Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ Gazetarja: Veliaj në burg, Piramidës i bien pllakat! “FUSHA” dhe “EDIL-AL” kanë marrë 15 mln euro

By: Oldi
10 July 2025 at 16:16

Prej disa muajash Tirana ndodhet pa kryebashkiak pas arrestimit të Erion Veliajt. Kryeqyteti i Shqipërisë është zhytur nga pisllëku, ndërsa infrastruktura po degradohet çdo ditë dhe më shumë. Së fundmi gazetarja Beti Njuma ka ndarë në rrjetet sociale pamje të Piramidës së Tiranës ku duket se i kanë rënë pllakat. Njuma shprehet se kompanitë “FUSHA” […]

The post FOTO/ Gazetarja: Veliaj në burg, Piramidës i bien pllakat! “FUSHA” dhe “EDIL-AL” kanë marrë 15 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Lartë rrëzon shpresën e Veliajt për lirimin nga qelia

8 July 2025 at 14:21

Pas një seance 2-orëshe mesditën e së martës, Gjykata e Lartë rrëzoi shpresat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për lirimin nga qelia dhe vendosi që të lërë në fuqi masën e tij të arrestit me burg. Vendimi u mor nga trupa e Kolegjit Penal me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pasi dëgjoi argumentet, pjesë e […]

The post Gjykata e Lartë rrëzon shpresën e Veliajt për lirimin nga qelia appeared first on Reporter.al.

Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

8 July 2025 at 07:58

Në orën 12:00, trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pritet të mblidhet për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të […]

The post Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë appeared first on Reporter.al.

Rama ndan pamje nga fushat me livando në Gramsh

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Bimët aromatike mjekësore, janë kthyer në një potencial të rëndësishëm për eksportet bujqësore që gjenerojnë të ardhura në rritje për fermerët, ekonominë lokale dhe nxitjen e punësimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga fushat me livando në Kushovë të Gramshit.

Gramshi është një ndër zonat ku spikat kultivimi masiv i livandos, bimës aromatike dhe kurative që përveç bukurisë, përfaqëson një burim të rëndësishëm të ardhurash për banorët.

Parcelat e mbjella me livando në Kushovë të Gramshit, janë tashmë dhe  vend tërheqës për turizmin.

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë lloje bimësh, të cilat formojnë thuajse 32 % të të gjithë florës së Evropës.

Produktet më të rëndësishme të eksportit janë sherbela, rigoni, trumza, livanda, etj. Është regjistruar një fluks i vogël, por në rritje i eksportit të vajrave esencialë, si edhe një rritje e kapacitetit përpunues në vend.

Baza e prodhimit përbëhet kryesisht nga BMA-të e egra që gjenden në të gjithë vendin.

Biodiversiteti i pasur në Shqipëri përfaqëson një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të BMA-ve.

Më shumë se, 400 specie janë identifikuar si BMA të florës shqiptare, nga të cilat më shumë se 200 specie mblidhen dhe tregtohen.

BMA-të janë një sektor i rëndësishëm i ekonomisë rurale. Sondazhet tregojnë se, në disa zona rurale pothuajse të gjitha familjet marrin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre nga grumbullimi i BMA-ve. /j.p/

 

1 nga 4

The post Rama ndan pamje nga fushat me livando në Gramsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Thirret në SPAK biznesmeni Shkëlqim Fusha

By: Ela
24 April 2025 at 13:18

Biznesmeni Shkëlqim Fusha është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Fusha është shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet e thirrjes apo natyra e hetimit për të cilin është thirrur. Paraqitja e tij në SPAK vjen në një kohë kur institucioni […]

The post Thirret në SPAK biznesmeni Shkëlqim Fusha appeared first on BoldNews.al.

Nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

By: E.K
24 April 2025 at 13:29

Biznesmeni, Shkëlqim Fusha është paraqitur në SPAK mesditën e sotme. Në pamje shihet momenti teksa sipërmarrësi futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë që Shkëlqim Fusha është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, i akuzuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të […]

The post Nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK appeared first on FaxWeb.

Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

By: user 4
24 April 2025 at 13:41

Biznesmeni Shkëlqim Fusha është paraqitur sot në SPAK, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet e thirrjes. Fusha, një nga përfituesit kryesorë të tenderëve të Bashkisë Tiranë, është lidhur në hetimet për lejet e ndërtimit të firmosura nga Erion Veliaj, përfshirë një leje në Yrshek për kompaninë ‘Fusha Shpk’.

Sipas SPAK, pas dhënies së këtyre lejeve, kompania e Fushës ka transferuar shuma të mëdha parash tek dy avokate të lidhura me Ajola Xoxën, bashkëshortja e Veliajt, të cilat më pas kanë kaluar fondet në llogarinë e OJF-së ‘Harabel’, që kontrollohet prej saj. Paratë dyshohet se janë përdorur për qiratë dhe shpenzimet personale të Xoxës, përmes kontratave fiktive dhe sponsorizimeve të pa deklaruara.

Prokuroria po heton për korrupsion aktiv dhe pasiv, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, duke e konsideruar skemën si një rrjet të mirëorganizuar klientelizmi për përfitime të paligjshme nga fondet publike.

The post Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati appeared first on Lapsi.al.

Hetimi ndaj Erion Veliajt/ Biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

By: V K
24 April 2025 at 13:27

Mesditën e sotme, biznesmeni Shkëlqim Fusha, është paraqitur në Prokurorisë së Posaçme.

Në pamje shihet momenti teksa sipërmarrësi futet në ambientet e SPAK.

Kujtojmë që Shkëlqim Fusha, është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, i akuzuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e “detyrim paraqitje”, ndërsa biznesmeni njihet si përfitues i tenderave nga Bashkia e Tiranës.

Gjithashtu, nën hetim janë edhe biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule.

The post Hetimi ndaj Erion Veliajt/ Biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

24 April 2025 at 13:20

Biznesmeni, Shkëlqim Fusha është paraqitur në SPAK mesditën e sotme. Në pamje shihet momenti teksa sipërmarrësi futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë që Shkëlqim Fusha është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, i akuzuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e “detyrim paraqitje”, ndërsa biznesmeni njihet si përfitues i tenderave nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu nën hetim janë edhe biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule.

The post Nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

Përurohet fusha e re në shkollën “At Zef Pllumi”, Duka: Misioni ynë i përbashkët, edukimi i fëmijëve

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Është inauguruar fusha e re e futbollit e akademisë “Etien Football Academy” në shkollën “At Zef Pllumi” në Tiranë.

Ky është një investim cilësor i akademisë, ku ambienti është rikonstruktuar plotësisht dhe është bërë funksional e modern për fëmijët e akademisë, të shkollës dhe të zonës përreth.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Drejtoresha e shkollës “At Zef Pllumi”, Anila Barxho, Drejtuesja e akademisë “Etien Football Academy”, Gelda Lilo, prindër, përfaqësues të medias, etj.

Në fjalën e tij, Duka vlerësoi këtë investim të rëndësishëm në një nga zonat më të populluara të Tiranës.

Ai theksoi me krenari faktin që akademia drejtohet nga një grua, duke nënvizuar se kontributi i grave në sport është shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm.

Duka përsëriti sërish thirrjen për të gjithë të interesuarit që duan të bashkëpunojnë me Federatën e Futbollit nëpërmjet projektit “100 fushat”, për të ndërtuar sa më shumë fusha cilësore për fëmijët në të gjithë vendin.

“Padyshim që misioni ynë është i njëjtë, i përbashkët dhe objektivi ynë është edukimi i fëmijëve. Ne tentojmë që ta bëjmë këtë nëpërmjet futbollit dhe ju në të gjithë komponentët e edukimit të fëmijëve”, tha ai.

“Në objektivat e punës sonë është përmirësimi i infrastrukturës dhe kjo është një dëshmi e këtij përmirësimi. Kjo fushë do t’u shërbejë fëmijëve që janë këtu, por jo vetëm kjo, por edhe fushat e tjera ku ata stërviten dhe luajnë, do t’u shërbejnë edhe fëmijëve të shkollës. Padyshim që kemi akoma më shumë nevojë, sidomos në Tiranë, për shumë e më shumë fusha sportive, edhe për arsye të dendësisë së popullsisë që ka Tirana, por edhe për arsye të mungesës së sipërfaqeve”, shtoi Duka.

“Dua të përmend edhe një fakt tjetër që është vërtet në prioritetet e Federatës së Futbollit: që të kemi sa më shumë vajza dhe gra në futboll. Jo vetëm në fushë, duke luajtur dhe gjykuar, por edhe si zonja sot që drejton këtë akademi shumë të suksesshme në Tiranë, një shembull shumë i mirë suksesi”, vijoi ai.

Drejtuesja e “Etien Football Academy”, Gelda Lilo, u shpreh se është një emocion i madh inaugurimi i fushës së re. Ajo falënderoi FSHF-në dhe Presidentin Duka për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës “At Zef Pllumi”, Anila Barxho, theksoi se fusha e re do të jetë e vlefshme për të gjithë fëmijët e zonës dhe falënderoi Presidentin Duka për gjithçka ka bërë për zhvillimin e futbollit në vendin tonë. /j.p/

The post Përurohet fusha e re në shkollën “At Zef Pllumi”, Duka: Misioni ynë i përbashkët, edukimi i fëmijëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fusha e re me bar natyral në “Shtëpinë e Futbollit” po merr formë

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” po punohet me ritme të larta për ndërtimin e fushës së re me bar natyral.

Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se, deri tani ka përfunduar pjesa më e madhe e punimeve ndërtimore, ndërsa po avancon edhe puna për sistemin e drenazhimit.

Në ditët e ardhshme do të vijojë puna me fazat e tjera për të përmbyllur me sukses këtë investim të rëndësishëm në “Shtëpinë e Futbollit”.

Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të strategjisë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, po finalizon disa projekte të rëndësishme në mbarë Shqipërinë, ndërsa shumë projekte të reja do të nisin së shpejti.

Fusha e re me bar natyral në “Shtëpinë e Futbollit” do të shërbejë si një hapësirë moderne për stërvitjen e ekipeve kombëtare dhe për organizimin e turneve të ndryshme nga FSHF në vazhdim.

/r.e/j.p/

The post Fusha e re me bar natyral në “Shtëpinë e Futbollit” po merr formë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investoi në vendlindje pas 11 vitesh emigracioni në Firence, Rama sjell shembullin e Ndoc Fushës

31 March 2025 at 22:14

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot shembullin e Ndoc Fushës, i cili pas 11 vitesh emigracion në Firence, ku ndërtoi me punë dhe pasion një biznes të suksesshëm ndërtimi, ka bërë zgjedhjen e zemrës duke u rikthyer në vendlindje.

“Në Bardhaj të Shkodrës, ai ka ngritur një restorant për evente, duke sjellë një frymë të re në shërbim dhe mikpritje, por pa harruar traditën e të parëve”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë, shtoi kreu i qeverisë, “që edhe me krijimin e shoqatës “Besa Shosh”, ai ka vënë në jetë një mision që shkon përtej biznesit, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të Dukagjinit.

“Jashtë fitova para, por këtu fitova qetësinë. Nuk jam penduar asnjë ditë që jam kthyer”, thotë ai.

“Në vitin 1998 jam larguar për një jetë më të mirë, si një pjesë e madhe e rinisë shqiptare për të jetuar më mirë. Jam larguar në drejtim të Italisë në Firence, kam emigruar për 11 vite”, tregon Fusha.

Ai rrëfen se ka punuar në ndërtim dhe ka ngritur një firmë ndërtimi në emigrim, teksa shprehet se që kur iku u largua me mendimin për t’u kthyer.

“Me ato kontribute që ruajta gjatë viteve kam investuar këtu në fshat, një bar-restorant, i shërbej komunitetit”, thotë ai.

Ai shprehet shumë i kënaqur dhe nuk pendohet kurrë për rikthimin në vendlindje.

“Çdo njeri që largohet për një jetë më të mirë, për të bërë një ndryshim duhet të mendojë një rikthim aty nga kemi dalë, sepse Shqipëria ka nevojë për ne, se ne do ta bëjmë Shqipërinë, ne do ndihmojmë vendin tonë”, shprehet Fusha.

“Ato vite jashtë ishin vetëm vite pune dhe aktivitet, ndërsa këtu bën një jetë shumë të mirë për arsye se kur nuk të mungojnë njerëzit e tu nuk të mungon asgjë”, thotë ai.

Ndoc Fusha rrëfen se mendoi të investonte diçka dhe për traditën dhe folklorin, për trashëgiminë e kulturës veriore kryesisht, që të mos harrohen dhe të lihet diçka për brezat që t’i kujtojnë.

“Shqipëria ka ndryshuar dhe po ndryshon dhe do të garantojë jetë për shqiptarët dhe për ne në këtë vend shumë më të mirë”, thotë ai, teksa u bën thirrje të gjithë njerëzve që kanë mundësi ekonomike sado pak, të investojnë në Shqipëri. /j.p/

 

The post Investoi në vendlindje pas 11 vitesh emigracioni në Firence, Rama sjell shembullin e Ndoc Fushës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK paraqet prova të reja kundër Veliajt, shtyhet seanca në Apel

11 March 2025 at 18:34

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të akuzuarve të tjerë të kësaj çështjeje në Gjykatën e Posaçme të Apelit u shty pasditen e së martës, për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja. Sipas koordinatores për të drejtën e […]

The post SPAK paraqet prova të reja kundër Veliajt, shtyhet seanca në Apel appeared first on Reporter.al.

FSHF përfundon mini-fushën e re me bar artificial në “Shtëpinë e Futbollit”

11 March 2025 at 16:33

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit ka përfunduar me sukses ndërtimin e mini-fushës së re me bar artificial në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Punimet nisën më 31 janar dhe përfunduan më 10 mars, duke u realizuar në kohë rekord falë angazhimit maksimal të FSHF-së.

Kjo fushë është tashmë gati për të pritur aktivitetet e ekipeve kombëtare dhe evente të ndryshme sportive, teksa ditën e djeshme akademia ‘Elite Youth’ ka zhvilluar stërvitje në ambientet e reja.

Ky është investimi i tretë i këtij lloji brenda kompleksit të “Shtëpisë së Futbollit”, i cili po shndërrohet në një qendër multifunksionale.

Paralelisht, vijojnë me ritme të larta punimet për fushën e katërt me bar natyral, që do të plotësojë më tej kapacitetet e këtij kompleksi.

Në vijim të zhvillimeve infrastrukturore, së shpejti pritet të nisin edhe punimet për ndërtimin e hotelit të ekipeve kombëtare. Një projekt i rëndësishëm që do të sigurojë kushte optimale akomodimi për ekipet përfaqësuese.

1 nga 4

/a.f/

The post FSHF përfundon mini-fushën e re me bar artificial në “Shtëpinë e Futbollit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Minifusha e re në “Shtëpinë e Futbollit” drejt përfundimit

28 February 2025 at 15:49

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Punimet për ndërtimin e minifushës së re me bar artificial në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” janë drejt përfundimit dhe pritet që shumë shpejt ajo të jetë gati për përdorim.

Minifusha është ndërtuar brenda një kohe të shkurtër falë punës intensive dhe angazhimit maksimal të FSHF-së, duke siguruar një infrastrukturë cilësore dhe funksionale.

Kjo hapësirë brenda “Shtëpisë së Futbollit” do të shërbejë për aktivitete të ndryshme stërvitore të ekipeve kombëtare, si dhe për organizimin e eventeve të tjera nga Federata e Futbollit.

Ndërkohë, me ritme të larta po vijojnë edhe punimet për ndërtimin e fushës së tretë me bar natyral në “Shtëpinë e Futbollit”. /j.p/

1 nga 2

The post Minifusha e re në “Shtëpinë e Futbollit” drejt përfundimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj: Kurrë s’kam dhënë e marrë asnjë favor të asnjë natyre me sipërmarrësin Fusha

22 February 2025 at 11:42

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në masën “Arrest me burg” me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe me vendim të Gjykatë Speciale Antikorrupsion, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale.

Veliaj thekson se në akt-akuzën e ngritur ndaj tij rezulton edhe konsulenca e sipërmarrësit  Shkëlqim Fusha, me dy avokate që ushtrojnë lirinë e profesionit pa lejen e Nesti Dados, për një projekt në jug.

“Shkëlqim Fusha është shtrënguar me masën detyrim paraqitje për këtë poezi hermetike të violinistit dështak, që më tha, “mos kujto se vetëm ju keni haber nga arti, unë kur isha i vogël i bija violinës”!!!”, shkruan Veliaj.

Veliaj shprehet se “viktima e Nesti Dados për shkakun tim, që kurrë s’kam dhënë e marrë me të asnjë favor të asnjë natyre, Shkëlqim Fusha, ka paguar dy avokate. 9 mijë euro! Për punët e tij në Vlorë e Himarë. Por, meqë këto të dyja njihen me avokaten që kam në shtëpi, pra Ajolën, ky është korrupsion, sepse Shkëlqimi ka marrë punë nga bashkia dhe të njohurat e sime shoqeje kanë marrë punë nga Shkëlqimi”.

Postimi i plotë i kryebashkiakut Erion Veliaj:

“Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s’kishte bërë gjë”.

Kështu nis “Procesi” i Franc Kafkës, libri kult i absurdit, të cilin mua më ra ta  lexoj e ta admiroj aq shumë, sa që fati ma dhuroi, përmes një kllouni si Nesti Violina, që edhe ta jetoj, prapa hekurave! Këtu kemi edhe televizor dhe kështu më bie të shoh edhe sesi “Procesi” im vazhdon të shkruhet në gjirizët mediatikë, nga një grup karnavalesh të bërë bashkë, fut e bjer, duke iu referuar dosjes shumëfaqëshe të idiotësive të Ols Angonit.

Si çdo ditë, ku i privuar nga liria pa gjyq dhe nga mundësia për t’u ballafaquar me karnavalet nëpër gjiriza apo me Kafkën tim (ndjesë të ndjerit Franz, po Olsi është si kafkë e mbështjellë me shollë), po vazhdoj t’ju argëtoj me “dyshimet e arsyeshme” të akt-akuzës absurde.

Konsulenca e një sipërmarrësi të nderuar si Shkëlqim Fusha, me dy avokate që ushtrojnë lirinë e profesionit pa lejen e Nesti Dados, për një projekt në jug, rezulton në akt-akuzën ndaj meje si korrupsion në Tiranë!

Ja argumentimi i Kafkës tim:

ka marrë leje për një bashkëfshatar, shtëpi njëkatëshe në Yrshek;

ka marrë mbrapsht garancinë e punimeve në Sheshin Skënderbej;

ka marrë pagesë për një nga 7 lotet e pastrimit, kur pastrimin e bënin privatët në Bashkinë e Tiranës.

Kuptuat gjë? Me siguri jo! Po, ama, Shkëlqim Fusha është shtrënguar me masën detyrim paraqitje për këtë poezi hermetike të violinistit dështak, që më tha, “mos kujto se vetëm ju keni haber nga arti, unë kur isha i vogël i bija violinës”!!!

Pra, me durim: Viktima e Nesti Dados për shkakun tim, që kurrë s’kam dhënë e marrë me të asnjë favor të asnjë natyre, Shkëlqim Fusha, ka paguar dy avokate. 9 mijë euro! Për punët e tij në Vlorë e Himarë. Por, meqë këto të dyja njihen me avokaten që kam në shtëpi, pra Ajolën, ky është korrupsion, sepse Shkëlqimi ka marrë punë nga bashkia dhe të njohurat e sime shoqeje kanë marrë punë nga Shkëlqimi.

  1. Leja e ndërtimit është e drejtë pa konkurim, pra e merr ai që e ka tokën ose kontratën me pronarin e tokës. Ols Angoni, si pronar ndërtues e di mirë këtë, ndërsa unë as nuk e di kush është ky Gentian Karaj, që paska bërë shtëpi njëkatëshe në Yrshek, siç nuk di dhe s’kam detyrë të di kush janë pronarët e pafundëm që marrin leje në Bashkinë e Tiranës. Se ndryshe nga Nesti Dado, unë as jam spiun, as jam xhins spiuni, as kam punuar noter në port, as kam qenë zëmarrës dhe zëdhënës i prokurores së përgjithshme, as jam pronar, as jam ndërtues, as bëj prokurorin për llogari të partisë së Ols Violinës.

Pra, sipas Olsit, ai mund të bëjë pallat me firmën time, ndërsa unë bëj korrupsion pse firmos lejen e shtëpisë së Gentianit në Yrshek.

  1. Garancia e kontratës është detyrim ligjor që çdo subjekt ta ketë përpara se të nisë një punë, dhe nëse puna kryhet sipas standardeve, ajo (garancia) i kthehet subjektit. Pra, është detyrim jo pazar, negociatë, opsion apo ia bëfsha racën, korrupsion! Plus kompania “Fusha” ka punuar për Sheshin edhe në kohën e hovit të Edi Ramës, edhe në kohën e pampersit të Lul Bashës, edhe në kohën time.

Për shembull, garanci punimesh ka dhënë edhe firma që bëri ndërtesën e UKT-së, të cilën bujarisht ia falëm SPAK-ut, madje thamë hallall se do bëjë punë të mira për drejtësinë e munguar. Tjetër mesele kjo, po ishalla s’është gjithë SPAK-u violinë e prishur, si ky kastraveci që më ra mua për hise, se pastaj i bie që të kemi nxjerrë sytë për të vënë vetulla.

  1. Fusha ka marrë “këstin mujor të lotit të pastrimit”, e po pastaj?! Fusha ka bërë pastrimin në Tiranë që nga viti 2000 gjer në 2024, kur Bashkia e kaloi 100% si shërbim në kompani publike. Madje, siç doli në thertoren e Erjon Kasapit, Fusha ishte penalizuar sepse inspektorët e bashkisë kishin vërejtje mbi pastrimin e disa pikave. Pra, nuk ka marrë më shumë, ka marrë më pak, e nga vjet nuk ka marrë fare shërbim pastrimi. Kompania publike “Eco Tirana”, një bashkëpunim mes Tiranës-Veronës-Vicenzës, e shtetëzoi totalisht shërbimin privat.

Dhe për të gjitha këto “favore”, ky sipërmarrës i ka dhënë 9 mijë Euro për konsulencë juridike një të njohurës së gruas sime, e cila sipas Ols Violinës meqë njeh gruan time ka bërë korrupsion për mua që nuk e njoh, por që me mendjen e Nesti Dados ia kam dhënë Fushës gjithë sa më lart, për t’i marrë 9 mijë Euro përmes një të panjohure që njeh gruan time. Natyrisht, Olsi ka të gjithë imbecilitetin dhe malinjitetin ta fantazojë e ta shkruajë në emër të drejtësisë së re këtë skeç satirik në lëkurën time, por nuk ka kokërr prove ama, që ta mbështesë, përveç bindjes së tij absolute që ku ka një grua ka një dyshim të arsyeshëm.

Kuptuat gjë? Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo, fatkeqësisht këto Lali i ka dëgjuar nga Kafka i tij atë ditë, kur i vajta në audiencën haluçinante, dhe i ka lexuar në dosjen që Kafka i dorëzoi Kasapit dhe Kasapi i vuri vulën e arrestit me burg.

Domethënë, Fusha në Yrshek ka bërë një kat shtëpi fshati për një nevojtar që kërkonte sevap; në Shesh ka marrë hakën pas garancisë që vetë vuri e që i takon; dhe në shërbimin e pastrimit ka marrë kusurin, pasi janë zbritur punët e pakryera.

Zotërisë i është dhënë leja për sevapin, haka për punën dhe kusuri për shërbimin. Këto i njeh ligji dhe kodi etik e shoqëror. Ekzaktësisht çfarë nuk njeh Kafka im: Ligjin dhe Kodin Etik, se atë shoqërorin është gjynah t’ia kërkosh një individi të devijuar psiko-emocionalisht, sa nga violina dhe sa nga trampolina.

Si i tillë, ai njeh për “sevap” marrjen përdore për ta bërë nga violinist-noter-ndërtues-zëmarrës-zëdhënës-prokuror-persekutor. Në vend të hakut njeh “hakmarrjen” për katet që s’i takonin kur telefononte me atë zërin si violinë në sordinë “o kryetar, si i bahet me atë lejen time?” dhe si kusur ai kupton shërbimet banale me letra anonime!

Procesi i Kafkës tim vazhdon.

Qofshi me shëndet dhe paçi një ditë të mbarë!

1 nga 4

 

/k.s/ /a.g/

The post Veliaj: Kurrë s’kam dhënë e marrë asnjë favor të asnjë natyre me sipërmarrësin Fusha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë

16 February 2025 at 17:01

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprat penale korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat […]

The post Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë appeared first on Reporter.al.

Nga faturat fiktive tek vila në Qerret, SPAK zbërthen korrupsionin e Sulës, Fushës dhe Bektashit

10 February 2025 at 17:51

Pjesë e dosjes së Erion Veliaj janë edhe 5 biznesmenë, të cilët njihen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës, si dhe lejeve të ndërtimit. Më koonkretisht bëhet fjalë për Gentian Sulën, Shkëlqim Fushën, Fatmir Bektashin, Meriman Palushin dhe Sokol Kryeziun, ndaj të cilëve GJKKO ka miratuar masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK […]

The post Nga faturat fiktive tek vila në Qerret, SPAK zbërthen korrupsionin e Sulës, Fushës dhe Bektashit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌