Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 July 2025Main stream

METEO – Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë me 14 ditë radhazi mbi 30°C

26 July 2025 at 17:31

HELSINKI, 26 korrik /ATSH/- Finlanda ka regjistruar 14 ditë radhazi temperatura që tejkalojnë 30 gradë Celsius, duke vendosur një rekord të ri kombëtar për motin dhe duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 1972, raportoi Instituti Meteorologjik Finlandez, sipas “Helsinki Times”.

Pragu u kalua sërish dje në Parikala, ku temperaturat arritën në 30,3 gradë Celsius.

Rekordi i mëparshëm për 13 ditë radhazi – mbi 30 gradë Celsius – u regjistrua në vitin 1972.

Kjo është vala më intensive dhe e qëndrueshme e të nxehtit në historinë e Finlandës, e cila daton që nga viti 1961.

Periudha e gjatë pa shi e ka lënë pjesën më të madhe të tokës së Finlandës jashtëzakonisht të thatë.

Instituti Meteorologjik ka lëshuar paralajmërime për shkak të të nxehtit dhe zjarreve në pyje – në pjesë të mëdha të vendit.

Nxehtësia pritet të vazhdojë deri në fundjavë. Sipas parashikimeve, në disa pjesë të Laplandës dhe Finlandës lindore ka të ngjarë të ketë reshje shiu.

Deri të dielën, moti i paqëndrueshëm mund të përfshijë zona më të gjera, duke përfshirë bregdetin perëndimor dhe Finlandën qendrore.

Sipas meteorologut Ville Siiskonen, temperaturat arritën kulmin në juglindje dhe në disa pjesë të Ostrobothnia Veriore. //a.i/

 

The post METEO – Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë me 14 ditë radhazi mbi 30°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) bën thirrje që sot qytetarët të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

IKSHPK ka nxjerrë sot udhëzime për mbrojtje nga të nxehtit dhe temperaturat e larta, që pritet të arrijnë deri në 40 gradë.

“Vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme. Periudhat e gjata me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres në trup dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve apo vdekjeve nga ekspozimi ndaj nxehtësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, veprimet që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur janë: Qëndroni larg të nxehtit: Shmangni daljet dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta. Qëndroni në hije dhe kaloni 2-3 orë në një vend të freskët.

“Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar: Përdorni veshje të lehta (pambuku), bëni dush të freskët, lagni lëkurën dhe pini ujë rregullisht (1 gotë/orë – 2-3 litra/ditë). Mbajeni shtëpinë të freskët: Ajroseni gjatë natës kur jashtë është më freskët. Ditën mbyllni dritaret dhe përdorni perde për të penguar rrezet e diellit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu IKSHPK bën thirrje për kujdes për grupet e cenueshme:  Për të moshuarit mbi 65 vjeç: Kontaktoni rregullisht sidomos ata me sëmundje kronike, paaftësi apo që jetojnë vetëm.

Po ashtu për fëmijët: Mos i lini kurrë në automjete të parkuara. Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta (10:00–17:00). /KosovaPress/

The post IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

‘Babagjyshi’ ndjen të nxehtin/ Termometri shënon temperatura rekord në Lapland

By: xhir jeta
25 July 2025 at 13:18

“Sigurohuni që drerët të kenë shumë ujë – dhe mos harroni të pini edhe një gotë çdo orë”, i kujton Babagjyshi një ekipi elfësh të zënë duke bërë dhurata për Krishtlindjet e ardhshme, ndërsa Laplanda përvëlon nga një valë rekord nxehtësie, shkruan BBC.

Nuk ndodh çdo ditë që Babagjyshi i Krishtlindjeve e gjen veten duke i informuar elfët e tij rreth rreziqeve të goditjes nga dielli, por këtë verë Finlanda veriore ka parë temperatura rreth 30 gradë Celsius për ditë të tëra.

Instituti Meteorologjik i Finlandës tha të premten se për të 14-n ditë radhazi një temperaturë prej 30 gradësh u mat diku në Finlandë – hera e parë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961.
Pas një pranvere jashtëzakonisht të ftohtë dhe me shi dhe fillimit të verës, e gjithë Finlanda – përfshirë veriun e largët të Laplandës, 500 km (310 milje) mbi Rrethin Arktik – papritmas u përfshi në një periudhë të vazhdueshme moti të nxehtë.

Në vetë Rovaniemin, vala e të nxehtit tani ka zgjatur 15 ditë. Në Finlandë, një valë e të nxehtit përcaktohet si një periudhë prej të paktën tre ditësh radhazi ku temperatura maksimale ditore tejkalon 25°C.

Meteorologu i Institutit Meteorologjik Finlandez, Jaakko Savela, shpjegon se në Lapland, ku temperaturat mbi 30°C janë jashtëzakonisht të rralla, valët e të nxehtit si kjo e tanishmja janë të jashtëzakonshme.

“Herën e fundit që Laplanda finlandeze pati një valë të nxehtë po aq të gjatë ishte në vitin 1972,” thotë Savela. Por edhe kjo zgjati vetëm 12 deri në 14 ditë, varësisht nga vendndodhja e saktë.
“Ky rekord tani është thyer.”

Nuk është vetëm Rovaniemi që është përfshirë nga temperaturat përvëluese. Disa stacione të tjera meteorologjike në të gjithë Laplandën kanë regjistruar valët e tyre më të gjata të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë.

Temperatura më e lartë e valës së të nxehtit, 31.7C, u mat në dy vende, Ylitornio dhe Sodankylä, në fillim të kësaj jave. Kjo është rreth 10C mbi mesataren sezonale për Laplandën. Të premten, 30.3C u regjistrua në Koitsanlahti në juglindje./abcnews.al

Ballkani përballë zjarreve/ Temperaturë mbi mesataren, alarm i kuq në disa vende

By: xhir jeta
24 July 2025 at 15:27

Vendet e ballkanit po perballen me zjarre dhe temperatura te larta. Ne Kosove komuna e ferizajt eshte me e prekura, zjarret kane djegur dhjetera hektare pyje. Ne Maqedonine e Veriut temperature ne fundjave pritet te kapin 43 grade Celsius. Autoritetet kane martre masa dhe kane aktivizuar alarmin e kuq. Edhe Greqia dhe Mali I Zi jane perballe rrezikut nga zjarret.

Temperaturat e larta kane shtuar rreziqet per zjarre ne te gjithe Ballkanin.

Kosova po perballet me vatra të shumta zjarri.  Forcat zjarrefikese bejne te ditur se vetëm gjatë këtij muaji në Ferizaj, nje nga komunat me te prekura nga zjarret, janë regjistruar 200 te tilla, prej të cilave 90 për qind kanë qenë në zona fushore dhe malore. Sipas eksperteve te emergjencave civile, këto zjarre po shkaktohen në të shumtën e rasteve, nga pakujdesia e qytetarëve duke bere thirrje per veprime te pergjegjshme.

Maqedonia e Veriut eshte nën ndikimin e valës së të nxehtit me temperaturat qe gjatë ditës deri të shtunën do të jenë mbi mesataren e korrikut dhe do të variojne nga 34 deri në 38 gradë, ndersa Shkupi pritet te kap 43 gradë Celsius kete fundjave.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka aktivizuar tashmë alarmin e kuq për motin ndërsa Qeveria ka miratuar vendimin që detyron punëdhënësit nga data 23 deri më 26 korrik të lirojnë nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bene thirrje qe te zgjidhen me kujdes ushqimet per te parandaluar helmimet.

Ne Maqedonine e Veriut sipas Qendres se Menaxhimit të në vend u regjistruan gjithsej 25 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat 5 janë ende aktive, 4 janë nën kontroll dhe 16 janë shuar.

Edhe Greqia po perjeton nje vale te nxehti me temp qe shenojne deri ne 43 grade Celsius ndërsa sipas sherbimeve meterologjike erërat e forta që do të fryjnë rrisin rrezikun e zjarreve. Edhe natën, temperaturat do të luhaten në nivele të larta, duke arritur deri në 29 gradë Celsius, kryesisht në qendrat urbane.

Sipas hartës së parashikimit të rrezikutnga zjarri , rreziku është i lartë (niveli 3) në pjesën më të madhe te vendit, ndersa ne nivelin kater jane qytete te medha dhe ishujt si Selaniku, Janina, Haklidiki apo Rodos.

Ndersa ne Mal te Zi, zona e Herceg Novit po merr veten nga zjarri i madh qe perfshiu vendin nje jave me pare./abcnews.al

I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

23 July 2025 at 14:36

ITALI- Gjashtë persona kanë humbur jetën në Itali që nga e premtja e kaluar si pasojë e valës së të nxehtit që ka goditur jugun e vendit.

Në katër ditët e fundit, një turist 19-vjeçar austriak, dy burra, të moshës 71 dhe 66 vjeç, dhe një grua 60-vjeçare italiane, të cilët po kalonin pushimet në jug të Italisë, vdiqën nga arresti kardiak.

Mjekët besojnë se shkaku kryesor i vdekjes – në të gjitha rastet – janë temperaturat e larta, të cilat tejkaluan 43 gradë Celsius.

Të martën një burrë 60-vjeçar dhe një burrë 81-vjeçar vdiqën nga arresti kardiak ndërsa ndodheshin në plazh.

Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit pritet të fillojë të ulet nga mbrëmja e së enjtes, por në disa zona të Italisë jugore, temperaturat mund të mbeten më të larta se mesatarja për sezonin.

Italia është goditur nga disa valë të nxehti në fillim të kësaj vere dhe shërbimet meteorologjike të vendit thonë se ngjarjet e fundit klimatike janë shenjë e qartë se javët në vijim do të jenë me temperatura ekstreme, teksa një pjesë e vendit nga ana tjetër mund të përballet me stuhi të forta.

Temperatura deri në 44 °C, i nxehti ekstrem “mbërthen” Europën

22 July 2025 at 15:27

Mbarë Europa është përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem. Në Greqi, temperaturat këtë javë pritet të arrijnë 44 gradë Celsius. Këto ekstremitete do të zgjasin për gjashtë ditë, njoftoi Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i vendit. Turistët në Greqi thonë se po përballojnë të nxehtin duke pirë shumë ujë dhe duke kërkuar hije. Ka qenë […]

The post Temperatura deri në 44 °C, i nxehti ekstrem “mbërthen” Europën appeared first on BoldNews.al.

I nxehti afrikan përfshin vendin, temperatura përvëluese deri në 40 gradë celcius

By: lindita
22 July 2025 at 08:57

Ditën e sotme në vendin tonë, i nxehti afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlerat ekstrem priten në zonat jugore deri në 40 gradë Celcius. Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore.

Source

Vala e të nxehtit afrikan përfshin Kosovën – temperaturat sot arrijnë deri në 38°C

21 July 2025 at 07:10

Kosova këtë javë do të përballet me një valë të të nxehtit të skajshëm, si pasojë e masave ajrore të ardhura nga Afrika Veriore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga data 21 deri më 25 korrik, vendi do të mbizotërohet nga temperatura shumë të larta, të shoqëruara me përmbajtje të ulët lagështie dhe pa reshje të shiut.

Sot sipas IHMK-së moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 13 – 16°C kurse ato maksimale nga 33 – 38°C.

Era do të jetë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

IHMK paralajmëron për rreziqe të shtuara ndaj shëndetit publik, sidomos për grupet më të ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet të shmangen rrezet direkte të diellit nga ora 9:00 deri në 17:00”, thekson IHMK./Telegrafi/

The post Vala e të nxehtit afrikan përfshin Kosovën – temperaturat sot arrijnë deri në 38°C appeared first on Telegrafi.

Europa “digjet” nga vapa, ja zgjidhja që propozojnë disa qytete

20 July 2025 at 18:43

Në valët e nxehtësisë ekstreme që po përjetojnë qytete si Lisbona dhe të tjera në Europë, po bëhet gjithnjë e më i njohur koncepti i “strehave klimatike”, vende që ofrojnë freski dhe lehtësim për njerëzit e ndjeshëm ndaj temperaturave të larta. Mediat e huaja raportojnë se këto strehë mund të jenë parqe publike, kopshte, biblioteka, […]

The post Europa “digjet” nga vapa, ja zgjidhja që propozojnë disa qytete appeared first on BoldNews.al.

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

By: Oldi
18 July 2025 at 14:30

Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar një valë të nxehti ekstrem që do të prekë të gjithë territorin e Shqipërisë, duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme, ku në disa zona mund të thyhen edhe rekordet historike të temperaturës. “Nga dita e dielë dhe deri të premten tjetër termometri maksimal vetëm do të shënoj […]

The post Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik! appeared first on BoldNews.al.

ATHINE – Greqia përgatitet për një valë të re të nxehti deri në 43 gradë Celsius

ATHINE, 16 korrik /ATSH-AA/ – Greqia po përgatitet për një valë të re dhe më intensive të të nxehtit, e cila pritet të sjellë temperatura ekstreme dhe rrezik të shtuar nga zjarret.

Sipas gazetës ditore ‘To Vima’, parashikimet tregojnë se temperaturat nga e diela deri të paktën të martën mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, me mundësi të zgjatjes deri të mërkurën.

Meteorologu Giorgos Tsatrafilia tha se temperaturat prej 39-40 gradë Celsius priten në ditët para fundjavës, para se vala e të nxehtit të arrijë kulmin.

Ai gjithashtu paralajmëroi se popullatat vulnerabël, veçanërisht në zonat urbane me ventilim të dobët dhe mungesë të mjeteve për freskim, mund të përjetojnë vështirësi të mëdha gjatë kësaj vale e të nxehtit ekstrem.

The post ATHINE – Greqia përgatitet për një valë të re të nxehti deri në 43 gradë Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kthesë e parakohshme në mot/ Java nis me freski, por pritet rikthimi i të nxehtit afrikan

7 July 2025 at 13:19

Java që lamë pas u shoqërua me temperatura të larta që preku jo vetëm vendin tonë por të gjithë Europën, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të kemi një rënie të temperaturave.

E ftuar në një studio televizive specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave, Anira Gjoni, tha se pritet që të kemi edhe valën e dytë të të nxehtit në vend, ndërsa nënvizoi se qarqet ku temperaturat kanë shënuar vlera të larta janë Fieri, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.

Temperaturat nesër parashikohen:

Në zonat bregdetare 23/31

Në zonat e ulëta 22/35

Në zonat malore 15/29

The post Kthesë e parakohshme në mot/ Java nis me freski, por pritet rikthimi i të nxehtit afrikan appeared first on Sot News | Lajme.

I nxehti dëmton trurin? Temperaturat e larta ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor

6 July 2025 at 13:08

SHQIPËRI- Bëni kujdes nga i nxehti. Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin fizik, por dhe në atë psikologjik duke shkaktuar ankth, luhatje të humorit, mungesë përqendrimi edhe nëse nuk keni probleme me shëndetin mendor.

Sipas studimeve të fundit kjo ndodh për shkak të ndikimit të të nxehtit në sistemin nervor qendror,  energjisë që truri shpenzon për të ruajtur balancën e brendshme të organizmit dhe ndryshimit në nivelin e neurotransmetuesve.

“Për shembull valët e të nxehtit ndikojnë kryesisht te serotonina, i cili është hormon I qetësisë dhe harmonisë emocionale.  Temperaturat e larta shkaktojnë ulje të nivelit të serotoninës.  Mund të shkaktojnë rritje të nivelit të dopaminës  që është një hormon neurotransmetues që shkakton rritje të impulsivitetit,  nervozizë, zemërim, agresivitet.  Po kështu ulet dhe niveli gabës, edhe gaba është një neurotransmetues që sjell qetësinë emocionale. Në momentin që ulet shfaqet dhe  zemërimi, irritabilitet, impulsivitet dhe probleme të ulje të tolerancës ndaj pakënaqësisë”, tha mjekja psikiatre Irena Thoma.

Më të ndjeshme  pasojat e temperaturave të larta janë tek personat që vuajnë nga çrregullime të  shëndetit mendor.

“Një pacienti me skizofreni mund ti përkeqësohet psikoza. Një pacienti me çrregullim bipolar mund të  përkeqësohet depresioni ose gjendja maniakale. Tek persona me gjendje ankthi mund të përkeqësohet axhitimi…  Duhen përshtatur  medikamentet, vetë antipsikotikët shaktojnë një lloj frenimi  të sistemit të termoregullimit trupi është në rënie të lire”, tha ai.

Gjatë valëve të të nxehtit mjekët këshillojnë qëndrim në mjedise më të freskëta,  konsum të lëngjeve në sasi të  lartë pasi sipas tyre  dehidrimi vë në stres organizmin dhe mosabuzim me gjumin se  pagjumësia në vetvete dëmton përqendrimin dhe nxit çrregullimet e humorit/abcnews.al

“Korriku shumë i thatë”/ Paralajmëron meteorologia: Temperaturat do ndjehen si 45 apo 46 gradë në Tiranë

4 July 2025 at 18:32

Ajo tregoi se për shkak të lagështisë së shtuar në ajër temperatura do ndihen 4-5 gradë më të lartë gjatë muajit korrik i cili pritet gjithashtu të jetë një muaj shumë i thatë.

Meteorologia Lajda Porja tha në një emision televiziv se vala e të nxehtit që përfshiu vendin tonë në qershor do vijojë edhe gjatë korrikut.

The post “Korriku shumë i thatë”/ Paralajmëron meteorologia: Temperaturat do ndjehen si 45 apo 46 gradë në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Temperatura deri në 39°C, parashikimi i motit për sot

By: Elva
4 July 2025 at 08:06

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin. Moti pritet të jetë i favorshëm për aktivitete në natyrë, me orë të gjata me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës. Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën […]

The post Temperatura deri në 39°C, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

I nxehti përvëlues, paralajmëron meteorologia: Pritet një tjetër valë me temperatura edhe më të larta

3 July 2025 at 16:51

Meteorologia Lajda Porja ka folur lidhur me të nxehtin dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin.

Ajo u shpreh se vetëm javën e ardhshme meteorologët presin një freskim të motit, por do të zgjasë vetëm për pak ditë. Porja paralajmëron një tjetër valë të nxehti, me temperatura më të larta se vala e parë.

“Ulja me 6 gradë e temperaturave do të jetë e ndjeshme edhe në vendin tonë. Por ditët me mot të freskët nuk do të zgjasin shumë. Një tjetër valë të nxehti, me temperatura edhe më të larta se vala e parë, do të përfshijë sërish kontinentin europian”, tha Porja për “A2 CNN”.

Në këtë verë të pazakontë, sa i përket kohëzgjatjes së temperaturave ekstreme, mjekët këshillojnë qytetarët, por edhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë të shmangin daljet në orët e pikut, të qëndrojnë në në ambiente të freskëta dhe të konsumojnë sa më shumë ujë.

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, tha se çdo ditë 1800 qytetarë kërkojnë ndihmën e urgjencës për probleme të shkaktuara nga i nxehti.

“Zyrtarisht nuk ka viktima nga i nxehti në vendin tonë, por temperaturat e larta mund të bëhen shkak për infarkte dhe goditje cerebrale. Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes në këto temperatura, veçanërisht për fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Ndërsa për pushuesit që i janë drejtuar zonave bregdetare, janë në gatishmëri 36 qendra shëndetësore verore”, u shpreh ai.

The post I nxehti përvëlues, paralajmëron meteorologia: Pritet një tjetër valë me temperatura edhe më të larta appeared first on Sot News | Lajme.

Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit si pasojë e valës së nxehtësisë

3 July 2025 at 16:31

Ballkani Perëndimor po përballet me një thatësirë të madhe si pasojë e një vale të nxehtësisë që e ka goditur rajonin, duke shkaktuar pengesa në jetën e përditshme dhe duke krijuar telashe në bujqësi dhe energji.

Temperaturat të enjten në Kosovë arritën 35 gradë celsius, dhe Ministria e Shëndetësisë lëshoi një rekomandim me masa mbrojtëse për punëtorët dhe grupet e ndjeshme të popullsisë kundër temperaturatve të larta, për periudhën 3 deri 10 korrik.

Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg diellit të drejtpërdrejtë dhe paralajmëroi fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje, të qëndrojnë në shtëpi.

Mungesa e ujit bëri që të mbyllet pishina në natyrë e kryeqytetit Prishtinë, e cila përdorej nga njerëzit për t’u freskuar gjatë nxehtësisë së verës.

Pishina e Germisë, në periferi të qytetit, u ndërtua në fund të viteve ‘80 si një destinacion rekreativ dhe konsiderohet njëra prej pishinave më të mëdha në kontinent.

Në këtë kohë vitin e kaluar, pishina e Germisë kishte midis 4.000 dhe 5.000 vizitorë në ditë.

Parku Germia, i njohur për bukurinë natyrore dhe mundësitë rekreative, ndodhet mes kodrave dhe maleve që furnizojnë me ujë pishinën. Por, këtë vit, stafi i pishinës nuk ia doli t’i sigurojë 20.000 metra kub ujë të nevojshëm.

Në vitet e kaluara, pishina mbushej brenda gjashtë ditëve, por këtë vit do të nevojiten më shumë se tri javë për shkak të thatësirës, tha menaxheri Bardh Krasniqi.

“Për shkak të valës së fortë të nxehtësisë që po ndikon tani në vend dhe rajon, fatkeqësisht nuk kemi mundur ta hapim pishinën më të madhe në vend”, tha Krasniqi për Associated Press.

Në Shqipërinë qendrore, temperaturat të enjten arritën në 40 gradë celsius dhe meteorologët paralajmëruan se reshjet e shiut do të jenë të rralla deri në shtator.

Lumenjtë pothuajse janë tharë për shkak të mungesës së reshjeve gjatë dimrit dhe pranverës.

Temperaturat e larta kanë detyruar autoritetet shqiptare t’i ndihmojnë bujqit me rrjete për vaditje. Një projekt për marrjen e ujit nga lumi Mat në veri për të ndihmuar në vaditjen e rreth 4.000 hektarëve tokë bujqësore në zonë, përfundoi të martën.

Kjo gjendje ka ndikuar keq edhe në prodhimin e rrymës në Shqipëri, e cila kryesisht prodhohet nga stacionet hidroelektrike në veri të vendit. Korporata Kombëtare e Energjisë shpenzoi deri në 60 milionë euro për të importuar rrymë në gjysmën e parë të këtij viti.

Instituti Shtetëror Meteorologjik i Serbisë ka paralajmëruar se “thatësira ekstreme” po ndikon në kulturat bujqësore të vendit, ndërsa nivelet e ujit në lumenj dhe liqene janë ulur.

Qytetet e vogla dhe fshatrat në Serbi përballen gjithashtu me kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm.

Gjatë valës së nxehtësisë së javës së kaluar në Evropë, temperaturat e larta arritën deri në 46.6 C në Mora, Portugali. Zjarret në natyrë janë të shpeshta në rajon gjatë verave të nxehta dhe të thata. REL/

The post Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit si pasojë e valës së nxehtësisë appeared first on Sot News | Lajme.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë masa ndaj valës së të nxehtit nga 3-10 korrik

3 July 2025 at 15:52

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka nxjerrë një rekomandim me masa dhe rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme të popullsisë nga temperaturat e larta, të cilat parashikohen të shënohen në Kosovë gjatë periudhës 3 deri më 10 korrik.

Ministria bazohet në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Kosova po përballet me temperatura të larta deri në 36 gradë celsius gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, pjesë të Evropës si Spanja dhe Italia po shënojnë mbi 40 gradë celsius në valën më të ashpër të të nxehtit këtë verë.

Sipas njoftimit, temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

Ministria rekomandon që institucionet publike dhe private të përshtatin oraret e punës për të punësuarit, duke mundësuar orar fleksibil, fillim më të hershëm të punës në mëngjes ose punë nga shtëpia kur është e mundur.

Gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike duhet të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë ose të lejohen të punojnë nga shtëpia.

Gjithashtu, kërkohet të sigurohet ajrosje e mjaftueshme në ambientet e mbyllura të punës dhe të vendosen pika freskimi në hapësirat e jashtme, si dhe të garantohet qasje në ujë të ftohtë për punëtorët.

Ministria fton të gjitha institucionet që të respektojnë këto masa për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe të grupeve më të rrezikuara gjatë kësaj vale të të nxehtit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministria e Shëndetësisë në Kosovë masa ndaj valës së të nxehtit nga 3-10 korrik appeared first on Euronews Albania.

Evropa përjeton ‘ferrin’, viktima nga zjarret dhe i nxehti në Spanjë dhe Francë

2 July 2025 at 16:53

Dy persona u gjetën të vdekur në rajonin e Katalonjës, në Spanjë, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën në përpjekje për të shuar një zjarr, të rënë si pasojë e temperaturave të larta.

Autoritetet lokale njoftuan se trupat e pajetë u gjetën pasi zjarrfikësit arritën të neutralizonin zjarrin e rënë në zonën Torrefeta, në afërsi të qytetit Kosko.

Ndërkohë, dy vdekje të tjera si pasojë e temperaturave përvëluese u regjistruan në Francë, ku rreth 300 personave të tjerë u erdhën në ndihmë zjarrfikësit.

Kontinenti evropian po përjeton temperatura ekstreme, një dukuri që sipas OKB-së po bëhet më e shpeshtë për shkak të ndryshimeve të klimës të shkaktuara nga dora e njeriut.

Për Spanjën dhe Francën, muaji i kaluar shënoi qershorin më të nxehtë që nga nisja e regjistrimit të të dhënave. Shërbimi meteorologjik iberik, AEMET, njoftoi se niveli i temperaturave kishte “shfarosur” rekordet e mëparshme, të verifikuara në korrik dhe gusht.

Ndërsa në Francë, zyrtarët vendas deklaruan se dy vdekjet e regjistruara ishin pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga i nxehti ekstrem.

Lajmi nga Parisi vjen teksa Franca regjistroi qershorin e dytë më të nxehtë në histori, që nga nisja e regjistrimit të temperaturave në vitin 1900. Qershori i 2025-s vjen menjëherë pas atij të 2023-shit, kur vendi përjetoi “ferrin”.

Aktualisht, 4 rajone të Francës mbeten me alarmin e kuq, që është dhe më i larti. Ato janë Aube’, Sher, Luaret dhe Jone’.

Ndërkohë, në Itali, dy punëtorë ndërtimi në provincën e Viçencës, u dërguan në spital pasi humbën ndjenjat teksa punonin. Njëri prej tyre, sipas mediave italiane, është në gjendje kome.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Evropa përjeton ‘ferrin’, viktima nga zjarret dhe i nxehti në Spanjë dhe Francë appeared first on Euronews Albania.

Evropa përvëlohet nga i nxehti: Rekorde temperaturash, zjarre dhe mbyllje shkollash

By: fra nc
2 July 2025 at 10:51

Evropa po përjeton një valë të nxehti “të jashtëzakonshme”, që ka paralizuar sektorë të tërë të jetës publike dhe ka vënë në alarm autoritetet shëndetësore dhe civile në disa shtete të kontinentit. Temperaturat kanë tejkaluar 40°C në qytete të mëdha, ndërsa valët e të nxehtit kanë nxitur zjarre dhe ndërprerje të shërbimeve.

Në Itali, autoritetet vendosën ndalimin e punës në ambientet e jashtme gjatë orëve të nxehta të ditës, ndërsa alarmi i kuq u vendos në në 17 qytete, përfshirë Milanon, Romën dhe Firencen. Në qytetin e Trentos, temperatura arriti 40°C. Një punëtor ndërtimi humbi jetën pranë Bolognas, dhe dyshohet se shkaku ishte i lidhur me nxehtësinë ekstreme.

Franca mbylli afro 1,900 shkolla të martën, ndërsa autoritetet meteorologjike raportuan temperatura deri në 41°C. Në Firence dhe Bergamo pati ndërprerje energjie si pasojë e përdorimit të lartë të kondicionerëve. Kati i sipërm i Kullës Eiffel u mbyll për turistët për arsye sigurie.

Turqia vazhdoi përpjekjet për shuarjen e zjarreve masive në pyje, të cilat detyruan evakuimin e mbi 50,000 personave në zonat përreth Izmirit dhe provincave Manisa e Hatay.

Spanja konfirmoi muajin qershor si më të nxehtin e regjistruar ndonjëherë, me temperatura që tejkaluan 40°C në disa qytete, ndërsa Deti Mesdhe regjistroi një temperaturë rekord prej 30°C – gjashtë gradë mbi mesataren sezonale.

Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus të BE-së, Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale, duke e bërë kontinentin më të prekur nga ndryshimet klimatike në planet.

Organizata Botërore Meteorologjike e quajti situatën të jashtëzakonshme për këtë periudhë të hershme të verës, por jo të paprecedentë.

“Evropa po përjeton episode të nxehtësisë ekstreme që normalisht do t’i shihnim më vonë gjatë verës,” deklaroi zëdhënësja Clare Nullis.

Efektet janë ndjerë edhe në Londër, ku temperaturat shënuan 32°C.

Shkencëtarët paralajmërojnë se vala e tanishme e të nxehtit është një pasojë e drejtpërdrejtë e emetimeve të gazeve serrë, shpyllëzimit dhe aktiviteteve industriale. Viti 2023 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në nivel global, një trend që, sipas tyre, pritet të përkeqësohet.

Rreziku i zjarreve mbetet i lartë në të gjithë Mesdheun, ndërsa në Francë, fermerët kanë nisur korrjen e grurit natën për të shmangur temperaturat përvëluese.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Evropa përvëlohet nga i nxehti: Rekorde temperaturash, zjarre dhe mbyllje shkollash appeared first on Euronews Albania.

❌
❌