Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

Sako: Rehabilitohen 12 500 m2 sipërfaqe e fasadave të pallateve në lagjen nr. 1 Durrës

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrës është rehabilituar një sipërfaqe prej 12 500 m2 e fasadave të pallateve ekzistuese.

Lajmin e ka ndarë kryetarja e bashkisë së qytetit bregdetar, Emirana Sako, e cila tha se ka përfunduar rikonstruksioni i disa pallateve në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, siç është shëtitorja “Taulantia”.

Sako tha se “ky investim synon jo vetëm përmirësimin e imazhit të zonës, por edhe rritjen e qëndrueshmërisë të godinave përballë kushteve atmosferike”.

“Durrësi po ndryshon çdo ditë, më i bukur, më funksional dhe më i denjë për qytetarët e tij”, u shpreh Sako.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është shprehur më herët “se po punohet edhe për zgjerimin e brezit të rërës duke krijuar më shumë hapësirë në dispozicion të pushuesve. Në këtë fazë përfshihet edhe rehabilitimi i fasadave të 41 godinave që ndodhen përgjatë shëtitores, me elementë termoizolues për të rritur eficiencën e energjisë si edhe qëndrueshmërinë e objekteve për një periudhë afatgjatë, duke përmirësuar edhe imazhin e të gjithë kësaj zone bregdetare”.

Ky investim përfshin realizimin e një shëtitoreje prej tre kilometrash përgjatë gjithë shtrirjes së plazhit, me gjelbërim të shtuar, parqe dhe hapësira sportive për të siguruar një lidhje shumë të nevojshme nga Ura e Dajlanit drejt Konvaleshencës.

Midis shëtitores dhe zonës së plazhit do të ngrihen stacione me pajisje sportive për aktivitete fizike në natyrë, si dhe krijimi i zonave për ushtrimin e sporteve ujore.

Projekti investues parashikon që përgjatë shëtitores do të ketë dhe zona të dedikuara për fëmijë, hapësira për pjesën e plazhit, stacionet e plazhit, hapësira shërbimi, si dhe rikonstruksionin e fasadave të godinave.

Nga fasadat e pallateve ekzistuese të rikonstruktuara në lajen nr.1 Durrës
1 nga 3

/e.i/r.e/

The post Sako: Rehabilitohen 12 500 m2 sipërfaqe e fasadave të pallateve në lagjen nr. 1 Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Sulm i armatosur në një klinikë rehabilitimi/ Ja sa shkon numri i viktimave (Foto)

8 April 2025 at 09:58

Sulmi u krye në agim në Culiacan, kryeqyteti i shtetit ku kanë shpërthyer përleshjet e ashpra që nga shtatori midis dy fraksioneve të kartelit Sinaloa. Nëntë persona u vranë në një sulm të armatosur në një klinikë rehabilitimi nga droga në Sinaloa në veriperëndim të Meksikës. Nga përleshjet kanë vdekur qindra persona dhe dhjetëra janë të zhdukur.

Fillimisht tetë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një grup personash të armatosur thyen dyert e klinikës dhe hapën zjarr ndaj njerëzve brenda. Disa orë më vonë, njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Ky është sulmi i shtatë në qendrat e rehabilitimit të drogës në Sinaloa që nga shtatori, kur filluan armiqësitë midis dy fraksioneve rivale të kartelit famëkeq.

Deri në janar, ky konflikt vlerësohet të ketë shkaktuar të paktën 750 të vdekur dhe 900 të zhdukur. Megjithatë intensiteti i tij u përkeqësua pas vendosjes së forcave të forta të sigurisë në shtet.

 

The post Sulm i armatosur në një klinikë rehabilitimi/ Ja sa shkon numri i viktimave (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌