Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 August 2025Main stream

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

By: Elva
20 August 2025 at 08:01

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta, përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare […]

The post Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 19 August 2025Main stream

Kthjellime, vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët, moti për sot

By: Elva
19 August 2025 at 08:01

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë kryesisht në relievet kodrinore – malore të territorit. Në relievet kodrinore – malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet […]

The post Kthjellime, vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët, moti për sot appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 19 Gusht 2025, kthjellime dhe vranësira

By: V K
19 August 2025 at 07:25

Ditën e sotme vendi ynë, deri në orët e mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme parashikohet të jenë në zonat bregdetare.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit, do të ketë kalime të lehta të vranësirave.

Pritet që vranësirat në pjesën e dytë të ditës të bëhen më të shpeshta, ku më të fokusuara ato do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë, duke sjellë zhvillim të përkohshëm të tyre si edhe rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 36°C vlera më e lartë në Berat.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

The post Parashikimi i motit 19 Gusht 2025, kthjellime dhe vranësira appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 17 Gusht 2025/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
17 August 2025 at 07:30

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shfaqen nga mesdita deri në orët e vona të pasdites.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht në zonat kodrinore-malore.

Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar, mund të shfaqen shtrëngata dhe reshje breshëri në zonat malore.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe zonave luginore era do të arrijë deri në 8 m/s.

Deti parashikohet i qetë, me valëzim që varion nga 1 deri në 2 ballë.

 

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme, 17 Gusht 2025/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 16 Gusht 2025/ Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu

By: V K
16 August 2025 at 07:21

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në Verilindje e Juglindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në male në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

 

Era me drejtim Juglindje -Jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Deti-Valëzimi 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 16 Gusht 2025/ Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

By: V K
6 August 2025 at 07:28

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore në verilindje e juglindje.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

The post Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 4 Gusht 2025/ Vranësira dhe kthjellime, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
4 August 2025 at 07:22

Ditën e sotme 4 gusht 2025, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat maksimale në zonat malore, do të zbresin në 25 gradë, ndërsa në vendet e ulëta dhe në bregdet, temperaturat do të jenë 35 gradë celsius.

Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.

Era e lehtë me drejtim kryesor Veriperëndim-Veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

 

The post Parashikimi i motit 4 Gusht 2025/ Vranësira dhe kthjellime, si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 31 Korrik 2025/ Reshje shiu dhe shtrëngata në gjithë territorin

By: V K
31 July 2025 at 07:30

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.

Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16m/s

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

The post Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 31 Korrik 2025/ Reshje shiu dhe shtrëngata në gjithë territorin appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
30 July 2025 at 07:18

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të përqendruara, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.

Gjithashtu, reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në Veri-Verilindje.

Në orët e mesditës parashikohen reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim-Verilindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.

Deti pritet të ketë valëzimi 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 29 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
29 July 2025 at 07:21

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës.

Pas orëve të mëngjesit, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Era e lehtë me drejtim kryesor Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s

Deti pritet tëketë një valëzimi forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 29 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Moti 28 korrik, mot i paqëndrueshëm me vranësira kryesisht në veri

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në zonën e veriut dhe qendrës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e veriut dhe qendrës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi 5-8 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 22/32 Diell re shi

Kukës 21/31 Diell re shi

Lezhë 23/30 Diell re shi

Dibër 17/30 Diell re shi

Durrës 19/31 Diell re shi

Tiranë 23/31 Diell re shi

Elbasan 22/32 Diell re shi

Berat 21/30 Diell re

Vlorë 22/30 Diell re

Korçë 17/29 Diell re

Gjirokastër   23/33 Diell re

Sarandë 21/31 Diell re

 

The post Moti 28 korrik, mot i paqëndrueshëm me vranësira kryesisht në veri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot – Temperaturat deri në 36°C

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti do të jetë i kthjellët, me alternime vranësirash të mesme dhe të larta, të cilat do të jenë më të dukshme kryesisht mbi relievet malore.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të arrijë hera-herës shpejtësi deri në 14 m/s, duke sjellë valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/36 Diell pak re
Kukës 19/34 Diell re
Lezhë 20/36 Diell
Dibër 17/32 Diell re
Durrës 20/35 Diell
Tiranë 22/36 Diell pak re
Elbasan 22/36 Diell pak re
Berat 17/35 Diell pak re
Vlorë 21/34 Diell
Korçë 18/32 Diell
Gjirokastër 17/36 Diell re
Sarandë 20/34 Diell re

 

/a.f/

The post Moti sot – Temperaturat deri në 36°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot

12 July 2025 at 08:17

Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan. Sipas MeteoAlb, kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore […]

The post Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 1 Korrik 2025/ Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 39°C

By: V K
1 July 2025 at 07:21

Ditën e sotme vendi ynë, gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Pas mesditës dhe në vijim, pritet shtim i vranësirave si fillim në skajin verior dhe gradualisht përfshijnë gjysmën Lindore të vendit.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike, në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 39°C pritet vlera maksimale në Koplik dhe Kucovë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

The post Parashikimi i motit 1 Korrik 2025/ Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 39°C appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 30 Qershor 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
30 June 2025 at 07:18

Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.

Më të theksuara paraqiten në zonat malore Verilindore-Juglindore, por nuk priten reshje.

Orët e vona të mbrëmjes, do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të shënojë 15°C në zonat malore, por edhe mesdita sjell rritje të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 37°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

The post Parashikimi i motit 30 Qershor 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 22 Qershor 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
22 June 2025 at 07:27

Ditën e  sotme në vendin tonë, do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.

Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, do të dominohen zonat malore Verilindore-Juglindore.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës, deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

The post Parashikimi i motit 22 Qershor 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 9 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

By: V K
9 June 2025 at 07:21

Ditën e sotme, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.

Më të theksuara paraqiten në zonat malore Verilindore-Juglindore, por nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes, do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 11°C në zonat malore.

Mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre, duke regjistruar vlerën maksimale deri në 37°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 9 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C

By: V K
8 June 2025 at 07:25

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin.

Më të theksuara vranësirat paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 38°C vlera më e lartë në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i papërfillshëm.

The post Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 3 Qershor 2025/ Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 33°C

By: V K
3 June 2025 at 07:31

 

Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan, do të sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Gjithashtu, parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 33°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 3 Qershor 2025/ Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 33°C appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit: Vranësira dhe alternime kthjellimesh në një pjesë të vendit

By: user 11
30 May 2025 at 07:15

Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre, duke gjeneruar rebeshe shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe qëndrore.

Parashikohet që deri vonë në mbrëmje, vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku në zonat veriore, zonat qëndrore dhe pjesërisht në juglindje të territorit do të jenë në formë shtrëngate. Natën vonë pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • në bregdet: 15 / 22 °C,
  • në vendet e ulëta: 12 / 21 °C,
  • në vendet malore: 7 / 17 °C

The post Parashikimi i motit: Vranësira dhe alternime kthjellimesh në një pjesë të vendit appeared first on Lapsi.al.

❌
❌