Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nëse keni lindur në këto data, atëherë të gjithë duan të takohen me ju

By: gaze tare
17 June 2025 at 12:53

Disa njerëz duket sikur e kanë të lindur aftësinë për të tërhequr të tjerët, qoftë në aspektin romantik, shoqëror apo profesional. Pa pasur nevojë të bëjnë përpjekje të mëdha, ata krijojnë lidhje, mbresojnë dhe tërheqin dashuri kudo që shkojnë. Sipas ekspertëve të numerologjisë dhe astrologjisë, katër data lindjeje janë veçanërisht të lidhura me këtë magnetizëm natyral:

2 – Shpirti i butë që di të dashurojë
Të lindurit më 2 të çdo muaji janë të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe të prirur drejt marrëdhënieve të thella emocionale. Ata kanë një aftësi të veçantë për të krijuar lidhje të sinqerta dhe harmonike, falë natyrës së tyre të qetë dhe të dashur. Njerëzit ndihen të kuptuar dhe të pranuar pranë tyre, dhe kjo i bën të dëshirueshëm në çdo nivel, emocional, romantik dhe miqësor. Vetëm përmes qenies së tyre të vërtetë, ata frymëzojnë besim dhe afeksion.

6 – Streha e sigurt që të gjithë duan pranë
Në numerologji, numri 6 lidhet me dashurinë familjare, stabilitetin dhe dhembshurinë. Të lindurit në këtë datë kanë prirje natyrale për të mbrojtur, përkujdesur dhe ofruar ngrohtësi. Ata janë partnerë të përkushtuar dhe miq të pazëvendësueshëm. Të tjerët ndihen të qetë dhe emocionalisht të sigurt pranë tyre. Të jesh në një marrëdhënie me dikë që ka lindur më 6 të muajit është si të kesh një shtëpi në formë njeriu.

17 – Magnetizmi i pashpjegueshëm
Të lindurit më 17 të muajit posedojnë një kombinim të rrallë të fuqisë së brendshme, vetëbesimit të heshtur dhe zgjuarsisë. Ata shfaqen të matur dhe të sofistikuar, shpesh me një hijeshi të fshehur që tërheq të tjerët si magnet. Me një prani të fortë dhe një shprehje të matur emocionale, këta individë lënë mbresa të thella. Ata nuk japin gjithçka menjëherë dhe kjo i bën edhe më intriguese për të tjerët.

21 – Gëzim dhe energji që ndriçojnë çdo dhomë
Të lindurit më 21 të çdo muaji janë entuziastë, plot humor dhe karizëm. Ata janë shpesh qendra e vëmendjes falë energjisë pozitive që përcjellin. E qeshura e tyre është ngjitëse dhe prania e tyre sjell gëzim. Njerëzit tërhiqen nga pozitiviteti i tyre, dhe është shumë e zakonshme që të krijojnë lidhje spontane dhe tërheqje të menjëhershme. Megjithatë, ata duhet të kujdesen të mos japin më shumë seç marrin, sepse priren të japin shumë nga vetja.

The post Nëse keni lindur në këto data, atëherë të gjithë duan të takohen me ju appeared first on iconstyle.al.

Erion Veliaj kërkon lirinë, caktohet data kur do të zhvillohet rekursi në Gjykatën e Lartë

By: Oldi
17 June 2025 at 09:24

Është caktuar data e zhvillimit të rekursit të Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë. Seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i cili kërkon lirinë do të zhvillohet më 8 Korrik në orën 12:00. Në të njëjtën datë do të zhvillohet edhe rekursi i biznesmenit Elman Abule, që ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe akuzohet […]

The post Erion Veliaj kërkon lirinë, caktohet data kur do të zhvillohet rekursi në Gjykatën e Lartë appeared first on BoldNews.al.

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

By: Ardit
9 June 2025 at 14:36

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore. Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje […]

The post Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë, do të caktohet në ditët në vijim

By: Ardit
4 June 2025 at 16:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të mërkurën se në ditët në vijim do të caktojë datën për mbajtje të zgjedhjeve lokale. Deklarata e Osmanit vjen pas takimit që ka zhvilluar me krerë të subjekteve politike të Kosovës. Në takim nuk ka qenë i pranishëm Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të […]

The post Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë, do të caktohet në ditët në vijim appeared first on BoldNews.al.

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

14 May 2025 at 13:24

Një ditë, jeta në Tokë do të vdesë dhe bashkë me të, edhe njerëzimi. Por kur dhe si do të ndodhë kjo? Një ekip ekspertësh kërkojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje me ndihmën e një superkompjuteri duke zhvilluar 400.000 herë të ardhmen e planetit tonë, shkruan Metro. Shkencëtarët e Toho University  përdoren modelet planetare të NASA për […]

The post Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë appeared first on BoldNews.al.

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

13 May 2025 at 09:23

E marta, data 13, konsiderohet nga shumë njerëz si dita më… e pafat e vitit. Për supersticiozët, është një ditë plot ndalime, plot “jo” dhe “mos”, pasi besohet se sjell fatkeqësi dhe ngjarje të pakëndshme. Besimet që rrethojnë këtë ditë specifike bazohen në supersticione, ndonjëherë me themele historike dhe ndonjëherë pa ndonjë lidhje logjike me […]

The post E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit? appeared first on BoldNews.al.

FISHË TEKNIKE – Datat e mëdha të papa Françeskut

PARIS, 21 prill /ATSH-AFP/ – Më poshtë gjenden datat kryesore në jetën e Françeskut, papa i parë jezuit dhe i Amerikës Latine në histori, i cili vdiq sot në moshën 88-vjeçare:

– 17 dhjetor 1936: lindja e Jorge Mario Bergoglio në një lagje të klasës punëtore të Buenos Airesit.

– 1957: ai iu nënshtrua heqjes së pjesshme të një mushkërie pas pneumonisë dhe hoqi dorë nga bërja misionar në Japoni.

– 21 shtator 1953: merr thirrjen për t’u bërë prift.

– 11 mars 1958: pas trajnimit si inxhinier kimik, ai hyri në ”Shoqërinë e Jezusit”.

– 13 dhjetor 1969: shugurohet prift dhe më pas zgjidhet, katër vjet më vonë, përgjegjës për jezuitët argjentinas.

– 1980-1986: Rektor në Universitetin e San Miguel (provinca e Buenos Aires) dhe famullitar i thjeshtë në dioqezën e San Miguelit.

– 28 shkurt 1998: emërohet Kryepeshkop i Buenos Airesit.

– 21 shkurt 2001: shpallet kardinal nga Gjon Pali II.

– 13 mars 2013: zgjidhet Papa i 266-të, pasardhës i papës së dorëhequr Benedikti XVI. Zgjedh të quhet “Françesk”, duke iu referuar Françeskut të Asizit, shenjt mbrojtës i të varfërve.

– 8 korrik 2013: në Lampedusa, porta e emigrantëve afrikanë drejt Evropës, ai kritikon “globalizimin e indiferencës”. Në vitin 2016, ai solli 12 familje, duke përfshirë tre myslimane, nga kampi i emigrantëve në Lesbos (Greqi).

– 11 korrik 2013: ai fillon reformën e Kodit Penal të Vatikanit për të luftuar pedofilinë dhe korrupsionin në kishë.

– 29 korrik 2013: kur u kthye nga një udhëtim në Brazil, ai deklaroi se “nëse një person është homoseksual dhe kërkon Zotin me vullnet të mirë, kush jam unë që ta gjykoj?”.

– 18 qershor 2015: ai botoi enciklikën e tij të dytë “Laudato Si”, duke bërë thirrje për një “konvertim ekologjik” dhe “kthjelltësi”.

– 12 shkurt 2016: Takim historik me patriarkun ortodoks rus, Kirill pothuajse 1 000 vjet pas përçarjes midis Kishës Lindore dhe Romës.

– 11 prill 2018: ai pranon “gabime serioze” në trajtimin e krimeve seksuale të fëmijëve në Kili dhe kërkon falje.

– 27 mars 2020: në mes të pandemisë Covid-19, ndërsa Evropa ishte në izolim, ai shpalli një bekim “Urbi et Orbi” i vetëm në një sheshin e shkretë të Shën Pjetrit.

– 21 tetor 2020: ai deklaron veten në favor të bashkimeve civile për homoseksualët.

– 6 mars 2021: Gjatë një udhëtimi historik në Irak, ai takohet shiit Ayatollah Ali al-Sistani.

– 4 korrik 2021: operacion në zorrën e trashë, ai del nga spitali pas 10 ditësh.

– 5 qershor 2022: hyrja në fuqi e një Kushtetute të re Apostolike, që synon reformimin e thellë të Kishës.

– 5 janar 2023: ai kryeson funeralin e paraardhësit të tij Benediktit XVI.

– 29 Mars 2023: shtrohet në spital për tre ditë për një infeksion respirator.

– 7 qershor 2023: operohet për një hernie abdominale në Romë, shtrohet në spital për 10 ditë.

– 13 shtator 2024: Në moshën 87-vjeçare, ai përfundon një udhëtim 12-ditor në Azinë Juglindore dhe Oqeani, udhëtimi më i gjatë dhe më i largët i pontifikatit të tij.

– 14 shkurt 2025: Vuan nga pneumonia bilaterale dhe kalon 38 ditë në spital, qëndrimi më i gjatë i pontifikatit të tij./  a.jor.

The post FISHË TEKNIKE – Datat e mëdha të papa Françeskut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kos Data: Shqipëria ka qeverinë me numrin më të lartë të grave në Europë me 68.7%

TIRANË, 18 mars/ATSH/- Qendra Kos Data ka publikuar të dhëna për pjesëmarrjen e grave në qeveritë e shteteve europiane.

Sipas të dhënave të publikuara, Shqipëria renditet e para në Evropë për përfaqësimin e grave në kabinetin qeveritar.

Kos Data thekson se qeveria e Shqipërisë ka 11 gra dhe 5 burra në qeveri, ose 68.75% gra.

Pas Shqipërisë, renditet Finlanda me 12 gra dhe 7 burra ose 63.16% gra dhe vendi i tretë në renditje është Islanda me 7 gra dhe 4 burra ose 63.64% gra

Sipas Kos Data, dy shtetet që nuk kanë asnjë grua në qeveri janë Hungaria dhe Azerbajxhani, respektivisht me 16 dhe 21 burra.

The post Kos Data: Shqipëria ka qeverinë me numrin më të lartë të grave në Europë me 68.7% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MAS shpall datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi sot datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2024-2025.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu duke bërë të ditur datat i uroi suksese nxënësve të shkollave 9-vjeçare në të gjithë vendin.

Sipas MAS, provimi i Gjuhës Shqipe do të zhvillohet më 19 qershor, Gjuha Amëtare për nxënësit e pakicave kombëtare më 20 qershor, Matematika më 25 qershor dhe Gjuha e Huaj më 30 qershor.

Gjuhët e huaja që do të jepen si provim i detyruar janë Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

Provimet fillojnë në orën 10:00 dhe çdo provim zgjat 2 orë e 30 minuta.

/k.s/j.p/

The post MAS shpall datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Divorci Meta-Kryemadhi/ Caktohet data kur do të mbahet seanca

By: V K
23 January 2025 at 11:32

Është caktuar data për zgjidhjen e martesës mes ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit.

Gazetarja Anila Hoxha, raporton se seanca do të mbahet më 21 shkurt, në orën 10:30.

“Nisur nga interesimi i medias, që ditën e djeshme, ju bëj me dije se nga verifikimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30”, thuhet në njoftim.

Siç raporton gazetarja, më herët përmes shortit është caktuar si gjyqtare për divorcin e çiftit gjyqtarja Fahrie Budo.

The post Divorci Meta-Kryemadhi/ Caktohet data kur do të mbahet seanca appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet presidenciale në Gabon do të mbahen më 12 prill

By: lia rda
23 January 2025 at 11:07

Këshilli i Ministrave i Gabonit njoftoi se zgjedhjet presidenciale në atë vend do të mbahen më 12 prill, duke i dhënë fund sundimit ushtarak që filloi me një grusht shteti më 30 gusht 2023.

Presidenti i përkohshëm i Gabonit, Brice Oligie Nguema, mori pushtetin pas një grushti ushtarak që i dha fund sundimit të gjatë të Ali Bong dhe familjes së tij në vendin e pasur me naftë, por të varfër, raportoi Reuters.

Në nëntor, në Gabon u mbajt një referendum në të cilin u pranua kushtetuta e re, duke përmbushur kështu premtimin e drejtuesve të grushtit të shtetit ushtarak se do të merrnin hapa për rivendosjen e rendit kushtetues.

Megjithatë, disa vëzhgues kanë frikë se junta ushtarake mund ta përdorë procesin për të mbajtur pushtetin. Edhe pse liderëve të përkohshëm u ndalohet të kandidojnë për presidencën, kushtetuta e re bën një përjashtim për Nguema./abcnews.al

MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi sot datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se “për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e Maturës 2025 tashmë janë publikuar dhe shpërndarë në çdo shkollë”.

Manastirliu i uron suksese të gjithë nxënësve që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional në shkollat e vendit.

Sipas MAS, provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më 3 qershor, Gjuha Shqipe dhe Letërsia më 10 qershor, Matematika më 17 qershor dhe provimi me zgjedhje më 24 qershor.

/k.s/j.p/

The post MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blendi Çeka zbulon dy datat kyçe/ Pse kjo fushatë elektorale do të jetë ndryshe…

8 January 2025 at 21:36

Blendi Çeka nga Data Centrum tha në “Barometri” në Euronews Albania se datat 11 dhe 12 mars pritet të jenë datat më të rëndësishme, pasi sipas tij në këto momente do të kemi një panoramë të qartë të zgjedhjeve të 2025.

Ai tha se në këto data do të zhvillohen dy procese të rëndësishme, regjistrimi i diasporës dhe në regjistrimi i partive dhe koalicioneve partiake për zgjedhjet.

“11 dhe 12 marsi, janë dy procese të rëndësishme. Janë dy procese paralele, procesi i parë që regjistrohet diaspora dhe procesi i dytë që janë datat standarde për regjistrimin e partive, koalicioneve dhe kandidatëve.

Fakti që janë dy procese përkon që pothuajse në mes të marsit, në datat 11-12 mars, pikërisht në këtë moment që është përafërsisht 60 ditë para ditës së zgjedhjeve, ne do kemi një panoramë shumë më të qartë sa i takon fushës politike, aktorëve që do të marrin pjesë, do kemi një përgjigje shumë të qartë për faktorin diasporë në zgjedhjet e 2025.

Në anën tjetër dimë edhe rregullat e sistemit elektoral dhe pjesa më e madhe e pikëpyetjeve në lidhje me zgjedhjet e 2025 janë të qarta”,-tha Çeka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Blendi Çeka zbulon dy datat kyçe/ Pse kjo fushatë elektorale do të jetë ndryshe… appeared first on Euronews Albania.

Rumani/ Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 4 dhe 18 maj

By: lia rda
8 January 2025 at 20:30

Partitë e koalicionit qeverisës të Rumanisë ranë dakord të përsërisin zgjedhjet presidenciale më 4 dhe 18 maj, nëse nevojitet një raund i dytë, dhe të mbështesin së bashku një kandidat, njoftoi  Partia Liberale.

Tre zgjedhjet radhazi për një president dhe parlament të ri përfunduan në kaos kur Kalin Gheorgescu, një politikan i panjohur i ekstremit të djathtë, pro-rus, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor.

Ndërsa u ngritën dyshimet për ndërhyrjen ruse, Gjykata e Lartë anuloi zgjedhjet presidenciale dhe urdhëroi koalicionin qeverisës t’i zhvillonte ato nga e para. Presidenti në largim Klaus Johannis do të qëndrojë kreu i shtetit deri në zgjedhjet e majit.

Qeveria e re do të miratojë orarin e zgjedhjeve të hënën, shtuan liberalët.

Partitë e koalicionit ranë dakord të mbështesin një kandidat të përbashkët për të parandaluar fitoren e ekstremit të djathtë. Më i mundshmi është Crin Antonesku, ish-udhëheqësi i Partisë Liberale, por analistët besojnë se kjo mund të ndryshojë rrugës./abcnews.al

Berisha ankimoi masën “arrest shtëpie”, Kushtetuesja cakton datën e seancës

By: V K
26 November 2024 at 14:57

Ditën e sotme, Gjykata Kushteutese, ka marrë vendimin për të kaluar për shqyrtim padinë e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili ka ankimuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK.

Gjithashtu, Kushtetuesja ka pranuar edhe kërkesën e avokatëve të Berishës për “Përshpejtimin e gjykimit”, teksa seanca për të shqyrtuar padinë e ish-kryeministrit është caktuar që të mbahet më 27 Dhjetor në orën 10:00.

Kujtojmë se GJKKO caktoi masën “Arrest shtëpie ndaj Berishës, pasi ky i fundit nuk respektoi vendimin e parë të SPAK për caktimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese dha vendimin për padinë e Berishës në lidhje me masat e sigurisë të para të lëshuar nga SPAK, “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, ku lideri demokrat i konsideronte të paligjshme pa i hequr imunitetin Kuvendi.

Kushtetuesja mori një vendim në favor të Ramës, duke e lënë sërish kryetarin e opozitës në izolim, pasi sipas saj, masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk përbëjnë kufizim të lirisë personale dhe për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit.

Në lidhje me masën “ndalim i daljes jashtë shtetit”, Kushtetuesja deklaroi se kjo ka të bëjë me lirinë e levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë Berisha në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt.

Në lidhje me parimin e proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit, Gjykata Kushtetuese ka konsideruar si proporcionale vetëm masën “detyrim paraqitje” dhe jo atë të “ndalimt të daljes jashtë shtetit”.

Gjithsesi, duke lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje”, Sali Berishës i ngelet në fuqi dhe masa e ndërmarrë më vonë nga SPAK “Arrest në shtëpi”.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese:

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njofton se në datën 26.11.2024 ka marrë në shqyrtim paraprak kërkesën e paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha me objekt: “ Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, të vendimit nr. 15, datë 25.01.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dhe vendimit nr. 00-2024-667 (94), datë 09.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 29.07.2024)”, lidhur me masën e arrestit “Arresti në shtëpi” dhe ka vendosur:

– kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve (pa praninë e palëve), si dhe thirrjen si subjekt të interesuar në këtë proces të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si edhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu, po në datën 26.11.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim kërkesën për “Përshpejtimin e gjykimit”, të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha në datën 25.11.2024, ka vendosur:

– pranimin e kërkesës për përshpejtimin e gjykimit, si dhe reduktimin e afateve të palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe qëndrimeve të tyre, si dhe caktimin e seancë plenare mbi bazë të dokumenteve në datën 27.12.2024, ora 10:00.

The post Berisha ankimoi masën “arrest shtëpie”, Kushtetuesja cakton datën e seancës appeared first on Albeu.com.

Konsultimet me Begajn/ Klosi pas daljes nga Presidenca: Ja data që propozuam për zgjedhjet parlamentare

25 November 2024 at 12:32

Sekretari i Përgjitshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe kreu i Grupit, Niko Peleshi kanë përfunduar konsultimet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve të ardshme parlamentare. Klosi, në një deklaratë për mediat pas daljes nga Presidenca, u shpreh se Partia Socialiste ka propozuar datën 11 Maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Sekretari i Përgjithshëm i PS deklaroi se zgjodhën datën e fundit të afatit ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës

“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet. Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës”, tha Klosi.

Pas përfundimit të takimit mes dy përfaqësuesve të PS-së me Bajram Begajn, në Presidencë mbërriti kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

The post Konsultimet me Begajn/ Klosi pas daljes nga Presidenca: Ja data që propozuam për zgjedhjet parlamentare appeared first on Sot News | Lajme.

Data e zgjedhjeve/ Begaj takohet nesër me përfaqësuesit e PD-PS, e mbyll me Celibashin

24 November 2024 at 20:12

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të vijojë ditën e nesërme konsultimet për datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm. Mësohet se nesër kreu i shtetit do të presë në Presidencë përfaqësuesit e dy partive kryesore, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Në orën 10:30 është planifikuar që të takohet […]

The post Data e zgjedhjeve/ Begaj takohet nesër me përfaqësuesit e PD-PS, e mbyll me Celibashin appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, ja emrat që përfliten që do të bëhen pjesë e spektaklit

By: V K
23 November 2024 at 14:48

Spektakli “Big Brother Vip Albania 4”, tashmë na ndan më pak se 1 muaj nga nisja dhe emra të njohur janë duke qarkulluar si banorë të mundshëm të shtëpisë. “Panorama” ka shkruar disa herë, duke zbuluar në mënyrë ekskluzive disa nga emrat që janë pranë konfirmimit si konkurrentët e parë të shtëpisë.

Teksa shtëpia pritet të ndezë dritat në mbrëmjen e 21 dhjetorit, të tjerë emra qarkullojnë në rrjet.

Si një ndër emrat që vjen në “Big Brother” në kërkim të famës, është poeti Albi Lushi. Ndonëse një emër disi më i tërhequr nga zhurma e rrjeteve sociale dhe nga daljet televizive, Lushi ka arritur që të ketë publik pas vetes me anë të veprave të tij. Në daljet publike, Albi ka folur edhe për dashurinë dhe historinë e tij të rëndësishme.

Poeti i njohur në rrjetet sociale, Albi Lushi, rrëfen në podcastin ‘M’kujto’ të gazetares Çenkuela Hasa se si dashuria e parë e zbërtheu për të nisur krijimtarinë e tij.

Lushi shpjegon konceptin e tij për tradhtinë dhe rrëfen përse u nda nga e dashura e fundit.

“E kam pasur shansin të përjetoj dashurinë dhe ngushëlloj të gjithë ata që nuk e kanë provuar. Përjetimet e asaj moshe më kanë bërë të zbërthehem emocionalisht dhe artistikisht. Duhet të të godasë diçka e madhe që të kuptosh realisht se ku je. Ajo ndjenjë më ka bërë jo vetëm të bëj poezi të bukura, por edhe ta vlerësoj shumë një marrëdhënie. Nga e dashura u ndava sepse më trajtoi si qen. Tradhtia është një shkak për pasojë”, u shpreh Albi Lushi. Duket se tashmë poeti romantik, pritet të jetë një ndër banorët e shtëpisë, për të çuar më tej artin e tij.

Në rrjet ditët e fundit është përfolur edhe emri i këngëtares Albërie Hadërgjonaj. Artistja prej vitesh është ndër emrat më të dashur të publikut. Me një karrierë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Albëria vijon të ketë nga pas shumë fansa. Mediat kanë shkruar ditët e fundit se edhe këngëtarja është ftuar që të marrë pjesë në reality, megjithatë deri më tani, akoma nuk ka dhënë një përgjigje.

Ditët e fundit ajo është rikthyer në Tiranë, ku dhe ka qenë prezente në shumë intervista. Ndoshta ndër rastet e rralla që ajo flet për jetën private, duke dashur kështu të shpërndajë me ndjekësit e saj edhe detaje nga jeta sentimentale.

E nëse do të jetë pjesë e “Big Brother”, jemi të sigurt që më të shpeshta do të jenë historitë e jetës së Albëries. Me pjesëmarrjen e saj në “Përputhen” nuk la shumë mbresa, por jashtë këtij formati, Alba është përpjekur fort që të jetë përherë në qendër të vëmendjes.

Edhe emri i Alba Pollozhanit, është përfolur si një ndër banoret e mundshme të “Big Brother”. Vajza, e cila shpesh bëhet lajm për deklaratat e forta që jep, pritet që të jetë pjesë e lojës, ku edhe jemi të sigurt që nuk do të mungojnë skenat e forta që ajo vetë do të ofrojë.

Veç emrave që deri më tani janë mësuar, të tjerë dalin në pah. Një ndër to është Renee Reffo. Vajza në fjalë është e bija e aktores Julia Ilirjani, që vitin e shkuar ishte pjesë e formatit “Big Brother”.

Ajo pranoi se është kthyer në Shqipëri dhe po mendon t’i hyjë botës së ekranit dhe “showbiz”-it. Sa i përket BBV, Renee tregon se strategjia që do ndiqte është ‘vetja e saj’ në çdo dimension të mundshëm e megjithatë, thotë që nëse do hynte, kërkon falje paraprakisht për fjalorin e pisët, duke thënë se herë pas here edhe mund t’i shpëtojë ndonjë fjalë e “papërshtatshme”. Dhe tashmë duket se ftesa i ka shkuar për të qenë pjesë e lojës.

Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njohë edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe interpreton. Bëhet me dije se aktori do t’i bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej “playboy”.

The post Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, ja emrat që përfliten që do të bëhen pjesë e spektaklit appeared first on Albeu.com.

Basha: Kushtetuesja t’u japë mundësinë qytetarëve t’i zgjedhin vet deputetët

By: Oldi
21 November 2024 at 14:34

Deputeti Lulzim Basha, pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, deklaroi për mediat se data e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 është atribut i Presidentit, ndërsa standardet dhe procesi janë prioritet i opozitës. Ai theksoi rëndësinë e listave të hapura dhe votës preferenciale, duke kërkuar që qytetarët të zgjedhin vetë deputetët e tyre, pa ndërhyrje nga […]

The post Basha: Kushtetuesja t’u japë mundësinë qytetarëve t’i zgjedhin vet deputetët appeared first on BoldNews.al.

“Refuzova konsultimet me Begajn”/ Bardhi: Data e zgjedhjeve është caktuar nga Rama-Balla

By: Oldi
21 November 2024 at 13:41

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e ka konsideruar si “farsë” konsultimet me presidentin Bajram Begaj për të dakordësuar datën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025. Bardhi theksoi se Rama e Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe se presidenti pret vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në […]

The post “Refuzova konsultimet me Begajn”/ Bardhi: Data e zgjedhjeve është caktuar nga Rama-Balla appeared first on BoldNews.al.

❌
❌