Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vatër zjarri në Pogradec/ Terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen, flakët të favorizuara nga era

By: Rovena
11 July 2025 at 14:36

Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit. Aktualisht vatra është aktive ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pogradecit.

Duke qenë se tereni është malor ka vështirësi në ndërhyrje për të neutralizuar flakët, të cilat po mbështeten edhe nga era.

Rreth 20 persona janë vënë në dispozicion për fikjen e zjarrit mbi fshatin Hudënisht aty ku prej rreth 1 ore flakët kanë përfshirë masivin pyjor të përbërë me shkurre dhe pisha. Ndërkohë që flakët janë duke u neutralizuar duhet theksuar që ndërhyrja po kryhet vetëm me trupa nga toka për shkak se terreni është i pamundur të aksesohet me mjete.

Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore, zjarrfiksja e Pogradecit ka qenë e parë që ka mbërritur në vatrën e ndezur dhe si fillim ka bllokuar përhapjen e flakëve në dy krahë.

/abcnews.al

PAMJE/ Makina përfundon në liqen pas aksidentit, humb jetën 34-vjeçari në Pogradec

By: Besnik
10 July 2025 at 07:21

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi Alfons Bleta, 34 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit, duke përfunduar në liqen.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Pamjet me dron nga aksidenti në Pogradec, si përfundoi makina në liqen pic.twitter.com/vWekQ4qvSi

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 10, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post PAMJE/ Makina përfundon në liqen pas aksidentit, humb jetën 34-vjeçari në Pogradec appeared first on Euronews Albania.

Merr flakë një shtëpi në Pogradec

By: user 5
7 July 2025 at 19:11

Një banesë është perfshirë nga flakët, pak minuta më parë, ne fshatin Trebinjë të Mokrës. Sipas banorëve zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur në të gjithe banesën por fatmiresisht familjarët kanë arritur të dalin menjëherë nga banesa. Nga banorët e zonës është njoftuar zjarrëfiksja e cila ndodhet rrugës për në fshatin Trebinjë,fshat i largët.

Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qënë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale janë të shumta

The post Merr flakë një shtëpi në Pogradec appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, familjarët shpëtojnë pa marrë lëndime

By: M C
7 July 2025 at 18:11

Pasditen e sotme një banesë në fshatin Trebinjë të Mokrës në Pogradec, është përfshirë nga flakët.

Sipas banorëve, zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur në të gjithë banesën. Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin pa marrë lëndime.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen, e cila ndodhet rrugës për në fshatin e Trebinjë, i cili ndodhet në një distancë të largët nga qyteti i Pogradecit.

Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike.

The post Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, familjarët shpëtojnë pa marrë lëndime appeared first on Albeu.com.

Përplasen dy mjete në Pogradec, plagosen tre persona

By: user 11
28 June 2025 at 20:55

Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht, mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra- tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë pasagjerë dhe po transportohen drejt spitalit të Pogradecit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa priten informacione për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

The post Përplasen dy mjete në Pogradec, plagosen tre persona appeared first on Lapsi.al.

Konflikt mes disa personave në Pogradec, dy prej tyre dërgohen në spital

By: user 11
21 June 2025 at 18:26

Një konflikt për motive të dobëta ka degraduar në konfrontim fizik dhe goditje me gota në një lokal në Pogradec.

Sipas informacioneve parapake, mësohet se gjatë sherrit dy persona, shtetasit me iniciale M. Xh. dhe K. N., kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia bën me dije se dy të tjerë, shtetasit me iniciale A.K., N.Ç dhe D.Xh, janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Pogradec / Informacion paraprak

Në lagjen nr. 1, Pogradec, pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, janë dëmtuar me gota shtetasit M. Xh. dhe K. N., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit A.K., N.Ç dhe D.Xh, janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post Konflikt mes disa personave në Pogradec, dy prej tyre dërgohen në spital appeared first on Lapsi.al.

Qendra verore shëndetsore në Pogradec, në shërbim 24 orë dhe këshilla për pushuesit

By: Besnik
10 June 2025 at 16:01

Prej disa vitesh, në Pogradec funksionon 24 orë në shërbim të pushuesve qendra shëndetësore verore.

Nisur edhe nga klima, ky qytet përgjithësisht frekuentohet nga pushues të moshës së tretë, të cilët kryesisht janë të prekur nga probleme shëndetësore dhe kërkojnë trajtime në çdo kohë.

Sipas Elona Katiraj, drejtoreshë e NJVKSH Pogradec, shifrat e vizitave gjatë vitit të kaluar tregojnë se qendra është shumë e domosdoshme. Ajo shton se ky shërbim ofrohet në të gjitha zonat përgjatë liqenit me mjekë dhe infermierë, ndërsa rastet e rënda referohen në spital.

Pogradeci është i vetmi qytet në juglindje që ka një qendër verore shëndetësore me shërbim 24 orë për turistët dhe pushuesit, ndërsa në të gjithë vendin janë gjithsej 36 qendra shëndetësore verore, të vendosura kryesisht në qytete me prezencë të madhe turistike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qendra verore shëndetsore në Pogradec, në shërbim 24 orë dhe këshilla për pushuesit appeared first on Euronews Albania.

I riu gjendet pa shenja jete në Pogradec, policia njoftim për vdekjen e 20-vjeçarit

By: Besnik
7 June 2025 at 15:49

Një i ri 20-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Rrëmenj të Pogradecit.

Sipas dyshimeve paraprake të familjarëve dhe njoftimit të policisë, mendohet se i riu mund të jetë vetëvarur, por pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të konfirmojë shkakun përfundimtar të vdekjes.

Policia ka bërë të ditur se mbi trupin e të riut, i identifikuar si G. D., 20 vjeç, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, ndërsa familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 14:40, në fshatin Rrëmenj, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një zonë kodrinore, shtetasi G. D., 20 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I riu gjendet pa shenja jete në Pogradec, policia njoftim për vdekjen e 20-vjeçarit appeared first on Euronews Albania.

Pogradec, 50-vjeçari me bashkëshorten dhe djalin dhunon nënën dhe motrat e tij

By: Besnik
19 May 2025 at 09:00

Një 50-vjeçar, së bashku me bashkëshorten e tij 49-vjeçare dhe djalin 27-vjeçar, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të tij.

Policia bën me dije se ka arrestuar 50-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, ndërsa ka proceduar penalisht djalin.

Dyshohet se shtetasi I. B., 50 vjeç, bashkëshortja e tij E. B., 49 vjeçe, dhe djali i tyre, shtetasi Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec: arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 50 vjeç, dhe E. B., 49 vjeçe (bashkëshortë), dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për djalin e tyre, shtetasin Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pogradec, 50-vjeçari me bashkëshorten dhe djalin dhunon nënën dhe motrat e tij appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet numërimi në Pogradec/ PS ruan avantazhin, PD ndjek me diferencë

By: Besnik
13 May 2025 at 00:32

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Pogradecit, ku janë numëruar gjithsej 106 kuti votimi.

Rezultatet tregojnë një fitore për Partinë Socialiste, e cila ka marrë 14,178 vota, duke përfaqësuar 54.31% të totalit.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me 8,776 vota ose 33.62%.

Edhe pse në ndjekje, diferenca mbetet e konsiderueshme, duke konfirmuar epërsinë e PS edhe në këtë bashki.

Ndër subjektet e tjera, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 1,349 vota (5.17%), ndërsa Partia Mundësia ka marrë 747 vota (2.86%). Partia Koalicioni Euroatlantik ka arritur 355 vota (1.36%), dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 247 vota (0.95%).

Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 1% të votave. Lëvizja Bashkë ka marrë 237 vota (0.91%), Koalicioni Djathtas për Zhvillim 107 vota (0.41%), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 47 vota (0.18%), Aleanca Demokracia e Re 26 vota (0.10%) dhe Lëvizja Atdheu 38 vota (0.15%).

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet numërimi në Pogradec/ PS ruan avantazhin, PD ndjek me diferencë appeared first on Euronews Albania.

Makina që drejtonte 27-vjeçarja del nga rruga, lëndohen nënë e bijë në Pogradec

By: Besnik
21 April 2025 at 15:27

Një aksident ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte dhe automjeti tip Ford ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesja e mjetit, 27-vjeçarja D.M., së bashku me nënën e saj, e cila ishte pasagjere në automjet.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, shtetasja D.M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip Ford, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetasja D.M., si dhe nëna e saj, pasagjere në automjet. Të dyja janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Makina që drejtonte 27-vjeçarja del nga rruga, lëndohen nënë e bijë në Pogradec appeared first on Euronews Albania.

Pogradec, mungesa e krahut të punës pengesë për sektorin e prodhimit dhe shërbimeve

By: Besnik
27 March 2025 at 19:23

Pogradeci, në dy vitet e fundit, ka pasur një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, mungesë që reflektohet më shumë në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve.

Altin Pojanaku ka një furrë në qytetin e Pogradecit. Deri para pak vitesh, ai kishte 12 punonjës, ndërsa sot, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, punon vetëm me bashkëshorten e tij.

“Kemi tre-katër muaj që kërkojmë punonjës, nga më të thjeshtët, pa eksperiencë pune, deri te zanatçinjtë me përvojë. Po bëjmë shumë mundim, por nuk vjen njeri që të pyesë për punë. Ndoshta nuk duan të punojnë, ose mund të kenë shkuar e ikur,” thotë Altin Pojanaku, pronar i një furre buke.

Mungesa e fuqisë punëtore haset edhe në sektorin e transportit. Jori Ibi, menaxher i një firme transporti, tregon se vështirësia e gjetjes së punëtorëve është tejet e madhe, dhe për këtë arsye janë detyruar të përdorin punonjës nga jashtë.

“Nevoja për të zgjeruar punëtorët është e vazhdueshme. Na duhen punëtorë të thjeshtë për transportin, mekanikë dhe gjithashtu profesione të tjera që përfshin zanati ynë. Kërkuam 20 punëtorë, gjetëm disa, por kemi vështirësi në Pogradec. Kemi lidhje kontrate me punëtorë nga jashtë dhe kështu arrijmë qëllimin,” thotë Jori Ibi, menaxher i një kompanie transporti.

Edhe këtë vit, vështirësitë për të gjetur punonjës në sektorin e shërbimeve vazhdojnë të hasen, veçanërisht në sektorin e hotelerisë, restoranteve dhe bareve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pogradec, mungesa e krahut të punës pengesë për sektorin e prodhimit dhe shërbimeve appeared first on Euronews Albania.

Rruga Qukës – Pllocë transformon Selcën, fshati historik hap dyert për turizmin

By: Besnik
10 March 2025 at 17:49

Fshati Selcë, një ndër zonat më të njohura dhe me vlera historike të juglindjes së Shqipërisë, po kalon një periudhë transformimi falë investimeve në turizëm dhe infrastrukturë.

Selca, një fshat i njohur për varrezat ilire dhe historinë e saj të pasur, ka pësuar largime të shumta të banorëve, të cilët janë vendosur në qytetet e mëdha.

Por ndërtimi i rrugës ka sjellë një ndryshim të madh, duke u bërë një mundësi e shkëlqyer për ata që kanë lënë emigracionin dhe tani po investojnë në turizëm, duke ndërtuar bujtina dhe oferta për turistët vendas dhe të huaj.

Ilirjan dhe Marsid Oparaku, dy nga banorët që kanë lënë emigrimin dhe janë rikthyer në fshatin e tyre, kanë ndërtuar dy bujtina për të tërhequr turistët dhe për të promovuar kulturën dhe gatimet tradicionale të zonës.

“Kemi punuar me sezone në Greqi, shkonim e vinim. Vendosa të promovoj ushqimet e fshatit, kemi bërë një shtëpi të vogël me dru, janë varret ilire dhe shumica e turistëve, përfshirë ata nga Amerika, Franca, Italia dhe Serbia, vijnë dhe vizitojnë. Me hapjen e rrugës Qukës – Plloçë, presim më shumë turistë. Fshati po përfitohet nga bujtinat, vijnë autobusa dhe turistë në këmbë. Pas 20 vitesh emigracion, tani vendosëm të jetojmë këtu”, thotë Ilirjan Oparaku – pronar i bujtinës.

“Gjithmonë e kam pasur këtë ide, dhe hapja e rrugës më nxiti ta realizoj. Çdo gjë që ofrojmë është ushqim i zonës, nuk eksperimentojmë, blejmë vetëm nga fshatarët. Gjatë kohës që qëndrojmë këtu, ka grupe të mëdha turistësh të huaj. Ne duam ta promovojmë më shumë këtë vend”, thotë Marsid Oparaku – pronar i bujtinës.

Edhe Besnik Xhyran, një tjetër banor i Selcës, tregon se mungesa e rrugës dhe shërbimeve ka qenë një pengesë për zhvillimin e turizmit. Sipas tij, shumë turistë vizitojnë, por nuk qëndrojnë gjatë për shkak të mungesës së kushteve dhe mundësive për të shijuar gatimet tradicionale.

“Këtu, sipas statistikave, pritet të vizitojnë rreth 5000 turistë të huaj dhe vendas, por problemi kryesor është mungesa e shërbimeve. Turistët shohin bukurinë natyrore, por nuk mund të shijojnë gatimet tradicionale që ofron kjo zonë. Ky është një problem që duhet adresuar”, thotë Besnik Xhyran – banor i Selcës.

Fshati Selca i Poshtëm, i njohur për varrezat monumentale ilire dhe vlerat e tjera të trashëgimisë kulturore, tërheq çdo vit afro 5000 vizitorë, vendas dhe të huaj, dhe investimet e rinisë dhe përmirësimi i infrastrukturës po krijojnë mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në këtë zonë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rruga Qukës – Pllocë transformon Selcën, fshati historik hap dyert për turizmin appeared first on Euronews Albania.

Operacioni në Pogradec, Gjykata e Korçës jep vendimin për 6 të arrestuarit

20 January 2025 at 15:21

Gjykata e Korçës ka marr vendimin për 6 të arrestuarit gjatë operacionit të zhvilluar tre ditë më parë (17 janar 2025) në Pogradec.

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Fatjon Bono, Eris Cekani dhe Aldi Hoxha. Ndërkohë Denis Xhemollari do të shkojë në arrest shtëpie ndërsa Arbi Berberi dhe Enxhi Xhemollari kanë marrë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Vendimet e Gjykatës:

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit F.B, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 179/2 dhe 287 të Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit E.Ç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 279/1 dhe 278/3 i Kodit Penal.

3- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetasit D.XH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

4- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.B i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.

5-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit E.XH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal

6-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit A.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale” dhe “Organizmi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 278/3, 279, 287 dhe 197 i K.Penal.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Operacioni në Pogradec, Gjykata e Korçës jep vendimin për 6 të arrestuarit appeared first on Euronews Albania.

Pogradec në alarm/ Policia shpall në kërkim të dyshuarin për tentativë vrasjeje (Emri)

12 January 2025 at 16:21

Policia e Pogradecit ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin me inicialet S.S, pas sherrit të ndodhur mbrëmë në qytetin jug-lindor. Sipas policisë, 30-vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një ngjarje në lagjen nr. 1 në Pogradec, ju informojmë se Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, dhe shpalli në kërkim shtetasi S. S., 30 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale ” Vrasje me dashje” mbetur në tentativë”, njofton policia.

The post Pogradec në alarm/ Policia shpall në kërkim të dyshuarin për tentativë vrasjeje (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Plagosen me thikë dy të rinj, ngjarjet në Pogradec dhe Fier

By: Besnik
11 January 2025 at 21:12

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec në një berberanë në lagjen numër 2 të qytetit pranë zonës e njohur si Rr. Rinia.

Një shtetas i cili sipas burimeve policore rezulton të jetë S. Syzo e që është shpallur në kërkim, ka goditur me mjet prerës një tjetër të ri i cili ka qenë duke u qethur tek berberi.

Sipas të dhënave fillimisht konflikti ka nisur me fjalë më pas agresori ka përdorur mjet prerës thikë duke plagosur 23 vjeçarin N. Agolli i cili u transportua në spitalin e Pogradecit me dëmtime në në kokë, krahë dhe njërën dorë, për momentin ndodhet nën kujdesin e mjekve.

Fill pas goditjes agresori është larguar me makinë dhe policia është ende duke e kërkuar.

Nikola Agolli

Ndërkohë po mbrëmjen e sotme tek zona e ish farmacisë në Pogradec ka ndodhur një tjetër konflikt mes disa personave duke u përplasur fizikisht 2 prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

Gjithashtu në Fier rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagosen me thikë dy të rinj, ngjarjet në Pogradec dhe Fier appeared first on Euronews Albania.

Berisha takim me demokratët e Pogradecit: Në 34-vite, PD u faktua lokomotivë e zhvillimit dhe e nxjerrjes së Shqipërisë nga izolimi

By: gsh
11 January 2025 at 12:49

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me demokratët e Pogradecit.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se në 34-vite, Partia Demokratike u faktua lokomotivë e zhvillimit dhe e nxjerrjes së Shqipërisë nga izolimi.

Teksa kritikoi keqqeverisjen e mazhorancës, Berisha tha se Partia Demokratike ishte forca e parë politike, ndofta jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë që themelohej nga qytetarët shqiptarë.

“Në rast se, partia tjetër që qeverisi 45 vite Shqipërinë u themelua në Tiranë nga Beogradi, kjo është e vërteta, por përsëri, duart e tjerëve nuk kishin munguar edhe para saj”, tha Berisha.

Sali Berisha: Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt ju, demokrateve dhe demokratëve të Pogradecit të pranishëm në këtë sallë. Të gjtihë demokratëve dhe demokrateve të këtij rrethi dhe mbarë pogradecarëve në Pogradec dhe kudo që janë.

Një përshëndetje drejtuesit politik të qarkut, deputetëve, kryetarit të Partisë Demokratike dhe kënaqësinë e veçantë që, sot kremtojmë së bashku 34-vjetorin e themelimit të forcës politike. Natyrisht, çdo përvjetor dhe ky përvjetor është një moment që ne të përulemi me nderimin më të madh para atyre djem dhe vajzave, gra dhe burra që 34-vite më parë në kushte, e vërteta është, terrori të shumëanshëm, firmosën dhe themeluan këtu partinë Demokratike si parti të idealeve të lirisë, si parti të dinjitetit njerëzor, si parti të interesit kombëtar të shqiptarëve.

Partia Demokratike ishte forca e parë politike, ndofta jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë që themelohej nga qytetarët shqiptarë. Në rast se, partia tjetër që qeverisi 45 vite Shqipërinë u themelua në Tiranë nga Beogradi, kjo është e vërteta, por përsëri, duart e tjerëve nuk kishin munguar edhe para saj.

Kjo parti u themelua nga studentët, liberatorë, nga intelektualë, nga punonjës, nga punëtorë në vendin më të izoluar të planetit dhe realisht u themelua pra, si partia e idealeve më fisnike, më të larta të qytetarëve më të shtypur, siç ishin qytetarët shqiptarë.

Në 34-vite, Partia Demokratike u faktua lokomotivë e padiskutueshme e zhvillimit, e nxjerrjes së Shqipërisë nga izolimi, i integrimit të saj në institucionet euroatlantike. Ajo shënoi arritje epokale, përveç përmbysjes së diktaturës, me votën e lirë. Duke shmangur një konflikt të mundshëm civil, ajo hodhi bazat e ekonomisë së tregut, të iniciativës së lirë së qytetarëve në vendin më hiperkolektivist të Europës. Hapi Shqipërinë ndaj botës, bëri hapat më seriozë drejt integrimit në BE, anëtarësoi Shqipërinë në KE dhe në NATO.

Partia Demokratike arriti në vitin 2008 që Shqipërinë, e cila ishte zvarritur jo në 10 vjeçar, po ndoshta edhe në shekuj në varfëri dhe mjerim, ta nxjerrë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Arriti që shqiptarët në kohëra, qytetarët më të keqpaguar të shndërrohen në qytetarët më të mirëpaguar, me rrogat dhe pensionet e tyre. Arriti të transformojë në tërësi infrastrukturën e vendit. Padiskutim që, ajo pati gabimet e veta, pati mossukseset e veta, por një gjë nuk duhet të harroni kurrë; trashëgimia e saj janë arritjet që përmenda, janë gabime, por nuk janë kurrë krime.

Nuk janë burgjet, nuk janë ekzekutimet, nuk janë kampet e përqendrimit, nuk janë tirania e urisë që vendosi partia tjetër mbi shqiptarët, nuk janë tirania e izolimit që ajo vendosi dhe kjo duhet të jetë e qartë. U ndala këtu për të thënë se, kurrë ne nuk jemi njëlloj, jo! Askush nuk duhet të pranojë se ne jemi njëlloj.

The post Berisha takim me demokratët e Pogradecit: Në 34-vite, PD u faktua lokomotivë e zhvillimit dhe e nxjerrjes së Shqipërisë nga izolimi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

I digjet makina gjatë natës, ish-efektivi: Dyshoj se është zjarr i qëllimshëm

By: Besnik
23 December 2024 at 11:41

Në orët e para të kësaj të hëne, në fshatin Rrëmenj Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volswagen”, në pronësi të shtetasit Leonard Dervishallari.

Automjeti i djegur rreth orës 01:30 është në pronësi të Leonard Dervishallarit, një ish-efektiv policie.

Në një komunikimi telefonik për Euronews Albania ai deklaroi se makina ka 15 ditë që nuk lëvizur nga shtëpia e tij, duke e përjashtuar mundësinë e një djegie aksidentale.

Sipas Dervishllarit, ka dyshime se zjarri është vendosur në automjet, ndërkohë për këtë gjë ka bërë denoncimin e tij pranë komisariatit të Pogradecit për dyshimet që ka por pa dhënë detaje. Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po heton për këtë ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I digjet makina gjatë natës, ish-efektivi: Dyshoj se është zjarr i qëllimshëm appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë në aksin Pogradec – Qafë Thanë, humb jetën një person

By: Besnik
11 December 2024 at 08:59

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Pogradec – Qafë Thanë ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Nga informacionet paraprake mësohet se nga aksidenti një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë aty ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë pasi njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar.

Dyshohet se shkaqet e aksidentit kanë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, manovra e gabuar dhe lagështia në rrugë por do jetë ekspertiza ajo që do zbardhi dinamikën e ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident i rëndë në aksin Pogradec – Qafë Thanë, humb jetën një person appeared first on Euronews Albania.

Pogradec, makina godet biçikletën, një i lënduar

4 December 2024 at 16:21

Një aksident u shënua pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, pranë zonës së njohur si “Agjensia” në lagjen numër 1. Një mjet i cili ka qenë duke ecur mbrapsht ka goditur një drejtues biçiklete i identifikuar si shtetasi N.Gj.

Si pasojë e goditjes drejtuesi i biçikletës ka pësuar tronditje dhe lëndime të lehta, dhe menjëherë është transportuar në sptialin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti ndërsa drejtuesi i mjetit po marret në pyetje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pogradec, makina godet biçikletën, një i lënduar appeared first on Euronews Albania.

❌
❌