Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 July 2025Main stream

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të qenieve njerëzore

22 July 2025 at 16:27

Duke filluar nga e mërkura më 23 korrik, çdokush që do të rezultojë i përfshirë në ndihmën për kontrabandimin e njerëzve drejt Mbretërisë së Bashkuar, mund të përballet me sanksione. Ky regjim i ri ndaj fenomenit të kontrabandimit të qenieve njerëzore, ka si objektiv të ardhurat dhe materialet që mundësojnë migrimin e parregullt. Individët e […]

The post Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të qenieve njerëzore appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, në pranga babë e bir në Tiranë/ EMRAT

By: Oldi
5 July 2025 at 10:44

Një laborator falsifikimi dokumentesh për kalim të paligjshëm të kufirit është zbuluar nga policia e Tiranës. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Ylli Brahimaj, 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe Pjerin Brahimaj, 45 vjeç (babë e bir), si dhe është proceduar penalisht shtetasi me iniciale Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet […]

The post Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, në pranga babë e bir në Tiranë/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Rinas – Dy turq të arrestuar për falsifikim dokumentesh

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas, ka goditur një rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas me kombësi turke.

Të ndaluarit janë shtetasit H. K., 29 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në dalje të pikës kufitare Rinas, shtetasi H. K., që udhëtonte në itinerarin Tiranë–Luton, paraqiti një pasaportë greke të dyshuar si të falsifikuar. Të dy personat u shoqëruan menjëherë në vijën e dytë për verifikime të mëtejshme.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë i gjetën H. K. një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi greke, të cilat, së bashku me pasaportën e paraqitur, rezultuan të falsifikuara. Ndërkohë, në çantën e A. H. u gjet një pasaportë turke me të dhënat e H. K., që pas verifikimit rezultoi dokument i rregullt, si dhe një pasaportë greke, një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi greke me të dhënat e një shtetasi tjetër (Y. Y.), të cilat gjithashtu rezultuan të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vijimin e procedurave ligjore.

Policia Kufitare Rinas thekson se do të vijojë me kontrolle të shtuara për të garantuar sigurinë e kufijve, lëvizjen e lirë të qytetarëve, dhe parandalimin e çdo tentative të paligjshme, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

/a.f/

The post Rinas – Dy turq të arrestuar për falsifikim dokumentesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 në pranga

24 May 2025 at 11:52

Policia greke ka përfunduar para pak një operacion në shkallë të gjerë të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore, ndërsa u sekuestruan 3.700 pasaporta të falsifikuara.

Janë identifikuar të paktën katër laboratorë që prodhojnë pasaporta të falsifikuara, kryesisht shqiptare dhe greke.

Hetimi, i cili është ende në vazhdim, ka çuar në sekuestrimin e 3.700 pasaportave dhe kartave të identitetit të falsifikuara nga vende të ndryshme, si dhe afërsisht 50.000 euro cash.

Gjatë kontrolleve në apartamente, policia gjeti çanta plot me pasaporta të falsifikuara, sirtarë me pulla dhe zarfe që përmbanin shuma parash.

Mësohet se në pranga ka rënë edhe kreu i grupit. Ai kishte ngritur një laborator të pajisur plotësisht brenda një apartamenti, në zonën e banesave të punëtorëve të Peristerit në Athinë.

Sipas informacionit, rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të trafikut të paligjshëm të klandestinëve, duke fituar një total prej të paktën 4 milionë euro.

Detaje të reja lidhur me operacionin priten në orët në vijim.

The post Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 në pranga appeared first on Euronews Albania.

Pasaportat më të paprekshme, vendet që nuk i pranojnë lehtë të huajt

By: gaze tare
9 May 2025 at 13:47

1. Zvicra

Zvicra është e njohur për standardet e saj të larta në procesin e natyralizimit. Për të aplikuar për shtetësi, duhet të keni jetuar në vend për të paktën 10 vjet, të flisni rrjedhshëm një nga gjuhët zyrtare, dhe të kaloni teste njohurish, intervista me autoritetet lokale dhe – veçanërisht – të merrni miratimin nga komuniteti ku jetoni. Po, banorët lokalë kanë të drejtë të vendosin nëse ju e meritoni të bëheni qytetar zviceran.

2. Austria

Austria e ngre edhe më shumë nivelin. Aplikantët duhet të kenë qëndruar për të paktën 10 vjet në mënyrë të vazhdueshme, të zotërojnë shkëlqyeshëm gjuhën gjermane, të jenë plotësisht të integruar në kulturën vendase dhe – çka është detyrim – të heqin dorë nga shtetësia e mëparshme. Përjashtimet janë jashtëzakonisht të rralla dhe u rezervohen vetëm individëve me arritje të jashtëzakonshme në shkencë, art apo sport.

3. Japonia

Në Japoni, procesi i marrjes së shtetësisë është aq i ndërlikuar sa që dekurajon shumicën e aplikantëve. Për të pasur një shans, duhet të keni jetuar atje për të paktën pesë vjet, të keni të ardhura të qëndrueshme, të hiqni dorë nga çdo shtetësi tjetër dhe të përshtateni në mënyrë të dukshme me shoqërinë dhe kulturën japoneze.

4. Arabia Saudite

Edhe nëse qëndroni 10 vjet rresht në Arabinë Saudite, kjo nuk ju garanton shtetësinë. Ajo jepet vetëm në raste të veçanta, zakonisht për individë me profesione strategjike si mjekë, inxhinierë apo ekspertë teknologjie – dhe shpesh, vetëm me ftesë nga autoritetet saudite. Ky është një sistem ku edhe përkushtimi afatgjatë nuk është garanci për pranimin si qytetar.

5. Emiratet e Bashkuara Arabe

Mund të konsiderohet si një nga vendet më të vështira për të marrë shtetësinë. Edhe pas 30 vjetësh qëndrimi, mund të mos ju jepet pasaportë. Ajo u ofrohet zakonisht shkencëtarëve, mjekëve, investitorëve apo individëve me aftësi të jashtëzakonshme, që mund të sjellin “vlerë të veçantë” për vendin. Edhe kur ju jepet shtetësia, të drejtat e plota që gëzojnë qytetarët vendas zakonisht nuk përfshihen.

The post Pasaportat më të paprekshme, vendet që nuk i pranojnë lehtë të huajt appeared first on iconstyle.al.

Premtimi i Ramës për pasaportën europiane, gjeopolitika ndihmon, por reformat na mbajnë në lojë

5 May 2025 at 17:00

Pak më shumë se dhjetë vjet pas anëtarësimit të Sllovenisë në Bashkimin Evropian, ish-eurodeputeti slloven Jelko Kacin u shpreh atëbotë (2004) se vendi i tij, edhe pse kishte shpresuar në një proces të shpejtë negociatash, u përball me vonesa për shkak të kushteve të vendosura nga BE. “Kur ne filluam negociatat besuam se do t’i kryenim me një të kërcitur të gishtave”, do të shprehej ai.

Sot, më shumë se dy dekada pasi Shqipëria mori (fillimisht) statusin e vendit kandidat (2014) dhe pas hapjes zyrtare të negociatave, vendi ndodhet në një fazë të re, atë të hapjes së grup- kapitujve.

Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së brenda pak vitesh, duke i numëruar madje me “gishtat e dorës”.

“Shqipëria ka në tryezë një plan të dakordësuar me Bashkimin Europian për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027”, thotë Rama.

Ai e identifikon këtë proçes me veten e tij dhe Partinë Socialiste si e vetmi mjet që e çon Shqipërinë në BE, duke përjashtuar de facto alternativat e tjera, sipas tij, si të paafta.

Afatet

Por sa i mundur është për Shqipërinë afati i vendosur? Drejtori Ekzekutiv i EMA-s, Gledis Gjipali, thotë për Faktoje.al se synimi për të mbyllur gjithë procesin e negociatave brenda 2027 është ambicioz, por i arritshëm. 

“Ambicioz për shkak të historisë së procesit të integrimit të Shqipërisë, ku krahasimisht me vendet e rajonit vendit tonë i janë dashur më shumë vite për të arritur etapat e ndryshme të tij. Që me negociatat për MSA-në, (2003 deri me 2006, dhe hyrja në fuqi në 2009 e saj), e më pas me aplikimin për anëtarësim, ( i bërë në 2009, por statusi si vend kandidat u arrit vetëm në 2014, dhe nisja e negociatave në 2024) Shqipëria ka pasur shumë pengesa që kanë ngadalësuar rrugëtimin e saj”, thotë ai.

Rëndom, kryeministri Rama e paraqet Shqipërinë si shembull frymëzues në krahasim me vendet e tjera në rajon, por rrugëtimi i secilit vend (Mali i Zi, Serbi, Maqedoni e Veriut), sipas ekspertit Gjergji Vurmo, është i veçantë.

Rasti i vetëm

Eksperti për integrimin, Gledis Gjipali, thotë se asnjë vend i mëparshëm nuk ka mundur t’i përmbyllë negociatat brenda një periudhe 3 vjeçare, (referuar proceseve që një vend duhet të ndjekë si Shqipëria).  Ai mund ta krahasojë deri diku procesin me zgjerimin e madh të BE-së  (2004) me vendet ish-komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore, por sërish procesi, sipas tij, është ndryshe nga 20 vjet më parë 

Krahasimi

Kryeministri Rama ka përmendur Finlandën si vendin që e ka thyer këtë rekord.

Por Drejtori Ekzekutiv (njëherazi themeluesi) i Elevate Consulting, Gjergji Vurmo, thotë për Faktoje.al se procesi i përshpejtuar i anëtarësimit të Finlandës bashkë me dy vendet e tjera (Austri dhe Suedi)  lidhet me arritjet ekonomike të këtyre vendeve dhe jo vetëm. 

“Të tre vendet filluan zyrtarisht negociatat në Shkurt 1993 dhe i përfunduan në Mars 1994. Brenda të njëjtit vit u nënshkruan dhe ratifikuan traktatet e anëtarësimit dhe nga 1 Janar 1995 u bënë zyrtarisht anëtare të BE”, thotë Vurmo. Sipas tij, rasti i Shqipërisë është i ndryshëm, pasi edhe nëse anëtarësohemi,  BE-ja mund të vendosë masa shtesë në disa fusha të veçanta.

Situata gjeopolitike

Nuk kemi vende të ngjashme, por ka një element të rëndësishëm që e favorizon Shqipërinë këto kohë.

“Situata gjeopolitike është në favor të Shqipërisë ndërkohë që reforma të rëndësishme të ndërmarra kanë dhënë fytet e tyre, duke e bërë vendin tonë partner më të besueshëm përballë BE-së dhe vendeve të saj anëtare. Tashmë vendi ynë ka barrën të provojë se mund t’i arrij standardet e kërkuara duke thelluar reformat dhe zbatimin e tyre pasi nuk ka pengesa të jashtme ndaj procesit”, thotë Gjipali.

Edhe Vurmo mbështet të njëjtën tezë: “Aktualisht mund të themi se Shqipëria mundet potencialisht të përfitojë pikërisht nga një moment i tillë i volitshëm gjeopolitik në rajon dhe më gjerë. Sigurisht këtu nuk duhet mohuar edhe progresi i vendit në disa aspekte, po aq sa duhen njohur edhe sfidat tona”.  Precedenti kur zgjerimi nuk ka qenë vetëm çështje teknike, por edhe qëllim strategjik dhe gjeopolitik është i përsëritshëm

Vurmo sjell ndërmend se, historia e BE ka njohur edhe më herët raste të tilla anëtarësimi ku elementi gjeo-politik (më shumë sesa ai i përmbushjes se kritereve teknike) ka luajtur një rol të posaçëm, si rasti i Greqisë apo ai i Spanjës.

Arritja

Thënë kjo, dhe duke marrë të mirëqenë vullnetin politik të vendeve anëtare, teorikisht, sipas Vurmos, është e mundur që vendi të përmbyllë negociatat deri në fund të 2027-ës dhe të nënshkruajë dhe ratifikojë traktatin e anëtarësimit deri në 2030-ën, ku me siguri, sipas tij, do të kërkohen periudha tranzitore më të gjata (pas 2030-ës) për politika të caktuara.

Kushtet

Shqipëria duhet të zbatojë reforma të thella në fusha kyçe si sundimi i ligjit, ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Kohëzgjatja e negociatave me BE-në varet nga shpejtësia e këtyre reformave dhe përafrimi me legjislacionin e BE-së. Çdo kapitull negociues konsiderohet i mbyllur vetëm kur të gjitha vendet anëtare janë plotësisht të kënaqura me progresin dhe procesi përfundon kur të gjithë kapitujt janë mbyllur zyrtarisht nga Këshilli Evropian.

The post Premtimi i Ramës për pasaportën europiane, gjeopolitika ndihmon, por reformat na mbajnë në lojë appeared first on Faktoje.al.

“Rama është në rreth të kuq”/ Berisha: Në Valencia u hodh në kosh pasaporta europiane

By: Oldi
4 May 2025 at 20:40

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Mirditë për takimin e radhës elektoral me demokratët për zgjedhjet e 11 majit. Berisha në fjalën e tij, ironizoi kryeministrin Rama pasi sipas tij nuk del prej muajsh në debate televizive dhe flet me vete nga kryeministria. Sakaq, kryedemokrati u ndal te rezoluta e firmosur nga PPE […]

The post “Rama është në rreth të kuq”/ Berisha: Në Valencia u hodh në kosh pasaporta europiane appeared first on BoldNews.al.

Pasaporta në Bruksel, tigani në Tiranë

By: Ardit
12 April 2025 at 15:33

Nga Lutfi Dervishi Imagjino një vend… Ku rubineti s’të sheh me përçmim, por të ofron ujë të pastër 24 orë në ditë, pa orar, pa pompë lagjeje, pa bidona plastike në shtëpi e depozita mbi çati. Ujë që pihet, jo që lihet të kullohet para se të përdoret. Imagjino një treg… Jo tregun ku perimet […]

The post Pasaporta në Bruksel, tigani në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

“Brenda dekadës hyjmë në BE”- Rama premton pasaportën evropiane: Ja si do të duket

By: fra nc
29 March 2025 at 11:11

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë programin e fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Në qendër të programit të prezantuar nga Rama qëndron integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Rama tha se tashmë ekziston mundësia reale që Shqipëria të përmbyllë negociatat brenda vitit 2027 dhe të bëjë anëtarësimin e plotë në union brenda kësaj decenie.

“Këtë mundësi nuk e kemi pasur kurrë, pasi për herë të parë nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por është edhe Bashkimi Evropian që do të na marrë në gjirin e vet sa më parë”, tha Rama.

Në fjalën e tij, në një skenë të rrethuar me ekrane, Rama pasqyroi dhe pasaportën zero, modelin se si do të duket pasaporta e një shtetasi shqiptar kur të hyjë në BE.

“Kjo është një pasaportë që ngjan shumë me atë që çdo shqiptar do të ketë në dorë. Këto janë elementët e rinj të sigurisë të pasaportës për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo është Shqipja, shqipja është simbolikisht fytyra e pasaportës zero. Shqipe Tirana me kombësi shqiptare, qytetari shqiptare dhe me pasaportë evropiane. Sa herë zbresim në Evropë nga avionët, na tregojnë me gisht një koridor të veçantë ku duhet të shkojmë dhe të futemi në radhë si në kohërat e vjetra. Ndërkohë që evropianët që zbresin bashkë me ne kalojnë në një koridor tjetër, pa radhë dhe dalin menjëherë matanë nga ana tjetër”, tha Rama.

Rama kërkoi votën e shqiptarëve, pasi sipas tij, integrimi në BE është një shans që nuk duhet humbur në këtë dekadë.

“Ne nuk na duhet një mandat i katërt, por na duhet një mandat më i fortë se tre mandatet e deri tanishme. Prandaj, kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut që Shqipëria të hyjë në BE. Dhe kontributi është aty, në qendër të fletës së votimit te numri 5, te Partia Socialiste dhe Edi Rama. Askush tjetër nuk mund t’i pajisë shqiptarët me pasaportën e BE-së brenda kësaj decenie”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Brenda dekadës hyjmë në BE”- Rama premton pasaportën evropiane: Ja si do të duket appeared first on Euronews Albania.

Avioni i United Airlines kthehet pas dy orësh fluturimi sepse piloti kishte harruar pasaportën

By: armand
25 March 2025 at 17:25

Një aeroplan që u nis nga Los Anxhelosi për në Shangai u kthye pasi piloti kuptoi se kishte harruar pasaportën e tij. “Të shtunën, fluturimi i United 198 nga Los Anxhelosi për në Shangai u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos sepse kapiteni nuk kishte pasaportën e tij me vete,” i tha AFP linja […]

The post Avioni i United Airlines kthehet pas dy orësh fluturimi sepse piloti kishte harruar pasaportën appeared first on BoldNews.al.

Rama: Numri 5 investim i votës për Shqipërinë e pasaportën, s’duhet të rrezikojmë që të mbyllet dera e BE

23 March 2025 at 19:43

TIRANË, 23 mars /ATSH/ Kryeministri njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të Vlorës.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se pasaporta e BE-së është në të njëjtën kohë edhe leje qëndrimi pa afat.

“Me pasaportën e BE ti mund të qëndrosh aty sa të duash. Ti mund të shkosh të trokasësh si në Vlorë këtu, të trokasësh nëpër biznese për të kërkuar një punë, atje mund të shkosh të trokasësh nëpër biznese për të kërkuar një punë me atë pasaportë nga je po si erdhe, ke lekë, s’ke lekë, ke letra, s’ke letra, po si do gjejmë letra. Sepse pasaporta është në të njëjtën kohë edhe leje qëndrimi pa afat kudo dhe kështu ti nuk je i detyruar që me se s’bën të qëndrosh. Siç u ndodh shumë të rinjve fatkeqësisht që për të qëndruar me se s’bën shkojnë dhe lidhen edhe me rrjetet e krimit”, tha Rama.

Gjithashtu, u shpreh Rama, po të kesh një problem shëndetësor me pasaportën e BE-së ke kartën e sigurimeve shëndetësore të BE-së, që do të thotë që e merr shërbimin atje siç e merr një qytetar i atij vendi dhe rimbursohesh për ilaçet apo për çfarëdoqoftë tjetër si qytetar i BE-së.

“Larg qoftë të ndodhë që të kesh një problem shëndetësor. Po të kesh një problem shëndetësor sot me atë lëvizjen e lirë, por pa leje qëndrimi, është kaq e vështirë dhe është kaq e shtrenjtë saqë do t’i referohesh çajit me mjaltë dhe me hudhra në vend se të shkosh në spital. Kurse me pasaportën e BE-së ti kudo që të jesh shkon në spital, trajtohesh njësoj si një qytetar i atij vendi dhe ke kartën e sigurimeve shëndetësore të BE-së, që do të thotë që e merr shërbimin atje siç e merr një qytetar i atij vendi dhe rimbursohesh për ilaçet apo për çfarëdoqoftë tjetër si qytetar i BE-së Dhe është shumë e rëndësishme”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për njohjen e pensioneve në Greqi.

“Ne sot kemi kërkesa pafund, për shembull nga shqiptarët në Greqi, që kanë tani merakun që t’u njihen pensionet siç iu njohën atyre në Itali. Por ata në Itali vetëm nga momenti që u bë marrëveshja e parë, deri në momentin që u bë ligji final, u deshën nja dy vjet. Pa llogaritur negociatat e pafundme dhe pa llogaritur faktin që sikur mos lindte ajo dashuria me shikim të parë me “motrën” atje në Romë që erdhi dhe në Vlorë, mund të mos ishte bërë fare ajo marrëveshje që të jemi të qartë”, tha Rama.

Ndërkohë, shtoi Rama, “në momentin që marrim pasaportën e BE-së të gjithë shqiptarët që janë në Greqi apo kudoqoftë menjëherë fitojnë të gjithë të drejtat që kanë grekët në Greqi dhe të tjerë kudo qoftë dhe edhe njëherë, jo vetëm iu njihen pensionet, por dhe pensionet bëhen të transferueshme, sepse janë qytetarë të të njëjtit organizëm dhe është ekzakt njësoj si të shkosh nga Vlora në Shkodër, të shkosh nga Shqipëria në Portugali apo si të shkosh nga Korça në Kukës, të shkosh nga Shqipëria në Poloni ose në Spanjë, njësoj. S’ka kufi, s’ka asnjë lloj dallimi fare”.

“Tani kjo a mund të vihet në diskutim për grupin folklorik të Leskos këtu në Vlorë?”, pyeti Rama të rinjtë.

“Unë besoj shumë që sikur stërgjyshërit apo gjyshërit që kanë vajtur në atë botë dhe kanë varret e tyre – dhe ndjesë paçin të gjithë, qoftë ata që kanë luftuar nga një krah, qoftë ata që kanë luftuar nga krahu tjetër – po të kishin mundësi të na thoshin se çfarë do të bënin ata, me siguri që ata do t’i linin mënjanë për këtë moment të gjitha dallimet e tjera do thoshin: “BE-ja është e para tani, sepse duke u futur në BE shqiptarët heqin përfundimisht pas 500 vjetësh të qenit milet i dorës së dytë në këtë kontinent dhe bëhen të barabartë mes të barabartësh me të gjithë atje që deri dje i kemi parë nga poshtë lart dhe që deri dje na kanë parë nga lart poshtë, por jo vetëm nga kanë parë nga lart poshtë, por edhe na kanë trajtuar si qytetar të dorës së dytë”. Kështu do thoshin gjyshërit”, u shpreh Rama.

“Në ’91- ’92 këtu u përmbys sistemi dhe u bënë zgjedhjet dhe një shumicë shumë e madhe shkoi dhe votoi PD-në. Nuk ishin të gjithë me PD-në dhe jo të gjithë kishin simpati, por PD-ja në atë kohë ishte e vetmja forcë që gjendej në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, të tjerët ishin jashtë kohës dhe me atë votë shqiptarët nuk vendosën që të votojnë për një parti dhe jo për një tjetër, shqiptarët vendosën që t’i vënë vulën të qenit në një sistem të ri dhe jo në një sistem të vjetër”, tha Rama.

“11 maji është shumë i ngjashëm, sepse në 11 maj shqiptarët duhet të vendosin duan të hyjnë në BE tani apo duan të hedhin zarat në këtë tavllën e kësaj lojës politike dhe të rrezikojnë që dera të mbyllet dhe të mbeten jashtë BE-së, kushedi se sa vjet të tjera. Ky është vendimi”, theksoi kreu i PS.

“Nëse duan të hynë në BE, nuk duhet të jenë domosdoshmërisht socialistë, as duhen të bëhen me patjetër socialistë, larg qoftë, se nuk duhet të bëhen të gjithë socialistë në këtë vend, por aty tek 5 është investimi i votës për Shqipërinë dhe për pasaportën. Nuk ndodh, kuptojeni këtë gjë, nuk ndodh dot, që dikush tjetër dhe disa të tjerë ta bëjnë të njëjtën vezë tani, nuk e bëjnë dot dhe sikur 6 muaj të futet në konfuzion i gjithë ky muhabet, iku mundësia. Nuk e dimë ne se çfarë ndodh me Rusinë, me Amerikën, me Kinën, me BE-në dhe me të gjitha dhe në një moment të caktuar ata mund të thonë: “Lërini tani këta se kemi ca halle të tjera më të mëdha”, siç e kanë thënë në të shkuarën”, tha Rama.

“Është hapur dera, ne duhet të hyjmë aty dhe juve, të gjithë vlonjatët që e kanë instiktin e historisë shumë të zhvilluar dhe që janë rritur buzë detit, u hap koha, do hidhesh në det, se po nuk u hodhe në atë moment nuk i dihet se kur të vjen”, u shpreh Kryeministri.

/r.e/

The post Rama: Numri 5 investim i votës për Shqipërinë e pasaportën, s’duhet të rrezikojmë që të mbyllet dera e BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pasaporta e BE-së i jep fund çdo lloj dallimi mes shqiptarëve dhe të tjerëve

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ishte sot në Fier ku zhvilloi një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

Kreu i qeverisë foli për rëndësinë e hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai u shpreh se kjo është një mundësi historike për vendin dhe se shumë aspekte pozitive do të vijnë për Shqipërinë nga ky proces.

Ai theksoi se liria individuale e shqiptarëve ka qenë gjithmonë e kërcënuar, por hyrja në BE do të sigurojë garanci për këtë liri.

“Ne duhet që të kalojmë këtë mesazh shumë qartë. Nga ky mesazh, ose nga ky fakt i hyrjes së Shqipërisë në BE, ka shumë gjëra pozitive që vinë për Shqipërinë nuk diskutohet. Shumëkush kot thotë ç’na duhet në BE, është në hall për vete etj, etj. Nëse ka një vend që i duhet BE është Shqipëria për arsye historike dhe që lidhen me shkëputjen një herë e mirë me kthetrat e historisë dhe lidhjen me të ardhmen në funksion të lirisë. Liria individuale e shqiptarëve ka qenë gjithmonë e marrë peng ose e kërcënuar. Nëse ne hyjmë në BE ajo nuk kërcënohet më se BE është vendi i lirisë individuale të garantuar. E dyta për barazinë para ligjit”, tha Rama.

Rama përmendi gjithashtu rëndësinë e barazisë para ligjit, duke theksuar se kjo ka filluar të realizohet falë reformës në drejtësi.

“Barazia para ligjit sot ka filluar të vihet në vend falë vullnetit tonë për të realizuar reformën në Drejtësi për t’ia dorëzuar shpatën e ndëshkimit të drejtësisë që deri dje e kishim në dorë ne siç e ka pasur çdo pushtet politik nga 1912, një trupe të pavarur dhe duke i dorëzuar shpatën i kemi vënë edhe qafën tonë në satër, sepse ky është kuptim në fund të fundit ata kanë shpatën e ndëshkimit, kanë edhe peshoren e gjykimit, kanë edhe sytë e mbyllur të paanësisë. Shpatën ua kemi dhënë peshoren e kanë akoma që iu tundet fashën në sy nuk e kanë akoma, por gjithsesi ky është procesi. Barazia para ligjit nuk mund të garantohet nga ne përkohësisht, por ja ku e keni palën tjetër që thotë sa të vijmë ne do të shkrijmë SPAK-un do t’i marrim shpatën, se janë mësuar që ta mbajnë shpatën vetë, ndërkohë që në BE nuk të lë njeri ta prekësh atë shpatë. BE ka struktura, sepse futja në BE kijeni parasysh është dorëzimi i një pjesë të sovranitetit tek familja”, u shpreh Rama.

Rama foli edhe për mbështetjen financiare që Shqipëria ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë nga Bashkimi Evropian.

“E treta janë standardet e të gjithë funksionit të jetës. Nga ana tjetër BE është gjëja më e mirë që mund të na ndodhë ne sepse kur hyn në BE ti hyn në një kategori që është kategoria e përfituesve si një familje ku më të mëdhenjtë janë kontribuuesit dhe quhen vendet kontribuuese që japin më shumë seç marrin nga BE dhe rrinë aty. Ne në gati 10 vite nga BE kemi marrë mbështetjen 1 miliard euro e ca, 1 miliard euro do t’i marrim çdo vite si anëtare të BE-së në të gjithë periudhën për bujqësinë kemi marrë mbështetje që ka shkuar në rreth disa dhjetëra milionë euro. Në vit do të jenë 300 milionë euro”, tha Rama.

Një tjetër pikë e rëndësishme e fjalës së Ramës ishte lidhur me marrjen e pasaportës së BE-së dhe se vota e 11 majit do të jetë pikërisht për këtë pasaportë.

“Vota e 11 majit është votë për pasaportën e BE-së. Pasaporta e BE-së vjen si rezultat i hyrjes në BE dhe është fundi i çdo lloj dallimi me shqiptarëve dhe tjerëve. Dallimin çdo shqiptare  kupton sa futet në kufij se i thonë dil këtej. Ne lëvizim pa viza por nuk qëndrojmë dot në vend pa vizë duhet të jemi gjithë kohës, ta marrin pasaportën ku po shkon kush të ka ftuar sa lekë ke me vete, kur do të ikësh. Me pasaportën e  BE-së do të kalojmë siç kalojnë të tjerët. Nuk është vetëm hyrja por edhe qëndrimi sot një shqiptar për të qëndruar jashtë bën si azilant, punon në të zezë ndërkohë që me pasaportën e BE-së nisesh dhe ndalon ku të duash ke kërkon punë ku të duash. Nëse je me pasaportën e BE-së shërbimi shëndetësor dhe rimbursimet janë njësoj si për ty dhe francezin që është në Francë. Kjo vlen shumë edhe për të gjithë emigrantët që akoma nuk kanë marrë pasaportën e vendit ku janë pasi me pasaportën shqiptare ato janë njësoj. Studentët të gjithë prindërit duhet të mendojnë se pasaportën e BE-së ia japim vetëm ne. Me kë do të flasë me bufin”, u shpreh Rama.

“Në vende të tjera me pasaportën e BE-së nëse je në një vend në fund të botës që nuk ka ambasadë shqiptare ambasada e BE-së e ka për detyrë të të marrë në mbrojtje. Me këtë panoramë mendoj se është një punën e madhe që duhet bërë. Të gjithëve t’ua bëjmë të qartë se vota me 11 maj është shumë më tepër se një votë partiake është përtej ngjyrave të partive”, e përmbylli Rama fjalën e tij. /j.p/

The post Rama: Pasaporta e BE-së i jep fund çdo lloj dallimi mes shqiptarëve dhe të tjerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mahila: Mbi 563 mijë shtetas përfitojnë nga shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit

25 February 2025 at 13:58

TIRANË, 25 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi sot dy akte normative që kanë të bëjnë me zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave dhe letërnjoftimeve elektronike deri në fund të muajit maj 2025.

Përfitues nga këto akte normative do të jenë të paktën 563 283 shtetas, të cilëve do t’u skadojnë dokumentet e identifikimit deri në 11 maj, ndërkohë që pas miratimit të këtyre akteve normative në Kuvend, zgjatet vlefshmëria e tyre, duke mundësuar kështu regjistrimin dhe pjesëmarrjen si votues në zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të relatuar këto Akte Normative ishte zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila.

Mahila theksoi se miratimi i këtij propozimi do të mundësojë pjesëmarrje të gjerë të votuesve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilët do të regjistrohen në platformën PER për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Ai informoi se Aktet Normative vijnë pas kërkesës së depozituar nga KQZ në 20 janar 2025, drejtuar Këshillit të Ministrave dhe për dijeni partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, me qëllim shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

“Propozimi ndikohet si rezultat i situatës aktuale në të cilën kërkohet mundësimi i të drejtës së votës për të gjithë shtetasit shqiptarë jashtë vendit që nuk disponojnë dokumente të vlefshme identifikimi për zgjedhjet e 11 majit. Shqetësim ky i evidentuar edhe në raportin e OSBE-së të periudhës 3-6 dhjetor 2024 për zgjedhjet e 11 majit”, tha Mahila.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u shpreh dakord me këtë propozim, sepse u jepet mundësia për të votuar qytetarëve shqiptarë.

Ndërkohë, Dogjani theksoi se nuk ka informacion të qartë nga qeveria në lidhje me informimin e emigrantëve jashtë, të cilët nuk kanë një pasaportë në shtetet e tjera.

“Ata kanë të drejtë të votojnë edhe pse nuk kanë lejeqëndrimi. Kam komunikuar vetë dhe nuk janë të informuar që kanë të drejtë pavarësisht se nuk kanë dokumentet e një shteti tjetër. Duhet të kenë një adresë dhe kartën e identitetit shqiptare, qoftë edhe të skaduar, dhe kanë të drejtë të votojnë”, tha Dogjani. /j.p/

The post Mahila: Mbi 563 mijë shtetas përfitojnë nga shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E dini përse? Japonezët udhëtojnë më shumë, por shumë pak persona kanë pasaportë

By: gaze tare
21 February 2025 at 10:46

Vetëm një në gjashtë japonezë ka një pasaportë të vlefshme, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria, edhe pse numri i japonezëve që udhëtojnë jashtë vendit po rritet ngadalë, duke iu afruar niveleve para Covid.

Në dhjetor 2024, ishin 21.6 milionë. Pasaportat japoneze që ishin të vlefshme, që përfaqësonin rreth 17% të popullsisë së përgjithshme, siç njoftoi Ministria e Jashtme. Para pandemisë Covid-19, rreth 25% e japonezëve kishin pasaportë.

Sidoqoftë, udhëtimet jashtë shtetit nga Japonia po rriten gradualisht pas masave të karantinës dhe mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë, sipas ministrisë. Megjithatë, dobësimi i jenit, i cili ka humbur një të tretën e vlerës së tij në pesë vitet e fundit, dhe inflacioni janë faktorë dekurajues për udhëtarët japonezë, të cilët preferojnë të udhëtojnë brenda vendit, sipas analistëve.

Numri i japonezëve që udhëtonin jashtë vendit u rrit ndjeshëm në fund të viteve 1980 dhe 1990, me mbi 10 milionë. Japonezët që kanë udhëtuar jashtë kufijve të vendit të tyre. Në fund të viteve 2010, para shpërthimit të pandemisë, numri u rrit në 20 milionë.

Në vitin 2025, rreth 14.1 milionë Japonezët pritet të udhëtojnë jashtë vendit, sipas agjencisë më të madhe japoneze të udhëtimeve. Pasaporta japoneze konsiderohet si e dyta më e fuqishme në botë pas asaj të Singaporit, pasi lejon hyrjen pa viza në 190 vende, sipas Indeksit të Pasaportave Henley për vitin 2024.

The post E dini përse? Japonezët udhëtojnë më shumë, por shumë pak persona kanë pasaportë appeared first on iconstyle.al.

Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

9 February 2025 at 13:58

Shumica prej nesh kanë lexuar për historinë e Indisë në libra, tekste shkollore dhe arkiva të tjera në internet.

Sidoqoftë, dokumentet dhe artefaktet nga ajo epokë tani konsiderohen si një pasuri e çmuar që ofron një pasqyrë të të kaluarës.

Kohët e fundit, disa dokumente të vjetra janë shpërndarë në rrjete sociale, përcjell Telegrafi.

Duke i shtuar listës, një përdorues interneti shpërndau një foto të një pasaporte britanike indiane, e cila është pothuajse 95 vjeç dhe ka mahnitur edhe një herë shumë përdorues.

Fotografia e postuar nga përdoruesi i X LostTemple7 tregon një pasaportë që i përket një personi të quajtur Kartar Singh.

“Pasaporta indiane britanike-1930. Përdorimi i pasaportës u ndërpre pas pavarësisë së Indisë”, thuhej në postim.

Some Fascinating Images & videos that you Probably didn’t see in History class 🧵

British Indian Passport—1930. The use of the passport was discontinued after the independence of India . pic.twitter.com/kMjpLrCKf0

— Lost Temples™ (@LostTemple7) February 7, 2025

Që kur u shpërnda, postimi ka grumbulluar mbi 1 milion shikime dhe mijëra pëlqime.

Shumë e etiketuan si “një thesar i çmuar”. Madje disa thanë se pasaporta meriton një vend në muze. /Telegrafi/

The post Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur appeared first on Telegrafi.

EMRAT/ Falsifikonin pasaporta amerikane dhe angleze! Goditet grupi kriminal, 6 të arrestuar

6 February 2025 at 11:12

Një grup i strukturuar kriminal, me pjesëtarë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, që falsifikonte dokumente me qëllim shitjen është goditur nga Policia e Tiranës. Si rezultat i operacionit të koduar “Njësia” janë arrestuar 6 persona, teksa janë sekuestruar 15 dokumente, të huaja dhe shqiptare, të dyshuara false, si dhe 7 celularë dhe 1 motomjet. Më […]

The post EMRAT/ Falsifikonin pasaporta amerikane dhe angleze! Goditet grupi kriminal, 6 të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet/ Qeveria shtyn afatin e vlefshmërisë për pasaportat dhe ID-të e skaduara

5 February 2025 at 13:35

Qeveria ka marrë vendimin për të shtyrë afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, teksa u bë me dije nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së qeverisë. Sipas tij, kjo masë do […]

The post Zgjedhjet/ Qeveria shtyn afatin e vlefshmërisë për pasaportat dhe ID-të e skaduara appeared first on BoldNews.al.

Reuters: Pezullimi i ndihmës nga Trump lë të bllokuar mbajtësit e vizave afgane në Shqipëri

By: Mirgen
26 January 2025 at 22:49

Media prestigjioze Reuters i ka kushtuar një artikull refugjatëve afganë të strehuar në Shqipëri, për shkak të regjimit taleban në vendin e tyre dhe frikës së hakmarrjes së tyre. Pas pezullimit të ndihmës për rivendosjen e refugjatëve nga ish-presidenti Donald Trump, këta individë ndodhen në një gjendje pasigurie, të bllokuar në vende tranziti si Shqipëria. […]

The post Reuters: Pezullimi i ndihmës nga Trump lë të bllokuar mbajtësit e vizave afgane në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

PD zbret me këmbë në tokë/ Kërkesa për emigrantët, Bylykbashi: E dinim që nuk realizohej

By: xhir jeta
23 January 2025 at 15:33

Pasi u njoftuan se Partia Socialiste nuk do i pranojë ndryshimin në Kodin Zgjedhor, Partia Demokratike është kthyer me këmbë në tokë për propozimin e saj që do i hapte rrugë emigrantëve pa dokumente identifikimi shqiptare të votonin.

Fillimisht, nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se prej dëshirës së saj elektorale, nuk i shkon për shtat ky propozim.

Por vetë Bylykbashi, me gjasë hartuesi i këtij propozimi, pranon se sistemi aktual i regjistrimit të votuesve nga jashtë, PER, nuk e realizon dot ketë proces teknikisht. Fajin kësaj radhe, ai ia hodhi ligjit, Edhe pse me paqartësi se si mund të kryhet,  ngulmon se po i njëjti sistem mund ta realizojë diçka të tillë.

Një hap pas ka bërë selia blu, edhe për votuesit të cilët nuk janë më shtetas shqiptarë, pasi e kanë dorëzuar atë. Bylykbashi tha se nuk janë të interesuar për identifikimin e votuesve të cilët nuk kanë më shtetësi shqiptare.

Skenari për të hedhur në erë votën e diasporës, e cila teknikisht me propozimin e demokratëve do të ishte e pamundur, për shkak të sistemit PER por dhe kohës së limituar, mesa duket ka rënë, megjithatë verdikti merret vetëm në parlament, ku ndonjëherë qëndrimet e palëve ndryshojnë shpejt./abcnews.al

Pasaportat më të fuqishme për 2025, ja ku rënditet Shqipëria

By: Ardit
8 January 2025 at 20:52

Henley Passport Index, ka publikuar listën e pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2025. Në vitin e tij të 20-të, indeksi, i krijuar nga konsulenca e shtetësisë dhe qëndrimit me bazë në Londër, Henley & Partners, gjurmon liritë globale në 227 vende dhe territore anembanë botës, duke përdorur të dhëna ekskluzive nga Transporti […]

The post Pasaportat më të fuqishme për 2025, ja ku rënditet Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

❌
❌