Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Temperaturat maksimale sot deri në 26 gradë Celsius

11 July 2025 at 06:59

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa, vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor.

IHMK ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë. Celsius.

Po ashtu, bëhet e ditur se sot do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1- 5m/s. /Telegrafi/

The post Temperaturat maksimale sot deri në 26 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Temperatura të larta në vend, në Prishtinë maksimalja arrin deri në 32 gradë Celsius

5 July 2025 at 08:17

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë parashikohen temperatura të larta, ndërkaq këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse për lëkurën dhe sytë.

Në kryeqytet temperaturat maksimale do të sillen deri në 32 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm do të jetë edhe në ditët në vazhdim.

Kliko këtu për ta parë motin edhe në qytetet tjera./Telegrafi/

 

The post Temperatura të larta në vend, në Prishtinë maksimalja arrin deri në 32 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Javë e nxehtë me temperatura përvëluese – apelohet për kujdes

30 June 2025 at 07:10

Java parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 28-37 gradë Celsius.

Apelohet për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në shtatë metra për sekondë.

Moti për pesë ditë:

E hënë – Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

E martë – Moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

E mërkurë – Moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29 deri 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

E enjte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

E premte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 32 deri në 37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi 1-7 metra për sekondë./Telegrafi/

The post Javë e nxehtë me temperatura përvëluese – apelohet për kujdes appeared first on Telegrafi.

Rrjedhat e lumenjve në Kosovë nën mesatare – IHMK paralajmëron për pasoja në ujë të pijshëm dhe bujqësi

26 June 2025 at 00:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se lumenjtë në territorin e vendit po shënojnë rrjedha dukshëm më të ulëta se mesatarja shumëvjeçare, për shkak të mungesës së reshjeve në pranverë dhe mungesës së borës gjatë dimrit.

Sipas matjeve të fundit nga rrjeti shtetëror hidrometrik, kjo gjendje është më e theksuar në pellgun e Drinit të Bardhë dhe degët e tij, ku si shembull më konkret përmendet lumi Bistrica e Pejës. Edhe pse kohë pas kohe kanë rënë reshje, ato kanë qenë kryesisht të karakterit rrëbeshi dhe lokal, duke mos ndikuar ndjeshëm në mbushjen e burimeve ujore.

IHMK thekson se situata e rrjedhave të ulëta është e pranishme në shumicën e lumenjve të Kosovës, por më kritike në sistemin e Drinit të Bardhë. Vetëm lumi Bistrica e Pejës, me një sipërfaqe nën-pellgu prej 500 kilometra katrorë, përbën 11.5% të sipërfaqes së përgjithshme të këtij pellgu dhe kontribuon me 13.7% në rrjedhën e përgjithshme të tij.

Të dhënat hidrologjike të pesë viteve të fundit tregojnë për anomali të ndjeshme në rrjedhën e këtij lumi, sidomos gjatë muajve të pranverës, kur tradicionalisht prurjet janë më të larta për shkak të shkrirjes së borës dhe reshjeve të stinës.

Sipas statistikave historike (1963–2009), prurja mesatare e Bistricës në maj ka qenë 17.5 metra kub për sekondë, ndërsa në qershor 7.5 m³/s. Por në pesë vitet e fundit (2021–2025), mesatarja për muajin qershor ka rënë në vetëm 4.8 m³/s – që përbën një rënie prej 56.3% krahasuar me të dhënat historike.

Instituti tërheq vërejtjen se kjo rënie e prurjeve dhe niveleve të ujërave nëntokësore mund të ketë pasoja serioze gjatë verës, përfshirë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm, ndikime në sektorin e bujqësisë, prodhimin e energjisë nga hidrocentralet dhe sektorë të tjerë jetikë.

Për këtë arsye, IHMK bën thirrje për monitorim të vazhdueshëm dhe planifikim të kujdesshëm të resurseve ujore, në mënyrë që të zbuten efektet e mundshme të një thatësire së thelluar hidrologjike që mund të prekë vendin gjatë muajve në vijim.

The post Rrjedhat e lumenjve në Kosovë nën mesatare – IHMK paralajmëron për pasoja në ujë të pijshëm dhe bujqësi appeared first on Telegrafi.

Temperatura deri në 35 gradë Celsius gjatë kësaj jave, apelohet për kujdes nga rrezet e diellit

23 June 2025 at 07:09

Kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Përjashtim bën dita e premte, kur pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin stuhi lokale, kryesisht në disa zona të izoluara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.

E hënë – Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

E martë – Moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 deri në 14  gradë Celsius, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në tri metra për sekondë.

E mërkurë – Moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 28 deri në 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në dy metra për sekondë.

E enjte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

E premte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat pritet të shtohen dhe në disa zona mund të krijojnë kushte për stuhi afatshkurtra. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 30 deri në34 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë, nga veriperëndimi dhe verilindja. /Telegrafi/

The post Temperatura deri në 35 gradë Celsius gjatë kësaj jave, apelohet për kujdes nga rrezet e diellit appeared first on Telegrafi.

Javë e nxehtë, temperaturat pritet të kalojnë mbi 30 gradë Celsius

2 June 2025 at 07:06

Kjo javë pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00.
Kujdes i veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Sugjerohet të vishen rroba me ngjyra të hapura dhe të konsumohet sa më shumë lëngje, veçanërisht ujë.

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

E martë – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi një deri në katër metër për sekondë.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

E enjte – Mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi një deri në pesë metër për sekondë.

E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme./Telegrafi/

The post Javë e nxehtë, temperaturat pritet të kalojnë mbi 30 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Moti në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 24 gradë Celsius

31 May 2025 at 07:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s./Telegrafi/

The post Moti në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 24 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Java nis me diell e përfundon me reshje – moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

26 May 2025 at 07:10

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se për pesë ditët e ardhshme moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me alternime të diellit, vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të shënojnë luhatje të lehta, ndërsa reshjet më të theksuara priten gjatë ditëve të enjte dhe të premte.

Parashikimi për pesë ditët:

E hëne – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare..

E marte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat nëpër disa vende të izoluara mund te sjellin ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

E mërkurë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende -vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

E enjte- Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

E premte- Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

IHMK bën apel për kujdes gjatë luhatjeve të motit, veçanërisht për ata që planifikojnë udhëtime ose aktivitete në natyrë. /Telegrafi/

The post Java nis me diell e përfundon me reshje – moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Mos harroni çadrën – intervale dielli dhe reshje shiu gjatë javës

12 May 2025 at 07:07

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë e paqëndrueshme me mot me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Sipas IHMK-së sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende- vende do të shoqërohen me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/

The post Mos harroni çadrën – intervale dielli dhe reshje shiu gjatë javës appeared first on Telegrafi.

Diell dhe vranësira – temperaturat shënojnë rritje

28 April 2025 at 07:10

Në Kosovë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të pjesshme,

Gjatë kësaj jave instituti ka njoftuar se territori ynë do të ndikohet nga fushat me presion të lartë atmosferik, të cilat do të sigurojnë kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/

The post Diell dhe vranësira – temperaturat shënojnë rritje appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 26 gradë Celsius

21 April 2025 at 07:47

Sot, mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 23-26 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 metër për sekondë.

The post Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 26 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Diell dhe vranësira, priten edhe riga shiu

10 April 2025 at 07:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë./Telegrafi/

The post Diell dhe vranësira, priten edhe riga shiu appeared first on Telegrafi.

Mot i vranët dhe me diell

9 April 2025 at 07:52

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes./Telegrafi/

The post Mot i vranët dhe me diell appeared first on Telegrafi.

Diell dhe vranësira, temperaturat minimale në minus gradë

8 April 2025 at 07:06

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbaj mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 6 gradë Celsius.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit./Telegrafi/

The post Diell dhe vranësira, temperaturat minimale në minus gradë appeared first on Telegrafi.

Pas reshjeve të borës – java nis me mot të qetë dhe ngrica të lehta

7 April 2025 at 07:10

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të qetë.

Mëngjeset pritet të jenë me ngrica të lehta, kryesisht në periudhën nga e hëna deri të mërkurën.

Të enjten parashihen që vende-vende të ketë riga shiu. Pas kësaj periudhe, parashikohet një rritje graduale e temperaturave në të gjitha rajonet.

Parashikimi për pesë ditë:

E hënë – Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

E martë – Parashikohet mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 6 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit

E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E enjte – Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E premte – Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare./Telegrafi/

The post Pas reshjeve të borës – java nis me mot të qetë dhe ngrica të lehta appeared first on Telegrafi.

Ulje e temperaturave – priten reshje bore

6 April 2025 at 08:10

Sot mbi vendin tonë parashihet ndryshim i shpejtë në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës, i cili do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave në vlera minimale dhe maksimale.

Fillimisht do të ketë reshje shiu, ndërsa më vonë pritet që reshjet të kalojnë në borë duke përfshirë shumë pjesë të viseve të ulëta.

Megjithëse këto reshje do të jenë të përkohshme. Në viset e larta parashihen vetëm reshje bore.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 1-4 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 metër për sekondë./Telegrafi/

The post Ulje e temperaturave – priten reshje bore appeared first on Telegrafi.

Front i ftohtë nga veriu, priten reshje shiu dhe ulje temperaturash

31 March 2025 at 07:10

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pritet që në vendin tonë të depërtojë një front i ftohtë nga veriu, duke sjellë masa ajrore të ftohta.

Sipas IHMK-së gjatë kësaj jave do të mbretëroj mot i ndryshueshëm me vranësira të shpeshta, reshje shiu e intervale të shkurta me diell.

Ndërkaq sot moti kryesisht do të jetë i vranët me mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 4°C deri në 13°C.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s . /Telegrafi/

The post Front i ftohtë nga veriu, priten reshje shiu dhe ulje temperaturash appeared first on Telegrafi.

Mot i vranët dhe me diell, priten edhe riga shiu

23 March 2025 at 08:11

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 20°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

The post Mot i vranët dhe me diell, priten edhe riga shiu appeared first on Telegrafi.

Mot i vranët e me diell – priten riga shiu

16 March 2025 at 08:05

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti parashikohet me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga 7 deri 9°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 19°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

The post Mot i vranët e me diell – priten riga shiu appeared first on Telegrafi.

Moti këtë javë me vranësira të pakta dhe diell, temperaturat deri në 18°C

3 March 2025 at 07:10

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të ketë kushte të qëndrueshme meteorologjike, e cila do të vijë si pasojë e masave të thata të ajrit dhe fushave anticiklonike që do të fokusohet mbi Gadishullin Ballkanik.

Vetëm dita e hënë dhe e premte pritet të kenë vranësira të pakta, ndërsa ditët e tjera do të jenë kryesisht me diell.

Gjatë pjesës së parë të javës (të martën dhe të mërkurën), priten ngrica në viset e larta dhe mesatare, si dhe mjegull, sidomos në mëngjes.

Parashikimi për pesë ditë:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë – Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

E mërkurë – Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

E enjte – Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi I jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

E premte – Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

The post Moti këtë javë me vranësira të pakta dhe diell, temperaturat deri në 18°C appeared first on Telegrafi.

❌
❌