Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Innovation Now”, Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Nga data 11 deri më 14 qershor, Parisi do të jetë qendra botërore e teknologjisë dhe inovacionit, falë edicionit të radhës së VivaTech, konferencës më të madhe në Europë për startup-et, bizneset inovatore dhe teknologjitë e avancuara.

Në këtë arenë globale, Shqipëria përfaqësohet me moton “Albania Future Now”, pjesë e fushatës Innovation Now e mbështetur nga EU4Innovation (GIZ) dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim promovimin, në tregun kombëtar e ndërkombëtar, të ekosistemit të inovacionit shqiptar.

Në këtë skenë ndërkombëtare të inovacionit do të marrin pjesë katër aktorë kyç të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik: Dy parqet teknologjike Durana dhe TEDA, Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) dhe AIDA.

Durana Tech Park është një nga projektet më ambicioze që synon të kthehet në epiqendër të kërkimit, inovacionit dhe prodhimit teknologjik. Përmes mbështetjes strategjike për ndërmarrjet e vogla e të mesme, Parku Teknologjik Durana synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase.

TEDA Tirana është zona e parë ekonomike e lirë në Shqipëri, që me pozicionin gjeografik, në zemër të Ballkanit, me burime të shumta natyrore dhe një fokus të qartë në energjinë e gjelbër, krijon një mjedis të favorshëm për projekte të qëndrueshme dhe inovative. TEDA ofron një platformë ideale për zgjerimin e bizneseve në një mjedis të favorshëm fiskal dhe logjistik.

Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH / AIC) synon që duke përdorur në mënyrë efikase asetet shtetërore dhe kapitalin publik e privat, të nxisë zhvillimin e qendrueshëm ekonomik dhe social në vend, nëpërmjet transformimit të ideve të reja në projekte strategjike të investimeve kombëtare dhe rajonale, ku përfshihen parqet shkencore dhe teknologjike, industritë e panairit, turizmi dhe industria e pasurive të paluajtshme.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mbështet investitorët vendas e të huaj, që dëshirojnë të zhvillojnë biznese të suksesshme në Shqipëri, duke u ofruar asistencë të plotë për projektet e tyre, që nga analizat e tregut dhe identifikimi i sektorëve potencialë, deri te shërbimet pas investimit.

Me pjesëmarrjen e saj në VivaTech 2025, Shqipëria konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e hartës globale të inovacionit.

Nën moton “Innovation Now- Albania Future now”, Shqipëria jo vetëm që do të prezantojë projektet më të rëndësishme kombëtare, por edhe do të ndërtojë ura bashkëpunimi me aktorë ndërkombëtarë, start up-e dhe investitorë të mëdhenj.

E themeluar në vitin 2016 nga Publicis Groupe dhe Groupe Les Echos, VivaTech është kthyer në një pikë takimi të domosdoshme për liderët e së ardhmes.

1 nga 3

/a.f/

The post “Innovation Now”, Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Griffin Lightning 25 “/ NATO zhvillon stërvitje të madhe gatishmërie në të gjitha shtetet evropiane

2 June 2025 at 13:41

Është një stërvitje shumëkombëshe në të gjithë Poloninë dhe shtetet baltike që teston gatishmërinë e NATO-s për luftë. Ushtrimi Griffin Lightning 25 i NATO-s përfshin 26,000 trupa, tanke, helikopterë sulmi, spitale, dronë, e parashutistë.

Ndërsa forcat ukrainase i japin një goditje tronditëse Rusisë me një sulm të gjerë me dronë në disa baza ajrore ruse, bëhet e ditur se aleatët e NATO-s po testojnë forcën dhe gatishmërinë e aleancës për luftë. Ushtrimi Griffin Lightning ka vendosur 26,000 trupa shumëkombëshe në të gjithë shtetet e NATO-s në vijën e frontit, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike, për të testuar aftësitë dhe gatishmërinë e NATO-s për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda muajve ose viteve të ardhshme.

Vetëm në Estoni, pothuajse 18,000 trupa kombëtare udhëheqin operacionin Hedgehog si pjesë e strukturës së përgjithshme Griffin Lightning.

“Kur dëgjon zhurmën e aeroplanëve të NATO-s këtu përreth, mund të jetë e lartë, por ne themi se është zhurma e lirisë”, tha nënkoloneli Koosa, nga Forcat Mbrojtëse të Estonisë.

“Kur shkova në shkollë, dëgjuam zhurmën e aeroplanëve sovjetikë, kishte fotografi të Leninit, ne paguanim me rubla, pa pasur asgjë për të blerë nga dyqanet”, kujtoi ai.

“Tani që jemi në NATO, mund të sigurohemi që asgjë e tillë të mos kthehet kurrë.” Stërvitja po zhvillohet në një kontekst shumë më të pasigurt gjeopolitik, me shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë që thotë se NATO duhet të përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë brenda viteve të ardhshme.

The post “Griffin Lightning 25 “/ NATO zhvillon stërvitje të madhe gatishmërie në të gjitha shtetet evropiane appeared first on Sot News | Lajme.

Banorët e Gjilanit propozojnë projektet prioritare për lagjen dhe fshatin e tyre

23 May 2025 at 13:29

Komuna e Gjilanit po vazhdon takimet me qytetarë nëpër lagje dhe fshatra të ndryshme, në kuadër të procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje, i cili synon fuqizimin e rolit të banorëve në planifikimin dhe vendimmarrjen publike.

Drejtuesit e drejtorive komunale zhvilluan takim me banorët e lagjes “Rruga e Prishtinës” në hapësirat e klasës verore të sapondërtuar pranë shkollës “Sadulla Brestovci”.

Sipas komunës, banorët e kësaj lagjeje kanë identifikuar si prioritete ndërtimin e një parkingu, një parku me lodra për fëmijë, si dhe një fushe basketbolli. Votimi për përzgjedhjen e projektit përfundimtar do të zhvillohet më 29 maj.

Ndërkohë, në lagjen e Tetë, kryetari Alban Hyseni, së bashku me drejtorët e drejtorive përkatëse, bashkëbiseduan me banorët për rolin që kanë qytetarët në menaxhimin e fondeve publike.

Ata theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në procesin e vendimmarrjes, duke e parë këtë si një mundësi konkrete për të reflektuar nevojat reale të qytetarëve në investimet komunale.

Nga ky takim dolën tri propozime kryesore për fazën e ardhshme të votimit: ndërtimi i një terreni sportiv, krijimi i një parku për lagjen dhe rregullimi i rrugës afër shkollës. Sipas njoftimit të komunës, banorët do të votojnë për projektin përfundimtar më 27 maj.

Procesi ka vazhduar edhe në lagjen “Tregu i Gjelbër”, ku dëgjimi publik u zhvillua në ambientet e shkollës “Thimi Mitko”. Takimi u zhvillua në prani të nënkryetares së komunës, znj. Leonora Morina Bunjaku, si dhe disa drejtorëve komunalë.

Banorët e kësaj zone u fokusuan në përmirësimin e infrastrukturës urbane, duke propozuar vendosjen e drunjve dekorativë, shportave për mbeturina dhe ndërtimin e një këndi të ri lodrash për fëmijë. Edhe këtu, votimi për zgjedhjen e projektit do të mbahet më 27 maj.

Në fshatin Livoç i Epërm, dëgjimi publik u mbajt në shkollën “Vatra e Diturisë”, ku përfaqësuesit komunalë bashkëbiseduan me banorët për mundësitë e investimeve në komunitet.

Propozimet që dolën nga ky takim ishin të fokusuara në krijimin e hapësirave sportive dhe rekreative, konkretisht rregullimi i një terreni sportiv dhe ndërtimi i dy parqeve në lagjen e Muhaxherëve dhe atë të re. Sipas komunës, votimi për projektin përfundimtar në këtë fshat do të mbahet më 28 maj.

Një pjesëmarrje është shënuar edhe në takimin me banorët e Pogragjës, mbajtur në shkollën “Liria”.

Gjatë këtij dëgjimi, janë propozuar një numër i madh projektesh që reflektojnë nevojat infrastrukturore të fshatit: renovimi i urës në hyrje të Pogragjës, ndërtimi i mbrojtëseve anësore në drejtim të rrugës për Uglar, shtigje për ecje, zgjerimi i hapësirave publike për rekreacion, instalimi i pajisjeve të fitnesit në parqe, si dhe asfaltimi i disa rrugëve. Votimi për këtë lokalitet është caktuar për 29 maj.

Gjithashtu, në kuadër të ciklit të buxhetimit me pjesëmarrje, është mbajtur takimi edhe me banorët e fshatit Gumnishtë.

Banorët e këtij fshati kanë dhënë propozimë për projekte dhe pritet që njëri nga ta të votohet në fazën e dytë, më 30 maj.

Ata propozuan rregullimin e shtratit të lumit, kërkuan tabela digjitale për shkollë dhe laborator shkencor si dhe kabina të pritjes për udhëtarë.

Komuna e Gjilanit vlerëson se procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje po kthehet në një model të suksesshëm të bashkëqeverisjes dhe të ndërveprimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. /Telegrafi/

The post Banorët e Gjilanit propozojnë projektet prioritare për lagjen dhe fshatin e tyre appeared first on Telegrafi.

KQZ: Pjesëmarrja në votime 42,17%, nga diaspora 79,24%

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi përqindjen e të dhënave të pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me raportimet nga 3020 qendra votimi nga 5225 në total.

Sipas KQZ, pjesëmarrja në zgjedhje e shqiptarëve brenda vendit është 42,17%. Pjesëmarrja në votime në 2023 ka qenë 37,79% dhe 48,59% në 2021.

Për herë të parë të drejtë vote këtë vit kishin edhe shqiptarët në diasporë, ndërsa sipas KQZ pjesëmarrja e tyre e përkthyer në përqindje ka qenë 79,24.

Ndërkohë sa i përket votimit brenda vendit në përqindje sipas qarqeve, janë këto rezultate:

Berati: 39,55%
Dibra: 50,10%
Durrësi: 40,53%
Elbasani: 42,13%
Fieri 42,02%
Gjirokastra: 39,23%
Korça: 40,99%
Kukës: 46,15%
Lezhë: 41,56%
Shkodër: 36,78%
Tiranë: 48,73%
Vlorë: 31,49%

Pjesëmarrja e diasporës sipas qarqeve në total është 79,24%:

Berat 78,70%
Dibër 80,21%
Durrës 81,47%
Elbasan 79,15%
Fier 81,41%
Gjirokastër 77,68%
Kor çë 78,96%
Kukës 76,58%
Lezhë 81,07%
Shkodër 78,65%
Tiranë 81,52%
Vlorë 78,68%

/r.e/j.p/

The post KQZ: Pjesëmarrja në votime 42,17%, nga diaspora 79,24% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje 42,75% deri në orën 19:00, më e lartë në Dibër dhe Tiranë

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 19:00 pjesëmarrja në votime është 42,75%.

Sipas KQZ-së është raportuar nga 3010 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar mbi 1022003 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 50,10%. Pas Dibrës, qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është qarku i Tiranës me 48,73%.

Në qarkun e Kukësit kanë votuar 46,15% e zgjedhësve. Pas Kukësit renditet qarku i Fierit me 42,02%, më pas renditet qarku i Elbasanit me 42,13% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.

Në qarkun e Korçës kanë votuar 40,91% e votuesve, më pas vjen qarku i Lezhës me 41,56%.

Në qarkun e Beratit kanë votuar 39,55% e zgjedhësve, më pas renditet qarku i Durrësit me 40,53%.

Ndër qarqet me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në zgjedhje janë Gjirokastra me 39,23%, më pas qarku Shkodër me 36,78 si dhe qarku i Vlorës ku pjesëmarrja ishte 31,49% të zgjedhësve.

The post KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje 42,75% deri në orën 19:00, më e lartë në Dibër dhe Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00

By: gaze tare
11 May 2025 at 19:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se deri në orën 18:00, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të këtij viti ka arritur në 40.91%, bazuar në të dhënat e ardhura nga 2,423 qendra votimi në të gjithë vendin.

Krahasuar me zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje të lehtë në përqindje—rreth 4.6% më shumë. Megjithatë, në raport me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, pjesëmarrja është më e ulët, pasi atëherë në këtë orar ishte 45.48%.

Pavarësisht fluksit të ndryshueshëm nga një qark në tjetrin, duket se pjesëmarrja ka mbetur e vakët në krahasim me vitet e mëparshme, duke ngritur pyetje për klimën politike dhe angazhimin qytetar.

The post KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00 appeared first on iconstyle.al.

KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 38,88% e qytetarëve, pjesëmarrje më e lartë në Dibër, Tiranë e Kukës

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votime është 38,88%.

Sipas KQZ-së, është raportuar nga 3323 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar 872 944 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 48,23%. Pas Dibrës, qarku i Tiranës ka pjesëmarrje 43,70%, Kukësi, 44,30 %.

Qarku i Fierit renditet me 41,28%, qarku i Elbasanit me 39,34% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.

Qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët në votime deri tani me 28,83 %.

/r.e/

The post KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 38,88% e qytetarëve, pjesëmarrje më e lartë në Dibër, Tiranë e Kukës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E fundit/ KQZ zbulon pjesëmarrjen deri në ora 18:00

By: user 8
11 May 2025 at 18:28

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

-Ora 18:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 40.89%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2479 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 686277 nga 1678173 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 18:00, përqindja e votuesve ka qenë 45.48%.

The post E fundit/ KQZ zbulon pjesëmarrjen deri në ora 18:00 appeared first on Lapsi.al.

Lajmi i Fundit/ KQZ nxjerr pjesëmarrjen deri në ora 17:00

By: user 8
11 May 2025 at 17:23

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Deri në ora 17:00, sipas perditesimit të parë të KQZ-së, pjese4marrja është 38.34%. Krahasuar me zgjedhjet e 25 prillit 2021, pjesëmarrja është më e ulët pasi në ora 17:00 katër vite më parë pjesëmarrja ka qenë 43.9%.

The post Lajmi i Fundit/ KQZ nxjerr pjesëmarrjen deri në ora 17:00 appeared first on Lapsi.al.

Dibra dhe Vlora, dy ekstremet në vota të hedhura deri tani (Shifrat)

By: user 8
11 May 2025 at 17:10

Vlora dhe Dibra janë dy ekstremet e zgjedhjeve deri tani. Qarku i Dibrës ka pjesëmarrjen rekord për zgjedhjet e sotme, ku të gjithë qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimit prej orës 7 të mëngjesit.

Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, deri në orën 16:00, në qarkun Dibër kanë votuar 45.06 përqind.

 

 

Capture

Ndërsa qarku me më pak interes për të dalë në votim është Vlora, 26.24 përqind.

1

Ndërkohë në rang kombëtar deri në orën 16:00 kanë votuar në total 37.10%.

The post Dibra dhe Vlora, dy ekstremet në vota të hedhura deri tani (Shifrat) appeared first on Lapsi.al.

Pjesëmarrje e ulët deri në orën 17:00, vlonjatët më të painteresuarit me 25.21 %, Dibra e para me 46.45 %

By: D Marku
11 May 2025 at 17:53

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Ora 17:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 17:00 ka qenë 38.57%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2895 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 752284 nga 1950290zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 17:00, përqindja e votuesve ka qenë 43.89%.

Ora 16:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 36.47%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3356 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 822226 nga 2254261 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 16:00, përqindja e votuesve ka qenë 41.25%.

The post Pjesëmarrje e ulët deri në orën 17:00, vlonjatët më të painteresuarit me 25.21 %, Dibra e para me 46.45 % appeared first on Albeu.com.

KQZ: Deri në orën 16:00 kanë votuar 36,48% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 16:00 pjesëmarrja në votime është 36,48%.

Sipas KQZ-së është raportuar nga 3281 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar 804274 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 44,96%. Pas Dibrës, qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është qarku i Tiranës me 40,72%.

Në qarkun e Kukësit deri tani kanë votuar 41,8% e zgjedhësve. Pas Kukësit renditet qarku i Fierit me 38,69%, më pas renditet qarku i Elbasanit me 37,51% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.

Në qarkun e Korçës deri në orën 16:00 kanë votuar 36,69% e votuesve, më pas vjen qarku i Kukësit, me 36,17%.

Në qarkun e Beratit kanë votuar deri në orën 16:00, 35,57% e zgjedhësve, më pas renditet qarku i Durrësit me 35,01 %.

Tre qarqet me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në zgjedhje janë Gjirokastra me 33,34%, më pas qarku Shkodër me 31,98% si dhe qarku i Vlorës ku pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 26,19% të zgjedhësve.

/m.m/r.e/j.p/

The post KQZ: Deri në orën 16:00 kanë votuar 36,48% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 33,67% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Tiranë dhe Dibër

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime është 33,67%.

Sipas KQZ-së është raportuar nga 3508 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar 794 448 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Tirana me 38,49% ndërsa  Dibra me 40,15%. Pas Dibrës, qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është qarku i Kukësit me 36,82%.

Në qarkun e Tiranës deri tani kanë votuar 37,94% e zgjedhësve. Pas Tiranës, renditet qarku i Fierit me 36,12%, më pas renditet qarku i Elbasanit me 34,51% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.

Në qarkun e Lezhës deri në orën 15:00 kanë votuar 33,63% e votuesve, më pas vjen qarku i Korçës, me 33,49%.

Në qarkun e Beratit kanë votuar deri në orën 15:00, 34,09% e zgjedhësve, më pas renditet qarku i Gjirokastrës me 31,41%.

Tre qarqet me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në zgjedhje janë Durrësi me 32,30%, më pas qarku Shkodër me 29,78% si dhe qarku i Vlorës ku pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 25,29% të zgjedhësve.

Votim elektronik në zgjedhjet e 11 majit, foto: Florian Abazaj
1 nga 5

/m.m/j.p/r.e/

The post KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 33,67% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Tiranë dhe Dibër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00, qarqet që kryesojnë

11 May 2025 at 16:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit, deri në orën 16:00. Në rang vendi, pjesëmarrja ka arritur në 36.41%, me gjithsej 741188 zgjedhës që kanë votuar.

Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 45.11% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë orë.

Pas saj renditen Kukësi me 41.28 % dhe Tirana me 41.28 %. Në vend të fundit për pjesëmarrje në votime deri në orën 16:00 qëndron Vlora, ku pjesëmarrja është më e ulëta në vend, me vetëm 26.30%.

Pjesëmarrja në qarqet e tjera paraqitet si më poshtë:

BERAT: 19,810 votues – 34.79 %

DURRËS: 61,753 votues – 34.10 %

ELBASAN: 44,593 votues – 37.23 %

FIER: 54,110 votues – 38.48 %

GJIROKASTËR: 15,793 votues – 32.95 %

KORÇË: 51,648 votues – 35.72 %

LEZHË: 16,390 votues – 35.41 %

SHKODËR: 31,016 votues – 32.21 %

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00, qarqet që kryesojnë appeared first on Euronews Albania.

Pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00, qarqet që kryesojnë

By: fra nc
11 May 2025 at 15:29

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit, deri në orën 15:00. Në rang vendi, pjesëmarrja ka arritur në 32.98%, me gjithsej 515,996 zgjedhës që kanë votuar.

Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 38.97% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë orë. Pas saj renditen Kukësi me 37.42% dhe Tirana me 37.22%, që mbetet edhe qarku me numrin më të lartë të votuesve në total, 160,620 persona.

Në skajin tjetër të renditjes qëndron Vlora, ku pjesëmarrja është më e ulëta në vend, me vetëm 23.85%, ose 31,439 votues, që kanë votuar deri në orën 15:00.

Pjesëmarrja në qarqet e tjera paraqitet si më poshtë:

BERAT: 19,810 votues – 31.84%

DURRËS: 61,753 votues – 30.51%

ELBASAN: 44,593 votues – 33.67%

FIER: 54,110 votues – 33.83%

GJIROKASTËR: 15,793 votues – 30.90%

KORÇË: 51,648 votues – 32.61%

LEZHË: 16,390 votues – 32.04%

SHKODËR: 31,016 votues – 28.61%

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00, qarqet që kryesojnë appeared first on Euronews Albania.

E fundit/ KQZ zbulon pjesëmarrjen deri në ora 16:00

By: user 8
11 May 2025 at 16:31

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Screenshot_14

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 35.83%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2480 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 598276 nga 1669851 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 16:00, përqindja e votuesve ka qenë 41.25%.

The post E fundit/ KQZ zbulon pjesëmarrjen deri në ora 16:00 appeared first on Lapsi.al.

Përditësimi i fundit/ Deri në ora 15:00 pjesëmarrja 33.37%

By: user 8
11 May 2025 at 15:39

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

-Ora 15:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 15:00 ka qenë 33.37%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2949 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 664084 nga 1990339 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 15:00, përqindja e votuesve ka qenë 38.6%.

The post Përditësimi i fundit/ Deri në ora 15:00 pjesëmarrja 33.37% appeared first on Lapsi.al.

KQZ publikon pjesëmarrjen deri në orën 15:00, kanë votuar rreth 33% e qytetarëve

By: user 11
11 May 2025 at 15:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 32.96% nga 2266 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 2.8% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 15 ka qenë 38.6%.

The post KQZ publikon pjesëmarrjen deri në orën 15:00, kanë votuar rreth 33% e qytetarëve appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet në Shqipëri: Tirana dhe Dibra kryesojnë, Vlora në fund të listës

By: gaze tare
11 May 2025 at 16:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votime deri në këtë moment, bazuar në raportimet nga qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Deri tani, janë raportuar të dhëna nga një pjesë e qendrave, dhe më poshtë paraqitet një përmbledhje e pjesëmarrjes sipas qarqeve:

Tirana kryeson si zakonisht me numrin më të lartë të votuesve – 157.403 votues nga 423.942 të regjistruar në qendrat e raportuara, që përbën 37.17% të pjesëmarrjes.

Dibra mban përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes me 38.90%, ndjekur nga Kukësi me 37.42%.

Vlora ka aktualisht përqindjen më të ulët me 23.91%, ndonëse me një numër të konsiderueshëm votuesish (31.215 nga 130.528 të raportuar). Fieri, një nga qarqet më të mëdha, ka raportuar një pjesëmarrje prej 33.79%, ndërsa Durrësi shënon 30.50%.

-Berat Deri tani në qarkun e Beratit kanë votuar 19,608 qytetarë nga 61,642 të regjistruar në qendrat e raportuara, duke shënuar një pjesëmarrje prej 31.81%.

-Dibër: Në Dibër janë paraqitur në votime 16,805 votues nga 43,200 të raportuar, me një pjesëmarrje të lartë prej 38.90%, një nga më të lartat në vend.

-Durrës: Në qarkun e Durrësit kanë votuar 60,376 persona nga 197,944 të regjistruar në qendrat e raportuara, duke arritur një pjesëmarrje prej 30.50%.

-Elbasan: Elbasani ka shënuar një pjesëmarrje prej 33.71%, me 44,043 votues nga 130,643 të regjistruar në qendrat që kanë raportuar.

-Fier: Në Fier kanë votuar 52,109 persona nga 154,198 në qendrat e raportuara, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 33.79%.
-Gjirokastër: Qarku i Gjirokastrës ka një pjesëmarrje prej 31.03%, me 15,719 votues nga 50,658 të regjistruar në qendrat e raportuara.

-Korçë: Në Korçë kanë votuar 50,867 qytetarë nga 155,902 të raportuar, me një pjesëmarrje prej 32.63%.

-Kukës: Kukësi ka një ndër përqindjet më të larta të pjesëmarrjes, 37.42%, me 10,940 votues nga 29,238 në qendrat e raportuara.
-Lezhë: Në Lezhë kanë votuar 15,461 persona nga 48,343 në qendrat e raportuara, me një pjesëmarrje prej 31.98%.

-Shkodër: Shkodra ka shënuar një pjesëmarrje prej 28.61%, me 30,579 votues nga 106,870 të regjistruar në qendrat që kanë raportuar.
– Tiranë: Tirana, si qarku më i madh, ka raportuar 157,403 votues nga 423,942 në qendrat e raportuara, me një pjesëmarrje prej 37.17%.

-Vlorë: Vlora ka aktualisht pjesëmarrjen më të ulët me 23.91%, ku kanë votuar 31,215 persona nga 130,528 të raportuar.

The post Zgjedhjet në Shqipëri: Tirana dhe Dibra kryesojnë, Vlora në fund të listës appeared first on iconstyle.al.

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 14:00

By: gaze tare
11 May 2025 at 14:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme. Deri në orën 14:00, kanë votuar 29.53% e qytetarëve, bazuar në të dhënat e 2276 qendrave të votimit që kanë raportuar në sistemin e KQZ-së.

Nëse krahasohet me zgjedhjet lokale të vitit 2023, ka një rritje me 2.2%, ndërsa vazhdon të mbetet më e ulët se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur në këtë orar kishin votuar 35.62% e elektoratit.

Procesi vijon me ritme të qeta në pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që vëmendja tani është përqendruar te prurjet në orët e pasdites.

The post KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 14:00 appeared first on iconstyle.al.

❌
❌