Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari

By: Elva
27 June 2025 at 21:29

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në fshatin Peshtan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në një pronë private. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në pompën vaditëse, duke përfshirë me flakë dengje bari, një stallë dhe mjete bujqësore. Fatmirësisht, bagëtitë nuk […]

The post Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari appeared first on BoldNews.al.

Grushte dhe shkelma në Bari, 2 shqiptarë përleshen me policinë në mes të qytetit

By: Elva
25 June 2025 at 18:56

Dy burra me origjinë shqiptare kanë sulmuar brutalisht dy karabinierë më 22 qershor, në qytetin Santeramo in Colle në zonën e Barit, Itali. Gjithçka nisi pas disa telefonatave në numrin emergjent 112, ku qytetarët raportuan për një burrë në gjendje të rënduar psikologjike. Ai kërcënonte se do të bllokonte trafikun dhe do të dëmtonte një […]

The post Grushte dhe shkelma në Bari, 2 shqiptarë përleshen me policinë në mes të qytetit appeared first on BoldNews.al.

Luigj Gurakuqi, përkujtohet me ekspozitë në Bari në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Në kuadër të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Luigj Gurakuqit, një prej figurave më të ndritura të historisë shqiptare, Arkivi i Shtetit në Bari, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapi një ekspozitë të veçantë kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij.

Ekspozita paraqet një ndërthurje të dokumenteve origjinale dhe materialeve të digjitalizuara, që hedhin dritë mbi kontributin e Gurakuqit në formësimin e shtetit shqiptar, nga Rilindja Kombëtare deri në përfshirjen e tij në jetën politike, kulturore dhe institucionale të vendit.

Ky aktivitet është pjesë e një serie të ngjeshur ngjarjesh që DPA ka zhvilluar në Itali, përfshirë Konferencën IX Mbarëkombëtare të Arkivistikës në Shën Mitër, vizitën në komunitete arbëreshe në Kalabri dhe Pulja, si dhe bashkëpunime me institucione si Universiteti i Kalabrisë, Dioqeza e Rosanos dhe Arkivi i Barit.

Përmes kësaj ekspozite, Gurakuqi nuk përkujtohet vetëm si një figurë historike, por si një simbol i lidhjes së fortë kulturore e historike midis Shqipërisë dhe Italisë.

/r.e/a.f/

The post Luigj Gurakuqi, përkujtohet me ekspozitë në Bari në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

By: Ela
8 June 2025 at 10:55

Apostol Papa, bariu nga qyteti naftëtar i Kuçovës ka kërkuar ndihmën e mediave për një fatkeqësi (siç e quan ai),që i ka ndodhur dy vite mê parë. Ngjarja ka ndodhur në muajin Maj 2023. Apolstoli kishte nxjerrë delet si çdo mëngjes për t’i çuar në kullotë dhe gjatë rrugës pa që delet kishin rënë në […]

The post I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 500 000 euro në Tiranë, pronari i dënuar në Angli për shtëpi bari

By: xhir jeta
5 June 2025 at 14:22

500 mijë euro pasuri janë sekuestruar në Kamëz nga Policia mesditën e së enjtes. Sipas informacionevce pasuritë që arrijnë shifrën e konsiderueshme prej 500 mijë euro i përkisnin një të dënuari në Mbretërinë e Bashkuar pasi ishte kapur me shtëpi bari.

Policia njofton se u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të Bujar Lleshit. I cili rezulton i dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike.

Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 mijë euro, që ndodhen në Kamzë, janë 1 objekt banimi, 2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa” si dhe 1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Policia thotë se vijon ende punën dhe hetimitn për të parë nëse ka pasuri të tjera të Bujar Lleshit apo familjarëve të tij që mund të jenë nga aktivitet kriminale.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.

Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source”.

Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë:

-1 objekt banimi;

-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;

-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

VIDEO/ Arrestohet çifti shqiptar në Spanjë, kapen me 809 rrënjë në “shtëpi bari”, i “tradhtoi” era

4 June 2025 at 20:49

Një çift shqiptar është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, pasi akuzohen se kishin kthyer një banesë në plantacion kanabisi me pajisje nga më bashkëkohoret. Mediat spanjolle raportojne se brenda “shtëpisë së bari” janë gjetur dhe sekuestruar 809 bimë marijuane me peshë mbi 177 kilogramë, kurse të ndaluarit pasi dolën para gjykatës, u lanë në […]

The post VIDEO/ Arrestohet çifti shqiptar në Spanjë, kapen me 809 rrënjë në “shtëpi bari”, i “tradhtoi” era appeared first on BoldNews.al.

“Shtëpia e barit” në Fier, prokuroria nis hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE

By: gjergji
29 May 2025 at 13:56

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE-së, për “shtëpinë e barit” në fshatin Vadhizë. Bëhet me dije se mbi pronarin e banesës 63-vjeçarit Isa Gashi rëndojnë akuzat e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Kurse për punonjësin e OSHEE-së, […]

The post “Shtëpia e barit” në Fier, prokuroria nis hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE appeared first on BoldNews.al.

”As Escobari s’ka pasur kaq procese penale”, gazetari: Kapitulli i Veliajt është i mbyllur, s’ka shanse për shpëtim

27 May 2025 at 09:01

Gazetari, Reldar Dedaj në një intervistë u shpreh se ndryshimet në qeveri janë një nga hapat e pritshëm nga ana e kryeministrit Edi Rama. Dedaj u ndal edhe tek çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet i arrestuar në burgun e Durrësit dhe akuzohet për disa vepra penale. Dedaj theksoi se kapitulli i Veliajt ka përfunduar madje shton se ai do ketë shumë probleme me drejtësinë.

Dedaj: Faktikisht ishte e pritshme kjo gjë, ishte një nga hapat që mund të pritej. Problemi qëndron se kush nga figurat duhet të kryejë rrotacionin. Është një rifreskim i kabinetit qeveritar. Është pak a shumë një shkëputje nga pothuajse krejtësisht nga qeverisja 12-vjeçare e tij.

Siç u pa edhe në listat e mbyllura të PS u rifreskuan shumë elementë që vinin nga bota akademike ose nga shoqëria civile. Mendoj se është një hap i pranueshëm nga njëra anë edhe për ta kthyer në normalitet gjithë këtë procesin që ne e konsiderojmë si orientim të votës gjatë gjithë infrastrukturës që ngriti për kohën e fushatës dhe veçanërisht ditën e zgjedhjeve ku pati një orientim të votës nga mazhoranca socialiste, tashmë këtë gjë do ta shndërrojë në një lloj normaliteti për ta futur Shqipërinë në një proces pothuajse normal drejt projektit të madh të tij, integrimit në BE.

Unë mendoj se kapitulli i Erion Veliaj ka përfunduar. As Pablo Escobari nuk ka pasur kaq procese penale. Është kapitull i përfunduar. Nuk ka shanse të ketë shpëtim. Është një kapitull që e ka mbyllur totalisht karrierën e tij politike. Madje besoj se do të ketë shumë probleme me drejtësinë pavarësisht se jeton në kushte shumë komode në burgun e Durrësit.

The post ”As Escobari s’ka pasur kaq procese penale”, gazetari: Kapitulli i Veliajt është i mbyllur, s’ka shanse për shpëtim appeared first on Sot News | Lajme.

Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

By: Oldi
26 May 2025 at 09:42

Policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave në Fier. Si rezultat, ka vënë në pranga pronarin e banesës Isa Gashin dhe punonjësin e OSHEE për shpërdorim detyre. Në banesë u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra bimë dhe fidanë kanabisi, pajisje elektrike për ndriçim dhe ajrosje, si dhe një […]

The post Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet shtëpi bari në Fier, në pranga pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

26 May 2025 at 09:39

Policia e Fierit ka zbuluar brenda një banese në fshatin Vadhizë një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Nga ky operacion është arrestuar pronari i banesës si edhe punonjësi i OSHEE-së i cili dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet policore dhe veprimeve gjurmuese të shpejta, finalizuan operacionin policor të koduar “Led”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikua një banesë, në fshatin Vadhizë, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llambave.

Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u arrestua autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi I. G., 63 vjeç, banues në Vadhizë, i cili kultivonte bimët në ambientet e banesës së tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi R. M., 61 vjeç, banues në Patos, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë Cannabisi,  një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbulohet shtëpi bari në Fier, në pranga pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE appeared first on Euronews Albania.

Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

By: user 11
26 May 2025 at 09:32

Policia e Fierit ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave brenda një banese në fshatin Vadhizë.

Në pranga kanë rënë pronari i shtëpisë dhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre. Gjatë operacionit sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike të përdorura për kultivim.

Njoftimi i policisë:

Policia zbulon brenda një banese një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Led”. Gjatë operacionit sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike të përdorura për kultivim.

Arrestohen pronari i banesës që e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike dhe punonjësi i OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet policore dhe veprimeve gjurmuese të shpejta, finalizuan operacionin policor të koduar “Led”. Në kuadër të këtij operacioni u identifikua një banesë, në fshatin Vadhizë, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llambave.

Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u arrestua autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi I. G., 63 vjeç, banues në Vadhizë, i cili kultivonte bimët në ambientet e banesës së tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi R. M., 61 vjeç, banues në Patos, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë Cannabisi, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

The post Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE appeared first on Lapsi.al.

’Shtëpi bari’ në banesën në Australi, Belina Pupa shuan zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm…

24 May 2025 at 14:26

Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belina dhe Elvis Pupa kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me çështje. Fillimisht, ishte aktori që nëpërmjet një story në instagram hodhi poshtë akuzat që u ngritën për zbulimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Australi.

Pas tij, erdhi reagimi nga influencerja, Blerina Pupa ku sqaroi se është në gjendje të lirë dhe pretendimet janë të rreme.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, ndjekës dhe bashkëpunëtorë, Dua t’ju falënderoj me zemër për të gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashamirësinë që më keni treguar këto ditë. E ndjej të nevojshme të ndaj me ju disa sqarime në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar në media.

Aktualisht jam plotësisht e lirë dhe po vazhdoj aktivitetin tim profesional si zakonisht. Kërkesa që është bërë nga avokatët e mi lidhet vetëm me udhëtimet ndërkombëtare për arsye pune – një nevojë legjitime për të vijuar angazhimet e mia në Shqipëri, SHBA dhe Australi.

Për respekt të procesit ligjor që është ende në zhvillim, nuk mund të jap detaje të mëtejshme. Por jam e bindur se gjithçka do të sqarohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Një apel për mediat: ju ftoj të ruani profesionalizmin dhe të mos i dorëzoheni spekulimeve. Raportimi korrekt dhe etik është më i nevojshëm se kurrë, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura publike dhe çështje të ndjeshme. Nëse vendosni të citoni media të huaja, bëjeni saktë. Dhe nëse zgjidhni të punoni për klikime, të paktën mos dëmtoni të vërtetën.

Sa për çështjen, ja lëmë kohës dhe drejtësisë të flasë e fundit.

Me respekt dhe mirënjohje, Belina

The post ’Shtëpi bari’ në banesën në Australi, Belina Pupa shuan zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm… appeared first on Sot News | Lajme.

Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Elvis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme…

By: V K
24 May 2025 at 12:12

Aktori Elvis Pupa ka reaguar pas lajmit të publikuar nga mediat australiane se ai dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin kthyer një banesë në Ascot Park të Australisë në “shtëpi bari”, ku kishin kultivuar 43 bimë kanabisi.

Ndërsa influencerja u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, aktori është shpallur në kërkim pasi thuhet se është larguar jashtë vendit.

Elvis Pupa, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se nuk është arratisur, siç informuan mediat australiane, por shtoi se ndodhet në Tiranë prej më shumë se 1 muaji për shkak të angazhimeve profesionale.

Sa i përket “shtëpisë së barit”, aktori i humorit shprehet se bëhet fjalë për një proces gjyqësor që është ende në zhvillim dhe se bashkëshortja e tij, Belina Pupa është e lirë.

Elvis Pupa thekson se do të përballojnë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën.

Reagimi i plotë:

“Të dashur miq, ridjekës dhe bashkëpunëtorë,

Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europë.

Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretim i qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.

Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.

Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.

Me respekt, Elvis Pupa”.

The post Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Elvis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme… appeared first on Albeu.com.

Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Vis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme, nuk jam arratisur

24 May 2025 at 11:55

Aktori Elvis Pupa ka reaguar pas lajmit të publikuar nga mediat australiane se ai dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin kthyer një banesë në Ascot Park të Australisë në “shtëpi bari”, ku kishin kultivuar 43 bimë kanabisi. Ndërsa influencerja u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, aktori është shpallur në […]

The post Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Vis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme, nuk jam arratisur appeared first on BoldNews.al.

Mediat raportuan se aktori dhe bashkëshortja kishin ngritur një “shtëpi bari”,reagon për herë të parë Elvis Pupa (Foto)

24 May 2025 at 11:47

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë, raportuan se ai dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, kishin ngritur një shtëpi bari. Elvis Pupa, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se nuk është arratisur, siç informuan mediat australiane, por shtoi se ndodhet në Tiranë prej më shumë se 1 muaji për shkak të angazhimeve profesionale.

“Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europë”, theksoi ai.

Sa i përket “shtëpisë së barit”, aktori i humorit shprehet se bëhet fjalë për një proces gjyqësor që është ende në zhvillim dhe se bashkëshortja e tij, Belina Pupa është e lirë.

“Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit”, theksoi Vis Pupa.

Ai përfundoi duke thënë që: “Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën”.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, ridjekës dhe bashkëpunëtorë,

Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europë. Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretim i qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit. Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.

Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.

Me respekt,

Elvis Pupa

The post Mediat raportuan se aktori dhe bashkëshortja kishin ngritur një “shtëpi bari”,reagon për herë të parë Elvis Pupa (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

“Plehra”/ Bardhi shpërthen ndaj komentuesve që i shajnë gruan: Po m’çahet k***, edhe shkoj në burg

24 May 2025 at 09:00

Pas lajmit se aktori Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, janë përfshirë në një skandal në Australi, pasi kishin kthyer banesën në “shtëpi bari” për kultivim kanabisi, reagimi më i komentuar në rrjet erdhi nga reperi Bardhi. Ai shfrytëzoi rastin për t’iu kundërpërgjigjur një ironie që Vis Pupa kishte bërë ndaj tij gjatë […]

The post “Plehra”/ Bardhi shpërthen ndaj komentuesve që i shajnë gruan: Po m’çahet k***, edhe shkoj në burg appeared first on BoldNews.al.

Ngriti “shtëpi bari” në Australi/ Bardhi “hakmerret” ndaj Vis Pupës: Bota rrotullohet! U ngute të flasësh…

23 May 2025 at 15:44

Aktori Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin kthyer një banesë në Ascot Park të Australisë në “shtëpi bari”, ku kishin kultivuar 43 bimë kanabisi. Ndërsa influencerja u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, aktori është shpallur në kërkim pasi thuhet se është larguar jashtë vendit. Në mesin e […]

The post Ngriti “shtëpi bari” në Australi/ Bardhi “hakmerret” ndaj Vis Pupës: Bota rrotullohet! U ngute të flasësh… appeared first on BoldNews.al.

‘Shtëpi bari’ bashkë me bashkëshortin Elvis?! Reagon Belina Pupa: Ja e vërteta e akuzave në Australi

By: V K
23 May 2025 at 13:30

Belina Pupa, është vënë nën akuzë në Australi për kultivimin e një sasie droge të kontrolluar dhe ndërhyrje të paautorizuar në furnizimin elektrik.

Zonja Pupa, po përballet me akuzën e kultivimit të 43 bimëve kanabisi në një pronë në Ascot Park.

Sipas dokumenteve gjyqësore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 1 janar – 4 prill 2025. Ajo u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Adelaide, por ende nuk ka paraqitur një deklaratë për akuzat.

Avokatët e saj kanë kërkuar ndryshime në kushtet e lirimit me kusht, për të lejuar udhëtimet e saj ndërkombëtare për arsye pune, duke theksuar se ajo ka klientë në Shqipëri, SHBA dhe Australi.

Megjithatë, prokurorët kundërshtuan këtë kërkesë.

Në respekt të parimeve të gazetarisë dhe të së drejtës për të dëgjuar versionin e së cilës palë ne i kërkuam znj. Belina Pupa një reagim publik ose sqarim mbi situatën në fjalë.

Ajo dha këtë përgjigje për Dritare TV.

“Përshëndetje Dritare TV. Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falenderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, shkruan zonja Pupa në reagimin e saj për Dritare TV.

The post ‘Shtëpi bari’ bashkë me bashkëshortin Elvis?! Reagon Belina Pupa: Ja e vërteta e akuzave në Australi appeared first on Albeu.com.

Operacioni Ura/ La Repubblica: Lumenj droge nga Shqipëria në Puglia

By: user7
22 May 2025 at 12:37

Bari ishte qendra e shpërndarjes së sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës që vinin nga Shqipëria dhe që destinoheshin për tregun pulian, si pjesë e një trafiku transnacional që lejonte biznes me vlerë të paktën shtatë milionë euro. La Repubblica shkruan se Bari ishte vendi ku kryheshin transaksionet dhe shkëmbimet e parave të gatshme me milionerë (ato të dokumentuara janë për 4.5 milionë). Bari ishte porti nga i cili niseshin autobusët, duke sjellë në Tokën e Shqiponjave tufat me kartëmonedha për të paguar drogën te bosët vendas, disa prej të cilëve besohej se ishin të afërt me figura politike.

Operacioni Ura u nis në kryeqytetin e Puglias, i kryer nga DIA nën drejtimin e DDA-së, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë Shqiptare. Puna e Ekipit të Përbashkët Hetimor, një mjet bashkëpunimi gjyqësor i krijuar midis DDA-së së Barit, SPAK-ut të Tiranës dhe Eurojust-it, është thelbësore. Nuk është rastësi që prokurori i Barit, Roberto Rossi , foli për “bashkëpunim të përsosur”.

Pesëdhjetë e dy urdhra paraprakë, të lëshuar nga gjyqtarë italianë dhe shqiptarë, kundër personave përgjegjës, në shkallë të ndryshme, për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të substancave narkotike , pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Disa nga të dyshuarit janë nga Puglia, disa prej të cilëve besohet se janë të afërt me klanin Palermiti të Japigias. Në burg përfunduan personat e mëposhtëm, me urdhër të gjyqtarit hetues Vittorio Rinaldi , bazuar në kërkesën e prokurorëve publikë Ettore Cardinali dhe Daniela Chimenti dhe prokurorit Francesco Giannella: Andrea Nicola Buonsante, Massimiliano Fiore, Cesare Gilberti, Luisa Gilberti, Luisa Patisso, Annalisa Ronghi, Giovanni Signorile, Angelo Zanzarelli; Francesca Caputi u vu në arrest shtëpiak, Serafina Palazzo dhe Domenico De Tullio u lanë në detyrim paraqitje.

Janë dokumentuar tre organizata kriminale transnacionale, duke filluar me sekuestrimin e parë prej 3 milionë eurosh në para të gatshme në Durres.

“Një nga pikat kryesore të këtij hetimi ishte rindërtimi i rrjedhës së parave që karakterizonte trafikimin”, tha koordinatori i DDA-së së Barit, Francesco Giannella.

“Ndjekja e parave përtej kufijve tani është e mundur falë bashkëpunimit ndërkombëtar”, shtoi prokurori Ettore Cardinali.

Sekuestrime të shumta narkotikësh u kryen në disa “laboratorë artizanë” në Bari dhe provincën e përdorur për prerjen dhe paketimin e drogës në blloqe; me 2 ton kokainë në portin e Roterdamit (Holandë); 932 kilogramë kokainë në portin e Gioia Tauro (Reggio Calabria); prej 400 kilogramësh hashash në Noicattaro (Bari).

Disa vite më parë, bashkëpunëtori i drejtësisë Domenico Milella, ish-krahu i djathtë i bosit të Japigias, Eugenio Palermiti, grupi i të cilit kishte marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët përtej Adriatikut, foli për një kanal furnizimi shqiptar për kokainë.

Një risi e këtij hetimi përfaqësohet nga përdorimi, midis burimeve të provave, i bisedave të koduara të platformës SKYECC. Gjykatësi hetues Rinaldi pranoi “kërcimin cilësor”, veçanërisht nga pikëpamja e përdorimit të mjeteve teknologjike të përparuara, “njohurive” dhe “kapacitetit sipërmarrës” të trafikantëve shqiptarë të drogës, të aftë për të menaxhuar “asete kriminale” të vërteta dhe të aftë për të furnizuar grupet mafioze që dominojnë në qytetin e Barit.

Masat e lëshuara në Tiranë prekën, ndër të tjerë, krerët e familjes së fuqishme Troplini, hegjemonike në Durres (midis të shpallurëve në kërkim është 37-vjeçari Elvis Doci, i njohur si Visi i Pojës), një komandant dhe një agjent të policisë shqiptare, një avokat dhe 6 shoferë autobusësh ndërkombëtarë.

Masat paraprake mbi asetet në Itali përfshinin sekuestrimin parandalues ​​që funksiononte deri në konfiskimin e aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme, duke përfshirë 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari rrjedhëse dhe 3 makina, dhe në Shqipëri, sekuestrimin e disa pronave, 2 kompanive të ndërtimit, 4 restoranteve luksoze, 1 agjencie pasurish të paluajtshme, 1 rrjeti televiziv, vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet në disa milionë euro.

The post Operacioni Ura/ La Repubblica: Lumenj droge nga Shqipëria në Puglia appeared first on Lapsi.al.

“Mafia shqiptare, forcë ndërkombëtare shumë e madhe”, Prokurori i Barit: Bashkë me SPAK do e luftojmë këtë ‘kancer’

By: xhir jeta
21 May 2025 at 11:40

Në konferencë me prokurorët italianë e shqiptarë në SPAK, prokurori i Barit Roberto Rossi e konsideroi mafian shqiptare në forcë shumë të madhe ndërkombëtare. Ai vlerësoi bashkëpunimin me SPAK ndërsa shprehu vendosmërinë në goditjen e grupeve kriminale

“Punojmë prej 1o vitesh për arritjen e objektivave të përbashkëta. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet shqiptare në vecanti SPAK janë shumë të aftë në kapjen e veprave bashkë me ne.

Për fat të keq mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe. Populli shqiptar do të jetë në gjendje të luftojë këtë ‘kancer’

Bashkëpunimi me SPAK është në nivele të kënaqshme, që arrijmë objektiva të përbashkëta. Doja të theksoja këtë afërsi të fortë që ekziston mes nesh.” u shpreh ai.

 

❌
❌