Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë celcius

By: user 5
4 July 2025 at 19:41

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore.

Temperaturat pritet të jenë mjaft të larta, duke shënuar vlera maksimale që arrijnë deri në 39°C në disa qytete si Elbasani, Shkodra, Berati dhe Gjirokastra.

Qytetet bregdetare si Vlora, Durrësi dhe Saranda do të kenë temperatura maksimale deri në 35°C-37°C, ndërsa në zonat malore, si Peshkopia, pritet të regjistrohen vlera maksimale deri në 37°C.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 5-7 m/s.

Sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

The post Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë celcius appeared first on Lapsi.al.

Temperatura deri në 40 gradë/ Paralajmëron meteorologu, ja deri kur do zgjasë vala e të nxehtit: Në fundjavë pritet…

30 June 2025 at 11:54

Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin, duke arritur sot deri në 39°C në zonat urbane dhe bregdetare. Meteorologu Hakil Osmani tha se vala e të nxehtit do të vijojë deri të mërkurën dhe të enjten. Sipas tij, në fundjavë pritet një rënie e lehtë e temperaturave me 1-2 gradë Celsius. Gjithashtu, mund të ketë rrebeshe të shkurtra në zona të izoluara.

“Dita e sotme (e hëna) regjistron temperatura të larta. Temperaturat në qytete si Tirana dhe në bregdet shkojnë nga 35 deri në 38 e 39 gradë celcius. Në zonat malore, kemi rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumi të jetë afër 32 apo 33 gradë celcius. Jo vetëm dita e sotme, por edhe java do ketë temperatura të larta. Deri të mërkurën dhe të enjten do kemi temperatura të larta.

Duke nisur nga dita e premte deri në fundjavë, kemi rënie të lehtë të temperaturave. Vlerat do jenë të larta, por do kemi ulje temperaturash minus 1 apo 2 gradë celcius gjatë fundjavës pra. Do ketë edhe rrebeshe në zona të izoluara për disa minuta. Por në tërësi moti do jetë me temperatura të larta”, tha ai.

The post Temperatura deri në 40 gradë/ Paralajmëron meteorologu, ja deri kur do zgjasë vala e të nxehtit: Në fundjavë pritet… appeared first on Sot News | Lajme.

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

27 June 2025 at 17:05

Ditën e shtunë vendi ynë parashikohet me kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti do të jetë i kthjellët, si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare në relievet kodrinore-malore të vendit.

Temperaturat priten te arrijnë në 39 gradë.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë 7-18m/

Ndërsa valëzimi në det do jetë i forcës 2 -4 ballë.

The post ‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër appeared first on Sot News | Lajme.

Pesë gjëra që çiftet e lumtura bëjnë çdo fundjavë

By: gaze tare
31 May 2025 at 21:35

Në një botë ku jeta e përditshme është e mbushur me angazhime, puna stresuese dhe rutina të pafundme, fundjava është koha e artë për të rikthyer lidhjen në çift. Nuk ka nevojë për plane madhështore apo udhëtime luksoze – lumturia qëndron në gjërat e vogla, por me kuptim. Ja pesë zakone që çiftet e lumtura ndjekin çdo fundjavë:

1. Kalojnë kohë pa telefona
Një moment pa shpërqendrime është një dhuratë për marrëdhënien. Çiftet e lumtura shpesh vendosin një periudhë “pa ekrane” ku i përkushtohen njëri-tjetrit. Qoftë një mëngjes pa celularë apo një shëtitje e lirë nga rrjetet sociale, ky ritual forcon lidhjen dhe rrit ndjeshmërinë emocionale.

2. Bëjnë aktivitete së bashku
Nga gatimi, ecja në natyrë, loja me fëmijët apo ndonjë sport i lehtë ,aktivitetet e përbashkëta krijojnë kujtime dhe argëtim. Kjo nuk është vetëm kohë cilësore, por edhe një mënyrë për të bashkëpunuar dhe për të ndarë momente të thjeshta, por të bukura.

3. Flasin për ndjenjat dhe javën që kaloi
Në vend të ankesave apo heshtjes, ata zgjedhin të flasin. Një bisedë e qetë për ndjesitë, sukseset apo sfidat e javës ndihmon që secili të ndihet i dëgjuar dhe i kuptuar. Kjo e forcon besimin dhe mbështetjen reciproke.

4. Bëjnë plane për të ardhmen
Qoftë një plan për pushime, një projekt shtëpiak apo thjesht planifikimi i ditës së nesërme, çiftet e lumtura flasin për të ardhmen. Kjo i bën të ndihen si një skuadër dhe forcon ndjesinë se janë në të njëjtën anë.

5. Marrin kohë për afeksion
Prekja, përqafimi, një kafe në shtrat apo një film në divan, kontaktet fizike dhe gjestet e vogla të dashurisë janë jetike. Ato nuk janë të kushtueshme, por janë të paçmueshme për mbajtjen gjallë të afërsisë emocionale.

The post Pesë gjëra që çiftet e lumtura bëjnë çdo fundjavë appeared first on iconstyle.al.

Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikania Lajda Porja zbulon ‘surprizat’ e motit, ja çfarë pritet të ndodhë

30 May 2025 at 10:53

Fundjava do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Sipas meteorologëve kjo fundjavë do të jetë e ngrohtë dhe me diell.

“E shtuna dhe e diela do të përmirësojë akoma më dukshëm motin në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e motit të kthjellët, vranësira kalimtare, nuk pritet që të ketë reshje as në zonat malore”, tha Lajda Porja, meteorologe e MeteoAlb.

Ndërsa temperaturat do të jenë tipike vere, pasi termometri pritet të ngjitet në 30 gradë Celsius.

“Të shtunën mbetemi me temperatura 30 gradë dhe ditën e dielë 31 gradë dhe lehtësisht mbi 31 gradë do të kenë disa zona në Ultësirën Perëndimore. E shtuna dhe e diela do të dobësojë ndjeshëm intensitetin e erës. Kështu që do të jetë një fundjavë, le të themi, mjaft e favorshme për të gjithë ata që duan të pushojnë apo të vizitojnë bregdetin”, tha Lajda Porja.

Sinoptikanët parashikojnë se muaj Qershor do të jetë i ngrohtë dhe pa reshje shiut. Ndërsa kjo verë nga studiuesit klasifikohet si një nga më të nxehtat.

The post Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikania Lajda Porja zbulon ‘surprizat’ e motit, ja çfarë pritet të ndodhë appeared first on Sot News | Lajme.

A do të ketë reshje shiu?/ Keni bërë plane për fundjavën? Meteorologia Porja zbulon si do të jetë moti në fundjavë

16 May 2025 at 10:26

Nga mbrëmja e së enjtes e deri mëngjesin e sotëm moti i ngrohtë e me diell ua ka lënë vendin reshjeve të shiut. Në parashikimin e motit të fundjavës, meteorologia Lajda Porja shprehet
se reshjet do të jenë të pranishme përgjatë gjithë së premtes. Rreth mbrëmjes situata përmirësohet dhe të shtunën reshjet mbeten në verilindje e juglindje. Të dielën rikthehen dielli dhe temperaturat e larta.

“Gjatë gjithë ditës së sotme, të paktën deri vonë në mbrëmje herë pas here reshjet do të jenë të pakta dhe herë pas here do të kemi rrebeshe. Në mesditë presim që të kemi rrebeshe shiu në zonat qendrore dhe jugore dhe më pak reshje në veriun e vendit. Sa u përket reshjeve, herë pas here do të ketë ndërprerje, herë pas here rrebeshe, të paktën deri në orën 20:30-21:00 të mbrëmjes do të jenë prezente. Vonë në mbrëmje pritet një përmirësim i dukshëm i situatës së reshjeve duke bërë që të shtunën të zhvendosen drejt skajit verilindor e juglindor ku dhe në këto zona do të jenë të pakta. Dita e diel do të na risjellë diellin.

Temperaturat e ajrit nuk kanë pasur ndryshime të dukshme, ka vijuar mëngjesi relativisht i ngrohtë me vlera të paktën 6 apo 7 gradë, ndërkohë presim një rënie të theksuar të temperaturave në vlerat e mesditës për shkak se do të ketë edhe mungesë të rrezatimit diellor. Dje është shënuar 25-26 gradë, sot të paktën do të jenë jo më shumë se 21 apo 22 gradë, pra ka një rënie goxha të ndjeshme për shkak se reshjet do të jenë edhe gjatë mesditës prezente. E shtuna dhe e diela gradualisht do të rikuperojnë temperaturat. Të shtunën ka një rritje të lehtë dhe të dielën do të kemi një rritje me të paktën 3-4 gradë edhe në mëngjes, edhe në mesditë duke na rikthyer edhe temperaturat normale të muajit maj. Pas së dielës do të kemi tempratura tipike të verës.

Sa i përket parametrit të erës, do të jetë herë pas here problematik sot, gjatë natës dhe në mëngjesin e së shtunës. Duke filluar nga pjesa e dytë e së shtunës dhe e diela do të ketë një dobësim të parametrit të erës”, tha Porja.

The post A do të ketë reshje shiu?/ Keni bërë plane për fundjavën? Meteorologia Porja zbulon si do të jetë moti në fundjavë appeared first on Sot News | Lajme.

Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikania Lajda Porja zbulon çfarë të ndodhë me motin

By: V K
25 April 2025 at 12:43

Kjo fundjavë, sipas sinoptikanes Lajda Porja, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

“E shtuna do t’i ketë mëshumti vranësira dhe reshjet prezente, parashikohet që të jenë herë pas herë me rrebeshe, kryesisht në zonat veriore, pjesërisht në qendër dhe më pak do të ketë jugu. Ndërkohë dita e dielë do të pakësojë ndjeshëm reshjet duke bërë që pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore të ketë momente të pikave të shiut dhe reshjet e shiut të izolohen kryesisht në veri dhe veri-lindor”, tha ajo.

Temperaturat do të jenë në kufijtë e 25 gradëve gjatë së shtunës dhe të dielës veçanërisht në zonat bregdetare.

“Nesër ka një rënie të lehtë, të paktën me 1 apo 2 gradë në shumë zona ku zbret termometri në 23 gradë dhe ngjitet sërish ditën e dielë me 25 gradë”, tha sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja.

Java e ardhshme pritet të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike dhe rritje graduale të temperaturave nënvizojnë sinoptikanët.

The post Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikania Lajda Porja zbulon çfarë të ndodhë me motin appeared first on Albeu.com.

Keni bërë plane?/ Moti merr kthesën e papritur, sinoptikanja Porja tregon si parashikohen temperaturat në fundjavë

18 April 2025 at 11:54

Fundjava pritet të jetë me mot të qëndrueshëm pa reshje, por me kalime vranësirash të herëpashershme sipas sinoptikanëve në të gjithë vendin.

“Të shtunën dhe të dielën do të kemi intervale të gjatë me kthjellime sidomos në orët e paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta përgjatë të shtunës, vranësira më të dendura ditën e dielë, sidomos në pjesën e dytë të ditës së dielë, për shkak se ne presim sërish javën që vjen të na kthehen reshjet”, tha sinoptikania Lajda Porja.

Ndërsa temperaturat maksimale do të luhaten nëvlerat e 26 gradëve të shtunën dhe të dielën.

“Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme nga e shtuna në të dielë. Minimalet janë 5 gradë shënojnë zonat malore, ndërsa maksimalet do të jenë rreth 26 gradë. Dhe do të jenë temperatura tipike të Prillit, për shkak se kemi përjetuar temperatura mjaft të lartë, i rikthehen vlerave normale”, tha Lajda Porja.

Java e ardhshme pritet të risjellë sërish reshjet e shiut dhe motin e paqëndrueshëm.

The post Keni bërë plane?/ Moti merr kthesën e papritur, sinoptikanja Porja tregon si parashikohen temperaturat në fundjavë appeared first on Sot News | Lajme.

Si pritet të jetë moti në fundjavë/ Sinoptikanët: Temperaturat do të shkojnë deri në 26 °C

18 April 2025 at 11:33

Fundjava pritet të jetë me mot të qëndrueshëm pa reshje, por me kalime vranësirash të herëpashershme sipas sinoptikanëve në të gjithë vendin. “Të shtunën dhe të dielën do të kemi intervale të gjatë me kthjellime sidomos në orët e paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta përgjatë të shtunës, vranësira […]

The post Si pritet të jetë moti në fundjavë/ Sinoptikanët: Temperaturat do të shkojnë deri në 26 °C appeared first on BoldNews.al.

Temperatura deri në -3 gradë celsius/ Ja kur rikthehen reshjet e dëborës…

By: V K
2 April 2025 at 12:29

Dita e sotme, do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Herë pas herë pritet që vranësirat të fuqizohen, të cilat pritet të prodhojnë reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të vendit.

E njëjta situatë pritet edhe të premten edhe të shtunën. Nga e diela dhe në vijim, priten reshje dëbore në zonat malore.

Këtë të mërkurë, temperatura pritet të arrijë deri në 23 gradë celsius. Ndërsa nga mesdita e së enjtes e në vijim, pritet një rënie graduale e temperaturave.

Të dielën temperaturat do të shkojnë deri në -3 gradë celsius. Në fillim të javës tjetër priten kthjellime, ndërsa në mesjavën tjetër do të rikthehen reshjet e shiut sërish.

The post Temperatura deri në -3 gradë celsius/ Ja kur rikthehen reshjet e dëborës… appeared first on Albeu.com.

Në fundjavë rikthehen reshjet e dëborës, ja se si do të jetë motit në ditët në vijim

By: Ardit
2 April 2025 at 11:43

Edhe dita e sotme do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Herë pas herë pritet që vranësirat të fuqizohen, të cilat pritet të prodhojnë reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. E njëjta situatë pritet edhe të premten edhe të shtunën. Nga e diela dhe në vijim priten reshje dëbore […]

The post Në fundjavë rikthehen reshjet e dëborës, ja se si do të jetë motit në ditët në vijim appeared first on BoldNews.al.

Nga vera në dimër/ Rrebeshe dhe dëborë, si do të ndryshojë moti 5 ditët e ardhshme

By: V K
14 March 2025 at 09:51

Dita e Verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28 gradë celsius.

Parashikimi u dha nga meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës nga e diela përmbyset situata.

“Dita e sotme me vranësira, reshje të pakta e të kufizuara në skajin verior, kthjellime më të dukshme në jug e lindje. Termometri shënon 25 gradë celsius. Nesër e njëjta tablo sinoptike. Rritje me 3-4 gradë e temperaturave. Të shtunën termometri shënon nga 8-28 gradë celsius”, tha Porja.

Por sipas meteorologes, nga e diela rikthehet dimri në vend, me reshje shiu dhe rrebeshe. Temperaturat do të ulen me 3-5 gradë, ndërsa nga e hëna rikthehen reshjet e borës.

“Të dielën fuqizim i vranësirave, prezentë të reshjeve rrebeshe kryesisht në zonat perëndimore. Temperaturat zbresin me 3-5 gradë më pak. Nga e hëna deri të mërkurën mot i paqëndrueshëm shi, të hënë të martë rrebeshe kryesisht në veri më pak në pjesën tjetër. Të hëhën pasdite rikthehen e dëborës në veri e verilindje dhe të martën e të mërkurën reshje bore në të gjithë zonat malore. Temperaturat do të jenë nga 2-19 gradë, ndërsa në mesjavë termometri zbret në minus 4 gradë në zonat e thella malore. Nga e premtja e shtuna ditë tipike vere, kalojmë në dimër”, tha meteorologia.

The post Nga vera në dimër/ Rrebeshe dhe dëborë, si do të ndryshojë moti 5 ditët e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

By: M C
28 February 2025 at 16:09

Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme.

Për ditën e shtunë prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët nga orët e mesditës kryesisht përgjatë vijës bregdetare për tu izoluar më pas në zonën e veriperëndimit.

Për sa i përket ditës së diel Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Prezencë të mjegullës së dendur, mjegullinës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

The post Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën appeared first on Albeu.com.

Reshjet e shiut nuk ndalen as në fundjavë, si pritet të jetë moti

28 February 2025 at 15:35

Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme. Për ditën e shtunë prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët nga orët e mesditës kryesisht përgjatë vijës bregdetare për tu […]

The post Reshjet e shiut nuk ndalen as në fundjavë, si pritet të jetë moti appeared first on BoldNews.al.

Fundjava e shkurtit në Vlorë, Rama ndan pamje

23 February 2025 at 14:59


TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Fundjava e ngrohtë me diell e këtij fundshkurti ka dyndur qytetarë të shumtë nga Vlora, por edhe nga rrethet, drejt bregut të detit.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga deti Adriatik, ku qytetarët po shijojnë rrezet e diellit, ndërsa sfidojnë stinën duke notuar.

Investimi në Lungomare 3 në Vlorë, në aksin e Radhimës, ku janë ndërtuar bankina që ndikojnë edhe zgjerimin e plazheve përmes riorientimit të valëve të ujit, si dhe ndërtimi i shëtitores buzë rrugës, janë cilësuar si investim strategjik që zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.

“Plazhi i ri që është hapur me akses këmbësor krah tunelit, ku është realizuar ajo pjesë e Lungomare 3, është realisht i bukur”, shkruan Rama.

Të shumtë ishin edhe ata që kishin zgjedhur të shëtisnin në zonën e Lungomares në Vlorë.

/r.e/

The post Fundjava e shkurtit në Vlorë, Rama ndan pamje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti në fundjavë – E shtuna me diell, e diela me shi

7 February 2025 at 11:55

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se fundjava do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm me diell të shtunën, ndërsa e diela do të sjellë reshje dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, e shtuna do të jetë kryesisht e kthjellët, me vranësira të mesme dhe të larta në zonat malore. Ndërkohë, të dielën, pas një mëngjesi me kthjellime, vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu që do të nisin nga bregdeti dhe do të përfshijnë gradualisht gjithë vendin. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Në zonat malore mbi 800-1000 metra lartësi, kryesisht në Alpe dhe në verilindje-juglindje, priten reshje të lehta dëbore gjatë pasdites së së dielës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet pritet të arrijë deri në 17 m/s, duke krijuar dallgëzim detar të forcës 2-4 ballë

Moti në fundjavë
1 nga 2
/a.f/r.e/

The post Moti në fundjavë – E shtuna me diell, e diela me shi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Keni bërë plane për fundjavë? Sinoptikani tregon parashikimin e motit për ditët në vijim

24 January 2025 at 15:24

Ditët me vranësira dhe me reshje do t’ia lënë vendin atyre me diell duke filluar që nga dita e sotme dhe gjatë fundjavës. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se dita e shtunë do të sjellë temperatura që do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius. Hakil Osmani: Edhe […]

The post Keni bërë plane për fundjavë? Sinoptikani tregon parashikimin e motit për ditët në vijim appeared first on BoldNews.al.

Meteorologu Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë

By: V K
24 January 2025 at 15:59

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb”, thotë se dita e shtunë do të sjellë temperatura që do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.

Hakil Osmani: Edhe fundjava sjell maksimume që do të jenë në vlerën 20 gradë Celsius në orët e mesditës së ditës së shtunë. Po ashtu, dita e shtunë do të sjellë intervale të gjata me kthjellime pothuajse përgjatë gjithë ditës. Në zonat malore do të kemi kalime të lehta të vranësirave. E shtuna, temperatura do t’i ketë në rritje të tyre, duke bërë që të regjistrohen në qytete të zonave malore vlera edhe në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimumet në Ulëtsirën Perëndimore mbeten në vlerën 20 gradë Celsius.

Ndërkohë, dita e dielë do i bëjë vranësirat më të shpeshta në territorin shqiptar, por nuk priten reshje shiu.

Hakil Osmani: Është dita e dielë ajo që do i bëjë vranësirat më të shpeshta në territorin shqiptar duke bërë që të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 19 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonën malore do të luhaten nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Mëngjeset ditën e dielë do të kenë rritje të lehtë të tyre duke bërë që minimumet të ngjiten 2 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 5 dhe shumë pranë vlerave 10 gradë Celsius.

The post Meteorologu Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë appeared first on Albeu.com.

Keni plane për fundjavën? Meteorologia zbulon si do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme

By: Ardit
23 January 2025 at 09:13

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar se si do të jenë kushtet e motit për 5 ditët në vijim në vendin tonë. Porja tha se dita e premte do të sjellë një rritje temperaturash, me maksimumin që do të shkojë në 20 gradë celcius. Ajo shtoi se prezenca e reshjeve do të jetë krejt e pakët […]

The post Keni plane për fundjavën? Meteorologia zbulon si do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme appeared first on BoldNews.al.

A do të ketë shi? Ja si parashikohet të jetë moti në fundjavë

By: Ardit
17 January 2025 at 16:40

Për fundjavën, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore kryesisht nga orët e mesditës. Prezencë e mjegullës lokale / mjegullinës përgjatë zonave luginorenë orët e mëngjesit e të mbrëmjes, si dhe ngricave […]

The post A do të ketë shi? Ja si parashikohet të jetë moti në fundjavë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌