Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pas sherrit, qëlloi me armë drejt banesës së komshiut/ Pranga 18-vjeçarit në Krujë

By: Rovena
2 August 2025 at 11:14

Një 18-vjeç është vënë në prangat e policisë së Krujës. Pas një sherri për motive të dobëta, 18-vjeçari ka qëlluar me pushkë në drejtim të banesës së komshiut të tij.

Policia njofton se 18-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që është sekuestruar arma e zjarrit.

“Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe.  Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët. Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Plagoset me armë zjarri 26-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim autori

23 June 2025 at 07:53

Një 49-vjeçar në Shkodër është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me armë zjarri një 26-vjeçar.  Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në lagjen “Perlat Rexhepi”. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagoset me armë zjarri 26-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim autori appeared first on Euronews Albania.

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Austri, raportohet për viktima dhe disa të plagosur

By: Rovena
10 June 2025 at 11:15

Një sulmi me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë. Mediat e huaja raportojnë se ka të paktën tetë viktima dhe disa të plagosur, megjithatë këto nuk janë shifra nuk janë konfirmuara ende nga autoritetet lokale.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00 (orë lokale).

Mediat austriake raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Autoritet sqarojnë se brenda godinës u dëgjuan disa të shtëna dhe menjëherë është dhënë alarmi për një sulm. Aktualisht, ndërtesa e shkollës është nën kontroll.

/abcnews.al

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, 38-vjeçari plagos fqinjin (EMRAT)

By: V K
8 June 2025 at 09:02

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:50, një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka agravuar deri në përdorimin e armëve në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një 38-vjeçar ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij 31-vjeç.

Sipas informacioneve policore, i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori është në kërkim, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Autori mësohet se është Korado Teodori. Ndërsa, i dëmtuar ka mbetur shtetasi Sandrino Baci.

Tiranë/Informacion paraprak:

“Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38-vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31-vjeç(komshi me njëri-tjetrin).

Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, 38-vjeçari plagos fqinjin (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Sulm me armë zjarri në mes të parkut, raportohet për disa të plagosur

29 May 2025 at 20:22

Shtatë persona janë qëlluar me armë zjarri në Washington të Shteteve të Bashkuara. Siç shkruajnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në parkun Harry Todd në periferi të Tacoma-s dhe se tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore.

Ende nuk dihet se sa persona ishin të përfshirë në këtë sulm dhe se a ishin të plagosurit “shënjestra”. Më shumë se 100 persona ndodheshin në park në momentin e të shtënave

The post E rëndë/ Sulm me armë zjarri në mes të parkut, raportohet për disa të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Përleshje me armë zjarri mes shqiptarëve në Itali/ Plagoset një 25-vjeçar, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

21 April 2025 at 16:57

Një përleshje e armatosur mes tre shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Spinea-s, pranë Venecias, duke lënë të plagosur një 25-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në parkingun e një supermarketi në Orgnano, në prani të klientëve që po përfundonin pazarin.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, konflikti nisi me një debat verbal dhe përshkallëzoi në dhunë fizike, ku dy prej personave, një 37-vjeçar dhe një 33-vjeçar (të dy me precedentë penalë), sulmuan 25-vjeçarin me një levë. Më pas, njëri prej tyre shkoi në makinë, mori një armë zjarri dhe qëlloi në drejtim të viktimës, duke e goditur në këmbë.

I plagosuri arriti të shkojë vetë në spitalin e Miranos ku mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja dhe janë në kërkim nga policia italiane. Arma e përdorur në incident ende nuk është gjetur.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e konfliktit dhe për të lokalizuar autorët.

The post Përleshje me armë zjarri mes shqiptarëve në Itali/ Plagoset një 25-vjeçar, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore appeared first on Sot News | Lajme.

Lezhë| Vritet me armë zjarri një 64-vjeçar

17 April 2025 at 20:30

Është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Pllanë, babai i Roan Brahimit, të ekzekutuar më 9 maj 2024 në Virona të Athinës.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lezhë| Vritet me armë zjarri një 64-vjeçar appeared first on Euronews Albania.

Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset një grua

9 April 2025 at 14:28

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Sulaj të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të mbikalimit të Dërmënasit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, dy persona dyshohet se i kanë zënë pritë shtetases Suzana Mërnica, e cila po udhëtonte me motor së bashku me djalin e saj. Ata kanë dalë përpara mjetit dhe kanë qëlluar në drejtim të saj me armë zjarri.

E plagosura, me profesion fermere, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorët, babë e bir, dhe po punon për kapjen e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset një grua appeared first on Euronews Albania.

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

By: lia rda
21 February 2025 at 21:44

Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se oersoni i plagosur, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacionet paraprake thonë se personi i plagosur është një taksist. Sipas dëshmitarëve, arma është shkrepur dy herë./abcnews.al

Qarkullonte me armë zjarri në rrugët e Kamzës, policia prangos 44-vjeçarin

21 January 2025 at 13:56

Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në rrugë.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë.

Njoftimi i policisë:

Me armë zjarri pistoletë, në rrugë, në cenim të autorizimit që kishte për ta mbajtur armën, në banesë, kapet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, 44-vjeçari.

Sekuestrohet arma, së bashku me municionin e saj.

Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan shtetasin 44 vjeç, i cili lëvizte në rrugë, i armatosur me pistoletë.

Menjëherë, është bërë ndalimi i këtij shtetasi, i cili nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin, si dhe materialet procedurale ia referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Qarkullonte me armë zjarri në rrugët e Kamzës, policia prangos 44-vjeçarin appeared first on Sot News | Lajme.

Misteri i vrasjes së 36-vjeçarit/ Viktima u qëllua me çifte nga kushëriri i tij, detajet nga ngjarja e rëndë

16 January 2025 at 14:48
Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Bulqizë ku 36-vjeçari Vasil Kamberi u qëllua për vdekje me çifte. Raportohet se autori i krimit është kushëriri i tij. Mësohet se viktima dhe 34-vjeçari jam djem xhaxhallarësh. 36-vjeçari, i cili u qëllua me armë zjarri në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ishte kryetar

Detaje/ U vra me armë zjarri brenda makinës, kush është 30-vjeçari Kristian Marku

13 January 2025 at 19:53

Kristian Marku është identifikuar si 30-vjeçari që mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme në aksin Fier-Vlorë.

Marku, dinamika e vrasjes së të cilit ende mbetet e paqartë, nuk është një emër i panjohur për autoritetet e policisë, pasi ai ka precedentë të mëparshëm penalë për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Në vitin 2023 Kristian Marku alias Kristi Bardhi është skeduar nga policia si i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në 26 mars të këtij viti në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale S. R.

Më tej, në shtator të vitit 2023, Marku është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi është kapur me një armë zjarri tip pistoletë të cilën e mbante pa leje.

Mësohet se Marku është sinjalizuar nga shërbimet e policisë për të ndaluar në afërsi të fshatit Shëmri të Kurbinit, por sapo ka vërejtur autoritetet ai ka hedhur armën e mbushur me fishekë nga dritarja e makinës në të cilën ndodhej.

The post Detaje/ U vra me armë zjarri brenda makinës, kush është 30-vjeçari Kristian Marku appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të shtëpisë

By: user 11
13 January 2025 at 09:43

Bujar Nasufi (në foto) është biznesmeni, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e kaluar (12 janar) në zonën e Pallatit me Shigjeta, shumë pranë banesës së tij.

Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi.

Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të makinës së viktimës.

Viktima sipas policisë nuk ka pasur kurrë probleme. Edhe fqinjët janë shprehur se ka qenë person i qetë dhe nuk kishte konflikte, as nuk ruhej dhe bënte një jetë normale.

Njoftimi i policise.

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.

The post FOTO/ Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të shtëpisë appeared first on Lapsi.al.

Ekzekutim me armë zjarri në Tiranë/Detaje nga vrasja mafioze e 46-vjeçarit:Autorët në arrati, dyshohet se lëviznin me..

12 January 2025 at 21:41

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u qëllua me armë zjarri për vdekje mbrëmjen e sotme teksa ishte në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, kur persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend.

Autorët sipas të dhënave paraprake janë larguar me motor drejt zonës së Selitës.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.

The post Ekzekutim me armë zjarri në Tiranë/Detaje nga vrasja mafioze e 46-vjeçarit:Autorët në arrati, dyshohet se lëviznin me.. appeared first on Sot News | Lajme.

Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti me bashkëmoshatarët, arrestohet 17-vjeçari

By: user 11
10 January 2025 at 10:43

 

17-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.01.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta.

NJOFTIMI

Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një bashkëmoshatar të tij, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore dhe kontrollet e ushtruara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. K., 17 vjeç, banues ne Sukth, Durrës.

17-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.01.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

The post Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti me bashkëmoshatarët, arrestohet 17-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit! Sherr mes të rinjve, përfituan nga ndërprerja e energjisë elektrike dhe…

5 January 2025 at 20:01
Një sherr mes të disa të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Ismaiil Qemali” në Vlorë. Burime bëjnë me dije se sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Në konflikt e sipër është qëlluar me armë në ajër. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar. Në momentin që

Të shtëna me armë zjarri në Berat/ Policia “blindon” qytetin, autorët në arrati, dyshohet se…

2 January 2025 at 17:46
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në lagjen “Donika Kastrioti” në afërsi të spitalit në Berat.  Uniformat blu bëjnë me dije se dy shtetas me iniciale A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një

Të shtëna me armë zjarri jashtë një lokali në Nju Jork, plagosen 10 persona! Dyshimet e policisë

By: gsh
2 January 2025 at 16:18

Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e parë të vitit të ri në Kuins të Nju Jorkut.

Mediat e huaja raportojnë se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 10 persona. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali privat të mërkurën vonë.

Të plagosurit janë 6 gra dhe 4 burra. Për fat të mirë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia. Autoritetet thanë se 3 ose 4 persona hapën zjarr ndaj turmës jashtë lokalit privat.

Dëshmitarët shprehën tronditjen e tyre duke përdorur mediat sociale ndërsa shpërndanë fotografi të momentit të mbërritjes në vendngjarje të punonjësve të rendit. Policia përjashtoi mundësinë e një sulmi terrorist.

Ngjarja u regjistrua disa orë pas dy akteve të tjera të dhunës në Shtetet e Bashkuara.

Në Nju Orlins një kamionçinë mori përpara turmën e njerëzve që po festonin Vitin e Ri duke vrarë 15 persona ndërsa në Las Vegas një person vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një makine Tesla jashtë hotelit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

The post Të shtëna me armë zjarri jashtë një lokali në Nju Jork, plagosen 10 persona! Dyshimet e policisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

EMRI/ “Mollë sherri” për dhunimin e Klea Prengës nga motrat Berisha, kush është i shpalluri në kërkim për të shtënat me armë zjarri në klubin e natës në Tiranë

2 January 2025 at 14:15
Është zbardhur emri i personit të shpallur në kërkim nga policia si personi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri në një klub nate në Tiranë, gjatë festimeve të natës së ndërrimit të viteve. Mësohet se në kërkim është shpallur Jetmir Pepaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e klubit “Cinco Cavalli,” ndërsa Pepaj

Qëlloi me armë zjarri gjatë natës në një ambient festiv, identifikohet autori në Tiranë. Policia shoqëron disa persona

2 January 2025 at 12:24
Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e një personi të dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv në kryeqytet, orët e para të mëngjesit të 1 Janarit. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” , ku fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të
❌
❌