Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Superliga, ndryshime për titullin. Pas 4 fazave, pikët përgjysmohen/ Tahiri: Të shtohen 2 ekipe, kampionati të mbahet vitin tjetër

12 July 2025 at 23:15

Formula e superligës do të ketë ndryshime për titullin. Në mbledhjen e sotme në FSHF me drejtuesit e elitës së futbollit u konfirmuan ndryshimet e reja.

Trajneri Ledjo Pano tha per programin ‘Botërori i vogël’ se mbajtja e ndeshjeve në ‘Air Albania’ është diçka pozitive, gjithashtu edhe përgjysmimi i pikëve është më mirë sesa zerimi i tyre, siç funksiononte më parë.

“Belgjika e ka me 6 ekipe, katër janë pak. Që të ndryshosh formatin minimumi duhet të ketë 14 ekipe e sipër. Nëse e bën me play off është diçka tjetër. Ndeshjet në Air Albania është diçka pozitive.

Përgjysimi i pikëve, është gjysma e së keqes nga zerimi I tyre. Ecuria gjhatë gjithë kampionatit nxjerr ekipin final. Përderisa përghjysmohen pikët do të luhet mes njëri tjetrit.”

Trajneri Ermal Tahiri u shpreh se do të ishte më mirë që të shtoheshin ekipe të tjera dhe kampionati të bëhet vitin tjetër me 12 ekipe në katër faza.

“Të shtosh dy ekipe dhe viti tjetër të bëhet një kampionat me 12 ekipe në 4 fazë. E ke të kompletuar sepse nëse të gjitha klubet e tjera të botës, si Juventusi me 22 ekipe ato bëhen 5 të parat 5 të dyta për në Europë dhe 5 të tjerat hyjnë në grupe për të luajtur. Nga vendi i fundit deri në vendin e 16 luajnë play off prapë nga fillimi siç e ka Greqia. Ai që është për në UEFA luan nga 8a te 5a.” / abcnews.al

Chelsea ‘respekton’ parashikimet, finalistja e parë e Botërorit, trajnerët: E meritoi, Fluminense thjesht me fat

By: Rovena
8 July 2025 at 23:38

Chelsea është finalisti i parë i Kupës së Botës për Klube. Londinezët triumfuan pastër 0:2 ndaj Fluminenses në gjysmëfinale. Joao Pedro ishte heroi i anglezëve, i cili shënoi të dy golat. Fillimisht ai realizoi në minutën e 18-të një gol të bukur për epërsinë fillestare.

Në emisionin “Botërori i Vogël” në ABC News, analistët sportivë Ledio Pano, Ermal Tahiri dhe Ditmar Bici kanë komentuar finalen mes Chelseat dhe Fluminense, duke vlerësuar se skuadra angleze e meritoi plotësisht fitoren.

Sipas tyre, Chelsea tregoi superioritet gjatë gjithë ndeshjes, si në lojë ashtu edhe në qasje taktike, ndërsa Fluminense u cilësua si një skuadër që arriti me fat në finale dhe nuk pati forcën për të përballuar rivalin.

Paneli theksoi se dominimi evropian në Kupën e Botës për klube është tashmë i dukshëm, duke reflektuar nivelin dhe intensitetin e futbollit në kontinentin e vjetër.

Ledio Pano: Janë lojtarë që luftuan me shumë grindë, që donin që në fillim të fitonin. Jo se Fluminense nuk luajti mirë, edhe ata u përpoqën shumë. Kupa e Botës është bërë shumë herë, tetë herë e ka fituar Europa dhe vetëm dy herë Amerika Latine dhe me logjikë Chelsea e meritonte.

Ermal Tahiri: Besoj se Chelsea e meritoi, gjatë gjithë lojës dukës e kishte marshin dhe cilësinë. Fluminense u mundua, por pa forcën e duhur. Kishte dy skuadra të mira. Chelsea luajti hapur futboll, luajti shumë bukur.

Ditmar Bici: Nuk mund ta mendonte asnjë që Fluminense të shkonte deri në finale”. Fluminense ishte thjesht me fat./abcnews.al

 

PSG me “shtatë shpirtra”, Pano: Bayern ekip i madh, por sot tregoi që nuk ka trajnerin që i duhet

By: Rovena
5 July 2025 at 23:37

Në emisionin sportiv “Botërori i Vogël” në ABC News, diskutimi është fokusuar te përballjet kryesore të Botërorit të Klubeve, me një vëmendje të veçantë ndaj sfidës mes dy gjigandëve evropianë: Bayern Munich dhe Real Madrid. Të ftuarit, Ledio Pano, Ermal Tahiri dhe Bledar Kuka, ofruan analiza të thelluara mbi performancat dhe strategjitë e dy klubeve, duke ndriçuar pikat e forta, dobësitë dhe prapaskenat teknike që ndikuan në rezultatin final.

Ermal Tahiri u ndal te strategjia e Real Madridit, duke e përshkruar si një skuadër që, pavarësisht problematikave të brendshme dhe momenteve të vështira gjatë ndeshjes, arrin gjithmonë të dalë me sukses falë përvojës dhe cinizmit tipik madrilen: “Reali cinik, cinik, që luan bukur dhe ikën në shtëpi.” Ai vlerësoi mënyrën se si trajneri i Realit ka ditur të menaxhojë presionin dhe të bëjë ndryshime të guximshme në kohën e duhur.

Ledio Pano: Po të shikosh Dortmundi me Realin ka shënuar gjithmonë i pari. Por, sot ka qenë një Dortmund i paktë. Sepse ka shënuar shpejt dhe nuk ka lënë hapësira. Mbappe edhe pse është një emër i madh do e ketë pak të vështirë duhet që të presë radhën”.

Ermal Tahiri: Problematikat që ka Reali ne nuk e prisnim që ka shpejt trajneri të bënte revolucion. Problematikat kanë ndodhur në disa minuta që nuk i falen, por ia doli. Ajo që ka sjellë ky, nuk është më i bukur i të gjitha lojërave. Por, është ai Reali cinik, cinik, që luan bukur dhe ikën në shtëpi.

Bledar Kuka: Nuk e di se ku i pikon çatia. Është një skuadër që pas çdo sfide, sa më afër finales të jetë aq më i fortë bëhet.

Ledio Pano theksoi se Bayern Munich, ndonëse mbetet një nga skuadrat më të mëdha në Evropë dhe pa diskutim numri një në Gjermani, po kalon një moment kritik në drejtim teknik. Sipas tij, mungesa e një trajneri me personalitet të madh po i kushton skuadrës në ndeshjet e mëdha: “Sot e tregoi që nuk ka një trajner të madh që i duhet Bayern”. Ai gjithashtu vuri në dukje se skuadra është ndërtuar për objektiva madhorë si Champions League, por duket se mungesa e liderëve të duhur në pankinë po ndikon në performancën në fazat vendimtare.

Ledio Pano: Bayern është një ekip i madh dhe ishte një fazë trajektore shumë e mirë për të. Është numri një në Gjermani, problemi është që prurjet që vijën ata i marrin më tepër për Champions League, për kampionate të mëdha. Absolutisht që të shkosh në këto ekipe të mëdha, e duan një personalitet të madh. Sot e tregoi që nuk ka një trajner të madh që i duhet Bayern./abcnews.al

Partizani “shënon” në merkato/ Të kuqtë e kryeqytetit “blindohen” në prag të Conference League, Pano: Nga ana teknike janë shumë lart

By: Rovena
22 June 2025 at 22:48

Në studion e emisionit “Botërori i Vogël” në ABC News, vëmendja këtë herë iu kushtua përgatitjeve të skuadrës së Egnatias për sfidat në Conference League, si dhe ndryshimeve që po ndodhin në kampin e Partizanit.

Të ftuarit, Neritan Prifti, Ledio Pano dhe Gent Muça komentuan lëvizjet në merkato, gjendjen teknike të skuadrave dhe pritshmëritë për përfaqësimin europian.

Sipas tyre, Partizani është në një proces të natyrshëm rinovimi, me synime të qarta për të ndërtuar një grup më të qëndrueshëm dhe konkurrues.

Neritan Prifti: Asnjë surprizë Partizani pritej që kishte ndryshime edhe në muaj më parë. Të shikojmë se do të përshtaten me kampionatin shqiptar. Është një merakto cilësore në letër.

Ledio Pano: Partizani i vjetshëm, sigurisht që janë larguar shumë lojtarë që nuk dhanë asnjë tek Partizani. Ndryshimet besoj se kanë filluar, flitet edhe për dy-tre lojtarë të tjerë. Fjalët janë të mira për të katërt lojtarët që janë dhe prurjet e reja. Deri diku janë pak larg me përgatitjet, por nga ana teknike janë lart, sidomos me orët. Priten edhe forcime të tjera, puna po bëhet e mirë. Ne që presim të shohim ekipin, duam që ndaj estonezëve, të bëjnë një ndeshje të mirë dhe të kualifikohemi.

Gent Muça: Partizani dy vitet e fundit, të kujton Tiranën e para shumë viteve. Shpresoja që lojtarët e rinj të japin shkëndija dhe të luajnë mirë. Edhe dy blerjen e fundit pse jo ta pasurojnë më shumë këtë skuadre dhe më vonë të pretendojnë edhe kampionatin./abcnews.al

Dinamo e mbyll në krye/ Tahiri: Dinamo më e mirë e kampionatit, Pano: Daja i ka dhënë ide ekipit

22 December 2024 at 22:16

Nuk dihet mirë sesa vjet kishte pa e mbyllur kampionatin në krye.

Ndoshta që nga 2009-ta apo 2010-ta kur doli kampion, por Dinamo duket se po kthehet.

Për Blutë e shquar kryeqytetas qenka dashur kthimit në stol I trajnerit Ilir Daja për t’u ngjitur aty ku ka qenë tepër shpesh.

Viti 2024 përfundoi në vendin e parë të Superligës pas fitores 2-1 ndaj Egnatias në “Elbasan Arenë”.

Mbi këto tema u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC News, ku të ftuar ishin trajnerët Ledjo Pano dhe Ermal Tahiri, menaxheri i FIFA-s, Sokol Haxhia, si dhe ish-futbollit Lulëzim Bershami.

Pjesë nga biseda në studio:

Ledjo Pano: Dinamo e ka treguar edhe në momente të veçanta që di të përmbysë situatën. E rëndësishme është që Daja i ka dhënë atë mendimin e vet skuadrës, se po ata lojtarë që ishin në vend të parafundit janë sërish.

Rikthimi i Ditës në mbrojtje është mirë, pasi gjithmonë mesfushorët japin më të mirën në mbrojtje dhe po të shohësh që të gjitha ndërhyrjet ndërpriten nga ai.

Ermal Tahiri: Daja doli për 3 vite rresht më i mirë në Kosovë dhe për të 4-tën duket se do ta bëjë në Shqipëri. Është Dinamo më e mirë e këtij kampionati. Di të mbrohet mirë është cinike, nuk ka emra, por ka arritur të bëjë një punë shumë të mirë, me lojtarët që ka dhe në krye tarjnerin.

Taktikisht Dinamo në të gjitha ndeshjet e fundit që ka fituar edhe në Shkodër. Ndaj Egnatias luajti shumë mirë. Është një ekip që luan shpejt, kanë anësorin e mbrojtjes që ushtron presion dhe pastaj mbrohet në mënyrë më perfekte dhe gjen kundërsulmin.

Po ta shofësh me Egnatian pas minutës së 56’-të kur u shënua goli kishte totalisht topin, por ishte e parrezikshme prandaj ndërhyri Daja duke bërë zëvendësimet e duhura.

Po të mbaje topin dhe të shfrytëzojë shpejtësinë e Zabërgjës dhe Nanit do të përiftonte shumë. Këtë bëri edhe me Tiranën edhe me Vllazninë. Në pjesën e parë dominon dhe shënon.

Sokol Haxhia: Ti zëvendësosh lojtarët e një skuadrë është shumë e vështirë.

Egnatia për shembull tani ka marrë edhe Veselin, por sërish ka humbur. Nuk është e lehtë të zëvendësosh lojtarë me të njëjtin kalibër. Ktu duket presidenti. Një president që do të fitojë shet në fund, jo në mes të rrugës.

Egnatia ka një lojtar spektakolar si Aleksi, një lider në fushë dhe meriton një thirrje edhe në kombëtare, për atë që demonstron në Superiore, ndërsa te Dinamo janë Zabërgja dhe Gudiabi.

Botërori, “luftë” sërish me Serbinë/ Kodra: Ishte skenari më i keq, Pano: Kemi bërë mirë ndaj të mëdhenjve

15 December 2024 at 22:16

Ajo që ndodhi atë mbrëmje i vuri vulën gjithçkaje.

Dihej që më parë se çdo të thoshte një përballje futbolli mes Shqipërisë e Serbisë dhe 14 tetori 2014 nuk la asnjë dyshim.

Dy Kombëtaret do të përballen sërish me njëra-tjetrën në një fazë eleminatore, këtë herë në kualifikueset e vlefshme për pjesëmarrjen në Botërorin e vitit 2026 që do të zhvillohet në tre shtete SHBA, Meksikë e Kanada.

Mbi këto tema u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC Neës, ku të ftuar ishin drejtori i PR në FSHF, Fatjon Kodra, ish-“ylli kuqezi” Ledjo Pano, trajneri Ermal Tahiri dhe gazetari Nertan Prifti.

Kodra tregoi më shumë për emocionet e përjetuara gjatë mësimit të emrave të kundërshtarëve, ndërsa një mendim për sfidën ndaj Serbisë e dhanë edhe Pano e Tahiri.

Pjesë nga biseda në studio:

Fatjon Kodra: Trajneri kishte goxha ankth dhe ndodhi pikërisht ajo që nuk donte. Diferencat janë reduktuar ndjeshëm me Kombëtaret e tjera, por ky ishte skenari më i keq. Vetëm Anglia është tjetër nivel, është padyshim një nga rivalet më të forta.

Serbia vërtetë ka patur sukses, por po ta bëjmë një krahasim me Kombëtaren e 2014-s nuk është ai kualiutet, padyshim ekip i fortë, por nuk ka ato yje.

Edhe karikimi i lojtarëve do jetë më i madh me Serbinë, Do të jetë motivim shumë i lartë për të marrë fitore. Është një armë plus për ne. Unë kisha një bindje që do të kishim një short të vështirë. Në Kombëtare ka lojtarë që vijnë nga Kosova. Edhe trajneri është i vetdijshëm për rëndëisën e sfidës, por gjëja e parë që diskutuam është që kjo është thjeshtë futboll.

Ledjo Pano: Herën e kaluar në kualifikueset e Botërorit kishim 3 ekipe tforta. Edhe Serbia edhe Anglia kanë marrë pjesë në Kupën e Botës por edhe ne synojmë të hyjmë atje. Duhet të përpiqesh, të luftosh.

Ndeshja e parë në “Ëembley” është shumë e vështirë. Me Portugalinë s’na e mori mëndja që do fitonim. Sa herë luajmë me besim kemi arritur të bëjmë dicka. Ndaj skuadrave të mëdha ne kemi luajtur përherë mirë.

Ermal Tahiri: Duhet të mos hyjmë inferior. Kemi treguar që kemi ekip shumë të mirë. Duhet një menaxhim i mirë dhe ishalla të mos ketë dëmtime,. Problematika jonë është se si ne duhet të rritemi. Jemi shumë më mirë seç ishim në vitin 2014.

Unë do thoja ndaj Letonisë e Andorrës duam pikët e plota pastaj fillojmë të mendojmë për të tjerët. N.q.s ne marrim pikë të plota këtu të njëjtën gjë e bën edhe Anglia, për Serbinë nuk jam i sigurtë. Nëse arrijnë këtë, çunat do të jenë të karikuar për të arritur fitore të rëndësishme. /abcnews.al

“Rokadë” në krye të Superiores/ Kushta: Lëvizja kaq e shpeshtë e trajnerëve nuk është normale

8 December 2024 at 22:16

Kanë përfunduar tre sfidat e para të Abissnet Superiore, me “Rrogozhinasit” e Egnatias që fituan 1-0 ndaj Skënderbeut, duke marrë kështu kreun e tabelës së klasifikimit me 1 pikë më shumë se Partizani, të cilët do të përballen të hënën me Bylisin.

Mbi këto tema u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC News, ku të ftuar ishin trajnerët Ermal Tahiri dhe Febron Ziu, legjenda e futbollit shqiptarSokol Kushta dhe gazetari, Nertan Prifti.

Gjatë bisedës në studio, Kushta u ndal fillimisht te tabela e klasifikimit, që sipas tij është e ndarë në dy grupe, teksa më tej foli edhe lëvizja e shpeshta, të çuditshme, në Superiore, ndërsa trajneri Ermal Tahiri vuri në dukje humbje e Elbasanit në sfidën e parë pas largimit të teknikut Bordin. /i.m /abcnews.al

Pjesë nga biseda në studio:

Sokol Kushta: Unë pashë klasifikimin dhe ka filluar të ndahet në dy grupit. Nga e para te të këtarta e pastaj të gjithë janë afër.

Më shumë doja ta nisja me çuditë tona. Ka patur shumë ndryshime në pankina dhe asnjëherë nuk është normale. Jemi të padurueshëm me trajnerët. Shikojmë edhe në botë, i jepet një dorë trajenrit një mbështëetje, këtu mbeten të papunë që te humbja e dytë.

Çdo lloj trajneri që vjen ka një filozofi tjetër. Kjo e trullos ekipin. Laçi i bëri ndryshimet shumë shpejt dhe Laçi për mua është më stabël. Shikoj Bylisin, shikoj Skëdnerbeun që nuk janë stabël më. Ata presin merkaton që të ndryshojnë diçka. Një trajner kërkon të paktën 1 muaj të përshtatet.

Emergjencë nuk konsiderohen 2-3 humbje. Edhe trajenri i ri që erdhi te Elbasani tha që nuk e njoh ekipin.

Ermal Tahiri: Nese kapim një vijushmëri të Elbasanit dhe në këtë moment që ky bën mirë nuk duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe sot je në humbje me trajnerin e ri, i cili justifikohet me faktin që nuk njeh ekipin.

Derbi mbyllet me “dramë”/ Bedri Omuri: Ishte lojë e barabartë, Çobani: Penalltia ishte e merituar

1 December 2024 at 22:16

Ishte padyshim një sfidë spektakolare, pavarësisht se përfundoi në barazim.

“Bardheblutë” e Tiranës kanë vijuar të mos gjejnë rrugën e fitores në derbin e madh të Tiranës, teksa në mitikun e kryeqytetit, “Arena Kombëtare” mbyllën gjithçka në barazimin e bardhë 0-0 ndaj rivalëve të përjetshëm, Partizanit.

Mbi këtë temë u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC Neës, ku të ftuar ishin specialisti i futbollit, Artur Çobani, ish-legjenda e Tiranës, Bedri Omuri, ish-drejtori i Partizanit, Eduart Prodani, si dhe gazetari Nertan Prifti.

Gjatë bisedës në studio, Omuri u shpreh se loja ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, ndërsa Çobani e Prodani folën për momentin e 11-metërshit.

Pjesë nga biseda në studio:

Bedri Omuri: Ishte lojë e barabartë, si në pjesën e parë edhe në të dytën. Në pjesën e parë pati nga një rast për secilin ekip. Në të dytën Partizani filloi të sulmonte, por më pas Tirana mori lojën në dorë, krijoi më shumë raste, pati edhe në fund me penalltinë, por nuk arriti të bënte më shumë.

Artur Çobani: Ishte penallti e pastër. Është si ai rasti në Evropian, i Cucurella. Më vonë të gjithë thanë që arbitri ishte gabim dhe duhej dhënë penallti. Edhe këtu dora ishte e hapur, duhej dhënë penallti.

Derbi është ndeshja më e zjarrtë në Shqipëri. Për të zhdukur në polemikat, duhet të jenë edhe në VAR edhe në fushë, më të mirët e FIFA-s në Shqipëri.

Eduart Prodani: Ishte dramatike ajo penalltia në fund. Megjithatë, për ta thënë sinqerisht ëshë një derbi larg cilësisë së asaj që jemi mësuar të shohim. Penalltia është e disktueshme. Kishte një tentativë për të larguar dorën dhe nga kjo mund të falej. /i.m /abcnews.al

City, zyrtarisht në krizë/ Tahiri: Çdo ekip ka një cikël, Pano: Mungojnë “shtyllat” e ekipit

24 November 2024 at 22:16

Nëse kishte dyshime, tani gjithçka është zyrtare.

Manchester City është në krizë, ndërsa konfirmimi për këtë erdhi me humbjen turpëruese në shtëpi 4-0 nga Tottenham, humbje që trondit jo pak teknikun Pep Guardiola në sfidën e parë pas rinovimit të kontratës me “Qytetarët”.

Mbi këtë temë u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC News, ku të ftuar ishin trajnerët Ermal Tahiri dhe Ledjo Pano, specialisti i futbollit Avdyl Kadriu, ish-futbollisti i Kombëtares, Fatmir Vata, si dhe gazetari Nertan Prifti.

I pari e mori fjalën tekniku Ermal Tahiri, i cili fillimisht foli për performancën e mirë të Asllanit me fanellën e Inter, këtë fundjavë, teksa më tej u ndal te humbja e 5-të radhazi e “Qytetarëve”, teksa theksoi se City ka humbur ekulibriat.

I të njëjtit mendim është edhe Ledjo Pano, ku më tej në fjalët e tij theksoi se ndikim të madh pati edhe dëmtimi i Rodri e De Bruyne.

Pjesë nga biseda në studio:

Ermal Tahiri: Asllani e ka të vëhstirë të fitojë kuotat tek Inter, ishte një ndeshje ndaj Verona, një ekip që po bie nga kateogira, por e mira ishte që luajti titullar dhe vijon këtë sezon të sigurojë minuta herë pas here me skuadrën e tij.

Sa i përket të tjerave, Manchester City ia ka marrë dorën humbjeve, është ndeshja e pestë që po humbin dhe duket qartazi që kanë humbur ekulibrat.

Ndikim të madh ka ëdhe mungesa e Rodri, por edhe të lojtarëve të mbrojtjes mbrojtjes. City nuk pëson kollaj 4 gola në shtëpi, loja e tyre ka ndryshuar, skuadrat e tjera kanë marrë goxha masa për t’i bërë ballë.

Çdo ekip ka një cikël, duhet të ndryshojnë edhe formulat e Guardiola-s. Këto ekipe nuk janë si tonat që dalin kampion e ndrrojnë 10 lojtarë, ruajnë të njëjtin bosht. Lojtarët tashmë janë ‘plakur’ kanë shkuar 32 vjec, duhet freski.

Ledjo Pano: Mesfusha e City ka ndryshuar goxha. Guardiola po luan Bernardo Silva, Gundogan e Leëis. Mungojnë shtylla e ekipit De Bruyne edhe Rodri, jo më kot ky i fundit arriti të shpallej edhe futbollit më i mirë në botë, dhe jo më kot ka fituar çdo trofe të mundshëm te Manchester.

Avdyl Kadriu: Ndikim të madh te forma e Manchester City ka edhe numri i madh i ndeshjeve. Guardiola ka bërë disa ankesa për numrin e lojtarëve, kërkon më shumë, lojtarët janë të lodhur, nuk mund të japin gjithmonë 100 përqindshin e tyre. /i.m /abcnews.al

“Shans” i humbur, Kombëtare inferiore ndaj Çekisë/ Pano: Nuk e kuptova hyrjen e Seferit, Tahiri: Duhet revolucion

17 November 2024 at 22:35

Shpresa vdes e fundit, por frenimi ishte i fortë.

Kombëtarja shqiptare u zbrit me këmbë në tokë nga Repubika Çeke në sfidën e parafundit në grup në Ligën e Kombeve.

Edhe pse luajtëm në arenën “Air Albania”, sërish ishim me fat që nuk u mundëm, me sfidën që mbyll në 0-0.

Mbi këtë temë u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC News, ku të ftuar ishin trajnerët Ledjo Pano dhe Ermal Tahiri, menaxheri i FIFA-s, Sokol Haxi dhe gazetari, Nertan Prifti.

Sipas ish-“yllit” të Kombëtares, Pano e pashpjegueshme është zëvendësimi i Seferit në dëmtimin e Jasir Asanit, ku në vend të tij mund të përdorte lotjarët e rinj si Muçi, Hoxha apo Muja, ku të të njëjtit mendim ishin edhe Tahiri e Haxhia.

Pjesë nga biseda në studio:

Ledjo Pano: Mu kujtua ndeshja e pare me Çekine, ku na bënë shepjt spresion dhe pësuam. Nuk e nisëm mirë ndeshje, kam parë aksionin e parë që ka bërë Bajrami në minutën e 34’-t, ajo ishte përpjekja e parë dhe nga ai moment e rritëm tempin ndaj një ekipi të fortë.

Ishin më “shtatlartë”, më me potencial fizik, që na bëbnin presion dhe mund t’i kundëpërgjigjeshim vetëm me qarkullim topi, me kundërsulme dhe këtë e treguam në fundin e pjesës së parë dhe në pjesën e dytë.

Nuk e kuptova pse e ndërroi Asanin me Seferin, kur mund të fuste Hoxhën. Kishte lojtarë si Uzuni, Muçi. Pse duhet të vësh Seferin, sepse është një lojtar trajneri është një lojtar taktit që bën shumë mirë lojën e mbrojtjes dhe unë me atë lëvizje kuptova që tajenri e kishte mendjen te pika dhe në shuëm raste e pashë të frikësuar, fillimi ishte për tu frikësuar, por gradualisht e morëm veten.

Ermal Tahiri: Në pjesën e parë Çekia qarkulloi topin kishte raste, ndërsa në pjesën e dytë jo, ne filluam të sulmonim dhe nëse do ta nismin që në fillim do të shkonte ndryshe dhe kjo shihet në çdo neshje, por mua më krijon përshtypje diçka tjetër.

Nations League dihet që është një komepticion për lojtarët e rinj që të shpërthejnë. Këtu duket trajneri. Na duhet vazhdimësi. Nuk ka brez më të mirë se ky që ekmi dhe ky që po vjen,. Është gjynah që të mos fusësh një 20-vejçar, nuk ka rëndësi renditja.

Të gjitha ekipet kanë bërë revolucion si Belgjika, si Serbia, për të ardhur aty ku duhen dhe këtë gjë duhet të bëjmë edhe ne.

Sokol Haxhia: Nëse ti i jep pak munita lojtarëve si Muçi, Muja apo Hoxha, apo nëse ti nuk i aktivizon të paktën jepi mundësi lojtarëve të Kombëtares U21. Ne kemi një lojtar si Shpendi, i cili është top golashënuesi në Serie B dhe është vetëm 20 vjeç.

Nuk kam gjë me Abrashin, ama ti nuk mund të thërrasësh një lotjar ku atë vend mund ta kishte zënë një lotjar i U21-shit. Në qoftë se ti këto lojtar nuk i provon, të paktën thuaj se qëllimi është të ngjitemi sa më sipër, të arrijmë në Ligën A, ama ta thonë,

Ne nuk kishim ndeshje kundër ekpieve të mëdha dhe mund t’i jepnim më shumë mundësi lojtarëve të “Shpresave” që të përshtateshim. Vlera e lotjarëve tonë ka rënë rreth 10-15% sepse nuk kanë minutazh, sepse ne sheshim mend me Asllanin që luan tek Inter, por në 3 vite ka bërë 1500 minuta, 10-12 sfida si titullar. /i.m /abcnews.al

Atalanta “pa mëshirë” ndaj Napoli/ Pano: Napoli nuk është favorit, Çobani: Është një humbje e rëndë 

3 November 2024 at 22:16

Mund të thuhet se janë mes pretendentëve për fitimin e titullit kampion.

Atalanta e Berat Gjimshitit ka arritur një tjetër sukses të madh në elitën e futbollit italian, me “Zikaltërit” nga Bergamo, që kanë mundur të fitojnë me shifrat e thella 3-0 në transfertën e “Diego Armando Maradona”, ndaj Napoli, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Serie A, pas dopietës së Ademola Lookman dhe golit të belgut, Charles De Ketelaere.

Mbi këtë temë u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC Neës, ku të ftuar ishin trajnerët Ledjo Pano e Ardjan Mema, si edhe specialistët e futbollit Ermal Tahiri dhe Artur Çobani.

Sipas teknikut Ledjo Pano, mënyra se si Conte drejton “Blutë” e Napoli është goxha konservatore, megjithatë skuadrat e tjera nuk duhet të harrojnë që Napoli nuk ka asnjë impenjim tjetër përveç kampionatit.

Në krahun tjetër, specialistët e futbollit Ermal Tahiri dhe Artur Çobani e konsideruan të rëndë humbjen e kësaj të diele të Napoli, si dhe vlerësuan jo pak skuadrën e Atalanta, të cilën e shohin mes pretendentëve në garën për titullin e Serie A.

Biseda në studio:

Ledjo Pano: Ka diçka, mënyra se si Conte e bën ekipin mua nuk më ka pëlqyer, që te Juventus, apo dhe në kohën kur drejtonte Chelsea dhe Tottenham. Të njëjtën gjë po bën edhe te Napoli, është një teknik konservator.

Nuk mund të thuhet se Napoli është favorit për trofeun, kur ke një ekip si Inter i cili e ka merituar të fitojë kampionatin, megjithatë nuk duhet të harrojmë edhe faktin që ata nuk luajnë në Evropë dhe janë më “pushim” se skuadrat e tjera.

Ermal Tahiri: Në këtë ndeshje, ekipi ka pësuar nga ana difensive, pasi deri para kësaj ndeshjeje nuk kishte pësuar më shumë se 5 gola, por, ajo çka nuk na pëlqeu neve ishte pjesa që ata nuk reaguan, megjithatë ata nuk duhet të merkosen, pasi kampionati është i gjatë.

Në krahun tjetër, Atalanta ka shumë vite që luan një futboll të bukur, shet lojtarë, ka një trajner që di të menaxhojë mirë, ka ekipet e moshave dhe sot kanë arritur të vijnë në këto nivele, nuk është e çudithsme që Atalanta është në vendin e dytë.  ,

Artur Çobani: Një 0-3 kur je pretendente është e rëndë. Ishte për nga rëndësia e njëjta sfidë si Real Madrid-Barcelona, por ajo çfarë Napoli nuk bëri si Reali ishte të sulmonte. Unë nuk pashë lojë nga Napol. Nuk kërkuan rezultat.

Atalanta është mes favoritëve. Në vendin e parë janë gjithmonë ekipet “klasike”, Inter, Juventu apo Milan, megjithatë edhe ata kanë qenë gjithmonë pas tyre, në krahun tjetër Napoli nuk më bind fare në garën për titullin kampion. /i.m /abcnews.al

Derbi i “çmendur” i Italisë, goleadë dhe përmbysje/ Pano: Ndeshje shumë cilësore. Tahiri: U bë ndeshje e hapur

27 October 2024 at 22:23

Ishte padyshim një përballje spektakolare dhe kjo shihet që nga numri i golave të shënuar, plot 8 të tillë.

Inter e Juventus kanë mbyll në barazim “festivalin” e golave në “Guiseppe Meazza”, të Milanos, me sfidën e cila ishte e vlefshme për javën e nëntë të Serie A, duke i lënë kështu në “duar” kreun, “Bluve” të Napoli

Për këtë sfidë spektakolare u fol edhe në studion e “E Diela Sprint” në ABC Neës, nga gazetari Maks Tashi, ku të ftuar ishin trajnerët Ledjo Pano, Ermal Tahiri, Ardjan Mema dhe gazetari Nertan Prifti.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, tashmë trajner Ledjo Pano

Në krahun tjetër, trajneri Ermal Tahiri

Ledjo Pano: Napoli po vazhdon me ato fitoret e stilit Conte.

Gjithë vëmëndja e javës ishte në Inter-Juventus. Ishte një ndeshje shumë cilësore. Më pëlqeu Juventus edhe pse kishte lojtarë të rinj të formacion, por përsëri dha një shkëndëi se Juve këtë kampionat ka ndryshuar ritëm, nuk është më ajo e sezonit të kaluar.

Ermal Tahiri: U bë ndeshje e hapur dhe prandaj u shënuan aq shumë gola. Kur luan me Inter, me ato lojtarë që ka në përbërje, nuk diskutohet që do të kesh probleme në mbrojtje, çfarëdolloj lojtari të kesh.

Ajo që më pëlqeu ishte që u bë një lojë e hapur e bukur ndyrshe nga çfarë jemi mësuar në përballjet mes këtyre dy skuadrave.

Duke parë golin e parë të Juventus mund të shohësh se hyrja e të rinjve ka ndryshuar ka më shumë potencë dhe freski. Goli u duk që ishte një skemë e mësuar mirë në stërvitje.

Megjithatë, duke u zënë këta të mëdhenjtë me njëri-tjetrën do të përfitojë Napoli, ashtu siç tha dhe Pano, kanë marrë profilin e Conte janë shumë të vështirë për t’u mundur. /i.m /abcnews.al

❌
❌