Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

By: FAKTOJE
7 July 2025 at 12:00

Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin, i njohur për përdorimin e argumenteve ligjore të shtrembëruara për të mbuluar qëllimet e tij politike, edhe këtë herë zgjodhi të justifikojë luftën në Ukrainë me një precedent të njohur: Kosovën.

Putin artikuloi një justifikim për luftën në Ukrainë dhe aneksimin e territoreve lindore, Donetsk dhe Luhansk duke theksuar se “nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, këto dy rajone kishin të drejtë të shkëputeshin nga Ukraina”

E drejta e popujve për vetëvendosje ishte argumenti i tij i parë. Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, që vendosi se një shpallje e njëanshme e pavarësisë nuk përmban shkelje të së drejtës ndërkombëtare, ishte argumenti i dytë. Këto dy elemente, sipas tij, përbënin një bazë të padiskutueshme për ndarjen e Donbasit dhe ndërhyrjen e mëvonshme ushtarake të Rusisë.

Mediat reaguan menjëherë. Në Shqipëri, të tunduar nga dëshira për një titull që premton klikime të shumta, mediat njoftuan se Putini “njeh” Kosovën.

Mediat njoftuan se Rusia pranoi indirekt pavarësinë e Kosovës. “Thënë më saktë, presidenti Vladimir Putin, njeh vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ligjëroi pavarësinë, vetëm për të justifikuar aneksimin e Donjeckut dhe Luhanskut nga Ukraina, si dhe për të sulmuar Perëndimin. Kjo është hera e parë që Rusia, apo një zyrtar i lartë i saj, e pranon si të ligjshëm dhe të drejtë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Por Putin nuk bëri asgjë të tillë.

Njohësi i politikave ndërkombëtare, Ledion Krisafi, shpjegon se kjo nuk mund të quhet njohje nga Rusia për Kosovën, pasi që të ketë njohje duhet që ajo të bëhet zyrtarisht dhe në këtë rast Putin thjesht përdori shembullin e Kosovës si model për rajonet e Ukrainës me idenë që nëse Kosova ka marrë pavarësinë, ky është precedent për çdo rajon tjetër në botë.

Pra, përdorimi që Putini i bën rastit të Kosovës nuk është ndryshim diplomatik, por një manipulim taktik. Ai nuk e përkrah të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, por përdor argumentin ligjor të Perëndimit për të justifikuar një agresion ushtarak.

Kjo vërtetohet edhe nga fakti se kjo nuk është hera e parë që Putin përdor këtë taktikë. Ai prej vitesh përdor lexime të së drejtës ndërkombëtare për të justifikuar ndërhyrje dhe aneksime. Gjeorgjinë në vitin 2008. Krimenë në 2014-ën. Donbasin në 2022-shin. Në çdo rast, Putin ngre një kornizë të rreme legjitimiteti që, kur analizohet më nga afër, bie ndesh me vetë parimet që pretendon të mbrojë.

Për shembull, në vitin 2022 mediat shqiptare njoftuan se “Putin njeh pavarësinë e Kosovës” pikërisht sepse ka krahasuar njohjen e pavarësisë së rajoneve të Ukrainës lindore bazuar mbi precedentin e Kosovës.

Edhe asokohe, pak ditë pas kësaj deklarate, ambasadori i Rusisë në Serbi sqaroi se “nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim në qëndrimin e Federatës Ruse sa i përket çështjes së Kosovës” duke vërtetuar se e gjitha është një taktikë politike dhe jo një njohje e Kosovës.

Sa i përket opinionit të GJND-së për Kosovën, vendimi nuk dha njohje ndërkombëtare apo status shtetëror. Gjykata sqaroi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Gjykata ka arritur në përfundimin se miratimi i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare të përgjithshme, rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Si pasojë, miratimi i asaj deklarate nuk shkeli asnjë rregull të zbatueshëm të së drejtës ndërkombëtare”, shkruan opinioni i gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në anën tjetër, Ledion Krisafi, shpjegon se paralelizmi që Putin bën mes Kosovës dhe rajonit të Donbasit nuk qëndron.

“Ukraina është shtet unitar, Jugosllavia ka qenë shtet federal. Kushtetuta e 1974-ës i dha Kosovës një status më të lartë duke i dhënë atribute të një Republike brenda Jugosllavisë. Si pjesë e shpërbërjes së Jugosllavisë, Kosovës i lindte e drejta të kërkonte shkëputje nga Federata ashtu si subjektet e tjera federale”– Ledion Krisafi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kjo gjë nuk ka ndodhur me Donjeckun dhe Luhanskun, vijon ai, pasi asnjë prej tyre nuk ishte subjekt federal, sepse vetë Ukraina nuk është shtet federal.

Për Krisafin çështja mund të shtrohet edhe në një aspekt moral pasi në Kosovë ka pasur përpjekje për, të paktën, dëbimin e një popullsie të tërë, gjë që prapë nuk ka ndodhur në Ukrainë.

The post Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo appeared first on Faktoje.al.

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

By: FAKTOJE
4 July 2025 at 13:00

Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku tregohen disa vija të kuqërremta në qiell është interpretuar si raketa në qiellin shqiptar.

Stuhi raketash edhe në qiellin shqiptar?, shkruan faqja JOQ që e ka shpërndarë videon në fjalë. Sipas tekstit që shoqëron publikimin, ato që duken në video janë “raketa” të ngjashme si ato të Izraelit, që duket se kanë përshkuar edhe qiellin shqiptar.

“JOQ Albania ka marrë me dhjetëra raportime nga qytetarë të ndryshëm të vendit në Elbasan, Tiranë, Lezhë e Shkodër për raketa në qiell rreth orës 3-4 të mëngjesit”, shkruan JOQ.

Në fund të përshkrimit të videos, faqja JOQ është kujdesur të shkruajë se “pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë qiellin e shndritur, por askush nuk e di çfarë janë”

Ajo që bie në sy është se teksti përshkrues i videos është i edituar, por Instagrami, ndryshe nga Facebook-u, nuk lejon të shihet cila pjesë e tekstit është ndryshuar.

Videoja ndërkohë është shpërndarë edhe nga të tjerë portale apo faqe. Kështu Lokimagazine.com ka riprodhuar të njëjtin tekst dhe video të marrë nga JOQ. Teksti ndryshon vetëm në fjalinë e fundit ku Lokimagazine shkruan: “Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë më së miri praninë e tyre, por askush nuk mund ta thotë nga kanë ardhur apo pse

Duket se ky ka qenë edhe teksti origjinal i publikimit në faqen e JOQ përpara se ai të ndryshohej.

Një tjetër portal në rrjet e shpërndan videon duke e marrë nga Lokimagazine, me titull “Qytetarët në alarm! Stuhi raketash kapen në qiellin shqiptar?

Videoja është shpërndarë edhe nga faqe të tjera në rrjete sociale që njoftuan “raketa mbi territorin shqiptar”

Edhe pse videoja nuk ka një objekt apo mënyrë për të verifikuar nëse pamja është vërtetë e xhiruar në Shqipëri apo jo, ajo që mund të vërtetohet përmes një kërkimi me Google Lens është se pamja që shfaqet në këtë video është parë nga shumë qytetarë të shumë shteteve në periudha të ndryshme.

Një kërkim pak më i thelluar tregon se pamja e videos, duket më e ngjashme me një starlink që ka shpërthyer në qiell sesa me raketa.

Pamje nga video e JOQ

*satelit starlink që ka shpërthyer

*raketa izraelite në qiell të xhiruara me telefon

Starlink është një konstelacion satelitor i zhvilluar nga SpaceX, kompania private e hapësirës e themeluar nga Elon Musk. Qëllimi kryesor i këtij sistemi është të ofrojë internet me shpejtësi të lartë dhe vonesë të ulët në të gjithë botën. Sistemi përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël që orbitojnë Tokën në lartësi të ulët (rreth 550 km), të cilët komunikojnë me terminalet tokësore dhe antenat e përdoruesve.

Kur një satelit i Starlink shpërthen ose hyn në atmosferën e Tokës në mënyrë të pakontrolluar, zakonisht për shkak të një defekti, përplasjeje ose deorbitimi të planifikuar, ai krijon një spektakël dramatik dritash në qiell. Sateliti digjet për shkak të fërkimit me atmosferën, duke u dukur si një vijë e ndritshme ose një grup dritash, që lëvizin shpejt dhe shpërbëhen. Mund të ngjajë me një shi meteorësh ose një top zjarri. Njerëzit shpesh i ngatërrojnë këto dukuri me UFO apo lëshime raketash për shkak të formave dhe ndriçimit të pazakontë.

The post Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar appeared first on Faktoje.al.

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

26 June 2025 at 14:18

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj keqdashëse është tashmë prioritet kombëtar, që kërkon vëmendje të veçantë në nivelin më të lartë legjislativ”.

Braçe e cilësoi një sfidë. që asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm. Ndaj, sipas tij, kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndërtim aleancash të reja.

Dokumenti strategjik i miratuar në komision nga deputetët e mazhorancës (opozita nuk merr pjesë), sipas Braces, shënon një tjetër hap drejt mbrojtjes së interesave kombëtare dhe stabilitetit demokratik përmes masave të koordinuara dhe mekanizmave të përforcuar institucionalë.

Skanimi i Bizneseve

Në hartimin e dokumentit strategjik që synon luftën kundër ndërhyrjeve të huaja keqdashëse dhe dezinformimit morën pjesë aktorë institucionalë, por edhe ekspertë të jashtëm, një prej tyre edhe Arben Malaj. Ky i fundit tha gjatë mbledhjes së komisionit se, përveç krijimit të një kuadri ligjor dhe institucional, i cili, sipas tij, duhet të jetë funksional dhe jo mbivendosës, nevojitet fokus konkret në identifikimin e burimeve të mundshme të ndikimeve të jashtme dhe financimeve të dyshimta.

Precedenti

Në këtë kontekst, Malaj vlerësoi të rëndësishme skanimin e bizneseve, që veprojnë në fusha delikate si: ndërtimi dhe lojërat e fatit.

Një nga rastet që ai përmendi (pa emër) ishte ai i një organizate të shpallur terroriste nga Presidenti Donald Trump, e cila, sipas tij, dyshohet se është futur në Shqipëri përmes një biznesi shqiptar.

“Rasti më konkret është rasti i akuzave për një organizatë terroriste e cila ka hyrë në Shqipëri nga një biznes shqiptar, por në të njëjtën kohë është shpallur nga Presidenti Trump si organizatë terroriste”, tha eksperti i ekonomisë Arben Malaj

Ky precedent, sipas Malajt, nënvizon nevojën për kontrolle të thelluara në ato sektorë ku dyshohet për ndikime të dyshimta dhe flukse të paqarta financiare.

Domosdoshmëria

Që do të thotë jo vetëm një veprim automatik i skanimit të bizneseve problematike, por edhe një instrument sigurie shtesë, në një kohë kur dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme po shihen si kërcënim për institucionet dhe demokracinë

“Bizneset aktuale që janë në fushën e lojërave të fatit dhe në ndërtim aty ku ka, se nuk duhet t’i biem në qafë askujt kot, aty ku ka flamuj të kuq të ngritur, duhet të skanohen dhe ta mbrojmë ekonominë tonë nga paratë kriminale”, tha Malaj.

Ai i qëndron postulatit se, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm nëse tolerohet paraja kriminale  

“Pra, në këtë rast nuk po mbrojmë ekonominë, por po mbrojmë të ardhmen e një vendi dhe po mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe kjo do të jetë kategorike”, tha ai   

The post Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar appeared first on Faktoje.al.

I keqinterpretuar paralajmërimi i ambasadës amerikane për rrezik

25 June 2025 at 14:01

Pretendimi: Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron rrezik nga lufta Izrael- Iran

Vlerësimi: Mungon konteksti

Një paralajmërim i Ambasadës Amerikane në Tiranë drejtuar qytetarëve të saj që jetojnë në Shqipëri është përdorur për të mbledhur klikime nga disa media online në vend. Paralajmërimi i SHBA-së u shpërnda nga të gjitha ambasadat amerikane në mbarë botën dhe lidhej me situatën e krijuar në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit.

Në njoftim ambasada theksonte se ka një ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje të përkohshme të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme dhe se gjithashtu ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit. Për këto arsye SHBA këshilloi qytetarët amerikane në mbarë botën që të tregohen të kujdesshëm, të lexojnë Udhëzimet për Udhëtime dhe ccdo alarm sigurie përpara se të planifikojnë udhëtime.

Disa media online në Shqipëri e përdorën rastin për të mbledhur klikime “në kurriz” të besimit që shqiptarët kanë ndaj SHBA-së.Lufta Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron: Ekziston mundësia për…” – shkruajtën disa media.

Titulli krijon përshtypjen se Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar për ndonjë ngjarje të mundshme në Shqipëri, që lidhet me konfliktin e armatosur mes Izraelit dhe Iranit, dhe jo një lajmërim rutinë për qytetarët e saj, sicc në të vërtetë është njoftimi në fjalë.

Një titull edhe më abuzues ishte ai sipas të cilit “Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron: Rrezik i shtuar pas përshkallëzimit në…

Në të dy rastet, nxjerrja nga konteksti duke mos përmendur se njoftimi i ambasadës i drejtohet qytetarëve të saj, lë hapësirë për keqkuptim sikur paralajmërimi i drejtohet në fakt Shqipërisë dhe Tiranës.

Lajmi u pasqyrua gjerësisht në mediat shqiptare, pjesa dërrmuese e të cilave, theksoi se njoftimi i ambasadës i drejtohej qytetarëve të saj, duke ndihmuar në përhapjen e informacionit.

Raste të tilla tregojnë sesa i rëndësishëm është konteksti i një lajmi dhe pse pikërisht mediat online shpeshherë zgjedhin që të ndërtojnë tituj që mund të keqkuptohen, në mënyrë që lajmi të klikohet duke i sjellë përfitime financiare.

The post I keqinterpretuar paralajmërimi i ambasadës amerikane për rrezik appeared first on Faktoje.al.

Tituj manipulues për pasojat në Shqipëri nga konflikti Izrael-Iran 

25 June 2025 at 09:58

Pretendimi: Vijnë pasoja të rëndësishme në Shqipëri për shkak të luftës Izrael-Iran

Vlerësimi: Mungon konteksti

Lajmet keqinformuese apo ato të shpërndara me qëllimin për të mbledhur sa më shumë klikime kanë shfrytëzuar gjerësisht përplasjen mes Izraelit dhe Iranit. Faktoje ka përgënjeshtruar disa pretendime të ngritura nga media të ndryshme online të cilat përhapin lajme të paqëna apo nxjerrin plotësisht nga konteksti ngjarjet.

I tillë është edhe rasti i një lajmi të përhapur nga media online “Histori Shqiptare”. “Lufta Izrael-Iran, vijnë pasojat e para në Shqipëri! Edi Rama e kishtë bërë të kryer, ja çfarëpo ndodh” – kështu shkruan titulli i lajmit.

Për të lexuar informacionin, ata që e kanë hasur këtë lajm në rrjetin social Facebook klikojnë në linkun e ofruar nga faqja, i cili të çon në faqen petravu.com

Në faqe duket një imazh i një qielli me raketa me të njëjtin titull si publikimi në FB.

Lajmi pretendon se tashmë Shqipëria është prekur nga pasoja të rëndësishme për vendin për shkak të konfliktit Izrael – Iran, por dhe përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Për të lexuar “lajmin e plotë” me tej faqja të fton të klikosh butonin e kuq.

Pasi klikon për të lexuar lajmin e plotë hapet një tjetër faqe e Petravu me titull “Edi Rama e kishte bere te kryer, ja cfare po ndodh”.

Lajmi flet për ndikimin që konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka pasur në sektorin e turizmit për shkak të ndalimit të udhëtimeve që autoritetet izraelite i kanë vënë qytetarëve të saj. Këto janë “pasojat e rëndësishme” që Shqipëria po vuan për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Sa i përket pretendimit që gjendet në titull se kryeministri Rama “e kishte bërë të kryer”, në tekstin e lajmit nuk gjendet asnjë referencë që ta shpjegojë kuptimin e saj. Kryeministri Rama nuk përmendet asnjëherë në tekstin e lajmit të plotë.

Duke përdorur një titull gjysmak dhe mashtrues, faqja e detyron lexuesin të klikojë disa herë për të lexuar në përfundim një informacion që nuk ka lidhje aspak me atë çka titulli lë të kuptohet. Dukshëm qëllimi i faqes është që të mblidhen sa më shumë klikime dhe jo të informojë qytetarët për një aspekt të caktuar të pasojave që po sjell konflikti mes Izraelit dhe Iranit në Shqipëri. Duke kapitalizuar mbi frikën apo interesin e qytetarëve për të kuptuar nëse qeveria ka ndërmarrë ndonjë hap në lidhje me këtë situatë, faqja çorienton lexuesin me një titull që nuk përputhet aspak me brendinë e lajmit.

The post Tituj manipulues për pasojat në Shqipëri nga konflikti Izrael-Iran  appeared first on Faktoje.al.

Si ta kuptojmë konfliktin e armatosur Izrael-Iran

23 June 2025 at 14:24

Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në biseda diplomatike me Iranin për të kërkuar ndërprerjen e programit bërthamor të këtij të fundit, Izraeli nisi një sulm të armatosur ndaj Iranit ku shënjestroi objekte bërthamore, vendndodhje ushtarake si dhe zyrtarë të lartë ushtarakë apo shkencëtarë bërthamorë.

Nisja e sulmit izraelit ndaj Iranit sipas studiuesit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm Adrian Shtuni u motivua nga disa aryse. Një prej tyre është përparimi i Iranit në krijimin e një arme bërthamore.

Rezoluta e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike e datës 12 qershor, që shprehimisht shpalli Iranin në mospërputhje me detyrimet e tij për mospërhapjen e armëve bërthamore, në mënyre indirekte i mbështet shqetësimet e Izraelit”, argumenton Shtuni.

Në anën tjetër, qëllimi i Izraelit mund të ketë qenë edhe sabotimi i arritjes së një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit. E duke pasur parasysh mosbesimin historik që Izraeli ka, si dhe kërcënimet që Irani ka bërë duke thënë se Izraeli nuk do të zgjasë as 25 vjet, një marrëveshje e tillë nuk i jep Izraelit garanci të mjaftueshme për frenimin e programit bërthamor Iranian.

Një arsye tjetër, jo më pak e rëndësishme sipas Shtunit, është momenti i favorshëm ushtarak në rajon.

Pasi Izraeli arriti të dobsojë gjatë dy viteve të fundit masivisht kapacitetet e organizatave si Hamas, Hezbollah dhe Huthi, dhe pas rrëzimit të regjimit të Asadit në Siri, të gjitha të financuara, trajnuara, dhe armatosura nga Irani si “armë në kokë” ndaj Izraelit, e gjeti të volitshëm momentin të godasë qendrën apo bazën kryesore të rrezikut qe i kanoset prej shume kohesh.” – Adrian Shtuni, autor dhe studiues i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Mbështetja e SHBA-së

SHBA-ja synonte të zgjidhte rrezikun për armatim bërthamor të Iranit në rrugë diplomatike. Deri një ditë përpara sulmit izraelit, Trump këmbënguli se SHBA-ja “mbetet e përkushtuar ndaj një Rezolute Diplomatike.”

Por vetëm 14 orë pasi Izraeli nisi sulmin, Trump njoftoi se i kishte dhënë Iranit një afat 60 ditor për të arritur një marrëveshje dhe se ky afat kishte skaduar. Deklaratat e presidentit amerikan vijuan duke mos përjashtuar asnjë skenar, deri të 22 qershor kur bombardoi tre vendndodhje nukleare iraniane, përkatësisht Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Fordow gjendej thellë nën tokë dhe bombat Izraelite nuk kishin kapacitete ta shkaterrojë.

Adrian Shtuni shpjegon për Faktoje se për të dëmtuar tunelet e kompleksit Fordow, ku gjendeshin 2,700 centrifuga për pasurim uraniumi, u përdorën predha që njihen si Masive Ordinance Penetrator (MOPs) GBU-57 prej 13 Tonësh.

Këto predha i disponon vetëm SHBA-ja dhe mund të transportohen vetëm nga avionët bombardues stealth B-2 Spirit, që janë të pakapshëm nga radaret, dhe që po ashtu zotërohen vetëm nga SHBA.

Deri tani SHBA-ja ishte përfshirë në konflikt në funskione mbrojtëse, përmes kapaciteteve kundërajrore të aeroplanmbajteses USS Nimitz të marinës Amerikane dhe sistemeve mbrojtese THAAD që interceptojnë breshëritë e raketave balistike me të cilat Irani po godet Izraelin.

Sa i përket vijimit të ndërhyrjeve amerikane në Iran, Ledion Krisafi mendon se tashmë topi është në fushën e Iranit.

Nëse Irani kundërpërgjigjet ndaj objektivave amerikane në lindjen e mesme, me siguri që Amerika do vazhdojë ta godasë. Nëse nuk reagon, atëherë mbetet përgjegjesi e Izraelit të vazhdojë të shkatërrojë potencialin ushtarak të Iranit siç ka bërë deri tani.Ledion Krisafi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pas sulmit amerikan drejt Iranit, ky i fundit u përbetua se do të hakmerret ndaj SHBA-së. Por Ledion Krisafi parashikon se sido që të jetë, sulmet drejt Iranit do mbeten në fushatë ajrore si nga Izraeli ashtu edhe nga amerikanët dhe nuk ka asnjë shans që të futen trupa në terren.

Deri ku shtrihet rreziku i këtij konflikti?

Studiuesi Adrian Shtuni e vlerëson rrezikun e përhapjes së konfliktit si të konsiderueshëm. Kjo për shkak të karakterit të tij bërthamor dhe rajonal.

Rrjeti i organizatave proxy si Hezbollah, Houthi, Hamas, milicitë Islamiste në Irak e Siri etj, të financuara dhe armatosura nga Irani prej dekadash, edhe pse të dobësuara gjatë viteve të fundit nga goditjet e Izraelit, mund të sulmojnë objektiva izraelite apo amerikane dhe kjo, sipas Shtunit do sillte përhapjen e konfliktit në vendet ku këto organizata operojnë si Libani, Jemeni, Siria, Irakudhe përtej.

Ish-ambasadori shqiptar në Izrael, Tonin Gjuraj nuk parashikon një përfshirje të NATO-s në konflikt.

“Nuk besoj që NATO do përfshihet në një konflikt të tillë pasi Izraeli nuk është anëtar i NATO-s. Përfshirja e Shteteve të Bashkuara e komplikon situatën në Lindjen e Mesme sepse mund të ketë pasoja të tjera por nuk mendoj se NATO do të përfshihet.” – Tonin Gjuraj, ish ambasador i Shqipërisë në SHBA 2007 – 2009 dhe rektor i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. 

Rreziku i përhapjes së konfliktit, sipas studiuesit Shtuni, mund të marrë edhe një dimension asimetrik, që mund të manifestohet me sulme terroriste ku Garda Revolucionare e Iranit ka celula operative, duke arritur Europën, SHBA-në apo më gjerë.

Rreziku më i lartë është për sulme kibernetike, duke pasur parasysh nivelin e ulët të rrezikshmerisë për sulmuesit. Objektivat më të mundshëm në këtë rast do të ishin sektori i energjisë dhe rrjeti i shpërndarjes së elektricitetit, ujësjellsat, institucionet financiare, infrastruktura e transportit dhe shërbimet dixhitale shtetërore.” – argumenton Shtuni.

Europa dhe Shqipëria

Situata, për Ledion Krisafin, duhet të bëhet mësim për Europën. Që të respektohesh, duhet të jesh fuqi e madhe ushtarake dhe Izraeli është shembulli më i mirë i këtij mësimi, vlerëson ai.

Izraeli është një vend i vogël në Lindjen e Mesme por një fuqi e madhe botërore ushtarake. Nëse Evropa dëshiron të ndalojë veprimet e mëtejshme të Rusisë drejt vendeve Balltike për shembull, duhet që Evropa të shndërrohet në fuqi e madhe ushtarake dhe kjo bëhet përmes riarmatimit të shpejtë por dhe ndryshimit të mendësisë nga pacifizmi tek projektimi i forcës”, argumenton Krisafi.

Jo çdo gjë zgjidhet me diplomaci, përmbyll ai, sidomos me shtete si Irani dhe Rusia që diplomacinë e përdorin vetëm për spektakël.

Në fakt, të premten e 20 qershorit, faqja zyrtare e Bashkisë Tiranë nuk funksiononte. Shkak ishte një sulm kibernetik që sipas njoftimit në rrjetin social Telegram u bë nga grupi i hakerave iranianë Homeland Justice.

Nisur nga fakti se Shqipëria ka qenë viktimë e disa sulmeve kibernetike nga entitete të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit dhe si strehuese e një grupi disident Iranian, vendi duhet të shtojë vigjilencën dhe kapacitetet mbrojtëse, sidomos sa i përket infrastrukturës strategjike fizike dhe dixhitale, vlerëson Adrian Shtuni.

Përtej kësaj, fakti se Shqipëria mbështet linjën e Izraelit nuk e bën atë shënjestër të Iranit, vlerëson ish ambasadori Tonin Gjuraj.

“Nuk mendoj që Shqipëria rrezikohet nga një konflikt i tillë. Nuk besoj se është në interesin e Iranit që të hapë shumë fronte. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe gjendet nën çadrën e sigurisë së kësaj organizate”, argumenton ish ambasadori Gjuraj.

Edhe pse situata është tepër e vështirë të parashikohet, Gjuraj vlerëson se nëse Republika Islamike e Iranit do të detyrohet në javët në vijim të ulet në bisedime për një marrëveshje të re për programin bërthamor, kjo do të shënonte një arritje e madhe.

The post Si ta kuptojmë konfliktin e armatosur Izrael-Iran appeared first on Faktoje.al.

Dezinformimi për konfliktin e armatosur Izrael – Iran

18 June 2025 at 15:07

Sulmi izraelit në Iran dhe kundërpërgjigjja e këtij të fundit janë në qendër të vëmendjes së mediave botërore dhe atyre vendase. Kjo situatë ka sjellë edhe spekullime apo shpërndarje të informacioneve të paverifikuara, në rastin më të mirë, ose të pavërteta, në rastin më të keq. Arsye për këtë dezinformim shpesh bëhet dëshira për të mbledhur sa më shumë klikime, por edhe mbështetja e axhendave të caktuara nga portale anonime online.

Jona Plumbi

Në 12 qershor Izraeli sulmoi me raketa Iranin, ku objektiv u bënë objekte bërthamore, vendndodhje ushtarake dhe zyrtarë të lartë ushtarakë apo shkencëtarë bërthamorë. Irani u kundërpërgjigj me sulm ajror, duke goditur Jeruzalemin dhe Tel Avivin. Prej nisjes së konfliktit të armatosur të dy vendet kanë shkëmbyer sulme raketore të vazhdueshme ndaj njëra-tjetrës.

Situata ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore dhe atyre në Shqipëri, duke paraqitur zhvillimet kohë pas kohe. Në situata të tilla konfliktesh, si ajo mes Rusisë dhe Ukrainës apo Izraelit dhe Gazas, marrja e informacioneve të verifikuara vështirësohet për shkak të dinamikave të vazhdueshme, por edhe mungesës së burimeve të drejtpërdrejta nga vendngjarja. 

Njëkohësisht, në situata të tilla pasigurie, mediat shpesh kapitalizojnë emocionet e qytetarëve dhe përhapin informacione të nxjerra jashtë konteksti, apo krejtësisht të pavërteta. 

Kjo ndodhi edhe pas nisjes së konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Iranit. Qëllimi shpesh është marrja e sa më shumë klikimeve duke përhapur tituj abuzivë apo informacione të paverifikuara apo pa kontekst. Pavarësisht kësaj, nuk përjashtohen edhe raste të mediave që mbështesin agjenda të caktuara.

Lajme dezinformuese

Një nga mediat që ka përhapur lajme të pavërteta është Petravu. Në 15 qershor ky portal ka shpërndarë një publikim ku njoftonte se “Shqipëria po sulmohet nga Irani”.

Në shkrim, në asnjë moment nuk flitet për sulm të Iranit ndaj Shqipërisë siç sugjestionon titulli. Përkundrazi. Artikulli citon ekspertë që kanë analizuar situatën në media të tjera duke shpjeguar se në fakt Shqipëria nuk është e rrezikuar nga një sulm i armatosur nga Irani.

Dy ditë më vonë, në 17 qershor, e njëjta media tha se “Irani u bë gati të godiste Shqipërinë me raketa”.

Lajmi citon një intervistë që Xhavit Shala, ekspert sigurie ka dhënë për një televizion tjeter. Shala në intervistë deklaroi se “Irani do të godiste me raketa Shqipërinë në vitin 2023” pas strehimit të opozitës iraniane në Manzë të Durrësit. Si provë të vërtetësisë së deklaratave të tij, Shala citon publikimin e planit për sulm në një gazetë Iraniane. Portali Petravu e ka shpërndarë këtë lajm me një titull abuzues që nuk jep kontekst, duke krijuar iluzionin se në fakt bëhet fjalë për situatën aktuale.

Informacionet e publikuara nga kjo faqe, shpërndahen në rrjetin social Facebook nga nje profil me një emër që nuk përputhet me atë të vetë portalit, të quajtur “Histori Shqiptare”.

Përhapje e propagandave shtetërore

Një tjetër formë keqinformimi e përhapur lidhur me konfliktin e armatosur Izrael – Iran është përhapur nga media të cilat i kanë dhënë zë propagandës izraelite.

Ky publikim u përdor nga disa media për të përhapur shqetësimin se Europa dhe Shqipëria mund të jetë në rrezik.

Mungesën e profesionalizmit të stafit në media e sheh problematike edhe Erjon Tase, drejtues i Akademisë së Studimeve Politike. Kjo, sipas tij, i shtyn mediat të jenë të ekspozuara ndaj propagandave qeveritare.

Për fat të keq mediat nuk kanë profesionalizmin e duhur pjesë të stafeve të tyre, si gazetarë me eksperiencë, njohës të zhvillimeve ndërkombëtare komplekse apo edhe rishikimin editorial të nevojshëm për të kontrolluar përmbajtjen që ato publikojnë” – Erjon Tase, studiues.

Lutfi Dervishi, gazetar dhe pedagog i gazetarise hulumtuese shpjegon se mungesa e korrespondentëve në terren apo gazetarëve hulumtues dhe verifikues, i shtyn mediat të përdorin materiale të gatshme nga agjensi lajmesh ndërkombëtare ose nga burime zyrtare që kanë interesa të qarta propagandistike.

Për pasojë, propagandat shtetërore, qofshin ato të Izraelit, Iranit apo vendeve të tjera të përfshira depërtojnë lehtësisht në narrativat lokale, sidomos kur mungon analiza kritike dhe verifikimi. Ky është varianti më i mirë sepse disa media marrin materiale nga rrjetet sociale apo media bulevardeske” – Lutfi Dervishi, gazetar.

Karrema klikimesh

Arsyeja kryesore për përhapjen e dezinformimit është lufta për klikime, sipas Lutfi Dervishit.

Frika, ndjeshmëria dhe mungesa e burimeve të verifikimit të publikut janë ushqim ‘perfekt’ për mediat sidomos kur ka ngjarje të madhe si lufta dhe lufta si kjo mes Izraelit dhe Iranit ngjall interes dhe shkakton emocione të forta” – shpjegon Dervishi.

I një mendimi është edhe Erjon Tase sipas të cilit mediat zgjedhin tituj apo përmbajtje që shtrembërojnë realitetin apo ekzagjerojnë rrezikun e konflikteve që ndodhin larg Shqipërisë.

Ky ishte rasti i një publikimi të identifikuar si keqinformues nga Faktoje, nga portali 5pyetjet.al që shpërndau një intervistë lidhur me çfarë pritet nga ky konflikt duke përdorur një titull bombastik, që nuk lidhet aspak me përmbajtjen e intervistës.

“Shqipëria merr goditjen e parë nga raketat Izrael-Iran/ Gjenerali: Sa orë reziston vendin ynë?”, shkruan 5pyetjet.al.

Ajo të cilës i referohet intervista duket të jetë një “goditje” e mundshme ekonomike për shkak të rritjes së çmimit të naftës apo produkteve të tjera dhe në asnjë moment një goditje e parë nga raketat e Izraelit apo Iranit.

Një pjesë e mediave, sipas gazetarit Pandi Gjata, e kanë në axhendë këtë linjë dizinformimi dhe propagandë, një pjesë e bën për klikime ndërsa një pjesë tjetër nuk kanë njerëz të kualifikuar për këtë zhvillim të rëndësishëm global, ashtu sic ishte edhe në rastin e luftës në Ukrainë.

Përhapja e titujve bombastik është sipas gazetarit Pandi Gjata një nga problemet më të mëdha të mediave shqiptare, kryesisht atyre online.

Përkthejnë lajme nga media të huaja jo serioze, raportojnë të pavërteta, japin edhe alarmin për Shqipërinë sikur është objektiv i Iranit në këtë konflikt. Shtrembërojnë deklarata të ekspertëve dhe i aktualizojnë me ditët e sotme” – Pandi Gjata, gazetar.

Arsyet që i shtyjne mediat të bien pre e lajmeve të pavërteta janë të shumta, sipas Lutfi Dervishit.

Mungesa e redaksive profesionale, ulja e standardeve etike, presioni i kohës për të qenë të parët me një lajm, tendenca për t’u bërë viral dhe varësia nga përkthime automatike ose burime të pakontrolluara në internet e rrjete sociale. Gjithashtu sensacionalizmi ndihmohet edhe nga algoritmet, që përforcojnë shpërndarjen e lajmeve të pasakta” – përfundon ai.

Keqinterpretimi i situatave kritike gjeopolitike apo shoqërore është një fenomen tashmë i vjetër në media, veçanërisht ato online. Përhapja e dezinformatave dëmton lexuesin i cili jo gjithmonë është i pajisur me njohuritë e duhura për të verifikuar informacionin që lexon. Kjo për pasojë sjell jo vetëm konfuzion por edhe polarizim të qëndrimeve të qytetarëve, si dhe ulje të besueshmërisë tek mediat. Për këto arsye pasqyrimi sa më “besnik” i informacionit veçanërisht në kohë krizash është thelbësor për një shoqëri të mirëinformuar.

The post Dezinformimi për konfliktin e armatosur Izrael – Iran appeared first on Faktoje.al.

Partia e re e Elon Musk pas sherrit me Trump, ende një propozim

12 June 2025 at 12:05

Përplasja mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe biznesmenit Elon Musk pas largimit të këtij të fundit nga Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë – DOGE – është bërë shkak për përhapjen e shumë dezinformatave, kryesisht në gjuhën angleze. Por një lajm, i lidhur me një sondazh që Musk bëri në rrjetin social X ka shkaktuar përhapjen e informacioneve të pavërteta edhe në Shqipëri.

Bëhet fjalë për lajmin se Elon Musk ka themeluar një parti të re politike. Lajmi u përhap në shumë media shqipfolëse, të cilat pretendojnë se tashmë është themeluar partia “Amerika”.

Në fakt e verteta qëndron ndryshe.

Gjithçka nisi në 5 qershor kur Elon Musk publikoi një pyetsor në rrjetin e tij social X, ku pyeste ndjekësit e tij nëse është koha për të krijuar një parti të re politike që vërtetë të përfaqësojë 80% të qytetarëve që ndodhen në mes.

Më shumë se 5 milionë e gjysmë ndjekës të Elon Musk votuan në sondazh. 80% e tyre votuan “Po”.

Kjo u interpretua si shenjë e fatit nga biznesmeni.

Njerëzit folën – shkruajti ai në 7 qershor – një parti e re politike është e domosdoshme në Amerikë për të përfaqësuar ata 80% që ndodhen në mes.

Dhe ekzaktësisht 80% janë dakord, përfundoi Musk në postimin e tij.

Po në datën 7 qershor ai shpërndau një emër për partinë e re – “Partia Amerikë”

Por procedura që duhet ndjekur për të krijuar një parti të re politike në SHBA kërkon kohë dhe shumë punë që ndërthur regjistrimin në gjykatë, institucione federale dhe më pas në të gjithë shtetet e SHBA-së ku partia do të veprojë.

Vetëm hapi i parë, që është regjistrimi i Komitetit të Partisë në Komisionin Zgjedhor federal kërkon 1-2 javë, ndërsa hapat e mëtejshëm ku përfshihet edhe plotësimi i kushteve të ndryshme të shteteve ku partia do të regjistrohet, kërkojnë edhe më shumë kohë.

Ende asnjë provë se sulmi kibernetik ndaj RTSH-së u krye nga hakera serbë

11 June 2025 at 14:18

Faqja zyrtare në rrjet dhe llogaritë në rrjete sociale të Radio Televizionit Shqiptar ranë pre e një sulmi kibernetik në Maj 2025. Sipas mediave, kryesisht atyre nga Kosova, por edhe në Shqipëri, sulmi erdhi nga hackera serbë. Ky përfundim duket se u arrit nisur nga mesazhi që hackerat shpërndanë në faqet zyrtare të RTSH. Aty u shfaq harta e Kosovës, mbuluar nga flamuri serb dhe fjalët “Kosova është Serbi”. Në fakt, institucionet në Shqipëri thanë për Faktoje se ngjarja është ende duke u hetuar dhe se nuk disponohen informacione zyrtare mbi identitetin e këtij sulmi kibernetik.

Jona Plumbi

Në datën 19 Maj, faqja zyrtare e Radio Televizionit Shqipëtar, transmetuesi shtetëror në vend, ranë pre e një sulmi kibernetik. Në faqet zyrtare dhe llogaritë në facebook dhe Instagram të RTSH-së u shfaq harta e Kosovës e mbuluar nga flamuri serb dhe mesazhi “Kosova është Serbi”.

Lajmi u përhap me shpejtësi.

RTSH shperndau një njoftim ku lajmëroi se “llogaria ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar pastime të paautorizuara”.

Po punojmë për të rikthyer sigurinë dhe për të fshirë çdo përmbajtje të papërshtatshme. Ju këshillojmë të mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe të raportoni çdo aktivitet të pazakontë.” – shkruante njoftimi i RTSH i publikur në rrjetet sociale të transmetuesit.

Ky publikim tashmë nuk gjendet në faqen zyrtare të RTSH-së.

Ndërkohë me një kërkim ne rrjet rezulton se publikimet e paautorizuara kanë vazhduar edhe disa ditë pas sulmit fillestar.

Në 24 Maj u shpërnda ky publikim:

Publikimet përsëri shpërndanin të njëjtin mesazh dhe përsërisnin narrativën serbe të “abuzimit të popullit serb”.

Disa media në Shqipëri por edhe Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, njoftuan se sulmi kishte ardhur nga hakera serbë.

Në fakt, pretendimi se sulmi kibernetik ka ardhur nga Serbia është i pavërtetuar. Pavarësisht se mesazhet e shpërndara përputhen me narrativën e pushtetarëve serb, në fakt nuk ka ende asnjë verifikim për autorësinë e sulmit.

Faktoje u interesua pranë Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike lidhur me ngjarjen. Në përgjigjen e saj AKSK njoftoi se “aktualisht nuk disponohen informacione zyrtare mbi identitetin e autorëve të këtij sulmi kibernetik”.

Në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm në platformat e inteligjencës kibernetike, nuk ka ende një atribuim zyrtar që lidhet me përfshirjen e ndonje shteti specifik, përfshi Serbinë.” – sqaroi AKSK për Faktoje.

Nisur nga ky informacion mund të dalim në përfundimin se pretendimi i ngritur nga mediat, të cilat njoftonin se sulmi kibernetik ndaj RTSH-së ishte kryer nga hackera serbë, është i paprovuar dhe keqinformues.

Jehona e “përshkallëzimit” të tensioneve: Si fabrikohen kriza mes Serbisë dhe Kosovës

4 June 2025 at 16:00

Në skenën gjeopolitike ballkanike, udhëheqësit serbë kanë zhvilluar ndër vite një strategji të qëndrueshme për të krijuar kriza të herpashershme.  Këto episode, që nuk janë të pakta, shpesh shoqërohen nga një mbulim mediatik spekulativ duke ushqyer një narrativë të vazhdueshme pasigurie në rajon.

Rasti më i fundit ishte në Beograd, ku u mblodh Këshilli i Sigurisë së Serbisë. Sipas mediave në Shqipëri, Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë të veprojë kundër Kosovës.

Në fakt, me një kërkim në rrjet rezulton se shefi i Shtabit të ushtrisë në Serbi, Milan Mojsilovic konfirmoi se ishin dhënë urdhra për Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ushtrinë, por detajet konkrete nuk u bënë pubike.

Në Këshillin e Sigurimit u diskutua për keqtrajtimin e paprecedent të serbëve në Kosovë, dhe përdorimi i lëvizjeve të njëanshme që rrezikojnë jetën e serbëve ka dalë në pah në një kuptim shtrëngues, dhe kjo çështje ka merituar plotësisht vëmendjen jo vetëm të anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, deklaroi për mediat shefi i shtabit të ushtrisë Serbe.

Pavarësisht këtij refreni (të vjetër) të Serbisë për keqtrajtimin e pretenduar të serbëve në Kosovë, në fakt deklarata e Mojsilovic nuk përmbante asnjë kërcënim dhe në asnjë moment nuk u njoftua që ushtria e serbisë të jetë urdhëruar të veprojë ndaj Kosovës.

Nikola Petrovic nga fondacioni ISAC në Serbi shpegon se udhëzimet e dhëna edhe pse janë sekrete, janë gjithmonë të njëjta dhe kërkojnë që situata në Kosovë të monitorohet dhe të vijojë bllokimi i marrjes së mbështetjes ndërkombëtare nga Kosova, gjë që e bën Ministrinë e Punëve të Jashtme edhe më të rëndësishme se ushtrinë.

Serbia është plotësisht e vetëdijshme se të vetmet dy gjëra që e mbajnë Kosovën pjesë të Serbisë (de jure) janë rezoluta 1244 e OKB-së dhe marrëveshja e Kumanovës, kështu që nuk do të fillojë asnjë veprim (dhe sidomos asnjë veprim ushtarak) kundër Kosovës për sa kohë që ka trupa ndërkombëtare atje”  shpjegon Petrovic për Faktoje.

Edhe studiuesi i politikave nderkombetare, Ledion Krisafi e sheh të pamundur nisjen e një konflikti të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë për sa kohë në Kosovë është KFOR-i.

Elita politike serbe e di shumë mire që çdo përpjekje për konflikt në Kosovë është përballje me NATO-n, gjë që Serbisë do i kushtonte shumë. Kjo nuk përjashton incidente si ai i Banjskës të përgatitura nga grupe paramilitare, por sot si KFOR si policia e Kosovës është më e përgatitur për raste të atilla”  tha Kristafi për Faktoje. 

Në fakt, tema kryesore e mbledhjes ishte një tjetër. Një dokument jozyrtar franko-gjerman mbi Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Republikën Serbe.

Krisafi shpjegon për Faktoje se kjo është një përpjekje e Gjermanisë dhe Francës për të hequr disa të drejta të Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, gjë që tregon se ndoshta mund të ketë levizje edhe në rastin e Kosovës për t’i bërë presion Serbisë për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

“Elita politike serbe rreth Vuçiçit e lidh këtë me idenë që protestat e studentëve në Serbi mbështeten pikërisht nga Perëndimi që po vepron kundër serbëve në Bosnje dhe Kosovë dhe rrjedhimisht dhe kundër qeverisë së Vuçiçit. Është një skemë e ndërlikuar që ka si qëllim kryesor të shpëtojë Vuçiçin nga protestat dhe nga një humbje e mundshme e zgjedhjeve të ardhshme”  argumenton ai.

Sa i përket pretendimit për “keqtrajtim” të serbëve në Kosovë, ky episod nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një narrative të përsëritur që përdoret nga zyrtarët serbë. Portretizimi i Kosovës si një kërcenim i përhershëm për serbët shpërben si një mjet strategjik për të justifikuar qëndrimet ushtarake dhe për të mobilizuar mbështetjen e brendshme.

Në një masë të madhe është për konsum të brendshëm, për të treguar që Serbia qëndron e fortë në mbështetje të serbëve në Kosovë, pavarësisht se praktikisht nuk ka asnjë fuqi më në Kosovë. Sidomos në këtë periudhë të vështirë për Vuçiçin ka nevojë të tregojë vendosmëri,” shpjegon Krisafi për Faktoje.

Pavarësisht fabrikimeve të vazhdueshme të krizave dhe narrativës që Serbia kërkon të ngrejë kundër shtetit të Kosovës për përfitimet e saj politike, mediat duhet të qëndrojnë neutrale dhe të mos përcjellin këtë jeohnë, veçanërisht kur ajo nuk është aspak e bazuar në veprime konkrete të shtetit serb. Mbajtja gjallë e narrativës serbe vetëm sa nxit përshkallëzim të mëtejshëm të përplasjes mes dy vendeve dhe nuk ndihmon në informimin e lexuesve mbi atë çka ndodh në të vërtetë.

Plani i veprimit për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit

By: FAKTOJE
23 May 2025 at 13:03

Fondacioni Metamorphosis dhe Rrjeti Kundër Dezinformimit për Ballkanin (ADN-Balkans), përmes një procesi ndërdisiplinor të konsultimeve të gjera në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe rajonalë, përfshirë konferencën ndërkombëtare “Së Bashku për të Vërtetën: Qasje Gjithëpërfshirëse e Shoqërisë për të Mbrojtur Demokracinë”, të mbajtur në prill 2025 në Shkup, hartuan një dokument për mbajtjen e një qëndrimi: Plani i veprimit për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit

Keqpërdorimi sistematik i hapësirës informative përmes fushatave të dezinformimit përshpejton erozionin e besimit publik, duke çuar drejt një krize të sistemit demokratik. Ballkani Perëndimor, si një nga rajonet më të ndjeshme në Evropë, përballet me sfida serioze në ruajtjen e integritetit të institucioneve dhe proceseve demokratike, për shkak të mungesës së rregullimit të harmonizuar me institucionet evropiane. Për këtë arsye, Fondacioni Metamorphosis dhe ADN-Balkans kanë zhvilluar:

Plani i Veprimit për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit, i bazuar në elementët kyç vijues:

  • Qasja gjithëpërfshirëse e shoqërisë: Përfshirja e institucioneve shtetërore, mediave, organizatave të shoqërisë civile, komunitetit akademik dhe sektorit privat në një qasje të përbashkët dhe të koordinuar për mbrojtjen e rendit demokratik.
  • Veprim i koordinuar: Aktivitetet e sinkronizuara në nivel kombëtar, rajonal dheevropian, të bazuara në bashkëpunim të ngushtë dhe shkëmbim informacioni midis të gjithë aktorëve demokratikë.
  • Buxhetim proporcional: Sigurimi i burimeve financiare në përpjesëtim me investimet e aktorëve antidemokratikë.
  • Te vepruarit nw mwnyrw strategjike: Fokusimi në kuptimin e qëllimeve dhe strategjive pas fushatave manipulimi, me përparësi për një qasje analitike dhe reagim të saktë.
  • Qasje e përbashkët rajonale dhe strategji e përbashkët: Formulimi dhe zbatimi i një strategjie të përbashkët rajonale për përballimin e kërcënimeve informative, që bashkon përpjekjet e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një qasje e tillë e koordinuar është në përputhje me proceset e integrimit euroatlantik, që përfshijnë ndërtimin e mekanizmave të qëndrueshmërisë në nivel kombëtar, si përgjigje ndaj nevojave të brendshme dhe si detyrim në kuadër të procesit të integrimit në BE, në fushat e lirisë së shprehjes dhe të politikave të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të acquis-së evropiane.

Zbatimi i këtij plani kontribuon në realizimin e prioriteteve afatgjata:

  • Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve përmes forcimit institucional, vendosjes së mekanizmave të monitorimit dhe reagimit të shpejtë, si dhe mbrojtjes së qytetarëve nga përmbajtjet manipuluese në platformat teknologjike.
  • Rregullimi i platformave digjitale online: Vendosja e një kuadri ligjor për transparencën e algoritmeve, përgjegjësinë për shpërndarjen e përmbajtjes së dëmshme dhe mbrojtjen e përdoruesve, veçanërisht të miturve, përmes harmonizimit të menjëhershëm me rregulloret e Bashkimit Evropian, kryesisht Aktin për Lirinë e Medias dhe Aktin për Shërbimet Digjitale.
  • Ndëprerja financiare e dezinformimit: Nxitja e integritetit të informacionit përmes ndërprerjes së financimit të burimeve dezinformuese dhe promovimit të praktikave etike të medias.

Dokumenti pwr mbajtjen e qëndrimit: Plani i veprimit për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit propozon një zgjidhje përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse të shoqërisë, që nënkupton veprim të integruar nga të gjithë aktorët shoqërorë për të forcuar qëndrueshmërinë ndaj manipulimeve informative dhe ndikimeve të huaja. Shoqëritë demokratike në rajonin e Ballkanit mund të zhvillojnë një qëndrueshmëri efektive ndaj kërcënimeve informative vetëm përmes një qasjeje sistemike, të koordinuar dhe afatgjatë, duke siguruar mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve për të marrë vendime të informuara në një ambient transparent dhe demokratik.

Shkarkoni dokumentin e qëndrimit këtu.

The post Plani i veprimit për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit appeared first on Faktoje.al.

Zgjedhjet në Shqipëri marrin nuanca ndërkombëtare: Trump, Soros dhe një strateg i ri në Tiranë

29 April 2025 at 16:06

Dy media ndërkombëtare, Fox News dhe Politico, kanë hedhur vështrimin mbi arenën politike shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare, duke e interpretuar përplasjen Rama-Berisha si reflektim të tensioneve gjeopolitike që tejkalojnë kufijtë kombëtarë. Fox News paraqet përballjen si një luftë me tone ideologjike mes ish-Presidentit amerikan Donald Trump dhe filantropit George Soros, ndërsa Politico e sheh situatën si një pasqyrim të fërkimeve strategjike mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, me ndikim të mundshëm në rrugën europiane të Shqipërisë.

Por ekspertët, të intervistuar nga Faktoje, e konsiderojnë këtë krahasim të nxitur më shumë nga taktikat elektorale sesa nga realitetet politike, dhe vlerësojnë se ai nuk përbën kërcënim real për integrimin europian të vendit.

Një Përballje “Trump vs Soros” në versionin shqiptar?

Fox News njihet për një linjë editoriale konservatore, duke mbështetur shpesh politikanë dhe politika të Partisë Republikane. Kjo media ka qenë veçanërisht mbështetëse ndaj Donald Trump gjatë presidencës së tij dhe kritike ndaj Partisë Demokratike dhe mediave liberale.

analizën e Fox News për zgjedhjet në Shqipëri, autorja Beth Bailey sugjeron se gara politike në Shqipëri është kthyer në një përfaqësim indirekt të përplasjes mes Donald Trump dhe George Soros. Ajo thekson praninë e Chris LaCivitas, strategut të fushatës së Trump, në ekipin e Sali Berishës, ndërsa rikujton lidhjet e njohura mes kryeministrit Edi Rama dhe familjes Soros.

LaCivitas e përforcoi këtë narrativë, duke deklaruar për Fox News se Berisha është “një mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe… do të bashkëpunonte me sukses me Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara”, duke e cilësuar Ramën si “kukull të George Soros”.

Marrëdhënia e Ramës me Soros është e dokumentuar dhe publike. Kryeministri e ka theksuar shpesh afërsinë e tij me George Soros dhe veçanërisht me të birin, Alex Soros, me të cilin është fotografuar në mënyrë të përsëritur gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, për analistët politikë shqiptarë, ky paralelizëm është artificial. Sipas Adrian Shtunit, ekspert i politikës ndërkombëtare dhe botues, qëllimi i Berishës për t’u pozicionuar në të njëjtën linjë me Trump është i qartë dhe i qëllimshëm: “Ai huazon slogane dhe mesazhe politike pothuajse identike,” thotë Shtuni, duke nënvizuar tri arsye kyçe pas kësaj strategjie.

Së pari, sipas tij, është dëshira për të replikuar në Shqipëri fitoren e Trump në SHBA: “Nëse ka funksionuar për republikanët në SHBA, duhet të funksionojë edhe në Shqipëri për të djathtën.” Në fakt, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, Trump arriti të mposhtë Kamala Harris me mbi 2 milionë vota diferencë.

Edhe pse në Shqipëri sondazhet nuk pasqyrojnë të njëjtën prirje, të dhënat nga Barometri i Euronews Albania tregojnë se Berisha ka shënuar rritje të   pëlqyeshmërisë së figurës së tij nga janari në prill.

Së dyti, sipas Shtunit, është përpjekja për të paraqitur konfliktin lokal si pjesë të një përplasjeje ideologjike më të gjerë midis së djathtës anti-globaliste dhe së majtës globaliste.

“Qëllimi është për ta projektuar përballjen Rama-Berisha si pjesë e përplasjes ideologjike mes të djathtës së fortë antiglobaliste apo Trumpizmit në një anë, dhe të majtës globaliste në SHBA dhe Evropë që shpesh përfaqësohet nga Soros” – Adrian Shtuni, studiues.

Kjo, sipas tij, çon edhe një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj elektoratit: “partneri jonë ideologjik fitoi në SHBA; ne jemi me fituesin; votoni ata që janë me fituesin”, shpjegon Shtuni.

Së treti, dhe më personalja: “Kjo është një përpjekje e Berishës për të sinjalizuar afërsi ideologjike me Trump dhe për të kërkuar rishikimin e shpalljes non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit,” sipas Shtunit.

“Në fund të fundit imitimi është forma më e lartë e komplimentit dhe mendoj se z.Berisha dhe poli i tij politik po mundohen të pozicionohen strategjikisht sa më sipër, duke shfrytëzuar edhe këshillat, përvojën dhe lidhjet që ofron z.LaCivitas”, argumenton ai.

Edhe Ledion Krisafi, njohës i politikës ndërkombëtare, bie dakord me këtë vlerësim, duke vënë në dukje se Berisha në të kaluarën ka pasur lidhje me rrjetin e Soros dhe se distancimi i tij i tanishëm është strategjik: “Berisha është bërë anti-sorosian i kohëve të fundit vetëm me qëllim për t’i bërë përshtypje Trumpit që t’i heqë non gratën,” thekson Krisafi.

Për Krisafin, huazimi i ideve të Trump-it nga Berisha është thjesht një kalkulim personal: “Shumica e këtyre ideve nuk kanë asnjë lidhje me realitetin politik dhe social në Shqipëri. Është vetëm për të bërë përshtypje” Megjithatë, ai e konsideron fakt pozitiv për Berishën që një media si Fox News i ka dhënë vëmendje këtij krahasimi.

“Gjithsesi, nuk mendoj se kjo do të ndikojë realisht në zgjedhjet shqiptare. Kjo është një betejë personale e Berishës për të hequr non-gratën dhe nuk ndryshon faktin që shumica e shqiptarëve nuk e shohin atë si kryeministër të ardhshëm.” – Ledion Krisafi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Politico dhe tensionet BE–SHBA: Një Shqipëri në mes

Politico në anën tjetër një burim profesional dhe relativisht i balancuar, shpesh mund të përceptohet si më afër qëndrimeve liberale apo të qendrës së majtë në spektrin politik amerikan Artikulli i Politico ofron një tjetër interpretim të dinamikës elektorale në Shqipëri. Gara mes Ramës dhe Berishës shihet si pasqyrë e mundshme mes tensioneve mes BE-së dhe SHBA-së në kuadër të “luftës tregtare” transatlantike, duke sugjeruar se rreshtimi i Shqipërisë me politikat ekonomike të Brukselit mund të sjellë sfida në marrëdhëniet me Uashingtonin.

Geron Kamberi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare shpjegon se edhe pse “krisja” e marrëdhënieve mes SHBA dhe BE është aty, ajo nuk sjell ndonjë pasojë për Shqipërinë pasi kjo e fundit nuk ka rol në rikonfigurimin e ri të marrëdhënieve transatlantike.

Nëse këto dallime do të thellohen në të ardhmen e që mund të shkojnë vecanërisht drejt asaj që mund të quhet një ‘Nato europiane’, atëherë Shqipëria si vend kandidat apo vend anëtar i mundshëm i BE do të duhet të bëjë përllogaritjet e saj të interesit strategjik e diplomatik”  – Geron Kamberi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas Adrian Shtunit situata nuk përbën një kërcënim real: “Unë nuk parashoh që përplasja mbi tarifat mes BE-së dhe SHBA-së do të ketë ndikim negativ në marrëdhëniet SHBA–Shqipëri. Edhe vetë vendet e BE-së nuk kanë një qëndrim të unifikuar mbi këtë çështje, prandaj nuk mendoj se do të kërkonin me ngulm një pozicion të caktuar nga Shqipëria

Sipas tij, palët do të arrijnë një marrëveshje pragmatiste që do të rikthejë ekuilibrin tregtar. Këtë pikëpamje e ndan edhe Krisafi: “Lufta tregtare nuk do zgjasë shumë. Efektet e saj tashmë janë të dukshme në bursa dhe tregti. SHBA nuk po përfiton realisht, ndaj mendoj se një marrëveshje do të arrihet shpejt, pa e vendosur Shqipërinë në pozitën e zgjedhjes mes dy aleatëve

Një tjetër garant, sipas Geron Kamberit, është edhe “objektivi strategjik i Shqipërisë për anëtarësim në BE, që ka qenë i palëkundur në të gjitha partitë politike në vend ndërkohë që dy partitë kryesore (PS dhe PD) shpesh i kanë shndërruar fushatat elektorale në “pista të Formula Uno” se kush kishte “makinën më të shpejtë të premtimeve” për ta anëtarësuar Shqipërinë me BE.

The post Zgjedhjet në Shqipëri marrin nuanca ndërkombëtare: Trump, Soros dhe një strateg i ri në Tiranë appeared first on Faktoje.al.

Këto pamje nuk i përkasin demonstratave pro-ruse në Europë

25 April 2025 at 11:27

Pretendimi: Këto foto tregojnë demonstrata pro-ruse që u mbajtën në mbarë Europën në mars 2025

Verdikti: E pavërtetë

——————————————-

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullojnë disa foto që pretendohet se tregojnë demonstrata pro-ruse të mbajtura në mars 2025 në Europë.

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit të imazheve Google Lens, Faktoje gjeti se ky pretendim është i pavërtetë.

Foto e parë nga e majta është shkrepur në Mars 2022 në Beograd, kur rreth njëmijë demonstrues pro-rusë dolën në rrugë për të shprehur mbështetjen e tyre për pushtimin rus të Ukrainës.

Foto e mesit është nga 10 prilli 2022, gjatë një demonstrate që u zhvillua nën moton “Kundër provokimit dhe diskriminimit të bashkëqytetarëve rusishtfolës/kundër luftës. Për paqe” në Frankfurt, Gjermani.

Foto në krahun e djathtë është shkrepur në Moskë në Korrik 2019. Ajo tregon një protestë që mblodhi mbi 20 mijë qytetarë rusë për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të drejta në Rusi. 

Protestuesit po kërkonin që kandidatëve të opozitës t’u lejohej të regjistroheshin për zgjedhjet e shtatorit 2019. Autoritetet ruse kishin refuzuar t’i regjistronin ato pavarësisht se secili kandidat kishte mbledhur minimumin e 5000 nënshkrimeve të nevojshme për t’u kualifikuar për të kandiduar. Aktivistët kundër qeverisë së presidentit Putin thanë se autoritetet, në mënyrë të padrejtë, i kishin shpallur të pavlefshme nënshkrimet e mbështetësve. Rreth 30 kandidatëve iu ndalua të garojnë.

The post Këto pamje nuk i përkasin demonstratave pro-ruse në Europë appeared first on Faktoje.al.

Narrativat e Musk për emigrimin masiv, të pabazuara në studime

By: FAKTOJE
20 April 2025 at 16:00

Nga Barbara Halla- Më 5 prill, Elon Musk bëri një paraqitje virtuale në kongresin e partisë italiane Lega Nord, ku u përqëndrua tek nje retorikë kundër emigrantëve. Në mediat shqiptare, fjalimi anti-emigrant i Musk u shpërnda si fakt i kryer, pa marrë parasysh kontekstin në të cilin ky fjalim u dha apo historinë e Musk si një figurë që shpesh shpërndan dezinformim për hir të axhendës së tij politike dhe ekonomike. Për më tepër, narrativat e Musk kundra emigrantëve nuk mbështeten nga studimet e kryera mbi fenomenin në fjalë.

Prej vitesh tashmë, Elon Musk ka përdorur si pasurinë e tij dhe platformën dixhitale X (që më parë quhej Twitter) për të shpërndarë pikëpamje që i përputhen të djathtës ekstreme dhe për të shpërndarë keqinformata. Sipas revistës amerikane Rolling Stones, Musk dhe X (platforma që bleu në 2022) janë në krye të listës për shpërndarjen e dizinformimit në mediat sociale. Për shembull, në Mars 2020, pak para se Covid-19 të shpërthente fuqishëm në të gjithë botën, Musk tha se rastet e infektimit kishin rënë ndjeshëm, edhe kur çdo studim tregonte të kundërtën.

Ky konstatim është mbështetur edhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian. Që prej shtatorit 2023, zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova, tha se rrjeti social  është burimi më i madh i lajmeve të rreme dhe që atëherë BE-ja i kërkoi pronarit Elon Musk të respektojë ligjet e bllokut që synojnë të luftojnë dezinformimin. Dezinformimi i përhapur nga Musk dhe X ishin shumë të rëndësishme edhe përgjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA, ku Musk shpenzoi më shumë se $290 milion dollarë.

Fushata

Musk ka vazhduar fushatën e tij përtej SHBA-ve. Në dhjetor 2024, Musk shkroi një opinion ku mbështeti partinë e ekstremit të djathtë AfD në Gjermani, dhe në janar—pak para zgjedhjeve në Gjermani, ai po ashtu mori pjesë në një tubim të AfD-së, po në mënyrë virtuale. Përgjatë këtij fjalimi në 25 janar 2025, Musk u fokusua tek çështja e emigracionit, duke u vendosur kundra multikulturalizmit, dhe duke i thënë pjesëmarrësve të mos fokusohen së tepërmi tek e shkuara, duke iu referuar Holokaustit dhe përgjegjësisë së Gjermanisë për genocidin e kryer ndaj hebrenjve.

Musk ka vijuar fushatën e tij edhe në Itali, ku me datë 5 prill foli përgjatë kongresit të partisë së djathtë Lega Nord, e cila (së bashku me partitë Fratelli d’Italia and Cinque Stelle) është parë si pjesë e rritjes politike të të djathtës ekstreme në Itali. Edhe përgjatë këtij kongresi, Musk foli për luftën në Ukrainë duke pretenduar se Presidenti Trump do paqe dhe akuzoi ata që kanë kërkuar që platforma X të jetë më e kujdesshme ndaj dezinformimit dhe postimeve që përmbajnë gjuhë urrejtje si persona që nuk e duan lirinë e fjalës.

Por për pjesën kryesore, Musk u përqendrua tek tema e emigrimit, duke pretenduar se “emigrimi në masë është një çmenduri, dhe do të çojë në shkatërrimin e çdo vendi që do ta pranojë. Një vend që e pranon këtë do të zhduket në të ardhmen” Për më tepër, Musk akuzoi emigrantët se ata sjellin terrorizëm: “Me terrorizmin si përfundim do të shohim vrasje në masë në Europë. Miqtë, familja juaj, të gjithë do të jenë në rrezik,” tha ai.

Studimet

Ka disa probleme me fjalimin e Musk. Së pari, është fantazma e frikshme e emigrimit në masë, që në rastin e Italisë bëhet fjalë për emigrantët nga Afrika, sidomos Afrika nën-Sahariane. Por, siç e tregojnë shifrat e fundit, vetëm 14.5% e emigrantëve global vijnë nga Afrika. 22.5% vijnë nga Europa dhe rreth 41% vijnë nga Azia. Për më tepër, sipas studimeve të tjera, rritja në numrin e emigrantëve vjen dhe si pasojë e rritjes në numrin e popullsisë në përgjithësi dhe nuk ka një problem me “emigrimin në masë” Edhe në rastin e SHBA-së, përqindja e popullsisë që janë emigrantë është tek rreth 14.3% që ka qënë në rritje që prej vitit 1970, po që është prapë historikisht jo më shumë se për shembull në fund të shekullit të 19-të, kur emigrantët nga Europa lëvizën për në SHBA.

Pjesa e dytë e pretendimit të Musk ka të bëjë me mitin që numri i lartë i emigrantëve çon në rritjen e dhunës, apo rasteve terroriste në Perëndim. Ka studime të shumta që hedhin poshtë këtë lidhje midis emigrantëve dhe dhunës. Sipas një studimi të fundit, emigrantët kanë 30% më pak shans që të burgosen sesa Amerikanët e bardhë, dhe 60% më pak se Afro-Amerikanët (të cilët, për arsye të ndryshme shoqërore, burgosen më shpesh edhe për krime të ngjashme me personat e bardhë). Këshilli Amerikan mbi Emigracionin tregon se me rritjen e emigrantëve duke filluar nga vitet 1980, ka ardhur dhe ulja e krimeve në popullsi në përgjithësi. Kjo nuk do të thotë që rritja e numrit të emigrantëve ka çuar në uljen e krimit, por tregon që numri i emigrantëve nuk shkakton krim.

E djathta ekstreme

Musk, si dhe figura të tjera të së djathtës ekstreme, janë fokusuar tek emigrantët. Emigrantët përdoren si shënjestër për të justifikuar problemet ekonomike dhe retorika e dhunshme kundër tyre është ajo që shton dhunën. Për më tepër, emigrantët përdoren si pika për të kaluar politika dhe ligje që shkelin të drejtat themelore të njeriut që më pas përdoren edhe kundër qytetarëve vetë. Kjo retorikë fillon me emigrantët, por është shenjë e politikave të ardhshme autoritare.

The post Narrativat e Musk për emigrimin masiv, të pabazuara në studime appeared first on Faktoje.al.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

By: FAKTOJE
7 April 2025 at 16:03

Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka origjinën nga Kosova. Ky lajm është i pavërtetë, pasi jo vetëm vjen nga burime sensacionale, por nuk përmban asnjë provë apo fakt, aq më tepër kur historia familjare e Putin njihet shumë mirë.

Mediat shqiptare e kanë marrë lajmin nga gazeta gjermane BILD, e cila shpesh shpërndan lajme të paverifikuara, siç është rasti i situatës me Putin. Artikulli në fjalë përmban ekzagjerime dhe disa të pavërteta, duke përfshirë idenë se Putin mban distancën fizike nga mysafirë me frikën se mos zbulohen dobësitë fizike. Kjo duket se vjen prej disa fotove ku Putin vendos liderët botëror në skajet e largëta të një tavoline të madhe ku zhvillon takimet dypalëshe, apo në tavolina të ndara prej tij. Megjithatë, fotot në fjalë shpesh i përkasin periudhës 2020-2022, gjatë protokolleve kundër COVID-19.

BILD apo mediat shqiptare që e kanë shpërndarë këtë lajm nuk kanë dhënë asnjë provë të verifikueshme për këtë pretendim. Sipas tyre, bëhet fjalë për disa hakera që kanë marrë ADN-në e nipit të Putin, Mikhail Putin, nga kompjuteri i tij. Mikhail Putin është pjesë e bordit të kompanisë së gazit rus SOGAZ dhe duket se bëhet fjalë për djalin e kushëririt të Putin, që do të thotë, se nuk jemi të sigurt as për lidhjet gjenetike dhe përafërsitë e tyre. Ideja e një përputhje gjenetike prej 6.25% mes të dyve duket se është marrë nga tabelat që përafërsojnë sa ADN kemi të përbashkët me kushërinjtë e largët.  

Për më tepër, nuk ka asnjë informacion konkret për këta hakera dhe as si e kanë bërë informacionin publik dhe për çfarë arsye. E gjitha qëndron mbi spekulimet e BILD për ekzistencën e këtyre provave, por asnjë informacion konkret që mund të verifikohet si burim.  

Dëshmitë

Së dyti, dëshmitë historike i kundërshtojnë më tej këto pretendime. Historia e familjes së Putinit është e dokumentuar mirë në arkivat ruse, duke treguar rrënjë të qarta në rajonin Tver të Rusisë, pak orë larg nga Moska. Nuk ka asnjë dëshmi të dokumentuar historike që lidh familjen e Putin me Kosovën apo ndonjë territor shqiptar. Edhe përse Putin është përpjekur të krijojë një lloj legjende mbi familjen e tij, kjo nuk është për të fshehur origjinën nga Ballkani apo Kosova. Por më shumë për të krijuar një mit personal mbi paraardhësit e tij si persona me prejardhje të thjeshtë nga fshatarësia ruse dhe jo nga elita vendase.

Haplogrupi E-V13 është me të vërtetë më i përhapur në Ballkanin Jugor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, ku mund të arrijë deri në 30% të popullsisë. Në Rusi, është shumë më i rrallë – zakonisht më pak se 5%, por jo i pamundur. Ai është shpërndarë po ashtu në Spanjë dhe Portugali, dhe sidomos në Veri të Afrikës shumë më shumë sesa në Kosovë apo Shqipëri për shembull. Për më tepër, edhe sikur lajmi mbi ADN-në të ishte i vërtetë (që në bazë të mungesës së provave nuk është), përkatësia ndaj një haplogrupi nuk tregon kombësinë ose origjinën kulturore. Mund të trashëgohet nga një paraardhës që ka jetuar mijëra vjet më parë, pa asnjë lidhje me historinë e fundit familjare.

Këto artikuj përpiqen të kapin vëmendjen e lexuesve përmes titujve dhe pretendimeve sensacionale. Artikulli në fjalë, për shembull përmban dhe një pretendim tjetër sipas të cilit edhe Hitleri i përket të njëjtit haplogrup, po nga një burim i pabesueshëm siç janë tabloidet angleze të cilat shpërndajnë këto lloj thashethemesh për vëmendje, edhe kur nuk ka asnjë bazë shkencore.

The post Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova appeared first on Faktoje.al.

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

By: FAKTOJE
17 March 2025 at 15:00

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e akuzoi Sarajevën zyrtare se po përdor Bashkimin Evropian si një justifikim për të shkatërruar Republikën Srpska dhe si pasojë për të dobësuar elementin serb në rajon.

“Ka gëzim në Sarajevë për gjithë këtë, dhe ata po përpiqen të përdorin Evropën si një kalë trojan për projektet e tyre politike, shkatërrimin e RS,”  tha ai.

Kjo deklaratë e Vuçiç vjen pas fjalimeve të tjera të ngjashme ku ai akuzon se Bashkimi Evropian (dhe Perëndimi në përgjithësi), po përpiqen të hedhin poshtë regjimin e tij në Beograd.

Ai e ka akuzuar BE-në si forcën pas protestave studentore që zgjasin tashmë prej disa muajsh në Beograd dhe që kanë kërkuar dorëheqjen e Vuçiç.

Megjithatë, deklaratat e Vuçiç janë të pabaza. Si protestat në Beograd që nisën në mënyrë organike, edhe vendimet e prokurorisë së Bosnjës që kanë kërkuar të merrnin në pyetje Dodik nuk vijnë nga presioni i Bashkimit Evropian, por nga aplikimi i ligjeve kombëtare si pasojë e veprimeve të Dodik që rrezikojnë integritetin territorial të Bosnjës.

Burim: 360grade.al

Deklaratat e Vuçic vijnë pasi me 26 shkurt, një gjykatë në Sarajevë dënoi Dodik me një vit burg dhe e ndaloi atë nga politika për gjashtë vjet për kundërshtimin e urdhrave të një të dërguari ndërkombëtar për paqen. Gjykata vendosi se Dodik nuk ka ekzekutuar vendimet e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt, në vitin 2023, siç e parashikon ligji. Për më tepër, legjislatura e Republikës Srpska, nën drejtimin e Dodik, ka udhëzuar përfaqësuesit serbë në institucionet shtetërore që të bllokojnë reformat ligjore që janë thelbësore për integrimin e Bosnjës në BE.

Dodik e ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, dhe ka vazhduar me politika të cilat synojnë ndarjen e Republikës Srpska nga Bosnja, duke përfshirë kalimin e ligjeve që do të refuzonin autoritetin e shtetit boshnjak.

Pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ndaloi këtë ligj, Dodik u bëri thirrje serbëve etnikë që të largoheshin nga forca federale e policisë dhe gjyqësori.

Si pasojë e këtyre vendimeve, Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar deklarata ku kanë dënuar politikat separatiste të Dodik, të cilat cënojnë integritetin territorial të vendit.

“Republika Srpska duhet t’i përmbahet Kushtetutës së Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe ligjeve të vendit, dhe të respektojë kompetencat dhe vendimet e institucioneve të vendit,” thuhet në vendim.

Bashkimi Evropian tha se do të dërgojë forca shtesë paqeruajtëse në Bosnjë-Hercegovinë ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten midis qeverisë qendrore dhe udhëheqësve të entitetit etnik-serb të kombit ballkanik.

Megjithatë, qeveria federale në Bosnjë apo Gjykata Kushtetuese nuk po veprojnë sipas urdhërave të Bashkimit Evropian, por duke ndjekur Dodik, siç e ka vënë në dukje Faktoje edhe më përpara.

Nga ana tjetër, deklaratat e Vuçiç tregojnë përsëri se Serbia mbështet jo vetëm Dodik, por edhe Rusinë.

Pak ditë pas vendimit të gjykatës për arrestimin e Dodik,  Rusia ka dhënë haptazi mbështetjen e saj për liderin serb. A black text on a white background

AI-generated content may be incorrect.

Më 12 mars, Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës lëshoi një urdhër tjetër arresti kundër Dodik, duke e akuzuar se po cenon rendin kushtetues të vendit. Së bashku me Dodik, prokuroria ka lëshuar urdhra arresti edhe për kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Viskoviç si dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, Nenad Stevandiç.

Situata është ende në zhvillim pasi me datë 14 mars, si pasojë e urdhërave të arrestit, Parlamenti i Republikës Srspka kaloi një draft-kushtetutë i cili, nëse kalon, do të ripërcaktonte entitetin serb si shtet i popullit serb, do t’i jepte të drejtën e vetëvendosjes dhe do të themelonte ushtrinë e vet.

Vendimet e Dodik vazhdojnë të përkeqësojnë situatën në Bosnjë. Ndërkohë, deklaratat e Vuçiç, të cilat mbështesin Rusinë dhe e portretizojnë Bashkimin Evropian si armikun,  rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet në rajon, përtej Sarajevës.

The post Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë appeared first on Faktoje.al.

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

13 March 2025 at 10:04

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale.

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————

Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet e saj sociale.

Megjithatë, ky pretendim është i pabazë. Fotot e Giorgia Melonit me presidentin ukrainas mbeten të dukshme në rrjetet e saj sociale.

Duke bërë një kërkim të thjeshtë, zbulojmë se llogaria në Twitter/X e Giorgia Melonit ende përmban postime që i referohen Ukrainës dhe presidentit Zelensky.

Fotografia e Giorgia Melonit dhe Volodymyr Zelensky është ende e dukshme në llogarinë e kryeministres italiane në Twitter/X

Për më tepër, në kanalin zyrtar të Giorgia Melonit në YouTube, disa video ku ajo shfaqet përkrah Zelensky janë ende online.

Faqja zyrtare e kryeministrisë italiane botoi gjithashtu disa foto të Zelensky dhe Melonit të shkrepura gjatë një takimi të liderëve europianë në Londër më 2 mars 2025.

Pyetur nga kolegët italianë të Open, një zëdhënës i Palazzo Chigi, selia e qeverisë italiane, konfirmoi se ky pretendim ishte “lajm i rremë”.

Aktualisht fotot dhe videot e takimeve mes Giorgia Melonit dhe Zelenskyt janë ende të pranishme në llogarinë institucionale të Palazzo Chigi në Twitter/X.

Meloni së fundmi propozoi shtrirjen e Nenit 5 të NATO në Ukrainë pa i dhënë vendit anëtarësimin në aleancën ushtarake. Sipas saj, kjo do të siguronte siguri afatgjatë dhe efektive për Ukrainën.

The post Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale appeared first on Faktoje.al.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

12 March 2025 at 12:48

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro.

Verdikti: E paprovuar

———————————————————-

Në rrjete sociale po qarkullon lajmi se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka blerë bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, për mbi një miliard euro, përmes kompanish offshore.

Postimi i mësipërm citon gazetën ruse Pravda, e cila pretendon se Milleis, një bankë private franceze, ishte blerë për 1.1 miliardë euro nga Maltex Multicapital Corp, një kompani offshore e lidhur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, e zbuluar në aferën Pandora Papers në 2021.

Megjithatë, këto pretendime janë të pabaza: Maltex Multicapital nuk e ka blerë Milleis, e cila ende i përket fondit të investimeve Anacap Financial Partners, pronar i ndërmarrjes që nga blerja e saj në 2017.

Kontaktuar nga Les Observateurs, grupi Milleis mohoi zyrtarisht këto pretendime: “Ne konfirmojmë se informacioni në këtë të ashtuquajtur raport është i rremë dhe se Milleis Banque Privée është mbajtur nga aksioneri i saj Anacap që nga viti 2017,” tha CEO i saj, Nicolas Hubert. Ky informacion u konfirmua edhe nga shefi i marrëdhënieve me shtypin në AnaCap, i kontaktuar nga redaksia e Les Observateurs.

Më tej, nëse Milleis do të ishte blerë në të vërtetë nga një kompani si Maltex Multicapital Corp në fillim të shkurtit 2025, ky transaksion do të ishte regjistruar në Buletinin Zyrtar të Njoftimeve Civile dhe Tregtare (BODACC), i cili liston aktet e regjistruara në regjistrin tregtar dhe të kompanive, si shitjet dhe transfertat. Ai mund të ishte shfaqur gjithashtu në Buletinin e Njoftimeve Ligjore të Detyrueshme (BALO), i cili liston “informacionet në lidhje me kompanitë që bëjnë thirrje publike për kursime, si dhe për institucionet bankare dhe financiare”. Megjithatë, në këto databaza, nuk shfaqet asnjë gjurmë e blerjes së Milleis Banque Privée nga ndonjë kompani tjetër.

Faktoje ka përgënjeshtruar edhe më parë lajme të rreme lidhur me pasuritë dhe blerjet e pretenduara të presidentit ukrainas.

The post Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë appeared first on Faktoje.al.

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

10 March 2025 at 13:37

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit

Verdikti: E paprovuar

—————————————————————-

Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë “për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit.”

Si zakonisht, postimi i mësipërm nuk përmban ndonjë dokument, ndonjë citat të Trump mbi çështjen apo ndonjë burim për të mbështetur pretendimin e jashtëzakonshëm.

Postimi duket se i referohet një artikulli të botuar më 3 mars në portalin amerikan The People’s Voice, i njohur më parë si News Punch

Ky i fundit është etiketuar si një portal burim lajmesh të rreme. Sipas një raporti të vitit 2017 nga Buzzfeed, NewsPunch ishte burimi i dytë më i madh i lajmeve të rreme që ishin shpërndarë në Facebook atë vit.

Artikulli i The People’s Voice, si zakonisht, nuk ofron asnjë lloj prove për këtë pretendim të pazakontë, por vetëm citon “njerëz të brendshëm”. 

Në të njejtën mënyrë, duke mos ofruar asnjë provë apo burim veçse “njerëzve të brendshëm” anonimë, The People’s Voice ka botuar një numër artikujsh me pretendime të pazakonta përfshi pretendimin se WEF ka udhëzuar liderët botërore të vendosin ligje të “Moshës së Vdekjes”, WEF po përpiqet të vrasë politikanin rumun Calin Georgescu, dhe se presidenti rus Vladimir Putin ka ekspozuar shpërblimin prej 45 miliardë dollarësh nga WEF për kokën e Donald Trump.

Narrativa e trafikimit të fëmijëve për t’u nxjerrë adrenokromin që përdoret nga elitat për të zgjatur jetën dhe rininë e tyre u shfaq për herë të parë në 2017 në ShBA, si pjesë e teorisë konspirative QAnon. Kjo teori përshkruan presidentin amerikan Donald Trump si një hero i vetëm që po luftonte një kabal elitash që ishin pedofilë dhe vrasës fëmijësh. QAnon premtonte se këta komplotistë do të ekspozoheshin dhe ndëshkoheshin së shpejti në një “stuhi” që po vinte.

Një variant i hershëm i kësaj teorie konspiracioni, Pizzagate, pretendon se pjesëtarët e Partisë Demokrate të ShBA dhe disa restorante amerikanë ishin të përfshirë në një ring trafikimi fëmijësh dhe pedofilie. Ndikuar nga kjo teori, në 4 dhjetor 2016, një burrë nga North Carolina shkoi në picerinë Comet Ping Pong dhe shtiu me armë.

Sa i përket adrenokromit, kjo substancë prodhohet nga oksidimi i adrenalinës. Ajo është studiuar në vitet 1950-70, por sot nuk ka asnjë përdorim mjekësor. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nuk e ka aprovuar përdorimin e adrenokromit. Mbi të gjitha, nëse një kabal elitash do ta donte gjithsesi këtë substancë të deklaruar të padobishme nga shkenca, nuk do t’i duhej të rrëmbenin fëmijë nëpër tunele nëntokësore për ta përftuar atë. Adrenokromi mund të krijohet në laborator, madje mund të blihet në internet lehtësisht.

Joseph A. Schwarcz, drejtori i Zyrës për Shkencën dhe Shoqërinë në Universitetin McGill, shkruan se teoria konspirative e adrenokromit ka ngjyrime anti-Semite, duke cituar një histori të gjatë të akuzave se hebrenjtë përdorin gjakun e fëmijëve të krishterë në ritualet e tyre fetare. Këto akuza kanë shërbyer historikisht për të justifikuar dhe nxitur persekutimin e hebrenjve në Europë.

The post Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit appeared first on Faktoje.al.

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

By: FAKTOJE
5 March 2025 at 13:13

Nga Anila Hoxha

Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e Ukrainës me seli në Tiranë për atë që më pas do të ishte çelësi i një zbulimi të pazakontë në fushën e krimit të organizuar. I moshuari S. informoi se nipi i tij po mbahej pa dëshirë dhe po detyrohej të punonte forcërisht në Shqipëri. Adresa me sa dinte ai ishte qyteti i Vlorës. Por nipi i tij, një i ri i talentuar në fushën e informatikës identifikuar më pas me inicialet Z. M., ishte vetëm njëri mes shumë të tjerëve si ai, që mbasi u punësuan në mënyrë mafioze në Varshavë, u trafikuan drejt Shqipërisë ku dhe punuan nën terrorin e dhunës.

Ajo që duhet të bënin si IT, ishte punësimi përmes dark-webeve të njerëzve të panjohur që mbasi josheshin pranonin oferta për të kryer krime, ndër kryesoret transporti i ngarkesave me drogë në shtete të ndryshme të Evropës. Secili prej tyre do të paguhej me monedha virtuale. Hetimet e deritanishme tregojnë se trafikantët, që mbajtën me dhunë 19 ukrainas në qytetin e Vlorës, dyshohet se janë pjesë e një organizate ndërkombëtare, që nga të dhënat paraprake të autoriteteve shqiptare ka të dhëna se ka strukturën e organizatës “Khimprom”. Emri i organizatës u pohua për Faktoje nga dy burime të pavarura nga njëra tjetra, që të dyja pjesë e skuadrave hetimore të ngritura prej 11 nëntorit 2024

Çfarë u gjet?

Gjatë intervistës për Faktoje, Elidon Çela, aktualisht drejtor i policisë së Qarkut të Vlorës tregohet mjaft i rezervuar për veprimet hetimore të kryera paraprakisht nga policia lokale.

Ndërkohë,  prokuroria e këtij qyteti, e gjendur para fakteve të forta shpalli mos-kompetencën dhe ia kaloi për veprime të mëtejshme SPAK-ut.

Procedimi u regjistrua në Tiranë në datë 23 janar 2025 dhe mban numrin 18 për veprat “Trafikim i personave të rritur” në bashkëpunim  në formën e grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

“Menjëherë pas informacionit të marrë u aktivizuan strukturat e antitrafikut dhe hetimit të krimeve, së pari për të disponuar të dhënat se në cilat lagje qëndronin qytetarët ukrainas dhe më tej konstatuam dy objekte, të dyja të kontrolluara ku dhe u gjetën të rinjtë e trafikuar”, pohoi shkurtimisht Çela për Faktoje.

Në fakt, në komunikatën zyrtare të policisë në atë kohë njoftohej se, “personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, me qëllimin për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane”.

Veç sekuestrimit të 18 PC , dhe pasaportave të udhëtimit, ajo që i bindi hetuesit se kishin përpara një çështje të madhe ishin dëshmitë e të rinjve të trafikuar, të cilëve gjatë qëndrimit gati një mujor në Shqipëri u ishin marrë edhe pasaportat me qëllim që të mos arratiseshin. Shtëpia nga provat e deritanishme rezulton se ishte marrë prej një muaji përmes Airbnb.     

Dëshmia

Ne foto: Ukrainasit e trafikuar

Ajo ishte një godinë një katëshe në lagjen “Demokracia”, gjendur pranë një shkolle jo publike. Në procesverbal shkruhet: “Godina një katëshe me porta, dhe dritare të mbyllura , të jep përshtypjen e një banese të pabanueshme. Nga ana e policisë u kontaktua me pronarin e banesës dhe bashkë me të shërbimet kanë shkuar tek objekti. Fillimisht derën e ka hapur shtetasi me inicialet M.P., i cili u ka thënë se në banesë gjendej me familjen. Për të verifikuar informacionin shërbimet e policisë u futën në banesë, ku në sallonin e kësaj banese u gjetën 6 shtetas të tjerë me shtetësi ukrainase, të cilët para tyre mbanin një kompjuter portativ dhe ishin duke shkruar në aplikacione të ndryshme”.

Mes tyre policia gjeti edhe nipin e denoncuesit me inicialet Z. M.

Si një i ri me shtetësi ukrainase, por i lindur në Krakov të Polonisë ai kishte ambicie vetëm punën e zyrës. Ndaj, siç rrëfehet për policinë ai, nisi kërkimet në fushën ku ndihej më i fortë, atë të IT.

“Pashë një njoftim në aplikacionin Telegram, ku flitej për punësim. Komunikova në Telegram me një person me emrin Fresko dhe më informoi për intervistë në qytetin e Varshavës, Poloni. Do të kryeja testin e poligrafit”.

Në Varshavë testi për gjurmimin e gënjeshtrës u krye sipas një adrese  të cilin i riu ua ka vendosur në dispozicion autoriteteve të drejtësisë shqiptare.

“Më lajmëruan pas dy ditësh se e kisha kaluar testin e poligrafit dhe se isha pranuar në punë. Më pas jam trajnuar për tre ditë. Erdhi njëri nga kryesorët quhej Y. dhe më tha që do shkoja në Shqipëri me punë pasi kishte kushte të mira pune. Biletat mi preu personi me emrin M., por që njihej si “e premtja“.

Në aeroportin e Rinasit u prit nga i njëjti person me të cilin udhëtoi drejt Vlorës e së bashku me ta edhe dy ukrainas të tjerë që kishin qenë në të njëjtën linjë fluturimi. “Në fillim vajtëm në një shtëpi tjetër, por aty nuk kishte vend pasi kishte edhe shumë të tjerë. Na dërguan në një shtëpi tjetër që ishte bosh vetëm për ne”, shprehet i riu me inicialet Z.M. Ditët në vazhdim i riu pa se si shtëpia u mbush edhe me ukrainas të tjerë në të njëjtën moshë me të. “Personi me nofkën “Kika” na mori pasaportat dhe na tha se nëse nuk do zbatonim rregullat e tyre do përfundonim si disa persona që i kishin regjistruar në video. Aty shfaqeshin pamje ku disa persona  dhunonin në mënyrë të frikshme duke ju thyer edhe gjymtyrët, kurse në një video tjetër dukeshin duke i djegur shtëpinë”.

Duke u bindur, të rinjtë ndoqën udhëzimet e trafikantëve dhe anëtarëve të grupit, dhe dërgonin linqe interneti nga programe me robotë, ku përmes dark-webeve seleksiononin personat që u bëheshin oferta për të transportuar drogë. “Kur këta persona pranonin ofertën, – thotë i riu, – i rekrutonim dhe pastaj ia kalonim personit me nofkën “Kika” që ia kalonte personit me nofkën Mustangu”. Ajo që rrëfejnë edhe specialistët e tjerë të IT është një skemë e mirëfilltë kriminale e krimit të organizuar. Për çdo rekrutim paguheshin 25 dollarë ndërsa u ishte premtuar se paga e tyre do të ishte e përjavshme prej 250 dollarësh

Prokuroria e Posaçme shkruan në fashikull se “nga kqyrja e faqeve të ndryshme dhe adresave të hapura në kompjuterat portativë nga drejtoria e Krimeve Kibernetike u konstatuan se në to kishte komunikime që tregonin mënyrën e rekrutimit të shtetasve në shtetet e Evropës me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike”

Nga fashikuj që posedon Faktoje rrëfimet e ukrainasve që e gjetën punën përmes Telegram, tregojnë identitete trafikantësh të cilët ende janë nën hetim nga SPAK.

Aktualisht Shqipëria i ka strehuar specialistët e IT në një qendër shtetërore, ndërkohë që në hetime është angazhuar edhe gjyqtarja e çështjes, që për të siguruar provat me kërkesë të SPAK, po dëgjon dëshmitë e secilit prej të trafikuarve, të cilët po ballafaqojnë identitetet e shtetasve që i kanë dhunuar dhe të huajve të tjerë që ju morën pasaportat

Shtetasi me inicialet K.G., 24 vjeç është nga Bjellorusia dhe është njëri prej atyre shtetasve që u gjet në një banesë të dytë të përshtatur nga organizata kriminale e huaj për të njëjtin qëllim. Ai tha në gjykatën e posaçme të njëjtën skemë, por me ndryshimin e vetëm ku si trajner kishte pasur një person me pseudonimin “Veterineri”

“Kur nisa punën çdo gjë dukej e çuditshme dhe mbaj mend që bëra një gabim gjatë procesit. Kika më ka rrahur dhe një tjetër me nofkën “Veterineri” filmoi dhe këtë video e dërgoi tek të mëdhenjtë për tu treguar se më ndëshkuan për gabimin që bëra. Na kanë treguar video ku për gabimet thyheshin gishtat dhe i kërcënonin se do i hiqnin qafe. Ne kishim një grup në chat ku pjesëtarë ishim edhe ne edhe eprorët ku dhe merrnim kërcënime dhe presion të vazhdueshëm. Kam parë një video ku dikujt i urinonin në gojë dhe ky grup ishte krijuar enkas që në të punonim më shumë dhe të bënim kujdes që këto ngjarje mos të na ndodhte edhe neve”, rrëfehet 24 vjeçari.

Me një listë konkrete të dyshuarish, SPAK beson se, nga të dhënat që disponon, në Shqipëri organizata “Khimprom”, me qendër në Rusi përfaqësohej nga shtetasi me inicialet N.K. me nofkën “Kika”

“Organizata kriminale ku personat e mësipërm bënin pjesë quhet “Khimprom”, me qendër në Rusi e cila është një organizatë shumë e fuqishme  kriminale që merret me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe ka përhapje të madhe në shumë vende“, detajohet në një nga këto shkresa të vëna në dispozicion të Faktojes.

Është kjo arsyeja se përse përballë këtij karteli SPAK ka vendosur me sigurimin e provës dhe marrjen e dëshmisë të ukrainasve të trafikuar, të cilët sipas dyshimeve përballë kartelit mund të jenë objekt i kanosjes. Deri në publikimin e këtij lajmi SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar.

Khimprom

Por kush është organizata Khimprom që dyshohet se fshihet pas trafikimit të ukrainasve bazuar në të dhënat që disponon SPAK? Pavarësisht emrit origjinal për një grup të organizuar kriminal, kjo organizatë nuk merret vetëm me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e drogës, por gjithashtu operon një rrjet të gjerë qendrash telefonike (call center). Nuk dihet me saktësi se kur u shfaq “Khimprom”, por hapat e parë u hodhën në qytetin rus të Sterlitamakut, jo më vonë se në vitin 2012.

Aty, tre të rinj  gjetën një mënyrë për të përfituar nga një boshllëk në legjislacion dhe nisën shitjen masive të përzierjeve sintetike, të njohura si “spice”. Ndërsa shteti i ngadaltë ndalonte njërën prej tyre, ata ndryshonin përbërjen kimike të drogës dhe e rikthenin atë në treg. Të tre të rinjtë studionin në degën lokale të Universitetit Shtetëror të Teknologjisë së Naftës në Ufa.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse, deri në vitin 2017, xhiroja vjetore e “Khimprom” tejkalonte dy miliardë rubla, dhe në strukturën e tij ishin të përfshirë të paktën një mijë persona. Informacionet e deritashme tregojnë se, “Khimprom” kishte mbrojtje të fortë, nuk rrezikonte dhe nuk sillte drogë sintetike nga Kina; ato prodhoheshin në laboratorët e tyre brenda Rusisë.

Në të paktën 12 rajone të vendit u hapën qendra logjistike për produktet e gatshme. Përpos përpjekjeve të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për të bllokuar burimet në internet, “Khimprom” shiste hapur drogë në faqen e tij me të njëjtin emër. Qendrat e thirrjeve më tej u organizuan në Ukrainë. Rekrutimi bëhej përmes njoftimeve në gazetë, në televizion ose në fletushkat në metro, ku ofrohej punë si korrier me një pagë të mirë nga 6 deri në 8 mijë dollarë në muaj. Vetëm gjatë intervistës për punë, njerëzit mësonin se puna përfshinte udhëtime në Rusi. Ndër ata që përgjigjeshin ndaj njoftimeve, zhvillohej një proces përzgjedhjeje ku njerëzit ndaheshin sipas detyrave te posaçme si punëtorë magazinash, prodhues droge, punonjës të qendrës së thirrjeve. Çdo person i nënshtrohej një testi me poligraf (detektor gënjeshtrash).

Më pas, pasonte një muaj “praktikë” në Ukrainë, varësisht nga drejtimi i punës. Shumë punonjës merrnin pasaporta të falsifikuara ruse.

Falë përdorimit të mesazherëve anonimë, kriptovalutave dhe metodave të konspiracionit, blerësit ose punonjësit e zakonshëm të kësaj organizate nuk mund të jepnin informacione për hierarkinë më të lartë të organizatës në rast arrestimi — ata thjesht nuk kishin kontakt me ta.

Por forcat e sigurisë ruse që në fillim ishin të bindura se drejtuesit e vërtetë të sindikatës ndodheshin në Ukrainë. Kjo pasoi disa aksione të

Shërbimit Federal për Kontrollin e Narkotikëve nga Ukraina, aksione që datojnë nga viti 2016. Sipas të dhënave, në Ukrainë, organizata në fjalë mundi të funksiononte pa pengesa deri në vitin 2019 me zyrat e tij në qendër të Kievit.

Në mars 2019, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme, kreu një operacion të posaçëm për arrestimin e drejtuesve të organizatës. Megjithatë, një prej tyre arriti të largohej nga Ukraina. Fillimisht qëndroi në Amerikën Latine, Panama, më pas në Miami dhe u vendos përfundimisht në Meksikë.

Pse Vlora?

Aksioni i gjerë i policisë në bashkëpunim me SPAK ndodhi në Vlorë. Më herët, Faktoje ka raportuar se si hyrjet e shtetasve rusë në Shqipëri që raportoheshin për turizëm, po sillnin edhe një fenomen të errët që lidhej me veprimtari të dyshimta të disa shtetasve rusë duke vënë në alarm shërbimet inteligjente dhe ato të anti-terrorit. Ndërkohë, me nisjen e agresionit në Ukrainë, Shqipëria, duke iu bashkuar shteteve që morën masa shtrënguese ndaj Rusisë, ka raportuar sanksione të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve të caktuar. Paralelisht me fenomenin janë raportuar gjithashtu rritje e numrit të shtetasve rusë me leje qëndrimi në Shqipëri, ndërsa vërehet një interes i shtuar investimi në fushën e pasurive të patundshme në bregdet, veçanërisht në Vlorë.  

Të arrestuarit (me iniciale) për të cilët është njoftuar zyrtarisht se janë pjesë e hetimit

  • M.P., 27 vjeç, nga Harkov, Ukrainë
  • N. K., 23 vjeç, nga Kiev, Ukrainë
  • O. T., 24 vjeç, nga Minsk, Bjellorusi
  • M.S., 22 vjeçe, nga Kiev, Ukrainë
  • K. M., 35 vjeç, banues në Poloni, në kërkim

The post “Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë appeared first on Faktoje.al.

❌
❌