Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

By: Ardit
12 May 2025 at 00:00

PD po konteston numërimin e votës së Greqisë. Flamur Noka u ka dhënë urdhër numëruesve të PD në Parkun Olimpik që mos të numërohet asnjë votë e Greqisë. Noka: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjane. Një debat pati edhe me një prej kandidatëve të Shqipëria Bëhet. Kandidati: A është zvarritje? Pse se kemi ngritur zërin […]

The post Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë appeared first on BoldNews.al.

U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme

By: Ardit
4 May 2025 at 08:19

Zëri i Amerikës, të cilin administrata e Donald Trump filloi ta shpërbënte në mes të marsit, do të mund të rifillojë punën javën e ardhshme, njoftuan sot Ministria e Drejtësisë së SHBA dhe organizata “Gazetarët pa Kufij”. “Avokatët e ‘Gazetarëve pa Kufij’ (RSF) në SHBA dhe të koalicionit të mediave ‘Voice of America’ u informuan […]

The post U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme appeared first on BoldNews.al.

Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

By: Kult Plus
4 May 2025 at 09:30

Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shkallës së parë në rastin që përfshin gazetarët e Zërit të Amerikës (VOA), duke bllokuar përkohësisht urdhrin që kërkonte rikthimin e tyre në punë dhe vazhdimin e financimit për transmetuesit ndërkombëtar, të financuar nga Shtetet e Bashkuara.

Më herët gjatë ditës, organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij dhe një gazetar i VOA thanë se Departamenti amerikan i Drejtësisë kishte njoftuar se kjo media mund të riniste punën javën e ardhshme.

Këshilltarja e lartë e administratës së presidentit, Donald Trump, për Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM) – që mbikëqyrë Zërin e Amerikës –, Kari Lake, e quajti vendimin e Apelit, “fitore të madhe” për administratën amerikane.

VOA, që është transmetues i financuar nga shteti amerikan, ka audiencë ndërkombëtare dhe është mbyllur që kur Trump urdhëroi Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyrë VOA dhe transmetues të tjerë – përfshirë Radion Evropa e Lirë –dhe gjashtë agjenci të tjera federale që të ulnin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.

“Një avokat i Departamentit të Drejtësisë i ka dërguar një email avokatit tonë, David Seide, për ta informuar që USAGM pret që stafi i VOA të mund të nisë ‘rikthimin me faza’ në punë dhe transmetimi të rinisë javën e ardhshme”, tha më herët gjatë së shtunës, gazetari i VOA, Steve Herman në një postim në X.

Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij tha se avokatët e tyre, së bashku me ata të Zërit të Amerikës, ishin njoftuar nga Departamenti i Drejtësisë se punëtorët e transmetuesit do të lejoheshin që të ktheheshin në punë.

Më 21 mars, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, duke argumentuar se lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit ishin të paligjshme.

Më pas, USAGM dërgoi në pushim më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar VOA, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.

Padi ndaj USAGM ka ngritur edhe Radio Evropa e Lirë, për të “shmangur dëmin e pariparueshëm” ndaj transmetuesit për shkak të mbajtjes pezull të grantit – të miratuar nga Kongresi – si pjesë e përpjekjeve të USAGM-it për të ndërprerë financimin e REL-it.

Më 2 maj, Gjykata e Apelit në SHBA lëshoi një vendim për pezullimin e përkohshëm të vendimeve paraprake gjyqësore dhe duke lejuar administratën Trump që përkohësisht të ndalë financimin për REL-in dhe transmetuesit e tjerë.

Ky vendim, sipas gjykatësve të Apelit, u mor në mënyrë që të ketë mundësi të shqyrtohen kërkesat e paraqitura nga Departamenti i Drejtësisë në emër të USAGM.

Vendimi i Apelit erdhi disa ditë pasi një gjykatës federal urdhëroi USAGM-in t’i lëshojë REL-it fondet për muajin prill.

USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë./REL/ KultPlus.com

U mbyll me urdhër të Trump/ Departamenti amerikan i Drejtësisë njofton: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme

3 May 2025 at 22:54

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka informuar Zërin e Amerikës (VOA) se stafi i tij mund të rinisë transmetimin e programeve javën e ardhshme, pasi transmetuesi u mbyll në mars nga administrata e presidentit Donald Trump, tha një organizatë joqeveritare për lirinë e medias dhe një punonjës i VOA.

VOA, që është transmetues i financuar nga shteti amerikan, ka audiencë ndërkombëtare dhe është mbyllur që kur Trump urdhëroi Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyrë VOA dhe transmetues të tjerë – përfshirë Radion Evropa e Lirë –dhe gjashtë agjenci të tjera federale që të ulnin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.

“Një avokat i Departamentit të Drejtësisë i ka dërguar një email avokatit tonë, David Seide, për ta informuar që USAGM pret që stafi i VOA të mund të nisë ‘rikthimin me faza’ në punë dhe transmetimi të rinisë javën e ardhshme”, tha gazetari i VOA, Steve Herman në një postim në X.

Ndërkaq, më 3 maj edhe dy punëtorë të VOA thanë se emailet e punës, që u ishin bllokuar, tani janë zhbllokuar edhe pse ende nuk kanë pranuar një njoftim zyrtar që u thotë se mund të kthehen në punë.

Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij tha se avokatët e tyre, së bashku me ata të Zërit të Amerikës, ishin njoftuar nga Departamenti i Drejtësisë se punëtorët e transmetuesit do të lejohen që të kthehen në punë.

“E kemi kuptuar që më herët gjatë ditës, USAGM ka aktivizuar llogaritë e 1.406 punëtorëve të USAGM-it dhe Zërit të Amerikës dhe bashkëpunëtorëve”, thuhet në emailin e dërguar nga Departamenti i Drejtësisë, sipas Reporterëve pa Kufij.

“USAGM aktualisht pret që stafi të nisë kthimin në zyra javën e ardhshme, teksa çështjet e sigurisë, hapësira e ndërtesës dhe pajisjet kërkojnë një kthim në faza”, u tha në email, ku u shtua se “USAGM pret që programet e Zërit të Amerikës të rifillojnë javën e ardhshme”.

Më 21 mars, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, duke argumentuar se lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit ishin të paligjshme.

Më pas, USAGM dërgoi në pushim më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar VOA, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.

Padi ndaj USAGM ka ngritur edhe Radio Evropa e Lirë, për të “shmangur dëmin e pariparueshëm” ndaj transmetuesit për shkak të mbajtjes pezull të grantit – të miratuar nga Kongresi – si pjesë e përpjekjeve të USAGM-it për të ndërprerë financimin e REL-it.

Më 2 maj, Gjykata e Apelit në SHBA lëshoi një vendim për pezullimin e përkohshëm të vendimeve paraprake gjyqësore dhe duke lejuar administratën Trump që përkohësisht të ndalë financimin për REL-in dhe transmetuesit e tjerë.

Ky vendim, sipas gjykatësve të Apelit, u mor në mënyrë që të ketë mundësi të shqyrtohen kërkesat e paraqitura nga Departamenti i Drejtësisë në emër të USAGM.

Vendimi i Apelit erdhi disa ditë pasi një gjykatës federal urdhëroi USAGM-in t’i lëshojë REL-it fondet për muajin prill.

USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë./REL

The post U mbyll me urdhër të Trump/ Departamenti amerikan i Drejtësisë njofton: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme appeared first on Sot News | Lajme.

Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

By: Mirgen
3 May 2025 at 21:40

Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shkallës së parë në rastin që përfshin gazetarët e Zërit të Amerikës (VOA), duke bllokuar përkohësisht urdhrin që kërkonte rikthimin e tyre në punë dhe vazhdimin e financimit për transmetuesit ndërkombëtar, të financuar nga Shtetet e Bashkuara. Më herët gjatë ditës, organizata […]

The post Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA appeared first on BoldNews.al.

Departamenti amerikan i Drejtësisë: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme

By: Ela
3 May 2025 at 21:08

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka informuar Zërin e Amerikës (VOA) se stafi i tij mund të rinisë transmetimin e programeve javën e ardhshme, pasi transmetuesi u mbyll në mars nga administrata e presidentit Donald Trump, tha një organizatë joqeveritare për lirinë e medias dhe një punonjës i VOA. VOA, që është transmetues i financuar […]

The post Departamenti amerikan i Drejtësisë: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme appeared first on BoldNews.al.

Departamenti amerikan i Drejtësisë: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme

By: user 11
3 May 2025 at 20:51

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka informuar Zërin e Amerikës (VOA) se stafi i tij mund të rinisë transmetimin e programeve javën e ardhshme, pasi transmetuesi u mbyll në mars nga administrata e presidentit Donald Trump, tha një organizatë joqeveritare për lirinë e medias dhe një punonjës i VOA. VOA, që është transmetues i financuar nga shteti amerikan, ka audiencë ndërkombëtare dhe është mbyllur që kur Trump urdhëroi Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyrë VOA dhe transmetues të tjerë – përfshirë Radion Evropa e Lirë –dhe gjashtë agjenci të tjera federale që të ulnin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.

“Një avokat i Departamentit të Drejtësisë i ka dërguar një email avokatit tonë, David Seide, për ta informuar që USAGM pret që stafi i VOA të mund të nisë ‘rikthimin me faza’ në punë dhe transmetimi të rinisë javën e ardhshme”, tha gazetari i VOA, Steve Herman në një postim në X.

Ndërkaq, më 3 maj edhe dy punëtorë të VOA thanë se emailet e punës, që u ishin bllokuar, tani janë zhbllokuar edhe pse ende nuk kanë pranuar një njoftim zyrtar që u thotë se mund të kthehen në punë. Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij tha se avokatët e tyre, së bashku me ata të Zërit të Amerikës, ishin njoftuar nga Departamenti i Drejtësisë se punëtorët e transmetuesit do të lejohen që të kthehen në punë.

“E kemi kuptuar që më herët gjatë ditës, USAGM ka aktivizuar llogaritë e 1.406 punëtorëve të USAGM-it dhe Zërit të Amerikës dhe bashkëpunëtorëve”, thuhet në emailin e dërguar nga Departamenti i Drejtësisë, sipas Reporterëve pa Kufij.

“USAGM aktualisht pret që stafi të nisë kthimin në zyra javën e ardhshme, teksa çështjet e sigurisë, hapësira e ndërtesës dhe pajisjet kërkojnë një kthim në faza”, u tha në email, ku u shtua se “USAGM pret që programet e Zërit të Amerikës të rifillojnë javën e ardhshme”.

Më 21 mars, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, duke argumentuar se lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit ishin të paligjshme. Më pas, USAGM dërgoi në pushim më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar VOA, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.

Padi ndaj USAGM ka ngritur edhe Radio Evropa e Lirë, për të “shmangur dëmin e pariparueshëm” ndaj transmetuesit për shkak të mbajtjes pezull të grantit – të miratuar nga Kongresi – si pjesë e përpjekjeve të USAGM-it për të ndërprerë financimin e REL-it. Më 2 maj, Gjykata e Apelit në SHBA lëshoi një vendim për pezullimin e përkohshëm të vendimeve paraprake gjyqësore dhe duke lejuar administratën Trump që përkohësisht të ndalë financimin për REL-in dhe transmetuesit e tjerë.

Ky vendim, sipas gjykatësve të Apelit, u mor në mënyrë që të ketë mundësi të shqyrtohen kërkesat e paraqitura nga Departamenti i Drejtësisë në emër të USAGM. Vendimi i Apelit erdhi disa ditë pasi një gjykatës federal urdhëroi USAGM-in t’i lëshojë REL-it fondet për muajin prill. USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë./REL

The post Departamenti amerikan i Drejtësisë: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme appeared first on Lapsi.al.

Gjykata urdhëron administratën Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës

23 April 2025 at 15:37

Një gjykatës i një gjykate federale në Uashington ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump, që të ndalë përpjekjet që synojnë shuarjen e Zërit të Amerikës (VOA), që u mbyll muajin e kaluar. VOA i ka cilësuar të paligjshme lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit. Gjykatësi Royce Lamberth vendosi më 23 prill për lëshimin […]

The post Gjykata urdhëron administratën Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës appeared first on BoldNews.al.

Gjykatësi federal urdhëron administratën Trump të rivendosë financimet për VOA-n

23 April 2025 at 12:41

Punonjësit e Zërit të Amerikës që u vendosën në pushim ose u pushuan nga puna duhet të kthehen në punë dhe administrata Trump duhet të rivendosë financimin për VOA-n dhe mediat e tjera të financuara nga qeveria amerikane. Vendimi në fakt ndalon planin e administratës Trump për të shkatërruar VOA-n dhe agjencinë mëmë të saj, Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM) të financuar nga qeveria.

Përveç Zërit të Amerikës (VOA), USAGM ka në përbërje disa transmetues të tjerë të brendshëm, disa prej të cilëve po zhvillojnë betejat e tyre ligjore kundër administratës në një përpjekje për të mbijetuar. Gjykatësi i Qarkut Amerikan, Royce Lamberth, vuri në dukje në urdhrin e tij në D.C. se VOA “nuk po raporton lajmet për herë të parë në ekzistencën e saj 80-vjeçare” si rezultat i veprimit të administratës Trump.

Gjyqtari i emëruar nga Reagan tha se faqja e internetit e kësaj agjencie nuk është përditësuar që nga 15 marsi dhe “stacionet radiofonike jashtë vendit që mbështeten në programet e VOA-s ose janë mbyllur ose kanë transmetuar vetëm muzikë”. Lamberth tha se administrata veproi “pa marrë parasysh dëmin e shkaktuar ndaj punonjësve, kontraktorëve, gazetarëve dhe konsumatorëve të medias në të gjithë botën”, duke shtuar: “Është e vështirë të imagjinohet një shfaqje më e drejtpërdrejtë e veprimeve arbitrare dhe kapriçioze sesa veprimet e të Paditurve këtu”.

“Unë dhe kolegët e mi jemi mirënjohës për këtë vendim. Por e dimë që ky është vetëm një hap i vogël përpara, pasi qeveria ka të ngjarë të apelojë”, tha gazetarja e Zërit të Amerikës, Patsy Ëidakusëara, e cila është emëruar si paditëse.

“Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të luftojmë kundër asaj që besojmë se është heshtja e paligjshme e administratës ndaj Zërit të Amerikës derisa të mund të kthehemi në mandatin tonë të Kongresit, për të treguar historinë e Amerikës përmes raportimit faktik, të balancuar dhe gjithëpërfshirës.”

The post Gjykatësi federal urdhëron administratën Trump të rivendosë financimet për VOA-n appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata bllokon përpjekjet e Trumpit për të ndaluar Zërin e Amerikës

By: Kult Plus
29 March 2025 at 15:30

Një gjykatës federal ka bllokuar përpjekjet e administratës Trump për të ndaluar funksionimin e transmetuesit ndërkombëtar amerikan Zëri i Amerikës, duke e quajtur masën një “rast klasik të vendimmarrjes arbitrare”.

Gjykatësi James Paul Oetken bllokoi Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila drejton Zërin e Amerikës, nga shkarkimi i më shumë se 1200 gazetarëve, inxhinierëve dhe stafit të tjerë që ajo mënjanoi dy javë më parë, pasi presidenti Donald Trump urdhëroi shkurtimin e financimit të saj.

Bëhet e ditur se Oetken lëshoi ​​një urdhër të përkohshëm kufizues që ndalonte agjencinë nga “çdo përpjekje e mëtejshme për të ndërprerë, reduktuar në fuqi, vendosje në pushim” punonjës ose kontraktorë, dhe nga mbyllja e çdo zyre ose për t’u kërkuar punonjësve jashtë shtetit të kthehen në SHBA, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Kjo është një fitore vendimtare për lirinë e shtypit dhe Amendamentin e Parë, dhe një qortim i ashpër ndaj mospërfilljes së plotë të administratës Trump për parimet që përcaktojnë demokracinë tonë”, tha avokati Andrew G. Celli Jr.

Oetken vendosi pasi një koalicion i gazetarëve të Zërit të Amerikës, sindikatave të punës dhe grupit jofitimprurës të gazetarisë Reporterët pa Kufij paditi administratën Trump javën e kaluar për të bllokuar shkurtimet.

Në fund të fundit, ata kërkojnë që Zëri i Amerikës të kthehet në transmetim.

Ndryshe, Trump dhe republikanë të tjerë e kanë akuzuar Zërin e Amerikës për një “paragjykim të majtë” dhe dështim për të projektuar vlera “pro-amerikane” për audiencën e tij mbarëbotërore, edhe pse është i mandatuar nga Kongresi për të shërbyer si një organizatë jopartiake e lajmeve./ KultPlus.com

DW: Trump po e bën Amerikën të heshtë me mbylljen e VOA dhe REL

By: user 6
19 March 2025 at 21:40

Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një “dhuratë masive”. Kështu e sheh Stephen Capus, drejtuesi i stacionit Radio Evropa e Lirë / Radio Liberty (RFI/RL) vendimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë. “Ajatollahët iranianë, udhëheqësit komunistë kinezë, autokratët në Moskë dhe Minsk do të festonin shuarjen e Radios Evropa e Lirë pas 75 vjetësh. Dorëzimi i një fitoreje tek kundërshtarët tanë do t’i bënte ata më të fortë dhe Amerikën më të dobët.”

Shkaku për deklaratën e zymtë ishte një urdhër ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë i datës 14 mars. Nën titullin “Vazhdim i Reduktimit të Burokracisë Federale”, 8 autoritete udhëzohet të reduktojnë aktivitetet dhe stafin e tyre në nivel minimal.

Zëdhënësja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt veshur me fustan ngjyrë bizele duke folur në informimin e përditshëm para mediave

Mes tyre Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM), përgjegjëse për transmetuesit e huaj të financuar nga qeveria. Ajo drejton ndër të tjera stacionin e Zërit të Amerikës (VOA) dhe financon zyrtarisht stacione të pavarura si RFI/RL dhe Radio Free Asia. Të gjithë tani janë të kërcënuar me mbyllje.

Reporterë pa kufij: Goditje e rëndë ndaj lirisë së shtypit

Ndërprerja e më shumë se 60 programeve në gjuhë të ndryshme do të prekte miliona njerëz, veçanërisht në vendet ku qeveritë autokratike e pengojnë shtypin vendas të raportojë lirisht.

“Kjo është me të vërtetë një goditje serioze për lirinë e shtypit” – tha Maren Pfalzgraf, drejtuese e Amerikës së Veriut dhe Jugut për seksionin gjerman të Reporterëve pa Kufi (RSF), në një intervistë për DW. “Vendimi prek miliona njerëz në mbarë botën, të cilëve u është dhënë informacion i pavarur nga transmetuesit e huaj amerikanë”.

Shembulli Zimbabve: Një zë kritik hesht

Çfarë do të thotë kjo konkretisht mund të kuptohet duke përdorur shembullin e Zimbabvesë. RSF e rendit këtë vend të Afrikës së Jugut në pozicionin e 116 në renditjen e lirisë së shtypit dhe ia atribuon renditjen e dobët, ndër të tjera, mbikëqyrjes arbitrare të telekomunikacionit, shpifjeve kundër opozitës në televizionin shtetëror dhe arrestimeve të rregullta të gazetarëve të pavarur. Në këtë situatë të vështirë informacioni, Zëri i Amerikës ka transmetuar deri më tani në tre gjuhët më të rëndësishme: anglisht, Shona dhe Ndebele.

Radio e vogël me valë të shkurtra në Harare

Një gazetar nga Zimbabveja, i cili më parë ka punuar kryesisht për Zërin e Amerikës, i tha DW: “Media e kontrolluar nga qeveria ka injoruar deri tani çështje të tilla si të drejtat e njeriut, korrupsioni e kështu me radhë. Në mediat sociale, përfaqësuesit dhe mbështetësit e qeverisë brohorisnin gjatë fundjavës. Kjo tregon gjithçka se i rëndësishëm ka qenë Zëri i Amerikës deri më tani.”

Përveç urdhrit ekzekutiv, Shtëpia e Bardhë lëshoi ​​një deklaratë me një titull që satirizonte emrin e Zërit të Amerikës: “Zëri i Amerikës Radikale”. Më tej thuhej, se urdhri siguron që “tatimpaguesit nuk duhet të paguajnë më për propagandën radikale”. Në një grumbullim linqesh thuhej se përfshiheshin provat e pretenduara për kritikat.

Formulimi të kujton një postim të këshilltarit të Trump për uljen e burokracisë dhe efikasitetit, Elon Musk: Në shkurt, ai i quajti Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë si “radikalë të majtë që flasin me veten e tyre duke djegur një miliard të taksapaguesve amerikanë”.

Maren Pfalzgraf nga Reporterët pa Kufij tregon për Kari Lake, drejtuesen de-facto të USAGM nën Trump. “Ajo postoi në Twitter se donte të përhapte arritjet e Amerikës. Kjo të le të kuptosh që ajo dëshiron të ushtrojë ndikim editorial dhe të përhapë perspektivat e saj në botë, pra ato të administratës Trump,” thotë Pfalzgraf.

Kari Lake me fustan të kuq në skenë duke treguar me gisht

Administrata Trump pezulloi nga puna më shumë se 1300 punonjës të Zërit të Amerikës gjatë fundjavës, urdhër që hyri në fuqi menjëherë. Një gazetare aziatike që kishte punuar më parë në selinë qendrore në Uashington tha për DW se rreth 550 gazetarë ishin pushuar nga puna në fund të muajit.

“Shumë nga këta 550 gazetarë nuk janë shtetas amerikanë, por janë në SHBA me viza trajnimi dhe duhet të largohen nga vendi”, shkruan ajo për DW. Ajo tha se ishte e zemëruar, e trishtuar dhe thellësisht e shqetësuar për situatën: “Lajmet neutrale, objektive, të sakta dhe të bazuara në fakte po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u ofruar në një botë të përmbytur nga propaganda dhe dezinformata. Jam krenare që kam pasur mundësinë të punoj me gazetarë që kanë prioritet të vërtetën.”

LEXO EDHE: Mbyllja e Zërit të Amerikës: Goditje për gazetarinë apo një relike që duhej arkivuar?

Zëri i Amerikës u transmetua për herë të parë në vitin 1942 – në gjermanisht, për të ofruar një alternativë ndaj programeve radiofonike që ishin standardizuar nga regjimi nazist. Numri i gjuhëve u rrit me shpejtësi. Me një mision të ngjashëm, RFE/RL u themelua gjatë Luftës së Ftohtë dhe RFA u shtua në vitin 1996.

Chang Ping nga programi kinez i DW ishte i pranishëm në protestat pro-demokracisë në Kinë në vitin 1989.

Pamje nga sheshi Tian'anmen, tanke në rrugë mbledhur një ditë pas shtypjes së përgjakshme të demonstratës për demokraci

“Më kujtohet mirë që të gjithë u mblodhën në një cep të kampusit për të dëgjuar Zërin e Amerikës përmes megafonëve të vendosur nga studentët. Në atë kohë, ai ishte burimi më i besueshëm dhe i pacensuruar i informacionit, që na siguronte vëmendjen ndërkombëtare për lëvizjen e demokracisë kineze dhe inkurajonte protestat e studentëve”, shkruan Chang. Protestat përfundimisht u shtypën përgjakshëm dhe çdo përkujtim i qindra viktimave shtypet nga shteti.

A mund BE të shpëtojë “Evropën e Lirë”?

Zëri i Amerikës është pjesë e unionit ndërkombëtar të shërbimit publik DG8, anëtare e së cilës është edhe Deutsche Welle. Drejtori i DW, Peter Limbourg kritikoi në një konferencë shtypi të thirru shpejt online, se administrata Trump kishte dobësuar me këtë hap lirinë dhe kishte forcuar autokracinë.

Hyrja e radios Evropa e Lirë

“Përvoja e deritanishme e kolegëve tanë në Evropë është: Sapo të krijohet një vakum, kinezët dhe rusët do të hyjnë atje, dhe kjo është për të ardhur keq. Kjo është arsyeja pse unë besoj se Europa me të vërtetë duhet të bëjë diçka urgjentisht tani.”

Të paktën në rastin e Radios Evropa e Lirë me bazë në Pragë, kjo madje mund të ndodhë: Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky ka thënë se do të angazhohet brenda Bashkimit Evropian për të mbështetur buxhetin e transmetuesit në të ardhmen. /Marrë nga DW

The post DW: Trump po e bën Amerikën të heshtë me mbylljen e VOA dhe REL appeared first on Lapsi.al.

Trump po e bën Amerikën të hesht

19 March 2025 at 09:34

Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë: Këto media janë një zë qendror, i pacensuruar për qytetarët në shumë shteteve autokratike. Presidenti i SHBA-së tani u ka prerë paratë me dekret. Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një “dhuratë masive” – ​​kështu e sheh Stephen Capus, drejtuesi i stacionit Radio […]

The post Trump po e bën Amerikën të hesht appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” është një akt anti-censure

15 March 2025 at 20:35

Ish-drejtori i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe Elez Biberaj reagoi sot pas vendimit të presidentit Trump i cili përmes një urdhri ekzekutiv vendosi shpërbërjen e shtatë agjencive federale që mbikëqyrin VOA dhe mediat e tjera qeveritare me shtrirje globale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Biberaj shkruan se ky vendim do t’i shkaktojë një dëm kaq të madh imazhit të Shteteve të Bashkuara, të cilin nuk ia ka bërë asnjë kundërshtar deri më sot. Por si e komenton Sali Berisha? Ish-kryeministri tha se mbyllja e Zërit të Amerikës eshte nje akt anti-censure.

“Komenti im është ky; gjatë mandatit të parë të Trump pavarësisht se cfarë thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar, asnjë. Nuk është dënuar asnjë. Dhe e dyta, fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën. Garancitë që ai dha që nuk do të ketë censurë.

Mbyllja e Zërit të Amerikës është cështje e një gjeopolitike globale, ata e konsiderojnë se shpenzimet kolosale që bëhen të kufizohen, të kenë…është…ose të shmangin një propagandë që e konsiderojnë të tepërt.

Kështu që nuk ka të bëjë me censurën ajo, është ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet TV shtetëror, por nëse televizionet private kanë të gjithë hapësirën shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë. Në aspekt mbyllja e Zërit të Amerikës ishte një akt anti-censure” tha Berisha.

The post Berisha: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” është një akt anti-censure appeared first on Sot News | Lajme.

Largohet stafi i Zërit të Amerikës pasi Trump firmosi mbylljen e saj

By: M C
15 March 2025 at 22:45

Punonjësit e Zërit të Amerikës u vendosën në pushim me pagesë të shtunën dhe fondet për dy shërbime të lajmeve amerikane që transmetonin regjimet autoritare u shkurtuan, një ditë pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që shkatërronte themeluesen e mediave të financuara nga qeveria dhe gjashtë agjenci të tjera federale.

Punonjës të shumtë në Zërin e Amerikës, një transmetues mediatik ndërkombëtar që operon në më shumë se 40 gjuhë, ndanë me Reuters një email që i vendoste ata në leje administrative me paga dhe përfitime të plota derisa të njoftohej ndryshe. Emailet e dërguara nga një ekzekutiv i burimeve njerëzore në Agjencinë Amerikane për Media Globale, agjencia mëmë e Zërit të Amerikës, i udhëzonin ata që të mos hynin në ambientet e tyre të punës dhe të mos hynin në sistemet e brendshme.

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa punonjës ishin vendosur në pushim. Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) gjithashtu ndërpreu fondet për Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty, e cila transmeton në vendet e Evropës Lindore, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, si dhe për Radion e Azisë së Lirë, e cila transmeton në Kinë dhe Korenë e Veriut, sipas letrave të paa nga Reuters.

Në faqen e saj të internetit, Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty vë në dukje se është shpallur një organizatë e padëshirueshme nga qeveria ruse dhe paralajmëron lexuesit në Rusi dhe Ukrainën e pushtuar nga Rusia se ata mund të përballen me gjoba ose burgim për ndarjen, pëlqimin, komentimin ose ruajtjen e përmbajtjes sonë, ose për kontakt me to.

Lëvizja vjen pas nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv të premten nga Trump që udhëzon USAGM dhe gjashtë agjenci të tjera pak të njohura që të reduktojnë operacionet e tyre në minimumin e mandatuar nga ligji, duke thënë se ishte e nevojshme të tkurret burokracia. Trump, i cili u përplas me Zërin e Amerikës gjatë mandatit të tij të parë, zgjodhi ish-spikerin e lajmeve Kari Lake si drejtor të tij për mandatin e tij të dytë. Lake, një aleat i vendosur i presidentit, ka akuzuar shpesh mediat kryesore se ushqejnë paragjykime anti-Trump.

Në një mesazh në platformën e mediave sociale X të shtunën, Lake tha se urdhri i Trump ndikoi USAGM dhe mediat e saj VOA dhe OCB, duke iu referuar Zyrës së Transmetimeve të Kubës. Ajo u tha punonjësve të agjencisë që të kontrollonin menjëherë emailet e tyre.

AVOKATËT E SHTYPIT TË LIRË KRITIKË

Presidenti i Klubit Kombëtar të Shtypit në Uashington, Mike Balsamo, lëshoi ​​një deklaratë në mediat sociale duke kundërshtuar lëvizjet në Zërin e Amerikës.

“Për dekada, Zëri i Amerikës ka ofruar gazetari të pavarur të bazuar në fakte për audiencën në mbarë botën, shpesh në vende ku liria e shtypit nuk ekziston. Vendimi minon angazhimin e Amerikës për një shtyp të lirë dhe të pavarur,” tha Balsamo.

Organizata Reporterët pa Kufij me bazë në Paris e kritikoi gjithashtu masën, me drejtorin e saj të përgjithshëm, Thibaut Bruttin, duke thënë se ajo kërcënon lirinë e shtypit në mbarë botën dhe mohon 80 vjet histori amerikane në mbështetjen e një rrjedhje të lirë informacioni.

Disa republikanë kanë akuzuar Zërin e Amerikës dhe media të tjera të financuara nga publiku se janë të njëanshme kundër konservatorëve. Muajin e kaluar, miliarderi Elon Musk, i cili po drejton përpjekjet për zvogëlimin e qeverisë së Trump, bëri thirrje që Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty të mbyllen në një postim në platformën e tij të mediave sociale X.

Në një fjalim në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, Lake tha se ndërsa i kuptonte thirrjet për të çmontuar plotësisht Zërin e Amerikës, ajo besonte se mund të përmirësohej. Përveç USAGM, urdhri i Trump synonte gjithashtu shkurtime Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit, Qendrën Ndërkombëtare të Woodrow Wilson për Studiuesit, Institutin e Shërbimeve të Muzeut dhe Bibliotekës, Këshillin Ndërinstitucional të SHBA për të pastrehët, Fondin e Institucioneve Financiare të Zhvillimit të Komunitetit dhe Agjencinë e Zhvillimit të Biznesit të Minoriteteve.

Urdhri thoshte se ato agjenci duhet të eliminojnë të gjitha operacionet e pakodifikuara në statut si dhe të reduktojnë performancën e funksioneve të tyre statutore dhe personelin e lidhur në praninë dhe funksionin minimal të kërkuar nga ligji.

Deri më tani, Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i Musk ka prodhuar shkurtime të mundshme të më shumë se 100,000 vendeve të punës në fuqinë punëtore civile federale prej 2.3 milionë anëtarësh, ngrirjen e ndihmës së huaj dhe anulimin e mijëra programeve dhe kontratave. Të premten, disa punonjës të DOGE mbërritën në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara, të shoqëruar nga dy agjentë të FBI-së, sipas Gonzo Gallegos, drejtori i komunikimit të institutit.

Ata u larguan pas një diskutimi të shkurtër për statusin e institutit. Instituti nuk është pjesë e degës ekzekutive federale, por është një agjenci e pavarur, jofitimprurëse, e themeluar nga Kongresi në 1984.

The post Largohet stafi i Zërit të Amerikës pasi Trump firmosi mbylljen e saj appeared first on Albeu.com.

Trump firmos urdhërin ekzekutiv, mbyllet ‘Zëri i Amerikës’ dhe ‘REL’

By: Ardit
15 March 2025 at 20:43

Presidenti amerikan Donald Trump, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon shkurtime të mëdha në shtatë agjenci federale – përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) e cila mbikëqyr Radion Evropa e Lirë dhe transmetuesit tjerë federalë. Urdhri i nënshkruar në orët e vona të 14 marsit, shënjestron edhe agjenci që […]

The post Trump firmos urdhërin ekzekutiv, mbyllet ‘Zëri i Amerikës’ dhe ‘REL’ appeared first on BoldNews.al.

“Çmimi u rrit me 20%”/ VOA: Dyshime se kompanitë e sigurimit të makinave kanë marrëveshje të fshehtë

By: Ardit
14 March 2025 at 20:00

Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2025 për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, përmes një rregulloreje ka shtuar disa faktorë risku, që kanë sjellë rritje çmimi të sigurimit të automjeteve që shkon edhe në […]

The post “Çmimi u rrit me 20%”/ VOA: Dyshime se kompanitë e sigurimit të makinave kanë marrëveshje të fshehtë appeared first on BoldNews.al.

VOA: Listat e kandidatëve për deputetë në Shqipëri nxisin debate

By: Ardit
13 March 2025 at 18:59

Në Shqipëri partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 11 majit për 140 vende në parlament kanë përmbyllur mes diskutimesh dhe debatesh listat e kandidatëve për deputetë. Ndërsa socialistët synojnë të rifreskojnë shumicën dërrmuese të grupit të tyre parlamentar, koalicioni i gjerë opozitar i udhëhequr nga Partia Demokratike, ka ruajtur bërthamën e grupit të saj, […]

The post VOA: Listat e kandidatëve për deputetë në Shqipëri nxisin debate appeared first on BoldNews.al.

Analiza e VOA: Evropa dhe pasojat e bisedimeve SHBA-Rusi për Ukrainën

By: Oldi
20 February 2025 at 16:47

Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po hyn në vitin e saj të katërt, udhëheqësit evropianë paralajmërojnë se rezultati i bisedimeve që po mbahen mes Moskës dhe Uashingtonit do të ketë pasoja të mëdha për të gjithë Evropën. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, udhëheqësit e kontinentit, së bashku me vetë […]

The post Analiza e VOA: Evropa dhe pasojat e bisedimeve SHBA-Rusi për Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i Veliajt, politologet: Rama është i detyruar të mbrojë bashkëpunëtorin e tij

By: Ardit
11 February 2025 at 19:02

Studiues të jetës politike të Shqipërisë vlerësojnë se arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ishte i pritshëm dhe se bashkia e Tiranës është një nga institucionet më problematike në raport me ligjet. Analistët Afrim Krasniqi dhe Ilir Kalemaj pohuan në intervista për Zërin e Amerikës se SPAK-u po tregon vendosmëri dhe paanshmëri në goditjen e aferave […]

The post Arrestimi i Veliajt, politologet: Rama është i detyruar të mbrojë bashkëpunëtorin e tij appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i Veliajt, VOA: Rama ngre pikëpyetje ndaj Prokurorisë së Posaçme

By: Oldi
11 February 2025 at 13:40

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shprehu ngriti sot pikëpyetje ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të djeshëm të kretarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe lënies në arrest shtëpie të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Të dy dyshohen për korrupsion në 9 raste e pastrim parash, ndërsa zonja Xoxa dhe për mosdeklarim të pasurisë. […]

The post Arrestimi i Veliajt, VOA: Rama ngre pikëpyetje ndaj Prokurorisë së Posaçme appeared first on BoldNews.al.

❌
❌