Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PSG i merr të gjitha: deri në 300 milionë të ardhura nga Champions dhe Botërori

By: user 2
10 July 2025 at 14:07

PSG pa limite. Sezoni rekord i djemve të Luis Enrique po rishkruan historinë e klubit: nga ana sportive, duke mbushur vitrinën me trofe, por edhe nga ana ekonomike me të ardhura që këtë vit, vetëm nga Champions League dhe Botërori për Klube, mund të kapërcejnë kufirin e 300 milionëve.

150 MILIONË NGA CHAMPIONS: ËSHTË REKORD

Ajo që ka shtyrë të ardhurat e parisienëve ka qenë në radhë të parë Champions me formatin e ri. Dembelé dhe shokët me marshimin e jashtëzakonshëm që kulmoi me triumfin e Monakos kundër Inter-it, sollën në vitrinë trofeun që Nasser Al-Khelaifi e ndiqte që kur kishte ardhur në hijen e Kullës Eiffel dhe në arkat e klubit një shumë afër 150 milionëve.

Të ardhurat që do të vijnë nga UEFA janë strukturuar kështu:

Kuotë pjesëmarrjeje: 18,6 milionë
Pozicionim dhe performanca League Phase: 17,5 milionë
Kualifikim në playoff: 1 milion
Kualifikim në të 1/8-at: 11 milionë
Kualifikim në çerekfinale: 12,5 milionë
Kualifikim në gjysmëfinale: 15 milionë
Kualifikim në finale: 18,5 milionë
Fitore: 6,5 milionë
Kualifikim në Superkupën Europiane: 4 milionë
Të drejta TV UEFA dhe market pool: 34 milionë
Koeficienti dhjetëvjeçar UEFA: 11 milionë
TOTAL: 149,6 MILIONË

Me një total prej 149,6 milionë euro të arkëtuara, PSG ka vendosur rekordin e ri të të ardhurave nga një fushatë e vetme e Champions League. Rekordi i mëparshëm i përkiste Real Madrid-it që kishte arritur kuotën 138 milionë.

TË PAKTËN 100 MILIONË NGA BOTËRORI

Pasi pushtoi Europën, PSG zbriti në SHBA me dëshirën për të marrë botën. Luis Enrique dhe djemtë e tij fshinë të gjitha (ose pothuajse, shih humbjen me Botafogo-n) skuadrat që u shfaqën në rrugën e tyre. Demonstrata e fundit e forcës, gjysmëfinalja me Real Madrid-in e fituar 4-0, hapi dyert e finales dhe shtoi më tej arkën e francezëve që do të marrin nga FIFA një çek prej të paktën 100 milionësh.

Ja si janë strukturuar fitimet e PSG-së në Botërorin për Klube:

Kuotë Pjesëmarrjeje: 39,2 milionë
Performanca: 1,8+1,8+0 = 3,6 milionë
Kualifikim në të 1/8-at: 7,5 milionë
Kualifikim në çerekfinale: 13,1 milionë
Kualifikim në gjysmëfinale: 21 milionë
Kualifikim në finale: 30 milionë
TOTAL: 114,4

Lexo më tej: PSG, çfarë bukurie: dërrmon 4-0 Real Madrid e shkon në finale kundër Chelsea

Kësaj shume, nëse fitohet finalja kundër Chelsea, do t’i shtoheshin edhe 40 milionë dollarë të tjerë që do ta çonin çekun e Infantino-s në kuotën 154 milionë. Një shi milionash që mund të përdoret për të përforcuar një makineri që duket tashmë perfekte. PSG i bën me dije botës: me një skuadër kaq të re, një trajner kaq të zoti dhe gjithë këta para për të shpenzuar në merkato mund të nisë një dinasti.

The post PSG i merr të gjitha: deri në 300 milionë të ardhura nga Champions dhe Botërori appeared first on Lapsi.al.

PSG dërrmon Real, Luis Enrique tallet me Makélélé në TV:“Si të na ndalni? Ke fëmijë?”

By: user 2
10 July 2025 at 12:49

PSG vazhdon të jetë “i papërballueshëm”, një mbiemër që tashmë është bërë pjesë përbërëse e sezonit të parisienëve, të cilët poshtëruan Real Madridin në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube me një poker impresionues. Skuadra e Luis Enrique mund të fitojë edhe turneun botëror për Klube pasi ka vënë dorë mbi të gjitha objektivat e mundshëm në këtë 2025 përrallor. Dhe trajneri po e shijon, përballë një epërsie aq të dukshme sa të jetë nganjëherë e sikletshme për kundërshtarët, duke u tallur me pyetjet e një ish-lojtari të të dyja skuadrave, Claude Makélélé, sot opinionist i DAZN në Francë: “Si të na ndalni? Ke fëmijë?”

Ndeshja perfekte e PSG kundër Real Madrid

Një 4-0 që e uli menjëherë Real Madrid me këmbë në tokë, duke e lënë në pritje të provave të reja në një datë për t’u caktuar: në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit për Klube, PSG luajti si macja me miun me madrilenët që aktivizuan që në minutën e parë ish-in e madh Mbappé, i cili u zhduk pothuajse menjëherë dhe për gjithë ndeshjen. 2-0 pas vetëm 10 minutash, 4-0 në të 90-ën dhe shumë raste për të thelluar edhe më shumë. Tani finalja, me Chelsea, që në letër duket i dënuar të jetë thjesht figurant.

Luis Enrique: “Duam të bëjmë historinë e PSG”

Pas suksesit të këtij PSG-je absolutisht perfekt është dora e Luis Enrique: njeriu i finaleve (ka luajtur 11 në karrierë si trajner dhe i ka fituar të gjitha) është gati të mbyllë qarkun me trofeun e radhës, që do të ishte i pesti sezonal. Pas Ligue 1, Superkupës së Francës, Kupës Kombëtare, asaj të Ligës dhe Champions League, Botërori për Klube do të vuloste një 2025 të jashtëzakonshëm ku mund të marrë edhe Superkupën Evropiane dhe Interkontinentalen: “Duam të bëjmë historinë e PSG-së”, nuk e tha rastësisht në fund të ndeshjes i entuziazmuar nga ajo që pa në fushë.

🗣 | Luis Enrique : « Nous sommes une équipe dominante qui aime avoir la balle ! » 🔥✨ #FIFACWC #PSGRMA #PSG #RealMadrid

👉Suivez l’après match de @PSG_inside 🆚 @realmadrid gratuitement ici : https://t.co/kAQFrmIwIx ! pic.twitter.com/nUgOyUD77q

— DAZN France (@DAZN_FR) July 9, 2025

Luis Enrique tallet me Makélélé në TV: “Ke fëmijë?”

Lavdërime të shumta, duartrokitje dhe urime. Pastaj pyetja që të gjithë do të donin t’i dinin përgjigjen: “Si mund të mundet ky PSG?” Luis Enrique-s iu bë drejtpërdrejt në TV menjëherë pas ndeshjes dhe trajneri nuk humbi rastin të tallej, duke zbuluar “sekretin” e këtij suksesi përballë atij që e pyeste, Claude Makélélé, ish-lojtari i madh i PSG-së dhe Real-it, sot komentator i vlerësuar i DAZN në Francë: “Si të na ndalni? Ke fëmijë?” pyeti papritur Luis Enrique, për të përfunduar arsyetimin: “Po? Mirë, dhe fëmijët e tu lodhen ndonjëherë duke luajtur dhe argëtuar? Ja, kjo skuadër është kështu. E thjeshtë: lojtarët e mi janë si fëmijë, zbresin në fushë dhe kënaqen, është një moment fantastik për ta dhe unë jam i lumtur për këtë.”

Pokeri ndaj Real: “Kam celularin plot me mesazhe nga tifozët e Barçës”

Jo vetëm Franca por gjithë bota e futbollit duartrokiti paraqitjen e radhës të një skuadre që luan në mënyrë perfekte dhe me mekanizma tashmë të ngulitura përmendësh: “Po, një kënaqësi e jashtëzakonshme të fitonim edhe sot. E gjeta celularin plot me mesazhe nga tifozët e Barcelonës që më falënderonin që mundëm Realin” u tall sërish ish-lojtari azulgrana, duke analizuar ndeshjen e lojtarëve të tij. Një ndeshje që vuri në siklet edhe gazetarët në transmetim të drejtpërdrejtë.

The post PSG dërrmon Real, Luis Enrique tallet me Makélélé në TV:“Si të na ndalni? Ke fëmijë?” appeared first on Lapsi.al.

Enrique leksion Alonsos, PSG shpartallon Realin dhe kalon në finalen e Botërorit

By: Besnik
10 July 2025 at 10:07

As Reali i Madridit nuk ka mundur ta ndalë dot vrullin e PSG-se, ndërsa u mposht në shifrat 4-0 nga francezët në gjysmëfinalen e kupës së botës.

Dominim absolut, 4 gola të shënuar dhe spektakël nga PSG me Los Blancos që morën një shuplakë të fortë në gjysmëfinalen e kupës së botës.

Të besuarit e Luis Enrique zhvilluan një tjetër ndeshje të jashtëzakonshme, duke mos i dhënë asnjë mundësi madrilenëve të reagojnë, por edhe ky rezultat është për meritë të portierit Courtois, por dhe zemërmirësinë e trajnerit Enrique, pasi kampionët e Evropës e ulën ndjeshëm ritmin në fraksionin e dytë.

Pjesa e parë u mbyll 3-0, por me shumë raste të shpërdoruara, megjithatë parizienët shënuan me Dembele dhe dopietë nga Fabian Ruiz. E gjithë kjo u regjistrua në harkun kohor të 18’ minutave. Me fillimin e pjesës së dytë, Luis Enrique largoi nga fusha e lojës dy yje si Kvaratskhelia dhe Dembele, por sërish arriti të luante mirë. Në anën tjetër, kartat e Xabi Alonsos nuk sollën asnjë ndryshim në lojë.

Goncalo Ramos shënoi golin e katërt dhe vulosi fitoren 4-0 të PSG, e cila avancon në finalen e të dielës së 13 korrikut, ku e pret Chelsea.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Enrique leksion Alonsos, PSG shpartallon Realin dhe kalon në finalen e Botërorit appeared first on Euronews Albania.

PSG, çfarë bukurie: dërrmon 4-0 Real Madrid e shkon në finale kundër Chelsea

By: user 2
9 July 2025 at 23:30

Pothuajse gjithçka në 25 minuta. I favorizuar nga gabimet mbrojtëse të Asencio dhe Rudiger, PSG shënon në minutën e 6’ dhe të 9’ me Fabian Ruiz dhe Dembelé. Në minutën e 25’ erdhi goli i tretë i Fabian Ruiz pas asistit të Hakimi. Në pjesën e dytë, në minutën e 89’, shënoi edhe Gonzalo Ramos, që i dedikoi golin portugezit të ndarë nga jeta Diogo Jota. PSG e shkatërroi 4-0 Real Madrid dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube ku e pret Chelsea.

Një PSG i mrekullueshëm paralajmëron gjithë botën. Djemve të Luis Enrique u mjaftoi një pjesë loje për të fshirë Real Madrid dhe për të arritur Chelsea në finalen e Botërorit për Klube. Në MetLife Stadium një dygolësh i Fabian Ruiz, një gol i të zakonshmit Dembelé dhe më pas ai i Gonzalo Ramos dënojnë spanjollët, që nuk ishin kurrë vërtet në lojë.

Lexo më tej: Joao Pedro, dy gola e ndjesë për Fluminensen e tij: Chelsea në finalen e Botërorit

Një pikë që duhet ta bëjë të reflektojë teknikun e ri merengues Xabi Alonso: nëse është e vërtetë që dy golat e parë të parisienëve erdhën nga gabime mjaft të pabesueshme të dy individëve (Asencio dhe Rudiger), Real Madrid u duk një skuadër e shkëputur dhe pa ekuilibër. Kur spanjollët provuan të ngrejnë vijën mbrojtëse për të rihapur ndeshjen, sprinterët e PSG gjetën shumë hapësirë ku të bënin dëme. Tani Luis Enrique mund të arrijë majën e botës…

The post PSG, çfarë bukurie: dërrmon 4-0 Real Madrid e shkon në finale kundër Chelsea appeared first on Lapsi.al.

PSG turpëron Real Madridin dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube

By: armand
9 July 2025 at 23:05

PSG ka fituar 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e luajtur në “MetLife Stadium” në New Yersey dhe ka siguruar kështu biletën për finalen e madhe të së dielës, përballë Chelsea-s. Francezët e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme supersfidën duke shënuar 2 herë brenda 8 minutash. Fillimisht, në minutën e 6-të ishte […]

The post PSG turpëron Real Madridin dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube appeared first on BoldNews.al.

Sonte luhet PSG-Real Madrid, sa është fitimi financiar i skuadrës që kap finalen

By: armand
9 July 2025 at 18:05

Gjysmëfinalja e Botërorit të klubeve, Paris Saint-Germain – Real Madrid, do të luhet sonte në stadiumin “MetLife” në New Jersey. Kjo sfidë nuk sjell vetëm rivalitet sportiv, por edhe një orvatje për të fituar miliona euro. Fituesi i sotëm do të përfitojë plot 30 milionë euro shtesë nga fitimet e deritanishme, një shumë marramendëse edhe […]

The post Sonte luhet PSG-Real Madrid, sa është fitimi financiar i skuadrës që kap finalen appeared first on BoldNews.al.

Real Madrid i bllokuar nga moti i keq: avioni rrotullohet mbi pistë për një orë

By: user 2
9 July 2025 at 14:00

Real Madrid i bllokuar nga moti i keq, nuk ka pista për të ulur në Newark: avioni rrotullohet për një orë mbi aeroport dhe FIFA anulon takimet zyrtare të vigjiljes së gjysmëfinales së Botërorit për Klube me PSG. Skuadra e teknikut Xabi Alonso ishte në Palm Beach dhe u detyrua të përballet me një stuhi, e cila pengoi ngritjen në orarin e caktuar për të lënë Majemin: fluturimi çarter u bllokua përkohësisht në pritje të dritës jeshile dhe klubi u detyrua t’i komunikojë FIFA-s anulimin e angazhimeve para ndeshjes.

Një tjetër e papritur ndodhi në momentin e uljes, kur nuk kishte një pistë të disponueshme në Newark dhe avioni u rrotullua për një orë para se të merrte konfirmimin për të çuar klubin në destinacion. Real Madrid kërkoi vende të tjera për të zbritur, fillimisht në Virginia dhe më pas në Allentown, përpara se të merrte miratimin për të ulur në Newark.

Ndryshe nga PSG, që u stërvit në Rutgers University në New Jersey, Real Madrid zgjodhi të qëndrojë në Palm Beach dhe të përgatitej aty për gjysmëfinalen. Një vendim që rezultoi një kalvar i vërtetë.

🛄 Next stop: New York pic.twitter.com/FR6UsaFt46

— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 8, 2025

Real i bllokuar nga një stuhi

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, avioni i Real Madrid u ngrit me një orë vonesë, për një udhëtim 2 orë e gjysmë drejt aeroportit LaGuardia, i vendosur në lagjen Queens të Nju Jorkut. Një incident që klubi madrilen nuk do ta përsërisë nëse do të kualifikohet për finalen: skuadra e teknikut Xabi Alonso do të qëndrojë në New Jersey për t’u përgatitur për finalen e mundshme të dielën më 13 korrik, që do të luhet sërish në MetLife të East Rutherford.

Disa ditë më parë, Qendra Kombëtare e Uraganeve kishte dhënë parashikime mjaft të sakta për kushtet klimatike në Florida për të gjithë javën, me një probabilitet prej 60% që të shndërrohej në një depresion tropikal ose një stuhi tropikale.

Programi i Real Madrid ishte të mbërrinte në New Jersey një ditë para ndeshjes dhe të zhvillonte të gjitha aktivitetet para ndeshjes pa pengesa, por kështu nuk ndodhi.

The post Real Madrid i bllokuar nga moti i keq: avioni rrotullohet mbi pistë për një orë appeared first on Lapsi.al.

Fluminense ndëshkohet nga ish-lojtari, Chelsea në finalen e Botërorit të Klubeve

By: Besnik
9 July 2025 at 10:45

Chelsea është skuadra e parë që siguroi finalen e Kupës së Botës për klube, pas fitores 2-0 në gjysmëfinale ndaj Fluminenses.

Të dy golat për “Bluve” i shënoi Joao Pedro, blerja më e re e klubit londinez dhe ish-lojtari i Fluminenses.

Endrra e brazilianëve për të ngritur trofeun u ndal në këtë fazë, ku Chelsea tregoi diferencën në eksperiencë dhe cilësi mes dy botëve të futbollit: brazilian dhe atë europian, ku investimet janë shumë herë më të mëdha.

Goli i parë erdhi në minutën e 18-të pas një aksioni të shpejtë, kur Joao Pedro shfrytëzoi një kros të pasaktë dhe realizoi me një gjuajtje të harkuar, duke mposhtur portierin Fabio.

Ai përsëriti sërish në pjesën e dytë, duke vulosur fitoren e Chelseat dhe finalen e tyre kundër Real Madridit ose Paris Saint-Germain.

Joao Pedro, i cili u transferua së fundmi nga Brighton te Chelsea, ishte protagonist në këtë ndeshje, duke ndihmuar klubin londinez të arrijë në një moment historik, finalen e Kupës së Botës për Klube.

Pas ndeshjes, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, u shpreh:

“Jemi shumë të lumtur dhe krenarë që luajmë finalen të dielën. Ky është edicioni i parë i Kupës së Botës për Klube dhe të jesh në finalen mes klubeve më të mira në botë është një arritje e madhe. Kjo skuadër ka bërë shumë punë dhe kjo finale është një shpërblim për të gjitha përpjekjet tona.”

18′ João Pedro, are you serious?! ⚽💥

First start, first goal, and it’s against his old club! Chelsea 1-0

Watch the @FIFACWC | June 14 – July 13 | Every Game | Free | https://t.co/i0K4eUtwwb | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #FLUCHE pic.twitter.com/FCGpBnlBnc

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 8, 2025

João Pedro is putting on a show, and we’ve got every angle of that second beauty 🤯🎯🎥

Watch the @FIFACWC | June 14 – July 13 | Every Game | Free | https://t.co/i0K4eUtwwb | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #FLUCHE pic.twitter.com/KMKNI49nYv

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 8, 2025


LEXONI GJITHASHTU:

The post Fluminense ndëshkohet nga ish-lojtari, Chelsea në finalen e Botërorit të Klubeve appeared first on Euronews Albania.

Real Madrid sfidon PSG, Mbappé hera e parë “armik”: Botërori zgjedh finalistin e dytë

By: user 2
9 July 2025 at 10:07

Chelsea e ka siguruar tashmë finalen e Botërorit për Klube, duke mundur Fluminense falë Joao Pedro, dhe tani pret rivalin e tij. Favoriti për fitoren mund të vijë nga ana tjetër e tabelës, pasi sonte në orën 21:00 do të luhet një finale e mirëfilltë e parakohshme: nga njëra anë PSG, nga ana tjetër Real Madrid. Donnarumma dhe shokët e tij ëndërrojnë pokerin e trofeve, Xabi Alonso do finalen dhe suksesin e tij të parë me “merengues”.

Do të ketë vend vetëm për njërin mes Real Madrid dhe PSG në finalen e madhe të Botërorit për Klube, me Chelsea që pret rivalin e tij dhe ëndërron të shtojë një tjetër trofe në vitrinën, tashmë të pasuruar nga Conference League, i vetmi sukses që i mungonte “Blues” në fushën europiane. Ana tjetër e tabelës, që na dhuroi tashmë duelin mes Bayern dhe PSG, ofron pra një tjetër finale të parakohshme. Kampionët e Europës do të përballen me Real Madrid në një ndeshje që do të përfaqësojë gjithashtu përballjen e parë zyrtare mes klubit francez dhe Kylian Mbappé, pas largimit të tij me parametër zero.

Real Madrid e situata e Mbappé

Ylli i “merengues” mund ta nisë nga stoli, pavarësisht atij goli ndaj Borussia Dortmund, pasi ende nuk është në gjendjen më të mirë pas gastroenteritit të rëndë që i ka shkaktuar humbjen e 5 kg dhe i ka dobësuar tonin muskulor. Xabi Alonso, i cili duhet të bëjë pa Huijsen e pezulluar (i përjashtuar në çerekfinale), vështirë se do të prekë 3-4-2-1-in e tij dhe strukturën që e ka çuar deri në këtë fazë të turneut.

Lexo më tej: E kërcënuan, Mbappé trembet e heq padinë ndaj PSG: “Shit fanella e mos na çaj ka*in”

Pra pritet rikthimi i Asencio mes titullarëve, pavarësisht gabimeve të shumta në fillim të Botërorit, me Rudiger dhe Tchouameni në krah të tij, ndërsa krahët do të jenë sërish Alexander-Arnold dhe Fran Garcia: dy asistime së fundmi për anglezin, gol ndaj BVB për spanjollin dhe gjithmonë i preferuar nga Xabi. Në mes të fushës Arda Guler, spektakolar ndaj verdhezinjve, dhe Valverde: në repartin pas sulmit Bellingham dhe Vinicius Junior, që do të mbështesin Gonzalo Garcia-n.

PSG me dy mungesa në gjysmëfinale

Mungesa të rënda edhe për PSG-në, që me Bayernin përfundoi me nëntë lojtarë në një ndeshje të kondicionuar nga dëmtimi i Jamal Musiala: jashtë Lucas Hernandez dhe Pacho, të përjashtuar në fundjavë. Pra pritet një mini-revolucion në mbrojtje, me Beraldo kandidat për të qenë përkrah Marquinhos: krahët mbrojtës Hakimi dhe Nuno Mendes. Për pjesën tjetër rikthehet formacioni i zakonshëm, gjithmonë me rebusin-Dembélé: a do të jetë hera e duhur për titullarizimin e tij? Për momentin duket se mbizotëron ideja për ta futur nga stoli, me Barcola si “fals nueve” dhe Doué-Kvara në krahë: i paprekshëm ndërkohë mesfusha me Vitinha, Joao Neves dhe Fabian Ruiz.

Sfidat brenda sfidës

Do të jetë një përballje me tension shumë të lartë dhe me mijëra kuptime, me shumë mini-duele: emocionues ai në distancë mes Courtois dhe Donnarumma, heronj të klubeve të tyre përkatëse. Po aq emocionues edhe ai mes trajnerëve, me Luis Enrique dhe Xabi Alonso që nuk janë përballur kurrë në pankinë. Ish-trajneri i Bayer Leverkusen ëndërron të fitojë trofeun e tij të parë në krye të “blancos”, ish-Barça nga ana tjetër do një poker historik dhe Botërorin për Klube në vitrinën e PSG. Sonte në orën 21:00, do të shohim kush do ia dalë. Chelsea pret rivalin e tij, me një vetëdije: kushdo që kalon, do të jetë i disfavorshëm. Por ky është Botërori i “underdog”-ëve, ndaj asgjë nuk duhet marrë e mirëqenë…

The post Real Madrid sfidon PSG, Mbappé hera e parë “armik”: Botërori zgjedh finalistin e dytë appeared first on Lapsi.al.

Joao Pedro, dy gola e ndjesë për Fluminensen e tij: Chelsea në finalen e Botërorit

By: user 2
8 July 2025 at 23:29

Chelsea është finalisti i parë i Kupës së Botës për Klube. Anglezët, në MetLife Stadium të Nju Jorkut, triumfuan ndaj Fluminense falë dygolëshit të blerjes së re Joao Pedro, ish-lojtar i Fluzaos i sapo mbërritur për 60 milionë paund nga Brighton. Ëndrra e brazilianëve ndalet në gjysmëfinale pas një ecurie historike, ku arritën të eliminojnë Interin dhe Al Hilal. Sot, megjithatë, agresiviteti dhe intensiteti i brazilianëve nuk mjaftuan për të kufizuar cilësinë e lojtarëve të Blues: pas një pjese të parë të luftuar, anglezët morën plotësisht epërsinë. Tani Maresca pret rezultatin e gjysmëfinales tjetër, asaj mes Real Madrid dhe PSG, për të mësuar kundërshtarët në aktin final të Botërorit.

Një dygolësh i Joao Pedro rrëzon Fluminense dhe i dhuron Chelsea finalen e Kupës së Botës për Klube 2025. Braziliani, i rritur pikërisht në klubin e Rios me të cilin kishte debutuar në futbollin profesionist, shënoi dy gola për antologji kundër ish-skuadrës së tij: perlën e parë pas 18 minutash në pjesën e parë, një goditje me të djathtën me efekt në shtyllën e dytë; magjinë e dytë në minutën e 56’ të ndeshjes, një goditje e fuqishme me të djathtën poshtë traversës, me ndjesën e bashkangjitur për ish-tifozët e tij në të dyja rastet.

Lexo më tej: Real Madrid thyen mes spektaklit e telasheve Dortmund:Mbappé gjen në gjysmëfinale PSG

E dukshme cilësia superiore dhe shpejtësia më e madhe e ekzekutimit të Chelsea krahasuar me Tricolor të drejtuar nga Renato Portaluppi, që gjithsesi mbetet surpriza e turneut amerikan. Të dielën më 13 korrik, në të njëjtin MetLife Stadium (në East Rutherford, periferi të Nju Jorkut) ku u luajt kjo gjysmëfinale, Chelsea në orën 21 sipas orës italiane – ora 15 lokale – do të përballet me fituesin mes PSG-së dhe Real Madrid-it, që zbresin në fushë nesër më 9 korrik.

The post Joao Pedro, dy gola e ndjesë për Fluminensen e tij: Chelsea në finalen e Botërorit appeared first on Lapsi.al.

Analiza e OPTA: Cili ekip do të triumfojë në Botërorin e Klubeve

By: Besnik
7 July 2025 at 16:31

Pas suksesit në Ligën e Kampionëve, PSG cilësohet favorite edhe për triumfin në Botërorin e Klubeve që zhvillohet në SHBA.

Skuadra franceze do të përballet në gjysmëfinale me Real Madridin.

OPTA ka analizuar gjasat që skuadrat e mbetura në garë kanë për të arritur deri në fund, ku në krye qëndrojnë parizienët, më pas cuditërisht Chelsea, pastaj Real Madrid dhe në fund Fluminense.

Kjo renditje shpjegohet edhe nga fakti se blutë e Londrës në gjysmëfinale do të luajnë kundër skuadrës braziliane, një kundërshtar që në letër duket më i lehtë, duke i hapur kështu rrugën për në finalen e madhe.

Në anën tjetër, përballja mes Real Madridit dhe PSG-së pritet të jetë spektakolare, me kampionët e Evropës që më parë eliminuan Bayernin e Mynihut. Në këtë duel, skuadra e Luis Enriques, me diferenca të vogla, projektohet si favorite për të kaluar në finale.

Në gjysmëfinale, Chelsea u kualifikua pasi mposhti Palmeirasin, ndërsa Fluminense mori një fitore me vështirësi ndaj Al Hilalit.

PSG-ja triumfoi në sfidën kundër Bayern Munchenit, një ndeshje e shoqëruar me polemika për shkak të gjykimit të Anthony Taylor, britanikut që ka qenë më parë në qendër të kritikave.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 8 dhe 9 korrik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Analiza e OPTA: Cili ekip do të triumfojë në Botërorin e Klubeve appeared first on Euronews Albania.

Paris SG, kampion në “letër”/ Sipas “Opta”, parisienët kanë më shumë shanse për trofeun

By: Rovena
7 July 2025 at 14:24

Botërori për klube pushon në pritje të gjysmëfinaleve, ndërsa kjo është koha për të bërë bilance dhe parashikime se cila prej katër skuadrave ka shanset më të mira për të ngritur lart trofeun në këtë turne.

Agjensia e analizave dhe statistikave në sport “OPTA” ka përditësuar renditjen e saj për favoritët, pas mbylljes së fazës çerekfinale.

Fitorja 2-0 në atë që konsiderohej si finale e parakohshme kundër Bajernit të Mynihut ka kthyer sërish në krye Paris SG.

Kampionët e Europës janë pretendentë kryesorë për triumfin, me saktësisht 39.33%.

Në gjysmëfinale, parizienët do të përballen në një tjetër sfidë të madhe si ajo kundër Real Madrid, por edhe në këtë rast kanë parashikimet me vete, si favoritë për të arritur në finalen e 13 korriku në Nju Xhersi.

Gjithsesi, futbolli nuk është shkencë ekzakte, ndërsa asgjë nuk është e sigurt përballë një rivali si Real Madrid. Në këtë moment, madrilenët nuk janë favoritë përballë Paris SG, por në rast fitoreje, kjo gjë do të ndryshonte krejtësisht.

Duke qëndruar te parashikimet aktuale, pas francezë, skuadra e dytë me kuotat më të larta për fitimin e Botërorit të Klubeve është Chelsea.

Blutë e Londrës kanë 33.27 % mundësi, ndërsa sipas “OPTA” e kanë thuajse të sigurt biletën për në finale në sfidën kundër Fluminense.

Siç edhe mund të merret me mend, përballë tre skuadrave të mëdha të Europës, skuadrës braziliane i jepen pak më shumë se 2% shanse për të realizuar surprizën e madhe të Botërori i Klubeve./abcnews.al

 

Autobusi i Real Madrid niset e lë Mbappé në stadium: ç’ndodhi pas sfidës me Dortmund

By: user 2
7 July 2025 at 12:58

Kylian Mbappé ishte një nga protagonistët e çerekfinaleve të fituara nga Real Madrid kundër Borussia Dortmund. Sulmuesi francez u dallua, në rikthimin në fushë, me një gjysmë roveshiatë që në rezultatin 3-1 mendohej se mund ta kishte mbyllur ndeshjen. Gjermanët më pas nuk arritën të shkonin përtej 3-2, duke iu afruar edhe barazimit që u bë i pamundur vetëm nga pritja e mrekullueshme e Courtois. Sulmuesi francez megjithatë në fund të ndeshjes ishte viktimë e një të papriture. Ish-lojtari i PSG u thirr në fakt për një test antidoping. Një praktikë e zakonshme dhe jo e pazakontë për futbollistët në përfundim të një ndeshjeje.

Testi antidoping

Mbappé iu nënshtrua testit por në një moment ajo që duhej të ishte vetëm një kontroll u kthye në diçka më shumë duke vazhduar për një kohë të gjatë. Siç raporton ‘MARCA’, francezi ishte me vonesë dhe ndërkohë shokët e skuadrës së Real gradualisht kishin lënë stadiumin për t’u ngjitur në autobus dhe për të shkuar drejt avionit që do t’i kthente në West Palm Beach, Miami, baza e tyre për këtë Botëror për Klube. Të gjithë arritën të hipnin në autobus përveç Mbappé, testi antidoping i të cilit zgjati shumë më tepër. Skuadra ishte mbledhur në autobus në orën 19:30 ndërsa Mbappé kishte lënë stadiumin në orën 20:28. Për këtë arsye autobusi i Merengues u nis duke e lënë ish-lojtarin e PSG në stadium.

Lexo më tej: Real Madrid thyen mes spektaklit e telasheve Dortmund:Mbappé gjen në gjysmëfinale PSG

Klubi madrilen u detyrua të nisej pa Kylian Mbappé ndërsa presidenti Florentino Perez iku me një makinë të errët. Sulmuesi francez mori më shumë kohë se sa pritej për t’iu nënshtruar një testi antidoping dhe e gjithë skuadra la MetLife Stadium pa të. Gati një orë vonesë për Mbappé që u detyrua të shoqërohej deri në destinacion nga një anëtar i klubit dhe u largua me një makinë të errët, i eskortuar nga të paktën pesë makina policie. Një fund i papritur për të pavarësisht golit në çerekfinale që kontribuoi në kualifikimin e Real Madrid, që tani është gati të përballet me PSG në gjysmëfinale.

Precedenti i Mbappé: gjithmonë me vonesë

Por nuk është hera e parë që kjo i ndodh Kylian Mbappé. Vitin e kaluar, në përfundim të gjysmëfinales së Champions, gjithmonë kundër Borussia Dortmund por kur francezi vishte fanellën e PSG, sulmuesi nuk arriti të merrte fluturimin me gjithë skuadrën që shkonte për në Paris sepse u bllokua në Gjermani sërish për shkak të kontrolleve antidoping pas ndeshjes që e detyruan të humbiste fluturimin dhe të shkonte në Francë me një makinë private. Sigurisht, sa herë që do t’i nënshtrohet një testi antidoping tani Mbappé do t’i kushtojë më shumë vëmendje kohës së kaluar.

The post Autobusi i Real Madrid niset e lë Mbappé në stadium: ç’ndodhi pas sfidës me Dortmund appeared first on Lapsi.al.

Botërori i Klubeve, kush janë katër ekipet gjysmëfinaliste

By: Besnik
6 July 2025 at 15:38

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube.

Kampionët në fuqi të Evropës eliminuan Bayern Mynihun pas një paraqitjeje pozitive, e cila u mbyll në fund me 9 lojtarë nga francezët.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën PSG gjeti avantazhin me Doué. Më pas Pacho u ndëshkua me karton të kuq. Lucas Hernandez u ndëshkua gjithashtu me karton të kuq, duke lënë parizienët me 9 lojtarë, por kjo nuk u shfrytëzua nga gjermanët.

Në minutën e 6-të të shtesës, Dembélé vulosi fitoren 2-0 ndërsa lajmi i keq është dëmtimi i rëndë i futbollistit të Bayern, Jamal Musialas, i cili me gjasë do të mungojë të paktën 6 muaj në sezonin e ri.

Në mbrëmje ishte radha e Real Madridit të siguronte kalimin më tej, pasi mposhti Dortmundin 3-2. Një ndeshje që u bë emocionuese në minutat e fundit, ku u regjistrua edhe një penallti. Spanjollët shënuan dy herë në pjesën e parë me Fran Garcia dhe Gonzalo Garcia. Në minutën e 93’, verdhezinjtë shënuan me Beier për 2-1, por pas tij ishte Mbappé që realizoi një supergol. Kur u duk se gjithçka mbaroi, Guirassy shndërroi në gol një penallti dhe vulosi rezultatin 3-2.

Ndeshjet gjysmëfinale

PSG – Real Madrid

Fluminense – Chelsea

The post Botërori i Klubeve, kush janë katër ekipet gjysmëfinaliste appeared first on Euronews Albania.

Real Madrid thyen mes spektaklit e telasheve Dortmund:Mbappé gjen në gjysmëfinale PSG

By: user 2
6 July 2025 at 00:18

Real shkatërron Dortmund me një pjesë të parë perfekte, pastaj menaxhon ndeshjen deri në minutën e 93’, kur gjithçka rihapet në një fund të çmendur dhe fluturon në gjysmëfinale. Në MetLife Stadium përfundon 3-2 për Merengues, të cilët kalojnë përpara pas vetëm 10 minutash me të zakonshmin Gonzalo Garcia, goli i katërt në turne. Sulmuesi me akrobaci e dërgon topin pas shpinës së Kobel, falë një pasimi të shkëlqyer të Arda Guler. Nga një Garcia tek tjetri: dhjetë minuta më vonë i takon Franit të shtyjë në rrjetë asistin e Alexander Arnold dhe të gjejë kështu golin e dyfishimit.

Ndeshja e mbyllur pas 20 minutash dhe Borussia plotësisht e mpirë nga loja me pasime e skuadrës së Xabi Alonso, thjesht perfekte në menaxhimin e topit. Kovac përpiqet të ndërhyjë në pjesën e dytë me një zëvendësim të trefishtë, dhe në fakt Borussia duket më reaktive në çerekun e parë të orës. Por pastaj, ndryshon edhe Xabi: fut Modric, Mbappé dhe Ceballos dhe topi i ngjitet sërish këmbëve të lojtarëve me fanellë të bardhë.

Lexo më tej: PSG me 9 lojtarë eliminon Bayern Mynih: Doué e Dembélé, francezët në gjysmëfinale

E vetmja drithërimë në pjesën e dytë është një ndërhyrje në kufi e Yan Couto që ngre shumë këmbën dhe godet Fran Garcia në nivelin e fytyrës në mesfushë. Arbitri pret kontrollin e VAR dhe pastaj zgjedh faljen: vetëm karton i verdhë. Pastaj ndodh e pabesueshmja: Rudiger gabon një largim dhe Beier, paksa në befasi, i hap gjithçka. Është minuta e 93’ dhe ka ende për të ndodhur gjithçka. Një minutë më pas Mbappé me një gjysmë rovjeshatë shënon për 3-1, por në sulmin e fundit të Dortmund Huijsen ndëshkohet me të kuq dhe i dhuron penalltinë e 3-2 Guirassy. Pastaj Real Madrid forcon radhët në shtesën e shtesës dhe fluturon në gjysmëfinale, ku do të gjejë PSG për një përballje yjesh. Në shenjën, natyrisht, të Kylian Mbappé.

The post Real Madrid thyen mes spektaklit e telasheve Dortmund:Mbappé gjen në gjysmëfinale PSG appeared first on Lapsi.al.

PSG me “shtatë shpirtra”, Pano: Bayern ekip i madh, por sot tregoi që nuk ka trajnerin që i duhet

By: Rovena
5 July 2025 at 23:37

Në emisionin sportiv “Botërori i Vogël” në ABC News, diskutimi është fokusuar te përballjet kryesore të Botërorit të Klubeve, me një vëmendje të veçantë ndaj sfidës mes dy gjigandëve evropianë: Bayern Munich dhe Real Madrid. Të ftuarit, Ledio Pano, Ermal Tahiri dhe Bledar Kuka, ofruan analiza të thelluara mbi performancat dhe strategjitë e dy klubeve, duke ndriçuar pikat e forta, dobësitë dhe prapaskenat teknike që ndikuan në rezultatin final.

Ermal Tahiri u ndal te strategjia e Real Madridit, duke e përshkruar si një skuadër që, pavarësisht problematikave të brendshme dhe momenteve të vështira gjatë ndeshjes, arrin gjithmonë të dalë me sukses falë përvojës dhe cinizmit tipik madrilen: “Reali cinik, cinik, që luan bukur dhe ikën në shtëpi.” Ai vlerësoi mënyrën se si trajneri i Realit ka ditur të menaxhojë presionin dhe të bëjë ndryshime të guximshme në kohën e duhur.

Ledio Pano: Po të shikosh Dortmundi me Realin ka shënuar gjithmonë i pari. Por, sot ka qenë një Dortmund i paktë. Sepse ka shënuar shpejt dhe nuk ka lënë hapësira. Mbappe edhe pse është një emër i madh do e ketë pak të vështirë duhet që të presë radhën”.

Ermal Tahiri: Problematikat që ka Reali ne nuk e prisnim që ka shpejt trajneri të bënte revolucion. Problematikat kanë ndodhur në disa minuta që nuk i falen, por ia doli. Ajo që ka sjellë ky, nuk është më i bukur i të gjitha lojërave. Por, është ai Reali cinik, cinik, që luan bukur dhe ikën në shtëpi.

Bledar Kuka: Nuk e di se ku i pikon çatia. Është një skuadër që pas çdo sfide, sa më afër finales të jetë aq më i fortë bëhet.

Ledio Pano theksoi se Bayern Munich, ndonëse mbetet një nga skuadrat më të mëdha në Evropë dhe pa diskutim numri një në Gjermani, po kalon një moment kritik në drejtim teknik. Sipas tij, mungesa e një trajneri me personalitet të madh po i kushton skuadrës në ndeshjet e mëdha: “Sot e tregoi që nuk ka një trajner të madh që i duhet Bayern”. Ai gjithashtu vuri në dukje se skuadra është ndërtuar për objektiva madhorë si Champions League, por duket se mungesa e liderëve të duhur në pankinë po ndikon në performancën në fazat vendimtare.

Ledio Pano: Bayern është një ekip i madh dhe ishte një fazë trajektore shumë e mirë për të. Është numri një në Gjermani, problemi është që prurjet që vijën ata i marrin më tepër për Champions League, për kampionate të mëdha. Absolutisht që të shkosh në këto ekipe të mëdha, e duan një personalitet të madh. Sot e tregoi që nuk ka një trajner të madh që i duhet Bayern./abcnews.al

Musiala dëmtohet rëndë në PSG-Bayern: Donnarumma i thyen këmbën e shpërthen në lot

By: user 2
5 July 2025 at 21:06

Gjatë ndeshjes çerekfinale të Botërorit për klube mes PSG e Bayern Mynih Jamal Musiala është dëmtuar rëndë, pas një përplasje loje me Ëillian Pacho e portierin Donnarumma. Këmba e gjermanit është përthyer në mënyrë jo natyrale, duke pësuar frakturë. Donnarumma mbeti i tronditur, ndërsa disa nga shokët e skuadrës të Bayern u afruan te Musiala duke vënë duart në kokë.

Një top po shkonte ngadalë drejt portierit Donnarumma, me Pacho që mbronte daljen e italianit. Musiala u përpoq ta parakalojë, por portieri kapi topin e njëkohësisht ra mbi këmbët e lojtarit të Bayern. Gjermani bërtiti nga dhimbja, pamjet janë tmerrësisht të qarta: kyçi i këmbës së majtë është kthyer në një mënyrë jo natyrale, është e dukshme që ka një frakturë. Episodi ndodhi në kohën shtesë të pjesës së parë të PSG-Bayern, me rezultatin 0-0. Donnarumma ishte me shpinë nga Musiala, por pa mbrojtësin Hakimin që kapi kokën me duar. Portieri i PSG u kthye dhe e kuptoi çfarë kishte ndodhur, duke u ulur në gjunjë dhe duke shpërthyer në lot.

Donnarumma’s reaction to Musiala’s injury…

pic.twitter.com/XD60si524r

— Bayern & Football (@MunichFanpage) July 5, 2025

Lexo më tej: PSG me 9 lojtarë eliminon Bayern Mynih: Doué e Dembélé, francezët në gjysmëfinale

Reagim natyral për numrin një të francezëve, edhe pse sigurisht që nuk pati asnjë qëllim në ndërhyrje. Musiala doli me barelë, i zëvendësuar nga Gnabry (përveç kësaj, Bayern kishte humbur për shkak dëmtimi Stanisic dhjetë minuta më parë, në vend të tij kishte hyrë Sasha Boey). Në fillim të pjesës së dytë kamerat fokusuan në plan të afërt portierin e PSG, i cili dukej ende i tronditur nga ajo që ndodhi. Vetë Donnarumma kishte qenë viktimë e një dëmtimi të rëndë dhjetorin e kaluar, kur kishte marrë një goditje me shkelm në fytyrë nga Singo i Monaco, që i kushtoi disa qepje.

The post Musiala dëmtohet rëndë në PSG-Bayern: Donnarumma i thyen këmbën e shpërthen në lot appeared first on Lapsi.al.

PSG me 9 lojtarë eliminon Bayern Mynih: Doué e Dembélé, francezët në gjysmëfinale

By: user 2
5 July 2025 at 20:42

Paris Saint-Germain është në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube pasi mundi 2-0 Bayern Munich në çerekfinalen e zhvilluar në Atlanta. Në një ndeshje të pasur me raste për gol dhe me portierët Neuer e Donnarumma protagonistë, aksioni fitues për kampionët në fuqi të Europës erdhi në minutën e 78’ me një goditje të saktë me të majtën nga Desiré Doué nga kufiri i zonës që e befasoi Neuer. Në kohën shtesë erdhi dyfishimi nga Dembélé. Dy gola të anuluar për Bayern Munich, një për Upamecanon në pjesën e parë dhe një për Kane në fund. Për t’u theksuar dëmtimi i rëndë i Musiala pak para pushimit pas një përplasjeje në lojë me portierin Donnarumma dhe përjashtimi i Pacho dy minuta pas avantazhit, me mbrojtësin e PSG që do të mungojë në gjysmëfinale kundër fitueses së Real Madrid-Borussia Dortmund. Karton i kuq edhe për Lucas Hernandez në shtesë.

Désiré Doué dhe Dembélé e çojnë PSG në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube. Dy gola, të dy në pjesën e dytë, për të vulosur kështu ndeshjen e Atlantës kundër një Bayern Munich që disa herë u përplas në murin Donnarumma. Parizienët në gjysmëfinale do të përballen me fituesen e Real Madrid-Borussia Dortmund.

Lexo më tej: PSG ngatërrohet me strategjinë e vet: Vitinha godet keq, skema nuk funksionon

Ndeshja ishte gjithmonë në ekuilibër, deri në fund, por mbi të gjitha u shënua nga dëmtimi shumë i rëndë i gjermanit Musiala i cili u detyrua të largohej nga fusha me barelë dhe mes lotësh në shtesën e pjesës së parë. Pjesa e parë u mbyll pa gola por me shumë raste dhe mbi të gjitha me shumë ndërhyrje të mëdha nga Donnarumma dhe Neuer.

Në pjesën e dytë u vazhdua me të njëjtin skenar si pjesa e parë por ndeshja ndryshoi në minutën e 78’ me golin e Doué: një goditje e fuqishme me të majtën nga e majta (gjithçka nisi nga një top i humbur nga Kane). Në minutën e 87’ u anulua gjithashtu një gol për Kane, përsëri për pozicion jashtë loje, pastaj ndodhi gjithçka: dy kartonë të kuq direkt për PSG-në që e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë dhe një verifikim i gjatë për një penallti të mundshme për bavarezët që në fund nuk u akordua. Luis Enrique fluturon në gjysmëfinale, Bayern kthehet në shtëpi.

The post PSG me 9 lojtarë eliminon Bayern Mynih: Doué e Dembélé, francezët në gjysmëfinale appeared first on Lapsi.al.

Chelsea thyen 2-1 Palmeiras: nuk ka derbi brazilian në gjysmëfinale kundër Fluminense

By: user 2
5 July 2025 at 10:56

Chelsea mund Palmeiras me rezultatin 2-1 në Filadelfia dhe shkon në gjysmëfinale të Botërorit për Klube, ku do të takojë Fluminense, që kishte mposhtur Al Hilal të drejtuar nga Simone Inzaghi. Blues hapën ndeshjen në minutën e 16’ me Cole Palmer, por më pas u barazuan në minutën e 53’ nga Estevao. Autogoli i Giay në minutën e 83’ (i shkaktuar nga Malo Gusto) i kualifikon më tej londinezët.

Chelsea i teknikut Enzo Maresca është gjysmëfinalistja e dytë e Botërorit për Klube 2025: londinezët mposhtën 2-1 Palmeiras dhe gjejnë një tjetër skuadër braziliane në fazën tjetër, Fluminense. Që në fillim Blues e nisën shumë fort, duke menaxhuar zotërimin e topit dhe duke i shtyrë amerikanolatinët në gjysmën e tyre të fushës. Për avantazhin e anglezëve mjaftoi të pritej vetëm minuta e 16’: asist i Chalobah nga e djathta dhe goditje e saktë me të majtën nga limiti i zonës i të zakonshmit Cole Palmer. Skuadra angleze shtyu fort dhe krijoi raste të panumërta, por pjesa e pare u mbyll vetëm 1-0.

Lexo më tej: Al Hilal, ëndrra mbaron në çerekfinale: Hercules dërgon Fluminense në gjysmëfinale

Në fillim të pjesës së dytë erdhi dushi i ftohtë për blutë e Londrës: në minutën e 53’ Estevao, nga një pozicion shumë i prapambetur, gjeti këndin e portës pas një veprimi të Richard Rios dhe barazoi rezultatin pothuajse befas. Goli i pësuar zgjoi Palmer dhe shokët e tij (pas një fillimi jo të jashtëzakonshëm), dhe Chelsea u kthye të bëjë presion fort. Brazilianët duken se mund të arrinin të mbroheshin për ta çuar sfidën në shtesa, por në minutën e 83’ erdhi goli i fitores: aksion i zhvilluar nga goditja e këndit, me Malo Gusto që provoi goditjen dhe gjeti për fat devijimin në portën e vet të mbrojtësit Giay, që e mashtron Weverton. Chelsea, falë këtij autogoli, arrin të fitojë 2-1 dhe të bashkohet me Fluminense në gjysmëfinale, ndërsa Palmeiras eliminohet.

The post Chelsea thyen 2-1 Palmeiras: nuk ka derbi brazilian në gjysmëfinale kundër Fluminense appeared first on Lapsi.al.

Chelsea sfidon Fluminensen në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve

By: armand
5 July 2025 at 08:46

Chelsea është gjysmëfinalistja e dytë e Botërorit të Klubeve. Blutë e Londrës kanë mposhtur në çerekfinale Palmeirasin me shifrat 2-1. Dueli u zhbllokua në minutën e 16-të nga Palmer dhe baraspesha u vendos nga Estevao në të 53′. Sfida u vulos nga një autogol i Ueverton në të 83-ën për t’i dhuruar skuadrës së Mareskës […]

The post Chelsea sfidon Fluminensen në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌