Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet presidenciale/ Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee Jae-Myung triumfon në ‘garë’

4 June 2025 at 12:58

Kandidati liberal i Koresë së Jugut, Lee Jae-Myung, fitoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale. Në fjalimin e fitores ai tha përpara mbështetësve, se do të ketë qëllim si president, që të bashkojë popullin.

Numërimet paraprake të votave dhe sondazhet e nxirrnin Lee-në në fitore me diferencë të konsiderueshme. Fitorja e tij pritet të sjellë një ndryshim politik në Korenë e Jugut, pas krizës politike të krijuar me ligji ushtarak të miratuar nga paraardhësi i tij Yoon Suk Yeol.

Lee, para mbështetësve të mbledhur jashtë parlamentit, tha gjithashtu se do të gjente një mënyrë që vendi të bashkëjetonte me Korenë e Veriut nëpërmjet dialogut dhe komunikimit.

The post Zgjedhjet presidenciale/ Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee Jae-Myung triumfon në ‘garë’ appeared first on Sot News | Lajme.

Liberali Lee Jae-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

By: user 11
4 June 2025 at 10:36

Kandidati liberal i opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, është zgjedhur president i vendit. Me shumicën e votave të numëruara, Jae-myung mori 49.3% të votave në zgjedhjet e parakohshme të së martës, ndërsa pretendenti kryesor konservator Kim Moon Soo u rendit në vendin e dytë me 41.3%.

Rreth 80% e 44.4 milionë qytetarëve të vendit me të drejtë vote kanë votuar. Kjo është një nga pjesëmarrjet më të larta në zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut, duke reflektuar gatishmërinë e publikut pas krizave të fundit politike.

Sondazhet parazgjedhore kanë parashikuar prej kohësh se Lee dukej se do të fitonte lehtë, duke u mbështetur në zhgënjimin e thellë publik ndaj konservatorëve pas trazirave që shkaktoi ish-presidenti Yoon me ligjin ushtarak. Lee Jae-myung mbajti një fjalim para mbështetësve të tij në kryeqytet, Seul, pasi sondazhet parashikuan fitoren e tij.

“Detyra e parë që më keni besuar është që unë ta mposht rebelimin dhe do të sigurohem që të mos ketë më grusht shteti ushtarak, në të cilin pushteti i besuar nga populli nuk do të përdoret kurrë për të frikësuar njerëzit”, tha Jae-myung.

Lee, 60 vjeç, do të marrë detyrën për një mandat pesëvjeçar. Presidenti i zgjedhur u ngrit nga varfëria e fëmijërisë për t’u bërë politikani kryesor liberal i Koresë së Jugut. Gjatë fushatës elektorale u zotua të luftonte kundër varfërisë dhe korrupsionit. Udhëheqësi i ri është akuzuar më parë nga kritikët për anim ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut dhe për distancim nga SHBA-të e Japonia.

Megjithatë, presidenti i zgjedhur ka theksuar se aleanca e Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të jetë themeli i politikës së jashtme.

Ai është zotuar të ndjekë diplomaci pragmatike në qasjen e tij ndaj politikës së jashtme. Lee kërkon të zhvillojë aleancën me SHBA-në dhe të forcojë një aleancë trepalëshe Seul-Uashington-Tokio, një qëndrim që nuk është shumë i ndryshëm nga qëndrimi i mbajtur nga konservatorët e Koresë së Jugut.

Jae-myung tha gjithashtu se do të punojë për të ndjekur marrëdhënie më të mira me Korenë e Veriut, por pranoi se do të ishte “shumë e vështirë” të mbahej një samit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un së shpejti, duke sinjalizuar se ka të ngjarë të mos ndërmerren hapa drastikë për të përmirësuar lidhjet me fqinjët e tyre në gadishullin Korean. Zgjedhja e Lee Jae-myung shënon një kthesë të rëndësishme në peizazhin politik të Koresë së Jugut dhe pritet të sjellë qasje të reja si në politikën e brendshme, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

The post Liberali Lee Jae-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet presidenciale në Poloni, Karol Nawrocki fiton balotazhin me 50.89%

By: user 11
2 June 2025 at 08:44

Kandidati nacionalist i opozitës polake, Karol Nawrocki fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit me 50.89% të votave. Rivali i tij, Rafal Trzaskowski, kryetari liberal i Varshavës dhe një aleat i qeverisë së udhëhequr nga Donald Tusk, mori 49.11%, shkruan Reuters.

Nawrocki, 42 vjeç, një historian euroskeptik dhe boksier amator i cili drejtoi një institut kombëtar përkujtimor, bëri fushatë me premtimin për të siguruar që politikat ekonomike dhe sociale të favorizojnë polakët mbi kombësitë e tjera, përfshirë refugjatët nga Ukraina fqinje.

Ndërsa parlamenti i Polonisë mban shumicën e pushtetit, presidenti mund të vërë veton ndaj legjislacionit dhe votimi po ndiqej nga afër në Ukrainë, në Rusi, Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë Bashkimin Europian.

Në platformën e mediave sociale X, Presidenti aktual Andrzej Duda, gjithashtu një konservator, falënderoi polakët që shkuan të votonin masivisht. Pjesëmarrja në votime ishte 71.31%, tha komisioni zgjedhor, një rekord për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

The post Zgjedhjet presidenciale në Poloni, Karol Nawrocki fiton balotazhin me 50.89% appeared first on Lapsi.al.

Kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani

22 May 2025 at 11:59

Gjykata më e lartë e Rumanisë të enjten e ka hedhur poshtë si të pabazuar një kërkesë për t’i anuluar zgjedhjet presidenciale nga një kandidat ultranacionalist, i cili humbi bindshëm garën përballë kundërshtarit të tij pro Bashkimit Evropian, të dielën.

Pas shqyrtimeve, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e ka refuzuar unanimisht kërkesën për anulim, të paraqitur të martën nga George Simion, në të cilën ai pretendoi se ndërhyrjet e huaja dhe manipulimi i koordinuar kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Gjykata ka thënë se vendimi i saj është përfundimtar, raporton AP.

Simion, udhëheqës 38-vjeçar i Aleancës për Unitetin e Rumunëve nga ekstremi i djathtë, kishte pranuar disfatën pas humbjes në balotazhin presidencial përballë kryetarit të Bukureshtit, Nicusor Dan, i cili siguroi 53.6 për qind të votave, apo mbi 829.000 vota më shumë se kundërshtari i tij. Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, Simion ka thënë, në një postim në rrjetin social Facebook, se Kushtetuesja “ka vazhduar puçin!”.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të luftojmë!”, është shprehur ai. “Ju bëj thirrje të qëndroni përkrah meje, sot dhe në javët e ardhshme!”, ka shkruar Simion.

Votimi i së dielës u mbajt disa muaj pasi e njëjta gjykatë i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e mëparshme, në të cilat kandidati pa përvojë i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, udhëhoqi në rundin e parë, pas akuzave për shkelje zgjedhore dhe për ndërhyrje ruse, të cilat Moska i ka mohuar.

Në kërkesën e tij për anulimin e zgjedhjeve, Simion kishte pretenduar se kishte “prova të pakundërshtueshme” që Franca, Moldavia dhe “aktorë të tjerë” kishin ndërhyrë në zgjedhje, por nuk i kishte paraqitur ato. Ai kishte pretenduar, po ashtu, se “njerëz të vdekur” kishin marrë pjesë në votim, duke kërkuar që zgjedhjet të anulohen mbi bazën e njëjtë të vendimit të vitit të kaluar nga gjykata.

Simion ka shfrytëzuar zemërimin për anulimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe, pasi ka dalë i katërti në votimin e anuluar, është bërë bashkë me Georgescun, të cilit i ishte ndaluar në mars pjesëmarrja në përsëritjen e zgjedhjeve. Në rundin e parë të zgjedhjeve të përsëritura presidenciale, më 4 maj, Simion fitoi bindshëm përballë 11 kandidatëve të tjerë, për të siguruar balotazhin.

Disa orë pas hapjes së votimit për rumunët jashtë vendit, të premten, Simion akuzoi qeverinë e Moldavisë fqinje për mashtrime në zgjedhje, që autoritetet moldaviane dhe rumune i kanë mohuar. Ai pretendon se njerëzit janë transportuar ilegalisht në qendra votimi në Moldavi, duke ndikuar në 80.000 vota. Më shumë se gjysma e moldavianëve kanë nënshtetësi rumune, dhe rreth 158.000 njerëz kanë votuar në vendvotime të hapura për balotazh në Moldavi. REL/

The post Kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani appeared first on Sot News | Lajme.

Cilat janë sfidat e mëdha që e presin presidentin e ri të Rumanisë

19 May 2025 at 23:56

Imagjinoni të keni një president të quajtur Nicky. Për këtë votuan rumunët: një matematikan me zë të ulët, paksa të çuditshëm, të cilit të gjithë i referohen me emrin e tij të parë, Nicusor – ose Nicky, shkruan BBC.

Të hënën, disa orë pasi shpalli fitoren në zgjedhje, presidenti i ri e mori vajzën e tij nga shkolla si zakonisht. Ai u premtoi fëmijëve të tij se asgjë nuk do të ndryshojë. Por për Rumaninë gjërat dukeshin shumë ndryshe këtë mëngjes, transmeton Telegrafi.

Një votë për ndryshim

Nicusor Dan ka qenë kryetar bashkie i Bukureshtit që nga viti 2020, por deri më tani ai ishte pak i njohur përtej kryeqytetit. Kjo është arsyeja pse zgjedhja e tij shihet gjerësisht si një akt proteste kundër gardës së vjetër politike, që ka qeverisur Rumaninë për më shumë se tre dekada. Por ishte gjithashtu opsioni më pak ekstrem për ndryshim.

Kundërshtari i Danit në votimin e raundit të dytë ishte George Simion, një nacionalist i djathtë ekstrem dhe euroskeptik i cili rregullisht fyen publikisht.

Ai është gjithashtu i ndaluar nga dy vende fqinje sepse pretendon se një pjesë e Ukrainës dhe e gjithë Moldavia i përkasin Rumanisë. Simion fitoi raundin e parë me 41% të votave, por Dan e arriti në të dytin dhe më pas mori kontrollin.

“Këtë herë, frika arriti të mposhtë tërbimin”, kështu e shpjegon analisti politik Radu Magdin ndryshimin dhe tregon një rritje të ndjeshme të pjesëmarrjes.

“Është e qartë se shumë njerëz janë të zemëruar në Rumani dhe duan të shohin ndryshime rrënjësore. Por në të njëjtën kohë, pamë një mobilizim masiv të klasës së mesme urbane që kishte frikë se vendi mund të kthehej prapa. Ishte një frikë nga ajo që mund të ndodhte nëse Simioni dhe miqtë e tij do të vinin në pushtet”, shtoi ai.

Retorika ‘Rumania e para’ nuk ia doli mbanë

Kur ai u shfaq për të votuar të dielën, një turmë shumëngjyrëshe ishte aty në qendrën e votimit për ta përshëndetur. Disa ishin me veshje kombëtare të qëndisura dhe të tjerë kishin sjellë flamuj rumunë.

Ata kishin tendencë të flisnin për Zotin dhe “vlerat tradicionale” që ata mendojnë se Simioni përfaqëson. Dy burra i thanë BBC-së se përparësia e tyre ishte të parandalonin që BE-ja t’i “impononte” martesën e të njëjtit gjini Rumanisë.

Votues të tjerë tërhiqen nga retorika e Simionit “Rumania e para” dhe premtimet për një jetë më të mirë.

“Asgjë nuk është bërë për ne, njerëzit që punojnë, dhe jam e ngopur”, tha Liliana këtë javë nga pas një tezge tregu në Bukuresht të mbushur me mollë.

Ajo dhe burri i saj votuan për Simionin duke menduar se ai nuk do të ishte “kaq i korruptuar”. Pra, kur rezultatet dolën, ajo u zhgënjye.

“Nuk mendoj se Dani është i aftë të drejtojë një vend. Por çfarë mund të bëjmë nëse njerëzit nuk duan ndryshim dhe përparim”, Liliana ngriti supet.

“Mendoj se fëmijët u kthyen në fshatra dhe i bindën prindërit e tyre kundër Simionit. Ata i frikësuan që të votonin për Danin”, shtoi ajo.

Gabime të kushtueshme

Vetë George Simion tha se ishte patriot dhe “njeri i popullit”. Por, ndërsa fushata përparonte, ai bëri gabime.

Jashtë tregut, duke ushqyer pëllumba me fëmijët e saj, Diana tha se kishte planifikuar të votonte për Simion derisa pa një video nga Parisi pak para zgjedhjeve.

Duke u përpjekur të fliste frëngjisht, Simion e kishte përshkruar presidentin Macron si me “tendenca diktatoriale” dhe tha se vendi drejtohej nga “ajatollahët”.

“Nuk ishte në rregull të bëja këtë, të shkoja atje dhe t’i flisja kaq vrazhdë popullit francez. Më bëri të ndryshoja votën time “, mendon Diana.

Analisti Radu Magdin vëren gabime të tjera, duke përfshirë postime agresive në blog dhe momentin kur Simion ofendoi rivalin e tij, Dan, duke e quajtur “autik, djalë i varfër”.

“Përveç kësaj, ai dukej se iku nga debati publik dhe në vend të kësaj shkoi të shtrëngonte duart në të djathtën radikale pan-evropiane”, përmend Magdin, duke iu referuar takimeve në Poloni, Francë dhe Itali pak para votimit.

“Do të thoja se kishte shumë njerëz që nuk e vlerësuan vërtet këtë”, shtoi ai.

Sfida ndaj Rusisë

Për shumë rumunë, zgjedhja e Danit ishte gjithashtu një goditje kundër ndërhyrjes së Moskës.

Në festimet në rrugë mbrëmë, përveç bërtitjes së emrit të presidentit të ri dhe brohoritjeve, njerëzit brohoritën edhe sfidën e tyre: “Rusi, mos harro! Rumania nuk është e jotja”.

Ata po i referoheshin provave se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e tyre në nëntor, për të rritur shanset e teoricienit të konspiracionit të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu. Kur ai erdhi nga askund për të fituar raundin e parë, votimi u anulua.

Kjo fundjavë ishte një rizgjedhje, me Georgescun të përjashtuar dhe Simion në vendin e tij. Të dy shpesh shiheshin krah për krah, madje edhe në ditën e votimit.

Por simpatia e hapur e Georgescut për Rusinë – ai dikur tha se e admironte Vladimir Putinin – ishte një gjë që i bezdiste shumë votues.

Zgjedhja evropiane

Nicusor Dan nuk fitoi vetëm sepse nuk ishte Simion. Votuesve të tij u pëlqeu ajo për të cilën ai qëndronte, duke përfshirë një të ardhme të vendosur brenda Evropës.

Kur mijëra njerëz rrethuan selinë e tij të fushatës mbrëmë për të pritur që ai të shpallte fitoren, shumë prej tyre sollën flamuj të BE-së. Kishte lehtësim, si dhe entuziazëm.

Para zgjedhjeve, votuesit e rinj kishin thënë se planifikonin veprime radikale nëse Simion fitonte.

“Shumë miq thonë se do të largohen nga Rumania sepse vlerat tona nuk përputhen fare me të”, tha Sergiana, e diplomuar në politikë, në qendër të Bukureshtit.

“Ndjej se brenda një ose dy vitesh ai do të shkatërrojë plotësisht shanset tona për të qëndruar në BE”, shtoi ajo.

Në të kundërt, Dan i vendosi marrëdhëniet me Evropën në zemër të fushatës së tij.

“Është më mirë për mënyrën evropiane, për të rinjtë dhe për Rumaninë – sepse marrim më shumë fonde të BE-së, më shumë zhvillim”, miratoi një tjetër votues i ri, Petrosanu.

“Gjithashtu, Nicusor është djali më i zgjuar që nga revolucioni. Ai di si t’i bëjë gjërat”, shtoi ai.

Shansi i fundit

Në fund, fitorja e Dan ishte e theksuar. Por miliona votues rumunë zgjodhën një mënyrë tjetër, vlera të ndryshme. Ndërsa shpresat për kandidatin e ‘ndryshimit’ janë të mëdha, sfidat janë të mëdha dhe durimi mund të jetë i kufizuar.

“Sipas mendimit tim, ky është shansi i fundit për klasën politike kryesore për të fituar zgjedhjet me platformën ‘Shpëtoni Evropën, Shpëtoni Demokracinë'”, paralajmëron Radu Magdin.

George Simion është vetëm 38 vjeç dhe nuk po shkon askund; partia e tij nacionaliste AUR është e fortë në parlament.

“Herën tjetër, është ‘mirupafshim’ nëse këta njerëz nuk e bëjnë punën e tyre. Herën tjetër mund të jetë dikush si Simion”, thotë analisti. /Telegrafi/

 

The post Cilat janë sfidat e mëdha që e presin presidentin e ri të Rumanisë appeared first on Telegrafi.

Koalicioni qeverisës AD në Portugali kryeson, ndërsa Chega i afrohet vendit të dytë – tregon numërimi

18 May 2025 at 23:57

Koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë, Aleanca Demokratike (AD/PSD-CDS), pritet të ketë mbetur forca më e fortë politike në Portugali, me 35% të votave të fituara në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, pasi numërimi kaloi gjysmën e votave menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Me 62.7% të votave të numëruara, partia e ekstremit të djathtë Chega, e cila fitoi 23.6%, e kaloi Partinë Socialiste (PS) në vendin e dytë. PS aktualisht mban 22.8% të votave.  Megjithatë, diferenca midis të dyjave mbetet minimale, transmeton Telegrafi.

Më herët të dielën në mbrëmje, AD pritej kryesisht të fitonte me 32% të votave pas zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës, treguan sondazhet e daljes në vend.

Vendi i dytë i Chega-s është disi surprizë, pasi parashikohej të vinte i treti pas PS-së. Megjithatë, sondazhet u dhanë të dyjave një diferencë minimale – me 23% të parashikuar për PS-në dhe 22.5% për Chega-n.

Parashikimi i Universitetit Katolik për RTP parashikoi se abstenimi ka të ngjarë të jetë midis 36% dhe 42% – një shifër brenda intervalit të vitit të kaluar, kur 40.16% e votuesve nuk votuan.

Zgjedhjet e së dielës u shkaktuan nga vota e besimit e parlamentit portugez, i cili urdhëroi dorëheqjen e ekzekutivit të pakicës PSD/CDS-PP një vit e një ditë pas fitores së koalicionit AD/PSD-CDS në zgjedhjet e parakohshme legjislative të marsit 2024.

Votimi u zhvillua pasi dy mocione mosbesimi, të cilat kryeministri Luís Montenegro i mbijetoi, u kërkuan nga Chega dhe PCP pas polemikave që përfshinin Malin e Zi dhe kompaninë familjare Spinumviva.

Çështja ngriti dyshime në lidhje me pajtueshmërinë me regjimin e papajtueshmërive dhe pengesave për mbajtësit e posteve publike dhe politike.

Votimi thellon pasigurinë politike pikërisht në kohën kur Portugalia po shqyrton investimin e më shumë se 22 miliardë eurove nga fondet e zhvillimit të BE-së.

Pakënaqësia e votuesve me një rikthim në zgjedhje mund t’i sjellë dobi partisë së ekstremit të djathtë Chega (Mjaft), e cila është ushqyer me frustrim ndaj dy partive kryesore.

Portugalia është përfshirë në valën në rritje të populizmit evropian, me Chegën që u ngjit në vendin e tretë në zgjedhjet e vitit të kaluar. /Telegrafi/

 

The post Koalicioni qeverisës AD në Portugali kryeson, ndërsa Chega i afrohet vendit të dytë – tregon numërimi appeared first on Telegrafi.

Projeksionet e para, Rafał Trzaskowski fiton ngushtë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale polake

18 May 2025 at 22:14

Kandidati i koalicionit të Platformës Qytetare Qeverisëse (PO) të Polonisë, Rafał Trzaskowski, ka fituar 30.8% në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, sipas sondazheve paraprake të daljes të dielën në mbrëmje.

Vendi i dytë shkoi për kandidatin e mbështetur nga PiS, Karol Nawrocki, i cili fitoi 29.1%, tregoi sondazhi i përgatitur nga Ipsos në emër të TVP, TVN dhe Polsat.

Sipas një sondazhi të veçantë nga Grupi i Kërkimeve Kombëtare (NRG) për Telewizja Republika, Trzaskowski fitoi 31.6% ndërsa Nawrocki fitoi 29.8%.

Të dy kandidatët tani do të përballen me njëri-tjetrin në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, i cili do të zhvillohet më 1 qershor, transmeton Telegrafi.

Slawomir Mentzen ka dalë i treti, me 15.4% të votave sipas sondazhit të Ipsos dhe 14% sipas atij të NRG.

Trembëdhjetë kandidatë morën pjesë në raundin e parë të zgjedhjeve: 11 burra dhe dy gra.

Gjatë një konference për shtyp në orën 18:30, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve raportoi se pjesëmarrja kishte arritur në 50.69% deri në orën 17:00.

Në krahasim, pjesëmarrja në zgjedhjet e mëparshme presidenciale në vitin 2020 në raundin e parë ishte 64.5%. Pak më shumë se 28 milionë njerëz kanë të drejtë vote në Poloni.

Të hënën dhe të martën, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të raportojë mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet në konferenca për shtyp.

Nëse pjesëmarrja është e lartë, do të duhet të presim deri në dy ditë për rezultatet zyrtare të zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tha se shpresonte të shpallte rezultatet e zgjedhjeve vonë të hënën në mbrëmje ose natën.

Deri më tani ka pasur tre incidente gjatë votimit të së dielës. Dy të moshuar vdiqën në qendrat e votimit në Szczecin dhe Bielsko-Biała.

“Nga incidentet që ia vlen të përmenden, duket se sot një burrë agresiv hyri me forcë në një qendër votimi në zonën zgjedhore Bielsko-Biała dhe nisi një përleshje me persona të tjerë. Si rezultat i përleshjes, ai kafshoi një nga anëtarët e komisionit në parakrahun e majtë”, informoi konferencën Sylwester Marciniak, kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Fushata zgjedhore, e cila zyrtarisht zgjati nga 15 janari deri të premten, ishte e mbushur me tema të shumta të diskutueshme. Akset kryesore të diskutimit midis kandidatëve ishin siguria, migrimi, mbrojtja, ekonomia, lufta në Ukrainë, çështjet sociale, aborti, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Pati edhe debate presidenciale në televizionin publik dhe median private.

Kandidatë të tjerë u tërhoqën nga gara presidenciale, siç është pro-rusi Maciej Maciak, gazetari Krzysztof Stanowski, i cili tha se po garonte nga kurioziteti, ose i ekstremit të djathtë dhe anti-evropian Grzegorz Braun.

E majta hyri në zgjedhje e ndarë, duke nxjerrë në pah dy politikanë aktivë: nënkryetaren e Senatit Magdalena Biejat dhe bashkëkryetarin e Partisë Together Adrian Zandberg, dhe ish-nënkryetaren e Aleancës së Majtë Demokratike dhe eurodeputeten Joanna Senyszyn. /Telegrafi/

 

The post Projeksionet e para, Rafał Trzaskowski fiton ngushtë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale polake appeared first on Telegrafi.

Nicusor Dan kryeson në balotazhin vendimtar të zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë

18 May 2025 at 20:33

Sondazhet rumune të daljes në votime parashikojnë kandidatin e pavarur Nicusor Dan në krye me rreth 54% të votave dhe kandidatin e djathtë ekstreme George Simion me rreth 45%, në zgjedhjet presidenciale rumune të papritura që kanë tronditur dhe polarizuar vendin.

Megjithatë, gjithçka është ende në lojë për shkak të natyrës projeksionale të sondazheve të daljes në votime dhe votave të paprecedentë të diasporës, të cilat nuk janë përfshirë në këto parashikime dhe për këtë arsye mund të vendosin garën në të cilën votuan mbi 11 milionë rumunë (pjesëmarrje 64%).

Avangarde parashikon që Dan të fitojë 54,9% të votave dhe Simion 45,0%, ndërsa Curs parashikon që Dan të fitojë 54,10% dhe Simion 45,9%. Marzhi i gabimit është 2%, transmeton Telegrafi.

Sipas parashikimeve kombëtare të sondazheve të daljes nga anketuesit Avangarde dhe Curs, të botuara nga Euronews Romania, vendi i krahut lindor të NATO-s zgjodhi kandidatin pro-BE dhe pro-NATO në një pjesëmarrje masive të shënuar nga frika dhe pakënaqësia, duke përmbysur epërsinë e Simion në raundin e parë.

Por trendi i votimit të orëve të fundit mund të ndikojë ende në këto parashikime, duke përgatitur skenën për një natë dramatike zgjedhjesh në atë që shumica e rumunëve e shohin si votimin më të rëndësishëm në historinë e tyre post-komuniste.

Gjithashtu, relativiteti i parashikimeve të sondazheve të daljes në zgjedhjet e mëparshme, një tjetër shenjë e betejës së ashpër të zgjedhjeve presidenciale në Rumaninë e polarizuar ashpër, do të thotë se numërimi zyrtar dhe rezultatet e votave të diasporës tani do ta përfshijnë Rumaninë për orët e ardhshme derisa të shpallet rezultati përfundimtar zyrtar.

Sociologët e anketuesve të Avangarde vunë re një prani më të madhe votuesish në qytetet e mëdha, të cilat tentojnë të favorizojnë Danin, dhe një pjesëmarrje më të ulët në fshatra dhe qytete më të vogla, ku elektorati i partive të mëdha nuk ka një kandidat.

Ndërkohë, të dy kandidatët kanë shpallur fitoren të dielën në mbrëmje ndërsa presin numërimin zyrtar.

“Nga nesër, të gjithë së bashku, le të fillojmë rindërtimin e Rumanisë. Rumania do të kalojë nëpër një moment të vështirë, le të kujtojmë forcën e kombit tonë”, tha Dan.

Ndërkohë, Simion e shpalli veten “presidenti i ri i Rumanisë” në tubimin e partisë së tij në parlamentin rumun në Bukuresht.

“Ne jemi fituesit e qartë të këtyre zgjedhjeve. Ne pretendojmë fitoren në emër të popullit rumun. Është fitorja e popullit të poshtëruar rumun”, tha ai.

“Nuk ka rëndësi se në cilën anë ka qenë secili prej nesh në këto zgjedhje, kjo është demokraci, tani duhet të shtrëngojmë duart”, shtoi ai.

Në orët e fundit të votimit, ministritë e jashtme, të brendshme dhe të mbrojtjes rumune denoncuan atë që e quajtën “ndërhyrje ruse”, duke i paralajmëruar votuesit për një fushatë lajmesh të rreme të nisur në Telegram, TikTok dhe platforma të tjera të mediave sociale.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme rumune, Andrei Tarnea, tha të dielën X se “edhe një herë shohim shenjat dalluese të ndërhyrjes ruse për të ndikuar në procesin zgjedhor, kjo pritej”.

Në një veprim të koordinuar, të tre ministritë zbuluan se një video e rreme e publikuar të dielën “pretendon në mënyrë të rreme se trupat franceze në Rumani veshin fshehurazi uniforma të xhandarmërisë rumune për të ndërhyrë brenda vendit”, është lidhur drejtpërdrejt me Rusinë.

Themeluesi i Telegram, Pavel Durov, zbuloi se ai refuzoi një kërkesë nga “një vend perëndimor”, të cilin nuk e përmendi, për të “heshtur” zërat konservatorë në Rumani.

“Telegram nuk do të kufizojë liritë e përdoruesve rumunë, as nuk do të bllokojë kanalet e tyre politike”, tha Durov. /Telegrafi/

 

The post Nicusor Dan kryeson në balotazhin vendimtar të zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë appeared first on Telegrafi.

Rumania përsërit zgjedhjet presidenciale pas ndërhyrjes ruse

4 May 2025 at 11:42

Rumunët do të përpiqen përsëri të zgjedhin një president të ri sot, gjashtë muaj pasi përpjekja e parë përfundoi në skandal dhe konfuzion.

Një i huaj radikal me prirje mistike, Calin Georgescu, doli i pari më 24 nëntor, por ky rezultat u anulua për shkak të akuzave për mashtrim në fushatë dhe ndërhyrje ruse, transmeton Telegrafi.

Në shkurt, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance kritikoi ashpër Rumaninë për atë vendim, duke shkaktuar tronditje në një establishment politik rumun i cili mbështetet shumë në marrëdhënien e tij të veçantë me SHBA-në.

Megjithatë, Georgescu u ndalua të merrte pjesë në rizgjedhjen e sotme.

Këto zgjedhje vënë përballë një nacionalist, George Simion, udhëheqës i Aleancës për Bashkimin e Rumunëve (AUR), kundër tre centristëve: kryetarit të bashkisë popullore të Bukureshtit, Nicusor Dan; Crin Antonescu, një liberal që përfaqëson koalicionin qeverisës Social-Demokrat dhe Liberal Kombëtar; dhe Elena Lasconi, një e pavarur.

Shtatë kandidatë të tjerë janë në fletën e votimit. Nëse asnjë kandidat nuk fiton mbi 50% të votave, një balotazh midis dy kandidatëve të parë do të mbahet më 18 maj.

“Këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me një kandidat apo një tjetër, por me çdo rumun që është gënjyer, injoruar, poshtëruar dhe që ende ka forcën të besojë dhe të mbrojë identitetin dhe të drejtat tona”, shkroi Simion në X të premten.

Sondazhet e opinionit – të njohura për jo-besueshmërinë e tyre në Rumani – sugjerojnë se ai do të dalë i pari sot, pastaj do të përballet me një garë të ashpër me Nicusor Dan ose Crin Antonescu në balotazh.

Rezultati pritet me nervozizëm në kryeqytetet evropiane, Uashington, Kiev dhe Moskë. Rumania është një rrugë e rëndësishme tranziti për sistemet e armëve dhe municionet në Ukrainë.

Vendi ka një mburojë mbrojtëse raketore amerikane në Deveselu, dhe tre baza ajrore të mëdha nga të cilat NATO kryen misione ajrore policore deri në kufirin e Ukrainës dhe Moldavisë dhe mbi Detin e Zi.

Ukraina eksporton 70% të grurit të saj përgjatë bregdetit të Detit të Zi, përmes ujërave territoriale rumune, drejt Stambollit.

Marina rumune çminon ato ujëra dhe forca ajrore rumune trajnon pilotë ukrainas për të fluturuar F-16. Administrata Trump po rivlerëson angazhimin e saj ndaj Rumanisë. Një marrëveshje për heqjen e vizave u anulua papritur në prag të zgjedhjeve.

“Harroni çdo ndihmë tjetër për Ukrainën nëse Simion bëhet president”, thotë George Scutaru, një ekspert sigurie në Qendrën e Strategjisë së Re në Bukuresht.

Si kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti mund të vërë veton ndaj çdo vendimi dhe ka një ndikim të fortë në politikën e sigurisë. Por Scutaru shpreh “optimizëm të kujdesshëm” se njëri nga qendrat do të fitojë balotazhin.

Pakënaqësia publike ndaj mbështetjes financiare rumune për refugjatët ukrainas ka qenë një pikë qendrore në fushatën e Simion, megjithëse ai mohon se është pro-rus. /Telegrafi/

 

The post Rumania përsërit zgjedhjet presidenciale pas ndërhyrjes ruse appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kërkon mandatin e 7-të pas 30 vitesh në pushtet

By: V K
26 January 2025 at 09:47

Ditën e sotme, Bjellorusia po mban zgjedhjet presidenciale, ndërsa presidenti Lukashenko kërkon një mandat të shtatë për të qeverisur.

Për 30 vitet e fundit, Lukashenko, 70-vjeç, i quajtur nga shumë analistë si “diktatori i fundit i Evropës”, ka qeverisur vendin me një grusht të hekurt, duke shtypur të gjithë opozitën dhe zërat kundër tij.

Presidenti, i cili nuk është angazhuar në një fushatë elektorale gjatë garës, tha javën e kaluar, “Të jem i sinqertë, nuk e ndjek atë. Unë thjesht nuk kam kohë për të”.

Pas zgjedhjeve të fundit në 2020, kur lideri u shpall fitues, shpërthyen protesta masive.

Opozita dhe Perëndimi, pretenduan se zgjedhjet ishin të vjedhura dhe kandidatja kryesore për Presidente, Sviatlana Tsikhanouskaya, u detyrua të largohej nga vendi.

Tani, me kundërshtarët e tij politikë ose të burgosur ose të internuar, suksesi i Lukashenkos të dielën besohet gjerësisht se është i garantuar.

Zgjedhjet fillimisht ishin planifikuar për në gusht, por u zhvendosën në dimër.

Sipas analistit politik bjellorus Valery Karbalevich , zgjedhjet u shtynë për në dimër, sepse në “janarin e acartë nuk mund të ketë protesta”.

The post Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kërkon mandatin e 7-të pas 30 vitesh në pushtet appeared first on Albeu.com.

Të dielën mbahen zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi

By: lia rda
25 January 2025 at 13:11

Zgjedhjet për presidentin e Bjellorusisë janë caktuar për nesër, më 26 janar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Bjellorusisë regjistroi pesë kandidatë presidencialë: Presidenti aktual i Republikës së Bjellorusisë Alexander Lukashenko, Presidenti i Partisë Republikane të Punës dhe Drejtësisë Alexander Hizhnyak, Presidenti i Partisë Liberale Demokratike të Bjellorusisë Aleg Gajdukevich, sipërmarrësja individuale Anna Kanapatska dhe Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bjellorusisë Sergej Sirankov.

Votimi i parakohshëm zgjat nga 21 deri më 25 janar 2025.

Në këtë periudhë të drejtë vote kanë votuesit që nuk do të mund të vijnë në qendrat e votimit më 26 janar. Gjatë votimit të parakohshëm, komisionet zgjedhore vendore punojnë nga ora 12:00 deri në orën 19:00 pa pushim.

Siç njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bjellorusia nuk ka organizuar qendra votimi për votim jashtë vendit. Sipas kryetarit të Komisionit, Igor Karpenko, kjo risi ligjore është futur për arsye sigurie.

Qytetarët e Bjellorusisë që jetojnë jashtë vendit dhe janë në regjistrat konsullorë do të mund të votojnë në një nga gjashtë qendrat e votimit në Minsk dhe pesë qendra rajonale.

Shpresojmë që vendet fqinje të mos krijojnë pengesa që qytetarët tanë të kalojnë kufirin për të ushtruar të drejtat e tyre zgjedhore”, theksoi Karpenko.

Bazuar në rezultatet e sondazheve parazgjedhore, 82.5 për qind e bjellorusëve do të votojnë për presidentin aktual, Alexander Lukashenko./abcnews.al

Zgjedhjet presidenciale në Gabon do të mbahen më 12 prill

By: lia rda
23 January 2025 at 11:07

Këshilli i Ministrave i Gabonit njoftoi se zgjedhjet presidenciale në atë vend do të mbahen më 12 prill, duke i dhënë fund sundimit ushtarak që filloi me një grusht shteti më 30 gusht 2023.

Presidenti i përkohshëm i Gabonit, Brice Oligie Nguema, mori pushtetin pas një grushti ushtarak që i dha fund sundimit të gjatë të Ali Bong dhe familjes së tij në vendin e pasur me naftë, por të varfër, raportoi Reuters.

Në nëntor, në Gabon u mbajt një referendum në të cilin u pranua kushtetuta e re, duke përmbushur kështu premtimin e drejtuesve të grushtit të shtetit ushtarak se do të merrnin hapa për rivendosjen e rendit kushtetues.

Megjithatë, disa vëzhgues kanë frikë se junta ushtarake mund ta përdorë procesin për të mbajtur pushtetin. Edhe pse liderëve të përkohshëm u ndalohet të kandidojnë për presidencën, kushtetuta e re bën një përjashtim për Nguema./abcnews.al

Zgjedhjet presidenciale në Poloni do mbahen më 18 maj, po kërkohet pasardhësi i Andrzej Dudës

By: lia rda
8 January 2025 at 22:51

Zgjedhjet presidenciale të Polonisë do të mbahen më 18 maj, njoftoi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën, me një raund të dytë, nëse është e nevojshme, të planifikuar për 1 qershor.

Presidenti aktual, Andrzej Duda, një aleat i partisë së ekstremit të djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS), do të përfundojë mandatin e tij të dytë më 6 gusht dhe nuk mund të kandidojë për rizgjedhje.

Zgjedhjet presidenciale të majit do të jenë një moment përcaktues për qeverinë e kryeministrit Donald Tusk.

Ndërsa roli i presidentit është mjaft simbolik, ai mund të vërë veton ndaj projektligjeve të miratuara nga parlamenti, një prerogativë që Duda e ka përdorur për të bllokuar legjislacionin kryesor.

Sondazhet sugjerojnë se zgjedhjet do të vendosen në një balotazh midis kryebashkiakut të Varshavës, Rafal Chaskowski, kandidat i Platformës Qytetare të Tusk, dhe historianit Karol Nawrocki, i cili është nominuar si kandidati i PiS pavarësisht se nuk është anëtar i partisë./abcnews.al

Rumani/ Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 4 dhe 18 maj

By: lia rda
8 January 2025 at 20:30

Partitë e koalicionit qeverisës të Rumanisë ranë dakord të përsërisin zgjedhjet presidenciale më 4 dhe 18 maj, nëse nevojitet një raund i dytë, dhe të mbështesin së bashku një kandidat, njoftoi  Partia Liberale.

Tre zgjedhjet radhazi për një president dhe parlament të ri përfunduan në kaos kur Kalin Gheorgescu, një politikan i panjohur i ekstremit të djathtë, pro-rus, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor.

Ndërsa u ngritën dyshimet për ndërhyrjen ruse, Gjykata e Lartë anuloi zgjedhjet presidenciale dhe urdhëroi koalicionin qeverisës t’i zhvillonte ato nga e para. Presidenti në largim Klaus Johannis do të qëndrojë kreu i shtetit deri në zgjedhjet e majit.

Qeveria e re do të miratojë orarin e zgjedhjeve të hënën, shtuan liberalët.

Partitë e koalicionit ranë dakord të mbështesin një kandidat të përbashkët për të parandaluar fitoren e ekstremit të djathtë. Më i mundshmi është Crin Antonesku, ish-udhëheqësi i Partisë Liberale, por analistët besojnë se kjo mund të ndryshojë rrugës./abcnews.al

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, qytetarët i drejtohen sot qendrave të votimit

29 December 2024 at 10:11

Qendrat e votimit në të gjithë Kroacinë u hapën në orën 06:00 të dielën për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, në një garë ku kandidatët nga dy partitë më të mëdha janë pretendentët kryesorë.

Rreth 3.8 milionë kroatë kanë të drejtë të votojnë për një nga gjithsej tetë kandidatë, tre prej të cilëve janë gra, duke filluar nga e majta në të djathtë në spektrin politik.

Presidenti aktual Zoran Milanoviq, kandidati i socialistëve demokratë të opozitës, do të kandidojë për një mandat të dytë. Kundërshtari i tij kryesor është Dragan Primoraq, një ish-ministër i shkencës i mbështetur nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) në pushtet.

Zgjedhjet do të shkojnë në një raund të dytë nëse asnjë nga kandidatët nuk fiton shumicën e votave.

Milanoviq ka udhëhequr në sondazhet e opinionit para dhe pas fushatës zgjedhore, të cilat analistët i përshkruajnë si të mërzitshme dhe jo frymëzuese. Sondazhi i fundit i publikuar të premten nga Nova TV Daily Neës tregoi se Milanoviq kryeson me 37.2% mbështetje ndaj Primoraë me 20.4% mbështetje.

Më pas ,ë radhë janë dy gra – kandidatja e pavarur Marija Selak Raspudic dhe Ivana Kekin nga Ne Mund! (Mozemo) parti politike e krahut të majtë, të gjelbër, të cilat kanë mbledhur rreth 10% mbështetje secila në sondazh.

Qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00 dhe rezultatet e votimit pritet të dalin disa minuta më vonë. Rezultatet e para preliminare do të dihen rreth orës 19:00 , dhe rezultatet zyrtare priten në ditët në vijim, shkruan Reuters.

The post Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, qytetarët i drejtohen sot qendrave të votimit appeared first on Sot News | Lajme.

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale

29 December 2024 at 10:27

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve.

Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale, ku garojnë tetë persona për këtë post gjerësisht ceremonial, është Dragan Primorac, i cili mbështetet nga partia konservatore HDZ, që aktualisht qeverisë me Kroacinë. Zgjedhjet po mbahen në kohën kur shteti, që është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po përballet me inflacion të lartë, korrupsion dhe mungesë të fuqisë punëtore.

Sipas një sondazhi të publikuar të premten, Millanoviq ka mbështetjen e 37 për qind të elektoratit, ndërkaq Primorac ka mbështetjen e 20 për qind të votuesve. Megjithatë, asnjë nga kandidatët nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave dhe presidenti i ri pritet të zgjidhet në rundin e balotazhit, që do të mbahet pas dy javësh.

Gjatë fushatës, dy rivalët kryesorë kanë këmbyer akuza, me Millanoviqin që është tallur me Primoracin, duke e quajtur “të mërzitshëm”.

Presidenti në Kroaci është komandant i forcave të armatosura dhe ka fjalë sa u përket vendimeve për politikën e jashtme. Por, pavarësisht fuqive të kufizuara, shumë besojnë se ky post është kyç për balancën e pushtetit politik në shtetin që kryesisht është udhëhequr nga HDZ-ja që prej pavarësisë më 1991.

Millanoviq, 58 vjeç, politikan i krahut të majtë në të kaluarën ka qenë edhe kryeministër dhe është një nga figurat kryesore politike të shtetit për pothuajse dy dekada. Gjatë mandatit të tij si president, ai e ka shfrytëzuar këtë post për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe zyrtarët e BE-së, shpesh duke përdorur retorikë fyese dhe populiste.

Millanoviq, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por ka kritikuar ndihmën perëndimore ushtarake për Kievin. Kjo ka shtyrë kryeministrin, Andrej Pllenkoviq, që ta quajë atë prorus, i cili “po shkatërron besueshmërinë e Kroacisë në NATO dhe BE”.

Megjithatë, Millanoviq ka arsyetuar qëndrimet e tij, duke thënë se dëshiron që ta mbrojë Kroacinë nga “futja në luftë”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kroacia mban zgjedhjet presidenciale appeared first on Euronews Albania.

Parlamenti libanez do të mblidhet më 9 janar për të zgjedhur presidentin e Republikës

By: lia rda
28 November 2024 at 13:20

Parlamenti libanez do të mblidhet më 9 janar për të zgjedhur një president të Republikës në vendin ku posti ka mbetur vakant për më shumë se dy vjet, njoftuan mediat zyrtare.

Njoftimi vjen një ditë pasi një armëpushim hyri në fuqi që i dha fund luftës midis Izraelit dhe grupit të fuqishëm pro-iranian Hezbollah.

“Kryetari i Dhomës Nabih Berri thërret deputetët në një mbledhje për të zgjedhur një president të Republikës më 9 janar”, njoftoi agjencia kombëtare e lajmeve ANI.

Që nga mbarimi i mandatit të Presidentit Michel Aoun më 31 tetor 2022, dallimet mes Hezbollahut të fuqishëm, i cili është gjithashtu një parti politike, dhe rivalëve të tij kanë penguar zgjedhjen e një kreu të shtetit, pasi asnjëri nga kampet nuk ka shumicën në parlament.

Por drejtuesi i Hezbollahut, Naim Qassem, i cili pasoi Hassan Nasrallah, që u vra në një sulm izraelit në fund të shtatorit, premtoi në një fjalim më 20 nëntor “një kontribut efektiv në zgjedhjen e presidentit”.

Dje, të mërkurën, kryeministri Najib Mikati shprehu shpresën se marrëveshja e armëpushimit do të hapte “një faqe të re” në historinë e Libanit dhe bëri thirrje që një president të zgjidhet shpejt./abcnews.al

Rumani, mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

By: lia rda
24 November 2024 at 16:28

Në Rumani po mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale që mund t’i jap shpresë për fitore politikanit të djathtë të vijës së ashpër, George Simion, ndërsa kostoja e lartë e jetesë dhe mbështetja e vendit për Ukrainën, janë çështje që kanë përparsi tek votuesit.

13 kandidatë janë në garë për postin e presidentit të vendit anëtar të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Dy kanidatë kryesor prite të përballen në një balotazh më datën 8 dhjetor.

Shtetasit rumunë që jetojnë jashtë vendit kanë patur mundësi të votojnë që nga e premtja.

Në balotazh mund të jenë George Simion, udhëheqësi i Aleancës për Unitetin e Rumunëve, parti e ekstremit të djathtë dhe Kryeministri aktual, Marcel Ciolacu, i cili mbështetet nga partia më e madhe e Rumanisë, Partia Social Demokratike.

Presidenti ka një mandat 5 vjeçar dhe ka fuqi vendimmarrëse në fusha që lidhen me sigurinë kombëtare, politikën e jashtme si edhe emërimin e gjyqtarëve.

Rumania do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare në 1 dhjetor, ku do të zgjidhet qeveria dhe kryeministri i ardhëm i vendit./voa

Hapen qendrat e votimit në atë që pritet të jetë raundi i parë në zgjedhjet presidenciale në Rumani

24 November 2024 at 10:22

Trembëdhjetë kandidatë janë në garë për të parin e Rumanisë, përfshirë dy favoritët, por asnjë prej tyre nuk pritet të fitojë shumicën absolute, që do të thotë se gara për president do të shkojë në balotazh më 8 dhjetor.

Qendra e votimit janë hapur në atë që gjerësisht pritet të jetë raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, e parë në serinë e votimit para vitit të ri, transmeton Telegrafi.

Kjo pritet të ndodhë një javë pas zgjedhje parlamentare më 1 dhjetor, që do të thotë se i tërë peizazhi politik në Rumani mund të duket ndryshe para fundit të këtij viti.

Ai që po udhëheq në sondazh është kryeministri Marcel Ciolacu, i cili mbështetet nga partia më e madhe rumune, ajo e Social-Demokratëve.

Ciolacu që ka “një plan të qartë për zhvillimin e Rumanisë që nuk e lë askënd prapa – një plan i brendshëm i bazuar në rritjen ekonomike dhe investime dhe një plan më i respektuar dhe më me ndikim në Rumani”.

“Për fat të keq, kemi liderë politikë që kanë sfiduar prezencën tonë në BE dhe NATO. Unë besoj se ekstremistët duhet politikisht të izolohen dhe të mos merren parasysh nga asnjë qeveri”, tha lideri i socialdemokratëve.

Për dallim nga fqinjët si Polonia dhe shtetet Baltike, Rumania është e qetë në çështjen si lufta në Ukrainë dhe ndikimi rus në ish-republikat sovjetike. /Telegrafi/

 

The post Hapen qendrat e votimit në atë që pritet të jetë raundi i parë në zgjedhjet presidenciale në Rumani appeared first on Telegrafi.

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor

19 November 2024 at 22:35

Kroacia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, ka thënë kryeministri Andrej Pllenkoviç të martën.

Emri i fituesit pritet të dihet vetëm pas një balotazhi dy javë më vonë përtej datës së zgjedhjeve. Qeveria do ta zyrtarizojë datën të enjten ka thënë kryeministri para gazetarëve.

Presidenti aktual, Zoran Millanoviç, mandati i të cilit skadon në shkurt, synon një mandat të dytë dhe aktualisht prin në sondazhe. Kundërshtari i tij më i madh është kandidati i partisë konservatore në pushtet HDZ, Dragan Primorac, tregojnë sondazhet.

Asnjëri nuk pritet të fitojë në rundin e parë, sipas sondazheve, dhe gjithçka pritet të finalizohet në rundin e dytë që mund të mbahet më 12 janar. Millanoviç i ka fituar zgjedhjet presidenciale në janar të vitit 2020 si kandidat i partisë kryesore opozitare të Social-Demokratëve.

Ndonëse ka çuar përpara politikë të “Kroacisë normale” si demokraci liberale, në vjetët e fundit ai ka adoptuar retorikë populliste. Presidenti 58-vjeçar ka dënuar qëndrimin e Bashkimit Evropian për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke nxitur kryeministrin e shtetit që ta akuzojë atë për “qëndrime pro-ruse”.

Ndonëse pozita e presidentit është kryesisht ceremoniale, presidenti përfaqëson Kroacinë në skenën botërore, koordinon bashkë me Qeverinë politikën e jashtme dhe është në krye të forcave të armatosura.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kroacia mban zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor appeared first on Euronews Albania.

❌
❌