Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses

By: Elva
12 July 2025 at 17:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime rreth pasojave ligjore nëse nuk respektohet afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Deklarata e saj u bë gjatë një diskutimi në Hudson Institute në Washington D.C., ku ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA. Osmani tha se aktgjykimi […]

The post Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

VIDEO/ Kaos në parlamentin e Bolivisë, opozita kundër marrëveshjes me Rusinë e Kinën

By: user 6
10 July 2025 at 22:34

Në parlamentin e Bolivisë në La Paz është shënuar një përplasje e ashpër fizike dhe verbale mes ligjvënësve, pas miratimit të një kontrate të re për nxjerrjen e litiumit me një kompani bijë të gjigantit shtetëror rus Rosatom.

Deputetët e opozitës dhe shumicës u përplasën duke tërhequr tavolina, rrëmbyer mikrofonat dhe duke krijuar kaos në sallë, teksa opozita akuzon qeverinë për shitjen pa transparencë të një prej burimeve më të rëndësishme natyrore të vendit.

Litiumi, i cili përdoret për prodhimin e baterive të veturave elektrike dhe teknologjive të gjelbra, është një pasuri strategjike globale, dhe Bolivia mban disa nga rezervat më të mëdha në botë, sidomos në rajonin e Potosí.

Protestuesit dhe ligjvënësit opozitarë kanë ngritur pankarta me mbishkrime si “Litiumi nuk është për shitje” dhe “Mos e prekni litiumin”, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën e menaxhimit të kësaj pasurie.

Kritikët paralajmërojnë se kjo marrëveshje është një tjetër shembull i mungesës së transparencës dhe kontrollit demokratik, duke rikujtuar një kontratë të ngjashme me një kompani kineze, dhe tani akuzojnë qeverinë se po favorizon interesat ruse në kurriz të popullit bolivian. /LAPSI.al

The post VIDEO/ Kaos në parlamentin e Bolivisë, opozita kundër marrëveshjes me Rusinë e Kinën appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Skena kaotike në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht

By: Elva
10 July 2025 at 20:47

Në parlamentin e Bolivisë në La Paz është shënuar një përplasje e ashpër fizike dhe verbale mes ligjvënësve, pas miratimit të një kontrate të re për nxjerrjen e litiumit me një kompani bijë të gjigantit shtetëror rus Rosatom. Deputetët e opozitës dhe shumicës u përplasën duke tërhequr tavolina, rrëmbyer mikrofonat dhe duke krijuar kaos në […]

The post VIDEO/ Skena kaotike në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht appeared first on BoldNews.al.

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë: Theksohet progresi, por kërkohen reforma

By: fra nc
9 July 2025 at 13:01

Parlamenti Europian ka miratuar Rezolutën për Shqipërinë, duke vlerësuar progresin e vendit gjatë viteve 2023 dhe 2024, por duke theksuar edhe nevojën për përshpejtimin e reformave kyçe. Vendimi erdhi pas debatit të zhvilluar më 8 korrik dhe pas miratimit paraprak të raportit nga Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë më 4 qershor 2025.

Me 502 vota pro nga 686 eurodeputetë të pranishëm në sallë, miratuan raportin e hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder për Shqipërinë.

Raporti i plotë:

Progresi dhe sfidat

Raporti përshëndet përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj procesit të integrimit në BE, si dhe mbështetjen e gjerë politike dhe qytetare që ky proces gëzon në vend. Vlerësohet përparimi i shpejtë i bërë vitet e fundit, përfshirë hapjen e dy grup-kapitujve në vitin 2024, dhe ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

Megjithatë, eurodeputetët kërkojnë përshpejtimin e reformave për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së mediave.

Institucionet demokratike dhe media

Raporti nënvizon nevojën për dialog konstruktiv mes forcave politike shqiptare dhe tejkalimin e polarizimit të thellë politik që karakterizon vendin. Eurodeputetët shprehin shqetësim për përkeqësimin e lirisë së medias dhe u bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare të garantojnë transparencë mbi pronësinë e mediave dhe të mbrojnë gazetarët nga presioni dhe sulmet, duke përfshirë një kuadër më të fortë ligjor.

Të drejtat themelore dhe sundimi i ligjit

Eurodeputetët theksojnë se Shqipëria duhet të forcojë mbrojtjen e të drejtave të grave dhe personave LGBTI+, si dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Po ashtu, theksohet nevoja për masa urgjente që të garantohet pavarësia e gjyqësorit, duke adresuar ndërhyrjet politike dhe presionet ndaj institucioneve të drejtësisë.

Reformat socio-ekonomike dhe mjedisore

Raporti mirëpret agjendën reformuese të Shqipërisë për përmirësimin e klimës së biznesit, dixhitalizimin, tranzicionin e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Po ashtu, inkurajon autoritetet të reduktojnë varfërinë dhe përjashtimin social përmes rritjes së aksesit në arsim, strehim dhe shërbime shëndetësore.

Eurodeputetët vlerësojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) në nëntor 2024 dhe përmirësimin e performancës fiskale, por theksojnë se vendi duhet të dyfishojë përpjekjet për të arritur objektivat në mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e qëndrueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PE miraton Rezolutën për Shqipërinë: Theksohet progresi, por kërkohen reforma appeared first on Euronews Albania.

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët

By: fra nc
5 July 2025 at 11:20

Një kërcënim me bombë është raportuar këtë të shtunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit nga godina.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

“Një kërcënim me bombë. Nuk e dimë se çka po ndodh, na kërkuan me dalë,” tha Tahiri, teksa largohej nga objekti i Kuvendit.

Autoritetet e rendit kanë rrethuar zonën dhe pritet të kryejnë kontrolle të imtësishme për të verifikuar situatën. Deri tani nuk ka detaje zyrtare mbi natyrën e kërcënimit apo nëse është gjetur ndonjë mjet i dyshimtë.

Policia e Kosovës u ka kërkuar qytetarëve të shmangin zonën përreth Kuvendit, deri në normalizimin e situatës.

Këtë të shtunë pritej tëë mblidhje Kuvendi i Kosovës ku do të bëhej përpjekja e radhës për konstituimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët appeared first on Euronews Albania.

Parlamenti mbyll punimet, 82 deputetë do të ulen për herë të fundit në sallë

29 June 2025 at 13:24

Më 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare duke shënuar kështu mbylljen e legjislaturës së 10 të Kuvendit të Shqipërisë.

Për 82 deputetë të kësaj legjislature e enjtja e 3 korrikut do të jetë hera e fundit që do të ulen në karrigen e parlamentit.

Kjo pasi, javën e ardhshme do të mbahet seanca e fundit plenare përpara se kuvendi të shpërndahet gjatë muajve të verës, për tu rikthyer sërish në shtator në legjislaturën e re.

Një nga projektligjet që pritet të miratohet në këtë seancë është ai për bashkëpronësinë në banesa, të cilën qeveria e ka cilësuar si të domosdoshme për procedurat ligjore, duke vendosur detyrime të përbashkëta për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e tyre.

Ndryshimi ligjor parashikon gjithashtu krijimin e një “libri të bashkëpronësisë” nga pushteti vendor, një dokument zyrtar që njeh pronarë të hapësirave të përbashkëta.

Ligji i ri e rregullon këtë situatë, duke i njohur të gjitha këto si bashkëpronësi të banorëve dhe duke vendosur detyrimet përkatëse për secilin banor.

Ndërkohë, shtatori do të sjell një konfigurim të ri të vendeve në parlament, ku Partia Socialiste do të ketë 83 vende, ajo Demokratike 50 dhe Socialdemokrate 3.

Pjesë e parlamentit të ri do të jenë edhe 3 parti të reja që prodhuan mandate më 11 maj, kështu Partia Mundësia do të ketë 2 ulëse, ndërsa nga 1 vend në parlament do e kenë Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parlamenti mbyll punimet, 82 deputetë do të ulen për herë të fundit në sallë appeared first on Euronews Albania.

Parlamenti iranian voton për pezullimin e bashkëpunimit me Agjencinë Bërthamore të OKB-së

25 June 2025 at 10:11

Parlamenti i Iranit ka votuar në favor të pezullimit të bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), sipas raportimeve nga mediat shtetërore iraniane. Kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, akuzoi IAEA-në se ka dështuar të dënojë sulmet izraelite dhe amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Sipas Ghalibaf, autoritetet bërthamore të vendit “do të pezullojnë bashkëpunimin […]

The post Parlamenti iranian voton për pezullimin e bashkëpunimit me Agjencinë Bërthamore të OKB-së appeared first on BoldNews.al.

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

By: Besnik
24 June 2025 at 17:05

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë.

Ky përfitim bazohet në nenin 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, i cili në pjesën për pagesën kalimtare parashikon se pas largimit nga funksioni, një deputet përfiton dy paga mujore të plota dhe më pas 50% të pagës bruto referuese, për aq kohë sa ka ushtruar funksionin, por jo më shumë se tre vite.

Aktualisht, paga mujore bruto e një deputeti është 310 mijë lekë, çka do të thotë se secili nga ish-deputetët do të përfitojë 155 mijë lekë në muaj deri në vitin 2028.

Sipas përllogaritjeve, përfituesit janë të shpërndarë në këtë mënyrë:

45 deputetë të mazhorancës socialiste

34 deputetë të opozitës

3 deputetë të Partisë Socialdemokrate

Ky trajtim financiar konsiderohet si një mbështetje për ish-funksionarët publikë në periudhën pas largimit nga detyra, megjithatë ka ngjallur debat në opinionin publik për shkak të kostos së lartë për buxhetin e shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite appeared first on Euronews Albania.

“Ne jemi në krah të SPAK, përkrahim linjën amerikane”, Lapaj kritikon PS: Deputetë pa shkollë, pastaj bëjnë…

21 June 2025 at 18:41

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbështetur Strukturën e Posaçme të Propurorisë (SPAK). Në një emision televiziv, Lapaj u shpreh se në të ardhmen do të mbështesë qasjen që do të ketë SHBA-ja ndaj SPAK.

“E patë ju si nisi shkolla e politikës te PS. Në gjithë botën bëhet shkolla pastaj bëhen deputetë, kurse te ne bëhen deputetë pastaj bëjnë shkollë. Kjo si për të thënë se si do të jetë vjeshta politike, parlamenti i ri.

Ndërsa në lidhje me SPAK, ne si subjekt politik, pasi nuk flas si Adriatik, do të mbështesim në çdo rast qasjen e SHBA-së në lidhje me strukturën e posaçme. Unë kam qenë fuqimisht në krah të tyre dhe më vjen keq që numrat që ka marrë Rama e bëjnë shumë të dobët përballë pushtetit” – u shpreh Lapaj.

The post “Ne jemi në krah të SPAK, përkrahim linjën amerikane”, Lapaj kritikon PS: Deputetë pa shkollë, pastaj bëjnë… appeared first on Sot News | Lajme.

A do të jetë deputet në Parlamentin e ri? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj

21 June 2025 at 18:31

Adriatik Lapaj, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se strategjia e “Nisma-Shqipëria Bëhet” nuk ishte për të marrë mandate duke u përqendruar në një zonë të caktuar, por fushata do të bëhej në të gjithë vendin.

Sipas Lapajt, nëse do të ishte për numra, do të kishin hyrë në koalicion me PD për të marrë 5-6 deputetë në tavolinë apo do ishin fokusuar në kryeqytet apo diku tjetër për të marrë mandate.

Adriatik Lapaj: Nuk kemi bërë llogaritje mandatesh. Meqenë kishim hyrë në koalicion me PD dhe kishim marrë në tavolinë 5-6 mandate. Bëmë një fushatë kombëtare, në çdo cep të Shqipërisë njësoj. Ne besuam te një gjë tjetër, jo duke bërë llogari duke u përqendruar në një zonë. Mund të mos kishim asnjë mandat.

Nisida Tufa: Ju do të jeni deputet?

Adriatik Lapaj: Në po ndjekim procesin, do të ketë hapat e veta, derisa të vijë radha e shprehjes së mandatit. Ajo që është e sigurtë, është se i kemi një rruge që nuk ka kthim pas. Është e vërtetë që pritnim më shumë mbështetje se kaq. Ne i shtrimë dorën të gjithëve, kjo për nevojën për ndryshim.

Ne do të ndjekim gjithmonë rrugën e ligjit. Mandati ynë në Kuvend do të jetë “pigment”.

The post A do të jetë deputet në Parlamentin e ri? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj appeared first on Sot News | Lajme.

“15 deputetë të krimit në Parlament”, Çollaku godet fort: Mafia po kërkon ministri, Rama s’ka më pushtet

18 June 2025 at 19:41

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Edi Rama është thjesht një ministër në qeverinë e re që do të formojë mafia në Shqipëri.

Sipas tij, në Parlamentin e ardhëm, 15 deputetë janë të krimit.

Ndërsa më tej Çollaku theksoj se kurajoja dhe presioni që krimi ka nisur të ushtrojnë, do të thotë se janë duke formuar qeverinë, ata janë duke i thënë Ramës se çfarë kërkojnë, dhe po i shfaqin dhe publikisht kërkesat e tyre.

‘Ne jemi në një regjim tashmë narkotik, ku Rama është një nga anëtarët e qeverisë së re, nuk është më kryeministri.

Ai është anëtar i qeverisë në të cilën janë ulur përfaqësues të Ndraghetas, Sacra Corona Unita, Sinalos, që i ka dhe këshilltar zyrtarë, tashmë dhe grup terrorist, i shpallur me dekretin e presidentit Trump.

Dhe ky, këti grupi terrorist çfarë i bën? I vjen anash.

Jo vetëm ata, por dhe grupet e tjera në çdo qark, jam i bindur për këtë se, kam qenë pjesë e terrenit dhe i kam informacionet e mëhershme profesionale, tani ata kanë ngritur grupin e tyre parlamentar.

Guximi, kurajoja dhe presioni që ata kanë nisur të ushtrojnë mbi Ramën, do të thotë se janë duke formuar qeverinë, ata janë duke i thënë Ramës se çfarë kërkojnë, dhe po i shfaqin dhe publikisht kërkesat e tyre.

Grupi parlamentar i mafias në parlamentin e ri të Shqipërisë, ka 15 deputetë. Këta nuk cedojnë nëse nuk marrin ministritë, drejtoritë e duhura, sepse paraja e hedhur duhet kthyer mbrapsh.

Asnjë nga këta që janë nuk do të jetë më ministër. I kanë fshirë ata. Këto do jemi.

Edi Rama është një nga ministrat, ai është bordi i mafias së qeverisë’, tha Basir Çollaku.

 

 

The post “15 deputetë të krimit në Parlament”, Çollaku godet fort: Mafia po kërkon ministri, Rama s’ka më pushtet appeared first on Sot News | Lajme.

“Mamica në krye të Kuvendit”, opozita përplaset me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës, do kesh të njëjtin fund

16 June 2025 at 15:58

“Mamica’ e  Skënderbeut, Elisa Spiropali, në krye të Kuvendit vijon zbatimin verbërisht të urdhrave të kryeministrit Edi Rama për t’i mbyllur gojën opozitës që kërkon të denoncojë aferat në sektorin e energjisë.

E ndërsa e akuzuar nga opozita si ‘koka’ e aferave të sektorit të energjisë, zv/kryeministrja Belinda Balluku nuk ishte e pranishme në Kuvend, maxhoranca ka vendosur që pr/ligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave” ta prezantojë ministri i Shtetit Taulant Balla.

Kjo kundërshtohet nga kreu i grupit parlamentar i PD-se, Gazment Bardhi i cili i kujtoi Spiropalit se kishte marrë huqet e Ermonela Felajt, duke i kujtuar se do të ketë të njëjtin fund.

Gazment Bardhi: Kushtetuta kërkon që nismat ligjore të mbrohen nga ministri përkatës. Nuk mund ta mbrojë këtë ligj Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ky është një ligj që bie në kompetencën e Zegjine Balluku dhe ajo duhet të ishte këtu për ta mbrojtur. Ne kemi pyetje specifike, ndaj prania e saj është e domosdoshme. E theksoj: nuk është kompetencë e z. Balla, por e Zegjine Ballukut.

Gazment Bardhi: Ke marrë huqet e Ermonelës! Ermonelën e pe ku shkoi! Të paktën sillu në lartësinë e Lindita Nikollës. Të vijë ministrja të japë llogari për sektorin e energjisë.

Spiropali: Nuk është ministri. Nuk e sjellim dot

Bardhi: Shtyj pr/ligjin

Spiropali: Nuk e shtyj dot

Bardhi: Ndërprisni seancën të vijë Balluku

Duam të bëjmë debat mbi sektorin e energjisë, mbi pr/ligjin. Rregullorja e kërkon laksative prezencën në seancë të ministrit që ka firmosur p/ligjin. Nëse zonja ka një punë më të rëndësishme se kuvendi i Shqipërisë. Në fakt ndodhet në Fier për të falënderuar grupet kriminale, se janë shumë atje që kishte në fushatë. Kjo nuk është punë shtetërore. Të vijë këtu bashkë me grupet kriminale.

Albana Vokshi: Nuk të promovon Rama, kështu! Nuk ia zë dot vendin Belës.

 

 

 

The post “Mamica në krye të Kuvendit”, opozita përplaset me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës, do kesh të njëjtin fund appeared first on Sot News | Lajme.

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

By: Ardit
15 June 2025 at 11:56

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja. Ata u mblodhën të dielën, për herë të 32 radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prill dhe u larguan shpejt si […]

The post Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh appeared first on BoldNews.al.

Shteti privat i Ramës/ Deputetët nuk shkojnë as në komisione, Elisa mbyll Kuvendin

By: user 5
12 June 2025 at 19:59

Deri në shtator të gjithë mbajnë frymën pezull për të parë se si kreu i Rilindjes do të ndajë tortën e pushtetit të këtij mandati të katërt. Ka një tulatje të përgjithshme në të gjitha institucionet publike, nëpër ministri e deri në Parlament.

Sot për shembull Komisioni i Ligjeve nuk kishte kuorumin për të miratuar dy projektligje: ai për sportin dhe një për përpunimin e informacionit të udhëtimit. Deputetët e PS ishin shpërndarë nëpër kafenetë e ish- Bllokut e disa të tjerë nuk kishin ardhur fare në mbledhje.

Nga 15 deputetë që ka PS në këtë komision, vetëm 7 ishin në sallë. Ironia dhe batutat gjatë mbledhjes s’kanë munguar nga drejtuesi i mbledhjes, Eduard Ndreca. Por ajo që ndodhi sot në Komisionin e Ligjeve nuk është një rast i izoluar. Mazhoranca mbylli Kuvendin si ta kishte pronë të vetën vetëm sepse kryetarja Elisa Spiropali udhëtoi në Ukrainë për një samit.

Seanca e parashikuar për sot nuk u zhvillua vetëm për arsye të udhëtimit të saj, ndërkohë që Kuvendi ka dy nënkryetarë të cilët fare mirë mund ta kishin drejtuar seancën. Por jo, Elisa Spiropali është e obsesionuar për t’u ngjitur sipër në tribunë këto seanca të fundit sepse ka frikën që në shtator mund të mos jetë më kryeparlamentare. Si shumë socialistë të tjerë edhe ajo pret verdiktin e Skënderbeut të saj.

Parlamentin po e shpërfillin gjithashtu shumë deputetë socialistë që nuk do të jenë më në legjislaturën e re. Dhe me siguri deri në shtator do të kemi plot gjëra të tjera qesharake nga shteti privat i Edi Ramës. ©LAPSI.al

The post Shteti privat i Ramës/ Deputetët nuk shkojnë as në komisione, Elisa mbyll Kuvendin appeared first on Lapsi.al.

Për të 26-ën herë me radhë dështon konstituimi i Kuvendit

By: D Marku
4 June 2025 at 12:17

Edhe në seancën e sotme nuk u arrit konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi nuk u miratua propozimi për krijimin e komisionit zgjedhor, një hap i domosdoshëm për mbajtjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi subjektet politike të propozonin anëtarët e tyre për këtë komision, por propozimi nuk kaloi, duke bërë që procesi të dështojë edhe një herë.

Kjo shënon dështimin e 26-të për konstituimin e Kuvendit.

Seanca u ndërprerë për të vazhduar më 5 qershor.

Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk po siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit. Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme.

Subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre.

Seancat janë duke u mbajtur çdo 48 orë, por asnjëherë nuk është arritur kuorumi apo konsensusi i nevojshëm për të votuar udhëheqësen e legjislativit, çka po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

The post Për të 26-ën herë me radhë dështon konstituimi i Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

31 May 2025 at 11:38

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga shoqëria civile në Kosovë dhe faktori ndërkombëtar që Kosova të krijojë sa më shpejt institucionet e reja. Për të gjashtëmbëdhjetën herë me […]

The post Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Kosova në krizë parlamentare, dështon për të 24-ën herë seanca konstituive

By: fra nc
31 May 2025 at 11:51

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 24-ën herë radhazi të konstituojnë legjislaturën e nëntë, e dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Pavarësisht thirrjeve nga shoqëria civile dhe faktorët ndërkombëtarë për të krijuar sa më shpejt institucionet e reja, procesi po ngec në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në seancën e fundit konstituive, kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), NISMA dhe Lista Serbe që të propozojnë anëtarët për një komision që do të mundësonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, por ata refuzuan. Më pas, propozimi për formimin e këtij komisioni u hodh në votim, por nuk mori numrin e duhur të votave, duke çuar në ndërprerjen e seancës. Seanca do të vazhdojë të hënën.

Qendra e mosmarrëveshjeve mbetet kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, e cila nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare. Vetë Vetëvendosja dhe partnerët e saj insistojnë për votim të fshehtë, ndërkohë që partitë opozitare kundërshtojnë këtë format, duke theksuar se seanca filloi me votim të hapur dhe duhet të vazhdojë kështu.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar çështjen e votimit të fshehtë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar ndërprerjen e seancave deri në marrjen e një vendimi mbi këtë temë.

Ndërkohë, PDK-ja dhe AAK-ja e shohin Haxhiun si një figurë përçarëse dhe kanë kërkuar që të propozohet një kandidat tjetër, por Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve, vazhdon të mbrojë kandidaturën e saj, duke përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kandidatit.

Përveç zgjedhjes së kryetarit, deputetët duhet të zgjedhin edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, që do të përmbyllnin procesin e konstituimit të legjislaturës së nëntë. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi do të mund të fillojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re.

Kriza politike ka ardhur si pasojë e mungesës së shumicës absolute në Kuvend, pasi asnjë parti nuk fitoi numrin e nevojshëm të ulëseve për të qeverisur vetëm. Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e shkurtit me 48 ulëse, shumë larg 61 që duhen për shumicën, ndërsa PDK-ja, LDK-ja, AAK-Nisma dhe Lista Serbe mbeten në opozitë, duke refuzuar marrëveshje politike.

Kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm për kompromis dhe bashkëpunim me partitë e tjera, duke përmendur edhe pakicat dhe Nismën Socialdemokrate si partnerë të mundshëm në qeverisje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova në krizë parlamentare, dështon për të 24-ën herë seanca konstituive appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet parlamenti i vitit 2021, deputetët zgjedhin zanatet e vjetra e rrugë të reja

29 May 2025 at 17:02

Rikthimi në Parlament pas disa javëve të shpërndarë në zonat e tyre elektorale nuk ishte i  njëjtë për të gjithë deputetët, sidomos për ata të opozitës, një pjesë e madhe e të cilëve nuk do jenë më në Kuvend.

“Vetëm për diçka më vjen keq, pakti Rama-Berisha i la demokratët rrugëve”, tha Merita Bakiu.

Ndërkaq, Ferdinant Xhaferraj theksoi se: ”Kur unë kisha moralin për ti kërkuar Berishës të bëjë një hap mbrapa, patjetër duhej të jepja shembullin tim dhe e kam deklaruar që skam pasur ambicie”.

Ka nga ata deputetë, të cilët do iu rikthehen profesioneve të vjetra. Njëri prej tyre është, Nasip Naço që do të ushtrojë punën në avokati.

“Unë do të vazhdoj në profesionin tim, çdo gjë ka një fund dhe mendova se ky ishte dhe fundi im politik”, tha ai.

Ndërsa, Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë aktiv në politikë, por pret nga media ta ftojnë në studio si analist.

“Politikës aktive jo se nuk do jem, asaj publike nëse ju më pranoni, po do jem”.

Edona Bilali nga Shkodra tha se nuk ishte penduar për fushatën që bëri, edhe pse krijoi jo pak polemika.

“Ai është një aktor humori. Mendoj se qartësisht në Tiranë nuk jemi akoma gati për këtë lloj humori”, tha ajo.

Demokratja Andia Ulliri, edhe pse nuk nuk fitoi mandatin, nuk e ka humbur shpresën se mund të jetë në Parlament në shtator sërish.

“Duke qenë se çertifikimi i mandateve ende nuk ka përfunduar, besoj që do presim një përgjigjie të fundit edhe nga KQZ për të parë sesi do të procedohet edhe me shpërndarjen e mandateve”.

Asnjë keqardhhe nuk shprehu Monika Kryemadhi, e cila më herët ka thënë se do i përkushtohet kinematografisë.

“Nuk ka asnjëlloj keqardhje sepse karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës as e gjithësecilit, sepse karrigia është e lëvizshme. Filmi është njëra anë e jetës dhe është shumë interesante”, tha Kryemadhi.

Nga Parlamenti aktual 82 deputetë nuk do të jenë në shtator, kur edhe nis sesioni i ri, i dalë nga dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet parlamenti i vitit 2021, deputetët zgjedhin zanatet e vjetra e rrugë të reja appeared first on Euronews Albania.

Parlamenti rikthehet pas dy muajsh, Berisha: Ja objektivi i opozitës

By: user7
29 May 2025 at 12:13

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në Parlament, teksa ky i fundit i rikthehet punimeve pas dy muajsh pushim për shkak të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha u shpreh se përfaqësimi i kauzës për votën e lirë është strategjia e opozitës dhe njëkohësisht objektivi i saj.

Berisha: Përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë, ka vetëm një strategji e objektiv, rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve në kushtet e një narkoshteti të dominuar totalisht nga kartelet më të fuqishme të drogës në Evropë.

The post Parlamenti rikthehet pas dy muajsh, Berisha: Ja objektivi i opozitës appeared first on Lapsi.al.

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seanca e sotme ndër më të turpshmet

By: V K
29 May 2025 at 12:50

Kreu i PD, Sali Berisha, foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash.

Ai e cilësoi parlamentin si një “bodrum të mafias”, ndërsa u shpreh se kjo ishte “një seancë ndër më të turpshmet”.

Berisha: Kësaj i thonë kur parlamenti shndërrohet në bodrum të mafias. Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as të kushtetutës, as ligjet. Parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit, kjo ishte seancë ndër më të turpshmet. Pas një farse elektorale të paprecedentë, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet dhe argumentet e opozitës për atë që ndodhi në 11 maj, këta ia mbathin brenda disa minuta. Ja ikën. Ishte shumë më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve se këta, se ata janë të vërtetë, këta janë thjesht shërbëtorë të tyre. Megjithatë, ajo që duhet të garantoj shqiptarët është vendosmëria e opozitës për të mbrojtur kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë.

The post Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seanca e sotme ndër më të turpshmet appeared first on Albeu.com.

❌
❌