë e ndodhur.

Miniera, sipas Ballës, prej disa ditësh nuk ishte në gjendje pune për nxjerrjen e mineralit.

 

The post Shembje fatale në galeri, vdes minatori në Prrenjas, zbardhen rrethanat appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë në minierën e Katjelit, dyshohet për një minator të vdekur

By: Besnik
26 May 2025 at 18:25

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në minierën e Katjelit në Përrenjas.

Nga burime të pakonfirmuara thuhet se një minator ka gjetur vdekjen, i identifikuar si Sajmir Bego, 57-vjeç.

Në njoftimin e saj policia thotë 57-vjeçarin e ka zënë poshtë një masiv minerali ndërsa kjo minierë thuhet se është në përdorim nga një koncensionar.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident i rëndë në minierën e Katjelit, dyshohet për një minator të vdekur appeared first on Euronews Albania.

Minatori humbi jetën, flet administratori i minierës së Katjelit: Prej disa ditësh nuk ishte në gjendje pune! U shemb tavani

By: M C
26 May 2025 at 19:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e Katjelit ku humbi jetën 58-vjeçari Sajmir Bego. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar administratori Gëzim Balla. Ky i fundit ka shprehur keqardhjen për tragjedinë e ndodhur.

Sakaq, Gëzim Balla është shprehur se prej disa ditësh miniera nuk ishte në gjendje pune për nxjerrjen e mineralit.

“Gjatë ditëve të fundit në galeri është punuar për të krijuar kushte optimale për punë. Sot rreth mesditës gjithçka ka qenë gati për rifillimin e procesit normal të punës.

Drejtuesi teknik i kompanisë, Hysni Kllogjri, ka inspektuar kushtet e sigurisë në galerinë e minierës dhe para fillimit të punës ka trajnuar minatorët si zakonisht për të filluar punën, duke ju kujtuar zbatimin e të gjitha standarteve të sigurisë gjatë punës në galeri.

Siguria e jetës së minatorëve është dhe do të jetë një nga parimet tona më të rëndësishme në këtë sipërmarrje. Përgjegjës turni Gëzim Kllogjri, në mesditë, më ka njoftuar për aksidentin tragjik ku një nga minatorët ka humbur jetën.

Kjo ngjarje na ka shokuar dhe ndjehem mjaft i lënduar. Paraprakisht jam informuar se nga tavani i galerisë ka patur shembje dhe minatori 58-vjeçar është aksidentuar me vdekje, pasi është goditur në kokë nga një gur.”-u shpreh Balla.

The post Minatori humbi jetën, flet administratori i minierës së Katjelit: Prej disa ditësh nuk ishte në gjendje pune! U shemb tavani appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Aksident i rëndë në minierë, humb jetën 58-vjeçari në Prrenjas

By: M C
26 May 2025 at 18:25

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në minierën e Katjelit në Prrenjas.

Mësohet se viktima është minatori Syrja Bego 58 vjeç.

Po ashtu bëhet e ditur se viktima ishte edhe kryetari sindikatës se minatorëve.

Ende janë të paqarta rrethanat si ka ndodhur ngjarja.

Ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

The post EMRI/ Aksident i rëndë në minierë, humb jetën 58-vjeçari në Prrenjas appeared first on Albeu.com.

Procedohen penalisht 10 banorë të fshatit Hotolisht/ Bllokuan lëvizjen e mjeteve në aksin Librazhd-Prrenjas

22 April 2025 at 13:19

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht 10 banorë të fshatit Hotolisht të Elbasanit.

“F. A., 58 vjeç, A. D., 47 vjeç F. Ç., 52 vjeç, K. A., 36 vjeç, S. H., 34 vjeç, E. A., 28 vjeç, F. H., 46 vjeç, M. Ç., 60 vjeç, M. Ç. 30 vjeç dhe A. A., 41 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, kanë bllokuar për disa minuta lëvizjen e mjeteve në këtë aks, me pretendimin se rruga që po ndërtohet aty, kalon në fshatin Hotolisht dhe rrezikon banesat e banorëve të fshatit.”, njofton policia.

Këta banorë kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Librazhd-Prrenjas”,me pretendimin se rruga që po ndërtohet aty, kalon në fshatin Hotolisht dhe rrezikon banesat e banorëve të fshatit.

The post Procedohen penalisht 10 banorë të fshatit Hotolisht/ Bllokuan lëvizjen e mjeteve në aksin Librazhd-Prrenjas appeared first on Sot News | Lajme.

Akuzohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëse, arrestohet në Rinas mësuesi

By: user 5
17 April 2025 at 20:05

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur hetimet për veprën penale “Ngacmimi seksual” kundër fëmijëve, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal, pas referimit të informacionit nga Komisariati i Policisë Librazhd, se më datë 16.04.2025, shtetasi V.A, drejtor i shkollës “Sali Halili”, në fshatin Rrajcë, Prrenjas ka kallëzuar faktin se i kishin ardhur informacione se shtetasi Fatmir Hoxha, mësues i lëndëve “Histori-Gjeografi në shkollën vartëse “Ali Hana”, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse të tij në klasën e VIII dhe në klasën e IX.

Pas marrjes së informacionit, janë kryer menjëherë veprimet e para procedurale dhe hetimore nën drejtimin e prokurorit të çështjes, ku janë pyetur punonjës të shkollës ku dyshohet se është kryer vepra penale, prindër të viktimave të mitura, janë administruar përmes këqyrjes dokumente të mbajtura nga ana e stafit administrativ të shkollës në fjalë, si dhe vendimi për pezullimin nga detyra të shtetasit Fatmir Hoxha.

Si rezultat i këtyre veprimeve paraprake hetimore është krijuar dyshimi se shtetasi Fatmir Hoxha, duke shfrytëzuar detyrën e tij si mësues dhe faktin që në klasat e viktimave të mitura nuk ka patur shumë nxënës të tjerë, pasi krijonte situata ku ato të gjendeshin vetëm, ka kryer sjellje me natyrë ngacmuese seksuale kundrejt tyre.

Në kushtet e dyshimeve të krijuara si më lart, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Fatmir Hoxha, i cili nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij.

Ndërkohë, po më datë 16.04.2025, në orët e mbrëmjes, ky shtetas është kapur në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, teksa është paraqitur për të dalë nga territorit i Republikës së Shqipërisë për në Austri, përmes një linje ajrore.

Duke vlerësuar rrezikun e ikjes së shtetasit Fatmir Hoxha, është proceduar me ndalimin e tij.

Lidhur me rastin, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga prokurori dhe OPGJ të specializuar për çështje me viktima të mitur, si dhe janë njoftuar njësitë përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve dhe strukturat shtetërorë përgjegjëse.

Njëkohësisht, po vijohet me thellimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të faktit penal dhe identifikimin e rasteve të tjera potenciale në të njëjtën shkollë të kryer nga personi nën hetim Fatmir Hoxha.

The post Akuzohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëse, arrestohet në Rinas mësuesi appeared first on Lapsi.al.

Ritme të shpejta punimesh në shkollën “Sali Halili” në Rrajcë, hapësira moderne për 600 nxënës

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Në Rrajcë (Përrenjas) po vijon me ritme të shpejta punimet për ndërtimin e shkollës së mesme të bashkuar “Sali Halili”.

Ministrja e Shtetit për Fëmijët dhe të Rinjtë, Bora Muzhaqi inspektoi nga afër punimet që po kryhen në këtë shkollë.

“Godina e re do të ofrojë kushte bashkëkohore dhe hapësira krejtësisht moderne për zhvillimin e procesit mësimor për 600 nxënës të kësaj zone”, tha Muzhaqi.

Muzhaqi u shpreh se “me 27 klasa mësimi, bibliotekë të pasur, laboratorë inteligjentë dhe një palestër të re me një hapësirë prej 391 m2 për zhvillimin e aktiviteteve sportive, kjo shkollë do të krijojë një mjedis të përshtatshëm për forcimin e cilësisë së arsimit, duke mbështetur mësuesit në procesin e mësimdhënies dhe arritjen e rezultateve më të larta për nxënësit”.

/k.s/r.e/a.f/

The post Ritme të shpejta punimesh në shkollën “Sali Halili” në Rrajcë, hapësira moderne për 600 nxënës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e mitura, shkarkohet mësuesi 55-vjeçar në Prrenjas

17 April 2025 at 14:59

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP) ka marrë masën e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha, i cili jepte mësim në shkollën “Sali Halili” në Rrajcë të Prenjasit. Vendimi vjen pas arrestimit të tij nga policia, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të mitura, të moshës 13 dhe 14 vjeç.

Hoxha u ndalua në aeroportin e Rinasit, në momentin që tentonte të largohej nga vendi. Mësuesi tentoi të arratisej pasi mësoi se ndaj tij ishin bërë denoncime në policinga familjarët e vajzave të ngacmuara. Vlen të theksohet se komuniteti lokal kishte kërkuar prej kohësh largimin e tij nga detyra e mësuesit.

Sipas AKAP, pas marrjes së informacionit, janë kryer menjëherë verifikime nga drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësin e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë. Rasti është tashmë në hetim nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë i AKAP:

“Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar njofton se, pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi ndaj nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë menjëherë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse.
Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.

AKAP është e angazhuar maksimalisht me institucionet arsimore për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e çdo fëmije dhe fuqizimin e mekanizmave parandalues në bashkëpunim me shërbimet psiko-sociale, oficerin e sigurisë dhe stafet arsimore”.

The post Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e mitura, shkarkohet mësuesi 55-vjeçar në Prrenjas appeared first on Telegrafi.

Fermerët drejt falimentimit/ Dëbora dhe ngricat shkatërrojnë vreshtat dhe pemëtarinë në fshatrat e Përrenjasit

11 April 2025 at 09:37

Reshjet intensive të dëborës të shoqëruara me temperatura të ulëta deri në -4 gradë Celsius gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në bujqësi në zonën e Përrenjasit, konkretisht në Njësitë Administrative Qukës,Rrajcë e Stravaj .Ngricat e forta kanë goditur rëndë vreshtarinë dhe pemtarinë, sidomos kulturat e qershisë duke i shkatërruar ato në mënyrë të pakthyeshme.

Sabri Kuriqi, një ndër prodhuesit më të mëdhenj në fshatin Karkavec të Njësisë Administrative Qukës shprehet i dëshpëruar për situatën. Ai tregon se gjithë investimi i tij shumëvjeçar në vreshtari është shkatërruar plotësisht nga moti ekstrem dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë interesim apo mbështetje nga institucionet shtetërore.

“Këtë pranverë nuk kam parë kurrë një mot kaq të keq. Vreshtat janë “djegur” nga ngricat. Gjithë mundi i viteve është zhdukur për një natë. Nuk na ka ardhur askush të pyesë për gjendjen tonë. Jemi të braktisur!”.

Kuriqi thekson se pasojat afatgjata mund të jenë edhe më të rënda, pasi dëmtimi i rrënjëve të hardhisë mund të ndikojë në produktivitetin për disa vite me radhë. Ai apelon për ndihmë të menjëhershme nga autoritetet për të shpëtuar atë që ka mbetur nga sezoni.

Sipas të dhënave të fermerëve rreth 1,500 hektarë tokë bujqësore janë dëmtuar rëndë në Bashkinë e Përrenjasit. Pa ndihmën e shtetit, shumë prej tyre janë të detyruar të ndërpresin aktivitetin bujqësor, pasi nuk kanë mundësi financiare për të riparuar dëmet.

“Kemi mbetur në mes të katër rrugëve. Toka është shkatërruar, pemët janë ngrirë, nuk kemi me çfarë të ushqehemi. Na duhet ndihmë urgjente, ndryshe falimentimi është i pashmangshëm.”

Situata është edhe më alarmante kur merret parasysh fakti se kjo nuk është hera e parë që fermerët e zonës përballen me fatkeqësi natyrore. Vetëm në fund të muajit mars stuhi të mëdha breshëri dëmtuan të mbjellat dhe pemët frutore në Njësinë Administrative Polis në Librazhd. Edhe në atë rast deri më tani nuk është ofruar asnjë ndihmë apo kompensim nga ana e autoriteteve.

Fermerët kërkojnë që qeveria të ndërhyjë me masa konkrete, si dëmshpërblimi financiar, grante për riparimin e dëmeve si dhe një plan afatgjatë për përballimin e situatave të tilla në të ardhmen.Stuhitë me breshër dhe dëborë gjatë kësaj pranvere kanë qenë të shpeshta dhe në bashkitë e Librazhdit dhe Prrenjasit kanë shkatërruar pemtarinë dhe vreshtarinë si kurrë herë tjetër.

The post Fermerët drejt falimentimit/ Dëbora dhe ngricat shkatërrojnë vreshtat dhe pemëtarinë në fshatrat e Përrenjasit appeared first on Sot News | Lajme.

Balla nga Përrenjasi: Jo më pensione nën 200 euro, angazhim për mandatin e ardhshëm

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla nga Përrenjasi ku zhvilloi një takim me anëtarët e Partisë Socialise, tha sot se askush nuk duhet t’i besojë premtimeve për pensione 400 euro që bëjnë poshtë e lart partitë, por Partia Socialiste synon të mos ketë më pensione nën 200 euro.

“Duhet të bëjmë më shumë për pensionistët. Ndaj kemi vendosur që mandatin e ardhshëm të mos ketë më pensione nën 200 euro dhe ky është angazhim solemn i Partisë Socialiste. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama. Sude, Xhaferra që vijnë në Përrenjas, takojnë në rrugë dhe thonë do ta bëj pensionin 400 euro direkt sa të fitojmë. Ju e dini fare mirë që është e pamundur, sepse kjo është situata. Por, natyrshëm, ne 400 euro do ta bëjmë pensionin, por jo pensionin minimal, por pensionin mesatar në mandatin tonë të ri”, u shpreh Balla.

Balla u rikujtoi socialistëve të Përrenjasit se Partia Socialiste realizoi 270 mijë legalizime, plot 12 herë më shumë, pra aq vite sa ka në pushtet, krahasuar me 21 mijë të Partisë Demokratike deri në 2013.

Për Ballën, vota e 11 majit është historike, e barabartë, po aq e rëndësishme sa në 2013, kur e rrëzuan Sali Berishën.

“Nuk ka rrezik të vijë Saliu prapë. E di dhe bufi vetë, siç e thotë dhe shprehja, ndaj bëri një listë ai, që të ketë 46 vetë poshtë ballkonit kur të humbë zgjedhjet. I patë primaret si dolën? E hëngrën në sekondare. Të heqësh nga lista ca deputetë të cilët bënë opozitën dhe të fusësh Klevis Balliun, ti di fare mirë që ti s’fiton. Budallai ka nivele, por ky është niveli më i madh”, tha ai.

Balla tha se qarku i Elbasanit kësaj radhe duhet t’i japë Edi Ramës edhe mandatin e nëntë.

“Më ka ngelur një pishman i vogël për një grusht votash. Nuk morëm dot mandatin e 9-të. Prandaj, bashkë me ju, se natyrshëm duhet të jem dhe në diasporë, edhe në Tiranë, edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë për të dhënë kontributin tim, por nuk do mungoj në këtë fushatë sa të kem mundësi që ne t’i japim Edi Ramës 9 mandate nga qarku i Elbasanit. Ky është objektivi minimal. Nuk i dihet, mund të shkojmë edhe më tej”, u shpreh Balla.

Balla tha më tej se ish-kryeministri Sali Berisha, që sot drejton gishtin nga socialistët, ka vrarë njerëz me skemën e tij korruptive të shkatërrimit të industrisë ushtarake, vetëm për të bërë biznes i biri.

“E keni dëgjuar bufin? Bufi thotë se do ta mbyllë SPAK-un, sepse e di që është nën akuzë për korrupsion, për fshehje të pasurisë. Dhe pastaj, me paturpësinë më të madhe, del dhe na drejton gishtin ndaj nesh. Një njeri që ka vrarë me korrupsionin e vet. 17 vite më parë, Sali Berisha vriste me korrupsionin e vet 26 njerëz në Gërdec. Pse harruan shqiptarët çfarë ishte Gërdeci? Ishte një skemë korruptive e shkatërrimit të industrisë ushtarake të Shqipërisë. Demontonte predhat, fishekët, për të bërë biznes i biri i tij. Dhe nga ky demontim kriminal, në kushte kriminale, i vuri minat një zone të tërë. Dhe ky tani del, guxon, ky drejton gishtin nga ne. Ky që ka vrarë për korrupsion. Ky që në 21 janar vrau për të mbrojtur korrupsionin e vet dhe të Ilir Metës. Prandaj populli nuk mund ta harrojë këtë. Ndoshta populli harroi, falë gabimeve tona, në 2005-ën, se kishte vrarë në ’97-ën për të mbrojtur piramidat që vetë i ngriti”, deklaroi Balla në Asamblenë Socialiste të Përrenjasit, ku u prezantua kandidatja Ela Toçka.

Balla tha se këtë diskutim socialistët e Përrenjasit duhet ta bëjnë sy më sy çdo ditë, nga mëngjesi në darkë, me elektoratin, sepse duke votuar për Olsi Komicin në Librazhd dhe Ela Toçkën në Prrenjas, reforma në drejtësi do të vazhdojë përpara. Kandidatë të tillë, sipas tij, tregojnë se Partia Socialiste i jep mundësi të gjithëve atyre që punojnë me ndershmëri të përfaqësojnë komunitetet e tyre.

“E patë listën e bufit? Mos e shihni fare, se s’ka asnjë nga ne aty. Të vësh Olsin apo Elën përballë Kujtim Gjuzit, të kemi ne vëllezër e motra që mund të çojnë votën tek ai, pa hyrë pastaj te këto partiçkat e reja. Që imagjinoni u frynë si gjela e s’gjetën kandidat, dhe vunë babën e vet. Që të vegjël me hile, edhe pse aq të vegjël s’janë. E provuan një herë si dolën në 2013, se i kemi pasur përballë, mbani mend? Atëherë quhej Aleanca Kuqezi. Prapë ata janë, nuk ka të rinj”, deklaroi Balla.

Vetëm Partia Socialiste ka sjellë kandidatë të rinj, sipas Ballës, përmes Deputetit që Duam, madje edhe nga diaspora.

“Një ndër 4 kandidatë ka ardhur nga një proces i hapur përmes Deputetit që Duam. Partia Socialiste është e vetmja dritare. Kemi dhe përfaqësues të diasporës. Vera Ndreca, profesoreshë në Universitetin e Kardifit, konkurron në Shkodër. Edhe diaspora vetëm te PS ka përfaqësues. Ju gënjyen ata, asnjë nuk vunë as te lista e bufit, as e këtyre bufave të vegjël që e shesin veten për të rinj”, përfundoi ai. /j.p/

The post Balla nga Përrenjasi: Jo më pensione nën 200 euro, angazhim për mandatin e ardhshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedia për Shën Valentin! Çifti prej 3 muajsh të fejuar, u aksidentuan pas festës në Pogradec

15 February 2025 at 11:37

Një festë e kthyer në tragjedi! Ky “Shën Valentin” rezultoi fatal për çiftin Zef Sinani dhe Megi Xhetani, përkatësisht 34 dhe 20 vjeçe, të cilët kishin vetëm 3 muaj të fejuar së bashku. Ata kishin shkuar për ta festuar “Shën Valentinin” në Pogradec dhe të kalonin një ditë të veçantë, por kthimi rezultoi fatal për […]

The post Tragjedia për Shën Valentin! Çifti prej 3 muajsh të fejuar, u aksidentuan pas festës në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin e Pishkashit, i fejuari ende në gjendje kritike

15 February 2025 at 10:25

Është zbardhur identiteti i të resë që humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar mesnatën e kaluar, rreth orës 00:10 në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, pranë fshatit Pishkash. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasja Megi Xhetani, rreth 20 vjeçe. Ajo ishte pasagjere në automjetin tip “Mercedes Benz”, me targa “AA 716 KS”, që drejtohej […]

The post EMRAT/ Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin e Pishkashit, i fejuari ende në gjendje kritike appeared first on BoldNews.al.

❌
❌