Qeveria e ardhshme e KosovĂ«s mund tĂ« formohet pa ListĂ«n Serbe, nĂ«se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i konfirmon rezultatet aktuale tĂ« zgjedhjeve tĂ« 9 shkurtit, sipas tĂ« cilave, njĂ« nga dhjetĂ« vendet parlamentare â tĂ« rezervuara pĂ«r komunitetin serb â i ka shkuar PartisĂ« sĂ« Nenad Rashiqit pĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ«, thotĂ« Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s.
Kjo do të ishte hera e parë që Lista Serbe nuk do të ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 2013, pasi që, deri më tash, ajo i ka fituar të dhjetë vendet parlamentare, të rezervuara për komunitetin serb.
Me Kushtetutën e Kosovës, një pozitë ministrore në Qeverinë e Kosovës i është rezervuar komunitetit serb, ndërsa një tjetër komuniteteve tjera minoritare joserbe. E, nëse Qeveria e Kosovës përbëhet nga më shumë se dymbëdhjetë ministri, atëherë emërohet edhe një ministër tjetër nga radhët e komuniteteve joshumicë.
Përzgjedhja e këtyre ministrave bëhet në konsultim me partitë parlamentare dhe nëse dikush emërohet prej partive që nuk kanë hyrë në Kuvend, atëherë është i nevojshëm miratimi zyrtar nga shumica e deputetëve të komunitetit, nga i cili është emëruar ministri.
Bazuar nĂ« kĂ«tĂ« nen tĂ« KushtetutĂ«s, Cakolli thotĂ« se njĂ« qeveri pa ListĂ«n Serbe â nĂ«se konfirmohen rezultatet e tanishme preliminare â sigurisht qĂ« do tĂ« ishte legjitime nĂ« aspektin juridik, por se konsultime do tĂ« duhej tĂ« bĂ«heshin me tĂ« gjitha partitĂ« parlamentare, pĂ«rfshirĂ« ListĂ«n Serbe.
Politologu serb, Ognjen Gogiq, beson se Lista Serbe nuk dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, ajo ka luftuar pĂ«r tâi marrĂ« tĂ« dhjetĂ« ulĂ«set e garantuara nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s vetĂ«m qĂ« tĂ« mund tâi bllokonte disa procese.
âAta [Lista Serbe] mĂ« shumĂ« do tĂ« donin tĂ« kishin mundĂ«si pĂ«r tĂ« bllokuar zgjedhjen e ministrit serbâ, thotĂ« Gogiq pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Marrëdhëniet mes Listës Serbe dhe partive shqiptare
Lista Serbe nuk iu pĂ«rgjigj pyetjeve tĂ« Radios Evropa e LirĂ« pĂ«r qĂ«ndrimin e saj sa i pĂ«rket pjesĂ«marrjes nĂ« Kuvendin apo QeverinĂ« e KosovĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ«se do tĂ« marrĂ« pjesĂ« aktive apo do tĂ« vazhdojĂ« me âpolitikĂ«n e bojkotimitâ. NĂ« dy vjetĂ«t e fundit, deputetĂ«t e kĂ«saj partie kanĂ« shkuar nĂ« Kuvend çdo gjashtĂ« muaj, vetĂ«m pĂ«r tĂ« mos i humbur mandatet apo pagat.
Ivan Zaporozhac, nga Lista Serbe, ka thĂ«nĂ« pĂ«r mediat nĂ« gjuhĂ«n serbe nĂ« KosovĂ« se âKurti po pĂ«rpiqet, nĂ« çdo mĂ«nyrĂ«, ta shtyjĂ« Rashiqin nĂ« Kuvend dhe ta formojĂ« qeverinĂ« pĂ«rmes tijâ.
Por, ai ka thĂ«nĂ« se shpreson se bashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare nuk do tĂ« lejojĂ« ânjĂ« qeveri tĂ« tillĂ« tĂ« paligjshme dhe jolegjitimeâ.
Kryeministri Kurti, në anën tjetër, ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, në favor të Listës Serbe.
Kurti: Kemi prova se Serbia ndërhyri drejtpërdrejt në zgjedhjet e 9 shkurtit
Po ashtu, Lëvizja e tij Vetëvendosje ka bërë përpjekje ta sfidojë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, sepse, përveç tjerash, ajo nuk e njeh Kosovën si shtet.
Mospajtime me Listën Serbe kanë pasur edhe qeveritë e mëparshme të Kosovës.
Për shembull, kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje në vitin 2019, për shkak se Qeveria e atëhershme e Ramush Haradinajt ka vendosur një taksë 100% mbi importet e mallrave nga Serbia.
NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Gogiq thotĂ« se çdo mandatar pĂ«r formimin e QeverisĂ« sĂ« re tĂ« KosovĂ«s do tĂ« tentojĂ« âta anashkalojĂ«â ListĂ«n Serbe. MegjithatĂ«, thekson se kjo parti Ă«shtĂ« pĂ«rfaqĂ«suesja âmĂ« legjitimeâ e serbĂ«ve, marrĂ« parasysh se ka fituar nĂ«ntĂ« ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka marrë rreth 38.000 vota dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë rreth 4.000.
âKjo Ă«shtĂ« njĂ« krizĂ« legjitimiteti â ata qĂ« kanĂ« mĂ« shumĂ« vota, nuk duan tĂ« pĂ«rfshihen, e ata qĂ« pĂ«rfshihen, nuk kanĂ« legjitimitet. Kjo nuk e zgjidh problemin, por e thellon atĂ«â, thotĂ« Gogiq.
Cakolli, nga ana tjetër, thotë se negociatat për formimin e qeverisë, sigurisht që duhet të përfshijnë Listën Serbe, por të kenë një qasje tjetër.
âTĂ« merret parasysh qasja antagoniste e ListĂ«s Serbe ndaj KosovĂ«s si shtet dhe kushtetutshmĂ«risĂ« sĂ« vendit tonĂ«. Nuk ka gjasa qĂ« Lista Serbe tĂ« ndryshojĂ« qasje, por Kurti apo cilido mandatar tjetĂ«r duhet sĂ« paku tĂ« pĂ«rpiqen, tĂ« shohin nĂ«se ka pasur ndonjĂ« ndryshim nĂ« qĂ«ndrimeâ, thotĂ« Cakolli.
Ai shton se votat e Listës Serbe janë vendimtare për miratimin e ligjeve të rëndësishme apo të ndryshimeve kushtetuese dhe se kjo është një nga arsyet përse kjo parti nuk mund të anashkalohet aq thjesht.
Marrëdhëniet mes Listës Serbe dhe Nenad Rashiqit
ZyrtarĂ« tĂ« ListĂ«s Serbe, por edhe zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« SerbisĂ« e etiketojnĂ« shpeshherĂ« Rashiqin si âserb tĂ« Kurtitâ.
MĂ« 7 mars, Lista Serbe ka thĂ«nĂ« se Rashiq, âfalĂ«â Kurtit dhe votave tĂ« shqiptarĂ«ve, ka siguruar ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s.
Rashiq është kundërpërgjigjur, duke thënë se votat për të nuk mund të kontestohen, sepse, në dy vjetët e fundit, ai ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës dhe se me punën e tij, ka fituar besimin e komuniteteve tjera pakicë që jetojnë në Kosovë, e jo vetëm të serbëve.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Rashiq zotohet se do të bashkëpunojë me deputetët e Listës Serbe, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të komunitetit serb.
âUnĂ« kam qenĂ« gjithmonĂ« [nĂ« favor tĂ« bashkĂ«punimit] dhe do tĂ« jem. Deri mĂ« tani, nuk kanĂ« treguar se janĂ« duke bĂ«rĂ« diçka nĂ« interes tĂ« serbĂ«ve. NĂ«se ndryshon diçka, unĂ« jam gatiâ, thotĂ« Rashiq.
Tash për tash, nuk dihet se kush do të ketë sukses në formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48 nga 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij planifikon ta formojë qeverinë me ndihmën e votave të komuniteteve pakicë joserbe.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj kësaj deklarate.
âPĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, Konjufca ka tĂ« drejtĂ«, sepse Rashiqin e ka pĂ«rfshirĂ« si pĂ«rfaqĂ«sues joserb. Kurti e ka ditur se çfarĂ« bĂ«n kur me votat e shqiptarĂ«ve, duke mashtruar, e ka futur Rashiqin nĂ« Kuvendâ, ka shkruar Rashiq nĂ« rrjetet sociale.
Me Kushtetutën e Kosovës, nga gjithsej 120 vende parlamentare në Kuvendin e Kosovës, 20 janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, prej të cilave 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.
MegjithatĂ«, edhe me mbĂ«shtetjen e komuniteteve joserbe, LĂ«vizja VetĂ«vendosje do tâi kishte 58 ulĂ«se, tĂ« cilat nuk mjaftojnĂ«, sepse pĂ«r formimin e QeverisĂ« nevojiten 61.
Partitë aktuale opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë hedhur poshtë mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen.
Këtë qëndrim e kanë shprehur edhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Por, kryetari i partisĂ« Nisma, Fatmir Limaj, i cili ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« zgjedhje nĂ« koalicion me AleancĂ«n pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, ka thĂ«nĂ« se nuk ka âvija tĂ« kuqeâ sa u pĂ«rket koalicioneve tĂ« mundshme, qoftĂ« me VetĂ«vendosjen apo partitĂ« tjera opozitare.
The post Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë appeared first on Telegrafi.