Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Debat në seancën gjyqësore/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit

By: V K
1 July 2025 at 14:16

Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u ndërpre sërish sot, pasi për të dytën herë radhazi avokatët mbrojtës braktisën sallën.

Kësaj here, ishte avokatja Elda Zotaj, përfaqësuese ligjore e Altin Ndocit, ajo që u largua nga seanca, pak çaste, pasi kërkoi përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Engjëllushe Tahiraj.

Zotaj akuzoi gjyqtaren për qëndrim të njëanshëm dhe intimidim ndaj përfaqësuesve ligjorë të të pandehurve, duke kërkuar largimin e saj nga çështja.

Pas largimit të saj, gjykata u detyrua të ndërpresë procesin, duke mos mundur të zhvillojë pyetjen e planifikuar ndaj të penduarit të tretë të çështjes, Skerdo Tasi, i cili kishte zënë vendin në karrigen e dëshmitarit.

Në pjesën e mëparshme të seancës, që zgjati rreth dy orë dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për të vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Endrit Alibej.

Gjithashtu, u miratua edhe dorëzimi i procesverbaleve të deklarimeve të dhëna nga Alibej në vitin 2022, përpara se të firmoste marrëveshjen e bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë se edhe seanca e kaluar e këtij procesi, u ndërpre pas një largimi demonstrativ nga salla të katër avokatëve të të pandehurve, të cilët më pas u ndëshkuan me gjoba nga gjykata.

Procesi ndaj Altin Ndocit dhe të bashkëpandehurve të tjerë në dosjen “Plumbi i Artë”, vijon të përballet me pengesa dhe tensione të vazhdueshme, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet në një datë të re që ende nuk është bërë publike.

The post Debat në seancën gjyqësore/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit appeared first on Albeu.com.

Vijon procesi i rinumërit të votave në Tiranë

By: user7
25 June 2025 at 12:43

Procesi i rinumërimit të votave vijon në qarkun e Tiranës teksa janë hapur 798 kuti nga 1282 në total, ose 62% e kutive. Partia Demokratike-ASHM deri më tani nga rinumërimi i zbriten 418 vota, ndërkohë që Partisë Socialiste 316 të tilla.

Bëhet me dije se pjesa më e madhe e këtyre votave janë të pavlefshme, ose vota partive të vogla. Nga rezultati aktual Nisma Shqipëria Bëhet ka 37 vota të pamerituara, PSD 29 vota, Lëvizja Bashkë 33 vota ndërsa Partia Mundësia ka 30 vota më shumë.

Procesi i rinumërimit, i cili nis më 11 qershor, zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe në të do të angazhohen 24 grupe numërimi. Vendimi për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave u mor nga KAS pas kërkesës së dy anëtarëve të tij që mbështetën kërkesat e opozitës.

The post Vijon procesi i rinumërit të votave në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

“Mjekë për Shqipërinë”, Koçiu: Katër mjeke të reja përforcojnë shërbimin në Vlorë

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot shembullin e katër të rejave që kanë aplikuar në portalin “Mjekë për Shqipërinë” pas përfundimit të studimeve për mjekësi dhe tashmë u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në Vlorë.

Ministrja Koçiu shprehet se “katër mjeket e reja, kanë aplikuar në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, një proces që garanton transparencë dhe meritokraci”.

Ministrja Koçiu u ka uruar mjekeve të reja një rrugëtim të mbarë në shërbim të qytetarëve!

Njëherësh, mjekja Afërdita Baçi, e specializuar si gastrohepatologe, shpjegon se përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” ka aplikuar për pozicionin vakant të gastrohepatologes në spitalin rajonal Fier.

“Pasi kalova fazës e parë, sapo dhashë intervistën me gojë për këtë pozicion dhe jam në pritje për fazën e tretë”, tha ajo.

Ndërsa, mjekja tjetër Kristela Pepa thotë se pas përfundimit të studimeve për Mjekësi të Përgjithshme në Romë, vendosi që të kthehet në Shqipëri për t’u shërbyer qytetarëve në vendin e saj.

“Aplikova dhe u bëra pjesë e portalit “Mjekë për Shqipërinë” ku kalova fazën e parë të vlerësimit të dosjes. Pasi u informova për pikëzimin tani po bëj fazën e dytë të intervistës me gojë”, u shpreh Pepa.

Eni Llaka, është gjithashtu një tjetër mjeke e përgjithshme që shprehet se ka përfunduar studimet në vitin 2024. “Aplikova në portalin “Mjekë për Shqipërinë” për një vend pune.

“Mbarova fazën e parë dhe tani sa përfundova fazën e dytë të intervistës me gojë”, pohoi ajo.

Gjithashtu, një tjetër mjeke që u është bashkuar ekipeve shëndetësore është Erisa Hasani. Mjekja u shpreh se ka mbaruar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në shtator të vitit 2024. “Jam licensuar në mars 2025, më pas aplikova në portal për një vend punë në një NJVKSH (Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor) në Sarandë dhe tani jam në pritje të fazës tjetër”, tha ajo.

Gjatë vitit 2024 dhe deri më 31 mars 2025, përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, janë punësuar 345 mjekë dhe 1575 infermierë.

Portali “Mjekë për Shqipërinë”, vjen si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, duke garantuar që profesionistët e kualifikuar të kontribuojnë në kujdesin për pacientët.

/e.i/a.f/

The post “Mjekë për Shqipërinë”, Koçiu: Katër mjeke të reja përforcojnë shërbimin në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis procesi i spërkatjes për largimin e gjarpërinjve në zonën e Liqenit të Tiranës

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit bëri të ditur sot se në zonën e Liqenit të Tiranës ka nisur procesi i spërkatjes me qëllim largimin dhe menaxhimin e pranisë së gjarpërinjve.

Përmes një njoftimi për qytetarët, APR nënvizon se ky është një veprim periodik, i ndërmarrë për të garantuar sigurinë publike dhe për të reduktuar rrezikun nga kontaktet e padëshiruara me faunën e egër.

APR u bën thirrje të gjithë qytetarëve që frekuentojnë këtë zonë të tregojnë kujdes të shtuar, si për veten ashtu edhe për kafshët e tyre shtëpiake, veçanërisht qentë.

Sipas njoftimit, rekomandohet që të shmangen shëtitjet jashtë shtigjeve të caktuara, qentë të mbahen të lidhur dh të mos lejohen fëmijët që të luajnë në zonat me bar të lartë apo pranë bimësisë së dendur.

/e.i/j.p/

The post Nis procesi i spërkatjes për largimin e gjarpërinjve në zonën e Liqenit të Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

1000 punonjës policie të angazhuar për mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Sot, 27 mijë maturantë iu nënshtruan sot të Maturës Shtetërore për lëndën e matematikës.

Policia e Shtetit bën me dije se procesi përfundoi pa probleme për sa i përket rendit dhe sigurisë publike.

Në njoftim thuhet se Policia e Shtetit angazhoi 1000 punonjës për shoqërimin e materialeve për zhvillimin e provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ruajtjen e tyre, garantimin e rendit dhe sigurisë në ambientet e jashtme ku u zhvillua provimi, si dhe shoqërimin e materialeve dhe fletëve të provimit.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe u uron maturantëve suksese në provimet e radhës.

Nga mbarëvajtja e Maturës Shtetërore dhe materiale nga Policia e Shtetit në shkollat në të gjit...
1 nga 21

/e.i/j.p/

The post 1000 punonjës policie të angazhuar për mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bufi: Projekt për prodhimin e peletave të ngrohjes në shkolla përmes kompostimit

Tiranë, 13 qershor /ATSH/ Kompostimi është një proces që ul sasinë e mbetjeve, duke përmirësuar mjedisin dhe duke i shërbyer komunitetit pasi kthen në pleh organik mbetjet me prejardhje bimore dhe shtazore.

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë gjermane, që përmes Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (German Agency for International Cooperation- GIZ), ka mbështetur disa bashki në vend, mes tyre edhe bashkinë e Roskovecit për ndërtimin e fushave të kompostimit që mundësojnë trajtimin e mbetjeve të gjelbra të fermave, serrave dhe mbetjeve organike të familjeve.

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi u shpreh në një prononcim për mediet, se në fushën e kompostimit realizohet jo vetëm grumbullimi i kartonit dhe i letrës, por shitja e këtij produkti përmes një marrëveshjeje që i sjellë të ardhura më shumë kësaj bashkie.

“Ne realizojmë edhe grumbullimin e mbetjeve të gjelbërta, që në territorin e Roskovecit janë shtuar jo vetëm se është një zonë rurale dhe urbane, por edhe për faktin që kemi një shërbim të shtuar në sipërfaqet bujqësore. Gati 300 hektarë janë serra, ndaj përmes procesit të kompostimit të mbetjeve bimore ne arrijmë të prodhojmë pleh organik, të cilin sot e përdorim për nevojat e bashkisë, në gjelbërimin e sipërfaqeve të ndryshme edhe përmes një marrëdhënieje morale me fermerët që e sjellin vetë sasinë e mbetjeve të gjelbërta dhe ne u japim pleh për sipërfaqet e tyre”, tha Bufi.

Sipas Bufit, këto janë disa procese që realizohen sot në Roskovec, falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së GiZ.

“Ne jemi në një dëgjesë publike për të miratuar strategjinë e mbetjeve urbane që prodhohen në një territor të caktuar. Ne duam që në këtë vend të shtojmë edhe një shërbim tjetër që është i rëndësishëm. Dalin disa trungje, degëza që nuk arrijnë të kompostohen dhe kjo kërkon tjetër proces. Kemi përpunimin e ullirit, janë 450 mijë rrënjë ulliri, por bërsitë që dalin nga ky proces bashkë me degëzat dhe trungjet duam t’i përdorim për prodhimin peleta që përdoren për ngrohjen në shkolla. Pra, që bashkia Roskovec të mos nxjerr më para për blerjen e peletave për ngrohje”, u shpreh ajo.

Me anë të kompostimit ulet volumi i mbetjeve që menaxhohet nga bashkia, dhe njëkohësisht bashkia krijon të ardhura përmes shitjes së plehut organik që krijohet.

Ekonomia qarkulluese është një sistem ekonomik që synon minimizimin e mbetjeve nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm të burimeve. Në një ekonomi qarkulluese, mbetjet minimizohen dhe burimet përdoren më shumë ekonomikisht, në mënyrë afatgjatë, nëpërmjet ripërdorimit, riparimit dhe riciklimit të tyre.

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi në prononcimin për mediet
1 nga 18

/e.i/a.f/

The post Bufi: Projekt për prodhimin e peletave të ngrohjes në shkolla përmes kompostimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Votimi nga jashtë ishte model, kursyem rreth 2 milion euro nga kontrata me shërbimin postar

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot se procesi i votimit nga jashtë ka qenë model, ndërsa nga kontrata me shërbimin postar DHL ka kursyer 1.5 deri 2 milionë euro.

“Procesi i votimit nga jashtë, pa asnjë lloj droje e hezitimi them se ka shkuar shumë mirë. I kuptoj pretendimet e kujtdo subjekti zgjedhor, ka pasur problematika por duke i kalkuluar dhe efektin e këtyre problematikave, mendoj se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model. Episodet, veçanërisht ato të shpërndarjes së zarfeve në Greqi, me bindje për mua nuk e cenojnë këtë proces. Për mënyrën se si u organizua procesi dhe për integritetin e këtij procesi. Jam i ndërgjegjshëm që për opozitën kjo gjë nuk qëndron kështu, por jam i bindur për këtë gjë. Kursimi i parave në lidhje me votimin nga jashtë, s’e ka cenuar standardin e këtij procesi. Nëse nuk gaboj janë tek rreth 1.5-2 milionë euro të kursyera vetëm për pagesën e shërbimit postar. Sikurse thashë kemi kursime edhe nga aspekte të tjera të procesit të votimit dhe brenda vendit”, tha Celibashi.

Kryekomisionieri tha se puna në KQZ do të vazhdojë pa ndërprerje, ndërsa janë anuluar edhe lejet e verës për punonjësit e KQZ-së, pasi do të ketë angazhim të administratës së këtij institucioni në rinumërimin e votave për qarkun e Tiranës dhe Fierit.

“Do vazhdojmë pa ndërprerje, gjithë administrata do jetë në punë, kemi anuluar dhe lejet vjetore për gjithë stafin, për të qenë në punë edhe gjatë korrikun edhe gushtit. Me siguri që sikurse e thashë vetëm për këto dy qarqe do duhen 18-20 ditë, për të përfunduar procesin e rinumërimit, shto edhe ditët që do mund të duhen për ankimet në Kolegj. Edhe gjysma e parë e muajit gusht do na gjejë të angazhuar me procesin zgjedhor të 11 majit. Të dyja qarqet për 18 deri në 20 ditë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Celibashi nënvizoi faktin se KQZ nuk do të kërkojë fonde shtesë për procesin e rinumërimit të votave për qarkun Fier dhe Tiranë. “KQZ s’do kërkojë fonde shestë për këtë proces, kemi kursyer fonde nga procesi i votimit nga jashtë, nga kontrata që kemi me operatorin e shërbimit postar dhe aspekte të tjera të këtij procesi dhe procesit zgjedhor më tërësi. Nga një vlerësim paraprak, s’do kemi nevojë për fonde shtesë për këtë proces”, tha Celibashi.

/a.f/

The post Celibashi: Votimi nga jashtë ishte model, kursyem rreth 2 milion euro nga kontrata me shërbimin postar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtyhet procesi për të pandehurit e dosjes Metamorfoza

By: user7
26 May 2025 at 12:29

Është shtyrë për në datën 30 maj procesi në Gjykatën e Posaçme për të pandehurit e dosjes Metamorfoza.

Mësohet se shtyrja e seancës ka ardhur për shkak të mungesës së avokatëve të dy të pandehurve, konkretisht të Edmond Prekës dhe Xhevahir Litës.

Të pandehurit, Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xahevahir Lita, nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.

Kujtojmë se mbi të pandehurit e kësaj dosje rëndojnë një sërë akuzash të rënda, deri te planifikimi i vrasjeve, të zbuluara pas daljes së përgjimeve të SKY ECC.

The post Shtyhet procesi për të pandehurit e dosjes Metamorfoza appeared first on Lapsi.al.

Celibashi: Përfundon numërimi i votave nga jashtë

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri me dije sot se ka përfunduar, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë të hapur në 12 qarqet e vendit.

Sipas Celibashit, numërimi për kandidatët preferencial në votimin nga jashtë ka përfunduar në Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan.

Numërimi i votave të diasporës ka përfunduar po ashtu edhe për subjektet politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga 246 mijë votues të regjistruar në platformën elektronike PER, më shumë se 200 mijë votues kthyen zarfet me fletët e votimit për subjektet politike dhe kandidatët e votimit preferencial.

/a.f/

The post Celibashi: Përfundon numërimi i votave nga jashtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denoncimi për manipulimet e votave në Greqi/ KAS: Votat do numërohen

By: user7
14 May 2025 at 12:15

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar ankesën e PS ndaj vendimit për mos numërimin e votave të diasporës që kanë ardhur nga Greqia. Ky vendim u mor dy ditë më parë pas denoncimit për manipulime të mundshme nga ana e opozitës.

Në mbledhjen e datës 13.05.2025, KAS ka vendosur që votat që kanë ardhur nga diaspora në Greqi sërish të mbeten mënjanë dhe do të numërohen në fund të procesit. Pasi të numërohen votat e diasporës në 12 qarqet e vendit.

“Vendimi i Komisionerit nr. 1121, datë 12.05.2025, është nxjerrë në kundërshtim me shkronjën
“n” të pikës 1, të nenit 19, të Kodit Zgjedhor, sepse Komisioneri nuk mund të ushtrojë kompetenca, të cilat u janë njohur shprehimisht Rregullatorit ose KAS-it. Ky vendim është gjithashtu në kundërshtim me shkronjën “dh” të pikës 1, të nenit 20, të Kodit Zgjedhor, sepse miratimi i rregullave për procedurat e votimit, për administrimin dhe për numërimin e votave nga jashtë vendit është kompetencë ekskluzive e Rregullatorit. Kodi ka ngarkuar Rregullatorin me kompetencën për nxjerrjen e akteve me karakter normativ dhe, për këtë qëllim, i ka dhënë atij edhe një instrument të posaçëm pushteti, të cilin nuk e kanë organet e tjera drejtuese të KQZ-së.

Vendimet e Rregullatorit merren, si rregull, kur pro tyre votojnë së paku katër anëtarë. Aktet normative, sipas Kodit, janë akte që duhet të gëzojnë konsensus të lartë. Nxjerrja e akteve me karakter normativ drejtpërdrejt nga Komisioneri jo vetëm bie ndesh me një kompetencë të shprehur ligjërisht, por, për më tepër, godet pikërisht këtë pushtet të posaçëm ligjor që i është dhënë Rregullatorit dhe akteve të tij”, thuhet në vendim.

The post Denoncimi për manipulimet e votave në Greqi/ KAS: Votat do numërohen appeared first on Lapsi.al.

Elbasan/ Nis procesi i numërimit të votave për kandidatët

13 May 2025 at 18:20

Në të gjitha Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të shtatë bashkive të Qarkut Elbasan kanë nisur përgatitjet për numërimin e votave preferenciale për kandidatët e listës së hapur të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Ky proces është një hap i rëndësishëm pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, ku PS arriti të fitojë 10 nga 14 mandatet e këtij qarku. Mandatet e mbetura u ndanë mes Partisë Demokratike dhe Koalicionit për Shqipërinë Madhështore, të cilët fituan përkatësisht 4 mandate.

Partia Socialiste ka paraqitur një listë të hapur me 14 kandidatë për Qarkun e Elbasanit, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në procesin e numërimit të votave preferenciale. Ky proces do të përcaktojë renditjen përfundimtare të kandidatëve të PS në listën fituese, bazuar në mbështetjen individuale të votuesve.

  • Agron Gaxho
  • Desantila Tahiraj
  • Aulona Bylykbashi
  • Florenc Spaho
  • Ela Toçka
  • Olsi Komici
  • Saimir Hasalla
  • Shkelqim Bullari
  • Ervina Meta
  • Geldon Fejzo
  • Musa Coha
  • Arlind Kullolli
  • Sara Mila
  • Luan Duzha

Numërimi i votave preferenciale është një proces thelbësor për të garantuar transparencën dhe drejtësinë në përzgjedhjen e përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Shqipërisë.

Përgatitjet për këtë proces filluan në orën 17:00 të martën dhe, sapo të përfundojë përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm sipas ligjit zgjedhor, do të nisë zyrtarisht numërimi i votave për çdo kandidat.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasan/ Nis procesi i numërimit të votave për kandidatët appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet procesi i numërimit në Lushnje/ Fiton PS, ja sa vota mori secili subjekt politik

By: V K
13 May 2025 at 08:53

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në të dy Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në Lushnje, për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj.

Procesi është zhvilluar pa probleme dhe ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

KZAZ nr. 56 – Qyteti dhe rrethinat e Lushnjes

Në këtë zonë, ku përfshihen qyteti dhe zonat përreth, janë numëruar 64 kuti votimi.

Procesi i numërimit përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit. Nga 43,090 votues të regjistruar në listë, kanë votuar 17,650 qytetarë. Janë shpallur të pavlefshme 486 vota.

Rezultatet për subjektet politike në KZAZ 56:

Partia Socialiste (PS): 10,531 vota

Partia Demokratike (PD): 4,812 vota

Shqipëria Bëhet: 598 vota

Mundësia : 435 vota

PSD: 54 vota

KZAZ nr. 55 – Njësitë administrative të bashkisë Lushnje

Në këtë zonë janë përfshirë njësitë administrative të bashkisë Lushnje. Janë numëruar votat në 92 qendra votimi dhe procesi ka përfunduar rreth orës 06:00 të mëngjesit. Nga 24,890 votues pjesëmarrës, 1,071 vota rezultuan të pavlefshme.

Rezultatet për subjektet politike në KZAZ 55:

Partia Socialiste (PS): 15,847 vota

Partia Demokratike (PD): 5,782 vota

Shqipëria Bëhet: 1,206 vota

Mundësia: 446 vota

Në të dy zonat zgjedhore të Lushnjes, Partia Socialiste, ka dalë fituese me një diferencë të ndjeshme ndaj forcave të tjera politike.

The post Mbyllet procesi i numërimit në Lushnje/ Fiton PS, ja sa vota mori secili subjekt politik appeared first on Albeu.com.

Mbyllet procesi i votimit në paraburgimin e Vlorës, ja cila forcë politike kryeson

12 May 2025 at 23:00

Është mbyllur kutia e fundit e paraburgimit në qytetin e Vlorës. Nga numërimi i votave rezulton se Partia Socialiste ka fituar bindshëm 110 vota.

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore rezulton të ketë grumbulluar 30 vota. Sa u përket partive të vogla, rezukton të kenë fituar një pakicë votash.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet procesi i votimit në paraburgimin e Vlorës, ja cila forcë politike kryeson appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

12 May 2025 at 18:10

Në bashkinë Durrës, Njesia Administrative Ishëm ka përfunduar procesi i numërimit, ku fituese rezulton Partia Socialiste. Nga numërimi i 11 Qendrave të Votimit, Partia Socialiste ka arritur të grumbullojë 1147 vota. Duke pasuar Partia Demokratike me 939 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet rezulton me 32 vota

Koalicioni Euroatlantik rezulton me 19 vota

Partia ‘Mundësia’ rezulton me 17 vota

Lëvizja Bashkë rezulton me 11 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare rezulton me 2 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re rezulton me 2 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim rezulton me 3 vota

Lëvizja Atdheu rezulton me 1 votë

Partia Socialdemokrate rezulton me 3 vota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste appeared first on Euronews Albania.

PS: Rezultati i zgjedhjeve i qartë, zvarritjet e numërimit të pajustifikueshme

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe, u shpreh sot gjatë një deklarate për mediat nga selia e PS se “janë numëruar mbi 40% e votave dhe rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është bërë i qartë për këdo, njësoj si dielli i kësaj dite pranvere”.

Zëdhënësja për zgjedhjet pranë PS-së tha se “është e vështirë që të gjenden fjalët për t’i falënderuar të gjithë qytetarët që përmbushën detyrën e tyre demokratike dhe patriotike, duke votuar masivisht, në një pjesëmarrje domethënëse, brenda dhe jashtë atdheut, pavarësisht se për kë votuan”.

“Falënderojmë po ashtu edhe ata mijëra komisionerë e vëzhgues të qendrave të votimit, që me korrektesë garantuan një proces votimi të qetë dhe me standarde, pavarësisht disa orvatjeve sporadike, sa artificiale aq edhe qesharake, për të krijuar turbullira të kota”, tha Çepe.

“Tani është koha ta çojmë drejt mbylljes me dinjitet qytetar e me bindje ligjore, këtë ushtrim të bukur  demokracie. Zvarritjet e procesit të numërimit janë të pajustifikueshme në sytë e popullit sovran dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për ata vetë”, shtoi ajo.

Zëdhënësja për zgjedhjet pranë PS-së nënvizoi faktin se “çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues, ndaj u bëri thirrje të gjithë komisionerëve e numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën për ta përmbyllur me sukses e me standarde sa më të larta procesin deri në shpalljen finale të rezultatit, pa rënë pre e ndikimeve politike dhe pa luajtur me zjarrin e ligjit”. /e.i/ /a.g/

The post PS: Rezultati i zgjedhjeve i qartë, zvarritjet e numërimit të pajustifikueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet në Elbasan, “blindohet” procesi i numërimit

By: FAKTOJE
11 May 2025 at 17:50

Nga Fatbardha Nergjoni

Në përditësim

Proces i qetë dhe pa kontestime, vijon në të 10 KZAZ-të e qarkut Elbasan

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit vijon intensivisht dhe pa ndërprerje që prej mesnatës së kaluar, duke përfshirë të gjitha 10 KZAZ-të e këtij qarku zgjedhor, të shtrira në bashkitë Peqin, Belsh, Cërrik, Elbasan, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas.

Procesi ka nisur menjëherë pas përfundimit të votimit më 11 maj dhe është karakterizuar nga një organizim i mirë dhe mbikëqyrje e rreptë institucionale. Komisionerët kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme për të garantuar një proces të vazhdueshëm dhe të besueshëm. Në KZAZ-në e Belshit dhe në KZAZ nr. 49 në qytetin e Elbasanit është raportuar lodhje nga ana e komisionerëve, të cilët kanë kërkuar pushim të përkohshëm, por kërkesa është kundërshtuar dhe janë zëvendësuar grupet e numërimit, për të mos vonuar ecurinë e procesit.

I gjithë operacioni është zhvilluar nën praninë e vëzhguesve të partive politike, kandidatëve të pavarur, drejtuesve lokalë të forcave politike dhe përfaqësuesve të OSBE-së, të cilët kanë vëzhguar nga afër të gjitha veprimet. Sipas burimeve në terren, nuk është shënuar asnjë incident apo kontestim serioz që do të ndikonte në integritetin e procesit.

Masat e sigurisë kanë qenë të shtuara, sidomos në qytetin e Elbasanit, ku në ambientet e Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani” ndodhen tre KZAZ. Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle rigoroze ndaj të gjithë personave që kanë pasur akses në këto ambiente, duke verifikuar akreditimet, autorizimet dhe identitetin e tyre. Masa të ngjashme janë raportuar edhe në KZAZ-të e tjera të qarkut.

Deri më tani, procesi është përqendruar në numërimin e votave për subjektet politike. Pranë mbylljes së këtij faze, pritet me interes të madh nisja e numërimit të votave për kandidatët, pasi sistemi aktual zgjedhor i bazuar në listat e hapura ka gjeneruar konkurrencë të fortë brenda secilës forcë politike, duke e bërë çdo votë vendimtare për renditjen përfundimtare të deputetëve.

Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare, ku Elbasani ka qenë një nga qarqet me problematika gjatë numërimit dhe ka pasur ndërhyrje të përsëritura të Policisë për të qetësuar situatën, këtë herë procesi po vlerësohet si më i rregullt dhe më i qetë, çka përbën një përmirësim domethënës në standardin e administrimit zgjedhor.

Elbasani mbylli procesin e votimit sipas orës zyrtare pa incidente. Në KZAZ 48 në Bashkinë Elbasan që përfshin të gjithë qendrat e votimit në zonat rurale filloi vonë në mbrëmje dorëzimi i kutive që duket se do të jetë një proces i gjatë që do të zgjasë të paktën 4 orë duke qenë se pranimi për secilën kuti kërkon kohë. Janë 101 kuti votimi që do të vijojnë me procesin e dorëzimit për të filluar më pas numërimi.

Ecuria e votimit

Elbasani është përcaktuar një zonë e nxehtë dhe qysh në orët e para të mëngjesit të 11 Majit fotografimi i votës dhe marrja e kartave të identitetit u shfaq në disa qendra votimi.

Situata dukej e tensionuar në KZAZ 49 në bashkinë Elbasan që ka edhe numrin më të madh të votuesve pasi përfshin një pjesë të madhe të lagjes 5 Maj dhe 11 Nëntori në Elbasan.

Qendrat që kanë edhe numrin më të madh të votuesve janë ato të shkollës Qemal Haxhihasani, kopshti nr 10 dhe shkolla “Mahir Domi”. Pikërisht në këtë zonë u përqendrua edhe vëmendja për pjesëmarrjen në votime dhe ecurinë e standardeve zgjedhore. Një prej kutive të votimit ka pasur probleme me vulat, gjë që është riparuar në kohë nga KZAZ duke zëvendësuar vulat. Ndërkohë u vunë re lëvizje të personave të paautorizuar dhe përpjekje për fotografim vote. Komisioneri i PD, Ilmi Pojani, denoncoi se në një qendër votimi e vendosur në shkollën “Hamit Mullisi” ku voton kryesisht komuniteti rom një grua ka fotografuar votën.

Sipas tij, qytetarja e pranoi se kishte bërë fotografinë “pa dashje”, ndërkohë që Pojani e ka informuar policinë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e saj. Efektivët e policisë janë duke verifikuar rastin në Elbasan dhe pritet të vendoset për masat që do të merren.

Ndërkohë probleme teknike me pajisjet ka pasur në qendrën e votimit të vendosur në kopshtin në lagjen “Vullnetari”  ku pajisja PEI për dy orë nuk ka funksionuar në  qendrën e votimit 23 78 dhe njerëzit janë detyruar të presin në radhë. Një tjetër problematikë që u vu re edhe në qendra të tjera votimi, ishte se qytetarët nuk gjenin emrin në qendrën e votimit ku kanë votuar tradicionalisht duke u detyruar të enden për të kërkuar qendrën.

Probleme teknike ka pasur edhe në Labinot Fushë.

Ndalimi

Ndërkohë, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestua shtetasja M.C. nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal. Sipas njoftimit të prokurorisë 11.05.2025, është marrë njoftim se në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit, nga ana e Komisionit të Qëndrës së Votimit ishte konstatuar një shtetase e cila kishte fotografuar fletën e votimit.

Hotolishti

Votim ne nje qender votimi ne Hotolisht

Në Hotolisht ku banorët shpërndanë edhe një peticion që do të bojkotonin votimin, kanë votuar deri në orën 11.00 229 votues në Qendër dhe 144 votues në fshatin Çerçan.

Ne foto: Musa Coha

Rasti i futjes së një kandidati në një qendër votimi u regjistrua në Kërcyk të Treganit ku kandidati i PS Musa Coha shkeli perimetrin e sigurisë dhe u fut me një kartë vëzhguesi në qendër. Komisionerët reaguan dhe pas gati një ore situata u zgjidh dhe votimi u rikthye.

Spathar

Një shtetas gjithashtu është arrestuar në flagrancë në Librazhd, pasi dyshohet se ka shkelur fshehtësinë e votimit duke fotografuar fletën e votimit brenda qendrës së votimit.

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, kanë vënë në pranga M. F., 43 vjeç, në qendrën e votimit nr. 2742, në fshatin Spathar. Sipas hetimeve paraprake, ai ka përdorur telefonin e tij për të fotografuar votën e hedhur, veprim që përbën vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

The post Zgjedhjet në Elbasan, “blindohet” procesi i numërimit appeared first on Faktoje.al.

Balluku-qytetarëve: Votoni dhe mos e çoni dëm

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit votoi sot në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, e shoqëruar edhe nga djali i saj, që është votues për herë të parë.

Në një prononcim për mediet, Balluku u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që ta përdorin votën e tyre dhe të mos ta çojnë dëm.

“Siç e dimë mirë është një përgjegjësi qytetare, e cila duhet ushtruar në një sistem demokratik, ashtu siç është Shqipëria dhe me gjithë aspiratën tonë për tu bërë pjesë e BE”, tha Balluku.

Kam qenë gjatë gjithë ditës e zënë duke ndjekur të gjithë procesin, duke qenë se s’ka qenë një proces shumë i qetë në qarkun e Fierit, pavarësisht se PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe për të mos thyer në asnjë moment Kodin Zgjedhor. Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore që kanë pasur gjatë ditës së sotme dhe do kenë deri në fund të këtij procesi, gjë e cila, sepse ju e keni faktuar vetë, nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera”, tha ajo.

E pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e PD për problematikat në procesin zgjedhor në qarkun Fier, Balluku tha se kjo është një histori e gjatë që i ka ndjekur gjatë gjithë fushatës.

“Ne flasim me prova, me fakte, me evidenca. Kam qenë gjatë gjithë ditës e zënë duke ndjekur të gjithë procesin, duke qenë se s’ka qenë një proces shumë i qetë në qarkun e Fierit, pavarësisht se PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe për të mos thyer në asnjë moment Kodin Zgjedhor. Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore që kanë pasur gjatë ditës së sotme dhe do kenë deri në fund të këtij procesi, gjë e cila, sepse ju e keni faktuar vetë, nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera”, tha Balluku, teksa shtoi se nuk i lexon fare deklaratat e PD-së, pasi sipas saj janë një humbje kohe.

Në fund të fjalës së saj, Balluku u bëri thirrje sidomos votuesve për herë të parë që të dalin të votojnë.  /e.i/

The post Balluku-qytetarëve: Votoni dhe mos e çoni dëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama-qytetarëve: Votoni me qetësi e durim, është detyrë qytetare

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, përcolli sot përmes një videomesazhi një tjetër apel për të gjithë qytetarët që t’u drejtohen qendrave të votimit.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, që të shkojnë të votojnë.

“Ja ku jemi LIVE nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Përfitoj nga rasti t’iu them të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë të shkojnë të votojnë. Është e domosdoshme që vota të hidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Votoni, votoni, votoni me qetësi, me pak durim edhe me bindjet tuaja, votoni”, apelon Rama.

/e.i/ /a.g/

The post Rama-qytetarëve: Votoni me qetësi e durim, është detyrë qytetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Procesi normal në të gjithë Tiranën, e sotmja do të jetë një ditë shembullore demokracie

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, drejtuesja politike e Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu votoi sot pranë Qendrës së Votimit në shkollën “Jeronim de Rada” në Tiranë.

Pas votimit, ministrja Manastirliu përcolli një mesazh përmes rrjeteve sociale duke u shprehur se “sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, që përmes votës së tyre do të shprehin vullnetin për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme dhe për të ardhmen e Shqipërisë”.

Manastirliu u bëri një ftesë të gjithë qytetarëve të Tiranës që të dalin masivisht në votime për të shprehur përmes votës vullnetin e tyre.

“Vota është një e drejtë, por edhe një përgjegjësi për drejtimin që do të marrë vendi në katër vitet e ardhshme. Jam e bindur që qytetarët e Tiranës do votojnë me maturi, qytetari dhe do ta çojnë vendin përmes votës së tyre në drejtimin e duhur. Procesi po shkon normalisht në të gjithë Tiranën, jam e bindur që do të do të vijojë ashtu sikurse ka nisur, me të gjithë standardet dhe e sotmja do të jetë një ditë shembullore demokracie”, tha Manastirliu. /e.i/ /a.g/

The post Manastirliu: Procesi normal në të gjithë Tiranën, e sotmja do të jetë një ditë shembullore demokracie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Procesi i votimit në zonat malore të qarkut Shkodër ende pa nisur

By: user7
11 May 2025 at 08:27

Në zonat e thella malore të Dukagjinit, Kelmendit, Pukës dhe Fushë-Arrëzit, në qarkun e Shkodrës mësohet se ende nuk ka nisur procesi i votimit.

Bëhet me dije se komisionerët në disa qendra votimi ende nuk kanë mbërritur. Për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë, procesi zgjedhor ka nisur gjithmonë me vonesë në këto zona.

The post Procesi i votimit në zonat malore të qarkut Shkodër ende pa nisur appeared first on Lapsi.al.

❌
❌