Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

16 July 2025 at 16:40

Pjesa aktuale e shqiptarëve që kanë mbetur pjesë e qeverisë janë lajkatarë të pushtetit, dhe me dështimin e projektit VLEN pasojat nuk i ndjejnë vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët.

Kështu u shpreh kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

I pyetur se si e vlerëson situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe cilat janë sfidat kryesore, Taravari u përgjigj se situata është shumë e keqe.

“Keq, dhe më e keqja është se jam realist. Me dështimin e projektit VLEN, po i përjetojmë të gjithë pasojat”, deklaroi ai.

Ai shton se ajo pjesë e vogël e shqiptarëve që kanë mbetur në qeveri janë më të bindur se kurrë ndaj partive maqedonase.

Taravari tha se arsyet që e çuan të largohet nga qeveria janë se kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga rruga drejt BE-së.

“Metamorfoza e shpejtë dhe e pabesueshme që ndodhi te kolegët e VLEN-it, të cilët harruan se kishin ardhur në pushtet për të ndërtuar një shtet më të mirë për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët… dhe e dyta, largimi i politikave qeveritare nga rruga e BE-së. Këto ishin dy shkaqet kryesore të cilat, siç po shihet dita-ditës, janë kthyer në një alarm të kuq”, theksoi Taravari.

Ai tha se faktori ndërkombëtar ka shprehur shqetësim në rritje për ndikimin e botës ruse dhe serbe në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

 

The post Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

14 July 2025 at 11:56

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, në një kumtesë për media thotë se Qeveria siç e quajnë ata monoetnike, po ndjek një strategji të qëllimshme, sistematike dhe të vazhdueshme për të margjinalizuar shqiptarët.

Nga ASH thonë se “mosrespektimi i gjuhës shqipe nuk është më thjesht neglizhencë – është një politikë shtetërore diskriminuese, që vjen si pasojë e mungesës totale të vullnetit politik për barazi reale dhe respekt të ndërsjellë”.

“Këto veprime janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj një prej shtyllave themelore të identitetit shqiptar – gjuhës sonë – dhe nuk mund të kalojnë pa reagim. Të heqësh shqipen nga tabelat, dokumentet zyrtare dhe komunikimi publik, në një shtet që pretendon se respekton Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare, do të thotë të mohosh bashkëjetesën, të fyesh një komunitet të tërë dhe të nxisësh ndasi etnike me pasoja afatgjata për stabilitetin dhe kohezionin shoqëror”.

“I bëjmë thirrje organeve kompetente, Avokatit të Popullit, institucioneve ndërkombëtare, por mbi të gjitha popullit shqiptar që të mos heshtin para këtij diskriminimi të ulët dhe të organizuar. Shqipja nuk është gjuhë e huaj në këtë vend – është gjuhë e popullit autokton”, thonë nga ASH.

The post ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8 appeared first on Telegrafi.

ASH: Nuk synojmë pushtetin, por ndalimin e politikave antishqiptare dhe antiperëndimore të qeverisë aktuale

12 July 2025 at 19:53

Referuar anketave të fundit që shprehien përqindjes së lartë ku 40 përqind të qytetarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, ka pasur reagim nga Aleanca për Shqiptarët.

Sipas ASH-së ky perceptim dominues vërteton atë që kjo parti nga ngritur si shqetësime serioz se Maqedonia e Veriut ndohdte në kurs të gabuar politik dhe gjeosztrateghik i cili po e largon vendin nga vlerat euroatlantike

Komunikat e plotë e ASH-së për media

Sipas të dhënave nga anketa më e fundit e realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë e specializuar për hulumtime të opinionit publik Market Vision, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mbeten të ndarë në vlerësimet e tyre për drejtimin që ka marrë vendi. Në pyetjen “Në cilin drejtim mendoni se po shkojnë punët në Maqedoninë e Veriut?”, 40.5% e të anketuarve shprehen se vendi po shkon në drejtim të gabuar, krahasuar me vetëm 34.3% që besojnë të kundërtën.

Ky perceptim dominues negativ konfirmon atë që Aleanca për Shqiptarët e ka ngritur me kohë si shqetësim serioz që Republika e Maqedonisë së Veriut ndodhet në një kurs të gabuar politik dhe gjeostrategjik, i cili e largon vendin nga vlerat euroatlantike dhe i afrohet rrezikshëm ndikimeve të huaja destruktive.

Këto shqetësime nuk janë vetëm të brendshme. Ato u artikuluan qartë edhe në Raportin e fundit të Parlamentit Evropian, i cili thekson ndikimin gjithnjë e më të madh të fushatave të dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në vendet e Ballkanit Perëndimor – përfshirë Maqedoninë e Veriut – duke vënë në dukje rolin destabilizues të qeverive të Hungarisë dhe Serbisë në avancimin e interesave strategjike të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Përballë këtij realiteti alarmant, Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje drejtuesve shtetërorë që të reflektojnë me përgjegjësi të plotë dhe të ndalin çdo qasje destruktive ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, kërkojmë që të ndërpriten menjëherë të gjitha lidhjet dhe komunikimet me “botën serbe” dhe aksin ruso-kinez, të cilat rrezikojnë integritetin demokratik dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

Kjo thirrje drejtohet sidomos ndaj përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, përkatësisht liderëve të koalicionit VLEN, të cilët janë të obliguar të reflektojnë mbi këtë gjendje të rëndë dhe të tërhiqen nga një qeveri pa legjitimitet etnik, pa përkrahje shumicë dhe me orientim konfliktuoz ndaj Perëndimit.

Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët është i qartë, nuk synojmë pushtetin por kërkojmë ndalimin e politikave antishqiptare dhe antiperëndimore të kësaj qeverie. Ajo që kërkojmë është presion politik dhe qytetar mbi qeverinë aktuale që të ndalë orientimin e rrezikshëm dhe të kthehet në rrugën e integrimeve evropiane.

Aleanca për Shqiptarët ishte pjesë e qeverisë, por zgjodhi të largohet kur ky kurs u deformua. Të gjithë të tjerët që ndihen të kërcënuar nga zëri opozitar, duhet të kuptojnë se ne nuk ua zëmë vendin – por ua tregojmë drejtimin.

Se jemi në rrugë të drejtë dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve, këtë e dëshmojnë qartë edhe sondazhet më të fundit, të realizuara nga agjenci relevante dhe profesionale, të cilat flasin në mënyrë të padiskutueshme në favor të Aleancës për Shqiptarët dhe në dizfavor të thellë për përfaqësuesit e koalicionit VLEN. Ky është momenti që ata të reflektojnë me seriozitet, të kthehen te populli, dhe të ndjekin zërin e shumicës shqiptare, që sot kërkon qartazi orientim të vendosur pro-perëndimor dhe përfaqësim dinjitoz në skenën politike.

The post ASH: Nuk synojmë pushtetin, por ndalimin e politikave antishqiptare dhe antiperëndimore të qeverisë aktuale appeared first on Telegrafi.

Refuzohen dhjetëra propozim ligje të LSDM-së, Elmi Aziri kritikon Kuvendin për mosrespektim të gjuhës shqipe

9 July 2025 at 20:30

Dhjetëra ligje të cilat kanë qenë të propozuara nga ana e opozitës në Kuvend kryesisht nga opozita maqedonase janë hedhur poshtë nga ana e deputetëve të shumicës.

Sipas deputetëve të LSDM-së, kjo tregon se kjo shumicë e kryesuar nga OBRM-PDUKM-ja as që dëshiron t’i dëgjojë këto propozim-ligje, e të cilat kanë qenë të premtuara edhe nga ana e OBRM-PDUKM-së, në programin të titulluar 1189.

Sipas deputetit, Jovan Mitrevski, për herë të parë në demokracinë parlamentare të Maqedonisë po ndodh që një parti politike i gënjen qytetarët para syve, duke mos votuar as ligjet, të cilat vet i kishin premtuar para qytetarëve.

“Gënjeshtër, një gënjeshtër e madhe. Të mos i votoni ligjet, të cilat vet i keni premtuar. Kjo akoma nuk është parë në Parlamentin e vendit tonë. Deri më tani të gjitha ligjet i refuzuat pa asnjë arsyetim, por po ju bëj thirrje së paku ta pranoni vetëm një ligj dhe të tjerat po i tërheqim.”, – deklaroi Jovan Mitrevski nga OBRM-PDUKM.

Ndërsa deputeti Elmi Aziri nga ASh-ja e Zijadin Selës ka reaguar se Kuvendi i kryesuar nga kryetari, Afrim Gashi, qëllimisht po lejon diskriminimin dhe shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, sepse sipas tij, në disa raste materialet e Kuvendit po dorëzohen vetëm në gjuhën maqedonase.

“Të nderuar, sikurse edhe më herët që kanë dhënë vërejtje, ja edhe sot po jap disa materiale që sot i kemi pranuar vetëm në gjuhën maqedonase. Insistimi për mosrespektimin e rregullores, për mosrespektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, për mosrespektimin e kushtetutës së RMV-së, nuk i bën mirë Maqedonisë, nuk i bën mirë as këtij Parlamenti, nuk i bën mirë as të ardhmes, por e bën të rrejshme tendencën deklarative të shumë deputetëve dhe funksionarëve se gjoja Maqedonia e Veriut t’i përqafojë vlerat e Bashkimit Evropian.”, – u shpreh deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri.

Në rend të ditës ishte e planifikuar të jetë edhe interpelanca e ngritur nga ana e deputetëve të Frontit Evropian për punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski. Deputetët e Frontit Evropian kanë theksuar se kjo iniciativë nuk ka për qëllim ushtrimin e presionit ndaj Gjykatës Kushtetuese, por të ngritë një debat institucional mbi mënyrën e funksionimit të këtij institucioni dhe rolin e kryetarit të saj në respektimin e Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi.

The post Refuzohen dhjetëra propozim ligje të LSDM-së, Elmi Aziri kritikon Kuvendin për mosrespektim të gjuhës shqipe appeared first on Telegrafi.

Taravari paralajmëroi platformë gjithëpërfshirëse për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

9 July 2025 at 18:30

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka njoftuar se ditëve në vijim do të prezantohet një platformë gjithëpërfshirëse për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, kjo platformë është një ftesë për bashkim kombëtar, duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve që ndihen përgjegjës për të ardhmen politike, ekonomike dhe shoqërore të kombit.

Taravari bëri thirrje për tejkalimin e ndarjeve politike dhe bashkimin e energjive për një vizion të përbashkët, duke paraqitur shtyllat kryesore të platformës që përfshijnë:

• Identitet & Traditë – Mbrojtja e gjuhës, kulturës dhe vlerave kombëtare
• Ekonomia për Shqiptarët – Lehtësime për bizneset, mbështetje për bujqësinë dhe iniciativën private
• Arsimi & Rinia – Rritja e cilësisë, krijimi i mundësive dhe formimi i një elite të re kombëtare
• Familja & Politikat Sociale – Mbështetje për familjet dhe shtresat në nevojë
• Shëndetësia me qasje të lehtësuar – Reforma dhe investime konkrete në komunat shqiptare
• Zhvillimi Rajonal & Diaspora – Politika për rikthimin dhe përfshirjen e diasporës në zhvillim
• Bashkëpunimi Ndërkombëtar – Partneritet i qëndrueshëm me SHBA, BE dhe aleatët strategjikë

“Kjo nuk është një platformë për qëllime personale, por një platformë për t’u bashkuar,” tha Taravari

Ai shtoi se vetëm një platformë e tillë garanton siguri dhe përfaqësim të drejtë të shqiptarëve.

The post Taravari paralajmëroi platformë gjithëpërfshirëse për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

ASH, Taravari: Në vend të punësimeve, VLEN përjashton 8 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë

2 July 2025 at 08:55

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, dënon aktin e paprecedentë të shkarkimeve politike që po ndodhin në institucionet shëndetësore nën drejtimin e kuadrove të VLEN-it.

“Rasti i fundit vjen nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë, ku drejtori i sapoemëruar, Valon Sadiku – me urdhër politik të ministrit digjital Azir Aliu dhe drejtuesve të VLEN-it, ka larguar nga puna tetë të punësuar shqiptarë vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike.

Këto veprime jo vetëm që janë të turpshme dhe të papranueshme, por tregojnë fytyrën e vërtetë të një subjekti që në emër të “ndryshimit”, po instalon përjashtimin dhe hakmarrjen politike si standard pune. Ironikisht, VLEN nuk sjell punësime të reja për shqiptarët – përkundrazi, edhe aty ku ka shqiptarë të punësuar, i largon.

Tetë të punësuarit e përjashtuar kanë kërkuar kthimin e menjëhershëm në vendet e tyre të punës, ndërkohë që janë të vendosur të ndjekin rrugët ligjore dhe demokratike, përfshirë edhe protestën publike, nëse padrejtësia nuk korrigjohet”, thuhet në reagimin e ASH-së.

ASH u bën thirrje institucioneve të drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile të reagojnë ndaj këtij abuzimi të pastër me pushtetin./Telegrafi/

The post ASH, Taravari: Në vend të punësimeve, VLEN përjashton 8 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë appeared first on Telegrafi.

ASH-Taravari: Brukseli evidentoi ndikimin e “Botës Serbe” në Maqedoni, investimet e OBRM-PDUKM-së i shërbejnë vetëm politikave serbe

28 June 2025 at 11:51

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësim lidhur me përmbajtjen e draft-rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila evidenton ndikimin destabilizues të konceptit të ashtuquajtur “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nga ASH-Taravari thonë se në këtë dokument të rëndësishëm, të bazuar në raportin e eurodeputetit Tomas Waitz, thuhet qartë se Bota serbe po zhvat sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, dhe për këtë ka përkrahje dhe promovim nga përfaqësues të Qeverisë në Shkup.

“Këto konstatime përputhen plotësisht me paralajmërimet e përsëritura të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili në intervistën e fundit për emisionin “Politiko” në televizionin Kanal 10 të Kosovës theksoi se nëse bisedoni me njerëz kompetentë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, është i pamohueshëm ndikimi serb, posaçërisht në vitin e fundit si asnjëherë më parë në këto 35 vite. Ndikimi ka të bëjë me fushën e sigurisë, në politika dhe në investime. Nëse analizoni investimet që planifikohen nga OBRM-PDUKM, ato nuk i shërbejnë askujt tjetër përveç politikave serbe.

Raporti i Parlamentit Evropian kërkon hapjen e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it në Maqedoni dhe Serbi, si një hap domethënës drejt zbardhjes së së kaluarës totalitare dhe forcimit të demokracisë dhe transparencës institucionale.

Në draft-rezolutë theksohet se Maqedonia e Veriut mbetët objekt i operacioneve armiqësore për ndikim të huaj… veçanërisht përmes mediave në gjuhën serbe, të cilat përhapin narrativa të Kremlinit dhe gëzojnë ndikim të konsiderueshëm.

Po ashtu, dokumenti ngre shqetësime serioze për rrjete ruse të ndikimit dhe për aktivitetet propagandistike të Kinës përmes mediave vendore, investimeve me klauzola detyruese dhe huave me kushte asimetrike – përfshirë një hua të marrë nga Hungaria për Maqedoninë e Veriut, e cila dyshohet se është me origjinë kineze.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se përfshirja e thellë e strukturave të “botës serbe” në vend, përmes kanaleve të mediave, investimeve politike dhe strukturave të errëta të sigurisë, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për orientimin euroatlantik të shtetit dhe për bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave progresive, partive politike, shoqërisë civile dhe mediave të lira që të qëndrojnë në anën e demokracisë dhe të kundërshtojnë çdo përpjekje për instrumentalizim të shtetit në funksion të agjendave të huaja destruktive.

Më 8 korrik në Strasburg pritet të zhvillohet debati për këtë dokument alarmues. Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të ngrejë zërin në të gjitha nivelet për ta mbrojtur karakterin demokratik, pluralist dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e ASH-Taravari.

The post ASH-Taravari: Brukseli evidentoi ndikimin e “Botës Serbe” në Maqedoni, investimet e OBRM-PDUKM-së i shërbejnë vetëm politikave serbe appeared first on Telegrafi.

Taravari: VLEN-i dështoi, ju kërkoj ndjesë që nuk arritëm ta çonim ndryshimin përpara

23 June 2025 at 21:49

Në njëvjetorin e Qeverisë, kryetari i ASH-së, krahu Arben Taravari, i cili e braktisi atë para dy muajsh, shprehet se VLEN, nga një projekt i mrekullueshëm, u shndërrua në një dështim.

Treshja që aktualisht përbën ekzekutivin, Taravari e cilëson si një zhgënjim.

“Sot, në njëvjetorin e qeverisjes nga trojka OBRM-PDUKM–ZNAM–VLEN, nuk më mbetet tjetër veçse, me zhgënjim, të konstatoj se VLEN, nga një projekt i mrekullueshëm, u shndërrua shpejt në një përpjekje të dështuar”,Taravari, në statusin e tij të fundit në rrjetet sociale.

Taravari u kërkon ndjesë qytetarëve për periudhën në të cilën ishte në qeveri.

“Duke qenë pjesë e kësaj qeverie për 11 muaj, marr përgjegjësitë e mia dhe ju kërkoj ndjesë që nuk arritëm ta çonim ndryshimin përpara”, tha Taravari.

Taravari thekson se ndryshimi nënkupton ndërrim të mentalitetit, jo vetëm të subjekteve politike./Telegrafi/

 

The post Taravari: VLEN-i dështoi, ju kërkoj ndjesë që nuk arritëm ta çonim ndryshimin përpara appeared first on Telegrafi.

ASH, Taravari: Draft-ligji rrezikon manipulime me përkatësinë etnike

22 June 2025 at 09:30

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, shpreh shqetësim serioz lidhur me draft-ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili po zbulohet pjesërisht në media, pa një proces transparent dhe pa konsultim gjithëpërfshirës me faktorët relevantë.

“Bazuar në përmbajtjen e publikuar nga televizioni “Alsat-M”, konstatojmë së paku dy mangësi të rënda që rrezikojnë ta deformojnë qëllimin thelbësor të këtij ligji, siç është deklarimi vullnetar i përkatësisë etnike – një formulim që mund të hapë rrugë për keqpërdorime të mëdha dhe manipulime të përfaqësimit. E kemi parë tashmë në të kaluarën sesi ky mekanizëm është shfrytëzuar në mënyrë të dëmshme, duke cenuar realisht përfaqësimin e drejtë të komuniteteve. Për këtë arsye, përfaqësimi nuk mund të bazohet në supozime apo interpretime, por në të dhëna të verifikueshme dhe mekanizma të qartë ligjorë.

Po ashtu, ndodh edhe zhvlerësimi institucional përmes vonesës së akteve nënligjore. Draft-ligji parashikon që aktet nënligjore të miratohen vetëm brenda gjashtë muajve pas hyrjes në fuqi të tij. Kjo krijon një zbrazëti të rrezikshme juridike dhe funksionale, duke i lënë institucionet pa udhëzime të qarta për zbatim, pikërisht në një kohë kur rekrutimet në administratë janë bërë armë e keqpërdorimeve politike dhe etnike.

Në rrethana kur qeveria aktuale po ndjek një linjë punësimesh selektive me karakter diskriminues ndaj shqiptarëve – duke i përdorur kontratat afatshkurtra si karrem elektoral dhe më pas i hedhur poshtë – këto zbrazëti dhe vonesa janë jo vetëm të papranueshme, por edhe të dëmshme për kohezionin ndëretnik dhe për besimin në institucionet publike”, thonë nga ASH.

ASH kërkon rishqyrtim të menjëhershëm të draft-ligjit, në funksion të përmirësimit të tij thelbëso, përfshirje të ekspertëve të pavarur, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të komuniteteve në procesin e riformulimit, dërgimin e ligjit në Komisionin e Venecias vetëm pas një dakordësie të brendshme politike dhe institucionale, si dhe ndërprerjen e çdo taktike që favorizon punësime të njëanshme dhe partiake në dëm të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë.

“Njëherazi, u bëjmë thirrje publike përfaqësuesve të VLEN-it që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëdije politike, duke mos pranuar pa rezerva çdo dokument të diktuar nga partnerët qeverisës – përfshirë kryeministrin Mickoski dhe eksponentë të linjës retrograde si Stojance Angelov, Maksim Dimitrievski dhe Ivan Stoilkovic”, thonë nga ASH./Telegrafi/

The post ASH, Taravari: Draft-ligji rrezikon manipulime me përkatësinë etnike appeared first on Telegrafi.

ASH, Taravari: Shprehim shqetësimin për diskriminimin që u bëhet shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore

19 June 2025 at 11:47

ASH, krahu i Arben Taravarit, sot ka shprehur shqetësimin serioz për diskriminimin që u bëhet shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore.

“Derisa VLEN lavdërohet me disa punësime që numërohen në gishtat e njërës dorë, publiku është dëshmitar se brenda një viti ka pasur rreth 1.000 punësime maqedonasish, ndërsa numri i shqiptarëve të punësuar mbetet qesharak dhe shqetësues – madje edhe në institucione që drejtohen nga eksponentë të VLEN-it.

A është kjo mënyra se si VLEN dëshiron ta shesë dështimin si arritje, kur mbarë popullata shqiptare e thotë fuqishëm se më keq se sot, kurrë nuk kanë qenë?

E rikujtojmë VLEN-in se deshqiptarizimi i administratës dëshmohet me fakte: nga 205 punësimet e fundit, vetëm dy ishin shqiptarë.

Sipas të dhënave publike dhe lehtësisht të verifikueshme, nga gjithsej 205 punësime dhe avancime të fundit në institucione si Enti i Statistikave, Arkivi Shtetëror, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Ministria e Kulturës, Dogana, TEC Manastir dhe të tjera, vetëm 2 shqiptarë janë punësuar apo avancuar, në krahasim me 203 maqedonas. Ky disproporcion është tregues i qartë i një politike të drejtuar për të zbehur përfaqësimin shqiptar në administratë.

Nga ana tjetër, afrimi i zgjedhjeve lokale gjithnjë e më shumë nxjerr në sipërfaqe dështimet e VLEN-it ndaj partnerëve maqedonas në qeveri. Kjo falë faktit se publikisht, Stoilkoviq ua ndalon të flasin shqip, si dhe me ndarjen e mjeteve për qindra projekte nga ministria që ai drejton për maqedonasit, serbët dhe romët, ndërsa shqiptarëve u pranohen vetëm tre projekte – edhe ato persona të afërt me Arben Fetain. Po ashtu, Angellov këto ditë, në një paraqitje publike, pohoi me zë dhe figurë se pas zgjedhjeve lokale do ta miratojnë Ligjin për “Branitellat” pa e pyetur fare VLEN-in”, thuhet në kumtesën e ASH-së./Telegrafi/

The post ASH, Taravari: Shprehim shqetësimin për diskriminimin që u bëhet shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore appeared first on Telegrafi.

ASH: Pyesim VLEN-in se sa bujq shqiptarë kanë përfituar nga masat e Ministrisë së Bujqësisë

18 June 2025 at 18:50

“Në një realitet të hidhur ku fshatrat shqiptare po zbrazen çdo ditë, ku të rinjtë largohen pa kthim drejt perëndimit, ndërsa tokat mbesin djerrë e pasuritë natyrore të pashfrytëzuara, VLEN gjen kohë të krenohet se janë paguar 341.536.000 denarë për 4.144 persona”, kështu reaguan sot nga Aleanca për Shqiptarët, pasi nga Ministria e Bujqësisë njoftuan për pagesat e fermerët.

Nga ASH thonë se nuk sqarohet se sa fermerë shqiptarë kanë përfituar nga kjo masë.

“Pagesa, sipas tyre, ka të bëjë me mbështetjen direkte për masën 2.2 për lopët e matrikuluara më të vjetra se 12 muaj, në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, këto janë “masa për të gjithë fermerët”, dhe realizohen me përkushtim e drejtësi.

Ne pyesim zëvendësministrin kukull të VLEN-it, që për çdo gjë del në publik vetëm si përkthyes politik i ministrit Cvetan Tripunovski, sa prej këtyre përfituesve janë shqiptarë?

Sa nga këto mjete kanë përfunduar realisht në duart e bujqve shqiptarë që prej dekadash ndihen të përjashtuar dhe të diskriminuar nga politikat bujqësore të shtetit?”, thonë nga ASH.

Sipas tyre, VLEN e përdor ministrinë si zyrë propagande për të mbuluar dështimin total në zhvillimin e bujqësisë shqiptare, për të maskuar mungesën e politikave për mbajtjen e të rinjve në vend, dhe për të justifikuar dekoren e tyre në një qeveri ku nuk marrin asnjë vendim.

“Aleanca për Shqiptarët braktisi këtë post, pikërisht nga fakti që nuk përfillej bujku dhe vendabimet rurale të banuara me shqiptarë.

Shqiptarët kanë nevojë por për investime për njeriun dhe për jetën në fshat. Politikat e sotme vetëm sa e përshpejtojnë ikjen masive dhe shkatërrimin e strukturës rurale shqiptare.

Aleanca për Shqiptarët kërkon transparencë të plotë, përfaqësim real të fermerëve shqiptarë në programet e mbështetjes dhe jo propagandë boshe për konsum mediatik.
Koha e përkthyesve mbaron. Nevojitet zë i vërtetë për bujqësinë shqiptare”, thuhet në reagimin e ASH-së.

The post ASH: Pyesim VLEN-in se sa bujq shqiptarë kanë përfituar nga masat e Ministrisë së Bujqësisë appeared first on Telegrafi.

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në agoni pa fund

12 June 2025 at 09:46

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit thonë se janë të shqetësuar për dakordimin mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe koalicionit VLEN, që propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet fillimisht në Komisionin e Venecias, pa u miratuar më parë në Kuvend.

ASH e konsideron këtë qasje si të gabuar dhe të rrezikshme, duke paralajmëruar për një boshllëk ligjor që mund të çojë në diskriminim në punësime dhe bllokim të reformave ndëretnike. Si shembull, theksohet rasti i Ligjit për Gjuhët, për të cilin u deshën gjashtë vjet për një opinion nga Komisioni i Venecias.

“Kryeministri Mickoski ka bërë të qartë se projektligji do të kalojë në Qeveri, por do të dërgohet për vlerësim ndërkombëtar përpara se të hyjë në procedurë parlamentare. Me këtë qëndrim janë pajtuar edhe liderët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, duke e justifikuar vendimin me nevojën për shmangien e problemeve si ato me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese. Por Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se kjo qasje është jo vetëm e gabuar, por edhe e rrezikshme”, thonë nga ASH-Taravari.

The post ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në agoni pa fund appeared first on Telegrafi.

ASH: Segregimi etnik i kësaj qeverie shkel edhe sportistët shqiptar, zyrtarët e VLEN-it të përbuzur si zakonisht

11 June 2025 at 17:50

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit akuzon qeverinë e OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN se po vazhdon me diferencimin dhe segregimin etnik ndaj shqiptarëve.

“Sot Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickovski bashkë me Ministrin e Sportit Borko Ristovski, kanë ndarë dhjetëra mirënjohje për sportistet e dalluar ku në mesin e tyre asnjë mirënjohje për sportistë shqiptar.

Ky vendim i ministrisë së sportit bashkë me Qeverinë nxjerr në pah edhe njëherë aroganncën dhe albanofobinë edhe ndaj sportistëve shqiptar duke diskriminuar mbi bazë etnike shumë sportist shqiptar që sportin vendas e kanë ngritur në piadestal.

Rikujtojmë opinionin vendas por edhe Ministrin e Sportit Ristovski por edhe Kryeministrin Mickovskin, se shumë sportistë shqiptar, Maqedoninë e kanë bërë të njohur në arenën ndërkombëtare të sportit, sidomos me sportistët e dalluar që fituan medalje në lojrat Olimpike dhe kampionatet evropiane e botërore sic janë mundësit që shkëlqyen duke u stolisur me shumë medalje Shaban Sejdiu, Shaban Terstena, etj.

Gjithashtu edhe shumë sportistë shqiptar u dalluan në shumë sporte tjera në boks, , karate, skijim, volejboll etj.

Vlen të përmenden emrat e futbollistëve shqiptar, anëtar të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut që gjithashtu shkëlqyen me garat vendore dhe ndërkombëtare”, thonë nga ASH./Telegrafi/

The post ASH: Segregimi etnik i kësaj qeverie shkel edhe sportistët shqiptar, zyrtarët e VLEN-it të përbuzur si zakonisht appeared first on Telegrafi.

ASH e Taravarit: Të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias

11 June 2025 at 09:39

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e miratimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore.

Kjo parti kritikon planin e qeverisë, për ta dërguar fillimisht ligjin në Komisionin e Venecias, duke e cilësuar këtë si taktikë bllokuese nga OBRM-PDUKM dhe partnerët e koalicionit VLEN.

Aleanca kërkon që ligji të miratohet fillimisht në Kuvend dhe më pas t’i nënshtrohet vlerësimit ndërkombëtar, për të garantuar barazinë dhe shmangur keqpërdorimet politike.

“Kjo është një praktikë e rrezikshme që mund të krijojë zbraztirë juridike, në një moment kur vendi ka nevojë për garanci të qarta për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve”, shtojnë nga ASH./Telegrafi/

The post ASH e Taravarit: Të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias appeared first on Telegrafi.

ASH-Taravari: Mickoski të ndalojë lojën me të drejtat e shqiptarëve, me dërgimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë në Komisionin e Venecias procedura mund të zgjas deri në një vit

10 June 2025 at 17:15

“Me dërgimin në Komisionin e Venecias, ligji për përfaqësim mund të zgjas edhe 1 vit – A e kuptoi VLEN-i se kush e pengon miratimin?”, kështu reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, pas informacioneve që Ligji për Përfaqësim të Drejtë do të dërgohet në Komisionin e Venecias.

“Sot u vërtetua ajo që përsërit disa ditë me radhë Aleanca për Shqiptarët. Shefi i tyre, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të kalojë së shpejti në njërën nga seancat qeveritare, por pa saktësuar se kur. Shqetësuese është fakti që Mickoski paralajmëroi se drafti i ligjit do të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias. Me gjasë, miratimi i ligjit mund të zvarritet edhe për një vit, dhe këtë e mbështesim me praktikat e mëhershme. Kujtojmë që ligji për përdorimin e gjuhëve u dërgua në Komisionin e Venecias në janar të vitit 2019 dhe mendimi erdhi pas gati një viti, në dhjetor të vitit 2019, kurse sot Mickoski e  pranon se procesi do të përsëritet edhe këtë herë për ligjin e ri për përfaqësim adekuat gjatë punësimeve në administratën publike. Pohimet e Mickoskit konfirmojnë akuzën tonë të vazhdueshme se vonesat në miratimin e ligjit nuk kanë të bëjnë me Arben Taravarin, por janë rezultat i strategjisë së qeverisë dhe kryeministrit Mickoski për të shtyrë procesin, duke lënë shqiptarët pa mbrojtje ligjore për përfaqësim adekuat në administratën publike”, thonë nga ASH.

Nga ASH thonë se “balancuesi” u hoq me propozimin e ish-ministrit Azir Aliu dhe OBRM-PDUKM-së, shqiptarët mbeten pa asnjë garanci ligjore për të drejtat e tyre.

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje kryeministrit Mickoski dhe OBRM-PDUKM-së që të ndalin lojën me të drejtat e shqiptarëve dhe të veprojnë menjëherë për miratimin e ligjit për përfaqësim adekuat, pa asnjë vonesë tjetër.

Çdo zvarritje është tradhti ndaj votuesve shqiptarë dhe pengesë për zhvillimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë, dhe kjo situatë duhet të jetë alarm për përaqësuesit e VLEN-it në qeveri, që ende se kuptojnë që po nënçmohen dhe janë shndërruar në vazalë.

The post ASH-Taravari: Mickoski të ndalojë lojën me të drejtat e shqiptarëve, me dërgimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë në Komisionin e Venecias procedura mund të zgjas deri në një vit appeared first on Telegrafi.

ASH: Përfaqësimi disproporcional edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, nga 120 punësime, vetëm 14 shqiptarë

5 June 2025 at 08:32

ASH, krahu i Arben Taravarit, shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me të dhënat e fundit qe vijnë nga Ministria e Mbrojtjes, të cilat dëshmojnë për një përjashtim të qartë dhe të pajustifikueshëm të shqiptarëve nga përfaqësimi institucional.

“Nga gjithsej 120 vendime për emërime në pozita të nënoficerëve, vetëm 14 janë shqiptarë. Një përfaqësim i tillë jo vetëm që nuk pasqyron realitetin demografik të vendit, por përbën një precedent të rrezikshëm drejt përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore, përfshirë edhe ato të sigurisë kombëtare.

Ky zhvillim nuk është rastësi administrative, por vazhdimësi e një politike diskriminuese që, fatkeqësisht, po zbatohet nën petkun e reformave dhe premtimeve për barazi. Ajo që po ndodh është një prirje e rrezikshme drejt margjinalizimit të shqiptarëve nga vendimmarrja dhe strukturat shtetërore.

U bëjmë thirrje përfaqësuesve të koalicionit VLEN dhe drejtuesve institucionalë që të ndalin menjëherë këtë politikë përjashtuese dhe të rikthejnë respektimin e përfaqësimit të drejtë dhe proporcional, ashtu siç e përcakton Kushtetuta dhe siç e imponon realiteti shumëetnik i vendit.

Shqiptarët nuk janë 10% e popullsisë, siç pasqyrohet në këtë rast dhe në shumë raste të tjera të ngjashme. Ata përbëjnë 29.52% të qytetarëve të këtij shteti, sipas të dhënave zyrtare. Çdo përpjekje për të mohuar këtë realitet është e papranueshme dhe cenon rëndë legjitimitetin e përfaqësimit shtetëror”, thuhet në ragimi e ASH-së.

Nga atje shtojnë ASH do të vazhdojë të ngrejë zërin dhe të veprojë në mbrojtje të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe të dinjitetit të çdo qytetari shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

The post ASH: Përfaqësimi disproporcional edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, nga 120 punësime, vetëm 14 shqiptarë appeared first on Telegrafi.

Asnjë ministër shqiptar në seancën e pyetjeve të deputetëve, Snopçe: Po të kenë argumente për sukseset e tyre në punë, nuk do të iknin

31 May 2025 at 15:00

Deputeti i Aleancës për Shqiptar, Halil Snopçe ka shprehur reagimin e tij pse në seancën për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, nuk ishte prezent asnjë ministër shqiptar.

“Edhe pse kanë obligim të paraqiten para deputetëve dhe të presin deri në fund, nuk ishte as Izet Mexhiti, as Limani, as Durmishi, as Murtezani e as Arben Fetai”, thotë deputeti Snopçe.

Nga foltorja e Kuvendit, ai thotë se ka parashtruar pyetjen pse asnjë ministër shqiptar nuk është prezent?

“Pse nuk dalin para deputetëve? Prej nga frikësohen?”

Nga aty, deputeti Snopçe ka porositur ministrat shqiptar, të mos mërziten.

“Le të rrinë rahat. Nuk kemi ndërmend të pyesim Izetin në lidhje me akuzat a kryetares së Shkupit për mafian urbane. Poashtu nuk kemi ndërmend ta pysim Orhanin në lidhje me situatën katastrofale me eurointegrimet. E as ministrat tjerë nuk kemi ndërmend ti ngacmojmë. Po të kenë argumente për suksese në punën e tyre nuk do të iknin nga ballafaqimi me deputetët”, thotë Snopçe.

 

The post Asnjë ministër shqiptar në seancën e pyetjeve të deputetëve, Snopçe: Po të kenë argumente për sukseset e tyre në punë, nuk do të iknin appeared first on Telegrafi.

Taravari: Ne u quajtëm tradhëtarë sepse braktisëm lukset e pushtetit si shenjë mospajtimi, po Salim Sulejmani çfarë quhet që e shiti popullin për tu bërë ambasador?!

28 May 2025 at 20:20

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook komentoi largimin e Salim Sulejmanit, i cili disa ditë më parë dha dorëheqje nga posti i deputetit.

Taravari shkruan se funksionarët e ASH-së braktisën rrogat dhe lukset e pushtetit për shkak të mos pajtimit dhe për këtë veprim janë quajtur tradhtarë, teksa pyet se si çfarë quhet Sulejmani që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!

Statusi i plotë:

Salim Sulejmani dorëzoj dorëheqje të bujshme para disa ditësh.

Tha se po ikte për një arsye më madhore që na i linte surprizë…

Në fillim nuk e besova që Salim Sulejmani mund të tallej deri në këtë pikë, por tashmë surpriza që fliste është bërë zyrtare:

Salimi na qenka emëruar ambasador në Gjirin Persik.

Ne u quajtëm tradhëtarë sepse braktisëm rrogat dhe lukset e pushtetit si shenjë mospajtimi me të, a tash që të vërtetat dalin zyrtarisht, pyes:

Çfarë quhet Salimi që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!

 

The post Taravari: Ne u quajtëm tradhëtarë sepse braktisëm lukset e pushtetit si shenjë mospajtimi, po Salim Sulejmani çfarë quhet që e shiti popullin për tu bërë ambasador?! appeared first on Telegrafi.

Taravari: Vazhdojmë të qetë dhe të sigurt drejt fitores së tetorit

25 May 2025 at 17:10

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dalë me një status në rrjetet sociale pas konferencës për media të Arben Fetait dhe grupit të tij.

Taravari shkruan se ish-bashkëpartiakëve u është përzier ankthi me ndjenjën e fajit, teksa ua rikujton atyre zgjedhjet e tetorit.

“Ankthi është ndjesia më e keqe që përjeton njeriu… sidomos kur është i përzier me ndjenjë faji! Ne vazhdojmë më të qetë e më të sigurt se kurrë drejt fitores së tetorit, i cili është afër… shumë afër!”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

The post Taravari: Vazhdojmë të qetë dhe të sigurt drejt fitores së tetorit appeared first on Telegrafi.

Fetai: ASH ka mision përmirësimin e jetës së qytetarëve, si VLEN i fituam 107 mijë vota për ndryshimin e politikës së BDI-së

25 May 2025 at 16:00

Zëvendëskryeministri Arben Fetai në konferencë për media ju drejtua aktivistëve të ASH-së, duke thënë se kjo parti nuk është thjeshtë një parti, por një mision që ka qëllimin përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Fetai tha se ata nuk dorëzohen përballë pazareve të natës dhe nuk lejojnë që vota e qytetarëve të kontrabandohet.

“Vazhdojmë të punojmë aty ku merren vendime dhe bëhën ndryshime”, tha Arben Fetai.

Ai tha se ata nuk janë për interesa personale por për të shndërruar premtimet në rezultate.

“Dezertimi për të kthyer ata që degraduan çdo vlerë në shtet nuk do të ndodh”, tha më tej Fetai.

Arben Fetai tha se Qeveria është e përkushtuar në reforma dhe ASH ka rol kyçe në këtë, duke shtuar se grupi i Arben Taravarit po shndërrohen në “artanistë” duke u afruar me BDI-në.

“Më vjen keq për artanizimin që ka ndodhur me shokët tonë që flasin për valixhe duke dëshiruar largimin e shqiptarëve nga ky vend. E kam një porosi shumë të thjeshtë për kryetarin tim Arben Taravari: Unë valixhet i kam marrë për të ardhur nga Belgjika dhe nuk jam duke lëvizur nga këtu. Do të qëndrojmë dhe do ta bëjmë betejën për të cilën jemi zotuar, për të cilën si koalicion VLEN kemi fituar 107 mijë vota. Afrimi me BDI-në, fatkeqësishtë i çon në rrugën e artanizimit të cilin po e shfaqin për shkak të nervozes me të cilin janë përballur kur e shohin se në çdo degë në çdo forum partiak, qoftë te Forumi Rinor apo te i Gruas njerëzit janë duke i braktisur”, deklaroi më tej Fetai.

The post Fetai: ASH ka mision përmirësimin e jetës së qytetarëve, si VLEN i fituam 107 mijë vota për ndryshimin e politikës së BDI-së appeared first on Telegrafi.

❌
❌