Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

By: Elva
18 July 2025 at 10:07

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, me anë të një postimi në facebook është shprehur se deputetët e opozitës, kanë përfituar mandate nga listat e mbyllura pa ndonjë kontribut real në terren apo në kauzën opozitare. “Po të ishin listat 100% të hapura, sa prej këtyre deputetëve do të kishin fituar mandat?”, pyet Maliqi me […]

The post Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota! appeared first on BoldNews.al.

Maliqi: Të analizojmë humbjen, opozita të largojë të paaftët dhe servilët!

By: Oldi
15 July 2025 at 12:41

Ish-kandidati i opozitës për deputet Lefter Maliqi ka bërë thirrje urgjente për analizimin e humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Maliqi denoncon faktin se vartësit e Berishës dhe drejtuesit politik nëpër qarqe nuk punuan për fitoren dhe për këtë duhet të ketë riorganizim të opozitës. Maliqi bën thirrje që […]

The post Maliqi: Të analizojmë humbjen, opozita të largojë të paaftët dhe servilët! appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në Theth, Maliqi: Kupa është mbushur, kush luan me popullin, luan me zjarrin

By: Elva
12 July 2025 at 15:42

Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi ka reaguar me tone të forta në rrjetet sociale lidhur me përplasjet mes banorëve të Thethit dhe forcave të Policisë gjatë aksionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje. Maliqi e konsideron situatën si të rëndë dhe paralajmëron pasoja politike për qeverinë. “Kush luan me popullin, luan me zjarrin. […]

The post Tensionet në Theth, Maliqi: Kupa është mbushur, kush luan me popullin, luan me zjarrin appeared first on BoldNews.al.

“Vuçiç ka shumëçka për të humbur”/ Protestat intensive në Beograd, flet analisti: Do ketë përshkallëzim të dhunës

4 July 2025 at 22:16

Sipas tij, do ketë të dhunës pasi format e protestave janë bërë me agresive ndaj do të jetë edhe më agresiv reagimi i regjimit

Analisti nga Kosova Agon Maliqi tha në një emision televiziv se presidenti i Serbisë nuk do të tërhiqet nga pushteti me gjithë protestat intensive të studentëve në Beograd kundër tij.

Agron Maliqi:

“Vuçiç është në një fazë të regjimeve totalitare ku ai ka shumëçka për të humbur. Është një regjim krejtësisht i korruptuar, i ndërtuar mbi figurën e tij me një parti që nuk ekziston pa të. Nuk gëzon mbështetje publike, pa atë pushtet ai rrezikon gjithçka. Vitet e fundit Serbia ka investuar shumë në buxhetin e institucioneve të sigurisë, buxheti i BIAZ është dyfishuar dhe ai po mundohet që përmes mekanizmave të jashtëm, grupeve kriminale të krijojë incidente të dhunës që i shkojnë për shtat atij, që e kthejnë opinion drejt idesë se regjimi ofron siguri. Lufta kryesore është për karakterin ideologjik të lëvizjes, ka përpjekje të Rusisë për ta uzurpuar që të marrë ngjyrime më nacionaliste. Përpjekja e Vuçiç do jetë të tërheqë vëmendjen drejt përçarjes së opozitës apo krizave në rajon”.

The post “Vuçiç ka shumëçka për të humbur”/ Protestat intensive në Beograd, flet analisti: Do ketë përshkallëzim të dhunës appeared first on Sot News | Lajme.

Pavarësia e Amerikës, hoxha Maliqi: Trump shpëtoi Kosovën nga një pushtim tjetër i Serbisë

By: redi
4 July 2025 at 20:55

Një hoxhë në Kosovë është vendosur në qendër të vëmendjes këtë të premte pasi në xhaminë që ai drejton ka ngritur flamurin amerikan për të shënuar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Imami Labinot Maliqi, thotë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Trump, për të cilin tha se e shpëtoi vendin nga një tjetër pushtim i…

Source

”Qesh mirë, kush qesh i fundit”, Maliqi: Ka humbur Zegjineja, që qeshte çdo ditë me Gazin

By: M C
2 July 2025 at 17:22

Lefter Maliqi përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se ka humbur Zegjineja, që qeshte çdo ditë me Gazin dhe se SPAK është në drejtim të paditur.

Postimi:

SPAK-u në drejtim të paditur?
Ka humbur Zegjineja, që qeshte çdo ditë me Gazin. Nuk e thonë kot: “Qesh mirë kush qesh i fundit.”Trafik votash në Fier. Rreth 1000 vota më tepër për Ceno Klosin.

Me qindra vota të tjera plus apo minus, si për kandidatët e majtë, ashtu edhe për ata të djathtë. Po kështu edhe në Tiranë. Prisni, do të shihni “xhevahire” edhe në Durrës, sapo të fillojë rinumërimi.
KAS thotë: janë gabime njerëzore.

Si nuk kanë turp! Janë edhe juristë… Qindra, mijëra vota të trafikuara dhe ata thonë “gabim njerëzor”? Skandal! Edhe vetëm një votë po të trafikohet, është tjetërsim vote dhe quhet krim elektoral, jo më me qindra e mijëra vota!

Po të ishte hapur Berati, ç’nuk do të shihnit! Sa vota më kanë hequr dhe sa të tjera janë trafikuar brenda vetë së majtës.

I vetmi i interesuar që të hapeshin kutitë e Beratit isha, sigurisht, unë – pavarësisht se mora 5222 vota zemre, që m’i dhanë në numërim sepse kam shumë më tepër.

Por nuk e bëra, sepse do të thonin që po sulmoja PD-në, ashtu siç më akuzuan për Bashkinë e Kuçovës, që ma grabitën me pak vota narkoshteti në KZAZ-n e krimit.

Ndërsa kandidatët e majtë nuk e ankimuan Beratin, sepse nuk i linte “Ramaduro”.
Ku është SPAK-u? Pse nuk vepron? Si guxojnë numëruesit të trafikojnë votat?!

Nëse do të zbatohej ligji, me qindra numërues do të përfundonin në burg.

Po të hetoheshin “treni bullgar”, qendrat e votimit dhe masakra elektorale, mijëra komisionerë do të përfundonin pas hekurave.
Pra: drejtësi nuk ka, demokraci nuk ka, votë të lirë nuk ka!

Kjo është masakra elektorale: fillon nga Ramaduro, shtrihet te qeveria, kalon te pushteti lokal, tek bandat, oligarkët dhe përfundon te komisionerët dhe numëruesit.

SPAK + KQZ + Ramaduro + Oligarkë + Banditë = Masakër Elektorale = Narkoshtet!
Shtatori: vendim, revolucion, qëndresë, qeveri teknike, lista të hapura, zgjedhje të lira!

The post ”Qesh mirë, kush qesh i fundit”, Maliqi: Ka humbur Zegjineja, që qeshte çdo ditë me Gazin appeared first on Albeu.com.

Gazetari tregon detajet nga Beogradi: Protestuesit brohorisnin “Poshtë shqiptarët”

By: Besnik
29 June 2025 at 21:12

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Presheva për Euronews Albania, gazetari Nefail Maliqi raportoi mbi protestat masive që po përfshijnë Serbinë, ku qytetarët kërkojnë largimin e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Maliqi tha se ka qenë vetë prezent në Beograd, ku bashkë me disa gazetarë zviceranë kanë dëgjuar thirrje dhe brohoritje nga protestuesit, mes të cilave edhe anti-shqiptarëve, si “Poshtë shqiptarët, poshtë Vuçiç”.

Ai tha se protestuesit madje u drejtoheshin policëve me fjalët: “Shkoni në Kosovë dhe provojeni, ua tregon Albin Kurti”.

Maliqi tha se edhe mediat serbe janë të ndara në dy fronte: disa mbështesin protestat, ndërsa të tjerë Vuçiçin.

“Protestat kanë karakter gjithëpopullor dhe nuk janë vetëm të studentëve. Mbrëmë numri i protestuesve arriti deri në 1.5 milionë, të cilët kërkojnë luftë kundër korrupsionit, diskriminimit dhe rrëzimin e Vuçiçit. Protesta janë të ndara në dy blloqe: mbështetës të Rusisë dhe Vuçiçit, dhe studentë e qytetarë pro-evropianë. Do të jetë interesante të shihet se si do të ndryshojë situata në rast të rrëzimit të Vuçiçit,” tha Maliqi.

Kujtojmë se të shtunën në mbrëmje, Policia serbe u përplas me protestuesit antiqeveritarë që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe përfundimin e sundimit 12-vjeçar të presidentit Vuçiç.

Godinat qeveritare u rrethuan me policë, ndërsa turma mbështetësish pro-Vuçiç ishte mbledhur paralelisht.

Pas përfundimit të protestës rreth orës 22:00, disa protestues hodhën flakadanë ndaj policisë, e cila përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë pranë Presidencës së Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetari tregon detajet nga Beogradi: Protestuesit brohorisnin “Poshtë shqiptarët” appeared first on Euronews Albania.

Maliqi/ Celibashi në krye të masakrës së zgjedhjeve

By: Ardit
18 June 2025 at 19:54

Kandidati i koalicionit PD-ASHM për qarkun e Beratit Lefter Maliqi, shkruan se nuk ka kërkuar hapjen e kutive në Berat, pasi nuk donte që te hapte probleme. Në një postim në Facebook, Maliqi shkruan se ishte i vetmi kandidat që u cënua dhe u luftua nga të gjitha krahët politike dhe se më votat që […]

The post Maliqi/ Celibashi në krye të masakrës së zgjedhjeve appeared first on BoldNews.al.

Fermerët e Maliqit dalin në protestë, ankohen se nuk kanë ujë për të vaditur

By: Oldi
13 June 2025 at 12:35

Një protestë për mungesën e ujit për vaditje u zhvillua sot nga një grup banorësh të fshatit Veliternë në njësinë administrative Pirg të Maliqit. Ata thonë se sasia prej 30 litrash në sekondë që vjen përmes kanaleve vaditëse është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat në këtë periudhë të nxehtë, duke vënë në rrezik të […]

The post Fermerët e Maliqit dalin në protestë, ankohen se nuk kanë ujë për të vaditur appeared first on BoldNews.al.

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

9 June 2025 at 13:42

Lefter Maliqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar 6 kandidatët e tjerë të koalicionit të opozitës në Qarkun e Beratit që ndodheshin në listën e hapur bashkë me të, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas Maliqit, pavarsisht farsës dhe masakrës elektorale, ata bënë maksimumin së bashku me demokratët, drejtuesit e seksioneve, grupseksioneve […]

The post Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: Jam kundër dorëheqjes së Berishës, duhet një riorganizim

By: Oldi
26 May 2025 at 10:49

Kandidati opozitar në zgjedhjet e 11 Majit, Lefter Maliqi, reagoi me një postim online duke bërë thirrje për riorganizimin e PD-së. Ai tha se është kundër dorëheqjes së liderit Sali Berisha, duke shtuar se ai është në mision për votën e lirë. “Jam kundra zërave për dorëheqjes së liderit Berisha, i cili është në mision […]

The post Lefter Maliqi: Jam kundër dorëheqjes së Berishës, duhet një riorganizim appeared first on BoldNews.al.

“Rama nuk i kalonte 68 mandate, e ndihmuan trafikantët”/ Kandidati i PD, Maliqi: Në PD jo të gjithë e ndjekin Berishën

25 May 2025 at 21:04

Kandidati për deputet i koalicionit opozitar “Shqipëria Madhështore” Lefter Maliqi i ftuar në një intervistë televizive tha se 11 maji ishte një masakër elektorale.

Maliqi: Unë nuk i heq asnjë presje deklaratave të Berishës për masakrën elektorale e faktuar edhe me prova filmike të grumbulluara nga opozita. Edhe operacioni i fundit i firmosur 3 muaj më parë nga Italia, tregoi shumë mirë që trafikantë të drogës ndikuan në rezultatin final të zgjedhjeve.

Rama nuk mendohej kurrë se do të kalonte 68 mandate dhe vetë është i habitur, por unë dua të ndalem tek vetja dhe PD-ja. Berisha futi një frymë të palodhur në parti, por dua të them se një pjesë e drejtuesve politikë në PD me mandat të sigurt dhe nuk e ndoqën ritmin e Berishës dot.

The post “Rama nuk i kalonte 68 mandate, e ndihmuan trafikantët”/ Kandidati i PD, Maliqi: Në PD jo të gjithë e ndjekin Berishën appeared first on Sot News | Lajme.

Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine!

By: Ela
25 May 2025 at 15:27

Ish-deputeti Lefter Maliqi zbulon se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për tu shprehur mirënjohje atyre që e votuan dhe për t’u kërkuar ndjesë për rezultatin. Më tej, Maliqi ka shprehur pakënaqësitë me Partinë Demokratike, pasi nuk u përfshi i dyti në listë, megjithëse ishin dakordësuar më parë për këtë gjë. […]

The post Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine! appeared first on BoldNews.al.

“Drejtuesit politik nuk punuan”/ Maliqi akuza Bozdos: Mitingu në Berat, i dështuar

By: Ardit
23 May 2025 at 16:29

Lefter Maliqi, kandidat për deputet nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka kritikuar mungesën e përkushtimit nga drejtuesit politikë të PD-së, përveç kryedemokratit Sali Berisha. Maliqi theksoi se xhelozia dhe mungesa e bashkëpunimit mes tyre e dëmtuan, duke thumbuar kështu drejtuesin e koalicionit PD-ASHM për qarkun e Beratit Eno Bozdo. Ndërsa po ashtu ish-deputeti e cilëson […]

The post “Drejtuesit politik nuk punuan”/ Maliqi akuza Bozdos: Mitingu në Berat, i dështuar appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: Do e faktoj manipulimin e votave në Berat, Poliçan dhe Dimal! SPAK të veprojë

By: V K
23 May 2025 at 09:44

Kandidati për deputet i PL në zgjedhjet e 11 majit qarku Berat, Lefter Maliqi,  kadeklaruar se do të faktojë manipulimin e votave nga ana e numëruesve dhe operatorëve të KZAZ-ve në Berat, Polican dhe Dimal.

Gjithashtu, Maliqi ka ngritur akuza edhe ndaj PD, pasi sipas tij, edhe pse i ka informuar për të gjitha parregullsitë që po ndodhin dhe ka ofruar ndihmën e tij, nuk kanë vepruar dhe ia lanë PS-së terrenin e lirë për manipulim.

Ai shprehet se kjo betejë nuk do të bëhet vetëm për moral, por edhe për të denoncuar e zbuluar krimin elektoral edhe gjatë procesit të numërimit!

Maliqi shprehet më tej se SPAK-u, i kapur peng nga Rilindja duhet të marrë pamjet filmike dhe celularët e numëruesve, operatorëve e antarëve të KZAZ-ve dhe të zbulojë dhe nga i merrnin urdhrat.

Postimi i plotë:

Të dashur miq megjithëse mora 5222 vota në Qarkun Berat dhe ju jam shumë mirënjohës secilit prej jush, duke qënë tek 22 me të votuarit, në shkallë vendi nga opozita. Ju garantoj dhe besoj që perveç masakrës elektorale dhe sulmit që pata i vetëm nga të gjitha krahët ju garantoj dhe pres të hapen kutitë në Berat, Dimal e Polican ku ka të dhëna të sigurta për manipulim votash nga numërues dhe operatorë në KZAZ Pasi kam pasur vetëm gjysmat e numëruesve dhe të vezhguesve dhe kishim tavolina numërimi pa asnjë numurues dhe vezhgues si kandidat dhe si koalicion, pasi PD në mungesë ka mundësuar të viheshin më mirë PS sesa numëruesit dhe vëzhguesit e mi, problem për të cilin kam debatuar disa herë edhe me Z. Flamur Noka dhe kam vënë në dijeni Tedi Blushin dhe Liderin Berisha. Pra isha i pabarabartë edhe mes Kandidatatëve dhe ishim zbuluar në këto KZAZ edhe ndaj Rilindjes. Kjo betejë nuk do të bëhet vetëm për moral, por edhe për të denoncuar e zbuluar krimin elektoral edhe gjatë procesit të numërimit!

SPAK i kapur peng nga Rilindja duhet të veprojë të marrë pamjet filmike dhe celularët e numëruesve dhe operatorëve dhe antarëve të KZAZ-ve dhe të zbulojnë dhe nga i merrnin urdhrat nga Deputë dhe Drejtues Vendor. Çdo gjë do zbardhet! Drejtësia do vihet në vend, me ndëshkim çdo manipulatori të blerë e të shitur! Mbetem njëri prej jush 5222 votuesit me zemër që jeni dhe do jeni mbi 2 fish dhe mbi ju nuk vlerësoj asnjë, pasi pa ju nuk ka asnjë shanc të fitohet Bashkia Kuçovë, e grabitur me pak vota në 2023, por as Bashkia Berat pasi ish-komuna Otllak (Lapardha-Moravë-Otllak-Orizaj-Dyshnik-Virjon-Qereshnik) perben 1/4 e qytetit Berat, ku kemi qënë së bashku fitues që nga 2007. Bashkë me ju do marrim vendimet e duhura për sfidat elektorale në vazhdim, për fitore tepër të sigurta. Së bashku do ja dalim me mbështetje, mirënjohje reciproke dhe vendime vetëm në interesin tuaj. S’ka forcë që na mposht drejt misionit tonë për ndryshim dhe zhvillim!

The post Lefter Maliqi: Do e faktoj manipulimin e votave në Berat, Poliçan dhe Dimal! SPAK të veprojë appeared first on Albeu.com.

Maliqi: Do e faktoj manipulimin e votave në Berat, Poliçan dhe Dimal! SPAK të veprojë

By: Ela
23 May 2025 at 08:51

Kandidati për deputet i PL në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi deklaron se do të faktojë manipulimin e votave nga ana e numëruesve dhe operatorëve të KZAZ-ve në Berat, Polican dhe Dimal. Maliqi ka ngritur akuza edhe ndaj PD, pasi sipas tij, edhe pse i ka informuar për të gjitha parregullsitë që po ndodhin dhe […]

The post Maliqi: Do e faktoj manipulimin e votave në Berat, Poliçan dhe Dimal! SPAK të veprojë appeared first on BoldNews.al.

Fatjona Maliqi nderohet me çmimin „Münster Stella Award Klassik 2025“

By: KultPlus
20 May 2025 at 15:25

Pianistja Fatjona Maliqi e cila po prezantohet me paraqitje ndërkombëtare pianistike, së fundi është nderuar edhe me një çmim të lartë në Gjermani, shkruan KultPlus.

Ajo ka bërë të ditur se i është ndarë çmimi „Münster Stella Award Klassik 2025“, dhe se për këtë çmim ndihet shumë e privilegjuar.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Fatjona Maliqit.

Krenare dhe shume e lumtur qe e kam nderin te marr kete cmim shume te veqante.

Ndihem shume e priveligjuar dhe e lumtur qe mua mu nda cmimi „Münster Stella Award Klassik 2025“ per arritjet e mia te veqanta internacionale dhe akademike. Cmim i cili u nda per heren e pare.

Pas lojes time, publiku me priti disa here ne kembe dhe ishte shume inteziuast per koncertin tim.

Faleminderit Münster 🌹./ KultPlus.com

Ndër më të votuarit, Maliqi: Nuk fitova mandat për shkak të kodit zgjedhor të korruptuar

By: Ela
20 May 2025 at 11:11

Drejtuesi politik i PL-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka falenderuar me anë të një postimi në Facebook 5222 votuesit që e mbështetën në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Beratit. Maliqi ishte tek 25 më të votuarit në Shqipëri nga opozita, i dyti nga PL pas Ilir Metës dhe më i votuari […]

The post Ndër më të votuarit, Maliqi: Nuk fitova mandat për shkak të kodit zgjedhor të korruptuar appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni, zgjedhjet do të përsëriten

By: V K
14 May 2025 at 07:42

Kandidati i koalicionit të Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, i ka bërë thirrje elektoralit të tij që mos dorëzohet pavarësisht rezultatit zhgënjyes të manipuluar nga ajo që ai e etiketon si “narkoshtet”.

Maliqi thekson se demokratët i presin sfida të reja, por premton se zgjedhjet do të përsëriten.

“Kurajo, mos u dorëzoni, numëroni çdo votë që na ka lënë pa blerë narkoshteti! Jam krenar për ju banorë të Kuçovës dhe Beratit! Mirënjohje për fitore spektakolare në 6 Qëndrat e Votimit në vendlindje ne Lapardha dhe në 4 Qendrat e Votimit në origjinën time në Lagjen “11 Janari”, në Kuçovë! Si edhe në qytetin e Kuçovës, në Qereshnik, Goriçan, Bardhaj dhe në disa Qendra ne Skrapar, Kozare e Perondi. Mirënjohje! Mirënjohje! Ne nuk dorëzohemi! Këto ishin zgjedhje të blera, të manipuluara. Mbetem njeri prej jush. Forca! Kemi beteja të tjera përpara! Zgjedhjet do përsëriten së bashku do fitojmë Bashkinë Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Berat!”, shkruan Maliqi.

Në qarkun e Beratit, janë numëruar 207 nga 275 kuti në total.

Partia Soicaliste, ka marrë 40,207 vota ose e thënë ndryshe 58.3%, ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike, ka marrë 20,253 vota ose 29.4%.

The post Lefter Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni, zgjedhjet do të përsëriten appeared first on Albeu.com.

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

By: Oldi
13 May 2025 at 22:57

Kandidati i koalicionit të PD-së, Lefter Maliqi i ka bërë thirrje elektoralit të tij që mos dorëzohet pavarësisht rezultatit zhgënjyes të manipuluar nga ajo që ai e etiketon si “narkoshtet”. Maliqi thekson se demokratët i presin sfida të reja por premton se zgjedhjet do të përsëriten. “Kurajo, mos u dorëzoni, numëroni çdo votë që na […]

The post Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten appeared first on BoldNews.al.

❌
❌