Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Çmendet” moti, pas temperaturave përvëluese meteorolëgt paralajmërojnë reshje bore në dy rajone

27 June 2025 at 17:25

Ndërsa Turqia sikurse edhe vendi ynë po përballet me një vapë përvëluese, ekspertët e meteorologjisë kanë bërë një parashikim interesant.

Autoritetet njoftuan se priten reshje të dendura dëbore në lindje të Detit të Zi dhe në pllajat në  lindje të Anadollit të dielën në mbrëmje dhe të hënën në mëngjes. Kjo është bërë e ditur nga mediat turke.

Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme turke e Meteorologjisë lëshoi ​​një paralajmërim për rritjen e temperaturave në të gjithë vendin, ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave turke ishte një njoftim i bërë nga Hava Forum, ku thuhej se reshje të dendura dëbore priten në të dy rajonet natën e së dielës dhe mëngjesin e së hënës.

Nga ana tjetër, reshjet e dëborës ishin të pranishme në Rize ku trashësia e dëborës i kaloi 5 metrat në pllajën Balıklı në rrethin Ardeşen.

The post “Çmendet” moti, pas temperaturave përvëluese meteorolëgt paralajmërojnë reshje bore në dy rajone appeared first on Sot News | Lajme.

Reshjet e dëborës në veri të vendit, si paraqitet situata në qarkun Kukës

6 April 2025 at 18:29

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme.

Këto momente edhe zonat e ulëta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukesi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur nga dëbora.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Myhejan, Buçaj, Astë e  Sopot Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara  nga Drejtoria UK Kukës njoftom KMC i prefektures Kukes.

The post Reshjet e dëborës në veri të vendit, si paraqitet situata në qarkun Kukës appeared first on Sot News | Lajme.

Ulje e temperaturave – priten reshje bore

6 April 2025 at 08:10

Sot mbi vendin tonë parashihet ndryshim i shpejtë në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës, i cili do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave në vlera minimale dhe maksimale.

Fillimisht do të ketë reshje shiu, ndërsa më vonë pritet që reshjet të kalojnë në borë duke përfshirë shumë pjesë të viseve të ulëta.

Megjithëse këto reshje do të jenë të përkohshme. Në viset e larta parashihen vetëm reshje bore.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 1-4 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 metër për sekondë./Telegrafi/

The post Ulje e temperaturave – priten reshje bore appeared first on Telegrafi.

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, ulen temperaturat

By: Besnik
18 March 2025 at 08:22

Në juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës. Nëse disa ditë më parë temperaturat në Korçë shënuan 23 gradë Celsius, këtë të martë ato janë ulur deri në -7 gradë Celsius.

Reshje dëbore ka në gjashtë qytetet e juglindjes, ndërsa në lartësitë mbi 1000 metra dëbora ka arritur deri në 10 cm.

Sektorët e shërbimeve publike, së bashku me bashkitë përkatëse, raportojnë se nuk ka pasur probleme me bllokimin e akseve rrugore rurale, ndërsa OSSHE po punon në disa fshatra të thella të Mokerit dhe Moglicës për rikthimin e energjisë elektrike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, ulen temperaturat appeared first on Euronews Albania.

Reshjet e dendura të borës përfshijnë Stambollin, anulohen fluturimet, mbyllet transporti në Bosfor

22 February 2025 at 17:28

Për shkak të reshjeve të dendura të borës në Stamboll, të cilat vazhdojnë prej tre ditësh, qarkullimi i anijeve në Bosfor është mbyllur sot në të dy drejtimet. Lajmi u njoftua nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.

Turkish Airlines gjithashtu njoftoi se disa fluturime për dhe nga aeroporti i Stambollit, të cilat ishin planifikuar për nesër, janë anuluar për shkak të reshjeve të borës, raportojnë mediat turke.

Gjithashtu shkollat ​​në Stamboll do të mbyllen të hënën për shkak të ngricave.

/abcnews.al/

Bora përfshin Dibrën, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore

17 February 2025 at 09:19

Në orët e para të mëngjesit të sotëm qarku Dibër është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Akset e rrugëve Peshkopi Tiranë, Peshkopi Kukës, Ura e Çerenecit Librazhd, janë të kalueshme.

Megjithatë rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose i zinxhirëve në segmentet problematike.

/abcnews.al/

Bora mbulon rrugët e Prishtinës – krijon sfida në qarkullim

17 February 2025 at 07:56

Bora ka zbardhur sot qytetin e Prishtinës.

Reshjet që kanë nisur gjatë natës kanë vazhduar edhe në mëngjes, duke mbuluar rrugët dhe trotuaret dhe duke shkaktuar edhe sfida për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Rrugët nuk dukeshin të pastruara, ndërkaq autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat të qëndrojnë të ulëta edhe në ditët në vijim, me mundësi për reshje të tjera bore. /Telegrafi/

The post Bora mbulon rrugët e Prishtinës – krijon sfida në qarkullim appeared first on Telegrafi.

Reshje bore dhe ngrica, temperaturat bien në minus gradë

17 February 2025 at 07:09

Mbi vendin tonë gjatë kësaj jave pritet mot relativisht i ftohtë, me mëngjese të shoqëruara nga ngrica dhe mjegull nëpër ultësira.

Pjesëmarrësit në komunikacion këshillohen të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve në rrugë.

Ditën e hënë parashikohen vranësira të paqëndrueshme, të cilat lokalisht mund të sjellin fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -2 deri në 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar. /Telegrafi/

The post Reshje bore dhe ngrica, temperaturat bien në minus gradë appeared first on Telegrafi.

Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash e gurësh në zonat malore në Shkodër, bllokohet rruga Theth-Ndërlysaj

By: V K
23 January 2025 at 09:28

Zonat malore të Bashkisë Shkodër, janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.

Rruga Theth-Ndërlysaj, është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh.

 

 

Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.

 

 

Bashkia Shkodër, po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor.

Në aksin Bogë-Theth, rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.

 

 

The post Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash e gurësh në zonat malore në Shkodër, bllokohet rruga Theth-Ndërlysaj appeared first on Albeu.com.

Rikthehet dëbora në Korçë, ARRSH apel shoferëve

21 January 2025 at 09:45

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshjet e dëborës kanë filluar në qarkun e Korçës që në orët e para të mëngjesit.

ARRSH bën thirrje që drejtuesit e mjetee të kenë kujdes të shtuar për shkak të lagështisë në rrugë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, njofton ARRSH.

Gjithashtu thekson se borëpastrueset ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve nga dëbora në mënyrë që qarkullimi të kryhet pa probleme.

The post Rikthehet dëbora në Korçë, ARRSH apel shoferëve appeared first on Sot News | Lajme.

Reshjet e borës shkaktojnë probleme me qarkullimin në disa zona malore

15 January 2025 at 14:09

Rruga e fshatit Senisht, që lidh këtë zonë me qendrën administrative të Gorës, vazhdon të jetë e bllokuar prej dy ditësh për shkak te renjes se shkembinjeve pas rreshjeve të dendura të dëborës.

Banorët janë detyruar të lëvizin vetëm në këmbë, pasi qarkullimi me mjete është i pamundur.

Bashkia e Maliqit ka nisur punën për hapjen e një segmenti alternativ, për të krijuar mundësi banorëve të përdorin mjetet e tyre, por deri tani situata mbetet e vështirë. Probleme janë raportuar edhe në rrugën e fshatit Dushar, ku qarkullimi është pjesërisht i vështirësuar.

Ndërkohë Po punohet për normalizimin e situatës së krijuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Reshjet e borës shkaktojnë probleme me qarkullimin në disa zona malore appeared first on Euronews Albania.

Përrenjas, vijon puna për hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora

13 January 2025 at 17:07

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Reshjet e dëborës që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar probleme në disa zona malore.

Në bashkinë e Përrenjasit, reshjet e borës të shoqëruara edhe me erë të fortë, kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullim dhe mungesë të energjisë elektrike.

Ekipi i Agjencisë së Shërbimeve Publike ka qenë në terren që në orët e para të mëngjesit duke bërë kriposjen e rrugëve si edhe duke punuar për hapjen e rrugëve në zona të bllokuara në njësinë administrative Qukës, në fshatrat Bërzeshtë, Skroskë, Pishkash, Qukës-Skënderbe; në njësinë administrative Rrajcë në fshatrat Kotodesh, Katjel e Rrajcë, si edhe vijon puna për hapjen e rrugëve dhe në njësinë më të largët, Stravaj.

“Gjithashtu ekipet e OSSH janë në terren për riparimin e defekteve dhe duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike”, njofton bashkia e Përrenjasit.

Bashkia u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesit e automjeteve të pajisen me zinxhirë ose vendosjen e gomave dimërore në akse ku ka problematikë.

“Për çdo emergjencë kontaktoni Ekipin e Emergjencave në Bashkinë Përrenjas ose Administratorët përkatës në zonën ku jeni”, njofton bashkia e Përrenjasit.

/r.e//a.f/

The post Përrenjas, vijon puna për hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq në Korçë, ja si paraqitet situata në rrugët nacionale

13 January 2025 at 12:34

Në një përditësim, jepen detaje në lidhje me situatën nga reshjet në qarkun e Korçës.

Mësohet se akset rrugore nacionale e turistike si dhe ato dytësore e lidhëse me bashkitë janë plotësisht të kalueshme, subjektet kontraktore dhe bashkitë janë në vazhdim të punës për kriposjen dhe zgjerimin e tyre. Disa njësi administrative nuk kanë ende energji.

Komunikatë e orës 11.00:

Në Qarkun e Korçës, akset rrugore nacionale e turistike si dhe ato dytësore e lidhëse me bashkitë janë plotësisht të kalueshme, subjektet kontraktore dhe bashkitë janë në vazhdim të punës për kriposjen dhe zgjerimin e tyre.

Gjithashtu nga bashkitë po punohet dhe për pastrimin e shesheve të qyteteve, në institucionet shkollore e ato shëndetësore, etj.

Aktualisht po punohet për pastrimin dhe normalizimin e situatës në rrugën: Vithkuq-Shtyllë-Panarit, dhe Voskopojë-Lekas.

Si rezultat i angazhimit të grupeve të punës të Agjenc. Elekt. ka përmirësim të situatës me energji elektrike.

Pa energji elektrike vazhdon Njës.Admin. Lekas me fshatrat: Tudas, Denas, Xerje, Mazrekë dhe Brozdovec 105 abonente së bashku me fshatrat Lumaj dhe Kodras të Njes.Admin. Moglicë të Bashkisë Maliq, dhe 20 abonentë në fshatin Panarit, defekt për të cilin po punohet dhe pritet riparimi i shpejtë i tij.

Bashkia Kolonjë: fshatrat: Shalës, Gërmenjë dhe Podë 128 abonentë, rezervati “Peshku Sotira” 3 abonente, Leskoviku: Shelegur 5 abonente dhe Kaduç, Shijan e Mbreshtan 11 abonente, si dhe Bashkia Pogradec grupi i antenave Çervenake 12 abonente.

Gjithesej 284 abonente ne shkallë qarku.

Grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve.

Institucioni i Prefektit dhe strukturat e EC janë duke e monitoruar situatën.

The post Moti i keq në Korçë, ja si paraqitet situata në rrugët nacionale appeared first on Sot News | Lajme.

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Reshjet e dëborës paralizojnë Qafën e Qarrit, apel për kujdes të shtuar në udhëtime

12 January 2025 at 16:16

Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me erëra të forta, kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Qafë të Qarrit.

Për të mbajtur të hapura dy akset kryesore që lidhin Korçën me Ersekën, janë angazhuar 7 mjete borëpastruese, ku 4 prej tyre po punojnë në rrugën e vjetër.

Ndërhyrjet përfshijnë pastrimin e dëborës dhe kriposjen e rrugëve nacionale për të parandaluar ngricat dhe për të lehtësuar qarkullimin.

Policia rrugore është e pranishme në zonë për të siguruar respektimin e masave të sigurisë. Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këtë aks janë të detyruar të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, përndryshe do t’u ndalohet qarkullimi.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve në këto kushte të vështira atmosferike.

The post Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Reshjet e dëborës paralizojnë Qafën e Qarrit, apel për kujdes të shtuar në udhëtime appeared first on Sot News | Lajme.

Reshje bore dhe erëra të forta në Qafë të Qarrit: Vështirësohet qarkullimi i mjeteve

12 January 2025 at 16:04

Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me erëra të forta, kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e mjeteve në Qafë të Qarrit. Për të mbajtur të hapura dy akset kryesore që lidhin Korçën me Ersekën, janë angazhuar 7 mjete borëpastruese, nga të cilat 4 po punojnë intensivisht në rrugën e vjetër.

Përveç pastrimit të dëborës, rrugët nacionale janë duke u kriposur për të parandaluar ngricat dhe për të siguruar qarkullim të sigurt. Policia rrugore është në terren për të monitoruar situatën dhe për të siguruar zbatimin e masave të sigurisë nga drejtuesit e mjeteve.

Drejtuesit që udhëtojnë në këtë aks janë të detyruar të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë. Në rast të mungesës së këtyre pajisjeve, policia do t’u ndalojë qarkullimin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Reshje bore dhe erëra të forta në Qafë të Qarrit: Vështirësohet qarkullimi i mjeteve appeared first on Euronews Albania.

Shkodër| Ulje temperaturash e reshje bore, ja akset që kanë probleme me qarkullimin

12 January 2025 at 15:20

Reshjet e borës, ashtu si gjatë orëve të para të mëngjesit, vazhdojnë të jenë prezente në territorin e Bashkisë Shkodër, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, sidomos në zonat malore.

Sa i përket gjendjes së akseve rrugore:

  • Aksi Bogë – Bregu i Lumit është i kalueshëm.
  • Aksi Kir – Shosh mbetet i bllokuar për shkak të shembjeve të dheut dhe reshjeve të dendura të borës.

Gjithashtu, sa i përket problematikave me energjinë elektrike, Njësitë Administrative Shalë dhe Shosh janë aktualisht pa energji. Vështirësi me furnizimin me energji janë raportuar edhe në Postribë, Rrethina, Gur i Zi, Velipojë dhe Ana e Malit.

Grupet e OSHEE-së po punojnë në terren për të riparuar defektet e shkaktuara nga moti i keq, reshjet dhe stuhitë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shkodër| Ulje temperaturash e reshje bore, ja akset që kanë probleme me qarkullimin appeared first on Euronews Albania.

Reshjet zhvendosen në Jug, mbërrin i ftohti polar, ja si parashikohet moti për javën që vjen

12 January 2025 at 14:26

Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin këtë të diel do të spostohen drejt jugut shoqëruar me reshje intensive shiu dhe bore.

Meteorologia Lajda Porja tha se situata do të jetë problematike me reshje të dendura shiu në Durrës, Elbasan, Vlorë ku pritet të bjerë deri më 100 mm shi.

Parashikohet shtim i borës në zonat veriore dhe në qarkun e Korçës.

Në orët e pasdites, 3-7 sistemi i e reshje intensive do spostohet në jug, dëbora do të zbresë në zona të ulëta.

Duke nisur nga e hëna reshjet do ndalojnë por do të ketë rënie të menjëhershme të temperaturave pasi masa e ftohtë polare zbret drejt Ballkanit.

Priten temperatura shumë të ulëta gjatë javës, -11 gradë në zona të caktuara në veri.

Ditët më të ftohta pritet të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja.

The post Reshjet zhvendosen në Jug, mbërrin i ftohti polar, ja si parashikohet moti për javën që vjen appeared first on Sot News | Lajme.

Mot i vranët, reshje bore në disa zona

12 January 2025 at 08:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të izoluara bore në disa zona.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 0°C.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/

The post Mot i vranët, reshje bore në disa zona appeared first on Telegrafi.

Vranësira dhe reshje dëbore, parashikimi i motit përgjatë javës, si do të ndryshojnë temperaturat

6 January 2025 at 10:12

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit përgjatë javës. Osmani theksoi në “ABC News” se vendi ynë ditën e sotme do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ndërsa theksoi se do të kalime të shpeshta të vranësira që pritet ë jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.

“Vendi ynë ditën e sotme do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi intervale të gjata, me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave që më të dukshme do të bëhen në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat e shpeshta do të vijojnë, edhe përgjatë ditës së martë duke bërë që të kemi rritje të lagështirës në ajër dhe në zonat veriperëndimore mund të momente të pakta me reshje shiu, kryesisht në orët e para të mëngjesit. Në orët e vona të mbrëmjes do të kemi prezente reshjet e dëborës kryesisht në verilindore dhe në juglindje të territorit shqiptar.

Dita e enjte pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta. Ditën e premte do të kemi vranësira të dukshme në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që në Ultësirën Perëndimore të kemi momente të pakta të reshjeve të shiut.

Ndërsa në vendet e rajonit në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike të paktën deri ditën e enjte. Vranësira më të shpeshta do të ketë përgjatë ditës së martë. Të premten do të ketë vranësira të dendura dhe do të kemi momente me reshje shiu, por do të shfaqen edhe reshje të dëbore”, tha ndër të tjera Osmani.

/abcnews.al/

Temperaturat sot deri në minus 6 gradë Celsius

4 January 2025 at 08:11

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti parashihet të jetë  kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga shiu dhe reshje bore.

Temperaturat: minimale nga -6 deri në -3°C; maksimale nga -1 deri 2 gradë Celsius.

Era: do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s./Telegrafi/

The post Temperaturat sot deri në minus 6 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

❌
❌