Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pezullohet AKU, inspektorët në “sitë”/ Denaj: Ngrihet Komisioni nga Universiteti Bujqësor për vlerësimin e tyre

12 July 2025 at 10:23

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi se kanë marrë masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit dhe transparencës në aktivitetin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Kjo lëvizje shtoi ajo ka ardhur  pas shtimit të ankesave dhe shkeljeve të konstatuara në terren. Ministrja theksoi se ka urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit te inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara.

Po ashtu, Denaj theksoi  se inspektorët e AKU-së do t’i nënshtrohen vlerësimeve rreth përgatitjeve të tyre .

“Kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit te inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara. Ky urdhër ka një bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me 5 anëtarë. Falënderoj mbështetjen e UBT, i cili do të ketë tre anëtarë në këtë komision. Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar inspektorët e AKU. Aplikantët e rinj do të jenë fokusi i këtij institucioni që do të sjellë një qasje dhe etikë të re.”, theksoi Denaj./abcnews.al

Ilir Proda: Nuk e meriton uniformën, pezullohet shefi i stacionit të policisë së Thethit

By: V K
10 July 2025 at 10:53

Këtë të enjte, në një deklaratë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka bërë me dije shkarkimet dhe pezullimet në Policinë e Shkodrës, pas aksionit për ndërtimet pa leje në Theth.

Proda ka njoftuar se është pezulluar menjëherë nga detyra shefi i stacionit të Policisë Theth.

“Besoj se si funksionar me mosveprimin e tij të pajustifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të veshë më uniformën e policisë”, tha Proda.

Gjithashtu, ai njoftoi se ndërtimet pa leje nuk mund të mbeten përgjegjësi e vetme e një inspektori zone dhe specialisti krimi, ndaj ka vendosur edhe të shkarkoj nga detyra, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Shkodër, si dhe shefin e Komisariatit të Policisë Shkodrës.

“Nëse shefi i komisariatit nuk do të dijë jo se sa veprime pa leje mbi territorin janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, por deri edhe se sa karrige lokalesh jashtë apo çadra plazhi të lejuara ka në territorin e mbuluar prej strukturës së tij, atëherë ai nuk do të rrijë më në atë detyrë.

Por ky është një mesazh i qartë edhe për të gjithë Drejtorët Vendorë të Policisë në qarqe që do të mbajnë përgjegjësi direkte nëse symbylljen apo padijen mbi territorin të vartësve të tyre, nuk e konstatojnë ata vetë përpara se ta konstatoj unë apo përpara se sa ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti!”, paralajmëroi Proda.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Madhor Ilir Proda, deklaratë për shtyp:

Përshëndetje,

Jemi në mes të sezonit turistik, një periudhë ku pritshmëritë janë të larta dhe kërkojnë që angazhimi dhe eficenca e Policisë së Shtetit të jenë maksimale.

Siguria, parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, veprimi i shpejtë institucional dhe shërbimi i gatshëm ndaj qytetarëve janë pika që udhëheqin çdo strukturë të Policisë së Shtetit në përmbushje të misionit të tyre.

Pritshmëritë e qytetarëve dhe institucioneve, të cilave u janë shtuar edhe ato të turistëve të shumtë nga mbarë bota, janë më të larta se kurrë dhe me plot të drejtë. Dua t’i siguroj të gjithë se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë.

Siç kemi bërë publike nëpërmjet njoftimeve për shtyp apo inspektimeve në terren, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht në zbatim të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, me fokus:

Garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane;

Garantimin e perimetrit të sigurisë në plazhe;

Parandalimin e ndotjes akustike;

Parandalimin e ndotjes së mjedisit;

Lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme;

Parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje.

Në këtë kuadër, dua të ndaj me publikun dhe të paraqes para çdo strukture policore disa pika që janë të panegociueshme dhe prioritare për ditët, javët e muajt në vazhdim:

Lirimi nga zaptimet arbitrare i hapësirave të përbashkëta publike në të gjitha qytetet e mëdha, është një detyrë e pandashme për çdo strukturë të policisë. Hapësirat publike u takojnë qytetarëve dhe komunitetit, e askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë.

Do të ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo neglizhencë nga cilado strukturë e policisë që ka për detyrë të parandalojë apo godasë këto paligjshmëri, pa pritur që problematika të bëhet e patolerueshme si në rastin e Thethit.

Bashkitë, komunitetet dhe qytetarët i ftoj të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Shtetit dhe të denoncojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë çdo rast indiference apo abuzimi nga ana e punonjësve të policisë apo çdo strukture tjetër inspektimi që ka për detyrë kontrollin e territorit.

Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Strukturat policore do të kryejnë veprimet hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal.

Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht. Me të gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është në radhë të parë i këmbësorëve dhe megjithë mirëkuptimin për vështirësitë e parkimit, rruga është për të qarkulluar, jo për të parkuar në mes të saj.

Shefat e komisariateve dhe drejtuesit e strukturave që kanë përgjegjësi për territorin do të jenë personalisht përgjegjës për rastet kur evidentohen ndërtime pa leje, zaptime të pronave, bllokime rrugësh, kthim i hapësirave komunitare në parkingje private, apo çdo abuzim me mjedisin, veçanërisht në zonat e mbrojtura.

Është e natyrshme që kur diçka e tillë ndodh, aty për aty ne të vihemi në lëvizje nga qytetarët, por është e papranueshme që ne të vihemi në lëvizje pasi abuzimi është bërë mal në sytë e të gjithë komunitetit dhe vetëm struktura pergjegjese nuk e ka marrë vesh akoma.

Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet e paprecedenta të konstatuara mu në qendër të Thethit, kam urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për të kryer një hetim të thelluar disiplinor, ku paraprakisht ju informoj se shefi i Stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedura disiplinore për shkelje të rëndë.

Besoj se ky funksionar me mosveprimin e tij të pajustifikueshëm e ka zgjedhur rrugën e vet për të mos qenë më pjesë e Policisë së Shtetit, nuk gjej dot asnjë arsye që ai ta veshë me uniformën blu – pavarësisht denoncimit të bërë nga Policia në prokurorinë e Shkodrës, konkretisht referimi për ndërtimet pa leje në një zonë të mbrojtur, fatkeqësisht për këtë rast në mënyrë të çuditshme Prokurorja e çështjes u mjaftua me mosfillim procedimi.

Gjithashtu, ecuria disiplinore ka filluar edhe ndaj inspektorit të zonës dhe specialistit të krimeve, të cilët po njësoj, nuk e meritojnë të jenë më pjesë e trupës së Policisë së Shtetit.

Dua të jem shumë i qartë. Pavarësisht se Policia e Shkodrës ka bërë detyrën e vet duke referuar në prokurori çështjen e atij kompleksi të tërë ndërtimi pa leje mu në mes të një zone të mbrojtur, kjo as nuk ia heq përgjegjësinë Drejtorisë së Qarkut të Shkodrës për ndërtimet pa leje në Theth, që fatkeqësisht doli se nuk ishin një e dy dhe as nuk mund të mbetet përgjegjësi e përveçme e një shefi stacioni, e një inspektori zone apo e një specialisti krimesh.

Jo, kjo nuk do të ndodhë as në këtë rast dhe në asnjë rast të ngjashëm nëse do të ketë.

Prandaj kam vendosur të shkarkoj nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe bashkë me të edhe Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Nëse shefi i komisariatit nuk do të dijë jo se sa veprime pa leje mbi territorin janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, por deri edhe se sa karrige lokalesh jashtë apo çadra plazhi të lejuara ka në territorin e mbuluar prej strukturës së tij, atëherë ai nuk do të rrijë më në atë detyrë.

Por ky është një mesazh i qartë edhe për të gjithë Drejtorët Vendorë të Policisë në qarqe që do të mbajnë përgjegjësi direkte nëse symbylljen apo padijen mbi territorin të vartësve të tyre, nuk e konstatojnë ata vetë përpara se ta konstatoj unë apo përpara se sa ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti!

I ftoj edhe njëherë qytetarët që çdo rast abuzimi, neglizhence apo sjelljeje të papërshtatshme nga punonjësit e Policisë ta denoncojnë menjëherë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Të nderuar qytetarë! Bashkërisht mund të largojmë përfundimisht kulturën e heshtjes dhe të mosveprimit dhe ju siguroj se nuk jam vetëm unë, po jemi shumë në Policinë e Shtetit që i presim me shumë përkushtim denoncimet tuaja për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë.

Faleminderit!

The post Ilir Proda: Nuk e meriton uniformën, pezullohet shefi i stacionit të policisë së Thethit appeared first on Albeu.com.

Rama: Të pezullohet urgjent veprimtaria e AKU, më shumë bën dëm se mirë

2 July 2025 at 19:54

Për të shmangur përgjegjësitë nga ushqimet me pesticide apo salmonelë, duket se Edi Rama do t’ia hedhë fajin mënyrës se si funksionon institucioni, në këtë rast Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe jo Qeveria, emërimet politike, korrupsioni apo neglizhenca. Ashtu siç e ka paralajmëruar edhe më parë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj shkrirjen e institucionit […]

The post Rama: Të pezullohet urgjent veprimtaria e AKU, më shumë bën dëm se mirë appeared first on BoldNews.al.

EMRI-DETAJET/ Mekaniku në gjendje kritike për jetën, pezullohet aktiviteti i “Albchrome” në Elbasan

4 June 2025 at 20:08

Inspektorati i Punës vendos pezullimin e pjesshëm të aktivitetit në Uzinën e Ferrokromit (Albchrome) në Elbasan. Ky vendim është marrë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme ku u plagos gjatë punës në këtë uzinë punëtori 51-vjeçar Rudin Meçja, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Aktiviteti i repartit ku […]

The post EMRI-DETAJET/ Mekaniku në gjendje kritike për jetën, pezullohet aktiviteti i “Albchrome” në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, shkak era e fortë detare

21 May 2025 at 13:08

Kapiteneria e portit të Vlorës ka vendosur të pezullojë përkohësisht lundrimin detar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, për shkak të motit të keq.

Vendimi është marrë pas parashikimeve për erëra të forta me drejtim jug-juglindje, që brenda gjirit të Vlorës arrijnë deri në 15 m/s dhe në det të hapur deri në 20 m/s, duke shkaktuar dallgë deri në 2.5 metra.

Pezullimi nisi në orën 10:00 të mëngjesit të së mërkurës dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të mëngjesit të së enjtes. Ndërkohë, tragetet e linjës vazhdojnë lundrimin normalisht, pasi janë të pajisura për t’u përballur me kushtet e vështira detare.

Kapiteneria u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese që t’i ankorojnë ato në breg për të shmangur dëmet nga përplasjet e mundshme. Administruesit kanë nisur masat për sigurimin e mjeteve në bregdet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, shkak era e fortë detare appeared first on Euronews Albania.

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

13 May 2025 at 09:44

Është pezulluar numërimi i votave për kutinë e qendrës së votimit në burgun e Durrësit ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Beqaj. Kjo për shkak se në kuti kanë rezultuar dy fletë votimi më shumë se sa votues, ku mbetet mister se si kanë përfunduar dy vota më shumë. […]

The post Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues appeared first on BoldNews.al.

Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, për shkak se publikoi një shkrim në një portal

26 April 2025 at 20:10

Një efektiv policie në Shkodër është pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të Policisë vendore në atë qytet. Bëhet fjalë për punonjësin e Policisë N/Komisar P. M., teksa shkak për pezullimin e tij nga detyra është bërë një shkrim që ai e kishte publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, dhe më pas […]

The post Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, për shkak se publikoi një shkrim në një portal appeared first on BoldNews.al.

Pezullohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i AMP-së

16 April 2025 at 14:16

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat u caktua masa e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për Florian Sulejmanin, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Kjo masë u mor nën akuzën për “Shpërdorimi i detyrës”, teksa nga hetimet e kryera, u ngritën dyshime se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të situatës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pezullohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i AMP-së appeared first on Euronews Albania.

Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së Florjan Sulejmani

By: user7
16 April 2025 at 13:59

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani është pezulluar nga detyra ditën e sotme me kërkesë të Prokurorisë së Beratit. Sulejmani akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim i detyrës’ dhe vendimi për pezullimin e ushtrimit të detyrës u mor nga tërësia e akteve deri në këtë fazë të hetimit.

Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e cila është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas Prokurorisë së Beratit, Sulejmani ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Teksa në Berat ka qenë duke u zhvilluar një hetim për disa nga OPGJ-të, ka dyshime se Sulejmani ka ndërhyrë duke i lëvizur nga detyra që mbanin.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat u caktua masa e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin F.S., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Kjo masë u mor në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga rrethanat e faktit dhe tërësia e akteve të administruara deri në këtë fazë të hetimit, u çmua se plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter ndalues të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 242 të K.Pr.Penale.

Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’.

Po kështu, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës. Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit.

Nën udhëheqjen e parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë dhe detyrën ekskluzive të Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale, nga ana prokurorisë po vazhdojnë të kryhen veprime hetimore për të pasur një hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

The post Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së Florjan Sulejmani appeared first on Lapsi.al.

Partia Demokratike: Të pezullohet printimi i votës së diasporës, gjetëm 14 zarfe të dyshimta…

By: V K
14 April 2025 at 10:25

Partia Demokratike, hedh dyshime për manipulimin e procesit të votës së diasporës. Përfaqësuesi ligjor i PD i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për pezullimin e menjëhershëm të procesit të printimit të dokumentacionit për votuesit nga diaspora.

Gjithashtu, i kërkon KQZ mbledhje urgjente në orën 11:30.

Sipas PD-së, gjatë përgatitjes së dokumentacionit janë konstatuar parregullsi të rënda, të cilat mund të cënojnë integritetin e procesit.

Vëzhguesit e PD kanë raportuar se në disa raste, është printuar dy herë label-i i adresës për të njëjtin zgjedhës, ç`ka nënkupton mundësinë që një person të marrë dy zarfe me fletë votimi.

Deri më tani janë identifikuar 14 raste të tilla, por ekziston mundësia që numri i tyre të jetë më i madh.

Nga ana e vëzhguesve tanë, jemi informuar se gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për votuesit nga jashtë ka pasur një problematikë që lidhet me printimin dy herë të label-it të adresës që në terma praktikë nënkupton që një zgjedhësi mund t’i shkojnë dy zarfe (dy fletë votimi), duke rrezikuar kështu që të kemi më shumë vota se numër zgjedhësish.

Sipas vëzhguesve tanë janë identifikuar 14 raste, por mund të ketë edhe të tjerë.

Në këto kushte, me qëllim sqarimin e plotë të kësaj problematike dhe marrjen e masave, kërkojmë që të pezullohet procesi dhe të mblidhemi urgjentisht sot në ora 11:30 në pallatin e sportit “Feti Borova” për të diskutuar lidhur me këtë çështje.

Kjo kërkesë ka për qëllim garantimin e rregullshmërisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit dhe kurrësesi zvarritjen e tij’ thuhet në njoftimin e PD-së.

The post Partia Demokratike: Të pezullohet printimi i votës së diasporës, gjetëm 14 zarfe të dyshimta… appeared first on Albeu.com.

Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

By: Oldi
11 March 2025 at 11:25

Autoritetet detare të Vlorës kanë lajmëruar se për shkak të kushteve të përkeqësuar të motit ndalohet pajisja me leje lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe për ato të peshkimit duke filluar nga ora 02:00 datë 11.03.2025. Gjithashtu sipas njoftimi gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe […]

The post Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla appeared first on BoldNews.al.

I doli videoja duke konsumuar kokainë, pezullohet gjyqtari anglez

By: Ardit
28 February 2025 at 16:14

UEFA njoftoi këtë të premte se ka pezulluar gjyqtarin anglez, David Coote, nga arbitrazhi i çdo ndeshjeje nën juridiksionin e saj deri më 30 qershor 2026, pasi përfundoi një hetim mbi sjelljen e 42-vjeçararit. Në një intervistë të fundit, Coote rrëfeu për vështirësitë e ndryshme që ka përjetuar gjatë karrierës së tij, gjatë së cilës […]

The post I doli videoja duke konsumuar kokainë, pezullohet gjyqtari anglez appeared first on BoldNews.al.

Dyshimet për korrupsion/ SPAK pezullon nga detyra prokurorin e Sarandës Kledian Llaho

By: Oldi
16 January 2025 at 11:15

Pezullohet nga detyra kryeprokurori i Sarandës, Kledian Llaho i cili akuzohet për “korrupsion”. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka nisur procedimin penal ndaj magjistratit Llaho të cilit me vendim të Gjykatës së Posaçme i është caktuar masa e sigurimit “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. SPAK bën me dije se nga analiza e […]

The post Dyshimet për korrupsion/ SPAK pezullon nga detyra prokurorin e Sarandës Kledian Llaho appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për korrupsion/ Pezullohet nga detyra kryeprokurori i Sarandës, Kledian Llaho

By: V K
16 January 2025 at 11:22

Gjykata e Posaçme, ka vendosur pezullimin nga detyra të ndaj kryeprokurorit të Sarandës, Kledian Llaho i cili akuzohet për “korrupsion”.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme, ka nisur procedimin penal ndaj magjistratit ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

SPAK bën me dije se nga analiza e veprimeve hetimore rezulton se Kledian Llaho, ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.

Gjatë arsyetimit të veprës penale, SPAK thekson se magjistrati Kledian Llaho, në cilësinë e prokurorit dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar procedimin penal nr.73 të vitit 2024* për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Më dt.6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit K.Ll, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.3, dt. 14.01.2025 ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim, K.Ll.

Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në mënyrë të përmbledhur, ka rezultuar se:

Personi nën hetim, magjistrati, K.Ll dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij, shtetasi. V.GJ, si dhe ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë. Magjistrati K.Ll, në cilësinë e prokurorit të çështjes penale, nr 774/2021 dhe asaj me nr.720/2024, dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij”, njofton SPAK.

The post Akuzohet për korrupsion/ Pezullohet nga detyra kryeprokurori i Sarandës, Kledian Llaho appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Shqipëri, pezullohet mësimi në 77 shkolla në të gjithë vendin

By: V K
13 January 2025 at 09:15

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar se, për shkak të kushteve të vështira të motit dhe reshjeve të dendura të dëborës, ka vendosur pezullimin e përkohshëm të mësimit në 77 shkolla në disa zona të vendit.

Ky vendim, është marrë bazuar në rekomandimet e autoriteteve për emergjenca civile dhe raportimet nga zyrat arsimore lokale.

Pezullimi i mësimit, që fillon më 13 janar 2025, do të zgjasë deri në një njoftim të dytë, ndërsa mësimi i humbur do të zëvendësohet gjatë javëve në vijim.

Situata paraqitet më problematike në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Kukësit, Hasit, Pukës, Kurbinit dhe Mirditës, ku dëbora dhe kushtet ekstreme kanë vështirësuar qarkullimin dhe sigurinë.

Ministria theksoi se ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor.

Ajo mbetet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave, për të monitoruar situatën dhe për të ndërmarrë masa të mëtejshme nëse është e nevojshme.

Lista e shkollave të prekura, përfshin institucionet arsimore si “Abdyrrahman Përmeti” në Mat, shkollën “Arbëria” në Bulqizë, shkollën “Faslli Cami” në Dibër, dhe të tjera në Kurbin, Kukës, Has, Mirditë, dhe Tiranë.

Prindërit dhe nxënësit, këshillohen të ndjekin njoftimet e ardhshme dhe të qëndrojnë në kontakt me drejtuesit e shkollave për informacione të mëtejshme.

Lista e plotë:

1. Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” Mat

2. Shkolla 26 Korriku Bruç, Urakë, Rremull, Rukaj, Mat

3. Shkolla “Rexhep Kërtuka” Mat

4. SHMB Zall-Dardhë, Dibër

5. Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka” Shumbat, Dibër

6. Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” Radomirë, Dibër

7. Shkolla 9-vjeçare Selisht, Dibër

8. Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani” Lishan i Poshtëm, Dibër

9. SHMB “Ajet Ndreu” Sllovë, Dibër

10. Shkolla “Arbëria”, Bulqizë

11. Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë

12. Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë

13. Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë

14. Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë

15. Shkolla Demokracia, Bulqizë

16. Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë

17. Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë

18. Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë

19. Shkolla “Man Jella”, Bulqizë

20. Shkolla Gjoricë e Sipërme, Bulqizë

21. Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë

22. Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë

23. Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë

24. Shkolla “10 Dëshmorët”, Bulqizë

25. Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë

26. Shkolla e Bashkuar Shishtavec, Kukës

27. Shkolla 9-vjeçare Kalimash, Kukës

28. Shkolla 9-vjeçare Mamëz, Kukës

29. Shkolla 9-vjeçare Orogjost, Kukës

30. Shkolla 9-vjeçare Çinamake, Kukës

31. Shkolla Shën Mëri, Kukës

32. Shkolla e Bashkuar Zapod, Kukës

33. Shkolla 9-vjeçare Malqenë, Ujmisht, Kukës

34. Shkolla e Bashkuar Bushtricë, Kukës

35. Shkolla 9-vjeçare Helshan, Has

36. Shkolla 9-vjeçare Letaj, Has

37. Shkolla 9-vjeçare Metaliaj, Has

38. Shkolla 9-vjeçare Fajza, Has

39. Shkolla Metaliaj, Has

40. Shkolla e Mesme e Bashkuar Golaj, Has

41. Shkolla “Sejdi Dida”, Has

42. Shkolla 9-vjeçare Vlahen, Has

43. Shkolla 9-vjeçare Nikoliq, Has

44. Shkolla 9-vjeçare Tregtan, Has

45. Shkolla e Mesme “Skënderbeu”, Has

46. Shkolla e Bashkuar “Mark Jaku”, Pukë

47. Shkolla e Bashkuar “Nikoll Lleshi”, Gjegjan, Pukë

48. Shkolla Iballë, Pukë

49. Shkolla Perlat Qendër, Mirditë

50. Shkolla 9-vjeçare “Mark Trokthi”, Kurbin

51. Shkolla 9-vjeçare “Gjin Pjetri”, Kurbin

52. Shkolla 9-vjeçare Nr. 3, Kurbin

53. Shkolla 9-vjeçare “Gjokë Elezi”, Kurbin

54. Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj”, Kurbin

55. Shkolla 9-vjeçare “Migjeni”, Kurbin

56. Shkolla 9-vjeçare “Besnik Syla”, Kurbin

57. Shkolla 9-vjeçare “Demokracia”, Kurbin

58. Shkolla 9-vjeçare “Ismail Dema”, Kurbin

59. Shkolla 9-vjeçare “Dan Bajrami”, Kurbin

60. Shkolla 9-vjeçare “Fran Pal Piroli”, Kurbin

61. Shkolla 9-vjeçare Milot, Kurbin

62. Shkolla 9-vjeçare “28 Nëntori”, Kurbin

63. Shkolla 9-vjeçare “Cub Çapani”, Kurbin

64. Shkolla 9-vjeçare Shullaz, Kurbin

65. Shkolla 9-vjeçare Skuraj, Kurbin

66. Shkolla 9-vjeçare “Nikë Tom Prela”, Kurbin

67. Shkolla 9-vjeçare Adriatik, Kurbin

68. Shkolla 9-vjeçare “Nikoll Miri”, Kurbin

69. Gjimnazi “At Shtjefën Gjeçovi”, Kurbin

70. Gjimnazi “Arif Halil Sulaj”, Mamurras

71. Gjimnazi “At Shtjefën Kurti”, Gorre

72. Gjimnazi Milot

73. Shkolla “Hamdi Mansaku”, Tiranë

74. Shkolla “Bahri Nela”, Tiranë

75. Shkolla “Zenel Bastari”, Tiranë

76. Shkolla “Vilëz”, Tiranë

77. Shkolla SHMB Shëngjergj, Tiranë

The post Moti i keq në Shqipëri, pezullohet mësimi në 77 shkolla në të gjithë vendin appeared first on Albeu.com.

Moti i keq, pezullohet mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit/ Lista

By: Mirgen
12 January 2025 at 22:37

Ministria e Arsimit njofton se për shkak të motit të keq që ka mbërthyer disa zona të vendit, ditën e hënë pezullohet mësimi në 77 shkolla. Njoftim për Shtyp Pezullohet përkohësisht mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit për shkak të kushteve të rënduara të motit deri në një njoftim të dytë Ministria […]

The post Moti i keq, pezullohet mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit/ Lista appeared first on BoldNews.al.

Kushtet e motit shkaktojnë vonesa, pezullohet lundrimi drejt Italisë

23 December 2024 at 13:53

Porti i Durrësit po përballet me sfida të shkaktuara nga kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike në rajonin e Adriatikut. Si rezultat, ka pasur vonesa në mbërritjen dhe bregëzimin e trageteve, ndërsa disa shërbime janë pezulluar përkohësisht.

Kompanitë e lundrimit njoftojnë:

  • Trageti “AF Marina”, i planifikuar për nisje mesditën e sotme drejt Barit, Itali, ka pezulluar lundrimin deri në përmirësimin e motit.
  • Trageti “AF Franceska” do të kryejë lundrimin pa pasagjerë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Në port, proceset në terminalin e konteinerëve po vijojnë normalisht, ndërsa puna në terminalin e mallrave të përgjithshme dhe atë rifuzo është pezulluar përkohësisht për shkak të erës së fortë dhe reshjeve intensive.

Kompanitë e lundrimeve po monitorojnë nga afër situatën për të ndërmarrë edhe masat e nevojshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kushtet e motit shkaktojnë vonesa, pezullohet lundrimi drejt Italisë appeared first on Euronews Albania.

Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla të peshkimit

14 December 2024 at 10:36

Reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë sot të gjithë vendin tonë, veçanërisht qytetin e Vlorës. Në një njoftim zyrtar nga Drejtoria Detare e Vlorës, është marrë vendimi për pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla të peshkimit.

Njoftimi i plotë nga Drejtoria Detare në Vlorë

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë dates 14.12.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 14.12.2024 duke filluar nga ora 10:00 datë 14.12.2024 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.Është ndaluar paisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 10:00 datë 14.12.2024.

2.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 14.12.2024.

The post Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla të peshkimit appeared first on Euronews Albania.

Fabrika në Lezhë që nuk pyet për shtetin/ Vazhdon punën edhe pas pezullimit nga AKM

22 November 2024 at 22:39

Prej 5 vitesh banorët e Lezhës ankohen për fabrikën Inca, e cila merret me përpunimin e mbetjeve shtazore Banorët që vijnë kryesisht nga lagjet përreth fabrikës, janë ankuar vazhdimisht te insititucionet n.p.m peticioneve, videove, analizave, por asnjëra nga këto nuk i ka bindur organet ligjzbatuese që të veprojnë. Në këto kushte, ata vendosën të marrin […]

The post Fabrika në Lezhë që nuk pyet për shtetin/ Vazhdon punën edhe pas pezullimit nga AKM appeared first on BoldNews.al.

Raporti mjeko-ligjor ndryshon rrjedhën e procesit, pezullohet gjykimi për autorin e vrasjes dyfishtë në Lezhë në 2020

16 November 2024 at 11:38

Gjykata e Lezhës ka pezulluar gjykimin ndaj Edmond Përdodës i akuzuar për vrasjen rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni në vitin 2020 në fshatin Lalm i Vjeter. Ndaj Përdodës është vendosur caktimi i masës “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor (psikiatrik)”, parashikuar nga neni 46 prg.2 pika 2 e Kodit Penal. Kështu, pezullimi i gjykimit erdhi pas raportit mjeko-ligjor që e nxori me probleme të thekesuara të shëndetit mendor të të akuzuarit.

Ai ishte akuzuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajta pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” teksa u arrestua nga forcat RENEA në shkurt të vitit 2022 dy vite pas krimit.

Si ndodhi ngjarja?

Në orët e para të mëngjesit të 27 prillit 2020, Preng Simoni dhe Kol Murrani u vranë me kallashnikov në banesat e tyre në fshatin Lalm i Ri. Trupat e tyre u lanë në pyllin e fshatit për 5 orë dhe u gjetën nga i biri i Preng Simonit. Hetimet e kryera fajësuan vëllezërit Edmond dhe Aleksandër Përdoda duke pretenduar se ekzekutuan dy miqtë Simoni dhe Murrani për konflikte pronësie pasi kishin mbjellë kanabis në tokat e viktimave.

Fillimisht, u arrestuar Aleksandër Përdoda për ngjarjen e rëndë, ndërsa pas gati dy vitesh arrati, pasditen e 11 shkurtit 2022 Edmond Përdoda u gjet në banesën e tij në fshatin Lalm i Ri pasi u gjurmua me dron. Një njësit special i RENEA-s e arrestoi në shtëpinë e tij. 39-vjeçari nuk bëri rezistencë ndaj forcave speciale. Pas arrestimit Edmond Përdoda pranoi autoresinë e krimit duke treguar dhe vendin ku kishte fshehur armën si dhe dëshmoi se kishte vepruar i vetem dhe se vëllai i tij Aleksander Përdoda nuk kishte lidhje me ngjarjen.

The post Raporti mjeko-ligjor ndryshon rrjedhën e procesit, pezullohet gjykimi për autorin e vrasjes dyfishtë në Lezhë në 2020 appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌