Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e apartamentit që dyshohet se është i Veliaj

By: fra nc
17 June 2025 at 11:11

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e një apartamenti luksoz në zonën elitare të “Kodrës së Diellit”, në Tiranë.

Pasuria është në pronësi të kompanisë ndërtuese “Agikons”, por hetimet e autoriteteve dyshojnë se apartamenti është një pasuri e fshehur dhe në fakt është përdorur nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Kujtojmë gjithashtu se Gjykata e Lartë ka caktuar datën 8 korrik, ora 12:00, për shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga kryebashkiaku, në lidhje me masën e sigurisë ndaj tij.

Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, ndërsa anëtarë të tjerë të trupit gjykues do të jenë Medi Bici dhe Sokol Binaj.

Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së Lartë, çështja i është nënshtruar procedurës së përshpejtuar, duke u klasifikuar si një prej çështjeve me prioritet.

Ndërkohë, këtë të martë në orën 11:30, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca lidhur me raportimin dy mujor të ecurisë së hetimeve nga SPAK për Erion Veliajn.

Kryebashkiaku i Tiranës nuk do të jetë i pranishëm, pasi ka firmosur një deklaratë nga IEVP Durrës, dhe do të përfaqësohet nga avokati i tij.

Më 9 qershor, Apeli i GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Veliajn, i cili kishte kërkuar lirinë kundrejt garancisë pasurore, pa propozuar një shumë konkrete ndërsa kërkesa u rrëzua nga gjyqtari Engert Pëllumbi

Erion Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025 dhe është në hetim nga SPAK për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e apartamentit që dyshohet se është i Veliaj appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Apelit lë në fuqi sekuestrimin e apartamentit te “Kodra e Diellit” të çiftit Veliaj-Xoxa

By: V K
17 June 2025 at 11:17

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit, ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj-Xoxa.

Ankues ishte kompania “Agi Kons” e biznesmenit Gentian Sula, në emër të kompanisë të të cilit rezulton pronësia.

Por sipas prokurorëve të SPAK-ut, ky apartament te “Kodra e Diellit” në Tiranë, ishte në përdorim nga kryebashkiaku.

Me këtë vendim të marrë sot nga Apeli i GJKKO-së, apartamenti i çiftit Veliaj- Xoxa mbetet në sekuestro.

The post Gjykata e Apelit lë në fuqi sekuestrimin e apartamentit te “Kodra e Diellit” të çiftit Veliaj-Xoxa appeared first on Albeu.com.

VLEN: Do të sjellim investitorë strategjikë nga Arabia Saudite për Kodrën e Diellit dhe agrobiznesin

23 May 2025 at 09:45

Në kuadër të pjesëmarrjes së suksesshme në Forumin Ekonomik të Biznesit, një nga ngjarjet më të rëndësishme rajonale të këtij viti, të mbajtur në Sarajevë, ministri i Ekonomisë dhe përfaqësues i VLEN, Besar Durmishi, zhvilloi një takim bilateral me Zëvendësguvernatorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Autoritetin e Përgjithshëm për Tregtinë e Jashtme (GAFT) të Arabisë Sauite, Shkëlqesinë e Tij Abdulaziz Alsakran, që është një nga figurat kyçe në diplomacinë ekonomike të këtij shteti.

Nga VLEN thonë se ky takim shënoi një ndër momentet më të spikatura të forumit, duke hapur horizonte të reja bashkëpunimi ekonomik dhe duke konfirmuar pozitën aktive të Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e partneriteteve strategjike me ekonomitë më të fuqishme globale.

“Të dyja palët e konfirmuan interesin e ndërsjellë për rritjen e shkëmbimit tregtar, i cili aktualisht kap vlerën prej 44 milionë dollarësh, me synimin për tejkalimin e këtij niveli përmes iniciativave të përbashkëta dhe projekteve konkrete zhvillimore. Gjatë takimit u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi strategjike, përfshirë: organizimin e forumeve të përbashkëta të biznesit dhe realizimin e vizitave të ndërsjella të delegacioneve ekonomike; krijimin e kushteve për investime saudite në sektorë me prioritet të lartë për zhvillimin ekonomik të vendit, si agrokultura, turizmi dhe infrastruktura e qëndrueshme; mbështetja për zhvillimin e Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit” në Tetovë, si projekt kyç për nxitjen e turizmit malor dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Pollogut dhe inkurajimin e certifikimit Hallall të produkteve vendore, kjo në funksion të rritjes së eksporteve dhe diversifikimit të tregjeve ndërkombëtare.

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka potencial të konsiderueshëm, ndërsa me partnerë strategjikë si Arabia Saudite ky potencial mund të shndërrohet në projekte konkrete që sjellin zhvillim, vende dhe mirëqenie për qytetarët”, thonë nga VLEN.

The post VLEN: Do të sjellim investitorë strategjikë nga Arabia Saudite për Kodrën e Diellit dhe agrobiznesin appeared first on Telegrafi.

Sekustrimi i pronës te “Kodra e Diellit”, reagojnë avokatët e çiftit Veliaj-Xoxa

By: user 5
22 May 2025 at 19:38

Avokatët e çiftit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, kanë reaguar lidhur me vendimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila njoftoi sot sekuestrimin e një prone të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, e cila ndodhet me masë sigurie “detyrim paraqitje”.

Screenshot_19Avokatët sqarojnë se Veliaj dhe Xoxa nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

“As Z. Erion Veliaj dhe as Znj. Ajola Xoxa nuk janë pronarë të kesaj pasurie të sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

Pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë, në zonën e Selitës, krijuar para marteses dhe ky apartament nuk është dhe nuk ka qenë në asnjë moment objekt hetimi apo sekuestrimi nga ndonjë autoritet ligjzbatues”, deklarojnë avokatët.

Gjithashtu avokatët theksojnë se dyshimet e ngritura duhet të bazohen në fakte konkrete dhe prova të verifikueshme, në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtave themelore të individit.

“Veliaj dhe Znj. Xoxa kanë deklaruar pasuritë e tyre, si para dhe pas martesës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe kanë qenë gjithmonë bashkëpunues me institucionet përgjegjëse”, thuhet në deklaratën e avokatëve.

Deklaratë e avokatëve të z. Erion Veliaj dhe znj. Ajola Xoxa:

“Në vijim të raportimeve mediatike dhe interesit të shtuar publik lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, sqarojmë si më poshtë:

As Z. Erion Veliaj dhe as Znj. Ajola Xoxa nuk janë pronarë të kesaj pasurie të sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

Pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë, në zonën e Selitës, krijuar para marteses dhe ky apartament nuk është dhe nuk ka qenë në asnjë moment objekt hetimi apo sekuestrimi nga ndonjë autoritet ligjzbatues.

Theksojmë se është në të drejtën ligjore të organit të akuzës të kryejë hetime, por dyshimet e ngritura duhet të bazohen në fakte konkrete dhe prova të verifikueshme, në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtave themelore të individit.

Veliaj dhe Znj. Xoxa kanë deklaruar pasuritë e tyre, si para dhe pas martesës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe kanë qenë gjithmonë bashkëpunues me institucionet përgjegjëse.

Çdo përpjekje për të deformuar realitetin dhe për të lidhur emrin e tyre me çështje që nuk kanë asnjë bazë ligjore përbën keqinformim të opinionit publik dhe sulm ndaj figurës publike të Z. Veliaj, për cka do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e reputacionit dhe zbardhjen deri në fund të së vërtetës.”

The post Sekustrimi i pronës te “Kodra e Diellit”, reagojnë avokatët e çiftit Veliaj-Xoxa appeared first on Lapsi.al.

SPAK thotë se çifti Veliaj-Xoxa fshehu edhe dy pasuri të tjera

22 May 2025 at 17:52

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 22 maj se ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa kanë regjistruar dhe veprën penale të  fshehjes së pasurisë, pasi dyshohen se gëzojnë pronësi faktike në dy pasuri që nuk i kanë deklaruar. Sipas SPAK, nga […]

The post SPAK thotë se çifti Veliaj-Xoxa fshehu edhe dy pasuri të tjera appeared first on Reporter.al.

Agjentët e BKH kontrollojnë me urdhër të SPAK një banesë në Kodrën e Diellit

14 April 2025 at 20:46

Mësohet se këtë të hënë janë zhvilluar disa kontrolle me urdher të SPAK në një apartament në zonën e Kodrës së Diellit.

Gjate orëve të pasdites burime për Euronews Albania bënë me dije se agjentët e BKH kanë ushtruar kontrolle me vendim gjykatë në këtë banesë e cila është përdorur me parë me qira kryesisht nga shtetas të huaj, por dhe një aktor i njohur shqiptar.

Ende nuk dihet se në kuader të cilës dosje janë kryer kontrollet e SPAK si mjet për gjetjen e provave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Agjentët e BKH kontrollojnë me urdhër të SPAK një banesë në Kodrën e Diellit appeared first on Euronews Albania.

BKH kontroll te “Kodra e Diellit”, në një apartament mbi banesën e Erion Veliajt

By: user 8
14 April 2025 at 20:31

Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer një kontroll në një apartament në rezidencën “Kodra e Diellit”, që ndodhet mbi banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kontrollet janë pjesë e hetimeve të SPAK për çështje të ndryshme, përfshirë dosjen e inceneratorëve, sipas gazetares Klodiana Lala.

The post BKH kontroll te “Kodra e Diellit”, në një apartament mbi banesën e Erion Veliajt appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Briken Sanajt tek “Kodra e Diellit”, ekstradohet nga Gjermani autori Valdimir Kola (VIDEO)

By: V K
20 February 2025 at 10:25

Ditën e sotme, është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, 42-vjeçari Vladimir Kola alias Valmir Kola, i cili akuzohet si autori i vrasjes së 39-vjeçarit nga Lezha, Briken Sanaj, ngjarje kjo e ndodhur më 30 Tetor të vitit 2022 në kompleksin “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Policia e Shtetit bën me dije se Vladimir (Valmir) Kola, është arrestuar në Gjermani, në muajin prill të vitit 2024 në kuadër të operacionit të koduar “Versus”, pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas dyshohet se më datë 30.10.2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S ”, – njofton Policia.

 

 

Dyshohet se Briken Sanaj, u ekzekutua si hakmarrje për plagosjen e kryer më shumë se një dekadë më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë.

Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë, u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit.

Mbrëmjen e 30 Tetorit të vitit 2022, Vladimir (Valmir) Kola, pasi çu rrethimin e jashtëm të kompleksit “Kodra e Diellit”, e qëlloi Briken Sanajn nga një distancë e afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Autori u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”. Pasi doli në Unazë, vijoi përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hyri në autostradë, nga e cila hyri më pas në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogji makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash.

Targat e makinës tip ‘Benz’ i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës u gjet dhe armë tip kallashnikov.

Nga hetimet ka rezultuar se atentatori ka udhëtuar nga Barcelona, në drejtim të Aeroportit të Podgoricës dhe ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pa u regjistruar në pikën e kontrollit. Më pas Vladimir (Valmir) Kola ka blerë automjetin e përdorur në krim.

Sipas hetimeve, Vladimir (Valmir) Kola është ndihmuar edhe nga dy shtetas kosovarë Gjelosh Krasniqi dhe Kened Antoni.

Sipas policisë, Kened Antoni, i ka shitur automjetin e markës Mercedes Benz Gjelosh Krasniqi me date 24.10.2022 dhe po në këtë datë këta shtetas e kanë futur automjetin në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Vladimir (Valmir) Kolës, i cili e ka perdorur për realizimin e vrasjes së Briken Sanajt.

The post Vrasja e Briken Sanajt tek “Kodra e Diellit”, ekstradohet nga Gjermani autori Valdimir Kola (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Vrasja e Briken Sanajt tek “Kodra e Diellit”, ekstradohet nga Gjermani Valdimir Kola

20 February 2025 at 10:13

Është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania drejt vendit tonë 42-vjeçari Vladimir Kola alias Valmir Kola, i cili akuzohet si autori i vrasjes së 39-vjeçarit nga Lezha, Briken Sanaj, ngjarje kjo e ndodhur më 30 Tetor të vitit 2022 në kompleksin “Kodra e Diellit” në Tiranë. Policia e Shtetit bën me dije se Vladimir (Valmir) […]

The post VIDEO/ Vrasja e Briken Sanajt tek “Kodra e Diellit”, ekstradohet nga Gjermani Valdimir Kola appeared first on BoldNews.al.

Skijatorët e Kodrës së Diellit urojnë në mënyrë të veçantë pavarësinë, shpalosin flamurin gjigant të Kosovës në pistë

17 February 2025 at 09:49

Kosova sot shënon 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar Kosova për këtë ditë historike, një urim i veçantë ka ardhur nga disa skijatorë nga qendra e skijimit të Kodrën e Diellit në Tetovë.

Ata kanë shpalosur një flamur gjigant të Kosovës, derisa lëshoheshin në pistën e sikjimit.

I njëjti flamur u vendos edhe në teleferikun.

“Gëzuar Pavarësinë 17 vite, gëzuar Kosovë”, ishte urimi që erdhi nga këta sikjatorë. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Skijatorët e Kodrës së Diellit urojnë në mënyrë të veçantë pavarësinë, shpalosin flamurin gjigant të Kosovës në pistë appeared first on Telegrafi.

Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”/ Prokuroria çon për gjykim 5 persona, mes tyre edhe Vladimir Kolën

By: V K
10 February 2025 at 13:24

Prokuroria e Tiranës,  ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq Vladimir (Valmir) Kolën, të dyshuarin kryesor për ekzekutimin e Briken Sanajt, si edhe 4 të pandehurit e tjerë.

Ndaj Vladimir Kolës, është ngritur akuza për ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’, ndërsa për 4 të pandehurit e tjerë, Gjelosh Krasniqi, Kened Antoni, si edhe shtetasit me iniciale E.H., dhe Z.K. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ e ‘Përkrahje të autorit të krimit’.

Krimi i rëndë në kompleksin ‘Kodra e Diellit’ tronditi Tiranën mbrëmjen e 30 Tetorit 2022.

Sipas organit të akuzës, vëllai i Briken Sanajt, është konfliktuar në vitin 2012 me vëllezërit e Vladimir (Valmir) Kola, pasi i kanë ngacmuar të fejuarën.

Nga hetimet ka rezultuar se atentatori ka udhëtuar nga Barcelona në drejtim të Aeroportit të Podgoricës dhe ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pa u regjistruar në pikën e kontrollit.

Më pas, Vladimir (Valmir) Kola ka blerë një automjet duke përdorur targat e një makine tjetër, që pas vrasjes së Briken Sanajt u gjetur e djegur në fshatin Domje.

Brenda automjet u gjet edhe arma e krimit, ndërsa autori ka kaluar sërish në Mal të Zi në mënyrë të paligjshme.

The post Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”/ Prokuroria çon për gjykim 5 persona, mes tyre edhe Vladimir Kolën appeared first on Albeu.com.

U mor në pyetje nga SPAK, Gentjan Sula i “Kodrës së Diellit” kërkon t’i kthehet celulari

8 February 2025 at 13:29

Gentjan Sula, i njohur ndryshe si biznesmeni i “Kodrës së Diellit” për shkak të ndërtimeve që ka bërë në këtë zonë, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme për kthimin e celularit të tij. Burime bëjnë me dije se celulari i është sekuestruar Gentjan Sulës nga agjentët e BKH-së në kuadër të një hetimi të […]

The post U mor në pyetje nga SPAK, Gentjan Sula i “Kodrës së Diellit” kërkon t’i kthehet celulari appeared first on BoldNews.al.

Në Kodrën e Diellit trashësia e borës është 49 centimetra

22 January 2025 at 08:54

Temperatura më e ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Manastir, ku janë matur -4 gradë, -2 në Prilep dhe Kodrën e Diellit.

Pastaj -1 në Lazaropole, 0 në Tetovë, Demir Kapi, Strumicë, Shtip, Berovë, Kavadar, Krushevë dhe Mavrovë. 1 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Pretor, Vinicë, Veles dhe Dibër, 2 në Kumanovë, 3 në Ohër dhe Gjevgjeli.

Trashësia e borës në orën shtatë të mëngjesit të sotëm ka qenë 49 centimetra në Kodrën e Diellit, 40 në Mavrovë, 22 në Krushevë, 15 në Manastir, 7 në Tetovë, 5 në Demir Kapi, Berovë, 4 në Shtip, Lazaropole./Telegrafi/

The post Në Kodrën e Diellit trashësia e borës është 49 centimetra appeared first on Telegrafi.

Në Kodër të Diellit 57 centimetra borë, në Mavrovë 50 dhe në Krushevë 30 centimetra

16 January 2025 at 17:33

Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodër të Diellit dhe Hanet e Mavrovës -7 gradë, -5 është matur në Krushevë, -4 në Kriva Pallankë, -3 në Berovë, Dibër dhe Vinicë, -2 në Tetovë, Manastir dhe Prilep, -1 në Ohër, Shtip dhe Shkup, dhe mbi zero vetëm në Gjevgjeli me dy gradë, njoftoi DPHM.

Në Kodër të Diellit ka edhe më së shumë borë 57 centimetra, në Hanet e Mavrovës 50 dhe në Krushevë 30.

Sot paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës mot me vranësira të ndryshueshme, kurse vranësirat do të pakësohen pasdite, veçanërisht në pjesët lindore. Në disa vende edhe veçanërisht në zonat malore, mund të bjerë borë e dobët për periudha të shkurtra. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga -1 deri në 7 gradë.

Në Shkup me paraqitje të mjegullës së dobët, moti gjatë ditës do të jetë kryesisht me vranësira dhe i qetë.

Temperatura maksimale do të arrijë deri në 4 gradë

 

The post Në Kodër të Diellit 57 centimetra borë, në Mavrovë 50 dhe në Krushevë 30 centimetra appeared first on Telegrafi.

Trashësia e borës në Kodrën e Diellit është 44 centimetra

3 January 2025 at 10:19

Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Berovë, -7 gradë Celsius, ndërsa më së shumti borë ka në Mavrovës, ku shtresa e borës arriti 45 centimetra.

Sipas DPHM-së,deri në orën 08:30 janë matur -6 gradë në Shkup Petrovec, -5 në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, -4 në Manastir, Veles, Kumanovë, Kodra e Diellit, -3 në Tetovë, Shtip, Demir Kapi, Kavadar, Kriva Pallankë , -2 Lazaropole, -1 Gjevgjeli, Prilep, 0 Ohër, Pretor, 1 Vinicë, Dibër, Hanet e Mavrovës, si dhe 2 gradë në Krushevë.

Trashësia e borës është 44 centimetra në Kodrën e Diellit, 15 në Krushevë dhe 5 në Lazaropole.

 

The post Trashësia e borës në Kodrën e Diellit është 44 centimetra appeared first on Telegrafi.

Laboratori i drogës/ Kolumbiani i “Kodrës së Diellit” i kërkuar në SHBA për 1 ton kokainë

24 December 2024 at 10:25

Nga Boldnews Hiwlen Ledezma Narvaez, 41-vjeçari kolumbian, i arrestuar në nëntor të vitit 2024, si pjesë e laboratorit të drogës në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, është një person i kërkuar nga autoritetet amerikane, pasi ka qenë pjesëmarrës në një operacion trafikimi të 1 ton kokainë nga Kolumbia drejt Shteteve të Bashkuara të […]

The post Laboratori i drogës/ Kolumbiani i “Kodrës së Diellit” i kërkuar në SHBA për 1 ton kokainë appeared first on BoldNews.al.

Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit dhe Dibër – Mavrovë

23 December 2024 at 12:45

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) informon se nga ora 11:55 është vendosur ndalim i qarkullimit të mjeteve motorike mallrash në rrugën Dibër – Mavrovë.

Nga ora 12:15 për shkak të reshjeve të borës në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, është ndaluar qarkullimi për automjetet e rënda, ndërsa për automjetet e tjera është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.

Komunikacioni në rrugët tjera zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende në kushte dimërore.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025./Telegrafi/

*Foto: Arkiv

The post Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit dhe Dibër – Mavrovë appeared first on Telegrafi.

Komuna e Tetovës: Nga kjo fundjavë do të fillojë linja e transportit publik “Tetovë – Kodra e Diellit”

13 December 2024 at 14:41

Komuna e Tetovës i njofton të gjithë qytetarët dhe turistët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit, se nga kjo fundjavë do të fillojë me funksionimin linja e rregullt për transport publik në drejtimin “Tetovë – Kodra e Diellit”.

“Kjo linjë do të jetë funksionale çdo të shtunë dhe të diel. Kjo linjë dukshëm do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e komunikacionit në këtë kas rrugor. Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” – Tetovë duke u lehtësuar udhëtimin qytetarëve drejt kësaj qendre turistike. Nga Tetova drejt Kodrës së Diellit autobusët do të nisen në ora 08:00, 10:00, 12:00 dhe 15:30, ndërsa kthehet në qytet një orë më vonë nga këto termine.

Eventualish nëse do të ketë kaos në trafik autobusët do të ndalen tek vendi i quajtur “Guri i Sidollit”, prej ku drejtoria e Qendrës Turistike Dimërore “Kodra e Diellit” do të bëjë transportin me furgonë deri tek destinacioni final”, thuhet në njoftimin e Komunës./Telegrafi/

.

The post Komuna e Tetovës: Nga kjo fundjavë do të fillojë linja e transportit publik “Tetovë – Kodra e Diellit” appeared first on Telegrafi.

Monika Kryemadhi ankimon sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”: Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër

By: V K
2 December 2024 at 12:53

Monika Kryemadhi ankimon në GJKKO sekuestrimin e 2 vilave te ‘Kodra e Diellit’.

Pas daljes nga SPAK në zbatim të vendimit “detyrim paraqitje”, Kryemadhi ka deklaruar se ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e dy vilave te ‘Kodra e Diellit’.

“Nuk kemi shpresë nga Gjykata e Apelit. Shikojmë presion haptazi nga SPAK ndaj gjyqtarëve të Apelit. Do e cojmë në Strasburg”, u shpreh ajo.

E pyetur për protestën e 6 dhjetorit, të thirrur nga Presidenti i Partisë së Lirisë, ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk do të jetë në protestën e 6 dhjetorit para SPAK.

“Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër, mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, tha Kryemadhi.

The post Monika Kryemadhi ankimon sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”: Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër appeared first on Albeu.com.

❌
❌