Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 July 2025Main stream

SHBA fillon fazën e re të ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën

18 July 2025 at 18:37

SHBA- Ekipet e ndërtimit filluan punën në fazën tjetër të murit kufitar SHBA-Meksikë pranë Ciudad Juarez, Meksikë, pas miratimit të fundit të një buxheti për emigracionin.

Punëtorë dhe makineri të rënda u panë pranë kufirit, ndërsa më shumë se 11 kilometra barrierë e re do të ndërtohet pranë Santa Terezës, në shtetin Texas.

Kjo fazë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zgjeruar dhe përforcuar barrierën kufitare, që synon frenimin e kalimeve të paligjshme dhe rritjen e sigurisë kufitare.

Ky veprim ka shkaktuar kritika nga grupet e të drejtave të njeriut dhe të avokimit të emigrantëve, të cilët argumentojnë se bën pak për të adresuar shkaqet rrënjësore të emigrimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë mandatit të tij kishte marrë hapin e parë për të zbatuar projektin e ngritjes së murit në kufirin me Meksikën, që ishte një nga premtimet më të rëndësishme gjatë fushatës zgjedhore/abcnews.al

FOKUS – SHBA fillon fazën e re të ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën

NJU MEKSIKO, 18 korrik /ATSH-AA/ – Ekipet e ndërtimit filluan punën në fazën tjetër të murit kufitar SHBA-Meksikë pranë Ciudad Juarez, Meksikë, pas miratimit të fundit të një buxheti për emigracionin.

Punëtorë dhe makineri të rënda u panë pranë kufirit, ndërsa më shumë se 11 kilometra barrierë e re do të ndërtohet pranë Santa Terezës, në shtetin Teksas.

Kjo fazë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zgjeruar dhe përforcuar barrierën kufitare, që synon frenimin e kalimeve të paligjshme dhe rritjen e sigurisë kufitare.

Ky veprim ka shkaktuar kritika nga grupet e të drejtave të njeriut dhe të avokimit të emigrantëve, të cilët argumentojnë se bën pak për të adresuar shkaqet rrënjësore të emigrimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë mandatit të tij kishte marrë hapin e parë për të zbatuar projektin e ngritjes së murit në kufirin me Meksikën, që ishte një nga premtimet më të rëndësishme gjatë fushatës zgjedhore.  /os/

The post FOKUS – SHBA fillon fazën e re të ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

By: Ela
13 July 2025 at 11:29

Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump për vendosje të tarifës prej 30 për qind në importet e tyre nga 1 gushti. Meksika e ka kritikuar atë që e ka quajtur “marrëveshje të padrejtë” dhe ka insistuar që sovraniteti i saj është i panegociueshën, derisa shefja e BE-së, […]

The post BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30% appeared first on BoldNews.al.

MEKSIKË – Të shtëna me armë në një shtëpi, të paktën 10 të vrarë, përfshirë fëmijë

25 June 2025 at 21:42

MEKSIKO SITI, 25 qershor /ATSH/ – Të paktën 10 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga një sulm me armë zjarri në një shtëpi në qytetin qendror meksikan, Irapuato dje në mbrëmje, perfhire fëmijë, thanë autoritetet, sipas “Reuters”.

“Është një vrasje e shumëfishtë për të cilin po kryhet një hetim,” tha presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum në një konferencë për shtyp sot në mëngjes, duke shtuar se midis të vrarëve ishin edhe fëmijë.

Autoritetet e sigurisë thanë në një deklaratë se kishin nisur një operacion për të gjetur personat përgjegjës për sulmin.

Media lokale raportoi se të shtënat kishin ndodhur gjatë një feste fetare.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Guanajuato, shteti qendror ku ndodhi sulmi, konfirmoi sulmin.

“Sipas të dhënave paraprake, 10 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri”, tha zyra e sigurisë civile në Irapuato, në një deklaratë. //a.i/

 

 

The post MEKSIKË – Të shtëna me armë në një shtëpi, të paktën 10 të vrarë, përfshirë fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Uragani Erick po forcohet me ritëm alarmant, parashikohet të godasë bregun jugor të Meksikës si stuhi e kategorisë 3

By: gaze tare
19 June 2025 at 09:05

Uragani Erick po merr forcë me shpejtësi të madhe dhe pritet të godasë bregun jugor të Meksikës në Oqeanin Paqësor deri të enjten, me intensitet të kategorisë 3, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes Civile në vend.

Aktualisht, Erick është uragan i kategorisë 2, me erëra të qëndrueshme që arrijnë deri në 175 km/h, por kushtet atmosferike favorizuese parashikojnë një forcim të mëtejshëm të stuhisë. Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së paralajmëron se Erick do të sjellë erëra shkatërruese dhe përmbytje të rrezikshme për zonat jugore të Meksikës.

Presidentja Claudia Sheinbaum ka bërë thirrje urgjente për qytetarët: “Qëndroni të informuar nga burimet zyrtare, shmangni daljet e panevojshme dhe qëndroni në ambiente të sigurta.”

Parashikimet tregojnë se uragani do të prekë mes Oaxaca-s dhe Guerrero-s, ku reshjet mund të arrijnë deri në 50 centimetra, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut në zonat malore. Përgatitjet janë në nivel të lartë: mbi 2,000 strehimore emergjente janë ngritur në Chiapas, Guerrero dhe Oaxaca, ndërsa më shumë se 18,000 punonjës emergjence janë mobilizuar për t’u përballur me situatën.

The post Uragani Erick po forcohet me ritëm alarmant, parashikohet të godasë bregun jugor të Meksikës si stuhi e kategorisë 3 appeared first on iconstyle.al.

Meksikë/ 4 persona futen me forcë në bashki, ekzekutojnë kryebashkiaken

By: user7
16 June 2025 at 07:48

Kryetarja e një fshati në shtetin jugor meksikan të Oaxacës u vra në një breshëri të shtënash të dielën, pasi katër persona të armatosur sulmuan zyrën e saj në bashki. Raportohet se nga të shtënat u vra edhe një këshilltar.

Kryetarja e bashkisë Lilia Garcia u vra herët të dielën në komunitetin e San Mateo Pina. Katër sulmues që udhëtonin me skuterë, hynë në bashki dhe e vranë Garcian duke hyrë me forcë në zyrën e saj, ku ndodhej edhe viktima e dytë këshilltari i qytetit Eli Garcia.

The post Meksikë/ 4 persona futen me forcë në bashki, ekzekutojnë kryebashkiaken appeared first on Lapsi.al.

Tarifat e Trump, Meksika paralajmëron kundërmasa ekonomike: Të padrejta

4 June 2025 at 22:18

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka njoftuar se vendi i saj do të shpallë masa të reja ekonomike në përgjigje të tarifave të reja mbi çelikun dhe aluminin të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump. Në një deklaratë të dhënë për mediat ndërkombëtare, Sheinbaum i ka cilësuar këto tarifa si “të padrejta”.

Masat e reja pritet të bëhen publike javën e ardhshme, sipas agjencisë Reuters. Ato do të hyjnë në fuqi në rast se nuk arrihet një marrëveshje tregtare mes dy vendeve.

Ndërkohë, presidenti Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që rrit ndjeshëm tarifat për importet e çelikut dhe aluminit, duke i dyfishuar ato nga 25% në 50%.

Shtetet e Bashkuara janë ndër importuesit më të mëdhenj të çelikut në botë, menjëherë pas Bashkimit Evropian. Furnizuesit kryesorë të metalit për SHBA-në janë Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Koreja e Jugut.

The post Tarifat e Trump, Meksika paralajmëron kundërmasa ekonomike: Të padrejta appeared first on Sot News | Lajme.

Përmbyset autobusi me turistë në Meksikë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

3 June 2025 at 18:31

Një aksident tragjik ka ndodhur në shtetin meksikan Nuevo Leon, ku një autobus turistik është përmbysur, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe plagosjen e 17 të tjerëve.

Ngjarja ndodhi teksa autobusi po udhëtonte nga Monterrey drejt Tampico. Sipas guvernatorit të zonës, mes viktimave janë edhe dy fëmijë të moshës 5 vjeç.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se shoferi mund të jetë përgjumur gjatë drejtimit të mjetit, duke bërë që autobusi të godasë një barrierë mbrojtëse dhe më pas të përmbyset.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërkohë që të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spitalet e zonës.

The post Përmbyset autobusi me turistë në Meksikë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë appeared first on Sot News | Lajme.

Përmbyset autobusi në Meksikë, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

3 June 2025 at 18:17

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në Nuevo Leon. Guvernatori i zonës tha se autobusi turistik ishte nisur nga Monterrey për në Tampico.

Mes viktimave ndodhen edhe dy të moshës 5 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shoferi është përgjumur ndërsa ka qenë në timon, duke bërë që autobusi të godasë një nga barrierat mbrojtëse dhe me pas të përmbyset.

12 të vdekur nga zjarri në një qendër rehabilitimi droge në Meksikë

By: user7
2 June 2025 at 07:56

Dymbëdhjetë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një klinikë rehabilitimi nga droga në Meksikën qendrore. Zjarre të tjera ose sulme vrasëse janë regjistruar kohët e fundit në qendrat e varësisë nga droga që nuk kontrollohen nga autoritetet. Këto struktura shpesh bëhen shënjestra për kartelet e drogës për të rekrutuar anëtarë – në disa raste, nëse të varurit nga droga rezistojnë, ata ekzekutohen.

Zjarri shpërtheu në komunën e San José Iturvide. Anëtarët e shërbimit të hetimit penal dhe zyra e prokurorit të shtetit po kryejnë një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe autorët e mundshëm të tragjedisë.

Trupat u transferuan në shërbimin mjeko-ligjor dhe të plagosurit janë shtruar në spital. Në prill, një sulm ndaj një klinike rehabilitimi nga droga në shtetin Sinaloa (veriperëndim) rezultoi në vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve.

Një zjarr në një qendër rehabilitimi nga droga në Meksikë në shkurt vrau pesë pacientë dhe detyroi evakuimin e dhjetëra të tjerëve. Shteti i Guanajuato është një qendër e rëndësishme industriale, ku ndodhen fabrikat e prodhuesve kryesorë të automobilave (Mazda, Toyota), si dhe destinacione të njohura turistike.

Megjithatë, në të njëjtën kohë ajo është e shkatërruar nga dhuna, veçanërisht për shkak të konflikteve të pamëshirshme midis Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco – një nga bandat më të fuqishme meksikane – dhe kartelit lokal Santa Rosa de Lima, si për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës ashtu edhe për kontrabandën e karburantit.

The post 12 të vdekur nga zjarri në një qendër rehabilitimi droge në Meksikë appeared first on Lapsi.al.

MEKSIKË – Fillojnë zgjedhjet unike në botë për gjyqtarët e sistemit të drejtësisë

MEKSIKO SITI, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Qendrat e votimit u hapën sot në Meksikë për zgjedhjen e paprecedentë të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të të gjithë sistemit të drejtësisë, një reformë e nxitur nga e majta në pushtet.

Kjo gjykatë përbëhet nga nëntë anëtarë.

Gati 100 milionë votues pritet të marrin pjesë në qendrat e votimit, të cilat u hapën në orën 08:00 (14:00 GMT) për të zgjedhur edhe 881 gjyqtarë dhe magjistratë në nivel federal, dhe gati 1 600 në 19 nga 32 shtetet.

Abstenimi ka të ngjarë të jetë i lartë pavarësisht popullaritetit të presidentes, Claudia Sheinbaum, e cila lëshoi ​​një apel të fundit dje për të votuar për të luftuar “korrupsionin” brenda gjyqësorit./  a.jor.

The post MEKSIKË – Fillojnë zgjedhjet unike në botë për gjyqtarët e sistemit të drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Valë e re dhune në Meksikë, gjenden 17 trupa të pajetë në një shtëpi të braktisur

By: Besnik
29 May 2025 at 18:44

Autoritetet meksikane kanë zbuluar trupat e 17 personave në një shtëpi të braktisur, me viktima të dyshuara të krimit të organizuar, që prej vitesh e ka mbërthyer vendin.

Zyra e Prokurorisë së shtetit të Guanajuato njoftoi të martën se trupat u gjetën në qytetin Irapuato, një zonë e njohur për përplasjet e dhunshme mes grupeve kriminale.

Trupat e 16 viktimave ishin në faza të ndryshme dekompozimi: 11 burra, 2 gra dhe 3 persona të paidentifikuar për shkak të gjendjes së rënduar të trupave.

Një trup tjetër u gjet të nesërmen, duke e çuar në 17 numrin e viktimave ndërsa në vendngjarje u gjetën edhe thika, hanxharë, lopata dhe mjete të tjera.

“Trupat janë dërguar për analizë dhe identifikim në laboratorët mjeko-ligjorë,” njoftoi Prokuroria.

Kriza e dhunës në Guanajuato

Shteti i Guanajuatos është një nga më të prekurit nga dhuna në Meksikë. Vetëm në vitin 2024, aty u shënuan mbi 3,100 vrasje – më shumë se 10% e totalit kombëtar. Nga fillimi i vitit 2025, janë regjistruar mbi 1,260 viktima vrasjesh dhe mbi 3,600 persona të zhdukur.

Kjo valë dhune është pjesë e luftës për kontrollin e tregjeve të paligjshme mes Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s (JNGC), tashmë shpallur organizatë terroriste nga SHBA, dhe Kartelit rival lokal Santa Rosa de Lima (SRL).

Morgët e mbingarkuara dhe dhimbja e familjarëve

Morgët në Meksikë janë të mbushura me trupa të paidentifikuar – vlerësimet variojnë nga 50,000 deri në 72,000 trupa që prej vitit 2024. Prokuroria bëri me dije se deri tani janë identifikuar pesë prej viktimave të gjetura në Irapuato.

Një shtet me kontraste të forta

Përkundër trashëgimisë së pasur kulturore dhe atraksioneve turistike, Guanajuato është kthyer në një fushë beteje për grupet kriminale. Shteti mbetet një nga fortesat e fundit të Partisë së djathtë PAN, që ndodhet në opozitë ndaj qeverisë aktuale të majtë (MORENA).

LEXONI GJITHASHTU:

The post Valë e re dhune në Meksikë, gjenden 17 trupa të pajetë në një shtëpi të braktisur appeared first on Euronews Albania.

Policia gjen 17 trupa të pajetë në një shtëpi

By: redi
27 May 2025 at 21:13

17 trupa u gjetën nga autoritetet në një shtëpi të braktisur në provincën e Guanajuato-s, në Meksikë. Guanajuato njihet si provinca më e dhunshme në Meksikë për sa i përket numrit të vrasjeve të regjistruara çdo vit, siç njoftoi zyra e prokurorit të hënën në mbrëmje. Trupat u gjetën gjatë hetimeve në Irapuato, një nga qytetet në Guanajuato të shkatërruara nga krimi i organizuar…

Source

Universiteti i Tiranës dhe ai Panamerican i Meksikës, bashkëpunim në fushën e drejtësisë

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha së bashku me përfaqësues të stafit akademik të Fakultetit të Drejtësisë, zhvilloi një vizitë zyrtare në Universitetin Panamerican në Guadalajara, Meksikë.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, me mbështetjen e Ambasadorit të Meksikës në Itali dhe jo rezident në Shqipëri, Carlos Eugenio Garcia de Alba.

Delegacioni shqiptar u prit nga rektori i këtij institucioni, Abraham Mendoza Andrande dhe përfaqësues të lartë akademikë.

Gjatë takimeve, palët ritheksuan angazhimin për zgjerimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e drejtësisë, përmes shkëmbimeve akademike, bashkëpunimit në kërkimin shkencor dhe organizimit të përbashkët të aktiviteteve akademike.

Në kuadër të programit, pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë zhvilluan leksione të hapura dhe vizituan ambientet laboratorike të kampusit.

Universiteti Panamerican, një ndër institucionet private më prestigjioze në Meksikë, është i njohur për cilësinë e kërkimit shkencor në fushën juridike dhe bashkëpunimet me universitete të njohura ndërkombëtare.

1 nga 3

/k.s/a.f/

The post Universiteti i Tiranës dhe ai Panamerican i Meksikës, bashkëpunim në fushën e drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident tragjik, raportohet për të paktën 20 persona të vdekur

15 May 2025 at 08:21

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Meksikën qendrore, sipas një zyrtari lokal. Përplasja e tri automjeteve ka ndodhur në një autostradë në shtetin Puebla, ka njoftuar Samuel Aguilar Pala, një zyrtar i qeverisë lokale, raporton BBC. Pala ka thënë se 18 persona kanë vdekur në vendngjarje dhe tre të tjerë më vonë në spital.

Disa të tjerë janë lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore, ka shkruar ai në X. Sipas mediave lokale, në aksident janë përfshirë një kamion cisternë, një autobus dhe një furgon. Gazeta meksikane “La Jornada” raporton se përplasja ka ndodhur kur kamioni po tentonte të tejkalonte furgonin.

Me kalimin në korsinë e kundërt, kamioni ka goditur autobusin dhe më pas është përplasur me furgonin, përpara se të binte në një luginë poshtë dhe të shpërthejë në flakë. Ka pasur disa aksidente të rënda në autostrada në Meksikë vitet e fundit. Në shkurt, dhjetëra njerëz vdiqën në një aksident autobusi në Tabasco në Meksikën jugore.

The post Aksident tragjik, raportohet për të paktën 20 persona të vdekur appeared first on Sot News | Lajme.

Influencuesja 23-vjeçare vritet gjatë një live në TikTok

By: Ardit
15 May 2025 at 08:49

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin në Meksikë, pasi një influencuese 23-vjeçare, Valeria Marquez, u vra me armë zjarri ndërsa ishte në live në TikTok. Ngjarja ndodhi në qytetin Guadalajara, në shtetin Jalisco. Prokuroria bëri të ditur se një burrë hyri në sallonin e bukurisë ku ndodhej Marquez dhe dyshohet se hapi zjarr ndaj saj. […]

The post Influencuesja 23-vjeçare vritet gjatë një live në TikTok appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Meksikë, raportohet për të paktën 20 persona të vdekur

15 May 2025 at 08:17

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Meksikën qendrore, sipas një zyrtari lokal.

Përplasja e tri automjeteve ka ndodhur në një autostradë në shtetin Puebla, ka njoftuar Samuel Aguilar Pala, një zyrtar i qeverisë lokale, raporton BBC.

Pala ka thënë se 18 persona kanë vdekur në vendngjarje dhe tre të tjerë më vonë në spital.

Disa të tjerë janë lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore, ka shkruar ai në X

Sipas mediave lokale, në aksident janë përfshirë një kamion cisternë, një autobus dhe një furgon.

Gazeta meksikane “La Jornada” raporton se përplasja ka ndodhur kur kamioni po tentonte të tejkalonte furgonin.

Me kalimin në korsinë e kundërt, kamioni ka goditur autobusin dhe më pas është përplasur me furgonin, përpara se të binte në një luginë poshtë dhe të shpërthejë në flakë.

Ka pasur disa aksidente të rënda në autostrada në Meksikë vitet e fundit.

Në shkurt, dhjetëra njerëz vdiqën në një aksident autobusi në Tabasco në Meksikën jugore.

E qëlluan për vdekje teksa ishte live në TikTok – vritet influencerja 23-vjeçare

By: gaze tare
14 May 2025 at 11:54

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Meksikë, ku influencerja Valeria Marquez, vetëm 23 vjeç, u vra brutalisht teksa ishte live në TikTok. Ajo ndodhej në një sallon bukurie në një qendër tregtare në Jalisco, kur një burrë i afruar me motoçikletë, fillimisht dukej sikur po sillte një dhuratë.

Por gjithçka mori kthesë dramatike – pa asnjë paralajmërim, ai e qëlloi Valerian në gjoks dhe kokë, më pas u largua me shpejtësi. Momentet e tmerrit u transmetuan drejtpërdrejt në rrjet.

Autoritetet meksikane kanë nisur hetimet, ndërsa autori mbetet ende i paidentifikuar. Vrasja e saj ka hapur sërish debatet mbi sigurinë e grave dhe ekspozimin e jetës personale në rrjetet sociale.

The post E qëlluan për vdekje teksa ishte live në TikTok – vritet influencerja 23-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

Tronditëse/ Kandidatja për kryetare bashkie qëllohet për vdekje gjatë fushatës zgjedhore

13 May 2025 at 15:55

Një fushatë elektoral u shndërrua në një skenë terrori në shtetin meksikan të Veracruz-it të dielën mbrëma, kur kandidatja për kryetare bashkie, Yesenia Lara Gutiérrez, u vra me armë zjarri së bashku me tre persona të tjerë. Ngjarja tronditëse u transmetua drejtpërdrejt në Facebook, ku Lara shihej duke përshëndetur qytetarët dhe duke ecur mes një turme mbështetësish, para se të dëgjoheshin rreth 20 të shtëna me armë zjarri, duke ndërprerë festën.

 

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum konfirmoi sulmin në një konferencë për shtyp të hënën në mëngjes, duke deklaruar se ende nuk dihet motivi i këtij akti të rëndë. Ajo theksoi se qeveria federale po bashkëpunon me autoritetet e shtetit të Veracruz-it dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë, përfshirë dhe bashkëpunimin me prokurorinë shtetërore për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

Guvernatorja e Veracruz-it, Rocío Nahle, reagoi menjëherë pas sulmit, duke e cilësuar atë si një “vrasje burracake” dhe duke premtuar drejtësi për viktimat. “Asnjë pozitë apo funksion nuk vlen sa jeta e një njeriu,” tha ajo në një postim në rrjetin X (ish-Twitter), ndërsa u zotua se autorët do të gjenden dhe do të përballen me drejtësinë.

Dhuna ndaj kandidatëve politikë në Meksikë është bërë gjithnjë e më e zakonshme gjatë fushatave zgjedhore. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut Data Cívica, në vitin 2023 u regjistruan 661 sulme të dhunshme kundër personave dhe strukturave politike. Vetëm këtë maj, janë vrarë disa figura politike, përfshirë një kandidatë në shtetin Guerrero dhe kryebashkiaken e Cotija-s në shtetin Michoacán, duke thelluar shqetësimet për sigurinë gjatë zgjedhjeve të 1 qershorit.

The post Tronditëse/ Kandidatja për kryetare bashkie qëllohet për vdekje gjatë fushatës zgjedhore appeared first on Sot News | Lajme.

Kryebashkiaku meksikan arrestohet për lidhje të dyshuara me kartelet

5 May 2025 at 16:15

Prokurorët në Meksikë kanë arrestuar kryetarin e bashkisë Teuchitlán në shtetin perëndimor të Jaliscos, si pjesë e hetimit të tyre për një vend trajnimi të kartelit aty pranë.

Kryetari i bashkisë, José Murguía Santiago, dyshohet se ka bashkëpunuar me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), të cilën ai e ka mohuar.

Hetimi u nis pasi aktivistët zbuluan fragmente kockash dhe qindra këpucë, çanta shpine dhe veshje të hedhura në fermën Izaguirre jashtë qytetit në mars.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se kishin frikë se ferma ishte përdorur si një “kamp shfarosjeje”, ku njerëzit rekrutoheshin dhe trajnoheshin me forcë, dhe ata që refuzonin torturoheshin dhe vriteshin.

Zbulimi nga njerëzit që kërkonin të afërmit e tyre të zhdukur të asaj që dukej të ishte provë e vrasjeve masive në atë vend tronditi vendin, ku dhuna e karteleve është e përhapur.

Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës, Alejandro Gertz, dha një konferencë për shtyp javën e kaluar ku i informoi gazetarët mbi hetimin federal në fermë.

Ai konfirmoi se vendi ishte përdorur si qendër trajnimi për rekrutët e Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s, një nga bandat më të frikshme dhe të fuqishme të trafikut transnacional të drogës, e cila ka bazën e saj të pushtetit në Jalisco.

Megjithatë, ai tha se nuk kishte prova se ishte përdorur si vend shfarosjeje dhe kremimi.

Sipas prokurorit të përgjithshëm, fragmentet e kockave të zbuluara atje nuk ishin të kohëve të fundit dhe testet mjeko-ligjore sugjeruan se zjarret e ndezura në fermë nuk do të kishin qenë mjaftueshëm të nxehta për të asgjësuar mbetjet njerëzore.

Deklaratat e Gertz shkaktuan zemërim midis “kërkuesve”, emri i dhënë të afërmve që kërkojnë më shumë se 120,000 njerëz që janë raportuar të zhdukur në Meksikë gjatë dy dekadave të fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryebashkiaku meksikan arrestohet për lidhje të dyshuara me kartelet appeared first on Euronews Albania.

❌
❌