Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

12 July 2025 at 08:37

Një aksident tragjik është regjistruar pas mesnatës së kaluar, rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj” në Vorë. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, […]

The post Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Makina përplas për vdekje 66-vjeçarin me biçikletë në autostradën Tiranë–Durrës

10 July 2025 at 09:47

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi E. M., rreth 66 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka humburt jetën në […]

The post Makina përplas për vdekje 66-vjeçarin me biçikletë në autostradën Tiranë–Durrës appeared first on BoldNews.al.

Përplasje e fuqishme/ Pesë automjete ‘përballen’ në autostradë, raportohen të plagosur

5 July 2025 at 13:20

Sipas informacioneve, katër persona janë plagosur lehtë në aksident. Forcat e policisë rrugore ndodhen në vendngjarje për të rregulluar trafikun, ndërsa drejtuesve të automjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe durim të jashtëzakonshëm deri në rivendosjen e plotë të lëvizjes së automjeteve.

Probleme serioze trafiku raportohen në autostradën e re kombëtare Athinë-Korint, në rrugën drejt Korinthit, pas një përplasjeje ku u përfshinë pesë automjete në kilometrin e 73-të, në zonën e Agios Charalambos.

 

The post Përplasje e fuqishme/ Pesë automjete ‘përballen’ në autostradë, raportohen të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina/ VIDEO

By: Oldi
20 June 2025 at 11:46

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në autostradë, pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës. Burimet mediatike bëjnë me dije se në total janë përfshirë 8 makina. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Aktualisht raportohet për dëme materiale, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Gjithashtu mësohet se aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradë.

The post Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Kundravajtja u kushtoi jetën/ Aksident në autostradë, një i vdekur dhe pesë të plagosur, mes tyre tre fëmijë

15 June 2025 at 13:41

Në autostradën A22 të Brennerit në Bolzano të Italisë, një aksident i rëndë rrugor ndodhi të dielën në mëngjes, pak para orës 05:15. Mësohet se një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka hyrë në mënyrë të gabuar në autostradë nga pika e pagesës në Bolzano Jug dhe ka lëvizur në drejtim të kundërt (në drejtim veri), duke shkaktuar një përplasje frontale me një tjetër automjet që po vinte në drejtimin e duhur.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë zjarrfikësit e Bolzanos, policia rrugore dhe disa autoambulanca. Dy prej të plagosurve janë transportuar në spitalet e Bressanones dhe Trentos, ndërsa tre fëmijë të moshave 8, 11 dhe 14 vjeç u transportuan me helikopter në Klinikën Universitare të Innsbruckut, sipas njoftimit nga Qendra e Emergjencave të Bolzanos.

Si pasojë e aksidentit, në A22 u krijuan kolona të gjata, ndërsa trafiku u devijua drejt rrugës shtetërore pranë Brennerit.

The post Kundravajtja u kushtoi jetën/ Aksident në autostradë, një i vdekur dhe pesë të plagosur, mes tyre tre fëmijë appeared first on Sot News | Lajme.

Radhë kilometrike, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

By: Ardit
15 June 2025 at 09:20

Teksa qeveria krenohet me milionat turistë, situata me trafikun e rënduar vijon të jëtë një nga problematikat më të mëdha që ka vendi ynë. Këtë të diel, në autostradën Tiranë-Durrës radha e automjeteve në trafikun e rënduar ka arritur me kilometra. Një vështrim në Google Maps, trafiku i rënduar fillon nga Vora dhe përfundon në […]

The post Radhë kilometrike, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Digjet makina në autostradën Kashar-Thumanë, nuk ka të lënduar

By: Ardit
10 June 2025 at 09:20

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën e re Kashar-Thumanë. U bë me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa zjarrfikësja akoma nuk ka arritur akoma në vendgjarje, dhe pse sipas dëshmitarëve janë lajmëruar prej 30 minutash. Paraprakisht shkak i zjarrit dyshohet një defekt elektrik i automjetit.

The post VIDEO/ Digjet makina në autostradën Kashar-Thumanë, nuk ka të lënduar appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Vajzat futen me makinë kundravajtje në autostradën e Laçit

31 May 2025 at 15:21

Një skandal është regjistruar ditën e djeshme, ku dy vajza janë futur me automjetin e tyre kundravajtje në autostradën e Laçit. Ato kanë filmuar veten teksa udhëtojnë në drejtim të kundërt dhe i kanë postuar pamjet në rrjetet sociale, të cilat janë denoncuar më pas për JOQ. Siç shihet edhe nga video, vajzat nuk duken […]

The post VIDEO/ Vajzat futen me makinë kundravajtje në autostradën e Laçit appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma

31 May 2025 at 12:01

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në autostradën Kukës -Milot, në vendin e quajtur ura e “Drinit  të Zi” Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka […]

The post Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma appeared first on BoldNews.al.

Riparimi i autostradës Tiranë-Qafë Kashar përfundon brenda vitit

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Punimet për riparimin dhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës po vijojnë me ritme të shpejta.

Inxhinierja e Sektorit të Menaxhimit të Projekteve, Adja Sefa në një intervistë në medie bëri të ditur sot se aktualisht janë realizuar rreth 50% e punimeve fizike.

“Është punuar me ndërtimin e dy korsive të reja, në të dy anët e rrugës, ku konkretisht në anën e e majtë, drejtimi Tiranë-Durrës, është punuar edhe me realizimin e shtresave asfaltike. Për këtë qëllim trafiku i mjeteve duke ardhur nga qyteti i Durrësit drejt Tiranë, është devijuar në dy korsitë e reja të ndërtuara me qëllim vijimin e punimeve në korsitë ekzistuese”, theksoi Sefa.

Punimet në këtë arterie të rëndësishme për 6 km e para, nga Qafë Kashari drejt ish-sheshit Shqiponja dhe anasjelltas parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti.

“Duke qenë se punimet kanë ecur me ritme të kënaqshme dhe pse afati kontraktual është shtatori 2026, pritet që punimet të përfundojnë brenda këtij viti, konkretisht në dhjetor”, theksoi Sefa.

Shumë shpejt pritet të nisë puna edhe për rikualifikimin e mbikalimit në Qafë Kashar, në mënyrë që të përballojë fluksin e automjeteve në 8 korsitë e autostradës.

Pas përfundimit shpejtësia e lejuar në autostradën e tipit “A” do të jetë deri në 130 km në orë. /j.p/

The post Riparimi i autostradës Tiranë-Qafë Kashar përfundon brenda vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, devijohet qarkullimi pranë mbikalimit të Rinasit

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Modernizimi i infrastrukturës ekzistuese po vijon në një tjetër aks të rëndësishëm, superstradën Tiranë – Durrës, rreth 33 km, e cila do të kthehet në një autostradë të kategorisë A, duke shtuar korsitë e lëvizjes për një lehtësim të ndjeshëm të trafikut.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur sot se punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, në kuadër të fazës II të projektit, kanë avancuar me ritme të kënaqshme, duke arritur një realizim fizik prej 50%.

Aktualisht është punuar intensivisht për ndërtimin e shtresave asfaltike në krahun e majtë të aksit, në drejtimin Tiranë-Durrës.

Për të garantuar vijimin normal të punimeve, është realizuar devijimi i qarkullimit të mjeteve nëpërmjet zgjerimit të ri pranë mbikalimit të Rinasit.

Devijimi është i pajisur me sinjalistikë të përkohshme, të vendosur në përputhje me standardet e sigurisë rrugore, me qëllim orientimin dhe mbrojtjen e përdoruesve të rrugës.

Në vijim, punimet do të përqendrohen në krahun e djathtë të këtij segmenti, ku do të nisë ndërtimi i shtresave asfaltike, si pjesë e zbatimit të plotë të projektit të zgjerimit të kësaj rruge me rëndësi strategjike për lidhjen ndërmjet dy qyteteve kryesore të vendit.

Punimet për zgjerimin e trupit të rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat, duke e bërë superstradën, në përfundim të punimeve, me nga katër korsi në secilin drejtim, nisën vitin e shkuar.

Superstrada Tiranë – Durrës (e njohur në vend që prej viteve ’90 si “Autostrada”) fillon nga Mbikalimi i Kamzës deri tek Ura e Dajlanit. Është një nga arteriet kryesore dhe më të rëndësishme të vendit, e cila lidh dy qendrat më të mëdha administrative, industriale, kulturore dhe turistike të Shqipërisë, si dhe korridoret Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim.

1 nga 5

/a.f/r.e/

The post Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, devijohet qarkullimi pranë mbikalimit të Rinasit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

15 May 2025 at 08:58

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Kavajë, në autostradë, në zonën e Golemit. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila për pasojë kjo e fundit ka humbur jetën. Viktima është një grua rreth 45-50 vjeçe, ende e paidentifikuar. Burime bëjnë me dije se […]

The post Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë appeared first on BoldNews.al.

Bllokohet autostrada Vorë-Tiranë, makinat mbi dy orë në trafik

By: redi
30 April 2025 at 18:52

”Lum” mjetesh është situata në autostradën Tiranë-Durrës. Siç shihet edhe në foton e ardhur në redaksinë e ”Koha Jonë”, nga Vora në Tiranë, makinat po presin prej gati 2 orësh në rradhë që të lëvizin sadopak, dhe qarkullimi është tepër i ngadaltë. Nuk dihet se çka ndodhur, por autostrada nga Vora deri në Astir është në bllok total. Asnjë shpjegim nuk ka nga Policia e Shtetit…

Source

Përplasen tre automjete/ Aksident në autostradën e rrethrrotullimit të Kolonjës

27 April 2025 at 18:36

Tre mjete janë përplasur në seri, një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës. Katër persona janë transportuar për në spitalin e Lushnjes për ekzaminime shëndetësore. Fatmirësisht, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se një prej mjeteve ka përplasur makinën, që ishte para tij për shkak të pamundësisë për të frenuar, nga lagështia, dhe më pas ky mjet është përplasur nga pas nga një tjetër automjet.

Aktualisht, policia rrugore po kryen procedurat e nevojshme dhe po punon për disiplinimin e trafikut, i cili është tepër i ngarkuar këtë fundjavë.

The post Përplasen tre automjete/ Aksident në autostradën e rrethrrotullimit të Kolonjës appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, plagoset një person

15 April 2025 at 10:42

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të marte në autostradën Elbasan-Tiranë, pranë fshatit Ibe. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Audi” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetri. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me ambulancë në spital. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, […]

The post Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, plagoset një person appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në bypassin Fier-Vlorë/ Reagon policia: 8 persona në spital, mes tyre një foshnje

By: Oldi
31 March 2025 at 17:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në bypassin Fier-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit, ku janë përfshirë 7 automjete që lëviznin në drejtim të Vlorës. Si pasojë e përplasjes së fortë, tetë persona mes tyre dhe një foshnje kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për […]

The post Aksidenti në bypassin Fier-Vlorë/ Reagon policia: 8 persona në spital, mes tyre një foshnje appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik/ Përplaset për vdekje një këmbësor në autostradën Thumanë-Laç

14 March 2025 at 19:33

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar (këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të […]

The post Aksident tragjik/ Përplaset për vdekje një këmbësor në autostradën Thumanë-Laç appeared first on BoldNews.al.

Ish-bosi i mafias franceze qëllohet për vdekje në autostradë

By: Mirgen
13 March 2025 at 20:37

Një ish-bos i mafias vdiq sot pasi u qëllua në makinën e tij në mes të një autostrade pranë qytetit francez, Grenoble, thanë sot autoritetet lokale. “Jean-Pierre Maldera, 71 vjeç, vdiq nga plagët e marra pas nje shkëmbimi zjarri dje në mëngjes”, tha mbrojtja civile dhe zyra e prokurorit rajonal. “Maldera ishte një nga të […]

The post Ish-bosi i mafias franceze qëllohet për vdekje në autostradë appeared first on BoldNews.al.

Balluku: Avancojnë punimet për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës

18 February 2025 at 11:15

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat, do ta kthejë atë nga autostradë e kategorisë “B”, në autostradë të kategorisë “A”.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku përcolli sot pamje nga kantieri duke bërë të ditur se punimet kanë avancuar.

“Në autostradën Tiranë-Durrës po avancojmë përditë punimet për finalizimin e këtij projekti të rëndësishëm”, u shpreh ajo.

Shtimi me 4 korsi jep mundësinë për shpejtësi deri në 130 km dhe e sjell në parametrat e të gjitha autostradave të reja që po ndërtohen.

Segmenti i parë ku po ndërhyhet është 6 km, nga Kthesa e Kamzës deri në Mbikalimin e Rinasit.

Përveç zgjerimit me dy korsi, i gjithë trupi i rrugës do të ribëhet me shtresa rrugore dhe asfaltike, për shkak se tashmë kjo rrugë ka mbaruar ciklin e jetës.

Ajo ishte parashikuar për një fluks makinash prej 40 mijë mjetesh në 24 orë, ndërsa tani në pikun e fluksit shkon edhe 94 mijë mjete. Rehabilitimi dhe zgjerimi i të gjithë rrugës kushton 250 milionë euro.

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullim e automjeteve mes kryeqytetit dhe qytetit bregdetar, veçanërisht gjatë sezonit veror.

/r.e/a.f/

The post Balluku: Avancojnë punimet për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nisin punimet për autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë/ Balluku: Pjesë e rëndësishme e Korridorit VIII

27 January 2025 at 16:00

Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, është kantieri i radhës ku tashmë kanë nisur punimet për të ofruar një aks të ri rrugor, me kushte e standarde të larta. Puna ka nisur me 18 kilometrat e parë, Elbasan-Papër-Ura e Grykshit, dhe brenda pak javëve është avancuar ndjeshëm.

Segmenti shtrihet përgjatë luginës së lumit Shkumbin, ku janë kryer punime për gërmimin e trupit të rrugës, në një gjatësi prej 980 ml, si dhe njëkohësisht edhe për ndërtimin e mureve gabion përfshi edhe punime për bazamentet e tombinove.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër punimet në këtë kantier.

Drejtori Gjyli bëri të ditur se punimet kanë nisur në dhjetor të vitit të kaluar dhe deri më tani janë realizuar afro 5.2% e volumeve fizike. Nuk janë evidentuar problematika ose pengesa për të ndikuar në ecurinë e punimeve.

Ky aks do të jetë i kategorisë A, autostradë ndërurbane kryesore, me shpejtësi të lartë lëvizjeje, duke ofruar kështu kushte të larta sigurie. “Kjo është pjesa e parë, faza e parë e këtij projekti nga Elbasani në drejtim të Rrogozhinës, një projekt i cili do të jetë prej 40 kilometrash dhe për më tepër bëhet fjalë për një tjetër autostradë të kategorisë A në Republikën e Shqipërisë, që plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret europiane të lëvizjes, por që nga ana tjetër është një nga Korridoret më të rëndësishme paneuropiane që përshkon Shqipërinë”, sqaroi Balluku.

Pothuajse i gjithë aksi do të jetë në një gjurmë të re, duke mos krijuar kështu asnjë problematikë në lëvizjen e automjeteve gjithë kohës kur do të kryhen punimet. Gjithashtu, ky aks do të lidhet edhe me autostradat e tjera që po ndërtohen, Kashar-Lekaj apo bypass-in e Elbasanit.

“Ne duhet të kemi parasysh gjithashtu që Korridori i VIII ka një ndikim shumë të madh edhe në operimet e portit të ri të Porto Romanos, pasi ai do të jetë një port që nuk do ti shërbejë vetëm Shqipërisë, por do ti shërbejë edhe Maqedonisë së Veriut, përmes një porti që fillimisht u dizenjua nga pala e Maqedonisë së Veriut të ishte në Strug, por tashmë me vendimin e qeverisë së re është vendosur që të spostohet dhe të jetë në kryeqytet, në Shkup. Kështu që ky Korridor do të shërbejë edhe në volume komericale të portit të ri, ndaj ka rëndësi të veçantë”, nënvizoi Balluku.

Aksi rrugor Elbasan-Rrogozhinë ka një gjatësi prej 40 kilometrash. Projekti parashikon ndërtimin e një autostrade të kategorisë A me shpejtësi lëvizjeje 130 km/orë.

❌
❌