Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Meloditë e Mesdheut”, mbrëmje muzikore në Amfiteatrin e Durrësit

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula dhe instrumentistët e njohur Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa në violonçel, si edhe kori i fëmijëve “Okarina”, sollën sot një atmosferë magjike në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit përmes koncertit “Meloditë e Mesdheut”.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako e cilësoi këtë aktivitet, si një koncert mbresëlënës dhe një udhëtim me meloditë më të bukura të Mesdheut, që përcolli emocione të forta dhe përjetime të rralla për qytetarët dhe turistët e shumtë.

“Një event i veçantë ku u takuan muzika, arti dhe historia e që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut”, tha Sako.

Koncerti kishte në program këngët e meloditë më të bukura të pellgut të Mesdheut.

Sopranoja Inva Mula erdhi me këtë koncert pas MIK Fest në Korçë, ku u zhvillua edicioni i tij i tetë.

/e.i//r.e/

The post “Meloditë e Mesdheut”, mbrëmje muzikore në Amfiteatrin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako: Rehabilitohen 12 500 m2 sipërfaqe e fasadave të pallateve në lagjen nr. 1 Durrës

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrës është rehabilituar një sipërfaqe prej 12 500 m2 e fasadave të pallateve ekzistuese.

Lajmin e ka ndarë kryetarja e bashkisë së qytetit bregdetar, Emirana Sako, e cila tha se ka përfunduar rikonstruksioni i disa pallateve në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, siç është shëtitorja “Taulantia”.

Sako tha se “ky investim synon jo vetëm përmirësimin e imazhit të zonës, por edhe rritjen e qëndrueshmërisë të godinave përballë kushteve atmosferike”.

“Durrësi po ndryshon çdo ditë, më i bukur, më funksional dhe më i denjë për qytetarët e tij”, u shpreh Sako.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është shprehur më herët “se po punohet edhe për zgjerimin e brezit të rërës duke krijuar më shumë hapësirë në dispozicion të pushuesve. Në këtë fazë përfshihet edhe rehabilitimi i fasadave të 41 godinave që ndodhen përgjatë shëtitores, me elementë termoizolues për të rritur eficiencën e energjisë si edhe qëndrueshmërinë e objekteve për një periudhë afatgjatë, duke përmirësuar edhe imazhin e të gjithë kësaj zone bregdetare”.

Ky investim përfshin realizimin e një shëtitoreje prej tre kilometrash përgjatë gjithë shtrirjes së plazhit, me gjelbërim të shtuar, parqe dhe hapësira sportive për të siguruar një lidhje shumë të nevojshme nga Ura e Dajlanit drejt Konvaleshencës.

Midis shëtitores dhe zonës së plazhit do të ngrihen stacione me pajisje sportive për aktivitete fizike në natyrë, si dhe krijimi i zonave për ushtrimin e sporteve ujore.

Projekti investues parashikon që përgjatë shëtitores do të ketë dhe zona të dedikuara për fëmijë, hapësira për pjesën e plazhit, stacionet e plazhit, hapësira shërbimi, si dhe rikonstruksionin e fasadave të godinave.

Nga fasadat e pallateve ekzistuese të rikonstruktuara në lajen nr.1 Durrës
1 nga 3

/e.i/r.e/

The post Sako: Rehabilitohen 12 500 m2 sipërfaqe e fasadave të pallateve në lagjen nr. 1 Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Durrës fton profesionistët të aplikojnë për vakancat në administratën publike

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako përcolli sot thirrjen për profesionistë nga të gjitha fushat, që duan të japin kontributin e tyre në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit duke u bërë pjesë e administratës publike.

Në thirrjen e bërë publike në rrjetet sociale, Sako tha se “të gjithë ata arkitektë, urbanistë, inxhinierë, ekonomistë, IT, juristë, profesionistë të shkencave sociale, pedagogë, profesionistë të sektorit të bujqësisë dhe mjedisit, etj të cilët dëshirojnë të japin kontributin e tyre në shërbim të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit janë të ftuar të shprehin interesin e tyre”.

Të interesuarit mund të dërgojnë në email jetëshkrimin e tyre dhe një letër për shprehje interesi.

Adresa elektronike është profesioniste@durres.gov.al.

“Kjo dritare komunikimi do të shërbejë për të dërguar kërkesa, në çdo periudhë të vitit”, tha Sako, ndërkohë që u shpreh se janë hapur thirrjet për disa vende vakante në bashkinë e Durrësit.

/e.i/j.p/

The post Bashkia Durrës fton profesionistët të aplikojnë për vakancat në administratën publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbahet në Durrës, edicioni i parë i festivalit të artit performativ

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Amfiteatri i Durrësit u shndërrua mbrëmjen e djeshme në një ambient ku qindra artdashës dhe turistë të huaj, u bashkuan në atmosferën artistike të festivalit “Nga errësira në dritë”.

Performanca nga lëvizja artistike “Tamom”, të gërshetuara me dansin bashkëkohor, krijuan një atmosferë magjike në Amfiteatrin e Durrësit për të gjithë qytetarët dhe artdashësit që morën pjesë.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirana Sako tha se kjo “shfaqje, përgatitur nga lëvizja më e re artistike, “Tamom”, në bashkëpunim artistik me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, shënon edicionin e parë të asaj, që synohet të bëhet një festival tradicional multidisiplinar i artit performativ në Durrës”.

Lëvizjet Tamom dhe dansi bashkëkohor, erdhën si një performancë e kuruar dhe prodhuar nga Klod Dedja.

Kjo nismë shënon edicionin e parë të asaj që synohet të bëhet një festival vjetor multidisiplinar i artit performativ në Durrës një hapësirë ku lëvizja, prezenca dhe bashkëpunimi artistik bashkohen pa kufij.

Shfaqja solli një udhëtim në lëvizje me tri vepra koreografike nga emra të njohur ndërkombëtarë si Russell Maliphant (Britani e Madhe), Mauro Bigonzetti (Itali) dhe Erion Kruja (Shqipëri).

/e.i//r.e/

The post Mbahet në Durrës, edicioni i parë i festivalit të artit performativ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas urdhrit të Ramës, japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit/ EMRAT

By: Ela
10 July 2025 at 11:57

Drejtorët e Bashkisë së Durrësit kanë dhënë dorëheqjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë, në takimin që pati me ta. Përveç tyre, dorëheqje kanë dhënë edhe drejtuesit e ndërmarrjeve në varësi të bashkisë, si dhe kryetarët e njësive administrative në territorin e Durrësit. Raportohet se është ngritur një komision i përbërë […]

The post Pas urdhrit të Ramës, japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Sako thirrje subjekteve dhe individëve: Mos zaptoni hapësirat publike

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga zaptimet do të jetë fokusi i pushtetit vendor dhe drejtuesve të bashkive në të gjithë vendin këtë muaj.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau sot në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Currilave.

Sako tha se vazhdon aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

Kryebashkiakja e Durrësit u shpreh se aksioni do të vijojë përgjatë gjithë bregdetit të Durrësit.

“I bëjmë thirrje subjekteve apo dhe individëve të mos zaptojnë këto hapësira, sepse ato i përkasin të gjithë pushuesve”, tha Sako.

/e.i//a.f//r.e/

The post Sako thirrje subjekteve dhe individëve: Mos zaptoni hapësirat publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Artisti italian Enzo Paolo Turchi në Durrës: I mahnitur, nuk prisja qytet kaq të bukur

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Artisti i njohur italian, Enzo Paolo Turchi, balerin, koreograf, aktor dhe personazh mjaft i famshëm televiziv ka vizituar qytetin e Durrësit.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirana Sako ka ndarë në një postim në rrjetet sociale, mesazhin e artistit italian, që thotë se ka mbetur i befasuar nga vizita në qytetin bregdetar.

Sako thotë se artisti Turchi ka pasur bashkëpunime shumë të suksesshme me personalitete të artit si Raffaella Carra por edhe shumë të tjerë, pjesëmarrës në spektakle e emisione televizive duke u bërë mjaft i njohur në shtetin fqinj.

“Enzo Paolo Turchi ka vizituar Durrësin dhe ka mbetur i mahnitur nga qyteti ynë ku ka gjetur gjithçka, klimën, detin, sigurinë, trashëgiminë e pasur kulturore, mikpritjen dhe njerëzit e mrekullueshëm. Ashtu si të gjithë turistët e tjerë ai premton se do të rikthehet sërish në qytetin tonë fantastik”, thotë Sako.

Gjithashtu, artisti italian Turchi thotë se në Durrës u takua me njerëz të mrekullueshëm, ndërsa zbuloi atraksione dhe vende shumë të bukura.

“Kemi vizituar amfiteatrin, muret e kalasë, vilën e ish-mbretit. Kam mbetur i befasuar! E dija që ishte një qytet i bukur, por nuk e prisja kaq të bukur”, tha ai.

“Doja të bëja komplimentet e mia, mbi të gjitha për bashkinë, e cila mban këtë strukturë në mënyrë të bukur dhe shumë të mirë. Patjetër që do të sjellë këtu edhe bashkëshorten dhe vajzën time”, përfundoi Truchi.

/e.i/j.p/

The post Artisti italian Enzo Paolo Turchi në Durrës: I mahnitur, nuk prisja qytet kaq të bukur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis sot edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Durrës

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës çel sot edicionin e tij jubilar të 20-të pranë katedrales “Shën Luçia”.

Ky festival, tashmë i njohur për nivelin e lartë profesional dhe artistik të koncerteve do të prezantojë përgjatë një muaji zhanre të ndryshme të muzikës së dhomës.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako tha se festivali do të vijojë deri në 21 korrik dhe do të sjellë në zemër të qytetit bregdetar, në katedralen “Shën Luçia”, një udhëtim të pasur përmes muzikës së dhomës.

“Artistë nga mbi 10 vende, formacione të njohura, projekte të reja artistike dhe bashkëpunime ndërkombëtare, në një festival që bashkon traditën dhe risinë, tingujt klasikë dhe emocionin e drejtpërdrejtë”, tha Sako.

Sipas programit, festivali nis sot me koncertin e trios “Amadeus”, grupi i njohur që vjen nga Austria, ndërsa performanca e fundit e parashikuar në datën 21 korrik do të jetë një koncert piano kuartet me artistë nga Shqipëria, Amerika dhe Italia.

Festivali zhvillohet nga shoqata Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare, që u krijua me iniciativën e disa artistëve durrsakë, të cilët kanë studiuar e kaluar një pjesë të veprimtarisë së tyre në Itali. Qëllimi i kësaj shoqate ka qenë dhe është bashkëpunimi i artistëve shqiptarë me të huaj, këmbimi i eksperiencave të kulturave të vendeve të ndryshme.

Gjatë aktivitetit të këtyre viteve kjo shoqatë ka organizuar mjaft koncerte në Durrës, Tiranë dhe Itali të cilat kanë përcjellë në publik një nivel të lartë interpretimi artistik.

Sipas organizatorëve ky festival u krijua pikërisht me qëllimin për të siguruar një vazhdueshmëri jo vetëm në njohjen e kulturave të ndryshme nëpërmjet artistëve të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, etj., por edhe me dëshirën e madhe për t’u ballafaquar me këto kultura dhe kjo nëpërmjet shfaqjeve të përbashkëta me instrumentistë shqiptarë.

Një tjetër synim i këtij aktiviteti është pjesëmarrja e artistëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë.

 

/e.i/j.p/

The post Nis sot edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rindërtimi, Sako: Shpërndamë çelësat e apartamenteve për 132 familje

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ 132 familje të qytetit të Durrësit që humbën shtëpitë nga tërmeti, nga sot do të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre duke hyrë në banesa të reja, me standarde bashkëkohore.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u shpreh se sot u shpërndanë çelësat e apartamenteve të reja për banorët e pallatit Kastrati, në njësinë administrative nr. 5.

Sako theksoi se me këtë hap, mbyllet me sukses procesi i rindërtimit për këto familje.

“Ky është një hap i madh përpara që kemi hedhur së bashku. Ndihemi krenarë për punën e madhe që kemi bërë dhe i falënderoj qytetarët për besimin dhe për durimin e tyre. T’i gëzoni e të keni shëndet e plot gëzime në shtëpitë tuaja të reja”, tha Sako.

Kryebashkiakja e Durrësit tha se më në fund u finalizua një punë e gjatë dhe e vështirë, që mori pesë vite e shtatë muaj që nga tërmeti i 2019.

“Për ne është emocion i veçantë që ju merrni banesën, por ne kemi mbajtur barrën e madhe të punës dhe peshën e procesit për të cilin është bërë një ligj i veçantë që kur ra tërmeti. Falënderoj donatorët që bënë të mundur që ky financim të jepej, Qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin. Ka qenë periudhë e vështirë edhe për ne si bashki, ndërsa Kastrati Group dha një donacion prej 3000 metra katrorë”, tha Sako.

Sipas Sakos, në këtë proces mund të ketë pasur edhe familje që kanë mbetur të pakënaqura dhe mungesë dakordësie për zgjedhjen e katit, por në fund përmes shortit u finalizua procesi për dorëzimin e çelësave të apartamenteve të reja.

“Pas çelësave, do vijojmë punën me pjesën teknike. Ndërtuesit e kanë dorëzuar komplet projektin e përfunduar në bashki, edhe me kolaudimin. Sot, kur të shkoni në shtëpitë tuaja, dritat janë të vendosura, uji është i lidhur, do bëni rinovimin e kontratës me OSHEE-në etj. Ne do të marrim kohën e nevojshme për të arreduar shtëpitë për secilin prej jush”, përfundoi Sako.

/e.i//r.e/j.p/

The post Rindërtimi, Sako: Shpërndamë çelësat e apartamenteve për 132 familje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rindërtimi, Sako: Brenda javës dorëzohen çelësat e shtëpive të reja për 132 familje

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ 132 familje në Durrës, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, janë bërë me shtëpi të reja.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako bëri të ditur se është zhvilluar sot shorteu publik ku janë shpërndarë apartamentet të cilat i përkasin pallatit në rrugën “Ramadan Veliu”.

Sako tha se “brenda javës që vjen banorëve do t’u dorëzohen çelësat e shtëpive, për të nisur një fillim të ri me banesat e tyre të reja të dhuruara falas, më të mira e më të sigurta seç i kishin më parë”.

Ndërsa, qytetarët përmes mesazheve të tyre falënderojnë bashkinë e Durrësit dhe të gjithë personat e angazhuar në këtë proces.

“Jemi shumë të kënaqur për shortin, më së fundi do hyjmë brenda në shtëpitë tona. Ky është shorteu më i shkëlqyeshëm që kam parë”, shprehen disa prej tyre.

“Sot përfunduam me sukses edhe shorteun e radhës për shpërndarjen e apartamenteve në pallatin “Kastrati”, njësia administrative numër 5. Janë 16 familje, të cilat përfunduan me sukses shorteun sot, që ishte vijimi i shorteut të djeshëm ku 116 familje u pajisën me shtëpi të reja. Pra, ne kemi finalizuar me sukses procesin e strehimit për 132 familje, të cilat do të marrin çelësat e apartamenteve të reja dhe bashkëkohore nga e marta e javës tjetër”, shprehet një nga anëtarët e jurisë së shorteut për apartamentet e programit të Rindërtimit.

/e.i//r.e/a.f/

The post Rindërtimi, Sako: Brenda javës dorëzohen çelësat e shtëpive të reja për 132 familje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beteja mafioze për tenderin 1.7 mln euro të Rajlit/ Bashkia e Durrësit refuzon sërish KPP

By: Ardit
20 May 2025 at 17:34

Nga Klodian Tomorri Një tender me vlerë 1.7 milionë euro për rindërtimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës është shndërruar mirëfilltazi në një betejë mafioze me klaneve të pushtetit për të ndarë plaçkën e pushtetit. Situata ka degraduar deri në atë pikë saqë Emiriana Sako, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, ka refuzuar […]

The post Beteja mafioze për tenderin 1.7 mln euro të Rajlit/ Bashkia e Durrësit refuzon sërish KPP appeared first on BoldNews.al.

Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale

7 May 2025 at 10:10

Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në shëtitoren “Taulantia” përgjatë vijës bregdetare të qytetit për të inauguruar një tjetër projekt rehabilitimi. I shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, Rama prezantoi punimet si pjesë e një strategjie për të forcuar turizmin lokal dhe gjallëruar jetën e […]

The post Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale appeared first on Reporter.al.

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton fondin për ndihmën ekonomike

TIRANE, 30 prill /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka bërë me dije se sot është zhvilluar mbledhja e radhës e këshillit bashkiak.

Sipas Sakos, në këtë mbledhje janë miratuar të gjitha vendimet e rendit të ditës.

Kryebashkiakja e Durrësit thotë në një postim në rrjetet sociale se “u miratuan familjet përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajt mars dhe prill 2025, plani i masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje dhe kullota të bashkisë Durrës për vitin 2025, normat e furnizimit me uniformë të punonjësve të policisë bashkiake, si edhe dakordësinë për vazhdimin e procedurës së ndryshimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes pyjore nga fondi pyjor kombëtar, në zbatim të vendimit nr. 37, datë 01.08.2023 të KKT-së për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin resort turistik Lura 5, faza 3, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës”.

Nga mbledhja e këshillit bashkiak Durrës
1 nga 7

/r.e/a.f/

The post Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton fondin për ndihmën ekonomike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Harta e riskut: Qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj

11 April 2025 at 12:00

Instituti i Studimeve Politike publikoi të enjten “Hartën e Riskut Elektoral 2025: Zonat e nxehta dhe ndikimet informale”,një studim që apelon për rrezikun e blerjes së votës dhe ndikimit të votuesve në forma klienteliste në disa qarqe, ndëra vota e Diasporës mbetet e pamonitoruar nga këto ndikime. Studimi sugjeron se edhe zgjedhjet paramentare të 11 […]

The post Harta e riskut: Qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj appeared first on Reporter.al.

Rehabilitohet rruga e “Hoxhajve” në Rrashbull, Sako: U shërben 1200 banorëve

24 February 2025 at 12:16

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Një tjetër investim i bashkisë së Durrësit pritet të lehtësojë jetën e banorëve të rrugës së “Hoxhajve” në zonën e Arapajt në Durrës.

Asfaltimi i 850 metrave rrugë, do i shërbejë 1200 banorëve të zonës, ndërsa kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako i takoi nga afër këta banorë për të marrë përshtypjet dhe vlerësimet e tyre, teksa theksoi se ky investim është një tjetër premtim i mbajtur nga bashkia e Durrësit.

“Komuniteti nuk mjaftohet me një shtrim rruge, ka edhe kërkesa tjë tjera, siç ndodh në të gjitha njësitë ku ne bëjmë investime. Pas rrugës, duhet ndriçimi, koshi i mbeturinave, por ne si investim të parë patëm pjesën e asfaltit që ishte e nevojshme për këtë komunitet”, tha Sako.

“Në këtë njësi administrative kemi bërë shumë punë, por Rrashbulli është i madh, në të gjitha fshatrat përpiqemi që çdo vit të bëjmë një investim dhe ne e kemi parë të rëndësishme me qeverinë si fillim investimin në rrjetin e furnizimit me energji elektrike që në këtë zonë nuk ka probleme, furnizimin me ujë që jemi duke punuar akoma dhe investimet që ka bashkia, shkollat, kopshtet, rrugët që edhe këtu kemi bërë një punë të madhe dhe do vazhdojmë punën me kërkesat që ka komuniteti”, shtoi ajo.

Nga ana e tyre, qytetarët vlerësuan punën e Sakos dhe bashkisë së Durrësit, ndërsa thanë se prej 30 vitesh në këtë zonë nuk kishte asnjë investim. /j.p/

The post Rehabilitohet rruga e “Hoxhajve” në Rrashbull, Sako: U shërben 1200 banorëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banorët e prekur nga tërmeti i varin shpresat te fushata elektorale

22 February 2025 at 08:51

Për shumë familje të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në qarkun e Durrësit, fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit është një moment shprese që premtimet e dhëna për vite me radhë të bëhen më në fund realitet. “Po na sorrollasin, nuk na japin një datë. Shpresa na ka mbetur,” thotë Hava Lleshi në […]

The post Banorët e prekur nga tërmeti i varin shpresat te fushata elektorale appeared first on Reporter.al.

Arti dhe kultura në fokus, Bashkia e Durrësit çel thirrjen për projekte për vitin 2025

14 February 2025 at 19:41

TIRANË, 14 shkurt /ATSH/ Promovimi i i artit, trashëgimisë kulturore dhe sportit, mbetet një nga vizionet e bashkisë së Durrësit, që çdo vit nxitet përmes shpalljes së thirrjeve për projekte përgjatë këtij viti.

Kryebashkiakja e këtij qyteti, Emiriana Sako ka bërë me dije sot se institucioni që ajo drejton mbetet i angazhuar për promovimin e artit, kulturës, trashëgimisë dhe sportit.

“E udhëhequr nga vizioni për ta shndërruar qytetin në një qendër të rëndësishme kulturore, turistike dhe sportive, shpall Thirrjen për Projekte për vitin 2025. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Komuniteteve Fetare, kjo iniciativë synon të krijojë një mjedis frymëzues dhe mbështetës për komunitetin artistik, kulturor dhe sportiv”, thotë Sako.

Sipas saj, qëllimi i kësaj thirrjeje është gjallërimi i jetës kulturore dhe sportive të qytetit, si dhe nxitja e zhvillimit ekonomik vendor, duke kontribuar në pasurimin e identitetit dhe dinamizmit të Durrësit.

“Thirrja për aplikimin e projekteve kulturore ka për qëllim mbështetjen e projekteve që realizohen brenda territorit të Bashkisë Durrës, përfshirë festivale, inovacione teknologjike për promovimin e trashëgimisë kulturore, promovimin e sportit dhe aktivitetet sportive, në sektorin e industrive krijuese, publikime që lidhen me pasurinë kulturore të Durrësit dhe shumë të tjera. Projektet e pranuara duhet të zbatohen në vitin buxhetor 2025”, thuhet në postimin e Sakos në rrjetet sociale.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit nënvizon se periudha e aplikimit për projektet vijon deri më 25 shkurt 2025, ndërsa aplikimet mund të dorëzohen në formën e printuar pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Bashkisë Durrës ose në adresën e e-mailit: info@durres.gov.al.

/a.f/

The post Arti dhe kultura në fokus, Bashkia e Durrësit çel thirrjen për projekte për vitin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako: Ngritja e stacionit të transferimit të mbetjeve, zgjedhje optimale për Durrësin

12 February 2025 at 17:48

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar sot një takim me rektorin e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, prof. dr. Shkëlqim Fortuzi, drejtorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Institutit të Kërkimeve Urbane (IKU), Edlir Vokopola, përfaqësues të SASPAC, aktorë të tjerë në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i projektit “Mbrojtja e Mjedisit nëpërmjet Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në Bashkinë Durrës”, projekt i financuar nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit, IADSA.

“Diskutova mbi rëndësinë e këtij projekti, i cili ka si objektiv kryesor hartimin e Planit Vendor për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve për Bashkinë Durrës dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor. Gjithashtu, prezantova sfidat dhe punën e bërë nga ana e Bashkisë në lidhje me çështjet e menaxhimit të mbetjeve si edhe planet për të ardhmen për përfundimin sa më parë të Planit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve si edhe ngritjen e stacionit të transferimit, si një zgjedhje optimale për qytetin bregdetar të Durrësit”, thotë Sako në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë takimit, ekspertë të IKU-së prezantuan gjendjen aktuale bazuar në rezultatet e punës kërkimore në terren, përfshirë itinerarët e ofrimit të shërbimit, shpërndarjen e pikave të grumbullimit dhe situatën aktuale financiare si dhe të burimeve njerëzore në sektorin e menaxhimit të mbetjeve.

Nga takimi i kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako me Rektorin e Universitetit “Aleksandër ...
1 nga 16

/r.e/a.f/

The post Sako: Ngritja e stacionit të transferimit të mbetjeve, zgjedhje optimale për Durrësin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako certifikatë mirënjohje Guardia di Finanza-s: Kontribut në sigurinë publike për Durrësin

11 February 2025 at 13:17

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako i dorëzoi sot në një ceremoni të veçantë, certifikatën e mirënjohjes për Guardia di Finanza-n, për kontributin e tyre në sigurinë publike të këtij qyteti.

Në këtë ceremoni ku ishin të pranishëm komandanti i përgjithshëm i Guardia di Finanza, gjeneral Andrea De Gennaro, komandanti i njësisë së kufirit detar, major Francesco Della Corte, prefekti Emiljan Jani, oficerë e efektivë të kësaj trupe, kryebashkiakja e Durrësit dorëzoi këtë certifikatë mirënjohjeje.

“Në emër të qytetarëve të Durrësit i dorëzova Nucleo di Frontiera Marittima dhe Guardia di Finanza certifikatën e mirënjohjes “Dëshmi e Meritës Publike dhe Qytetarisë Aktive” në shenjë respekti të thellë dhe mirënjohjeje për angazhimin e palodhur, ekselencën profesionale dhe kontributin thelbësor në sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit”, tha Sako.

Nga ana e tij gjenerali De Gennaro theksoi se dhënia e kësaj mirënjohjeje prestigjioze përfaqëson një dëshmi konkrete të përkushtimit të Guardia di Finanza si dhe një demonstrim të respektit dhe dashurisë reciproke, duke vulosur lidhjet e miqësisë dhe afërsisë midis kësaj force dhe popullsisë së Durrësit.

Ndërkaq, Sako shprehu falënderimin për drejtuesit dhe të gjithë efektivët e Guardia di Finanza, për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të forcave tona të Policisë dhe në favor të qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë vendit tonë për 28 vite duke shërbyer me përkushtim e profesionalizëm dhe duke ndihmuar në mënyrë të paçmueshme.

“Përveç luftës ndaj aktivitetit kriminal kjo trupë ka dhënë një mbështetje të madhe në shumë projekte arsimore e sociale por edhe në situatat e emergjencave dhe fatkeqësive natyrore që kanë goditur vendin tonë e sidomos Durrësin, ku ata, ashtu si të gjitha institucionet dhe populli italian, na u gjendën pranë në ditë të vështira. Popujt tanë e kanë dëshmuar ndër vite miqësinë, mbështetjen, solidaritetin, humanizmin dhe mirënjohjen ndaj njëri tjetrit”, u shpreh Sako. /j.p/

The post Sako certifikatë mirënjohje Guardia di Finanza-s: Kontribut në sigurinë publike për Durrësin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekspozita “Asnjëherë dhunë”, Sako: Prioritet i bashkisë Durrës, edukimi i brezit të ri për një shoqëri të drejtë e të paqtë

8 February 2025 at 11:07

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Në qytetin e Durrësit u hap ekspozita “Asnjëherë Dhunë”, e cila vjen në gjuhën shqipe me mbështetjen e projektit të Këshillit të Evropës, “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri”, i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ishte e pranishme në çeljen e kësaj ekspozite, ndërsa thotë se ky projekt synon të promovojë vlerat demokratike, të fuqizojë arsimin qytetar dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi të drejtat e fëmijëve duke kontribuar në mbrojtjen e tyre nga çdo formë e dhunës.

“Ekspozita i drejtohet nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të përfshirë në projekt dhe jo vetëm, si dhe synon ndërgjegjësimin për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve. Mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi bashkia e Durrësit do të vijojë ta ketë prioritet të punës dhe gjithë përpjekjeve për edukimin e brezit të ri për një shoqëri të drejtë e të paqtë”, shprehet Sako në një postim në rrjetet sociale.

E konceptuar nga Instituti Suedez dhe e frymëzuar nga fjalimi i shkrimtares së njohur për fëmijë Astrid Lindgren, ekspozita përçon mesazhe të fuqishme kundër dhunës përmes një kombinimi të teksteve dhe ilustrimeve frymëzuese.

/r.e/

The post Ekspozita “Asnjëherë dhunë”, Sako: Prioritet i bashkisë Durrës, edukimi i brezit të ri për një shoqëri të drejtë e të paqtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌