Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat për Komunën e Tetovës

16 July 2025 at 12:49

Kryetari aktual i komunës Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në Komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it.

“VLEN deri më tani ka shpallur kandidaturat për kryetar komune me të cilat do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne mbështesim kandidatin e pavarur për Strugën, Mendi Qyra. Ndërkohë, tashmë është e qartë se VLEN do të shkojë me Blerim Sejdiun në Zhelinë. Ende po diskutojmë për kandidatët e tjerë”, tha Ibrahimi.

Ai konfirmoi se Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat për Komunën e Tetovës.

“VLEN do ta nominojë kryetarin aktual Bilall Kasamin për një mandat tjetër në Komunën e Tetovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor”, njoftoi ai në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se deri në fund të këtij muaji pritet të shpallin emrat e shumicës së kandidatëve të tjerë për kryetar bashkie.

Lidhur me bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në, Ibrahimi theksoi se ata kanë një marrëveshje në parim për të mbështetur njëri-tjetrin në komunat në të cilat mund të ndihmojnë njëri-tjetrin./Telegrafi/

The post Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat për Komunën e Tetovës appeared first on Telegrafi.

Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare

9 July 2025 at 14:25

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet se si do të dalin në garë. Ende nuk është zyrtarizuar asgjë, por ajo që dihet është se partitë në pushtet do ta përkrahin njëra-tjetrën, madje që në raundin e parë në disa komuna.

Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se negociatat me VLEN-in dhe ZNAM-in që janë partnerë qeverisës, po shkojnë në drejtim të mirë. Mickoski tha se pret që të kenë mbështetje reciproke të partive në qeveri.

“Sa i përket ZNAM-it, kemi marrëveshje në parim që ata do të kandidojnë me listat e tyre të këshilltarëve, koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të kandidojë me listat e tyre, dhe në ato komuna ku vendosim të mbështesim një kandidat, qoftë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM apo ZNAM, njëri apo tjetri nuk do të nominojë kandidat, ata do të mbështesin njëri-tjetrin”.

“Sa i përket koalicionit VLEN, pres që të mbështesim kandidatët e këtij koalicioni në raundin e parë sepse besojmë fuqimisht se partia që nuk ka bërë asgjë për më shumë se 20 vjet dhe fokusi kryesor i së cilës ishte lëshimi i licencave të marihuanës, hapja e kazinove dhe loja e futbollit në zyra, mendoj se duhet të mposhtet në këto zgjedhje dhe të hyjë në histori në skenën politike maqedonase”, tha Mickoski, duke iu referuar BDI-së për dështimet në vitet e fundit.

Edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili pritet të nominohet edhe për një mandat nga radhët e VLEN-it, tha se do të kenë marrëveshje me partitë e qeverisë për zgjedhjet lokale.

“Jemi në fazën e analizës së kandidatëve të VLEN-it. Nuk kemi vendosur nëse do të nxjerrim kandidat në Shkup. Kur do të kemi vendim edhe për komunat tjera do të kemi qëndrim kandidatëve tjerë. Ajo që e kam thënë është që si koalicion qeveritar, do të ketë bashkëpunim, në drejtim të përkrahjes së kandidatëve që do të shkojnë në raundin e dytë”.

“Sa i përket raundit të parë ne do të shkojmë në të gjitha komunat ku ka gjasa reale që edhe kandidati shqiptarë të garojë për kreun e komunës”, tha Kasami.

Situata është më interesante në kampin opozitar shqiptar, e cila pritet të zgjerohet edhe me kalimin e Arben Taravarit nga qeveria. Ky i fundit në një deklaratë për media para disa ditëve tha se së shpejti do të dalin me emrat e kandidatëve për kryetarë së bashku me partitë tjera të siç e quajti ai “Aleancës Kombëtare”.

“Së shpejti në koordinim me partitë që do të dalim së bashku në zgjedhje si Aleancë Kombëtare, do të promovojmë emrat e kandidatëve të cilët do të jenë të pranuar nga të gjithë. Emri i koalicioni nuk është përfundimtar nëse do të jetë Aleanca Kombëtare ose Fronti Kombëtar”, tha Taravari.

Ndërsa i pyetur kur do të ketë takim me Ali Ahmetin për të definuar bashkëpunimin në zgjedhjet lokale, Taravari tha se do të ketë grupe pune që do të merren me këtë çështje.

“Do të ketë grupe pune që do të vazhdojnë të koordinohen dhe do të shohim nëse do të dalim me lista të përbashkëta ose të veçanta. Unë si kryetar jam që të dalim me lista të veçanta, por për këtë duhet të vendos kryesia e partisë”, tha Taravari.

Përveç kandidatëve partiak në zgjedhjet lokale do të marrin pjesë edhe kandidatë të pavarur. I tillë është Mendi Qyra për Komunën e Strugës, por i cili do të merr mbështetjen e koalicionit VLEN. Ndërsa sot kandidaturë të pavarur për Komunën e Gostivarit ka shpallur edhe Visar Ademi.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të shpallen në muajin gusht ndërsa të njëjtat pritet të mbahen më 19 tetor, ndërsa do të votohet për 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/

 

 

The post Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare appeared first on Telegrafi.

VLEN hapi shtabin qendror zgjedhor: Për një vit qeverisje realizuam punët që BDI nuk i realizoi për 20 vite në pushtet

20 June 2025 at 20:37

Koalicioni VLEN ka hapur sonte shtabin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të tetorit, informon Telegrafi Maqedoni.

Para të pranishmëve në sheshin Skenderbeu në Shkup, fjalë rasti patën liderët e partive përbërëse të VLEN-it.

Bekim Qoku nga Vetëvendosje tha se kjo qeverisje ka punuar me vepra dhe jo fjalë, siç dikur bënte qeverisja e kaluar.

“Në fushatë kisha një thënjë “Erdhi dita, Ali opozita, erdhi data, BDI non-grata”, ne si mund te krahasohemi me ata që nuk investonin por shihnin interesin, me ata që  blenin qëndra tregtare teksa ne ndajme mjete për univeristetet shqiptare, ne ndërtojme korridorin tetë, teksa ata nuk lëshuan asnjë kilometër rrugë. VLEN janë me Albin Kurtin, janë me Shqipërinë, për NATO dhe BE” tha Qoku.

Zëvendëskryeministri, Arben Fetai tha se ish-bashkëpartiakëve të VLEN-it, ju ranë maskat, pasi tanimë po shihet se ASH po afrohet në bashkëpunim më BDI-në.

“U bashkuam kundër BDI-së, kunder llotarisë, kundër Soravisë. Shokëtë tanë ju ranë maskat, a torturuan për pesë muaj më tema për lista në ndara, duke dashur të kontrabandoj votuesin shqiptar për interesa tjera. Qeverisja e mirë është angazhim i përditshëm në interes të qytetarëve, ne duam institucione qe punojnë për popullin”, tha Fetai.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se kryetarët e komunave që janë pjesë e VLEN-it kanë punuar për shumë projekte komunale në të mirë të qytetarëve.

“Sot jemi në sheshin Skenderbeu, ne Cairin e kryetarit të cilin po e sulmojnë vazhdimisht, mirëpo kjo komunë ka pasur zhvillimin ndoshta më të madh nga komunat e tjera të Shkupit. U bë Cairi, u bë ëdhe Tetova. Për një mandat përgjysmuam borxhin e Komunës së Tetovës, si një synim që tashmë e kemi realizuar. Sot Tetova flet për rini, flet për verën kulturore, flet për projekte të reja ne të mirë të shoqërisë”, tha Kasami.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se VLEN ka realizuar punë që BDI në 20 vitet e kaluara i kishtë lënë në harresë.

“Frontit tash me Taravarin bëhen 10 parti, po edhe me atë do t’i fitojmë. Anëtarësia e ASH-së e braktis Taravarin dhe bashkohen me Arben Fetain. Ne po përmirësojmë atë që ata nuk e bënë për 20 vite. Thanë që rrezikohet gjuha shqipe, mirëpo u shkarkuar gjykatësja që tentoi ta prekë atë ligj. Balancuesin e shfuqizoi gjykata e tyre, mirëpo ne do e rregullojmë me ligjin për përfaqësim të drejtë këtë punë. Për nje vit zgjedhim dhe problemin me medresantët, pra po sjellim ligj të veçantë për medresenë Isa Beu. Për një vit 226 faqe onlinë të kazinove të BDI-së dhe Grubit janë mbyll”, tha Mexhiti.

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi në fjalimin e tij tha se hapja e shtabit zgjedhor është kapitull për një fitore të re.

“Sonte nuk po hapim shtab por po hapim kapitullin e fitores së këtij viti. Populli do të vendos a janë me VLEN-in për zhvillimin e komunave shqiptare, apo janë për kthimin e BDI-së? Nesër në Shkup do të mbahet parada e krenarisë, BDI-LSDM tentuan ta ndrrojnë kodin civil në vitin 2022, mirëpo ju doli dardhë me bisht. Nëse jo për diçka tjetër, së paku vetëm pse VLEN mbron familjen tradicionale, duhet ta përkrahni”, tha Ibrahimi.

Shefi i Shtabit Zgjedhor, Adnan Azizi tha se shqiptarët janë punësuar në qeverisjen e VLEN-it, ndaj me këtë ritëm do të vazhdojnë dhe tutje.

“Hapja e këtij shtabi qendror do të vijojë dhe më hapjen e shtabeve të tjera. Punësimet e shqiptarëve po ndodhin në këtë qeverisje, 600 punesime dhe avansime, ndaj duhet të angazhohemi maksimum në keto zgjedhje, të dëshmojmë se VLEN-I është projekt afatgjatë I shqiptarëve. Për një shoqëri më të pastër, më të ndershme dhe më dinjitoze”, tha Azizi. /Telegrafi/

 

 

The post VLEN hapi shtabin qendror zgjedhor: Për një vit qeverisje realizuam punët që BDI nuk i realizoi për 20 vite në pushtet appeared first on Telegrafi.

Kasami komenton deklaratën e Stoilkoviqit: Propozimin e shkarkimit të drejtorit të Inspektoratit të gjuhëve mund ta bëjë partia që e ka emëruar

10 June 2025 at 11:53

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur për deklaratën e ministrit të Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, i cili tha se do të propozojë të shkarkohet drejtori i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi, pasi ky i fundit nuk foli edhe në gjuhën maqedonase në një konferencë për shtyp.

Kasami tha se propozimet për shkarkime i bëjnë të njëjtat parti që i propozojnë edhe emërimet.

“Emërtimet e funksionarëve bëhet me propozimet të partive të cilat i emërojnë, është marrëveshje e koalicionit. Mendoj se ndoshta është një deklaratë e përshpejtuar, sigurisht që gjithë procesi i bashkëqeverisjes është në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje të partnerëve të koalicionit, nuk besoj që ka një marrëveshje për emërimet dhe shkarkimet e funksionarëve të partive, gjithmonë ka kështu keqkuptime mes partnerëve të koalicionit, por besoj që do të tejkalohen. Unë besoj që propozimin e emërimit dhe shkarkimit e bëjnë partitë të cilët i bëjnë propozimet edhe për shkarkim”, deklaroi Kasami.

Ndryshe, Kasami së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, morën pjesë në promovimin e fasadës së shkollës “Andrea Staveski Kikish”, investim me vlerë 4 milionë denarë./Telegrafi/

 

The post Kasami komenton deklaratën e Stoilkoviqit: Propozimin e shkarkimit të drejtorit të Inspektoratit të gjuhëve mund ta bëjë partia që e ka emëruar appeared first on Telegrafi.

Kasami: Do ta shqyrtojmë se çfarë modeli zgjedhor do të mbështesim

4 June 2025 at 14:45

Bilall Kasami nga VLEN thotë se po shqyrtojnë nëse do të mbështesë idenë për një, tre apo tetë njësi zgjedhore.

Ai tha se sistemi zgjedhor me një njësi, mund të ketë implikime ndëretnike.

“Kjo mund të ketë edhe implikime ndëretnike, sepse me një njësi zgjedhore sigurisht që duhet të ketë garanci që në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut do të mund të ruhet vota dhe nuk do të mund të ketë deformime të realitetit etnik të përfaqësimit në Kuvend. Pra duke i marrë parasysh të gjitha këto aspekte. Ne jemi duke ndërtuar qëndrimin tonë se a do të jemi për një njësi zgjedhore, për tre apo për tetë”, deklaroi Kasami.

Ndërsa më herët Ziadin Sela, tha se ASH-ja që e drejton ai është për tetë njësi zgjedhore dhe për lista të hapura.

The post Kasami: Do ta shqyrtojmë se çfarë modeli zgjedhor do të mbështesim appeared first on Telegrafi.

Nis aksioni për pastrimin e deponive të vogla jolegale në rrugët që çojnë në malin Sharr

10 May 2025 at 16:38

Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Saubermacher, nis aksionin për pastrimin e mini deponive të krijuara në disa pika nëpër rrugët e malit Sharr. Krijimi i deponive nëpër Sharr, vitin e fundit është reduktuar tejmase, megjithatë, ky fenomen vazhdon edhe më tej të jetë prezent. Kreu i komunës Bilall Kasami, ka apeluar banorët që të mos krijojnë deponi të këtilla nëpër rrugët e malit Sharr.

“Komuna po punon në mënyrë permanente për zgjidhjen e këtij problemi. Aktualisht po punojmë afër me ndërmarrjen Saubermacher që të bëj grumbullimin e rregullt dhe në kohë të mbetjeve nga zonat e malësisë, dhe në gjitha lokacionet e identifikuara si problematike dhe me potencial për tu bë deponi të egra, ne jemi në komunikim edhe me Ministrinë e Ekologjisë por edhe me ndërmarrjen e komunës që këto deponi ti pastrojmë. Patjetër që brenda këtij muaji patëm aksion me partnerin ndërkombëtar “GENERALKA” që filloi pastrimi i gjitha deponive në rajonin e Tetovës, por edhe me këtë aksion edhe në mënyrë të vazhdueshme do vazhdojmë punën për një qytet më të pastër”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Pikërisht shkaku i mbrojtjes së Sharrit nga krijimi i deponive jolegale dhe investimi në mirëmbajtje, detyroi Parkun Kombëtar që të vendos taksën për gjitha makinat që do ngjiten në rrugët e Sharrit.

“Për çdo makinë do duhet të paguhet 150 denarë. Insistimi në fillim ishte të paguhet për person por mbeti pagesa vetëm për makinat. Do jetë gjë e mirë sepse po mundohemi ta mbajmë më pastër edhe parkun kombëtar por edhe të iniciojmë nisma të atilla që të zhvillojmë parkun më së miri. Por meqë si drejtori jemi me vetëfinancim, ky projekt do e ndihmojë drejtorinë shumë”, tha Emir Huseini drejtor i Parkut Kombëtar “MALI SHARR”.
Numri më i madh i deponive nëpër malin Sharr, janë në fshatrat më të largëta malore, ku edhe pse nga komuna dhe Ministria e Ekologjisë janë pastruar disa herë, sërish nga disa banorë të pandërgjegjshëm, formohen të njëjtat bri rrugëve.

The post Nis aksioni për pastrimin e deponive të vogla jolegale në rrugët që çojnë në malin Sharr appeared first on Telegrafi.

Zyrtarizohet shkrirja e VLEN-it në parti politike, kryetari do të zgjidhet në takimet e ardhshme

29 April 2025 at 19:53

Ka mbaruar mbledhja e koalicionit VLEN, në të cilën është vendosur që prej sot të funksionojnë si një parti e vetme politike. Kasami tha se pas këtij takimi të gjitha aktivitetet publike të partive pjesëmarrese do të jenë në moratorium.

Pas mbledhje, Bilall Kasami i Besës njoftoi se është formuar kryesia e përbashkët. Ndërkaq i pyetur për kryetarin, tha se do të zgjidhet në ditët në vijim.

“VLEN vendosi që kryesia të jetë organi i parë i përbashkët i VLEN-it. Prej sot do të ketë moratorium të aktiviteteve publike të partive politike pjesëmarrëse të VLEN-it dhe gjithçka do të jetë nën logon e koalicionit. Në takimet e ardhshme do të ngrihen organet tjera, drejtuesit e VLEN-it dhe shefat e shtabeve zgjedhore. Grupi parlamentar vazhdon me deputetët që do të mbështesin këtë grup parlamentar”, tha Kasami pas mbledhjes.

“Unë e përmenda, se në mbledhjet e radhës, në ditët në vijim do të flasim edhe për organet e tjera duke përfshirë këtu edhe lidershipin e partisë. Ajo që është me rëndësi që nga sot nisim homogjenizimin dhe ngritjen e strukturave të përbashkëta atë që e kemi paralajmëruar – themelimin e një subjekti të vetëm politik”, tha Kasami.

Ndryshe, pjesë e këtij koalicioni fillimisht ishin katër parti, Aleanca për Shqiptarët, Lëvizje Besa, Lëvizja Demorkatike dhe Alternativa, ndërsa ditë më parë Arben Taravari i ASH-së tha se në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të veçanta për këshilltarë komunal dhe se nuk do të jetë pjesë e koalicionit VLEN./Telegrafi/

The post Zyrtarizohet shkrirja e VLEN-it në parti politike, kryetari do të zgjidhet në takimet e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Kasami: Çdokush që bashkëpunon me Ali Ahmetin nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë, pres të rritet numri i deputetëve të shumicës qeverisëse

22 April 2025 at 11:37

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka folur në lidhje me zhvillimet në VLEN, si dhe të ardhmen e Qeverisë, pas vendimit të ASH-së së Arben Taravarit, që të largohet nga koalicioni VLEN. Kasami tha se pavarësisht numrit të deputetëve, VLEN e ka të drejtën e përfaqësimit të shqiptarëve, duke iu referuar votave në zgjedhjet e fundit kuvendare.

Ai theksoi se ditët në vijim do të merret vendim brenda koalicionit qeveritar, duke shtuar se pret të rritet numri i deputetëve që do të jenë pjesë e shumicës qeverisëse, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Legjitimitetin e kemi marrë me 107 mijë vota në zgjedhjet e fundit si koalicion i partive shqiptare. Vlerësojmë se të drejtën e përfaqësimit të shqiptarëve e ka VLEN. Çdo subjekt që largohet nga VLEN nuk e ka përkrahjen e votave, pavarësisht numrit të votave VLEN do të vazhdojë të ketë legjitimitetin. Por, pres që ditët në vijim kur të marrim vendimin formal për hapat e mëtutjeshëm të Qeverisë, numri i deputetëve të rritet e jo të zvogëlohet”, tha Kasami.

“Është e panatyrshme që një subjekt politik që është në qeveri, dhe bashkëpunon me opozitën. Ne si VLEN sollëm vendimin që është i njohur në opinion, tani në koordinim me partnerët tjetër të Qeverisë do të do të sjellim vendimin e fatit të Qeverisë dhe koalicionit qeveritar. Secili që bashkëpunon me BDI-në dhe Ali Ahmetin të cilin e kemi akuzuar dhe vazhdojmë ta akuzojmë për korrupsion dhe krim për 20 vite, nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë. Por sërish them, është vendim formal që duhet ta sjellim si partnerë të koalicionit qeveritar”, tha mes tjerash Kasami./Telegrafi/

The post Kasami: Çdokush që bashkëpunon me Ali Ahmetin nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë, pres të rritet numri i deputetëve të shumicës qeverisëse appeared first on Telegrafi.

ASH-Sela: Kasami ka manipuluar me shitjen e parcelës së ish-Monopolit, i ka shkaktuar komunës dëm financiar prej 2.1 milionë eurosh

27 March 2025 at 18:39

Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ndaj Kasamit duke akuzuar se e ka mashtruar opinionin dhe ka manipuluar procesin e shitjes së parcelës së ish-Monopolit, duke i shkaktuar komunës dëm financiar prej 2.1 milionë eurosh.

Sipas ASH-së, në vend që fillimisht ta ndryshonte Planin Detal Urbanistik nga zona G2 – industri e lehtë në A2 – zonë banimi dhe më pas ta shiste me vlerën reale të tregut, Kasami e shiti pronën prej 7000 metra katror për vetëm 70 denarë për metër katror, ose 7.000 euro në total, e që sipas çmimit real, komuna do të kishte inkasuar të paktën 300 euro për metër katror, pra 2.1 milionë euro.

Reagimi i plotë:

“Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mashtruar opinionin publik dhe ka manipuluar procesin e shitjes së parcelës së ish-Monopolit, duke i shkaktuar komunës një dëm financiar prej 2.1 milionë eurosh.

Si u realizua skema?

Në vend që fillimisht ta ndryshonte Planin Detal Urbanistik (PDU) nga zona G2 (industri e lehtë) në A2 (zonë banimi) dhe më pas ta shiste me vlerën reale të tregut, Kasami e shiti pronën prej 7.000 m² për vetëm 70 denarë për metër katror, ose 7.000 euro në total! Po ta shiste pas ndryshimit të planit urbanistik, komuna do të kishte inkasuar të paktën 300 euro për metër katror, pra 2.1 milionë euro”, thotë ASH-Sela.

 

The post ASH-Sela: Kasami ka manipuluar me shitjen e parcelës së ish-Monopolit, i ka shkaktuar komunës dëm financiar prej 2.1 milionë eurosh appeared first on Telegrafi.

Kasami: Me stemën, të ndryshohet himni dhe definicioni për gjuhën shqipe

18 February 2025 at 11:38

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se, janë të gatshëm të bisedojnë për ndryshimin e stemës, por siç thotë, të këtë të përfshihet edhe ndryshimi i himnit dhe ndryshimi i definicionit për gjuhën shqipe.

Kasmai në “Daily Click” tha se e gjitha është te ndryshimet kushtetuese që thotë se nuk mund të ndryshohet çdo ditë ndërsa sa u përket këtyre ndryshimeve, Kasami tha se janë kërkesa dhe jo kushtëzime.

“Po parimisht jemi të gatshëm të bisedojmë për ndryshimin e stemës por në një pako me ndryshimin e himnit, me ndryshimin e definicionit për gjuhën shqipe që është në Kushtetutë 20% dhe sigurisht me zgjidhjen e disa problemeve tjera me të cilat shteti do të reflektojë realitetin multietnik në RMV dhe rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Kërkesa jo kushtëzime, kërkesa kushtetuese që në këtë rast kemi kërkesa që janë të koalicionit, në këtë rast, të pjesës shqiptare të koalicionit”, tha Kasami.

The post Kasami: Me stemën, të ndryshohet himni dhe definicioni për gjuhën shqipe appeared first on Telegrafi.

Kasami: Duhet të reflektojmë kohën e re të Maqedonisë, jemi të gatshëm të bisedojmë për stemën, himnin dhe 20%

13 February 2025 at 11:45

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot tha se do Maqedonia duhet të reflektojë kohën e re dhe si pjesë e familjeve evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do kishim dashur që të reflektojmë kohën e re dhe ajo është Maqedonia evropiane”, tha Kasami.

I pyetur për nderimin e stemës së shtetit, Kasami tha se do t’i kishim qenë të gatshëm që të flasim për një pako më të gjerë.

“Do t’i kishim qenë të gatshëm që të flasim për një pako ku sigurisht ku do të kishte qenë në shqyrtim edhe stema edhe çështja e himnit, por edhe çështja e ndryshimeve tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, apo me çështjen e definimit jo të përshtatshëm të gjuhës shqipe në kushtetutë si gjuha e 20%”, shtoi Kasami./Telegrafi/

The post Kasami: Duhet të reflektojmë kohën e re të Maqedonisë, jemi të gatshëm të bisedojmë për stemën, himnin dhe 20% appeared first on Telegrafi.

Kasami: Duhet kërkuar llogari për deklaratat e Stoilkoviçit

29 January 2025 at 12:36

Persona të caktuar të cilët kanë uzurpuar institucionet për të shprehur qëndrimet e tyre personale, tha sot kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me deklaratat e ministrit, Ivan Stoilkoviç, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Nuk hera e parë që disa persona të caktuar uzurpojnë institucione që të shprehin qëndrimet e tyre personale. Kur flasim për një bartës të një pozite të një institucioni publik duhet të kemi parasysh ndjeshmërinë e pozicionit të cilët përfaqësojnë”, tha Kasami.

Ai tha se shpreson që këto do të jenë komentet e fundit të Ministrit në fjalë.

“Ai lëre që duhet të ketë përgjegjësi për pozicionin që ka por duhet të ketë ndjeshmërinë e funksionit të multietnicitetit që përfaqëson Maqedoninë. Ai nuk është vetëm përfaqësuese i pakicë së popullit serb, por është përfaqësues i të gjitha komuniteteve.

I pyetur nëse do të kërkohet llogari nga ai, Kasami u përgjigj se patjetër që duhet të ulemi në kuadër të qeverisë dhe të flasim, sepse siç tha Kasami, nëse vazhdojmë me kështu fjalor dhe është fjalor përçarës dhe se nuk ja duan të mirën vendit./Telegrafi/

The post Kasami: Duhet kërkuar llogari për deklaratat e Stoilkoviçit appeared first on Telegrafi.

A jeni në gjendje të luani rolin e Ali Ahmetit? Përgjigjet rivali i BDI: Ja çfarë po bëjmë për shqiptarët në RMV

27 January 2025 at 20:30

 TIRANË- Kryetari i partisë Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami, foli për rivalët e tij politikë, gjatë intervistës në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla.

Ai u pyet se sa janë të gatshëm ata të luajnë rolin që ka luajtur Ali Ahmeti në qeveri, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Duke bërë analizën e faktori politik maqedonas, ne rikthemi në realitetin e faktorit politik shqiptar. Ali Ahmeti në qeverisë edhe me VMRO për dhjetë vite, edhe me LSDM për dy mandate, për gati tetë vite, nuk bëri lëvizje reale sa i përket avancimit të të drejtave të shqiptarëve. Edhe sot kemi kryetar, edhe në kohën e Jugosllavisë, në RMV kryetari i Kuvendit ka qenë shqiptar. Është më shume simbolike se sa reale. Kryeministri teknik siç ishte Talat Xhaferi apo kryetari i Kuvendit, unë po e them se nuk i bëri asgjë reale në drejtime avancim të të drejtave shqiptare nga pozita që kishte, pra nuk e shfrytëzoi pozitën e kryetaret të Kuvendit apo kryetari të qeverisë për të bërë një veprime në drejtim të avancimit të të drejtave shqiptare. Nuk kemi avancim real të problemeve reale, që mbulonin këto dy dikastere. Është përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në institucionet e shtetit, është kategori kushtetuese  dalë nga marrëveshja e Ohrit. Ahmeti kishte 20 vjet mundësi që këtë çështje ta rregullojë me ligj këtë konform përcaktimin kushtetueses. Ai e rregulloi me mekanizëm administrator dhe Gjykata Kushtetuese e kontestoi. Ne si koalicion Vlen, kishim premtim parazgjedhor, po punojmë dhe  do kemi një ligj të veçantë që garanton që punësimet në administratën shtetërore do të bëhen konform regjistrimit të fundit dhe numrave që shqiptarët janë mbi 25%”, theksoi ai./abcnews.al

 

Bilall Kasami në “Real Story”: Tetova, kryeqendra e shqiptarëve në RMV, në 2025 do përfitojmë 11 milionë euro investime

27 January 2025 at 20:20

TIRANË- Kryebashkiaku i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë intervistës në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, u pyet mbi dallimin mes ish-liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe kryetari aktual, Hristijan Mickovski, i cili mban postin e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se partneri i tyre qeverisës në RMV Mickovski nuk synon vjedhjen e buxhetit siç bëri Gruevski, por kërkon zhvillimin e komunave, përfshirë dhe ato shqiptare.

Sipas Kasamit, në 2025, Komuna e Tetovës do të përfitojë 11 milionë euro investime kapitale.

“Unë besoj se Ka një ndryshim rrënjësor, unë do jap vetëm një shembull. Gruevski, në kulimacionin e pushtetit të tij, ën RMV, promovoi një projekt Shkupi 2014. Besoj që Shkupi 2014 ishte një mënyrë klasike e keqpërdorimit e nacional-romantizmit  për pasurim personal. Përmes kësaj, Gruevksi, në opinion, dhe bashkëpunëtorët e afërt prezantonin një projekt të rindërtimit të historisë të popullit maqedonas, në prapaskenë të kësaj ndodhte një vjedhje klasike e parave publike.  Projekti Shkupi 2014, ka kushtuar diku nga 500 milionë euro deri në 1 miliard euro.  Mendohet se janë keqpërdor 500 milionë para në buxhet dhe kanë kaluar në llogari privat të Gruevskit, Mijallkov, dhe bashkëpunëtorë të tyre, sot në qeverisje e Mickovskit, kryeministrit aktuale të VMRO-DPENE, kemi po ashtu një projekt që shkon 1 miliard euro është kredi e njohur hungarezeve, e cila 500 milionë do investohet në komuna dhe bashki për kokë banori, që edhe shqiptarët do të marrin hisen e tyre. Në qeverisjen paraprake nuk mori asnjë cent deri sa ishte qeverise paraprake, sot komuna e Tetovës, në vitin 2024, ka marrë 4 milionë euro për investime të projekteve kapitale, në 2025 do të marrë 11 milionë euro.  Kjo është arsyeje, që unë të zhvilloj bashkinë e Tetovës, sepse është kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe dua që këto parë të shkojnë atje ku duhet. Gruevski përdori  gati 1 mld euro për t’u pasurur, Mickovksi harxhon para për të ndërtuar komunat dhe diku 500 milionë euro do shkojnë për bizneset, me kredi,  kamata të ulëta. Janë këto dy projekte, që simbolizojnë qeverisjen e Gruevskit dhe qeverisjen e sotme të Mickovskit”, tha ai./abcnews.al

 

Artan Grubi, në “listën e zezë” të SHBA/Kasami: Në mënyrë flagrante ndërhyri në sistemin e drejtësisë për ta shpëtuar shefin e shërbimit sekret

27 January 2025 at 20:10

TIRANË- Kryetari i Komunës së Tetovë dhe lideri i partisë Besa, Bilall Kasami, gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, u ndal tek zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut dhe shpallja non grata nga SHBA, e një prej figurave kyçe të BDI-së, Artan Grubi.

Ai shpjegoi lidhjet dhe veprimet që sipas tij, SHBA mori vendim ta rendiste si një prej personave të padëshiruar në SHBA.

Më tej, ai theksoi e Grubi ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për të mbrojtur ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ose shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov.

Ky i fundit tha ai duke keqpërdorur pozitën ka përgjuar qytetarë dhe drejtues institucionesh, në mënyrë të jashtëligjshme.

“Mijallkov nuk ishte vetëm njeri i korruptuar. Ai i cili në mënyrë flagrante kapi çdo institucion të RMV, duke shfrytëzuar postin e shefit të inteligjencës në RMV, përgjonte çdo qytetar, përgjonte drejtuesit e institucioneve, që më pas t’i shantazhet. Si rezultat i kësaj, Mijallkov u bë njeriu më i pasur në Maqedoninë e Veriut dhe kur ky person u bë frikë për çdo qytetar, më shumë për shqiptarët, sepse ishte në një periudhë shumë të errët të qeverisjes së VMRO, kur Mijallkov shfrytëzonte pozitën e tij në pushtet për tu pasurur dhe për t’u ballafaquar me shqiptarët, pra në një relacion të tillë, të këtij peroni përballë shteti dhe shqiptarëve në veçanti, kur ai duhej të jepte llogari për të gjithë bëmat e tij, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të partnerëve tanë amerikanë, sepse ne e dimë që rotacion i parë i pushtetit në Maqedoni të Veriut, kur VMRO-DPMEN u largua nga pushteti, ndodhi me një ndërhyrje të drejtpërdrejtë  të amerikanëve dhe kur ata po punonin shumë drejtpërdrejtën Mihaljkov, që Gruevski, u shpall në listë të zezë. Pra, kur partnerët tanë po punonin që ky person të jepet llogari për bëmat e tij. Grubi në mënyrë flagrante ndërhyri në sistemin e drejtësisë për ta shpëtuar dhe atë, për disa çështje. Flitet që Grubi krijoi një siguri të fuqishëm në pushtetin që e kishte dhe e ndërlidhin dhe me elemente korruptive. Pra, Mijallkov  u bë njeri u fuqishëm kishte shume para, dhe flitet që  ai ka dhënë shumë parë për të shpëtuar nga paditë, të cilat i ka pasur, në listë të zezë është dhe një gjykatës, po ashtu shqiptar, i cili të gjitha çështjet e lidhura me Mijallkov i ka mbajtur në sirtar dhe ato janë vjetërsuar. Pra, është rasti i rrallë që z.Grubi dhe Enver Bexheti, gjykatësit, që amerikanët e fusin në listë të zezë jo vetëm ndaj qasjen ndaj institucioneve , korrupsionit, kapjen e  drejtësie, por edhe për lëndë konkrete. Si rezultat i ulësja çështje konkrete, sot prokuroria ka ngritur akuzë edhe ndaj gjykatësi dhe ndaj Grubit. Po flasim për një situatë, më shumë se sa hipokrizi, po flasim për një situatë kur paraja të errëson sytë, kur paraja kalon dhe përtej ndarjeve etnike”, theksoi Kasami./abcnews.al

“Opozita shqiptare, e konsoliduar”, Bilall Kasami në Real Story: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë në një pozitë të favorshme politike

27 January 2025 at 20:06

Drejtuesi i partisë Besa dhe njëherësh Kryetari i Bashkisë së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistë me gazetarin Sokol Balla në “Real Story” ka folur për zhvillimet politike aktuale në Maqedoni të Veriut, sfidat e qeverisjes dhe përpjekjet që po bëhen për avancimit e të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj.

Si partner i koalicionit Vlen, Kasami theksoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë në një pozitë të favorshme politike nga fakti që kemi një koalicion qeverisës, që përbëhet nga katër partitë politike.

Ai pohoi se në përbërjen e këtij koalicioni ka elementë të Vetëvendosjes së Albin Kurti, i cili gjatë fushatë parazgjedhore në RMV u akuzua për ndërhyrje politike në shtetit fqinj.

Gjatë intervistës, Kasami theksoi se edhe koalicioni opozitar shqiptar në RMV është i konsoliduar, por shpallja” non grata” dhe futja në listë të zezë nga SHBA të disa prej eksponentëve të saj e ka dobësuar atë.

“Për momentin, vlerësojmë që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë në një pozitë të favorshme politike nga fakti që kemi një koalicion qeverisës, që përbëhet nga katër partitë politike, por i përkrahur nga element të Vetëvendosjes ku një nga deputetë këtej koalicioni është përfaqësues i Vetëvendosjes. Në anë tjetër kemi një koalicion opozitar, unë do kisha uruar të konsoliduar, për momentin ashtu është, por fakti i futjes në listës së zezë të SHBA  të disa nga eksponentëve të rëndësishëm të këtij koalicion, duke nisur nga ish-zv.kryeministri i parë Artan Grubi, kryetari i bashkisë së Strugës dhe disa eksponentëve të tjerë, kjo po e dobëson këtë koalicion. Unë them që janë në pozitë të favorshme, sepse në botëkuptimin tim të demokracisë, llogaridhënia dhe realizimi i premtimeve të pushtetit të qeverisë varet se sa e fuqishme është opozita. Sot edhe përkundër faktit, opozita shqiptare në RMV  fakti po ankohet se po degradohet pozita e shqiptarëve, po dobësohet roli i tyre në Maqedoninë e Veriut, unë mendoj se është e kundërta. Nga shkaku që deri tani, kemi një opozitë të konsoliduar dhe po kritikon në përditshmëri veprimet e qeverise, fakt që nuk ka ndodhur në të kaluarën në qeverisjen 20-vjecare të BDI-së, ku opozita më shumë merrej me vetveten, kush do jetë i parë i opozitës, sesa të sfidojë dhe të kritikojë për dështimet e qeverisë. Si rezultat i saj, në mandatin e fundet të qeverisë të z.Ahmeti kishim një keqpërdorim shumë të theksuar të pozitave qytetare, kishim korrupsion të hapur, që si rezultat rezultoi se Grubi të jetë në listën e zezë amerikane, të ketë padi dhe sot të jetë një nga të arratisurit, që ishte frontman-i kryesor në dy mandatit e fundit të Ahmetit. Nëse nuk kemi një opozitë të konsoliduar, e cila do t’i rrijë në ballë dhe do kritikojë qeverisje në të gjitha veprimet e saj, ndodh që pushteti absolut absolutisht korrupton. Në dy qeverisjet e fundit z. Ahmeti me në kryer Grubin kishte një qeverisje shumë të fuqishëm dhe fatkeqësisht i ndodhi kjo që i ndodhi, ku z. Grubi një ndër akuzat që i ka jashtë aspektit të korrupsionit,  ka dhe ndërhyrjet shumë flagrante në sistemin e drejtësisë”, tha ai.

LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit

26 January 2025 at 18:42

LSDM paralajmëroi se këshilltarët e tyre do të kundërshtojnë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë me iniciativë të kryetarit Bilall Kasami.

Ata në reagimin e sotëm shprehin mosmiratimin e tyre dhe kërkojnë që qeveria të marrë masa kundër idesë së partnerit të tyre në koalicion për ndryshimin e emrave të objekteve infrastrukturore në Tetovë që mbajnë emra nga e kaluara antifashiste.

“Si partner i koalicionit të Kasamit, kërkojmë që Mickoski të tërhiqet nga ky propozim dhe publikisht ta thërrasë Kasamin. Ndërsa këshilltarët e OBRM-PDUKM-së po ashtu ta kundërshtojnë, me çka ky vendim nuk do të miratohet. LSDM publikisht i dënon qëllimet e Kasamit për të krijuar ndarje të reja mes qytetarëve dhe tensione etnike. Skenarët nacionaliste të Kasamit janë në dëm të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësisë së tyre etnike ose partiake”, tha Andrijana Tomovska, anëtare e bordit ekzekutiv të LSDM-së.

The post LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit appeared first on Telegrafi.

Në Tetovë u bë hapja e kopshtit të ri të fëmijëve, me kapacitet kujdesi për 165 fëmijë

22 January 2025 at 16:18

Në Tetovë sot u shënua hapja e kopshtit të ri të fëmijëve “Rilindja” pranë Institucionit publik për kujdes të fëmijëve “Rinia”.

Në hapje solemne morën pjesë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami dhe drejtoresha Fatlinda Jaja, ndërsa më pas pati edhe fjalime rasti.

Kopshti i ri “Rilindja” ka kapacitet të kujdeset për 165 fëmijë të moshës parashkollore.

“Çdo fëmijë meriton të rritet dhe të zhvillohet në një mjedis që do të jetë i shëndetshëm dhe stimulues për të, që të mund të zhvillojë potencialin e tij. Për këtë arsye tregohet kujdes i veçantë që objektet të ndërtohen në përputhje me të gjitha standardet dhe kushtet më bashkëkohore si parakusht për edukim cilësor parashkollor”, theksoi ministri Limani.

Ai shprehi mirënjohjen e tij për Delegacionin e BE-së në vend për mbështetjen që marrim nga Komuna e Tetovës për përpjekjet për avancimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, por edhe për institucionin publik “Rinia”, për profesionalizmin në punë dhe përpjekjet për kujdes të pandërprerë ndaj më të vegjëlve.

Ambasadori Rokas porositi se BE-ja është krenare që i mbështetë projektet për arsim dhe politikë sociale në vend.

“Investimi në kopshtin në Tetovë e simbolizon prioritetin të cilin të gjithë ua japim gjeneratave të reja. Ata që do ta formojnë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe të BE-së. Së bashku, të gjithë ne synojmë drejt politikave arsimore dhe sociale të cilat do t’i prëforcojnë evropianët me diturinë e nevojshme dhe shkathtësi me shërbime adekuate për mbështetje sociale. Gjithçka fillon nga kopshtet”, tha Rokas.

Kryetari i Komunës, Bilall Kasami e ceki rëndësinë e hapjes së kopshtit për qytetarët e kësaj komune. Ai i përgëzoi punonjësit për punën e tyre, duke theksuar përgjegjësinë e tyre për procesin edukativo-arsimor të fëmijëve.

“Edhe pse nuk jeni prindërit e tyre biologjikë, mund të jeni një zëvendësues i mirë për ta. Ju keni përgjegjësinë për të ndërtuar dhe edukuar individë dhe individë të përgjegjshëm të cilët do të kontribuojnë në shoqëri, sepse prindërit e tyre morën përgjegjësinë për të punuar, paguar taksat dhe me ato taksa për të siguruar pagat tuaja”, tha Kasami.

Ndërtimi është financuar përmes programit vjetor të aksionit “Mbështetja e BE-së për arsim, punësim dhe politikë sociale” për vitin 2017 me buxhet të përgjithshëm prej rreth 805.000 euro, prej të cilave BE-ja financon rreth 705.000 euro dhe bashkëfinancon shteti nga buxheti nacional prej rreth 100.000 euro.

The post Në Tetovë u bë hapja e kopshtit të ri të fëmijëve, me kapacitet kujdesi për 165 fëmijë appeared first on Telegrafi.

Foshnja e parë në Tetovë është djalë, Kasami i dhuron 40 mijë denarë

1 January 2025 at 14:23

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka njoftuar se foshnja e parë në Tetovë është djalë, ndërsa edhe i ka dhuruar 40 mijë denarë.

“Bashkërisht me bashkëshorten time Ajshen, drejtorin e spitalit si dhe kryesuesin e Këshillit Komunal vizituam Repartin e Gjinekologjisë ku qytetit tonë sot iu shtua edhe një banor, YLLI! Falë Zotit ai është shëndoshë e mirë. Kështu, në shenjë simbolike iu dhurova familjes një çek prej 40.000,00 denarëve”.

“Ndërsa, sot, kësaj klinike iu shtuan edhe disa inkubator donacion nga vëllai ynë, Isa Fazlija!. Falënderojmë stafin mjekësor për përkujdesjen e tyre të vazhdueshme ndërsa Yllit i urojmë shëndet e jetë të gjatë!”, ka njoftuar Kasami.

The post Foshnja e parë në Tetovë është djalë, Kasami i dhuron 40 mijë denarë appeared first on Telegrafi.

Grubi në listën e zezë amerikane/ Kasami: Shumë  çështje të mbetura pezull po rihapen, pasojat janë shfuqizimi i shqiptarëve

By: lia rda
10 December 2024 at 17:22

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për përfshirjen në listën e zezë të SHBA-së, të Artan Grubit, ish-zëvendëskryeministrit maqedonas nga radhët e saj.

Në një komunikatë për median, BDI ka theksuar se respekton vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, si dhe “mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës.”

Ndërsa, Koalicioni VLEN ka përshëndetur vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të futur në listën e zezë të Grubit dhe Bexhetit.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, lidhur me këtë çështje ka folur dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Ai theksoi se kjo tregon se shumë çështje të mbetura pezull po rihapen.

“Goditja është për Ali Ahmeti, është goditje për BDI. Kjo tregon që shumë çështje të mbetura pezull po rihapen, nga këto pasoja ne po vuajmë shfuqizimin e shqiptarëve, të cilëve u premtua që do të kenë punë. Vërteton që dhe pas 20 vitesh nga Marrëveshja e Ohrit, nuk i kanë të drejtat e tyre shqiptarët”, tha Kasami.

Më tej, lidhur me vendimin për gjuhët, ai u shpreh se nuk ka për të ndodhur asnjë hap pas në të drejtat e shqiptarëve.

“Ne kemi thënë dhe më herët, që në të ardhmen ne si koalicion nuk do të ndodh asnjë degradim i të drejtave të shqiptarëve. Edhe sa i përket gjuhës shqipe ne garantojmë që sa të jemi ne nuk do të ketë degradim të gjuhës shqipe por do të punojmë që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e parë në Maqedoni”, shtoi Kasami./abcnews.al

❌
❌