Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

A po zëvendësohen modelet? Vogue nxit debat me imazhe të krijuara nga AI

By: gaze tare
29 July 2025 at 16:46

Në numrin e shtypur të gushtit të revistës Vogue, një reklamë për kompaninë e njohur Guess paraqet një modele bjonde me një fytyrë të përsosur në dy foto: në njërën ajo vesh një fustan të gjatë me vija dhe në tjetrën një kostum njëpjesësh nga koleksioni veror i markës. Përpara se të nxitoheni të kërkoni emrin e bukuroshes në fjalë, duhet të lexoni me kujdes shkrimin me shkronja të vogla në një cep të reklamës. Atje do të zbuloni se reklama është krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale. Shkurt, bukuria perfekte që shihni nuk është reale, por një produkt përpunimi.

Sipas ekspertëve të revistës, është hera e parë që një fytyrë e krijuar me inteligjencë artificiale shfaqet në revistë. Siç pritej, reklama shkaktoi reagime negative, duke ngritur pyetje rreth asaj se çfarë do të thotë kjo për modelet e vërteta që kanë luftuar për përfshirje, si dhe për konsumatorët.

Felicity Hayward, një modele plus-size që ka qenë në industri për më shumë se një dekadë, thotë se përdorimi i modeleve të IA-së në fushatat e modës mund të minojë vite të tëra përpjekjesh për të qenë më gjithëpërfshirës në industri. Ajo paralajmëron se përdorimi i modeleve të IA-së është “një tjetër goditje që do të ndikojë në mënyrë disproporcionale te modelet plus-size”. Ajo gjithashtu shqetësohet se këto imazhe mund të kenë ndikim në shëndetin mendor të njerëzve dhe të ndikojnë negativisht në imazhin e tyre trupor.

Themelueset e kompanisë që krijoi këto imazhe, Valentina Gonzalez dhe Andreea Petrescu, këmbëngulin se ato nuk po përforcojnë standarde të ngushta bukurie. “Ne nuk po krijojmë pamje të paarritshme. Në fakt, modeli i inteligjencës artificiale për Guess duket mjaft realist ”, thotë Petrescu. “Të gjitha reklamat janë krijuar për t’u dukur perfekte dhe zakonisht paraqesin supermodele, kështu që ajo që bëjmë ne nuk është ndryshe.”

Shqetësimet në lidhje me standardet joreale të bukurisë dhe efektet negative që ato mund të kenë nuk janë të reja. Por ndryshe nga photoshopi tradicional, i cili të paktën filloi me një person real, këto modele të inteligjencës artificiale janë krijuar dixhitalisht për t’u dukur perfekte, pa papërsosmëri njerëzore.

Ndërsa inteligjenca artificiale po depërton më thellë në botën e modës, pyetja mbetet: Si do të formësohet e ardhmja e standardeve të bukurisë dhe kush do të ketë kontroll mbi imazhin që projektohet? Ekuilibri midis inovacionit dhe autenticitetit duket më kritik se kurrë.

The post A po zëvendësohen modelet? Vogue nxit debat me imazhe të krijuara nga AI appeared first on iconstyle.al.

A po zëvendësohen modelet? Vogue nxit debat me imazhe të krijuara nga AI

By: armand
29 July 2025 at 17:42

Në edicionin e gushtit të revistës Vogue, marka e njohur Guess ka publikuar një reklamë me një modele të krijuar nga inteligjenca artificiale, duke shënuar herën e parë që një personazh i tillë paraqitet në faqet e revistës ikonike. Modelja bionde, e veshur me një fustan veror, u krijua nga kompania Seraphinne Vallora. Megjithëse Vogue […]

The post A po zëvendësohen modelet? Vogue nxit debat me imazhe të krijuara nga AI appeared first on BoldNews.al.

Modelja e “Porta Potty” gjendet me shtyllë kurrizore të thyer në mes të Dubait/ Rrëfimi tronditës

By: Iconstyle
22 July 2025 at 23:40

Një modele ukrainase e OnlyFans, e cila u zhduk për më shumë se një javë në Dubai dhe u gjet më pas me lëndime të rënda trupore, ka thyer më në fund heshtjen, mes frikës se ishte rrëmbyer për trafik seksual.

Maria Kovalchuk, 20 vjeçe, pësoi dëmtime të tmerrshme përfshirë frakturë në shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë dhe u gjet pranë vdekjes në anë të rrugës. Aktualisht ajo lëviz me karrocë. Pas gjetjes, Maria qëndroi në koma, pasi dyshohet se kishte “rënë nga një lartësi”.

Dyshimet për një histori të errët nisën nga dëshmitë e miqve, që aluduan se ajo mund të kishte rënë viktimë e një prej festave të famshme “Porta Potty” në Dubai për të cilat ‘Iconstyle’ ju ka folur prej kohësh, organizime nga burra të pasur që paguajnë shuma të mëdha për të abuzuar dhe poshtëruar (përfshirë edhe kosum jashtëqitjesh) vajza të reja të bukura, shpesh të njohura në rrjete sociale.

Maria, e cila nuk kishte folur më parë, tregoi se aktualisht ndodhet në Norvegji, ku jeton nëna e saj dhe po përpiqet të rikuperohet nga trauma. Ajo mban ende një plagë të dukshme në ballë pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Modelja tregoi se në fakt, “fëmijë të pasur rusë” abuzuan me të pas një feste në një hotel.

Ajo shprehu gjithashtu habinë se trajtimi i saj mjekësor, me kosto shumë të lartë, ishte mbuluar nga autoritetet e Dubait. “Nuk e di sa kanë paguar, shuma ishte kolosale, miliona,” tha nëna e saj, Anna.

“Në këmbim, ajo u kërkua të mos thoshte asgjë që mund të nxirrte autoritetet e Emirateve në një dritë negative,” raportoi media ruse Ostorozhno, Novosti, e cila e intervistoi Marian në Norvegji.

Maria rrëfeu: “Përdor kryesisht karrocën dhe patericat. Kam ende një frakturë në këmbë që po shërohet. Po mësohem sërish të ec me paterica, por për momentin, karroca është mjeti im kryesor për të lëvizur.”

Sipas saj, ajo kishte udhëtuar në Dubai për të krijuar përmbajtje për OnlyFans, por humbi fluturimin lidhës drejt Tajlandës pasi i kishte zënë gjumi.

Ajo kujton se takoi një djalë të ri në hollin e hotelit Five Jumeirah Village, të cilin e kishte njohur më parë në një bar karaoke.

Maria tha se djali i ofroi të qëndronte në dhomën e tij, duke i premtuar se babai i tij mund ta dërgonte në Tajlandë me avion privat.

Ajo pranoi, me shpresën për një udhëtim falas, por gjithçka mori kthesë të errët kur shkoi në një festë në dhomën e djalit, bashkë me fëmijë biznesmenësh të pasur rusë dhe ukrainas.

Maria tregoi “Filluan të më ngacmonin, duke më pyetur pse nuk po pija. Më pas filluan shtyrjet agresive në shpatulla.”

“Pastaj filluan të talleshin me mua, duke thënë ‘ti je e jona, do të bëjmë ç’të duam’. U përpoqa ta merrja si shaka, sepse situata ishte shumë e çuditshme. Më pas nisën të silleshin në mënyrë të çmendur, duke thyer shishe në dysheme. I gjithë kati ishte mbushur me qelq të thyer, ishte e pamundur të ecje atje. Pastaj filluan të më trembnin duke thyer qelq. Pas kësaj, më morën sendet personale, përfshirë pasaportën.”

“Një nga vajzat… veshi rrobat e mia dhe thjesht iku me to, megjithëse më parë i kërkova të mos i merrte dhe të më linte gjërat. Askush nuk më dëgjoi. Ajo thjesht u largua nga hoteli me fustanin tim.”

Maria tregoi se djemtë nisën të bënin përpjekje për ta ngacmuar seksualisht. “Unë nuk u përgjigja ndaj tyre dhe kjo i bëri edhe më agresivë,” tha ajo.

Sipas raportit, Maria tentoi të arratisej gjatë episodit të dhunshëm. “Por djemtë më tërhoqën përsëri në dhomë,” shtoi ajo.

Më pas, kur ata dolën në ballkon, ajo përfitoi për të ikur dhe u fsheh në një kantier ndërtimi aty pranë.

Por burrat, tashmë jashtë kontrollit, e gjetën në kantier dhe e sulmuan. “I shqyen praktikisht lëkurën e kokës dhe më pas e hodhën nga një lartësi drejt rrugës,” tregohet në rrëfim.

“Ika me vrap. Pastaj, kur dola në rrugë, nuk i pashë më, por e dija që po më ndiqnin,” kujtoi Maria. “Vrapova drejt ndërtesës më të afërt, e trembur dhe u fsheha brenda. Ishte një ndërtesë e papërfunduar, e hapur.”

Maria nuk mban mend momentin kur u dhunua, dhe sipas saj, pamjet e kamerave të sigurisë janë fshirë qëllimisht.

“Kaluan tre muaj, policia priti derisa kamerat të fshiheshin automatikisht [pas këtij afati]. Tani nuk ka asnjë provë,” shpjegoi ajo.

“Me shumë gjasë, më është dhënë një goditje në kokë. Skena tjetër që mbaj mend është kur i kërkova ndihmë një makine që po kalonte, e cila ndaloi dhe thirri ambulancën dhe policinë.”

Ajo kishte ikur nga hoteli vetëm me pelerinën e bardhë. Shtoi: “Mendoj se ndoshta më hodhën. Ose më rrahën. Njëra nga këto të dyja, sepse dëmtimet ngjanin ose me goditje ose me rënie.”

Raporti thekson se burrat që Maria akuzon u ndaluan nga policia e Dubait vetëm për një ditë.

Ata tani pretendojnë se kishin tentuar ta ndihmonin Marian dhe se ajo kishte kërkuar vetë të shkonte në festë. Nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tyre.

“Të nesërmen çështja u mbyll, ata u liruan. Dhe gjithçka u mbyll,” tha nëna e saj, Anna.

Anna ndau gjithashtu gjetjet tronditëse të hetimit: “Policia e Dubait ka dokumentuar se Maria ka thënë se po ikte nga dhuna seksuale dhe më pas, për të ruajtur dinjitetin, kishte vendosur të bënte vetëvrasje.”

Anna e mohoi me forcë këtë deklaratë: “Ky është falsifikim.” Ajo hodhi poshtë çdo sugjerim që Maria kishte tentuar vetëvrasje apo ishte e dehur, duke shtuar se analizat mjekësore vërtetuan se nuk kishte alkool në trupin e saj.

The post Modelja e “Porta Potty” gjendet me shtyllë kurrizore të thyer në mes të Dubait/ Rrëfimi tronditës appeared first on iconstyle.al.

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

By: Oldi
18 July 2025 at 14:17

Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj e ka pranuar takimin e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti. Në një intervistë që ai ka dhënë për “ReportTV”, Sufaj është shprehur se takimi ka ndodhur por ka zgjatur shumë pak. E ndërkohë që në media qarkullojnë edhe iniciale të vajzave të […]

The post Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë appeared first on BoldNews.al.

“Kërkonin vajza me përmasa specifike të gjoksit”, modelja për ditëlindjen e Yamal: Ofronin shumë para

By: armand
14 July 2025 at 17:28

Lamine Yamal festoi ditëlindjen e 18-të të tij. Natyrisht, ylli i Barcelonës, ashtu siç bën zakonisht, kishte organizuar një festë, teksa për të marrë një ftesë, vajzat duhet të plotësonin disa kushte. Më konkretisht, Claudia Calvo, e cila punon në mediat sociale, ishte e ftuar në një emision televiziv, teksa u shpreh se po kërkonin […]

The post “Kërkonin vajza me përmasa specifike të gjoksit”, modelja për ditëlindjen e Yamal: Ofronin shumë para appeared first on BoldNews.al.

Vazhdon “lufta” mes Wanda Nara-s dhe Icardit, modelja nuk lejon futbollistin të takojë vajzat

By: armand
2 July 2025 at 20:22

Lufta e pandalshme mes Wanda Naras dhe Mauro Icardit po trondit Argjentinën dhe jo vetëm! Pak javë pas seancës gjyqësore në Itali, ylli i Galatasaray-it u përball me një sfidë të vërtetë kur ish-gruaja e tij refuzoi t’i dorëzonte vajzat për t’i kaluar disa ditë me të, duke thyer urdhrin e gjykatës. Pak javë pas […]

The post Vazhdon “lufta” mes Wanda Nara-s dhe Icardit, modelja nuk lejon futbollistin të takojë vajzat appeared first on BoldNews.al.

OnlyFans, si arriti “industria” erᴏtike t’u shpërndajë modeleve 5 miliardë $ në vit

By: user 6
29 June 2025 at 20:06

Që nga themelimi i saj në vitin 2016 nga një britanik i pasur, OnlyFans është rritur duke u kthyer në një gjigant të përmbajtjes pornografike. Platforma, pronari aktual i së cilës është një shtetas ukrainaso-amerikan që mbahet i fshehtë thuhet se po shqyrton shitjen e saj për 8 miliardë dollarë. Ajo përdoret nga më shumë se 4 milionë “krijues” që postojnë përmbajtje dhe mbi 300 milionë “tifozë” që paguajnë për ta parë atë.

Në vitin fiskal që përfundon në nëntor 2023, sipas shifrave më të fundit të disponueshme, ajo regjistroi të ardhura prej 1.3 miliardë dollarësh. Me një diferencë operative prej rreth 50%, ajo i tejkalon edhe gjigantët e teknologjisë si Alphabet, Meta dhe Microsoft. OnlyFans ka qenë një sukses i madh financiar. Në të njëjtën kohë, ajo ndryshoi mënyrën se si pornografia prodhohet, ndahet dhe konsumohet në internet, shkruan “The Economist” në një artikull të saj.

Një internet plot me pornografi që nuk fitonte para

Që nga fillimi i tij, interneti ka qenë i mbushur me materiale pornografike. Një hulumtim i publikuar në vitin 2023 në “Journal of Sex Research” tregon se faqet kryesore pornografike të internetit kanë më shumë vizitorë mujorë dhe shikime sesa Amazon, Netflix ose Zoom. E megjithatë, industria ka luftuar për të fituar para.

Faqet si PornHub u lejojnë përdoruesve të shikojnë video falas. Të ardhurat nga reklamat janë të pakta, pasi shumë marka shmangin lidhjen e emrave të tyre me përmbajtje pornografike. Përveç kësaj, masat për të parandaluar përmbajtjen e paligjshme, siç është pornografia e fëmijëve, shpesh janë të pamjaftueshme.

Koncepti i abonimit që ia vlejti

OnlyFans ka zhvilluar një qasje të re fitimprurëse. Ai u faturon përdoruesve të shikojnë video, me tarifa shtesë për përmbajtje të personalizuar, mallra dhe biseda private. Pjesa më e madhe e këtij materiali, megjithëse jo i gjithi, është me natyrë seksuale. Platforma merr një komision prej 20% për atë që paguajnë përdoruesit, pak më pak se Uber dhe pothuajse e njëjtë me Airbnb.

OnlyFans u pagoi krijuesve 5.3 miliardë dollarë në vitin 2023. Meqenëse nuk është i vendosur në dyqanet e aplikacioneve të Apple ose Google dhe nuk është i detyruar t’u japë atyre një pjesë të të ardhurave të veta.

Siguria dhe kontrolli në një treg të diskutueshëm

Paratë i kanë lejuar OnlyFans të investojë në masa sigurie që, ndonëse të papërsosura, janë më të mira se ato të shumë konkurrentëve të saj. Në disa tregje, siç është Britania, ajo përdor teknologji të palëve të treta për të vlerësuar moshën e një shikuesi përmes skanimeve të fytyrës për të parandaluar regjistrimin e të miturve.

Për krijuesit, kërkon një mori dokumentesh, duke përfshirë dokumente qeveritare dhe të dhëna bankare. Ka gati 1500 njerëz që verifikojnë llogaritë dhe kontrollojnë që videot përmbushin rregullat e platformës. Në maj, OnlyFans hodhi poshtë rreth dy të tretat e 187 305 aplikimeve për llogari të reja. CEO Keily Blair e krahason procesin me kontrollet “njih klientin tënd” që zbatojnë bankat e mëdha. “Nuk ka anonimitet në OnlyFans”, thotë ajo, duke shtuar se faqja nuk ka enkriptim nga fillimi në fund, duke i lejuar kompanisë të kontrollojë atë që postohet. Gjithashtu nuk ka algoritëm që promovon postimet.

Përvoja e krijuesve

Krijuesit janë dyndur në platformë. Vitin e kaluar, këngëtarja pop Lily Allen zbuloi se fitonte më shumë para në OnlyFans – ku postonte foto të këmbëve të saj – sesa në Spotify. Punonjësja e seksit Bonnie Blue, e cila u ndalua nga OnlyFans pas një eksperimenti ekstrem në të cilin bëri seks me më shumë se 1000 burra brenda një dite, i tha “The Economist” se po fitonte deri në 250 000 dollarë në muaj në platformë.

Ajo ka blerë Ferrari dhe Rolex. Biznesi i saj është serioz. Znj. Blue ka një ekip prej rreth 10 personash, duke përfshirë fotografë, redaktorë dhe agjentë sigurie. Ajo thotë se kalon 60% deri në 70% të kohës së saj në zyrë, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke bërë punë administrative, jo në dhomën e gjumit. “Të jesh një krijuese online nuk është aq joshëse sa duket”, – thotë ajo.

Konkurrentët dhe pengesat ligjore

Megjithatë, ka shumë rreziqe për OnlyFans. Njëri është konkurrenca nga platformat e reja të abonimit, të tilla si Fansly, ku, për shembull, Bonnie Blue gjeti… strehë dhe publikon video. Mjetet e inteligjencës artificiale po gjenerojnë pornografi gjithnjë e më realiste falas. Më pas është edhe kontrolli i përmbajtjes pornografike. Në Suedi, nga 1 korriku, do të hyjnë në fuqi rregulla që parashikojnë një dënim me burg deri në 1 vit për këdo që paguan për imazhe ose video të personalizuara në faqet e internetit pornografike.

Këtë vit, OnlyFans u gjobit me më shumë se 1 milion paund (1.4 milionë dollarë) nga rregullatori i medias në Britani për dhënien e informacionit të pasaktë në lidhje me procedurat e verifikimit të moshës. Një shqyrtim i pavarur i industrisë së pornografisë në Mbretërinë e Bashkuar, i botuar në shkurt, argumentoi se “konkurrenca për klikime po nxit prodhimin e përmbajtjes gjithnjë e më shqetësuese”.

Javën e kaluar qeveria britanike njoftoi se përshkrimet e mbytjes në pornografi do të bëheshin të paligjshme. OnlyFans varet gjithashtu nga ofruesit e pagesave, të cilët kanë rregullat e tyre në lidhje me shërbimet që mbështesin.

Mundësi për investitorët?

Megjithatë, me 8 miliardë dollarë, OnlyFans duket si një ofertë e mirë. Airbnb dhe Uber aktualisht vlerësohen përkatësisht me 33 dhe 50 herë më pak fitime në 12 muajt e fundit. Bazuar në një mesatare të të dyjave, OnlyFans duhet të vlerësohet me rreth 28 miliardë dollarë. Nëse fitimet e saj janë rritur që nga raportimi i fundit i rezultateve në vitin 2023, vlera e saj mund të jetë edhe më e lartë. Të paktën disa blerës potencialë do të tundohen t’i hedhin një sy. ©LAPSI.al

The post OnlyFans, si arriti “industria” erᴏtike t’u shpërndajë modeleve 5 miliardë $ në vit appeared first on Lapsi.al.

Lejuan transportin e paligjshëm të 410 bagëtive, në hetim katër veterinerë në Korçë e Sarandë

By: D Marku
27 June 2025 at 16:29

Katër veterinerë janë vënë në hetim nga Policia e Korçës pasi kanë lejuar transportimin e paligjshëm të 410 bagëtive të imta, në kundërshtim me urdhrin e Ministrit të Bujqësisë për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së tyre, për shkak të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël.

Policia njoftoi sot se, “si rezultat i kontrolleve të shtuara për zbatimin e urdhrit të ministrit të Bujqësisë, për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së bagëtive të imta, është evidentuar një rast i transportimit të bagëtive të imëta, në kundërshtim me këtë urdhër
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në fshatin Barmash, Ersekë, një automjet me të cilin po transportoheshin nga Konispoli, 410 bagëti të imëta”, njoftoi policia.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, Policia e Korçës, “referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 58 vjeç, D. L., 53 vjeç, M. N., 53 vjeçe, dhe S. I., 57 vjeç, banues në Sarandë dhe në Korçë, veterinerë në institucionet vendore në Korçë dhe në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë marrë masa për zbatimin e urdhrit të ministrit të Bujqësisë “Për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, në territorin e Republikës së Shqipërisë””.

The post Lejuan transportin e paligjshëm të 410 bagëtive, në hetim katër veterinerë në Korçë e Sarandë appeared first on Albeu.com.

Murtaja e bagëtive/ Zgjerohet harta, shkon në 10 numri i vatrave, 12 ferma me të imta të infektuara

22 June 2025 at 15:37

Sëmundja e murtjaës ka zgjuar hartën e infektimit, murtaja e ruminatëve tashmë mbërritur edhe në Lushnje e Gjirokastër. Numri i vatrave me murtajë ka shkuar në 10, ndërsa numri i fermave të infektuara në 12. Sëmundja që i mër jetën bagëtive të imta është prezente nga veriu e deri në jug të Shqipërisë. Prezenca e […]

The post Murtaja e bagëtive/ Zgjerohet harta, shkon në 10 numri i vatrave, 12 ferma me të imta të infektuara appeared first on BoldNews.al.

Sëmundja e murtajës në Shkodër, ngordhin 80 dele, do të asgjësohen 200 krerë

19 June 2025 at 17:22

Përhapet më shumë sëmundja e murtajës në territorin e Bashkisë Shkodër. 80 krerë dele kanë ngordhur si shkak i kësaj sëmundje në familjen Qokthi në fshatin Trush.

Si rrjedhojë do të bëhet edhe asgjësimi i 200 krerëve të tjera për të mos përhapur sëmundjen bën të ditur fermeri Kujtim Qokthi.

Të paktën 55 mln lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar në këtë familje, teksa i bëjnë apel shtetit për ndihmë, pasi mundi i 30 viteve punë po shkon dëm.

Sipas fermerit, dyshimet janë se kjo sëmundje ka ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sëmundja e murtajës në Shkodër, ngordhin 80 dele, do të asgjësohen 200 krerë appeared first on Euronews Albania.

Mortaja e dhenve dhe dhive në Shqipëri, AUV apelon për kujdes në zonat kufitare të Kosovës

19 June 2025 at 13:44

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë.

Në një njoftim për media, AUV ka kërkuar që fermerët “të evitojnë çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë”, duke theksuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes në territorin e Kosovës.

AUV tutje u bëjnë thirrje të gjithë mbajtësve të kafshëve që “të mbajnë kafshët e tyre të monitoruara” dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar.

“Shenjat e sëmundjes përfshijnë ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, AUV thekson rëndësinë që “të mos lejohet futja e kafshëve tjera në tufat ekzistuese”, si masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit.

“Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë,” thuhet në fund të njoftimit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më 11 qershor njoftoi se ka ndaluar përkohësisht importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria për shkak të kësaj sëmundje.

“Pas rivlerësimit të situatës, lajmërimeve për konfirmime të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) edhe në regjione tjera, AUV ngrit masën kufizuese për tërë territorin e Shqipërisë, me qellim të parandalimit të përhapjes. Duke parë rrjedhën e situatës përveç masës kufizuese në import. Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të tyre për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje bagëtitë e tyre dhe të pengojnë çfarëdo kontakti të kopeve të tyre me kopetë e fermerëve nga vendi fqinjë”, ka njoftuar javë më parë AUV. /Telegrafi/

The post Mortaja e dhenve dhe dhive në Shqipëri, AUV apelon për kujdes në zonat kufitare të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Kader Kicaj provon veten në një tjetër skenë, ja ku do ta shohim

By: gaze tare
16 June 2025 at 15:49

Ish banorja e “BBVK”, Kader Kicaj, po e zgjeroi praninë e saj përtej botës së modës. E njohur për elegancën dhe stilin e saj unik, ajo mbetet një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

Por këtë herë, bukuroshja do të surprizojë ndjekësit me një projekt krejtësisht të ri: sipas burimeve të Indeksonline, Kaderi ka firmosur kontratën për të qenë pjesë e një seriali kosovar që pritet të transmetohet së shpejti.

Ajo do të sjellë në jetë një personazh me emrin “Rita”.

The post Kader Kicaj provon veten në një tjetër skenë, ja ku do ta shohim appeared first on iconstyle.al.

Historia tragjike e modeles në “She’s on Top”: Mami vrau babin për të na shpëtuar ne

By: gaze tare
16 June 2025 at 08:28

Modelja e “She’s On Top” ka tronditur publikun me historinë e saj. Me lot në sy, 22-vjeçarja, Marigona Hajlilaj, rrëfeu historinë më të dhimbshme të jetës së saj. Ajo tha se mami i saj ka vrarë babin për hir fëmijëve, pasi i ati i Marigonës ushtronte dhunë dhe tentoi të vriste me thikë vëllain e saj.

“Jetoj në Gjilan me mamin. Vij nga një familje me shumë sakrifica në jetë, sidomos prej mamit. Është se, mami im ka pasur dhunë në familje. Dhunë të theksuar. Unë kam lindur në vitin 2002, nuk i kam përjetuar shumë se kam qenë e vogël ku babi më ka ndërruar jetë. Babi fatkeqësisht ka qenë person që ka dhunuar në familje. Dhunë nga më të këqijat.

Në vitin 2005 babi ka ndërruar jetë. Babi im ka jetuar në Zvicër, mami ka ndenjur në Kosovë edhe pse ka qenë e martuar dhe ka pasur dy fëmijë. Mami ka dashur të distancohej sa më shumë nga ai person. Shkaku i dhunës ka ardhur deri te vrasja. Kam qenë në atë kohë 2 vjeçe e gjysmë. Mami është munduar në krejt mënyrë ta denoncojë në polici. Shumë herë e ka denoncuar në polici, ka dashur të ndahej nga ai, por nuk ka funksionuar. Situata çdo herë e bëhej më keq, derisa përfundoi në tragjedi. Ka dashur të na vrasë të tërë si familje, ka dashur të vriste vëllain tim. Mami s’ka pasur zgjidhje tjetër. Babi kishte një thikë në dorë për të vrarë vëllain dhe ne vajzat e tjera. Në qershor të vitit 2005 mami është denoncuar në polici vetë dhe neve na ka marrë shteti. Babi im ka qenë i martuar 3-4 herë më gra të tjera dhe me secilën ka pasur fëmijë. Mami s’ka pasur martesë ligjore me babin. Të gjitha gratë dhe fëmijët e babit kanë çuar letër në gjykatë dhe kanë kërkuar të lirohet mami.

Mamit i pëlqen që kam ardhur në “She’s On Top”, e di që mami beson shumë tek unë. Mamin e kam marrë me vetë në edicionet e para. Është shumë suportuese”, rrëfeu Marigona me lot në sy.

The post Historia tragjike e modeles në “She’s on Top”: Mami vrau babin për të na shpëtuar ne appeared first on iconstyle.al.

Murtaja te bagëtitë e imëta/ Blegtori me lot në sy: Dëm i paimagjinueshëm! Na iku buka e gojës!

13 June 2025 at 17:27

Ferma e Hekuran Metës ndodhet në fshatin Val të Bulqizës. Ai thotë se vetëm 24 orë më parë veterinarët e zonës asgjësuan 200 krerë dhi të prekura nga murtaja e ruminatëve, ndërsa sonte e ka radhën pjesa e mbetur, fermeri kërkon të dëmshpërblehet dhe stani i tij i boshatisur të mbushet sërish me bagëti të […]

The post Murtaja te bagëtitë e imëta/ Blegtori me lot në sy: Dëm i paimagjinueshëm! Na iku buka e gojës! appeared first on BoldNews.al.

Rasti i dytë në vend: Dyshohet shpërthim i murtajës tek delet dhe dhitë në Bulqizë

By: gaze tare
9 June 2025 at 13:55

Më shumë se 150 krerë dhish dhe delesh kanë ngordhur në një fermë në fshatin Val, në Njësinë Administrative Martanesh të Bulqizës. Autoritetet veterinare janë në alarm, pasi dyshohet për një shpërthim të murtajës së ruminantëve të vegjël, një sëmundje tepër ngjitëse që rrezikon të gjithë tufën me 700 krerë në pronësi të blegtorit Bajram Mata.

Mostrat janë dërguar për analizë në laboratorin qendror në Tiranë, ndërsa konfirmimi zyrtar për shkakun e ngordhjeve pritet të vijë brenda pak ditësh.

Ky është rasti i dytë i dyshuar në vend, pas shpërthimit të konfirmuar më 3 qershor në një fermë në Postribë të Shkodrës. Si pasojë, në Shkodër dhe Malësinë e Madhe është ndaluar çdo lëvizje e bagëtive dhe janë eliminuar kafshët e infektuara.

The post Rasti i dytë në vend: Dyshohet shpërthim i murtajës tek delet dhe dhitë në Bulqizë appeared first on iconstyle.al.

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

By: Ela
8 June 2025 at 10:55

Apostol Papa, bariu nga qyteti naftëtar i Kuçovës ka kërkuar ndihmën e mediave për një fatkeqësi (siç e quan ai),që i ka ndodhur dy vite mê parë. Ngjarja ka ndodhur në muajin Maj 2023. Apolstoli kishte nxjerrë delet si çdo mëngjes për t’i çuar në kullotë dhe gjatë rrugës pa që delet kishin rënë në […]

The post I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi appeared first on BoldNews.al.

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi

By: user7
6 June 2025 at 08:28

Kosova ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi i Shqipërisë, për shkak të shpërthimit të sëmundjes se murtajës. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Qarku i Shkodrës dhe Kukësit, për shkak të shpërthimit të sëmundjes se murtajës se bagëtive të imta PPR (Peste des Petits Ruminants). Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga regjioni i Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri. Pas lajmërimit për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) tek kafshët e llojit të dhisë në Qarkun e Shkodrës në Republikën e Shqipërisë.

Autoritetet kufitare do të shtojnë masat e kontrollit në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

AUV sqaron se ‘Peste des petits ruminants, e njohur zakonisht si murtaja e deleve infekton kryesisht ripërtypësit e vegjël si dhitë dhe delet.

“Sëmundja transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet e kafshëve të sëmura. Shenjat klinike të sëmundjes janë: temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje.

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik. AUV në bashkëpunim me autoritetet tjera, do të ndjek situatës me seriozitet dhe përveç masave paraprake preventive do të informojë fermerët dhe publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim të situatës”./ Monitor

The post Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi appeared first on Lapsi.al.

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

By: Ela
3 June 2025 at 09:12

Momenti që çoi në vdekjen tragjike të 19-vjeçares serbe Tijana Radonic, kur ajo ia hoqi rripin e parashutës dhe ra nga një lartësi prej 50 metrash në Mal të Zi, u kap nga një kamera sigurie. Në pamje shihet 19-vjeçarja, që duket sikur po kalon momente paniku, që fillimisht ka hequr jelekun që e mbante […]

The post VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta appeared first on BoldNews.al.

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

By: Oldi
1 June 2025 at 22:30

Modelja Artenisa Bardhi, njëra prej konkurrenteve të She’s On Top rrëfeu historinë e saj prekëse. Ajo tregoi për publikun se është rritur në fshatin Sin të Dibrës dhe babai nuk ishte dakord që të vijonte universitetin në Tiranë. “Artenisa Bardhi, vij nga Dibra, nga fshati Sin, jam 23 vjeç dhe për 20 vite kam jetuar […]

The post Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

By: user 10
30 May 2025 at 14:30

 

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid sapo konfirmuan botërisht se kanë një motër, 23-vjeçaren Aydan Nix.

Në një deklaratë të përbashkët të enjten, Gigi, 30 vjeç, dhe Bella, 28 vjeç, zbuluan se Aydan është rezultat i një “romance të shkurtër” të babait të tyre, Mohamed Hadid, me një grua të quajtur Terri Hatfield Dull.

Ata gjithashtu sqaruan se marrëdhënia mes Mohamed dhe Terri ndodhi pas divorcit të tij nga nëna e modeleve, Yolanda Hadid, në vitin 2001.

Aydan është rritur në Florida, duke e njohur si baba një tjetër burrë, i cili vdiq papritur kur ajo ishte 19 vjeçe,” thanë Gigi dhe Bella në deklaratën e tyre për Daily Mail.

Ajo nuk e dinte që Mohamed Hadid ishte babai i saj deri së fundmi, kur vendosi të bënte një test gjenetik nga kureshtja, duke zbuluar kështu lidhjen e saj biologjike me modelet.

Gigi dhe Bella treguan se janë njohur me Aydan që nga fundi i vitit 2023, ndërsa ajo studionte jashtë në Paris.

Që atëherë, Aydan ka kaluar kohë me gjithë familjen, përfshirë edhe Mohamedin.

E kemi përqafuar këtë lajm të papritur dhe të bukur në familjen tonë,” thanë motrat Hadid, duke kërkuar respektimin e privatësisë së Aydan.

Aydan sapo ka përfunduar studimet në Parsons School of Design në Manhattan dhe jeton në New York, me ëndrra për t’u bërë dizajnere, stiliste dhe influencere.

Gazeta Daily Mail shkruan se marrëdhënia e Mohamed Hadid me Terri ka përfunduar para se ajo të merrte vesh për shtatzëninë, dhe se Mohamed gjithmonë ka qenë në dijeni për Aydan, por nuk i ka dhënë asnjë mbështetje financiare.

Një burim i familjes tha se marrëdhëniet mes Mohamed dhe Aydan janë “korrekte dhe respektuese,” por diskrete. Po ashtu thuhet se Mohamed kishte planifikuar të merrte pjesë në diplomimin e Aydan në maj, por e anuloi atë rreth një javë përpara.

Gigi dhe Bella, të cilat kanë edhe një vëlla, Anwar Hadid, 25 vjeç, nga martesa e prindërve të tyre, janë fotografuar disa herë me Aydan, por lidhja mes tyre nuk ishte bërë publike deri tani.

Përveç fëmijëve me Yolanda-n, Mohamed është baba edhe i Marielle dhe Alana, vajzave që i ka nga martesa e tij e parë me Mary Butler.

 

 

The post Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid appeared first on Lapsi.al.

❌
❌