Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Komuna e Tetovës miraton ribalancin e buxhetit, ndan mjete për objekt të ri për komunën

31 July 2025 at 17:52

Këshilli Komunal në Tetovë miratoi rishikimin e buxhetit. Me projeksionet e reja parashikohet godina e re e komunës dhe disa rrugëve në fshatin Xhepisht, Poroj dhe Reçicë. Kreu i komunës Bilall Kasami tha se vetëm për projektin e Komunës së Tetovës, janë ndarë rreth 1.2 milion euro.

“Me rebalancin parashihen edhe disa projekte shtesë, siç është vazhdimi i bulevardit “Video Smilevski Bato” deri në Poroj, me çka do përmbyllet ky segment do të përmbyllet. Parashihen edhe rrugë tjera në Xhepçisht, Reçicë dhe ndërtimi i objektit të komunës së Tetovës”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Në buxhet është paraparë edhe ndërtimi i memorialit për viktimat nga tragjedia në Spitalin Modular në Tetovë.

“E përshëndes dhe përgëzoj nismën e atyre që përkrahin idenë që në atë vend duhet të përkujtohet një tragjedi që nuk duhet të përsëritet, dhe të jetë një mesazh për përgjegjësi dhe llogaridhënie për gjithë që janë përgjegjës dhe vazhdojnë të jenë përgjegjës dhe mos japin llogari”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Me rishikimin e fundit të buxhetit, i njëjti për Komunën e Tetovës, nga 37 milion, kalon në mbi 42 milion euro, shumica e të cilave janë të destinuara për projektet kapitale, siç janë ndërtimi i objekteve shkollore e komunale, vazhdimi i bulevardit tek pjesa e kazermës, dhe ndërtimi i objektit të ri të komunës.

The post Komuna e Tetovës miraton ribalancin e buxhetit, ndan mjete për objekt të ri për komunën appeared first on Telegrafi.

Kasami: Kemi kërkuar nga Ministri që në qytet të ketë vetura mobile, e cila do të regjistrojë shkelësit e ligjit në komunikacion

29 July 2025 at 13:11

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se nga 1 janari do të fillojë të përdoren kamerat e “safe city” në Tetovë.

“Nga 1 janari do të ndryshoj koncepti. Në qytet do të ketë kamera, dhe sipas regjistrimit të kamerave të merret masa për shkelësit e ligjit nga ana e policisë. Po kemi biseduar edhe me Ministrin që të ketë edhe vetura mobile në qytet, e cila do të evidentojë shkelësit e rregullave në komunikacion”, tha Kasami.

Kasami poashtu njoftoi se nuk do të ketë privatizim të ujit në Tetovë.

“Sipas ligjit nuk mund të ketë privatizim të ujit, por po punojmë që të sanojmë problemet në terren dhe uji të shkojë në vendin e duhur”, tha Kasami./Telegrafi/

 

The post Kasami: Kemi kërkuar nga Ministri që në qytet të ketë vetura mobile, e cila do të regjistrojë shkelësit e ligjit në komunikacion appeared first on Telegrafi.

Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat për Komunën e Tetovës

16 July 2025 at 12:49

Kryetari aktual i komunës Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në Komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it.

“VLEN deri më tani ka shpallur kandidaturat për kryetar komune me të cilat do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne mbështesim kandidatin e pavarur për Strugën, Mendi Qyra. Ndërkohë, tashmë është e qartë se VLEN do të shkojë me Blerim Sejdiun në Zhelinë. Ende po diskutojmë për kandidatët e tjerë”, tha Ibrahimi.

Ai konfirmoi se Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat për Komunën e Tetovës.

“VLEN do ta nominojë kryetarin aktual Bilall Kasamin për një mandat tjetër në Komunën e Tetovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor”, njoftoi ai në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se deri në fund të këtij muaji pritet të shpallin emrat e shumicës së kandidatëve të tjerë për kryetar bashkie.

Lidhur me bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në, Ibrahimi theksoi se ata kanë një marrëveshje në parim për të mbështetur njëri-tjetrin në komunat në të cilat mund të ndihmojnë njëri-tjetrin./Telegrafi/

The post Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat për Komunën e Tetovës appeared first on Telegrafi.

Në Tetovë formohet një Shoqatë e zjarrfikësve vullnetarë

20 May 2025 at 19:49

Shoqata e sapoformuar vullnetare zjarrfikëse “Pollog” për rajonin e Tetovës dhe vendbanimet përreth dhe komunat rurale, do t’i ndihmojë Njësisë territoriale zjarrfikëse – Tetovë kur të ketë nevojë për më shumë njerëz për ndërhyrje. Kjo u kumtua nga Komuna e Tetovës dhe NJZT Tetovë në shënimin e Ditës së zjarrfikësve në sheshin e qytetit në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se si do të përmirësohen kapacitetet e këtij shërbimi.

“Njësinë vullnetare të zjarrfikësve e kemi formuar në kuadër të Njësisë zjarrikëse territoriale Tetovë, së bashku me kryetarin e komunës. Tani momentalisht kemi 15 anëtarë të involvuar. Duam që në secilin fshat të ketë 2-3 të rinj që duan të përfshihen si vullnetarë. Ata vijnë me thirrje, kanë punën e tyre, por duan t’i ndihmojnë njësisë zjarrfikëse. Do t’i dërgojmë në Kroaci për të trajnuar vullnetarët dhe zjarrfikësit profesionistë. Shohim shumë interes nga të rinjtë që duan të përfshihen”, deklaroi Avni Ahmeti, komandant i NJZT Tetovë.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, potencoi rëndësinë që shërbimi zjarrfikës ka mbështetje nga donatorë të huaj.

“Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për njësi zjarrfikëse, e cila mbulon edhe komunat përreth, ne po punojmë fuqishëm që kjo njësi zjarrfikëse të jetë një ndër më të përgatiturit në nivel shtetëror, si me zjarrfikës shpëtimtarë, ashtu edhe në pjesën e pajisimit të tyre. Njësia zjarrfikëse sot janë shumë më e përgatitur se që ishte dje, por angazhimi jonë është që nesër të jemi edhe më të përgatitur. Prandaj, më lejoni të shpreh një falënderim të madh për partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar që kjo njësi të jetë në nivelin që është sot, veçanërisht për partnerët tanë nga Austria dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët janë mbështetës të përhershëm të zjarrfikësve tanë”, theksoi Kasami.

Shoqata e zjarrfikësve vullnetarë u formua para dy javëve

The post Në Tetovë formohet një Shoqatë e zjarrfikësve vullnetarë appeared first on Telegrafi.

Nis aksioni për pastrimin e deponive të vogla jolegale në rrugët që çojnë në malin Sharr

10 May 2025 at 16:38

Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Saubermacher, nis aksionin për pastrimin e mini deponive të krijuara në disa pika nëpër rrugët e malit Sharr. Krijimi i deponive nëpër Sharr, vitin e fundit është reduktuar tejmase, megjithatë, ky fenomen vazhdon edhe më tej të jetë prezent. Kreu i komunës Bilall Kasami, ka apeluar banorët që të mos krijojnë deponi të këtilla nëpër rrugët e malit Sharr.

“Komuna po punon në mënyrë permanente për zgjidhjen e këtij problemi. Aktualisht po punojmë afër me ndërmarrjen Saubermacher që të bëj grumbullimin e rregullt dhe në kohë të mbetjeve nga zonat e malësisë, dhe në gjitha lokacionet e identifikuara si problematike dhe me potencial për tu bë deponi të egra, ne jemi në komunikim edhe me Ministrinë e Ekologjisë por edhe me ndërmarrjen e komunës që këto deponi ti pastrojmë. Patjetër që brenda këtij muaji patëm aksion me partnerin ndërkombëtar “GENERALKA” që filloi pastrimi i gjitha deponive në rajonin e Tetovës, por edhe me këtë aksion edhe në mënyrë të vazhdueshme do vazhdojmë punën për një qytet më të pastër”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Pikërisht shkaku i mbrojtjes së Sharrit nga krijimi i deponive jolegale dhe investimi në mirëmbajtje, detyroi Parkun Kombëtar që të vendos taksën për gjitha makinat që do ngjiten në rrugët e Sharrit.

“Për çdo makinë do duhet të paguhet 150 denarë. Insistimi në fillim ishte të paguhet për person por mbeti pagesa vetëm për makinat. Do jetë gjë e mirë sepse po mundohemi ta mbajmë më pastër edhe parkun kombëtar por edhe të iniciojmë nisma të atilla që të zhvillojmë parkun më së miri. Por meqë si drejtori jemi me vetëfinancim, ky projekt do e ndihmojë drejtorinë shumë”, tha Emir Huseini drejtor i Parkut Kombëtar “MALI SHARR”.
Numri më i madh i deponive nëpër malin Sharr, janë në fshatrat më të largëta malore, ku edhe pse nga komuna dhe Ministria e Ekologjisë janë pastruar disa herë, sërish nga disa banorë të pandërgjegjshëm, formohen të njëjtat bri rrugëve.

The post Nis aksioni për pastrimin e deponive të vogla jolegale në rrugët që çojnë në malin Sharr appeared first on Telegrafi.

Ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë, u mbajt debati i tretë i komisionit

25 April 2025 at 19:35

Me disa vërejtje por edhe rekomandime si për vendosje po ashtu edhe për heqje të disa propozim emrave për rrugët e Tetovës, u mbajt debati i tretë i komisionit për ndryshimin e emrave të disa rrugëve të Tetovës me banorët e këtij qyteti.

Kreu i Komisionit Argjend Veliu tha se deri tani janë dorëzuar 1040 propozime për emra të rrugëve. Ky numës sipas tij pritet të përgjysmohet në debatin e ardhshëm.

“Nëse bazohemi në kriterin e parë, besojmë që numri do të përgjysmohet nga propozimet, sepse ka shumë propozime të personaliteteve që janë ende gjallë. Pas këtij debati do mblidhet sërish grupi i punës dhe duke u bazuar në kriteret që i lexova do pastroj listën dhe një herë dhe do mbeten me siguri 300-350 emra dhe më pastaj do mbamë debatin e funditdhe do iu prezantohen sërish banorëve”, tha Argjend Veliu, Kryetar i komisionit për ndryshimin e emrave të rrugëve të Tetovës.

Reagimet më të shpeshta të banorëve kishin të bëjnë kryesisht me emrat e huaj por edhe ata të qyteteve të tjera. U kërkua nga komisioni që prioritet të jenë emrat e veprimtarëve të Tetovës.

“Nuk është e logjikshme që të marrim emra të huaj. Duhet marrë ata që vërtetë kanë kontribuar për Tetovën. Dhe të gjallët jo, sepse ende janë të gjallë, dhe mund të rëshqasin e të dalin tradhtar, a do ia ndërrojmë emrin pastaj”, tha Sulejman Mehazi,

“U nxit debati për përmendjen e qyteteve të huaj dhe emrave të jashtëm dhe dhe kjo ishte e arsyeshme. Jemi si popull në fazë tjetër të zhvillimit dhe duhet dhënë përparësi emrave lokal më shumë që kjo, të bëj që më mirë të njohim qytetin, që do ndikoj në ngritjen e vetëdijes sonë dhe krenarisë së tetovarëve”, tha Agon Memedi.

Ndryshe, në Tetovë janë të regjistruara gjithsej 297 rrugë, nga të cilat, 216 janë pa numër apo emër, ndërsa 80 të tjera, kanë nevojë për ndërrim të emrit, sepse kanë emra që nuk përkojnë aspak me realitetin multietnik dhe fetar të vendit./Alsat/

The post Ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë, u mbajt debati i tretë i komisionit appeared first on Telegrafi.

ASH-Sela: Kasami ka manipuluar me shitjen e parcelës së ish-Monopolit, i ka shkaktuar komunës dëm financiar prej 2.1 milionë eurosh

27 March 2025 at 18:39

Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ndaj Kasamit duke akuzuar se e ka mashtruar opinionin dhe ka manipuluar procesin e shitjes së parcelës së ish-Monopolit, duke i shkaktuar komunës dëm financiar prej 2.1 milionë eurosh.

Sipas ASH-së, në vend që fillimisht ta ndryshonte Planin Detal Urbanistik nga zona G2 – industri e lehtë në A2 – zonë banimi dhe më pas ta shiste me vlerën reale të tregut, Kasami e shiti pronën prej 7000 metra katror për vetëm 70 denarë për metër katror, ose 7.000 euro në total, e që sipas çmimit real, komuna do të kishte inkasuar të paktën 300 euro për metër katror, pra 2.1 milionë euro.

Reagimi i plotë:

“Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mashtruar opinionin publik dhe ka manipuluar procesin e shitjes së parcelës së ish-Monopolit, duke i shkaktuar komunës një dëm financiar prej 2.1 milionë eurosh.

Si u realizua skema?

Në vend që fillimisht ta ndryshonte Planin Detal Urbanistik (PDU) nga zona G2 (industri e lehtë) në A2 (zonë banimi) dhe më pas ta shiste me vlerën reale të tregut, Kasami e shiti pronën prej 7.000 m² për vetëm 70 denarë për metër katror, ose 7.000 euro në total! Po ta shiste pas ndryshimit të planit urbanistik, komuna do të kishte inkasuar të paktën 300 euro për metër katror, pra 2.1 milionë euro”, thotë ASH-Sela.

 

The post ASH-Sela: Kasami ka manipuluar me shitjen e parcelës së ish-Monopolit, i ka shkaktuar komunës dëm financiar prej 2.1 milionë eurosh appeared first on Telegrafi.

Komuna e Tetovës ndan 1,2 milionë denarë për familjarët e viktimave dhe të të lënduarëve të tragjedisë në Koçan

24 March 2025 at 16:39

Në një akt solidariteti dhe humanizmi, sot u mbajt seanca e 49-të e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Tetovës, ku u miratua me unanimitet propozim-vendimi për ndarjen e 1,2 milionë denarëve si ndihmë financiare për familjet e viktimave dhe të të lënduarve në tragjedinë e 16 marsit 2025 në Koçan.

Nga Zyra për Komunikime dhe Marrëdhënie me publikun në kuadër të Komunës së Tetovës në një kumtesë theksojnë se ky vendim nuk është vetëm mbështetje materiale, është një mesazh i fuqishëm bashkimi dhe empatie, që dëshmon se Komuna e Tetovës qëndron pranë atyre që po kalojnë momente të vështira.

“Në këto çaste zie dhe dhimbjeje, kjo ndihmë shkon përtej vlerës monetare — ajo simbolizon shpirtin e humanizmit dhe forcën e solidaritetit, duke treguar se së bashku mund të përballojmë çdo sfidë. Tetova e ka dëshmuar gjithmonë se nuk është vetëm një qytet, por një komunitet që bashkohet në momentet më të vështira. Kjo ndihmë nuk do ta shlyejë dhimbjen, por shpresojmë që do të sjellë pak lehtësim dhe do të jetë një mesazh i qartë se nuk jeni vetëm”, bëhet e ditur në kumtesën e Komunës së Tetovës.

Në kumtesë thuhet se Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë, duke dëshmuar se solidariteti është themeli mbi të cilin ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të ndjeshme. 

The post Komuna e Tetovës ndan 1,2 milionë denarë për familjarët e viktimave dhe të të lënduarëve të tragjedisë në Koçan appeared first on Telegrafi.

Dauti për bojkotin e mësimit nga nxënësit në Tetovë: Nuk guxon të ndërpritet mësimi

14 March 2025 at 14:44

Pasi nxënësit në Komunën e Tetovë bojkotuan procesin mësimor me arsyetimin e kohës së iftarit, Nazmi Dauti nga sektori për Arsim thotë se kjo assesi nuk guxon të ndodh pasi ligji e parasheh se në çfarë situatash mund të ketë ndërprerje të procesit mësimor.

Dauti tha se shkollat kanë bërë përshtatje të orarit dhe nxënësit kanë mundësi që në kohën e iftarit të furnizohen me ushqim, por siç tha Dauti, në rast se vazhdon bojkoti, do të ndërmerren masa pedagogjike në bazë të ligjit për arsim të mesëm dhe fillor.

“Assesi nuk guxon të ndërpritet procesi edukativo arsimor, ligji është shumë decid kur procesi arsimor mund të ndërpritet, në rast të fatkeqësive natyrore, tërmeteve, epidemive apo rasteve të jashtëzakonshme. Në këta situata mund të kemi ndërprerje të procesit apo zvogëlim të mbarëvajtjes të procesit edukativo arsimor”.

“Lus nxënësit dhe profesorët të fokusohen në procesin edukativo arsimor, nxënësit të kthehen dhe të vazhdojnë procesin edukativo arsimor, shkollat normalisht kanë bërë inkorporimin e orarit që pushimi i gjatë të zgjasë në vend të 20 minutave do të zgjasë 25 apo 30 minuta, brenda kësaj periudhë do furnizohen me ushqim dhe pas përfundimit të pushimit normalisht që nxënësit duhet të kthehen në procesin edukativo arsimor. Nëse vazhdohet me bojkot normalisht që shkollat do duhet të ndërmarrin edhe masa pedagogjike ashtu siç i parasheh ligji për arsim të mesëm dhe fillor“, tha Dauti./TV21/

 

The post Dauti për bojkotin e mësimit nga nxënësit në Tetovë: Nuk guxon të ndërpritet mësimi appeared first on Telegrafi.

Ngrirja e mjeteve të USAID-it, ndërpritet rindërtimi i dy rrugëve në Tetovë

20 February 2025 at 16:44

Komunat e Tetovës, Butelit, Strumicës, Strugës dhe Karposhit janë prekur nga vendimi i presidentit Donald Trump për ngrirjen e mjeteve për financimin e programeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi më 24 janar të ngrijë akordimin e fondeve për pothuajse të gjithë ndihmën e huaj amerikane, duke pezulluar kështu projekte të shumta që ndihmuan globalisht në segmentet e shëndetësisë, arsimit, zhvillimit, trajnimit për punë dhe fusha të tjera.

Në Komunën e Tetovës është ndalur rindërtimi i dy rrugëve, aktualisht projekti i vetëm i financuar nga USAID-i, thonë nga Komuna.

“Në Komunën e Tetovës aktualisht është vetëm një projekt, i cili është duke u realizuar përmes OJQ-së Romalitiko dhe është në procedurë të pezulluar. Projekti parashikon rindërtimin e një pjese të rrugëve “Proleterska” dhe “Prokhor Pçinski”. Nga shuma e përgjithshme prej 4.196.603 denarë (rreth 68.000 euro) për projektin e Rrugës “Proleterska”, USAID-i duhej të financonte 30 për qind. Nga shuma e përgjithshme prej 4.620.998 denarë (rreth 75.000 euro) për projektin e rrugës “Prohor Pçinski”, USAID duhet të financojë 40 për qind”, thonë nga Komuna e Tetovës për “SDK”.

Në Komunën e Strugës, i vetmi projekt në vazhdim i mbështetur nga USAID-i është fushata “Komuna në dorën tuaj”, iniciativë për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në vetëqeverisjen lokale përmes përdorimit të përmirësuar të ueb-faqeve komunale. Projekti është ndërprerë dhe nga Komuna thonë se nuk kanë drejtim se si do të procedohet. Autoritetet tjera komunale të prekura gjithashtu nuk kanë një plan se si të lidhin financimin e këtyre projekteve nga USAID./Telegrafi/

 

The post Ngrirja e mjeteve të USAID-it, ndërpritet rindërtimi i dy rrugëve në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Bilall Kasami në “Real Story”: Tetova, kryeqendra e shqiptarëve në RMV, në 2025 do përfitojmë 11 milionë euro investime

27 January 2025 at 20:20

TIRANË- Kryebashkiaku i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë intervistës në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, u pyet mbi dallimin mes ish-liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe kryetari aktual, Hristijan Mickovski, i cili mban postin e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se partneri i tyre qeverisës në RMV Mickovski nuk synon vjedhjen e buxhetit siç bëri Gruevski, por kërkon zhvillimin e komunave, përfshirë dhe ato shqiptare.

Sipas Kasamit, në 2025, Komuna e Tetovës do të përfitojë 11 milionë euro investime kapitale.

“Unë besoj se Ka një ndryshim rrënjësor, unë do jap vetëm një shembull. Gruevski, në kulimacionin e pushtetit të tij, ën RMV, promovoi një projekt Shkupi 2014. Besoj që Shkupi 2014 ishte një mënyrë klasike e keqpërdorimit e nacional-romantizmit  për pasurim personal. Përmes kësaj, Gruevksi, në opinion, dhe bashkëpunëtorët e afërt prezantonin një projekt të rindërtimit të historisë të popullit maqedonas, në prapaskenë të kësaj ndodhte një vjedhje klasike e parave publike.  Projekti Shkupi 2014, ka kushtuar diku nga 500 milionë euro deri në 1 miliard euro.  Mendohet se janë keqpërdor 500 milionë para në buxhet dhe kanë kaluar në llogari privat të Gruevskit, Mijallkov, dhe bashkëpunëtorë të tyre, sot në qeverisje e Mickovskit, kryeministrit aktuale të VMRO-DPENE, kemi po ashtu një projekt që shkon 1 miliard euro është kredi e njohur hungarezeve, e cila 500 milionë do investohet në komuna dhe bashki për kokë banori, që edhe shqiptarët do të marrin hisen e tyre. Në qeverisjen paraprake nuk mori asnjë cent deri sa ishte qeverise paraprake, sot komuna e Tetovës, në vitin 2024, ka marrë 4 milionë euro për investime të projekteve kapitale, në 2025 do të marrë 11 milionë euro.  Kjo është arsyeje, që unë të zhvilloj bashkinë e Tetovës, sepse është kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe dua që këto parë të shkojnë atje ku duhet. Gruevski përdori  gati 1 mld euro për t’u pasurur, Mickovksi harxhon para për të ndërtuar komunat dhe diku 500 milionë euro do shkojnë për bizneset, me kredi,  kamata të ulëta. Janë këto dy projekte, që simbolizojnë qeverisjen e Gruevskit dhe qeverisjen e sotme të Mickovskit”, tha ai./abcnews.al

 

Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve

26 January 2025 at 20:10

Mbi dy mijë objekte pa leje presin të legalizohen në Komunën e Tetovës, thotë zëdhënsja e komunës Besarta Ramadani.

Sipas saj, nga viti 2011-të, ka pasur mbi 14 mijë këresa për legalizim të objekteve pa leje në gjithë kufijt e komunës së Tetovës. Ramadani apelon tek qytetarët që pa leje paraprake mos ndërtojnë objekte.

“Tani mund të themi se numri që është në proces të legalizimeve është dy mijë. Nga ana tjetër komuna e Tetovës, dukshëm ka lëshuar inspektoriatin në terren për të parë nga afër dhe në këtë aspekt Komuna e Tetovës ka pasur rezultate të mira. Qytetarët duhet ta kenë të qartë se duhet të marrin leje para se të fillojnë me ndërtim” tha Besarta Ramadani zëdhënës e komunës se Tetovës.

Kohët e fundit Komuna e Tetovës ka marrë aksion për prishjen e të gjitha objekteve pa leje që paraprakisht kanë akt vendimi për prishje. Nga viti 2022 deri në 2024, Komuna e Tetovës ka sjell vendim për prishje të 147 objekteve pa leje ndërsa ka prishur vetem 66-të që i bie më pak se gjysma e vendimeve për prishje, por arsytohen se ka procese gjyqësore që e ngadalsojnë punë e Komunës.

“Nga të dhënat qe kemi marr nga Inspektoriati Komunal kemi akt vendime për prishje. Në vitin 2022 janë 29 objekte, 2023 janë 66 dhe viti 2024, 52 vendime. Gjithsej janë 147, ndërsa objektet e larguara vitin 2022 janë 9-të viti 2023-të, 23 objekte kurse viti 2024-të, 34 objekte. Ne kemi filluar me proceduren për prishjen e objekteve të egra, por edhe këto kanë procedura administrative dhe të cilat duhet respektuar”, – u shpreh Besarta Ramadani për RTVM2.

Përndryshe, ka me dhjetra objekte që janë ndërtuar edhe në pronën e BFI-së, ose në vakëfe për të cilat pa pëlqim të BFI-së, ato objekte nuk mund të legalizohen.

The post Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve appeared first on Telegrafi.

SPB-Tetovë apelon: Mos udhëtoni në malësi pa pajisje dimërore

13 January 2025 at 20:57

Për shkak të rënies së vazhdueshme të borës, ndalesa pa zinxhirë për në Kodrën e Diellit dhe për në Mavrovë vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme.

Nga Komuna e Tetovës thonë se janë duke pasuruar edhe rrugët por edhe trotuaret, ndërsa në malësi thonë se lëvizet me vështirësi për shkak të reshurave të vazhdueshme.

Situata e ngjashme thuajse është edhe në Gostivar. Në disa fshatra malore lëvizja është më e vështirë, por kryetari i kësaj komune tha se ekipet janë duke punuar.

Edhe pse nata e mbrëmshme ishte me paraqitje të ngricave nëpër rrugë, aksidente nuk ka pasur, përveç dy rasteve por që kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

The post SPB-Tetovë apelon: Mos udhëtoni në malësi pa pajisje dimërore appeared first on Telegrafi.

Komuna e Tetovës: Ka vështirësi por fshatrat e malësisë nuk janë të izoluar

13 January 2025 at 16:31

Zëdhënësja e Komunës së Tetovës, Besarta Ramadani tha se po ndërmerren masat e duhura për pastrimin e rrugëve por siç tha, reshjet janë të vazhdueshme dhe duhet intervenuar sërish.

Sa u përket fshatrave të malësisë, Ramadani tha se ka vështirësi por që nuk janë të izoluar.

“Komuna e Tetovës po ndërmerr masat e duhura për pastrimin e rrugëve gjatë reshjeve të borës por pasi reshjet janë të vazhdueshme e vështirëson edhe çështjet e pastrimit të borës në fshatrat e malësisë. Në disa pjesë kemi intervenuar pro do të duhet të intervenohet përsëri. Në fshatrat e malësisë, për shkak të reshjeve të vazhdueshme ka vështirësi në qarkullim por që nuk janë të izoluar dhe vazhdohet puna në terren”, tha Besarta Ramadani.

 

The post Komuna e Tetovës: Ka vështirësi por fshatrat e malësisë nuk janë të izoluar appeared first on Telegrafi.

Foshnja e parë në Tetovë është djalë, Kasami i dhuron 40 mijë denarë

1 January 2025 at 14:23

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka njoftuar se foshnja e parë në Tetovë është djalë, ndërsa edhe i ka dhuruar 40 mijë denarë.

“Bashkërisht me bashkëshorten time Ajshen, drejtorin e spitalit si dhe kryesuesin e Këshillit Komunal vizituam Repartin e Gjinekologjisë ku qytetit tonë sot iu shtua edhe një banor, YLLI! Falë Zotit ai është shëndoshë e mirë. Kështu, në shenjë simbolike iu dhurova familjes një çek prej 40.000,00 denarëve”.

“Ndërsa, sot, kësaj klinike iu shtuan edhe disa inkubator donacion nga vëllai ynë, Isa Fazlija!. Falënderojmë stafin mjekësor për përkujdesjen e tyre të vazhdueshme ndërsa Yllit i urojmë shëndet e jetë të gjatë!”, ka njoftuar Kasami.

The post Foshnja e parë në Tetovë është djalë, Kasami i dhuron 40 mijë denarë appeared first on Telegrafi.

Edhe në Tetovë do të ketë fishekzjarrë, tetovarët Vitin e Ri do ta presin në shtëpi

31 December 2024 at 18:22

Tetova nuk u zbukurua për fundvit, megjithatë sheshi sot filloi të marrë një atmosferë festive. Aty u vendosën disa kioska, së bashku me disa lodra për fëmijë. Nga Komuna gjithashtu u njoftua se gjatë ndërrimit të viteve do të ketë fishekzjarrë.

“Komuna e Tetovës ka angazhuar një ekip profesionistësh të licencuar që do të kujdesen për ndezjen e fishekzjarrëve në mënyrë të sigurt dhe spektakolare, për t’ju ofruar një atmosferë festive dhe emocionuese”, thotë Komuna e Tetovës

Në Tetovë, lokalet nuk kanë organizuar ndonjë aktivitet, dhe në qytet mungojnë reklamat për evente të ngjashme. Qytetarët që anketuam gjatë ditës së sotme shprehen se ndërrimin e vitit do ta presin me familjen në shtëpi. Për ta, festimi në shtëpi mbetet më i sigurt, më i mirë dhe gjithashtu më ekonomik.

Ndërsa pjesa e qytetarëve që duan ta festojnë ndërrimin e vitit kanë zgjedhur që të njëjtën ta festojnë në qytete tjera, si Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, ku edhe në sheshet e këtyre qyteteve do të ketë koncerte./TV21/

The post Edhe në Tetovë do të ketë fishekzjarrë, tetovarët Vitin e Ri do ta presin në shtëpi appeared first on Telegrafi.

Festat e fundvitit, kaos në komunikacionin në Tetovë

26 December 2024 at 17:27

Festat e fundvitit si zakonisht kthejnë mërgimtarët në vendlindje. Mirëpo, edhe këtë fundvit, nuk mungon kaosi në komunikacionin rrugor në qytetin e Tetovës. Mijëra automjete që qarkullojnë brenda në qytet, me mungesë të vendeve të parkimit, vozitës të nervozuar dhe kaos gjithandej, është pamja që e shoqëron qytetin e Tetovës në këtë fund vit. Vozitësit ankohen se mungojnë vendet e parkimit, nuk respektohen rregullat në komunikacion, ka edhe vozitës që parkohen vend e pa vend, në trotuare, në mes të rrugës, në kryqëzime dhe kjo e bën të vështirë trafikun rrugor në Tetovë.

Në ndërkohë, nga policia e Tetovës thonë se prej datës 20 dhjetor, në rajonin e gjerë të Pollogut, vërehet intensiteti në rritje i kthimit të mërgimtarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, ndërsa në javën e fundit të vitit dhe në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, pritet që numri i tyre të rritet edhe më shumë, për këtë arsye rregullisht ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet e intensifikuara për të mundësuar qarkullim normal dhe të qetë nëpër zonat qendrore të qyteteve Tetovë dhe Gostivar, e veçanërisht në drejtim të parandalimit dhe sanksionimit të parkimeve të gabuara dhe të paligjshme të automjeteve.

Nga policia apelojnë që vozitësit të jenë të kujdesshëm dhe të ketë një kulturë më të lartë të sjelljes në komunikacion, sidomos dhënia e përparësisë qoftë këmbësorëve qoftë vozitësve tjerë të shmanget kaosi dhe në këtë mënyrë të kontribuohet për një komunikacion të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.

“Në bashkëpunim me pushtetin lokal, gjatë pushimit të gjysmëvjetorit shkollor do të hapen edhe oborret e disa shkollave fillore dhe të mesme në zonat qendrore të qyteteve për të mundësuar parkimin e automjeteve dhe për të shmangur parkimet e dyfishta, pra paralele, si dhe parkimet në kryqëzime, në trotuare, vendkalime për këmbësorët dhe të ngjashme. Automjetet që pengojnë rrjedhën normale të qarkullimit do të merren nga shërbimet komunale “merimangë”, ku do të ketë aktivitete të intensifikuara dhe me orar më të gjatë pune”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Ndërkaq, edhe nga Komuna e Tetovës theksojnë se me përfundimin e vitit shkollor pritet që disa oborre të shkollave fillore dhe të mesme të lirohen për parkim për qytetarët. Kërkojnë që qytetarët më shumë të shfrytëzojnë transportin urban me qëllim që të shmanget kaosi në trafikun rrugor.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, për shkak të mërgimtarëve të ardhur për festat e fundvitit dhe frekuencës dukshëm të shtuar të trafikut dhe kushteve të rënduara atmosferike me reshjet e borës që pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës, apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion për të shmangur pasojat e rënda dhe bllokimin e trafikut, të jenë të vetëdijshëm, të mos parkojnë automjetet ku do të arrijnë dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës./Koha.mk/

The post Festat e fundvitit, kaos në komunikacionin në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Komuna e Tetovës: Kemi hedhur krip dhe rërë në rrugë, thirrje banorëve të malësisë që mos t’i parkojnë veturat në rrugë

23 December 2024 at 10:43

Pas reshjeve të borës në malësi të Tetovës, nga komuna thonë se mbrëmë kanë hedhur rërë dhe krip. Ata u kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm me parkimin e veturave.

“Kompania e kontraktuar nga komuna e Tetovës, për pastrimin dhe mirëmbajtjen dimërore të rrugëve mbrëmë ka hedhur rërë dhe krip në rrugët e fshatrave të malësisë së Tetovës, për të mundësuar kështu qarkullim të lirë dhe pa pengesa”.

“Po ashtu Ju bëjmë thirrje banorëve të Malësisë së Tetovës që të mos i parkojnë veturat në rrugë dhe të pengojnë procesin e punës kompanisë kontraktuese për pastrimin e borës. Hedhja e rërës dhe kripës do të vazhdojë edhe gjatë këtyre ditëve për shkak të temperaturave të ulëta dhe paralajmërimit të reshjeve të borës”, thonë nga komuna e Tetovës.

 

The post Komuna e Tetovës: Kemi hedhur krip dhe rërë në rrugë, thirrje banorëve të malësisë që mos t’i parkojnë veturat në rrugë appeared first on Telegrafi.

Komuna e Tetovës: Nga kjo fundjavë do të fillojë linja e transportit publik “Tetovë – Kodra e Diellit”

13 December 2024 at 14:41

Komuna e Tetovës i njofton të gjithë qytetarët dhe turistët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit, se nga kjo fundjavë do të fillojë me funksionimin linja e rregullt për transport publik në drejtimin “Tetovë – Kodra e Diellit”.

“Kjo linjë do të jetë funksionale çdo të shtunë dhe të diel. Kjo linjë dukshëm do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e komunikacionit në këtë kas rrugor. Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” – Tetovë duke u lehtësuar udhëtimin qytetarëve drejt kësaj qendre turistike. Nga Tetova drejt Kodrës së Diellit autobusët do të nisen në ora 08:00, 10:00, 12:00 dhe 15:30, ndërsa kthehet në qytet një orë më vonë nga këto termine.

Eventualish nëse do të ketë kaos në trafik autobusët do të ndalen tek vendi i quajtur “Guri i Sidollit”, prej ku drejtoria e Qendrës Turistike Dimërore “Kodra e Diellit” do të bëjë transportin me furgonë deri tek destinacioni final”, thuhet në njoftimin e Komunës./Telegrafi/

.

The post Komuna e Tetovës: Nga kjo fundjavë do të fillojë linja e transportit publik “Tetovë – Kodra e Diellit” appeared first on Telegrafi.

Rrahjet në shkolla, Policia e Tetovës në takim me drejtorët dhe mësimdhënësit

21 November 2024 at 16:56

Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dje (20.11.2024) në hapësirat e Komunës së Tetovës, kanë mbajtur takim me përfaqësues nga Drejtoria për Veprimtari Publike dhe Drejtoria e Arsimit të komunës, si dhe drejtorë, mësimdhënës dhe psikologë nga disa shkolla fillore në rajonin e Tetovës.

Siç thonë nga SPB Tetovë, në këtë takim është biseduar për veprime për parandalimin e delikuencës dhe krimit të të miturve, gjegjësisht për marrjen e masave të duhura në drejtim të parandalimit të dhunës së bashkëmoshatarëve, veshjes, objekte të paligjshme si armë të ftohta apo substanca psikotrope dhe droga ilegale, si dhe përdorimi i papërshtatshëm i rrjeteve sociale, që më pas rezulton me dhunë.

“Janë rënë dakord për aktivitete adekuate të cilat do të zbatohen në periudhën e ardhshme me qëllim të suprimimit të dukurive devijuese. SPB Tetovë gjithashtu apelon te prindërit që të kenë më shumë kujdes, të kontrollojnë se çfarë mbajnë fëmijët në çantat e tyre shkollore dhe për çdo nevojë të kontaktojnë policinë apo shërbimet shkollore”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

The post Rrahjet në shkolla, Policia e Tetovës në takim me drejtorët dhe mësimdhënësit appeared first on Telegrafi.

❌
❌